“Nuk flet dot”/ ‘Shok on’ gazetari: Michael Schumacher komunikon vetëm me sy, gjendja është …

Teksa kanë kaluar plot 12 vite nga aksidenti i rëndë, bota ende nuk di asgjë për shëndetin dhe gjendjen shëndetësore të pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher.

Familja e gjermanit ka vendosur që të qëndrojë diskrete, duke mos lejuar asnjë informacion të dalë në publik. Megjithatë, kurioziteti i njerëzve vetëm shtohet dhe së fundmi, gazetari i RTL Felix Gerner ka folur për shëndetin e Schumacher.

Sipas Gerner, i cili ka mbajtur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me familjen Schumacher, legjenda gjermane e F1 nuk është në gjendje të komunikojë verbalisht.

“Situata është shumë e rëndë. Michael kërkon kujdes të vazhdueshëm, është vazhdimisht i varur nga ata që e ofrojnë atë dhe nuk mund të komunikojë më verbalisht. Për momentin, maksimumi 20 persona mund t’i afrohen. Për mendimin tim, kjo është strategjia e duhur. Familja operon me interesat më të mira të Michael. Ata e kanë mbrojtur gjithmonë atë dhe kjo nuk ka ndryshuar.”- tha ai.

Gjatë aksidentit me ski më 29 dhjetor të vitit 2013, ish-piloti i F1 u rrëzua dhe pësoi goditje në kokë, duke marrë dëmtime të rënda.

Alfred Cako ρlas “bom bën”, në muajin maj Sali Berisha jep dorëheqje nga PD, Trump dhe Rubio i kanë vënë…

Teksa politika shqiptare dhe ndërkombëtare po tronditet nga zhvillime të papritura, konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako sjell një analizë ndryshe mbi prapaskenat e mëdha që po luhen në sfond.

A do të kemi arrestime të bujshme para zgjedhjeve? A është rënia e “të paprekshmëve” e pashmangshme? Sipas tij, përplasja mes SHBA-së dhe Europës mbi fatin e Edi Ramës dhe Sali Berishës është më e ashpër se kurrë. Ndërsa DASH vazhdon të shpallë “non-grata” zyrtarë të lartë, Cako paralajmëron një tjetër “bombë”, se Berisha, sipas tij, është pranë largimit përfundimtar nga skena politike.

Por çfarë qëndron pas këtij skenari? Si lidhet kjo me lëvizjet globale të Trumpit dhe betejën e re mes SHBA-së, Europës dhe Rusisë? Për këto dhe më shumë detaje, zoti Cako flet në këtë intervistë për gazetën “SOT”, ku ndër të tjera prek prapaskenat e politikës dhe gjeopolitikës, duke zbuluar skenarët që mund të ndryshojnë lojën.
-Zoti Cako, a pritet që SPAK të kryejë arrestime të bujshme para zgjedhjeve, dhe a kemi hyrë në fazën ku të paprekshmit do të dalin para drejtësisë?

Arrestimet para zgjedhjeve mund të ndodhin nën presionin e amerikanëve në SPAK. Evropianët janë me Edi Ramën dhe nuk duan arrestime në Qeveri e PS para zgjedhjeve. Amerikanët duan ta ulin PS me uljen e imazhit të elektoratit poshtë mazhorancës në Kuvend dhe të forcojnë PD e partitë e vogla. Ata e dinë që PD nuk bëhet dot mazhorancë dhe pas zgjedhjeve duan t’u thonë, si Ramës dhe Berishës, që të largohen nga partitë e tyre. Ndërsa Evropa do Edi Ramën me një mandat të katërt. Kjo do të varet edhe nga OSBE-ODIHR.

-DASH ka nisur së fundmi shpallje të reja non grata për zyrtarë të korruptuar, sikundër është sanksionimi i ish-presidentes së Argjentinës. A është ky një sinjal i qartë se edhe rishikimi i non gratës për Berishën është i pamundur?

‘Non-gratat’ e Trumpit janë kundër miqve të demokratëve dhe Kabalës. Në përgjithësi, ‘non-gratat’ e demokratëve amerikanë ishin kundër anti-globalistëve. Kështu që nuk duken shumë të lidhura këto raste, megjithëse personalisht kam mendimin se Berisha konsiderohet nga Trump e M.Rubio si një globalist i thekur që ka dalë nga rreshti i tyre pasi nuk u ka zbatuar këshillat për t’u larguar nga politika dhe PD. Personalisht mendoj se deri më 11 maj Berisha do të jetë ‘NON GRATA’ në USA dhe, pak ditë më pas, në muajin maj ai jep dorëheqje nga PD.

-Si e shikoni qasjen e presidentit Trump sa i takon Evropës, Rusisë, Lindjes së Mesme dhe Ukrainës. Çfarë pritet të ndodhë?

