Tra gjedi e dyfishtë, nënë e bir gjenden të υ. dekur në banesë! Fqinjët njoftuan policinë pas erës së rëndë

Komuniteti lokal i Trikalës është tronditur nga tragjedia familjare që u zbulua të mërkurën pasdite, kur fqinjët njoftuan Policinë për shkak të një ere të fortë që vinte nga një apartament në qendër të qytetit, pranë Manavikës.

Policia gjeti një grua të moshuar dhe djalin e saj të vdekur brenda shtëpisë. Siç raportojnë mediat vendase, thuhet se gruaja ka vdekur nga shkaqe patologjike, ndërsa në krah të djalit të saj u gjetën prova që mbështesin mundësinë e vetëvrasjes.

Ndërsa hetimet vijojnë, priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, të cilat do të hedhin dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.

“Paketa e maleve”/ Rama thirrje çunave të Londrës: Investoni, për 500 të parët nuk do ketë asnjë taksë për 10 vjet! Ja procedura që do ndiqet për ta marrë tokën 1 euro

Kryeministri Edi Rama gjatë një takim elektoral në Kukës prezantoi edhe njëherë “Paketën e maleve”, ku ftoi të gjithë për të investuar, pasi për 500 aplikantët e parë nuk do të ketë taksa për 10 vjet.

Rama po ashtu sqaroi të gjithë procedurën sesi toka e të parëve mund të kthehet në një investim fitimprurës, duke e marrë atë vetëm me 1 euro.

“Shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që ti njihet kjo tokë si toka e të parëve të tij. Bashkia e përcjell në këshillin bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë. Bashkia bën verifikimin etj. Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë që janë të pa kontestuar, këshilli bashkiak i jep vendimin që mund të bëjnë një investim në tokën e tyre. Me atë vendim, ata bëjnë një projekt dhe në ministrinë e Ekonomisë bëjnë një kontratë dhe tokën e marrin me 1 euro, e investojnë”, u shpreh Rama.

Rama: Pas zgjedhjeve do fillojmë të fusim në punë paketën e maleve. Paketa e maleve është në dispozicion të atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve, apo në toka ku bien dakord me pronarët për turizëm, agroturizëm, patjetër edhe për blegtori, agropërpunim, agrobiznes duke bërë disa hapa të thjeshtë. E para toka që është fakt, pra pronari fakti, por që nuk figuron në letra, shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që ti njihet kjo tokë si toka e të parëve të tij. Bashkia e përcjell në këshillin bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë. Bashkia bën verifikimin etj. Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë që janë të pa kontestuar, këshilli bashkiak i jep vendimin që mund të bëjnë një investim në tokën e tyre. Me atë vendim, ata bëjnë një projekt dhe në ministrinë e Ekonomisë bëjnë një kontratë dhe tokën e marrin me 1 euro, e investojnë. Kur mbaron investimi marrin lejen për ta regjistruar në hipotekë si pronën e tyre. Nëse ndodh që pasi ata e kanë kryer investimin dhe e kanë regjistruar në hipotekë dhe del dikush që i thotë prit se jam unë, ky personi që ankohet nuk ka mundësi tju ndërhyjë në atë që kanë bërë, por shteti merr përsipër ta gjykojë dhe ta kompensojë diku tjetër. E di që na dëgjojnë edhe çunat në Londër. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguani asgjë. Thjesht do bëjnë investimin dhe 10 vjet nuk do kenë asnjë taksë për të paguar. I 501 do tatohet siç tatohen agroturizmat.

‘Greqia na surprizoi për keq’, Gonxhe: Më shumë probleme se të gjithë shtetet me dorëzimin e zarfeve për diasporën

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Blendi Gonxhja, gjatë një interviste televizive, ka ngritur shqetësime në lidhje me procesin e votimit të diasporës, duke veçuar Greqinë si vendin ku janë hasur më shumë probleme. Ai u shpreh se megjithëse kontrata për shpërndarjen e pakove zgjedhore është lidhur me kompaninë DHL, sistemi postar në Greqi nuk ka funksionuar siç pritej.

“Greqia na ka surprizuar për keq në kuptimin e funksionimit të sistemit postar, edhe pse kontrata ka qenë me DHL. Jemi pa fjalë për sa i përket këtij shërbimi.”, deklaroi Gonxhja.

