Aksidentohet me makinë ish konkurrentja e BBVA

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë.

Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka bërë dy aksidente me makinë

Tutje, ka njoftuar se është mirë dhe se është frikësuar shumë pasi kishte me vete në makinë vajzën e vogël, disa muajshe, teksa u kërkon drejtuesve të automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Kete jave dhe un kam bere 2 aksidente . Cdo gje eshte shume mire shyqyr zotit, dhe makinen e mora sot nga servisi. Por…Psee more njerez nuk respektoni asnjë rregull sidomos ne rreth-rrotullim që jeni te gjithe ne gare kush makine e fut ‘turirin’ e para…Une u tremba shume te them te drejten dhe akoma se kam mar veten sepse ne te 2-ja aksidentet kisha dhe vajzen ne makine ….Ju lutem!!!!! Udhetoni me kujdes”- ka shkruar Mikela në InstaStory.

Dyshimet për kontratën 6 milionë Dollarë të PD me kompaninë amerikane “Continental Stategy”, SPAK nis verifikimet

SPAK ka nisur verifikimet pas publikimit të kontratës së PD me kompaninë amerikane ‘Continental Strategy”, e zotëruar nga njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

Shifra prej 6 milionë dollarësh e kësaj kontrate dhe burimi i të ardhurave të financuesve, po verifikohen nga SPAK.

Lëvizja e institucionit të drejtuar nga Altin Dumani, erdhi pas publikimit në media të kësaj kontrate, e cila sipas PD-së, është e sponsorizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në New York nëpërmjet organizatës “Make Albania Great Again”.

Aeroporti i Vlorës merr kodin për shitjen e biletave, gjatë sezonit veror do presë avionët charter

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka njoftuar se aplikimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Shoqatën Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror, është vlerësuar nga kjo e fundit si aplikim me standardet ndërkombëtare.

Më tej sqarohet se IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO.

“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”, shkruan Rama.

Punimet në këtë aeroport janë drejt fundit, ndërkohë që qeveria pak ditë më parë ka bërë publike se “Air Albania” në ditët e para të muajit Maj, do të bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra.

Ky aeroport do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ai do të funksionojë me 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtrihet në 22 mijë metra katrorë terminal.

Sipas Unionit Turistik Shqiptar, sezonin veror të këtij viti ky aeoport do të funksionojë vetëm për avionët charter me turistë. Dhe në bazë të kontratave që janë lidhur avioni i parë me turistë pritet që të ulet më 8 Qershor. Ndërkohë që minimalisht sipas kontratave paraprake që janë lidhur me agjencisë turistike, në Aeroportin e Vlorës gjatë një jave do ulen 4 avionë charter.

Aeroporti i Vlorës merr kodin për shitjen e biletave, gjatë

Rozana Radi hedh akuza të rënda për Neda Ballukun: Kërkove ndihmë nëpër korridore për të më goditur mua

Për shumëkush, dramat pas Big Brother VIP janë thjesht argëtim, por për Rozana Radin dhe Neda Ballukun, ajo ka evoluar në një arenë të vërtetë. Pas daljes nga shtëpia, ato kanë gjetur mënyra të reja për të hedhur akuzat dhe ironitë. Ja ç’ndodhi mbrëmë në post Big Brother?

“Ti kush je? Avokatja e Gertës?”

Neda ndërhyri teksa Rozana Radi dhe Laert Vasili po debatonin me Gertën dhe vuri në dukje se dy aktorët kanë një lloj urrejtjeje kundrejt Gertës. Kaq u desh që Rozana të ironizonte: “Ti kush je? Avokatja e Gertës?”.

Akuza për “lidhje të fshehta” në korridoret e Top Channel

Rozana nuk e la me aq dhe filloi duke paralajmëruar se me Nedën do merrej pak më vonë, por nuk duroi gjatë dhe akuzoi: “Ti do të ishte mirë që të mos kërkojë ndihmën e ish-banorëve siç e ke kërkuar nëpër korridoret e Top Channel për të më rënë mua në post-Big Brother.”