Me Evropën që prihet nga MB, Amerika është duke hyrë në konflikt verbal dhe më pas mundet edhe në konflikt ushtarak për shkak të Groenlandës dhe Kanadasë që Trump kërkon ti bëjë, bashkë me USA-n, një shtet të bashkuar kundër City of London. Me Rusinë duket se ka marrëveshje të USA kundër Evropës dhe City of London me kusht që Rusia mos përfshihet me Evropën kundër USA për çështjen e marrjes së Kanadasë dhe Groenlandës. Kurse Ukrainën duan ta ndajnë në mes njëri-tjetrit./ Intervistoi: Rigels Seliman

Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin, 11 të υ dekur

11 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën kur një furgon pasagjerësh u përplas me një kamion në shtetin verilindor të Brazilit Bahia, njoftuan sot autoritetet

Aksidenti ndodhi mëngjesin e të hënës teksa dy automjetet po lëviznin në një autostradë në rajonin malor të Sapanta Diamantina, i cila është një destinacion i njohur turistik.

Furgoni mbante 16 persona, nëntë prej të cilëve ishin anëtarë të së njëjtës familje që po ktheheshin në qytetin e Rui Barbosa nga Boa Vista do Tupim, rreth 70 kilometra larg.

“Njëmbëdhjetë persona humbën jetën, tetë fëmijë dhe tre të rritur”, tha Ney Diaz, kryebashkiak i qytetit të Rui Barbosa, për radiostacionin Sociedade. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda shqiptare që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit të muajit Mars dhe javën e parë të Prillit. Kjo periudhë njihet si “Plakat e Prillit” për shkak të një legjende.

Por si është legjenda e “Plakave të prillit”?

Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa.

Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”.

Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën”.

Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.

Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, por siç ndodh me legjendat, ajo vjen në versione të ndryshme.

Në ditët e sotme qarkullojnë edhe dy versione të tjera të legjendës:

Versioni 1

“Plakat e prillit” janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë.

Duke biseduar me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe marsi i merrte të keqen.

Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.

Versioni 2

Nga zona e Veriut thonë se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, ajo filloi ta shante marsin:

“Mullizeza zogjtë i çeli,

na marsh të keqen mars kaçeli”…

Këtë muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole.

Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës, lidhur dhe me ngjyrën e veshjes së plakave dhe të pendëve të zogut.

Sidoqoftë, në 3-7 ditë të prillit kthehet dimri, i cili sjellë reshje shiu thuajse në të gjithë vendin dhe pas tyre vjen pranvera e vërtetë.

A mund të anëtarësohemi në BE brenda 2030-s? Gazetari: 2030-ta është vit në tjetër mandat! Përralla të Edi Ramës

Gazetari Arion Sulo, e quan një “përrallë” dhe një akt populist, deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Sulo theksoi se ky proces mund të zgjasë shumë më gjatë se sa parashikohet. Sipas tij, ky është një proces që mund të marrë 7, 8, 9, apo edhe 10 vjet, dhe se fjalët e Ramës për një anëtarësim të mundshëm deri në 2030 janë të paqëndrueshme.

Ai gjithashtu foli për situatën në Tiranë, ku thotë se janë të shumta apartamentet bosh dhe se qyteti po vazhdon të betonizohet pa mundësi të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Rama thotë se në BE do të hyjmë më 2030. Si mund t’i besoj kur viti 2030 është vit në tjetër mandat? Ky është proces që mund të shkojë 7-8-9-10 vite.

Ky është një populizëm, është një përrallë. Tirana ka 50 mijë apartamente bosh, nuk i blen kush kullat dhe ndërtohet sërish. Qyteti është betonizuar”, tha Arion Sulo.

Restorante e markete, kapen 6 subjekte që tregtonin mish pule me salmonelë

Gjatë kontrolleve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, janë evidentuar deri tani 6 subjekte që kanë pasur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët mish pule të infektuar me salmonelë. Subjektet e identifikuara përfshijnë disa markete, por nuk kanë munguar as restorante, të cilat janë hallka e fundit e konsumit të produkteve për klientët.

Sipas burimeve, nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme e mishit të pulës me salmonelë. Dyshohet se numri i subjekteve, përfshirë marketet, restorantet dhe fast-food-et që kanë tregtuar apo servirur mishin me Salmonelë, mund të jetë edhe më i madh. Këto subjekte përfshijnë kryesisht ato afër shkollave dhe në zonat urbane të qytetit.

Gjithashtu, është mësuar se pas daljes publike të lajmit, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar menjëherë nga ambientet e tyre pulat që kishin në stok, pavarësisht nëse ato ishin infektuar me Salmonelë apo jo, për të shmangur rrezikun e përhapjes së infeksionit. Ky veprim ka ndihmuar në zbehjen e “skandalit”, duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara.

Po ashtu, janë marrë masa administrative dhe gjoba për subjektet që kanë shkelur rregullat e sigurisë ushqimore.

Mentor Kikia revoltohet; “Shteti po na mban tatimin dy herë”

Jam duke kërkuar se për kë parti të votoj. Por, nëse ka dëgjuar njeri ndonjë premtim për ta ndryshuar këtë DIVA-n,(deklarimin e pasurisë) të më thotë.

Ktej premtojnë rritje page, ktej ulin fashën e atyre që duhet të deklarojnë të ardhurat. Kush paguhet 1 milion lekë të vjetra në muaj duhet të deklarojë pasurinë. Pasuria syve që tju pëlcasin. 1000 Euro në muaj, që nuk mjaftojnë as për bukë e domate.

Kush bën dy punë e më shumë, po që duhet te deklaroje.

Po mirë, unë kam aftësi dhe fuqi të bëj 3 punë. Cdo të ardhur e kaloj në bankë, për cdo qindarkë që marr paguaj taksat sepse i kaloj përmes bankës.
Tani do që ta deklaroj, sepse ke frikë mos i kam para droge. Ja po e deklaroj edhe se nga më vijnë të ardhurat. Por pse duhet të paguaj sërish taksë kur bëj deklarimin.

Nga njera ane tatohet vete paga, cdo muaj. Nga ana tjeter tatohet edhe kur e deklaron nje here ne vit.

Dhe Tatimet njoftojnë tërë entuziazem se kemi mbledhur kaq million e aq million Euro. Po mbushim arken e shteti, apo jo?

E di që do thjoni se ky është shteti, kështu ndodh edhe andej ku do ikim në 2030.
Por pyet njëherë si dhe sa ia kthen andej shteti mbrapsht shërbimin atij që ia zhvat kuletën?

Krizë mes Big Bastës dhe Vesës? Përshëndetja e tij në “Ferma Vip” ndez dyshime

Ferma Vip ka nisur dhe një ndër pjesëmarrësit e tij është reperi Big Basta. Edhe pse pjesëmarrja e tij ishte pritur me interes, pak para nisjes së spektaklit, u përhapën thashetheme të forta rreth një mundësie konflikti brenda çiftit. Thuhej se mes tij dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Vesa Luma, kishte lindur një mosmarrëveshje për pjesëmarrjen e Big Bastës në Ferma Vip.

Sipas thashethemeve, Vesa nuk ishte shumë dakord që bashkëshorti i saj të largohej për një kohë të gjatë nga familja dhe të merrte pjesë në një program që kërkon angazhim të madh. Dyshimet për një mundësi tensioni u përforcuan mbrëmjen e djeshme, gjatë hyrjes së Big Bastës në spektakël. Kur ai përshëndeti djalin e tij, ai nuk dha asnjë përshëndetje për Vesën.

Prezantuesja e spektaklit, e dukshme në shenjë kureshtie, e pyeti atë nëse do të përshëndeste vetëm djalin, ndërsa Big Basta, pas një pauze të shkurtër, dha një përgjigje të ftohtë: “Djalin dhe familjen”.

Ngatërrohet Berisha: Dividenti do taksohet me 10%! Ndërhyn biznesmeni: Si 10%?! Po ne e kemi 8%…

Në vazhdën e takimeve në prag të fushatës së 11 majit, Sali Berisha ishte sot në një takim në një biznes fasonerie në qytetin e Durrësit, ku prezantoi programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’, për sipërmarrjen me moton ‘Made in Albania’.

Gjatë fjalës së tij dhe premtimeve që po jepte, nëse do të fitojë zgjedhjet, duke folur për dividentin, kreu i PD tha se me të ardhur në pushtet do të taksohet me 10%…

Por menjëherë ndërhyri biznesmeni, i cili i shtangur i tha: Po si 10%, është 8%… duhet ta hiqni.

“8% po, po ke të drejtë. T’i kërkon heqjen, do ta shqyrtojmë”, tha Berisha pas lapsusit

“Do i them që kam ndjenja për ty!”/ Plani që thurri Gjesti për 1 Prill, si reagoi Egli!

E teksa sot është “Dita e Gënjeshtrave” e të gjithë mendojnë se kush do jetë “preja” e tyre, edhe Gjesti ka bërë planet e tij.

Ai në kuadër të kësaj dite vendosi që t’u bënte një rreng banorëve dhe për ta arritur atë do t’i duhej edhe ndihma e Eglit.

Duke qëndruar jashtë në oborr me banoren dhe Aldon, ai propozoi që t’u thoshte banorëve se kishte ndjenja ndaj Eglit.

Por, reagimi i kësaj të fundit bëri që plani i Gjestit mos vendosej në zbatim.

“Nuk i bëj unë këto gjëra”, i tha shkurtimisht ajo banorit për të cilin prej ditësh tanimë ka thënë që ka ndjenja, por ka vendosur që të tërhiqet pasi nuk sheh të njëjtën gjë te Gjesti