Ky është kΙubi në Dubai që kΊientëύe ju ofron sh. oqëri me Arta Nitajn

Është komentuar gjatë në media për modelet shqiptare që po bëjnë jetë super luksoze e që shtëpi e dytë për shumë prej tyre është bërë Dubai.

Në mesin e tyre edhe Arta Nitaj e cila pjesën më të madhe të kohës po e kalon atje, e madje po vazhdon të shijoj ditët e nxehta të këtij vendi. 


Por, si qëndron e vërteta? Është agjensioni i marketingut “The List DXB” ai i cili ofron modele në një nga klubet super luksoze në Dubai, e të cilat janë

shoqëruese gjatë mbrëmjes me mysafirë, shkruan GazetaBlic. “Billionaire Mansion” është klubi në të cilin punon edhe vet modelja Arta Nitaj, e kjo gjë figuron edhe në faqen zyrtare të tyre.


Madje në këtë klub ofrohen edhe performanca të ndryshme, si dhe ato nga këngëtarë të famshëm, duke qenë se është një nga klubet më me nam në Dubai. 

DekIarat e Shqiptarës që jeton në S erbi, ka h. αbitur gjithë Serbinë

Amina Nurovic është një qytetare e Sanxhakut që thotë se është shqiptare.

Sipas saj, nuk është aspak e lehtë për të deklarimi si shqiptare në Novi Pazar, por ajo thotë se ndihet krenare për një gjë të tillë.

Ajo ka shkruar se nuk do të dorëzohet dhe do të bëjë çmos që Sanxhakun t’ia kthejë kombit të vet.

“Nuk është faji im , shqiptarë të dashur , që jetoj nën Serbi dhe që më kanë asimiliuar në një kombësi thetër.

Unë nuk e kam ditë të vertetën tonë, deri para pesë vitesh, por sot e di dhe jam krenare për atë çka jam unë, atë çka ishte gjyshi im.

Ju , disa individë, sa të doni më mendoni akoma si boshnjake , shkin? nga Serbia… etj, por unë prap se prap , shqiptarinë time do e mbaj në zemër dhe e kultivoj .

Unë edhe më tutje do të Iuftoj për ta rikthyer Sanxhakun në kombin e vetëm , të vertet.

Lehtë e kanë disa Sanxhaklinjë që jetojnë në Gjermani me Shqiptarët tonë, të deklarohen Shqiptarë, por ejani, ejani ju në Sanxhak ,

këtu , dhe thuajeni dhe mbajeni, atë që unë e deklaroj qe pesë vite pa ndarë, nuk do të mund ta mbani as një muaj, e di”, ka shkruar ajo.

Salmonelë në mishin e pulës, drejtori i AKU-së nuk tregon çfarë u bë me ngarkesën

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Manush Kullolli, ishte i ftuar në “Opinion”, ku foli në lidhje me daljen në treg të 2.6 tonë mish pule me salmonelë në Shqipëri.

Ai u justifikua , madje nuk dha asnjë shpjegim pse analizat dolën me vonesë dhe çfarë u bë me ngarkesën.

Më datë 11 Mars është bërë marrja e mostrës. Ai sqaroi se sipas ligjit sasisë që i është marrë mostra nga inspektorët bllokohet dhe qëndron në pikën e inspektimit kufitar dhe në rast se merret me kontroll rutinë sasia duhet të mbahet e bllokuar nga subjekti tregtar.

“Ligji ngarkon me përgjegjësi edhe operatorin e biznesit ushqimor”, tha Kullolli.

Kullolli tha se me daljen e raport-analizës nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, AKU ka marrë masën për të shkuar pranë subjektit për të kryer kontrollin e këtij subjekti.

“Nga ana e subjektit nuk është vënë në dispozicion asnjë dokument gjurmueshmërie që është shumë i rëndësishëm dhe operatori i biznesit ushqimor e ka detyrim, në bazë të VKM-së për gjurmimin deri në 3 vjet që të mbajë gjurmimin për çdo produkt. Gjurmimi do të thotë identifikim i produktit në çdo vend të territorit ku shkon”, tha Kullolli. /Boldnews

Shkullaku: Premtimet e Ramës, si nafta e Shpiragut

Gazetari Armand Shkullaku i ka bërë një radiografi qeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës, e sipas tij, ai nuk ka mbajtur asnjë premtim, dhe sipas tij, premtimet e kryeministrit janë si nafta e Shpiragut.