Ai theksoi gjithashtu se shumë emigrantë nuk kanë marrë pakot në adresat e deklaruara dhe po detyrohen të shkojnë vetë në pikat postare për të përmbushur të drejtën e votës. Sipas tij, ka rifilluar procesi i dërgimit të pakove dhe situata po përmirësohet, por vonesat dhe problemet e hasura janë shqetësuese, veçanërisht në një shtet si Greqia, ku ndodhet numri më i madh i emigrantëve shqiptarë votues.

“Do jetë një votë që na ka gjykuar në distancë”, shtoi ai, duke e konsideruar situatën një test për angazhimin e institucioneve dhe për besueshmërinë e procesit zgjedhor jashtë vendit.

E rëndë/ Nëna  he dh vajzën 7 muajshe nga ballkoni, foshnja υ. diq rrugës për në spital

Një vajzë vetëm 7 muajshe gjeti vdekjen, pasi nëna e saj e hodhi nga ballkoni në rrugë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të mërkurë në Misterbianco, Catania, teksa karabinierët ndërhynë në vendngjarje dhe morën nën kontroll gruan.

118 persona të pranishëm në vendgjarje u përpoqën të shpëtonin vogëlushen,e cili vdiq para se të mbërrinte në spitalin e Katanias.

Një ambulancë tjetër mori përsipër babain e vajzës së vogël, i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërgua gjithashtu në spital.

Prokuroria Publike e Katanias ka hapur një hetim. Gruaja, 40 vjeç, kishte probleme psikologjike, me sa duket të përkeqësuara nga depresioni pas lindjes, dhe për këtë arsye ajo ndiqej nga një mjek. Gruaja ka edhe një fëmijë tjetër, një djalë shtatëvjeçar.

Alarm në Greqi, “spiuni rus” kapet duke fotografuar bazën e NATO-s

Në një rast që konsiderohet jashtëzakonisht serioz dhe ka ngritur alarmin e kuq në shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë së Greqisë, mediat helene raportojnë se është arrestuar një 59-vjeçar gjeorgjian që ishte i rekrutuar nga mafia dhe Rusia si spiun.

Burri që hiqej si piktor kishte vepruar për muaj të tërë në Greqi, kryesisht në zonën e Aleksandropolis. Ai ka lindur në Gjeorgji dhe jetonte në Aleksandropolis. 59-vjeçari u vu në pranga nga shërbimet greke të sigurisë nën akuzën e spiunazhit.

Ai u zbulua pas hetimeve disa mujore, ndërsa fotografonte dhe filmonte bazat ushtarake dhe pajisjet e ushtrisë greke, duke vepruar në emër të një personi tjetër, të cilit ia dërgonte materialet përmes një aplikacioni të koduar.

Sipas informacioneve të deritanishme, 59-vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa po fotografonte transportin e pajisjeve të NATO-s. Siç pretendoi ai gjatë marrjes në pyetje, atij i ishte afruar një person nga Evropa Lindore, i cili është aktiv në trafikun e drogës, armëve dhe është gjithashtu i përfshirë në vrasje dhe prej tij, ai ishte rekrutuar për t’i shërbyer Inteligjencës së Rusisë.

Personi që e rekrutoi gjeorgjianin i kërkoi atij t’i dërgonte foto, video dhe informacione rreth pajisjeve ushtarake. “Rekrutuesi” thuhet se i premtoi para, por 59-vjeçari pretendon se i ka thënë se do të bënte gjithçka që mundte “për Nënën Rusi”, pasi kishte shërbyer në ushtrinë sovjetike.

“Po e bëj për vendin tim”, ka rrëfyer ai, ndërsa hetuesit po monitorojnë çdo telefonatë dhe komunikimet e tij.

Burime nga Shërbimi Informativ Kombëtar grek thanë për Protothema se 59-vjeçari kishte filmuar dhe fotografuar zona të ndjeshme ushtarake në kufi dhe në portin e Aleksandropolis për disa muaj me radhë.

59-vjeçari akuzohet se ia ka dërguar materialin vizual një personi që ndodhet në Lituani, e që mban pasaportë greke, por ka lindur gjithashtu në një vend të ish-Bashkimit Sovjetik. I njëjti burim i ka thënë Protothema-s se edhe personi i dytë është arrestuar në Lituani nga shërbimet përkatëse atje.

Kujtohet se që nga shkurti i vitit 2022, në Aleksandropolis është transportuar material ushtarak, i cili në shumë raste përfundon në Ukrainë.