Neda mohoi akuzat dhe kërkoi që të ngriheshin në këmbë banorët që ajo supozohet se u ka kërkuar ndihmë për të sulmuar Rozanën.

Rikthehen statuset

Neda iu rikthye statuseve të Rozanës ku shkruante në 2014-ën se do ta shtypte me makinë Nedën nëse e shihte në rrugë: “Të ka skaduar patenta ty?”.

Rozana mbrojti veten për statuset e dikurshme dhe u justifikua – me ironi – se kanë qenë hiperbolizim. Ajo madje akuzoi Nedën se statuset i ka nxjerrë Neda. Kjo e fundit e mohoi. “Ti ke dashur të bësh Big Brother-in nga jashtë. Nuk e bëre dot me Gertën, zgjodhe ta bësh me Rozin,” u shpreh Rozana.

“Të shpëtova fytyrën, po nuk më falenderove”

“Natën e famshme të 19 marsit, unë ty të kam mbajtur në kurriz,” deklaroi Neda drejtuar Rozanës. “Natën e famshme të 19 marsit unë ty të kam shpëtuar fytyrën me sjelljen time ashtu. Ti natën e 19 marsit meritoje që unë të të thoja që ‘ti zonjë je përsëritëse në dhunë, që je agresive’. Nuk jam unë njeriu që është detyruar tre prime të sqarojë se ku ka rrahur dynjanë, në liqen apo në televizion. Këtë duhet të të thoja në 19 mars. Prandaj të mbajta në kurriz, që ty të të mos ndikonte të finalja.”

Kontrata lobuese e PD, Rama: 6 mln euro për heqjen e damkës së një non-grate, ku i gjetën paratë?

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Vlorës në kuadër të fushatës elektorale të Partisë Socialiste që ai drejton.

E ndërsa SPAK-u do të verifikojë një kontratë lobuese mes Partisë Demokratike dhe Shteteve e Bashkuara në vlerë 6 milionë euro, Rama ka vendosur ta përdorë në fushatën e tij elektorale si një sulm ndaj kundërshtarit të tij kryesor politik.

Rama shtron pyetjen se ku i ka gjetur Partia Demokratike këtë vlerë parash kaq të lartë, për të hequr “non-gratën”, e kryedemokratit Sali Berisha.

Kampi i demokratëve ka sqaruar se paratë e kontratës me kompaninë amerikane ‘Continental” po shlyhet nga patriotë emigrantë. Këtë gjë kreu i qeverisë e ironizoi duke thënë se dhe “Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë”.

Duke përfituar nga rasti, kryesocialisti kërkoi votën për partinë e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke cilësuar e një herë tjetër avantazhin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot, ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin në të përditshmen e vet këtë përballje, jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 mln euro. Është bërë një kontratë 6 mln euro, thuhet nga patriotë. Ju kujtojmë se Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë.

Por 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non grata janë vërtet shumë, për të mos bërë pyetjen ku u gjetën gjithë këto para. E si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu, të paguhen më shumë para se sa çfarë shteti shqiptar jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku.

Është e çuditshme kur mendon se ne na u thanë se sa të vinte Trump do ikte non grata, tani u dashkan e 6 mln euro me shpresën se ikën non grata. Edhe sikur të rrijë, e sikur të ikë, kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese e shqiptarëve, që janë sot në një moment historik, e duhet të marrin një vendim historik.

Sepse, në 11 Maj nuk është zgjedhje mes dy kampeve politike. Është një zgjedhje mes Shqipërisë në BE, në Evropë, dhe interesit kombëtar të një populli të tërë dhe hallit privat të një 80 e kusur vjeçari që vazhdon të provojë të bëjë çorap Shqipërinë. Është një zgjedhje mes të mirës së përbashkët, pa dallim bindjesh politike, sepse bëhet fjalë për mundësinë e madhe që na është dhënë ne”, tha Rama.

