PD publikon DOKUMENTAT: Nëna 70 vjeçare e Ministrit të Brendshëm pronare e lavazhit në ‘Hotel Rogner’, merr TENDERA nga qeveria!

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për të cilin thotë se është pronari i lavazhit, ku zv.kryeministrja, Belinda Balluku jepte 10 mijë euro për të larë makinën e saj.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli me anë të një deklaratë për mediat thotë se “nëna 70 vjeçare e ministrit Hoxha, rezulton pronare e subjektit tregtar ‘Veba 45’ shpk me objekt ‘administrimi i parkimit dhe lavazhit të automjeteve”

“Nuk është çudi që ‘blerjet e vogla’ deri 10 mijë euro të Ballukut për larje automjeti të kishin objektiv dërgimin e parave publike në ndërtesën në krah të KM ku ndodhet lavazhi i familjes së ministrit Hoxha”, thuhet nder te tjera në denoncimin e PD.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ministri Ervin Hoxha nuk mund të ishte i ndryshëm nga paraardhësit e tij në atë detyrë, që janë në burg a nën hetim, apo nga kolegët e tij në qeveri.

Hoxha nuk është futur ende te ata që hanë kumbulla pas shpinës së Ramës, por atij i shkon shprehja tjetër popullore ‘sheh rrushi rrushin e piqet’.

Si socialistët e tjerë në qeveri që e rilindën hajdutërinë, Hoxha përdor kompaninë në emrin e së ëmës së moshuar për të përfituar para publike.

Nëna 70 vjeçare e ministrit Hoxha, rezulton pronare e subjektit tregtar ‘Veba 45’ shpk me objekt ‘administrimi i parkimit dhe lavazhit të automjeteve pranë Hotel ‘Rogner’.

Administrator i të njëjtit subjekt është vëllai i tij Darling Hoxha, njëkohësisht Drejtor i Drejtorisë Rajonale OSSH Tiranë.

Në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, nenet 27 dhe 35, në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit, dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.

Jo vetëm që personi i lidhur me zyrtarin ushtron veprimtari tregtare, por sipas të dhënave të nxjerra nga Spending data rezulton se subjekti ‘Veba 45’ shpk ka përfituar fonde publike nga institucione të ndryshme shtetërore përfshirë ato ku ka patur marrëdhënie pune ministri Hoxha, e konkretisht Administrata Qendrore e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e zhvillimit të territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Komisionerët Publikë, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, etj.

Nuk është çudi që ‘blerjet e vogla’ deri 10 mijë euro të Ballukut për larje automjeti të kishin objektiv dërgimin e parave publike në ndërtesën në krah të KM ku ndodhet lavazhi i familjes së ministrit Hoxha.

Prandaj edhe specifikimet teknike të vendosura në ftesën për ofertë të procedurës me objekt ‘Shërbim larje autovetura, tapiceri’ që do të zhvillohej në 28 Mars, i përshtateshin fiks lavazhit e parkimit të Veba 45 shpk.

Sapo lajmi mori dhenë e u denoncua nga lideri i opozitës Profesor Doktor Sali Berisha, MIE anuloi menjëherë procedurën me justifikimin se dokumentet e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme dhe nuk u publikua më.

Nuk ka mbetur asnjë centimetër e atdheut të cilën këta nuk duan ta zhvatin. Nga  deti në mal dhe nga gradacelat e deri te lavazhet e parkimet poshtë tyre.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për të ballafaquar me ligjin çdo shkelës.

VIDEO / Rei Manaj gjen sërish golin në Turqi

Rei Manaj ka gjetur golin e radhës me Sivaspor në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares realizoi ndaj Antaljaspor, për të dyfishuar shifrat në shtëpi.

Gol mjaft i rëndësishëm nga Manaj për skuadrën e e tij. Sivaspor po lufton për mbijetesën dhe synohet fitorja ndaj një ekipi që ndodhet më lart në renditje.

Manaj nuk u përmbajt gjatë festës. 28-vjeçari hoqi fanellën dhe më pas u ndëshkua me karton të verdhë nga kryesori i ndeshjes.
Ky ishte goli i 11-të për sulmuesin shqiptar në elitën e futbollit turk. Duhet thënë se është sezoni i dytë radhazi që po spikat.

VIDEO

Nga Serbia në Çeki, Sllovaki e deri në Bullgari, djali i Donald Trump tur vizitash në vendet e ish-Bllokut Lindor

Djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior ndodhet këtë të shtunë në Beograd, ku do të ketë një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

Kjo është vizita e tij e dytë në Beograd brenda një periudhë të shkurtër kohe. Herën e fundit ai ishte në 11 mars.

Vëtë Vuçiç ka bërë një postim në Instagram, ku ka zbuluar edhe ushqimin që do të hanë së bashku në një darkë posaçërisht për Donald Trump Jr.