Shkullaku u shpreh se, Rama nuk ka realizuar asnjë nga ato premtime që ka bërë në vitin 2013, por në fakt deri më tani ka rilindur vetëm bandat, si ajo e Suel Çelës, Bajrave, Çyrbjat etj.

“Edi Rama në 2013, para 12 vitesh premtoi hapje negociatash me BE-në, brenda mandatit të parë. Mezi i hapi në fund të mandatit të tretë. Rama premtoi 5% të GDP se do të shkonte për arsimin dhe do të kishim shkolla të mira.

Do të hapte 300 mijë vende pune që në mandatin e parë dhe të rinjtë nuk do të iknin. Premtoi rritje graduale të buxhetit të shëndetësisë nga 3 në 5%. Është 2.6% akoma buxheti i shëndetësisë. Premtoi zbutje të hendekut që ishte krijuar sipas tij, ku 5% e popullsisë kishte para sa 95% e pjesës tjetër. Pra tha do bëj këto ndryshime ku iku koha e oligarkëve, ku një grup njerëzish merrnin të gjithë koncesionet dhe ku me djersën e shqiptarëve, thoshte Rama, pasurohen një grup njerëzish. Unë nuk shikon se ka ndryshu gjë, pavarësisht grafikave që ka mbrapa.

Premtoi liri të mediat, luftë kundër korrupsionit. Do ketë këtë, e do ketë këtë. Krimin e kemi parasysh vetë ku jemi katandisë. Listat e deputetëve i shkruajnë banditët.

Ministritë kryesore dhe bashkinë e Tiranës i kanë drejtuar njerëz që janë brenda për korrupsion.

Ministri i Brendshëm ishte pjesë e një rrjeti trafiku ndërkombëtar të drogës.

Pra pas të gjitha këtyre, sado e mirë të jetë shija, por ku i ka. Pse duhet të ja jap votën, kur nuk ka bërë asgjë nga këto që ka premtuar në 2013.

Dmth të jesh në politikë prej 1998 dhe të mos kesh lënë asnjë gjurmë në këtë vend, përveç atleteve të bardha, çorapeve të kuqe dhe grafiteve. Asnjë gjurmë.

As liberalizim vizash, as anëtarësim në NATO, as përfundim të kapitujve për anëtarësim në BE, asnjë investim të madh të huaj.

Asnjë. Premtimet e Ramës, Baton janë fiks si nafta e Shpiragut, që do hamë me lugë floriri, do bëjmë namin.

Dhe sot këto premtime kështu janë, sot shqiptarët nuk do të votojnë a duket bukur Rama, apo jo, a përdor teknologji 6D në prezantimin e programit, por a ka gjë brenda. Nuk ka asgjë.

Teza numër 1 e programit të Ramës, ishte ajo për të cilën, disa muaj më parë tha se, Sali Berisha dhe PD janë piramidë se, po premtojnë pensione 400 euro mesataren, po premtojnë minimumin jetik 200 euro, këto tha janë shifra të piramidës se Shqipëria nuk ka asnjë mundësi. Këto ai i paraqiti si programin e vet.

Nëse ne mendojmë se, me Edi Ramën i cili nuk arriti të lindë, të pjellë diçka në 12 vite, do rilindi një diçka tjetër pas 16 vjetësh, suksese, por deri më tani ka rilindur veç Suel Çelën, Bajrat, Çyrbet etj”, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Thellohet skandali, mishi me salmonelë dyshohet se u konsumua i gjithi, AKU nuk gjen asnjë gjurmë në treg