Takimi i papritur mes Xhenetës dhe Gjestit në Top Channel, ja çfarë ndodhi

Pas daljes së Gjestit nga “Big Brother VIP” dhe përfshirjes së Xhenetës në “Trotuar” në kuadër të “E Diell”, takimi mes tyre në ambientet e Top Channel ishte thuajse i pashmangshëm.

Dhe ashtu ndodhi: që në javën e parë pas finales së BBV, të dy janë ndeshur për herë të parë.

Në episodin e sotëm në “Trotuar”, të ftuarit nuk i kursyen ngacmimet ndaj Xhenetës, duke i përmendur përballjen e saj me Gjestin dhe madje edhe një shkëmbim buzëqeshjesh mes tyre.

Xheneta sqaroi se nuk ka pasur asnjë bisedë me Gjestin, duke theksuar se ai ishte i shoqëruar me rojet e sigurisë.

Megjithatë, ajo pranoi se një buzëqeshje ishte shkëmbyer.

E pyetur nga moderatorja Nevina nëse do të fliste me Gjestin nëse ai do ta përshëndeste, Xheneta u shpreh prerë:

“Jo, nuk do të flas…”

Ajo gjithashtu theksoi se ky vendim është personal dhe nuk ka lidhje me asnjë kontratë apo ndikim nga menaxheri:

“Menaxheri im nuk ndërhyn në asnjë vendim timin”, përfundoi Xheneta, duke lënë të kuptohet se historia me Gjestin është kapitull i mbyllur.

V*a sja e bosit të mafies greke, urdhëri dyshohet se u dha nga Dubai! Shifra e majme që u pagua për kokën e tij

Vrasja e grekut Giorgos Moschouris, i njohur ndryshe si “Thamnakia”, vijon të jetë objekti kryesor i hetimit të autoriteteve greke, me prova të reja që dalin në dritë.

Sipas mediave greke viktima dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e cigareve të mafies ruse që vepron në Greqi si dhe në ‘gjobëvënie’ të lokaleve të natës.

‘Kontrata e vdekjes’ së tij dyshohet se është lëshuar nga kundërshtarët e tij që ndodhen aktualisht në Dubai. Thuhet se për ‘kokën’ e tij janë vënë në dispozicion 1 milion euro.

Si porositës dyshohet një 50-vjeçar, i lindur në Gjeorgji, me pseudonimet “Entik” dhe “Zëri”.

Policia greke ka lokalizuar “Entikun”, i cili sipas informacioneve, banon në Dubai dhe ka gjasa të jetë në arrest shtëpie.

Pavarësisht përpjekjeve të policisë greke për ekstradimin e tij, kërkesa për ekstradim nuk është plotësuar deri më tani.

Më 8 maj ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën prej 3.8 kilometrash.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku e dha njoftimin gjatë një takimi mbi ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit ajror dhe detar në Vlorë.

“Më datë 8 maj, vetëm pas pak ditësh, do kemi testin e parë te uljes në pistën prej 3.2 kilometrash këtu në Vlorë duke i lënë pastaj gjithë kohën disa mujore, por brenda sezonit veror për të nisur operimet zyrtare nga Aeroporti i Vlorës, aeroporti i gjithë shqiptarëve”.

Sipas saj ndërtimi dhe bërja funksionale e Aeroportit të Vlorës do të krijojë 1200 vende punë për të gjithë ata persona, që duan të punojnë dhe kontribuojnë në sektorin e Aviacionit Civil.

“Aeroporti i Vlorës është aeroporti i parë që ka bërë bashkë 3 komponentë. Komponenti i parë është ai aviacionit civil, pra transporti i pasagjerëve, komponenti i dytë është mirëmbajtja e avionit, pra një nënsektor i ri në Shqipërisë, i cili do të sjellë punësimin e qindra djemve dhe vajzave.