Hetuesit grek tani po përpiqen të hartëzojnë plotësisht aktivitetet e tij në mënyrë që të përcaktojnë se çfarë ka fotografuar dhe kur, por rasti konsiderohet jashtëzakonisht serioz duke pasur parasysh praninë e forcave amerikane dhe të NATO-s në rajon./a2 cnn

Sondazhi/ Kë duan qytetarët e Tiranës për kryeministër dhe parti për t’i qeverisur

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill.

Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.

E paskemi pasur para syve dhe nuk e paskemi kuptuar! Olti Curri nxjerrë sheshit ‘sekretin’ e Gjestit

Opinionisti i njohur Olti Curri ka hedhur dyshime për pamjen fizike të fituesit të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti.

Ai ka publikuar një krahasim të fotografive të vjetra dhe të tanishme të Gjestit, duke lënë të nënkuptohet se ky i fundit mund të ketë bërë ndërhyrje në hundë.

Me një ton ironik, siç e karakterizon shpesh, Olti ngjalli menjëherë reagime nga ndjekësit dhe fansat e reality show-t, të cilët janë ndarë mes mbështetjes dhe kundërshtimeve ndaj këtij pretendimi.

Prag lufte? India mbyll hapësirën ajrore për linjat ajrore pakistaneze

India ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore pakistaneze dhe Forcat Ajrore pakistaneze, disa ditë pasi Pakistani bëri të njëjtën gjë për linjat ajrore indiane.

Vendimi vjen në një kohë kur janë përshkallëzuar tensionet midis dy vendeve, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj turistëve në Kashmir. “Hapësira ajrore e Indisë do të jetë e mbyllur nga sot, 30 prill, deri më 23 maj”, njoftoi qeveria.

Ne nje bisedë telefonike mes Sekretarit të Shtetit të SHBA-së me Kryeministrin pakistanez – Pakistani përsëriti sot se e konsideron një sulm nga India “të pashmangshëm”.

Pakistani përsëriti sot se e konsideron një sulm nga India si “të afërt”, i cili mund të ndodhë brenda dy ditëve të ardhshme.

“Pakistani nuk do të sulmojë i pari, por nuk do të hezitojë të përgjigjet”, paralajmëroi Ministri i Jashtëm Ishaq Dar, pasi kryeministri indian Narendra Modi thuhet se i dha ushtrisë një “çek të bardhë” për të organizuar përgjigjen e saj.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif foli në telefon me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe akuzoi Indinë se po përpiqet të përshkallëzojë situatën.

Sharif i kërkoi kreut të diplomacisë amerikane të ushtronte presion mbi Nju Delhin që të mbante një “qëndrim të përgjegjshëm” dhe të ulte tensionet.

Më parë, Departamenti i Shtetit tha se Rubio do të kontaktonte homologët e tij në Indi dhe Pakistan dhe do t’i nxiste ata “të mos e përshkallëzonin situatën”.

Jasir Asani i jep fund lidhjes së dashurisë me vajzën nga Tirana

Jasir Asani, një prej futbollistëve më të njohur të kombëtares shqiptare, aludohet se i ka dhënë fund lidhjes së tij të dashurisë.

Klan Kosova shkruan se ylli i futbollit është ndarë nga partnerja e tij nga Tirana, Giota. Ata kanë hequr të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagram dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin.

Ndërkohë në qershor të vitit 2024 ata treguan se si nisi e gjithë historia e tyre e dashurisë.

“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje.E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë.”-ka thënë ajo.

Vathi i υraυ djalin dhe i shkoi për ngushëllim, zbardhet rrëfimi përlotës i nënës së Antonio Karafilit

Rexhep Vathi nga Derveni i Krujës, i cili një vit më parë i dha fund jetës, është njëri nga autorët e vrasjes së 18-vjeçarit Antonio Karafilit në Voskopojë të Korçës.

Në pamundësi për të ushtruar ndjekjen penale kundër tij për shkak se prej vitit 2024 nuk jeton më, prokuroria e Korçës ka pushuar akuzën kundër tij, duke vijuar me dërgimin e dosjes Nr.1420 për shqyrtim gjyqësor me të pandehurën e vetme, Kejsi Spaillarin.

Pas krimit të rëndë, me mbytjen me çarçaf dhe më pas varjen në degën e pemës në Voskopojë të Antonios, autori i krimit Rexhep Vathi, ka shkuar për ngushëllim në familjen e të djerit Antonio Karafili.