Thellohet skandali i mishit të pulës me salmonelë, duke nxjerrë në pah dështimin e plotë të sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri. Pas analizave laboratorike që konfirmuan praninë e bakterit të rrezikshëm, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi kontrolle në treg, por nuk gjeti asnjë gjurmë të produktit, duke ngritur dyshime të forta se sasia prej 8 tonësh është konsumuar e gjitha. Ndërkohë, kompania importuese “AMG Food” ka manipuluar dokumentacionin, duke penguar gjurmimin e mishit të kontaminuar dhe duke vënë në rrezik shëndetin e mijëra qytetarëve. Autoritetet kanë shpallur në kërkim pronarin e kompanisë dhe kanë nisur hetimet ndaj disa inspektorëve të AKU-së për shpërdorim detyre. Por ky rast alarmant tregon dështimin e institucioneve përgjegjëse dhe ekspozon konsumatorët ndaj një rreziku të madh për shëndetin e tyre.

Detajet

Mishi i pulës me përmbajtje salmonele dyshohet se është konsumuar i gjithi. Rreth 8 ton fileto përfunduan në treg, por pas kontrolleve që u bënë më pas nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre. Që prej datës 21 Mars kur ISUV konfirmoi praninë e bakterit në ngarkesën prej 7.8 ton fileto pule, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi kontrolle në njësitë tregtare me qëllim bllokimin e produktit. AKU ka thënë për mediat se grupet e inspektimit u shtrinë në 10 qarqet ku ishte shitur mishin madje në të gjitha njësitë tregtare janë vendosur njoftime me foto të produktit për të informuar konsumatorin qe në rast se e kanë blerë këtë mish të mos e konsumojnë. Por deri më tani nuk është bërë asnjë konstatim dhe dyshimi është se mishi është konsumuar. Sasia prej 7.8 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars, u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës.

Reagon Ministria e Bujqësië

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj ka folur dje në një media për sasinë prej 8 tonësh fileto pule me salmonelë që u importua nga kompania AMG FOOD e Arben Goxhes, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Institucionet vijojnë ta mbajnë të fshehur emrin e kompanisë edhe pse u zbulua nga mediat se AMG Food e importoi nga Brazili fileton e pulës me salomnelë. Palnikaj thotë se AKU ka kërkuar heqjen e licencës për kompaninë që futi në Shqipëri mish me salmonelë. Palnikaj thotë se AKU ka referuar rastin menjëherë në Prokurorinë e Tiranës dhe se që me marrjen e mostrave, ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet, gjurmueshmërinë në 12 qarqe. “Roli i AKU është të mbikëqyrë procedurën dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. Në rastin konkret, roli i AKU ka qenë proaktiv.

Do të thotë që ka ndërmarrë një sërë hapash të njëpasnjëshme që me marrjen e mostrave, ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet, gjurmueshmërinë në 12 qarqe. Ka pasur bashkëveprim me Hetimin Tatimor dhe Policia e Shtetit. Ka nisur një auditimi për punonjësit dhe ka referuar subjektin që ka pasur këtë produkt. AKU ka bërë referimin në prokurori dhe ka vendosur bllokimin për pjesën e sasisë së gjetur. Kompania është privat, por detyrimet për ti përmbushur ndaj publikut i ka publike, prandaj është në Prokurori. Detyrimet për të zbatuar ligjin, i ka me institucionet dhe ne shkeljet i kemi referuar në Prokurori. Edhe në rastin konkret është kërkuar nga AKU pezullimi i licencës”, deklaroi dje ai. Më tej Palnikaj, njëherazi edhe Drejtues i Task-Forcës për Sigurinë Ushqimore, shtoi se nuk dihet se sa mish i kontaminuar është konsumuar. “Nuk e kam këtë informacion, do duhet një kohë e caktuar të dalë. Uroj të mos i hajë askush ato. Lufta me bakteret, viruset dhe sëmundjet e influencës haviare është e përbotshme”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër Palnikaj thekson se AKU ka filluar vetë një proces auditimi. “Sa është koha për të bërë një analizë. Nga ISUF na thuhet se në rastet kur konstatohet influencë mikrobakteriale, minimumi është 9-12 ditë. Është diçka që ka të bëjë me një influencë të caktuar, për të cilën produktet parashikojnë maksimumi 12 ditë. Reagimi i AKU ka qenë i menjëhershëm. AKU ka filluar vetë një proces adutimi, ka vijuar me pezullimin me heqjen e licencës për kompaninë dhe referimin në Prokurori”, tha ai. Po ashtu, Palnikaj tregon se në momentin që ka dalë analiza ku është vërtetuar se fileto e pulës ishte e kontaminuar, inspektorët e AKU kanë qenë në kompani dhe kanë bllokuar sasinë e mishit me salmonelë. “Nëse ne e trajtojmë në mënyrë krahasuese, kjo duhet bërë me një metodologji analize. Ne kemi bashkëpunime shumë të mira me sistemin e rastit.

