Si kurrë më parë, ja ku do ta shohim Gjestin këtë javë!

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 42-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 42-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.

Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!

Në skenën e “Portokalli” kanë kaluar disa nga emrat më të njohur të komedisë. Portokalli filloi të transmetohej më 31 dhjetor 2003 dhe përfshin komedi stand-up dhe muzikë live. Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës. Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm. Skeçet nuk mungojnë duke përfshirë liderë të tjerë botërorë dhe marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë.

I ftuar këtë javë në “Portokalli” do të jetë Gjesti. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura! Çdo të diel në ekranin e Top Channel.

Kanë kaluar vetëm 5 ditë kur u shpall fitues i “Big Brother Vip Albania 4” Gjesti nuk ka të ndalur, ja çfarë ka ndodhur me të

Fituesi i edicionit të katërt i “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi i njohur me emrin artistik si Gjesti, ka qenë kryefjala i mediave rozë.

Me 184 ditë izolim nga “Big Brother Kosova në atë të Shqipërisë, ai rrëmbeu zemrat e të gjithë publikut.

Ndonëse nuk ka kaluar akoma një javë që nga përfundimi i këtij reality show, këngëtari po vazhdon me angazhime të shumta.

Në një postim të ri, ai njofton se më 25 prill do të performojë në një klub të Tiranës.

Nuk ka dyshim se Gjesti do të jetë një nga artistët më të kërkuar të këtij viti nëpër mbrëmje.

Ai madje do të ketë edhe një çmim të lartë, marrë parasysh famën e fituar këtë periudhë.

I njëjti vlen të ceket se fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh nga “Big Brother”.

Egli bën veprimin e papritur ndaj motrës së Gjestit

Nga romanca e Gjestit dhe Eglit,, në mediat rozë është mjaft i përfolur edhe raporti i Eglit me familjarët e këngëtarit.

Një veprim i Eglit ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, pasi kishte hequr nga lista e ndjekësve motrën e Gjestit, Blerinën, pavarësisht pse kjo e fundit nuk e kishte asnjëherë shoqe ne llogarinë e saj, shkruan Kosovarja.

Fansat e çiftit kanë aluduar se raporti i tyre nuk është në gjendjen më të mirë, por vetë personat nuk kanë bërë ndonjë reagim të tillë.

Kujtojmë se në festën e organizuar nga ‘Big Brother’, Gjesti dhe Egli ishin shfaqur bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

U shkund nga tërmeti i fuqishëm 6.2 ballë, Stambolli nuk gjen qetësi nga pasgoditjet

Përshkallëzohen pasgoditjet e tërmetit në Stamboll të Turqisë. Pas tërmetit të fuqishëm që ra paraditen e sotme 6.2 ballë, tashmë raportohet edhe për një pasgoditje të fuqishme 4.9 ballë.

Mesa duket Stambolli nuk po gjen qetësi pas tërmetit të fuqishëm të orës 12:49 (me orën lokale).

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të shmangin hyrjen në ndërtesat e dëmtuara, apo ato me rrezik shembjeje.

Tërmeti ishte i fortë, teksa krijoi panik te qytetarët dhe shumë prej tyre dolën në rrugë duke vrapuar.

Pasgoditja më e madhe, megjithatë, u regjistrua në 5.9 të shkallës Rihter – sipas AFAD – dy minuta pas 6.2, e ndjekur nga të tjerat me magnitudë 4.9, 4.8, 4.5 dhe 4.4 të shkallës Rihter.

Kthesë e papritur për Kristjan Asllanin, Inzagi e befason para derbit vendimtar me Milanin

Interi do të përballet sot me Milanin në “San Siro”, për të vendosur një nga finalistët e Kupës së Italisë. Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar me barazim 1-1.

Në Itali raportohet për ndryshime rrënjësore në formacionin e Interit. Inzagi ka vendosur që kampionët e Italisë të bëjnë rotacion, pas ndeshjes me Bolonjën në kampionat.

Një nga lojtarët që preket është edhe Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar pritet ta nisë nga minuta e parë.

Asllani mungoi në takimin e parë me Milanin. 23-vjeçari ka shlyer pezullimin për shkak kartonësh dhe tashmë është i gatshëm për zikaltërit.

Nuk kam fjetur gjithë natën’/ Prindi shpërthen pas deklaratës së Ramës: Na ofendoi si prindër, si familje, si njerëz

Çlirim Zajmi, prind i një fëmije të spektrit autik, ka reaguar në “Kafe Shqeto” mjaft i indinjuar dhe thellësisht i prekur mbi deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë u shpreh se “kush voton kundër meje është autik”.