Një aeroport me impakt të jashtëzakonshëm pune dhe të ardhurash. Komponenti i tretë do të jetë ai i kargos. Vlora pret në vitin e parë të operimit 3 milionë pasagjerë. Parashikohen 1200 vende pune, një pjesë e të cilëve kanë nisur rekrutimi. Pagat në Aviacionin Civil janë paga shumë të ngjashme me vendet e tjera evropiane. Kapaciteti maksimal është në 4.5 milionë”.

Balluku njoftoi se Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO.

“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesit Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”.

Kapet në Greqi i shumëkërkuari shqiptar, i dënuar me 16 vite burg

Në Greqi është arrestuar Eduard Vushaj, 39 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 16 vite burg për vjedhje me armë.

Në vitin 2013, në fshatin Grabom, Vushaj në bashkëpunim me një tjetër person ndaloi me forcë një automjet, kërcënoi me armë dy persona, u mori paratë dhe makinën, dhe i plagosi me thikë.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Kartela e kuqe”, pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe greke.

Operacioni, i koduar “Kartela e kuqe”, çoi në arrestimin e shtetasit shqiptar Eduard Vushaj, 39 vjeç, i cili u lokalizua dhe u arrestua në Greqi, pas një bashkëpunimi mes strukturave të FAST Albania, DVP Shkodër dhe Interpol Tiranës, në koordinim me autoritetet policore greke dhe Interpol Athinën.

Eduard Vushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar në vitin 2016 me 16 vite burgim për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ngjarja për të cilën u dënua kishte ndodhur në vitin 2013, në fshatin Grabom, ku Vushaj, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, ndaluan me forcë një automjet në të cilin udhëtonin dy persona, të cilët i kërcënuan me armë zjarri, duke iu marrë paratë dhe makinën. Për më tepër, gjatë grabitjes, dy personat e dhunuar u plagosën me armë të ftohtë (thikë).

Aktualisht, autoritetet shqiptare janë në proces të bashkëpunimit me homologët grekë për procedurat e ekstradimit të 39-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia. /noa.al

18-υje. çαrja në hαΙΙ të madh/ E kam të D ASΗURlN 52-υj eç dhe të m. αrtuar

Un jam 18 vjeqe ndersa i dashuri esht i martuar dhe ka 52 vjet , Kemi plane se bashku me ka then se kur ti mbush 21 vjet do te jetojme se bashku dhe –

Përshëndetje nese ka mundësi ta postoni anonim.Kam shum dëshir qe historia ime të postohet në faqen tuaj.

“Ndoshta ju do të më paragjykoni keq, por po ju them që në fillim që s’më ka detyruar për asgjë, unë e dua me gjithë shpirt.Jam 18 vjeçe dhe kam një lidhje me një burrë të martuar që është 52 vjeç.

Ai më do shumë. Edhe unë e dua shumë. Ai më mban si princeshë. Gruan e tij nuk e do, por e mban për hatër të 3 fëmijëve.

Ai më ka premtuar që kur unë të mbush 21 vjeçe ne të dy do të jetojmë bashkë.Do më marrë shtëpi në Tiranë dhe atje do kemi gjithçka ka një familje moderne.

Sepse unë nuk dua të jetoj më me mentalitetin e deri tashem dmth mentalitetin e Shëngjinit.

Shoqet e mia e dinë këtë lidhje dhe më gjykojnë.

Edhe motrat nuk janë dakord.Por unë atë e dashuroj dhe ai për mua është jeta ime.

Më blen gjithçka, më çon ku të dua dhe madje tani afër do të bëjmë dhe një udhëtim në Maldive.

Nuk ka rëndësi mosha, sepse ai më trajton si një vajzë të madhe.

Pastaj unë kam qenë e tija dhe në trup edhe nuk ka perëndi që më ndan mua nga ai më.

I vetmi problem që kam janë fëmijët e tij që më shajnë nëpër telefona.

A duhet t’i them që babin e tyre e dashuroj? Apo të vazhdoj t’ja mbyll telefonin?