“Hapni sytë ooo ç… Vlora ka arritur majat”/ Socialistja që “çuditi dynjanë” me delirin e saj: Mos kërkoni gjë! Hënën s’ua japim dot (VIDEO)

Teksa vendi është prej dy javësh në fushatë elektorale, për zgjedhjet e 11 majit, duket se në Partinë Socialiste janë jashtë realitetit që hasen shqiptarët e thjeshtë.

I tillë është edhe rasti i një qytetare, e cila e sheh Vlorën në maja dhe banorët e qytetit bregdetar nuk mund të kërkojnë ndryshime.

Ndërsa më tej ajo vazhdon me një qasje arrogante teksa iu thotë pjesëmarrësve se hënën nuk mund të ua sjellin në tokë dhe se ata të bëhen shkencëtar si Anjshtani.

Dëgjoni, më vjen keq, por nuk mund të kërkoni ndryshime në Vlorë dhe Vlora do bëhet më mirë! Sepse hapni sytë o çuna, o goca, o vlla o motra, hapni sytë! Vlora ka arritur majat! Hënën nuk mund të ua japin se nuk e marrim dot hënën dhe ta sjellim në tokë. Si mund ta sjellim? Bëhu Anjshtanji! Ik bëhu shkencar (shkencëtar), bëhu shkencëtar që mund të na çosh në hënë.

Në këto 4 mandate që PS ka dhënë, bërë dhe është në Vlorë, ka bërë ndryshime”, tha kandidatja e PS.

Kumbulla rilind në Barcelonë, gati që ta blejnë mbrojtësin e Kombëtares nga Roma

Marash Kumbulla po zhvillon një sezon fantastik tek Espanjoli në Spanjë. Mbrojtësi, i cili është në huazim te klubi spanjoll nga Roma, ka bindur me paraqitjet e tij. “Panorama Sport” mëson se në përfundim të kampionatit, drejtuesit e Espanjolit do të ulen në tavolinë me ata të Romës për të biseduar për shifrën e një transferimi të mbrojtësit, që prej disa vitesh është pjesë e Kombëtares.

Roma është e kompletuar në mbrojtje dhe Kumbulla do të ishte i tepërt për sezonin e ri, kështu që mundësia e madhe është që klubi italian ta shesë përfundimisht tek Espanjoli, për të rikuperuar disa të ardhura. Këta të fundit e shohin Kumbullën si pjesë të projektit edhe për sezonin e ri, megjithatë shifra që do të shtrohet në tavolinë, do të jetë thelbi i diskutimit dhe asaj që do të vendoset.

RRUGËTIMI

Shkëlqeu te Verona, duke marrë besimin e Ivan Juriçit dhe më pas Roma shpenzoi një shumë të konsiderueshme për të. Rrugëtimi i Marash Kumbullës në futbollin profesionist nisi mirë, por ashtu si një pjesë e madhe e lojtarëve, vështirësitë do të vinin mbrapa. Te verdhekuqtë Kumbulla nuk arriti që të ishte në nivelin e duhur dhe për këtë ndikuan shumë faktorë: Ekipi ishte në përgjithësi dobët, ndryshimi i trajnerëve dhe qasja e Zhoze Murinjos që, për hir të së vërtetës, nuk besoi te mbrojtësi.

Ai e kaloi një pjesë të madhe në stol dhe më pas një dëmtim i rëndë në ligamentet e gjurit, e la atë për muaj të tërë jashtë fushave. Pas rikthimit, të gjithë ishin skeptikë për gjendjen e tij dhe pas një huazimi të shkuar keq te Sasuolo, qëndrimi në Romë ishte një utopi. Pas shumë negociatave, Marashi u dërgua në Barcelonë, për t’u bashkuar me Espanjolin ku i ka surprizuar të gjithë. Atij iu besua një fanellë titullari dhe ka luajtur në 30 ndeshje deri tani, nga ku 29 janë nga fillimi. Për më tepër, forma e tij erdhi në rritje, ai jep garanci në prapavijë dhe madje ka shënuar edhe tri gola në La Liga, kundër Majorkës, Seviljes dhe Getafes. Me hapjen e merkatos, do të vendoset e ardhmja e Kumbullës, që me shumë mundësi do të jetë sërish në Spanjë.

Ikja e trishtë e Fatmir Memës pranë të birit 14 vjeçar! Vde. kjen e djalit nuk e kapërceu dot kurrë

Fatmir Memaj, zëvendësdekan dhe një ndër profesorët më të mirë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja dhe kolegë e miqtë të shumtë që sot janë padyshim zemërthyer për ikjen e Fatmirit.

“Me hidhërim të thellë, familja ju njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm u nda nga jeta para kohe Profesor Fatmir Memaj”, thuhet në njoftimin e shkurtër të familjes Memaj.

Newsbomb.al ka raportuar herët këtë mëngjes se profesor Fatmiri, një profesionist i palodhur dhe ndihmues i studentëve e kolegëve të rinj që i bashkoheshin ekipit të mësimdhënies në FEUT, kishte mbyllur sytë përgjithmonë. Për studentët, ai ishte më shumë se thjesht një profesor, ndaj vdekja e tij i ka tronditur të gjithë.

Pavarësisht se në çdo moment rrezatonte qetësi e mirësi dhe i buzëqeshte kujtdo, profesori i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit kishte gati një dekadë që jetonte me peshën e madhe të mungesës së djalit, Aleksit 14 vjeçar që u nda papritur dhe padrejtësisht nga jeta.

Kolegët shprehen se vdekja e Aleksit në vitin 2016 ishte një thikë në zemër që mbeti e ngulur deri në momentin që Zoti i dëgjoi lutjet e përditshme të Fatmirit për ta bashkuar me të birin.

Ndër profesorët më të mirë të Ekonomikut, ikja e
Profesor Fatmir Memaj me djalin, Aleksin
Kushdo e mban mend fushatën e madhe që nisi në vitin 2016 për të shpëtuar djalin e profesor Fatmir Memës. Aleksi 14 vjeçar u diagnostifikua me një sëmundje të rëndë dhe kolegë e studentë të Ekonomikut nisën të shpërndanin ku të mundnin një mesazh ndërgjegjësues për ndihmë.

Bashkë me bashkëshorten Jola, ata vendosën të nxirrnin në shitje gjithçka për të grumbulluar shumën e madhe të parave (deri në 500 mijë euro) që nevojitej për të nisur Aleksin për kurim në Itali. Fatkeqësisht, vogëlushi nuk ia doli dot ta fitonte betejën për jetën.

Godi. ti në k okë djalin e ish deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari

38-vjeçari që goditi në kokë pas sherrit djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi është vënë nën hetim.

19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë nga një bisht fshese.

Gjatë sherrit ishin edhe persona të tjerë dhe policia po punon për identifikimin dhe për kapjen e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”, sipas njoftimit të policisë.

Pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku rikthehet te “dashuria e parë”

Që pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku ka tentuar që të vendosë jetën e tij në një normalitet. Prej vitesh ai ka provuar të bëjë pak nga të gjitha, aktrim, muzikë, biznes, duke eksperimentuar në disa fusha.

Por duket se divorci tronditi jo pak jetën e tij, duke e bërë që të merrte pak kohë nga këto angazhime. Megjithatë, nuk mund të themi se një të mirë e pati e gjitha kjo histori. Pas ndarjes, çmimi për të pasur performancat e tij live u rrit ndjeshëm. Shkak u bënë edhe disa këngë, në dukje si akuza drejtuar ishgruas së tij. Por mesa duket kjo situatë nuk zgjati shumë. Edhe pse solli disa produksione të reja, tregu muzikor duket si një terren plotësues për të, sesa një profesion i mirëfilltë. Ndaj edhe Bes Kallaku ka vendosur t’i rikthehet edhe njëherë aktrimit.

Aktori, do të rikthehet edhe njëherë në skenën ku edhe u bë i famshëm, në show e humorit. Mesa duket aktrimi është përsëri në planet e tij, duke vendosur që të kthehet edhe njëherë jo vetëm si aktor humori, por edhe me pjesëmarrje nëpër filma dhe produksione që do të mbërrijnë nga vetë ai. Ditët e fundit, aktori ka nisur edhe përgatitjet për rikthimin e tij në kinematografi, duke vendosur kështu të rikthehet sërish tek ‘dashuria’ e tij e parë. Rreth 1 vit nga ndarja me Xhensilën, Besi ka vendosur që të ndërmarrë edhe njëherë rrugën që i dha suksesin, duke lënë pas dështimin në dashuri.

Për herë të parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka folur pak kohë më parë për ndarjen nga bashkëshorti, aktori Bes Kallaku. Xhensila tregoi se përse e mori vendimin për t’u ndarë. Xhensila thotë se raporti me Besin kishte vite që ishte në krizë edhe në mënyrë që fëmijët e saj të kishin qetësi në të ardhmen, vendosi që të kërkojë divorcin.

“Ka disa vite që ishim përpjekur të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos i dhënë fund. Por kriza ka gjithmonë në çift. Ne nuk e kishim ndarë akoma nëse donim të ishim ndarë apo bashkë. Por mendoj se në çdo marrëdhënie kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur në marrëdhënie ka debate, bëhet toksike. Bëhet e dëmshme për mua, fëmijët, edhe për të. Kështu unë mora vendimin për t’u ndarë. Në çift duhet bashkëpunim, duhet punë nga dy partnerët. Kam kuptuar që nuk duhet të luftojë veç njëra palë, por nga të dyja. Ishte një vendim i marrë nga unë. Më duhej mua ta bëja si hap pasi nuk shihja asnjë mundësi tjetër. Nuk është i lehtë divorci. Disa hapa sado të vështirë të jenë, duhet gjetur guximi për t’i marrë. Unë e gjeta forcën te fëmijët e mi, sepse doja që në të ardhmen fëmijët të kishin qetësi. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot botën, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre”, thotë Xhensila.

Ishte Besi i pari që konfirmoi se mes tij dhe Xhensilës gjërat kishin përfunduar. Në programin “Ferma Vip”, ku Besi është edhe një nga moderatorët, ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar. Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Në zërin e tij dallohet një vuajtje nga ky divorc, ndërsa thotë se është mërzitur.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë, sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

Ermal Meta zbulon se ka dy vajza 18-vjeçare në Shqipëri: Nuk kam folur kurrë për këtë

Në një rrëfim të fundit personal për ‘Vanity Fair Italia’, këngëtari shqiptar Meta tregon se dikur kishte frikë të bëhej baba nga frika se mos i ngjante të atit.

Por gjithçka ndryshoi me lindjen e vajzës së tij, Fortuna. Por historia më prekëse lidhet me dy vajza nga një jetimore në Shqipëri, të cilat ai dhe partnerja e tij Chiara i kanë ndjerë si fëmijët e tyre prej tre vitesh dhe që më në fund, do të mund të jetojnë me ta.

“Unë dhe Chiara, partnerja ime, së shpejti do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, që deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I njohëm kur ishin 15 vjeçe, por si çift i pamartuar nuk mund t’i adoptonim. Në qershor mbushin 18 vjeçe dhe do të mund të jetojnë me ne. Por për ne, ato janë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk kam folur kurrë për këtë…”

Kjo histori prekëse tregon anën e ndjeshme të artistit, përtej muzikës.

Merr fund romanca e Nedim Bajramit me gazetaren sportive! Vetëm pak javë pas lidhjes, çifti ‘zhduk’ çdo gjurmë nga njëri-tjetri

Ishte vetëm pak javë më parë, kur në shtyp u raportua për një lidhje të re të yllit të Kombëtares sonë, Nedim Bajrami. Në lajme u raportua se futbollisti është duke kaluar një romancë me moderatoren e njohur në Kosovë, Lorina Dula.

Lorina Dula nedim bajrami

Të dy janë janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, ndërsa u bë me dije që prej pak kohësh, mesfushori nuk është më beqar. Lorina jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv. Ajo bëri bujë me emisionin “Euroshow” gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian në Gjermani verën e kaluar.

Lorina Dula  nedim bajrami  (1)

Që nga muaji nëntor, Lorina ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe siç duket nuk mungojnë pozimet edhe me fanellën kuqezi, e cila me shumë mundësi është dhuruar nga djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën. Të dy janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë në rrjetet sociale. Por duket se vetëm pak ditë pas raportimit të kësaj romance, diçka ka ndodhur me këtë dyshe.

Lorina Dula  nedim bajrami  (5)

Nëse i hedhim një sy profilit të tyre, aktualisht asnjëri nuk e ndjek tjetrin në Instagramet e tyre. Shenjë kjo që tregon se lidhja ka ardhur në fund. Si Lorina, ashtu edhe Nedimi kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, duke zhdukur kështu çdo gjurmë të tyre. Ndonëse lidhja e tyre nuk u vërtetua kurrë me një foto apo prononcim të çiftit, ndarja identifikohet fillimisht nga këto sinjale në rrjetet e tyre sociale.

Lorina Dula  nedim bajrami  (4)

Nedimi është duke vijuar aventurën e tij në kampionatin skocez. I blerë me shumë bujë nga Rejnxhërs, Bajrami e nisi mirë dhe u duk sikur u përshtat shpejt në një ambient të ri. Disa gola dhe paraqitje të mirë në Ligën e Europës, dukej se gjithçka do të shkonte perfekt për mesfushorin. Por, kurba e tij vijoi në rënie. Bajrami e humbi vendin si titullar dhe nuk luan nga fillimi në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat. Ai u preferua vetëm në ndeshjen e kthimit në “Europa League” kundër Fenerbahçes, ku ekipi humbi.

nedim-bajrami

Bajrami me Rejnxhërsin sfido Atletik Bilbaon në shtëpi, në fazën çerekfinale të Ligës së Europës dhe nuk dihet nëse 26-vjeçari do të jetë në formacion. Mesfushori, i cili prej kohësh është spostuar në krah, u kritikua edhe për paraqitjen e dobët në ndeshjen me Anglinë, teksa kundër Andorrës, ishte një prej lojtarëve, të cilin Silvinjo e uli në stol. E tashmë që kjo histori romantike ka përfunduar, Bajrami duket edhe më i përqëndruar në karrierën e tij, duke lënë pas një dështim në jetën sentimentale.

Nedim-Bajrami-850x450

Në këtë vend çdo 3 MINUTA υ. des një person në aksident rrugor!

Çdo mëngjes, faqet e gazetave mbushen me lajme për aksidente rrugore tragjike. Në vitin 2023 aksidentet rrugore morën jetën e mbi 172 000 personave, afërsisht 474 vdekje çdo ditë, ose një çdo tre minuta.

Kjo panoramë vjen nga shteti me numrin më të lartë të popullsisë në botë, India. Ministri i Transportit Rrugor dhe Autostradave, Nitin Gadkari, e përshkroi këtë situatë si alarmante, duke përmendur shifrat tronditëse në një ngjarje mbi sigurinë rrugore në dhjetor. Ndër viktimat ishin 10 000 fëmijë dhe 35 000 këmbësorë. Drejtuesit e motorëve ishin po ashtu ndër më të prekurit. Shpejtësia e tejkaluar u identifikua si shkaku më i zakonshëm, ndërsa mungesa e masave bazike të sigurisë si helmetat dhe rripat e sigurimit sollën mijëra vdekje të tjera.

Shumë aksidente ndodhin për shkak të ngarkesës së tepërt, drejtimit të mjeteve pa patentë, apo drejtimit në anën e gabuar të rrugës. Në vitin 2021, 13% e aksidenteve përfshinin drejtues pa leje. Infrastruktura e dobët rrugore dhe dizajni i gabuar kontribuojnë ndjeshëm në këtë krizë. Auditimet e realizuara nga Qendra për Kërkime në Transport dhe Parandalimin e Lëndimeve (TRIPP) pranë IIT Delhi kanë zbuluar mungesa serioze në barrierat mbrojtëse dhe rrugët e ngritura që përbëjnë rrezik për drejtuesit, sidomos ata të motorëve.

India ka rrjetin e dytë më të madh rrugor në botë dhe rreth 350 milionë automjete të regjistruara. Megjithatë, vetëm një përqindje e vogël e këtyre rrugëve i nënshtrohet standardeve të sigurisë dhe shumë kontrata ndërtimi nuk parashikojnë penalitete për shkelje të këtyre standardeve. Pavarësisht investimeve në zgjerimin e rrugëve, ekspertët paralajmërojnë se rrugët më të gjera nuk do të thonë domosdoshmërish më pak aksidente.

Çfarë parashikojnë profecitë e f rikshme të Nostradamusit dhe Baba Vangës pas υd. ekjes së Papa Françeskut

Megjithatë, ka nga ata që preferojnë të jenë më skeptikë dhe të vëzhgojnë se çfarë thonë profecitë pas vdekjes së Jorge Mario Bergoglio-s. Më i përhapuri për momentin është ai i Baba Vangës. Në një nga shumë profecitë e saj, Baba Vanga pohoi se pas vdekjes së Papës, një ndryshim shumë i rëndësishëm do të ndodhte në strukturën fetare të botës, gjë që do të çonte në fundin e një epoke.

Shumë besimtarë e kanë lidhur këtë parashikim me vdekjen e Francis I, por në asnjë moment nuk përmendet ndonjë tipar apo karakteristikë që sugjeron Papën argjentinas. Në mënyrë të ngjashme, Baba Vanga theksoi se kjo vdekje do të ndodhte ndërsa njerëzimi ishte i përfshirë në një krizë globale, të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, ndryshimet klimatike dhe një situatë e dëshpëruar urie në Afrikë.

Gjithashtu thekson se njerëzit do të kenë kontakt me jashtëtokësorët dhe se do të ndodhin përparime shumë të rëndësishme mjekësore dhe teknologjike.

Parashikimi i Nostradamusit:

Nostradamusi shkoi edhe më tej në shkrimet e tij. Filozofi dhe parashikuesei francez i mesjetës, parashikoi se pasardhësi i Papa Françeskut mund të jetë i fundit i të gjitha kohërave. Në mënyrë të ngjashme, ky ishte vlerësimi i tij për çështjen:

“Ai nuk do të jetë papa i zgjedhur romak dhe nuk do t’i kushtohet vëmendje as nga afër as nga larg. Një i ri me lëkurë të errët, me ndihmën e mbretit të madh, do t’ia dorëzojë portofolin një të riu me lëkurë të kuqe”.

Kjo teori i ka bërë shumë njerëz ta shohin Kardinalin Robert Sarah si favoritin për t’u bërë Papa i ri Suprem. Guinean, 79 vjeç, dhe prefekt emeritus i Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve.

Teori të panumërta rreth identitetit të zëvendësuesit janë përhapur tashmë edhe në mediat sociale.

“Gjithçka nisi atëherë…”, Chris LaCivita ndan një foto të veçantë me Trump

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës elektorale të opozitës postoi një foto krah presidentit amerikan, Donald Trump.

“Gjithçka filloi në Ishullin Parris, shumë kohë më parë,” shkruan ai, duke kujtuar kështu edhe bashkëpunimin me Trump.

LaCivita iu referua një ishulli që përdoret si bazë për rekrutimin e marinsave amerikanë.

Chris LaCivita ishte gjithashtu edhe drejtuesi i fushatës së Donald Trumo, që çoi në fitoren e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Amerikani LaCivita u prezantua nga Partia Demokratike, si drejtues i fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ai ka marrë pjesë në disa takime elektorale të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku ka mbajtur edhe fjalime.

Ai foli edhe në hapjen e fushatës së PD-së, ku ndër të tjera tha: “Kush është gati të bëjë Shqipërinë të madhe sërish? Në 2024, në SHBA socialistët u përpoqën të burgosin Donald Trump. Dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën dhe do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim, drogë, dhe në 12 vite, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Janë 12 vjet dështim ekonomik. Përse të votosh për një parti që ka krijuar të tëra problemet. Votoni për doktor Berishën. Jepni vendit tuaj një mundësi dhe shpresë. Faleminderit dhe iu bekoftë perëndia”.