“Shumë të huaj, me të drejtë, thonë se unë jam njeri i vështirë dhe se nuk është e lehtë të flasësh me mua, por askush nuk ka thënë ende që jemi jomikpritës. Këtë derr e kemi përgatitur për Donald Trump Jr….Do të ishte marrëzi t’i ofronim karkaleca deti”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Ndalesa e Trump Jr. në Serbi është pjesë e një turneu më të gjerë në Evropën Lindore që përfshin vizita në Bullgari, Rumani, Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari.

Ai ka ndërmarrë këtë tur në kuadër të nismës “Vizioni i Trump për Biznesin” dhe synon të bindë vendet që të zgjedhin SHBA-në në vend të Kinës për të bërë biznes.

Nga Serbia në Çeki, Sllovaki e deri në Bullgari, djali i Donald

Berisha premton përgjysmimin e çmimit të naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në Pogradec, ku prezantoi kandidatët për deputetë për në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek programi i PD, që sic thotë ai bazohet tek kthimi i parave tek qytetari.

Sali Berisha premtoi se brenda 100 ditëve të para do të ulë çmimin e naftës me 40%, ndërsa tha se do të dyfishohet buxheti për arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.

“Vendosim që në 100 ditët e parë të mos shitet litri i naftës më shumë sesa çmimi në Maqedoni apo në Kosovë. Pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht. Ata do të marrin për cdo fidan të mbjellë, për cdo kokë bagëti, 5 fishin e asaj që marrin sot për subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Mal të Zi dhe Serbi.

Do kenë linja krediti të butë. Do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.  Do dyfishohet buxheti për bujqësinë, për shëndetësinë, për arsimin. Do vendosim minimumin jetik 200 euro dhe pensionin 500 euro. Po ku do dalin këto para? Këto janë taksat tuaja, nuk do bëjmë asgjë tjetër veçse do ju kthejmë paratë. Pra programi ynë bazohet tek rikthimi i parave tuaja”, tha kreu i PD.

Loredana bën deklaratën e fortë për Jozin

Loredana Brati ishte e ftuar në një intervistë në emisionin “S’e luan topi”. Aty ajo u shpreh se është ende e dashuruar me Jozin dhe se ndjenjat nuk mund të fshihen kaq lehtë.

Ajo po ashtu tregoi se ende ka unazën që ai i kishte dhënë brenda shtëpisë.

Në lidhje me të ardhmen, Loredana u shpreh: “Dua t’i shikoj gjërat mirë, nuk i falem dot vetëm ndjenjave”, duke theksuar se dëshironte që mendja dhe zemra të shkonin bashkë, për të marrë vendime të qarta.

Ajo gjithashtu përmendi se nuk e kishte takuar ende Jozin, përveç disa komunikimeve të shkurta që kishin pasur.

Kur u pyet nëse kishte marrë një vendim lidhur me marrëdhënien e saj me Jozin, Loredana tregoi se ka marrë një vendim, por preferon t’ia lërë kohës dhe të heqë çdo dyshim apo pikëpyetje që mund të ketë mbi këtë çështje.

Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA me vajzën e Susie Wiles dhe ish shefin e stafit të Rubios

Fondacioni Shqiptaro Amerikan do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane.

Kapitali zbardh kontratën e plotë të lobimit të firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky  i kërkuar nga ligji amerikan.

Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA

Kontrata e lobimit të PD

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Por sa do të kushtojë ky shërbim ?

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,” thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.

Pra, paratë do të paguhen nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan, i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci, ndërsa PD nuk paguan asnjë qindarkë por merr shërbimin e lobimit.

Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA

Kontrata e lobimit të PD

Garantori i kontratës së majme është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në New York.

Continental Strategy

Por kush qëndron pas kompanisë Continental Strategy?

Kompania u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA

Carlos Trujillo

Carlos Trujillo

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie ëiles, vajzën e Susie ëiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump.

Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.

Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.

Zgjedhja e një kompanie që zotërohet nga njerëz të rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump duket se nuk është e rastësishme. Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara.

Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken.

Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA

Kontrata e lobimit të PD

Kontrata më e madhe e lobimit në histori

Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë. Sipas anekseve të kontratës, Partia Demokratike do t’i paguajë plot 6 milionë dollarë kompanisë amerikane për lobim në Shtetet e Bashkuara, gjatë dy viteve të kontratës.

Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017.

Në atë kohë zoti PD pagoi rreth 1 milionë dollarë për shërbime lobime në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade. Por ky ishte një veprim që i hapi jo pak telashe zotit Basha, pasi Biniatta rezultonte e lidhur me disa shtetas rus.

Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku zoti Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll. Ndërkohë njerëzit e Sali Berishës akuzuan Lulëzim Bashën se afera e lobimit ishte mekanizmi që e kapi peng kryetarin e opozitës nga qeveria e Edi Ramës dhe segmente të ambasadës amerikane në Tiranë.

Megjithatë, shifra e paguar nga Lulëzim Basha duket si thërrime para kontratës së majmë të nënshkruar nga PD-ja e Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

Para e madhe shumë, nga opozita e një prej vendeve më të varfra në Europë. /Kapital

Kontrata e lobimit të PD

Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhu. noi djalin e ish-deputetit në Lundër

Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në rezidencën me vila “Long Hill” në Tiranë, ku u dhunua me sende të forta brenda një lokali 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit Mhill Fufi.

Mësohet se një prej autorëve, i vetmi që është identifikuar nga Policia deri tani është 38-vjeçari Kliton Sulçe, i cili prezantohet nga mediat si “boss-i” i Call Centerave në kryeqytet. Ai nuk u arrestua, por vetëm u procedua penalisht në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, i dyshuar se ka goditur dhe kërcënuar me jetë 19-vjeçarin K. F. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt” – njoftuan sot blutë e kryeqytetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se shkaku i konfliktit mes tyre ka qenë se fillimisht, Kristi Fufi kishte provokuar agresorët, duke xhiruar gomat e makinës pranë tyre dhe më pas ishte futur në rezidencën me vila lukzose, në ambientet e një lokali.

Kjo dyshohet se ka sjellë përshkallëzimin e konfliktit, ku autorët janë futur me një automjet brenda rezidencës. Ata kanë kërkuar fillimisht për të riun, të cilin më pas e kanë gjetur në një lokal. Agresorët ishin pajisur me leva dhe shkopa bejsbolli, të cilat i kanë nxjerrë nga bagazhi i mjetit dhe e kanë dhunuar 19-vjeçarin.

Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. Kristi Fufi ka marrë lëndime në kokë dhe trup dhe u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se ka qenë vetë Mhill Fufi, ai i cili ka bërë denoncimin në Polici, teksa deri më tani kemi vetëm procedimin në gjendje të lirë të Kliton Sulçes.

Autoritetet thonë se po hetojnë për të identifikuar autorët e tjerë, por deri më tani, numri i të arrestuarve për këtë ngjarje të rëndë është zero.

“Gjithçka është e vërtetë”, Limi dhe Alba konfirmojnë historinë e dashurisë

Një histori dashurie duket se tashmë është konsoliduar brenda në Ferma VIP 2, ajo mes Limit dhe Albës.

Gjatë javës dy fermerët kanë shkëmbyer puthje dhe kanë kaluar momente me njëri-tjetrin.

Ndërkohë çfarë është transmetuar gjatë spektaklit, të dy fermerët kanë konfirmuar se gjithçka është e vërtetë.

Limi: jam pak pa fjalë, çfarë patë në video është super e vërtetë.

Alba: Nuk di të flas shuëm fjalë, por dhe nga ana ime shumë e vërtetë, por pak më ndryshe nga jeta reale, jo pjesa e kamerave. Ajo që është për tu bërë besoj se bëhet.

“6 milionë euro lobim në SHBA”, reagon Partia Demokratike: Financohet 100% nga emigrantët, i falenderojmë për bujarinë!

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit në media të kontratës së lotimit që ka lidhur me një kompani amerikane dhe që sipas dokumentave do t’i kushtojë 250 mijë dollarë në muaj, apo një total prej 6 milionësh për dy vjet, aq sa edhe e ka afatin, nëse do të vijojë deri në fund.

Sipas raportimit në media, kontrata është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe janë parapaguar 750 mijë dollarë.

Por Partia Demokratike, nuk e mohon ekzistencën e kësaj kontrate, megjithatë thotë se ajo financohet 100% nga një fondacion i quajtur “Make Albania Great Again” i përbërë nga emigrantë dhe patriotë shqiptaro-amerikanë.

Sipas PD-së, synimi i kësaj kontrate lotimi “është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur  demokracinë funksionale dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri”.

Deklarata e PD:

Në lidhje mbi një informacion të shpërndarë në media për lobimin e PD pranë Qeverisë dhe Kongresit të SHBA dëshirojmë të sqarojmë sa vijon:

Komuniteti shqiptaro amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompanine “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e mardhenieve miqësore të Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA. Synimi i bashkëatdhetarëve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur  demokracinë funksionale dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palëkundur në qëndrimet e tij!

Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë  që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA si dhe demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak të regjimit të Edi Ramës!

Partia Demokratike duke falenderuar demokratët antikomunistë të komunitetit shqiptaro – amerikan për bujarinë dhe e patriotizmin e tyre sqaron opinionin publik se ndonëse ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në përputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual qe lind nga kjo marrëveshje.