Këto produkte vijnë edhe me kontejner, çojnë edhe të ngrira, gjurmohen nga një rrjet i tërë ku Shqipëria është pjesë. Në momentin që ka dalë analiza, inspektorët e AKU kanë qenë në kompani dhe kanë kryer një bllokim. Këto pikëpyetje ne jemi duke bërë një hetim nga ana e AKU dhe ky hetim po bëhet edhe nga Prokuroria e Tiranës. Do doja që mediat ta trajtojmë çështjen me një kujdes të veçantë, AKU ka bërë njoftimin para se të dalë në media. Kemi ndjekur protokolle standarde, në bazë të tyre kemi këtë rezultat. Ne kemi edhe audit sot që po bëhet mbi AKU dhe referimin në Prokurorinë e Tiranës dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit”, nënvizoi Palnikaj.

Reagon eksperti

Nga ana tjetër, Enriko Ceko, ekspert i sigurisë ushqimore, thotë se i sistemi i kontrollit mbi zinxhirin e furnizimit me ushqime nuk funksionon. Ceko tha se është detyra e AKU-së të kryejë kontrollet mbi produktet ushqimore të importuara. “Në ekonominë shqiptare nuk ka konkurrencë. I gjithë tregu është përqendruar në disa duar që kontrollojnë kërkesën dhe ofertën. Kur flasim për ushqimet, kuptojmë cilësinë. Por ka më shumë, ka edhe sigurinë dhe garancinë ushqimore. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare. Sot lufta nuk bëhet vetëm me armë, bëhet edhe përmes ushqimit, edhe përmes ajrit me inceneratorët. Lufta bëhet edhe duke helmuar ujin. Cilësia klasifikon produktet. Pra, kur shkon në treg, ti e blen atë për disa karakteristika.

Garancia është ajo që lidhet me konsumin, pra kur shkojmë në shtëpi dhe e hamë, të mos na bëjë dëm. Ne nuk e kemi shansin që përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit të kemi sistemin e kontrollit. Ne kontrollojmë pika të caktuara dhe me to ne kontrollojmë gabim. Ne kontrollojmë stabilimentet e mëdha. Pse budallenj janë ata që të bëjnë gabime në prodhim? Mallrat e importuara duhet të kenë certifikatën e shoqërimit të mallit. Detyra e importuesit është të njoftojë autoritetet shqiptare para se të bëjë importin. Është detyra e AKU të shkojë të marrë mostrën. Nëse analiza del në rregull, lejohet të futet malli. Tani ne arrestojmë pronarin e kompanisë importues. Çfarë lidhje ka administratori këtu? Ku janë punonjësit që kanë vënë firmën që ky produkt të hyjë dhe të hidhet në treg”, deklaroi dje ai në një media. Më tej Ceko shtoi se AKU është kthyer në një institucion të politizuar që nuk kryen dot funksionin që i ngarkon ligji.