Në një rrëfim emocional dhe të drejtpërdrejtë, Zajmi ndau dhimbjen dhe zhgënjimin e tij, duke e konsideruar këtë deklaratë jo vetëm fyese për fëmijët me autizëm, por edhe thellësisht denigruese për çdo prind dhe familje që përballet çdo ditë me sfidat e rritjes dhe përkujdesjes ndaj tyre.
Ai theksoi se fjalët e një udhëheqësi kanë peshë dhe ndikim të madh në shoqëri, dhe se një gjuhë përçmuese nga pozitat më të larta të shtetit dëmton rëndë dinjitetin e këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Deklarata
Në radhë të parë, po flas si baba i një fëmije me autizëm, një fëmije që ka ndjenja dhe dinjitet si çdo njeri tjetër në këtë botë. Të dëgjosh Kryeministrin që etiketon me fjalët “kush voton kundër meje është autik”, është thellësisht ofenduese dhe denigruese.
Kam shumë gjëra për të thënë, por jam thellësisht i fyer – si individ dhe si pjesë e një familjeje që i ka kushtuar jetën, ka lënë ëndrrat dhe punët për t’i shërbyer fëmijës sonë. Më shumë akoma janë nënat, që janë edhe kujdestare 24 orë në 7 ditë, dhe që marrin vetëm 12 mijë lekë të vjetra të qelbura nga ky njeri që guxon të etiketojë fëmijët tanë si budallenj apo njerëz të papërgjegjshëm – sepse kjo është domethënia e asaj që tha.
Doli dhe kërkoi një ndjesë absurde, por për mua ishte e qartë se ai nuk e ka kuptuar se çfarë ka thënë. Thjesht kërkoi ndjesë për t’u mbyllur gojën të tjerëve. Përmendi edhe 105 dollarët që, sipas tij, i ka dhënë fëmijëve për Vitin e Ri. Por ajo përmendje ishte thjesht një mesazh i heshtur: “Ta hedh ndonjë kockë kur dua dhe të lë pa asgjë kur nuk dua.”
Ai nuk e di që fëmijët tanë kanë të drejta ndërkombëtare, dhe kushdo që është në atë pozicion ka detyrimin ligjor dhe moral për t’i zbatuar. Ne nuk kemi nevojë për lëmoshë – as ne, as fëmijët tanë.

Nuk di çfarë të them më shumë. Ai është i pari i vendit, duhet të jetë përfaqësues i të gjithëve, gjithëpërfshirës, pa dallime raciale, fetare apo politike. Nuk mund të quhet dikush “budalla” vetëm sepse është kundër tij. Fjalët nuk janë thjesht fjalë ato formësojnë mendësinë e një shoqërie. Nëse ai ofendon fëmijën tim, çfarë mesazhi i jep shoqërisë? Ai po i thotë shoqërisë të tregojë me gisht, të përçmojë, të përjashtojë.
Çfarë të bëjmë? Të biem në nivelin e tij? Të bërtasim, të ulërasim? Jo, nuk ia vlen. Është maskarallëk, është papërgjegjshmëri e pastër.

Kur përmendi lekët, ajo më vrau më shumë. Ma nisën edhe me link. Kur tha “mbyll gojën dhe mos fol, se të lë pa lekë, pa bukë…” – në çdo kuptim ishte kërcënim. Nuk mund të rrija pa folur. Jam i tronditur. Nuk kam fjetur gjithë natën. Mbyll sytë, hap e mbyll telefonin, dhe kam ardhur që në shtatë te ju.
Nuk di më çfarë të them. Kur këtë ta thotë i pari i vendit, çfarë t’u them të tjerëve? Kam shtatë vite që përpiqem për ndryshim në rrjetet sociale, për një shoqëri më të drejtë. Tani del ai, më ofendon fëmijën dhe mua si prind… Dhe unë tani të them ndonjë fjalë? Nuk ia vlen. Është turp.

“U mundua të më blinte i gjati”, Rama i kthehet Vrenozit: Po pse kot e thashë unë që është 1-shi i vërtetë i PD-së. I takon kapelja e bufit deri në 11 maj

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deklaratës së simpatizantit demokrat, Ilir Vrenozi gjatë takimit të Sali Berishës në Korçë.

Vrenozi përdori një gjuhë ofenduese dhe të rëndë ndaj kryeministrit kur mori fjalën.