Një fakt i tillë ka dalë gjatë dëshmisë së nënës së viktimës, shtetases Stefani Karafili, e cila në datën qershor 2018 dhe 27 shtator 2022 ka dhënë dy dëshmi në prokurorinë e Korçës.

Stefani Karafili, ka treguar se ditën e ngjarjes në 14 qershor 2018 kishte parë në Voskopojë, Rexhep Vathin vetëm një herë kur ishte ngjitur tek lokali i tyre.

Nëna e Antonios, ndër të tjera ka shpjeguar se kur po zbrisnin nga Voskopoja, pasi kishin marrë Antonion, ka parë shtetasin Rexhep Vathi gjatë rrugës, ai ishte tek dera e lokalit.

“…ndërsa herën e dytë, e kam parë Vathin ditën që erdhi në shtëpinë tonë për ngushëllim, së bashku me shtetasin Gani Selaci dhe një person tjetër nga Elbasani…”, ka deklaruar Stefani Karafili.

E pyetur nëse Antonio kishte qëndruar ndonjëherë më parë në tavern (Lokali i familjes), ajo deklaron se Antonio nuk kishte çelës të tavernës, kishin vetëm një çelës që ja kishin dhënë Rexhepit, për më tepër që taverna në Voskopojë, nuk ishte ambjent për të qënduar.

Deklaruesja shprehet se ditën e ngjarjes Antonio e kishte në dorë edhe orën edhe varësen, të cilat më pas u dorëzuan të këputura nga e dashura e tij, Kejsi Spaillari.

Sipas dëshmisë së nënës së viktimës njeriu që e ka çuar atë në zonën ku ndodhej trupi i pajetë i Antonio Karafilit, ishte e dashura e tij në atë kohë 17 vjeçare, Kejsi Spaillari.

Ditën e ngjarje Antonio Karafili ka qënë nën shoqërinë e të dashurës së tij dhe të njohurit të tyre, Rexhep Vathi, i cili kishte ardhur nga zona e Krujës në Voskopojë pasi sillte çdo vit në këtë zonë kosheret e bletëve.
Deklaruesja ka shpjeguar se gjatë rrugës për në Voskopojë, Kejsi, dukej e tronditur, e papërqëndruar dhe nuk fliste fare.

“…unë e pieta Kejsin se përse e kishte lënë Antonion dhe ishte kthyer vetë në Korçë, por ajo nuk mu përgjigj dhe dukej e shqetësuar…”, ka treguar Stefania.

Kur kanë arritur tek lokali, i ndodhur në “Ura e Kovaçit”, Mikeli zbriti nga makina dhe ka shkuar tek një shtetas me emrin Rexhep, i cili mbante bletë dhe e pyeti atë nëse e kishte parë Antonion, por Rexhepi i tha se nuk e kishte parë.

Deklaruesja pyeti Kejsin, se cilën rrugën kishin ndjekur me Antonion dhe Kejsi, mori makinën dhe eci drejt rrugës që të çon në një punishte guri.

Gjatë ecjes, duke mos parë gjë, deklaruesja i tha Kejsit që të khehej, por Kejsi insistonte të vazhdonte rrugën dhe u tha: “…Do të ikim edhe pak…“, duke ecur Kejsi u tha: “…Ja ku e keni Antonion….“.

Antonio, ishte i varur në një degë pishe, buzë rrugës, gjuhën e kishte të nxjerrë jashtë, sytë i kishte të hapur dhe trupin e kishte ende të ngrohtë.

Stefani Karafili, ka pohuar në prokurori se është munduar së bashku me djalin e saj Mikelin, për të zgjidhur çarçafin me të cilin ishin varur i ndjeri, por ishte e pamundur.

E ëma i ka thënë djalit tjetër, Mikelit, që të shkonte tek lokali ku ndodhej Rexhepi dhe të merrte një thikë. Mikeli ka shkuar tek Rexhepi, ku ka marrë thikën dhe është kthyer përsëri, me makinën e Kejsit.

Pasi ajo ka prerë çarçafin, e kanë futur Antonion në makinë dhe ka telefonuar bashkëshortin e saj, duke e vënë në dijeni për ngjarjen.

Hetimet për këtë ngjarje fillimisht nisën për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”, por pas 7 vite verifikime prokuroria e Korçës ka dalë në përfundimin se autorë të mbytjes me çarçaf dhe më pas varjes në pemë të viktimës, janë Rexhep Vathi nga Kruja dhe e dashura e viktimës, Kejsi Spaillari./Ora News