“AKU ka vetëm 200 inspektorë. Pjesa më e madhe nuk janë të zanatit. Në AKU janë të paktën 5 persona me doktoraturë dhe shefi i tyre është me bachelor. Pra, shefi injorant kontrollon këta. Nuk ka laborator në pikat doganore. Produkti pret në doganë sa bëhen analizat në Tiranë. Ai mund ta ketë marrë salmonelën në doganë. Në 90% e atyre që kapen i kap policia, nuk i kap AKU. Shkojnë kapin një subjekt, ai thotë po punoj këtu po nuk kam licencë. Meqë nuk ka licencë, edhe në gjyq, gjyqtari i thotë mbylle atë punishten. Po ai duhet të shkojë në burg. Ka shkelur ligjin, ka shkelur disa ligje njëkohësisht”, theksoi eksperti.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkaq kujtojmë se për rastin, Policia e Tiranës shpalli në kërkim Arben Goxhen pronarin e kompanisë AMG Food, i cili më 11 mars importoi nga Brazili gati 8 tonë mish pule të kontaminuar me salmonelë, që përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe që ende nuk është tërhequr e gjithë sasia. Në hetim në gjendje të lirë, policia tha se vuri vëllain e tij, Mondi Goxhe, pronar i kompanisë “Dimal” që merr mishin e papërpunuar të pulës nga AMG për të prodhuar produkte të ndryshme. AMG Food në një reagim thotë se e shiti produktin tek 154 klientë, e faktuar kjo edhe me fatura tatimore, përmes të cilave u morën masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Sipas AKU, janë tërhequr nga tregu gati 4.5 ton, ndërsa inspektorët janë në terren edhe sasinë tjetër, gati 3.5 ton, të shpërndara në 10 qarqe të vendit.

Kompania DiMal e Mondi Goxhës që po hetohet i lirë, në një reagim thotë se pasi u njoftuan për mishin me salmonelë, nuk e përdorën atë në asnjë prodhim të produkteve apo nënprodukteve të tyre dhe se asnjë sasi e rrezikshme me logon e tyre nuk është aktualisht në prodhim. Mishi i pulës mbërriti në portin e Durrësit më 11 mars. Në një kontroll rutinë AKU mori mostra për t’i analizuar, dhe thotë se njoftoi kompaninë AMG Food, të mos e nxjerrë produktin nga kontejnerët frigoriferikë në port, deri në daljen e përgjigjes, të cilën laboratori i ISUV e nxori më 21 mars.

Nga Big Basta tek Albano Bogdo, ja personazhet të cilët u bënë pjesë e natës së parë të “Ferma VIP”!

” Ferma Vip” startoi edicionin e 2 mbrëmjen e djeshme, (31 mars), ku shumë figura të njohura të showbizit shqiptar u bënë pjesë. Këta janë fermerët të cilët iu bashkuan prime-t të parë të Femra VIP.

Rikthehet aktori i njohur Albano Bogdo për të dytën herë në Ferma VIP, por këtë herë si kryeplak dhe jo si lojtar.

U bashkuan të tjerë si:

Inida Gjata

1. Erand Sojli – Aktor

2. Ron Zaiti – Muzikant

3. Albi Lushi – Poet

4. Alba Pollozhani – Ish-konkurrente e “Për’Puthen”

5. Big Basta (Gerald Xhari) – Muzikant

6. Silvana Bushati – Sipërmarrëse

7. Elinara Shehu – Këngëtare

8. Big Mama (Besjana Kasami) – Këngëtare

9. Anduel Kovaçi – Këngëtar

10. Ylli Dreshaj – Model

11. Keisi Meshau – Miss Shqipëria

12. Andrea – TikTok-er

13. Lim Hoti – Reper

14. Nur Al Kahzali – Influencere

15. Ester Alushi – Aktore

16. Frederik Ndoci – Këngëtar

Përsa i përket opinionistëve, të përzgjedhurit për këtë vit janë Kasto Zizo dhe Inida Gjata e njohur si Zhaku.

Moti i keq bën kërdinë në Mykonos e Paros në Greqi! Shirat e dendur i kthejnë rrugët në lumenj

Νjë stuhi e fuqishme goditi ishujt grekë të Paros dhe Mykonos të hënën, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash dhe dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë. Reshjet e dendura të shiut në qytetet kryesore të Parosit, Parikia dhe Naousa, të dyja vende të njohura pushimi, morën përpara makina.