“Që ta çojmë tek 5 do të votojmë 1. Doktor Berisha, legjenda e demokratëve mirë se erdhe. Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh. Do të lind një shpresë e re, një pranverë e madhe. E besoj ma ndjen shpirti këtë ndryshim. E them si një njeri i thjeshtë, i varfër si qindra mijëra të tjerë. Komunizmi dhe rilindja është pjella më e keqe e vendit tim. Ndaj duhet ta rrëzojmë këtë klik dhe Shqipërisë t’i bëjmë nder. E ndjej demokracia do të fitojë përsëri. Ndryshimin do ta bëjmë ne dhe diaspora, do ta nxjerrim në dritë nën Shqipërinë.

Tani po ju flas ju flas si një Vrenoz që është rritur me trahana dhe fasule. U mundua të më blinte i gjati, ky karagjoz, por un jam i djathë o çyryk dhe jam krenar që kokën dot s’ma ulë. Ti me shitblejre je mësuar. Po dje mo si ju tha fëmijëve më shihni nudo, u trondita dhe si prind po ta them një fjalë o i gjatë, si nuk të erdhi turp, si nuk tu dhimbsën fëmijët”, tha Vrenozi.

Rama e ka ironizuar deklaratën e Vrenozit duke e quajtur 1-shin e vërtetë të Partisë Demokratike.

“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës. Po ju si mendoni?”, ka shkruar Rama.

Deklarata për aυt ikët/ Tupja:  Ç njerëzore, Rama i vuri vulën ρërbindshmërisë së tij!

Deklarata për autikët/ Tupja: Çnjerëzore, Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij!

Duket se Edi Rama nga ofendimi i burrave shqiptarë duke i quajtur “çyrykë”, ditën e sotme kaloi në një term edhe më skandaloz. Ai fyeu rëndë njerëzit me aftësi ndryshe duke përdorur termin “autik” për ata që votojnë opozitën në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Profesori Edmond Tupja, i cili ka një djalë autik, në një prononcim për Syri Tv, u shpreh se me deklarata e sotme vetëm sa i ‘vë vulën’, monstruozitetit të kryeministrit, që tregon qartë se ai urren jo vetëm veten e tij, por edhe njerëzit në përgjithësi.

Tupja thotë se Rama nuk ka dhembshuri për njeri, duke shtuar faktin se ai është një personazh i neveritshëm dhe i rrezikshëm për psikozën e tij, jo vetëm kombëtarisht por edhe ndërkombëtarisht.

“Për ata që kanë mend për të kuptuar e gjykuar kjo tregon se kemi një kryeministër çnjerëzor, në përmasa të jashtëzakonshme, nuk ka dhembshuri për njeriun. Ai ka një problem të madh me vetveten, urren edhe vetveten, edhe të tjerët i urren. Është shoqërisht i rrezikshëm, ndërkombëtarisht i rrezikshëm. Nuk ka dhembshuri për tjetrin, është sadist. Kjo është një fyerje për mua dhe prindërve me fëmijë ndryshe, që kanë defekte fizike ose psikike. Zhgënjyese dhe çnjerëzore. Kur hapa fjalorin një ditë, te fjala një epitet, përbindësh. Monstër. Përkufizimi i fjalës përbindësh në fjalor: ‘Njeri i pashpirt, mizor dhe i neveritshëm’. Me këtë që ka bërë ai, Edi Rama është i neveritshëm, më vjen për të vjellë. I vuri vulën përbindshmërisë së tij’, u shpreh profesor Edmond Tupja

Këmbimi valutor, 23 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86 lekë dhe do shitet me 87.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.3 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.4 lekë dhe do shitet me 115.7 lekë.

Stambolli tronditet nga tërmeti i fuqishëm, deklarata e parë nga Erdogan

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi Stambollin të mërkurën, duke tronditur qytetin dhe provincat përreth, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Tërmeti, epiqendra e të cilit u përcaktua nga Departamenti i Tërmeteve të Presidencës së Fatkeqësive dhe Emergjencave të ishte në Detin Marmara, në brigjet e lagjes Silivri të Stambollit, u ndje edhe në Sakarya. Me tërmetin e ndodhur në orën 12.49, qytetarët kanë dalë nga banesat dhe vendet e punës. Qytetarët tentuan të merrnin informacione duke telefonuar në telefon të afërmit e tyre. Qytetarët të cilët ishin në frikë të madhe filluan të prisnin në zona bosh

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në deklaratën e tij të parë pas tërmetit në Stamboll tha: “Unë u përcjell qytetarëve tanë dëshirat e mia për një shërim të shpejtë, ne po ndjekim nga afër zhvillimet”.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Uraoğlu bëri deklaratën e tij të parë pas tërmetit të fortë.

“Gjatë inspektimeve tona fillestare, nuk u gjet asnjë dëmtim apo situatë negative në autostradat, aeroportet, trenat dhe metrotë tona”, tha ai.