Në Paros, shiu i rrëmbyeshëm i ktheu rrugët në lumenj, duke marrë përpara automjetet dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu që ndërprenë qarkullimin. Mykonos u prek gjithashtu nga përmbytje të rënda, me vëllime të mëdha uji që mbizotëruan sistemet e kullimit, duke lënë pjesë të ishullit të zhytura.

Meteorologët regjistruan nivele jashtëzakonisht të larta reshjesh, me Mykonos që mori 71.6 mm shi deri të hënën mbrëma – 65 mm prej të cilave ranë në vetëm dy orë. Ishujt e tjerë, duke përfshirë Tinos, Thasos dhe Skopelos, raportuan gjithashtu rrebeshe të mëdha.

Për shkak të dëmeve të rënda, shkollat ​​në Mykonos dhe Paros do të qëndrojnë të mbyllura të martën, ndërsa autoritetet kanë pezulluar gjithashtu mësimin në Rodos, Kos dhe Symi si masë paraprake. Zyrtarët paralajmërojnë se mund të shpallen mbyllje shtesë në zona të tjera në varësi të situatës.

Nis “Ferma VIP 2”/ Ja kush janë 16 fermerët e këtij sezoni te dytë

Këtë të Hënë ka startuar sezoni i dytë i spektaklit “Ferma Vip 2”, nën moderimin e e moderatores së njohur Luana Vjollca.

Gjatë spektaklit janë prezantuar njëri pas tjetrit 16-të fermerët e parë të këtij edicioni, të cilët për 90 ditë me radhë do të garojnë me njëri-tjetrin në “Ferma Vip 2” për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pa harruar edhe surprizat që mund të vijnë gjatë rrugës. Ndërkohë, që ky edicion do të ketë dhe dy opininionistë të rinj, Kastro Zizon (Klevis Bega) dhe Zhakun (Inida Gjata Kreuz), të cilët do të zëvendësojnë Enkel Demin dhe Sonila Meçon.

Po ashtu, edhe Albano Bogdo, nga një fermer në edicionin e kaluar, këtë edicion të “Ferma Vip 2” do të jetë në rolin e kryeplakut, duke zëvendësuar Bes Kallakun.

LISTA ME 16 FERMERËT E PARË

1. Erand Sojli – Aktor

2. Ron Zaiti – Muzikant

3. Albi Lushi – Poet

4. Alba Pollozhani – Ish-konkurrente e “Për’Puthen”

5. Big Basta (Gerald Xhari) – Muzikant

6. Silvana Bushati – Sipërmarrëse

7. Elinara Shehu – Këngëtare

8. Big Mama (Besjana Kasami) – Këngëtare

9. Anduel Kovaçi – Këngëtar

10. Ylli Dreshaj – Model

11. Keisi Meshau – Miss Shqipëria

12. Andrea – TikTok-er

13. Lim Hoti – Reper

14. Nur Al Kahzali – Influencere

15. Ester Alushi – Aktore

16. Frederik Ndoci – Këngëtar

Berisha publikon VIDEON, Rama “vjedh” programin e Partisë Demokratike

Fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht, por partitë elektorale kanë shpalosur programin e tyre për zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi ditën e djeshme kryeministrin Edi Rama se i ka kopjuar programin. Sot ai ka vijuar me të njëjtin qëndrim, madje duke shkuar edhe më tej. Ai ka publikuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën shihet një burrë me fytyrën e kryeministrit i cili vjedh një bllok me programin e PD. Përpos videos, Berisha shkruan “Kur je aq hajdut sa dhe idetë i ke të vjedhura”.

Sot, në rubrikën “Sy m’sy”, Rama iu përgjigj akuzave me ironi duke thënë “Kjo e kopjimit të programit është gjëja më qesharake në botë a thuhet bëhet fjalë për kod atomik, për një kod kasaforte të një sekreti, Kodi i Da Vinçit, megjithëse u qajnë hallin pensionisteve nuk japin kontributin e tyre, deri këtu është niveli i krijesave kënetore”.

Video Player

1 prill/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 1 prill 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë.

Euro blihet me 98.6 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.4 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.1 lekë, ndërsa në shitje me 65.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: