E joshi Italia/ Lara Kolturi “rinovon” për një tjetër vit, do vazhdojë të garojë për flamurin kuqezi

Lara Kolturi do të vazhdojë të përfaqësojë Shqipërinë në ski. Pavarësisht se ishte njoftuar dëshira e skiatores italiane për t’u larguar, Federata e Skive ka njoftuar lajmin e mirë për rinovimin e kontratës.

Kolturi do vazhdojë kështu edhe për të paktën 1 vit duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

“Një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të skive. Është arritur një marrëveshje që atletja Lara Kolturi të vazhdojë të garojë për Shqipërinë dhe për sezonin 2025-2026.

Po punohet intensivisht për detajet e kontratës. I urojmë Larës suksese në shkollë këto ditë, përveç sportit dhe karrierës në sport Lara mbyll këtë vit studimet e shkollës së mesme. Suksese Larës dhe Shqipërisë në Lojërat Olimpike”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Skive.

Me “Ferrari”, apartament luksoz e lokale të shtrenjta/ Jeta e Eris Mehmetajt në Dubai

Eris Mehmetaj personi që ra në pranga nga policia e Tiranës lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj pak ditë më parë në Vlorë, duket se bënte një jetë luksoze.

Nga një vëzhgim në rrjetet e tij sociale, Mehmetaj ka publikuar disa fotografi nga Dubai, ku shfaqet edhe me një makinë të shtrenjtë.

Mehmetaj thuhet se ishte mik me Roan Brahimin, një emër i njohur për drejtësinë, i cili një vit më parë u ekzekutua në mes të Athinës. Nga hetimet, ka rezultuar se Mehmetaj i ka siguruar makinën me të cilin lëvizi autori i vrasjes së 58-vjeçarit në Vlorë, të cilës i kishte ndërruar edhe targat.

Të ndarë prej një viti, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj rikthehen në krahët e njëri-tjetrit? Bëhen virale pamjet e dyshes

Prej gati një viti, dyshja shumë e njohur për publikun, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj nuk janë më me njërin-tjetrin.

Ndonëse nuk folën asnjëherë publikisht për ndarjen e tyre, në disa intervista vetë Heidi është shprehur se është mirë duke lënë të nënkuptuar se gjithçka me Romeon ka marrë fund.

Mirëpo së fundmi çifti janë parë në të njëjtin ambient gjatë një koncerti të këngëtarit Dren Abazajt.

Nuk dihet nëse kjo është vetëm një rastësi apo dyshja mund të jenë rikthyer përsëri në krahët e njëri-tjetrit.

Thuhet gjitjhashtu se fansave gjatë mbrëmjes nuk u ka shpëtuar pa vënë re, komunikimi me sy i moderatores dhe aktorit.

Disa pamje të tyre janë bërë virale, të cilat vërtetojnë se ata kanë qenë në të njëjtin lokal.

Kujtojmë se dyshimet se dyshja ishin ndarë nisën vëren e kaluar, në ditëlindjen e Romeo Veshajt, pasi nuk u pa që Heidi ta uronte publikisht.

Aludimeve u erdhi fundit kur të dy personazhet fshinë nga rrjetet sociale fotot me njëri-tjetrit.

Megjithatë kujtojmë se ata vazhdojnë të ndiqen ende në Instagram duke i lënë ndjekësit skeptikë për marrëdhënien e tyre.

Ndodh në Shqipëri: Banorët e fshatit mbledhin para dhe i ndërtojnë shtëpi nënës me 3 fëmijë jetimë, Bashkia i gjobit dhe i dërgon në Polici (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodrës, ku banorët e fshatit kanë përfunduar në Polici sepse kanë vendosur të ndihmojnë një nënë të ve me 3 fëmijë të mitur të ketë një strehë të sigurt. Madje, edhe janë gjobitur nga Bashkia Shkodër.

Një vit më parë tre fëmijët e mitur të moshës 8, 5 dhe 1 vjeç humbën babain e tyre pas një ataku kardiak dhe mbetën të vetëm me nënën, në kushte tmerrësisht të vështira jetese. Ata nuk kishin as një shtëpi të saktë për të qëndruar të sigurt.

Kështu, banorët e fshatit Trush të Bërdicës vendosën që të mbledhin para, të ndihmuar dhe nga këshilli i Xhamisë dhe nisën nga puna për ndërtimin e shtëpisë për familjen Alijahaj.

Siç shihet dhe nga pamjet, kur godina është ngritur në fazën e karabinasë, atje kanë zbarkuar inspektorët e Bashkisë së Shkodrës dhe kanë vendosur të gjobisin banorët për ndërtim të paligjshëm, si dhe kanë referuar materialet në Polici.

Punimet janë ndaluar sepse ligji nuk i lejon banorët të vazhdojnë më tej, për të ngritur një strehë të sigurtë për nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur, të mbetur jetimë, ndaj ata kërkojnë që Bashkia e Shkodrës të tërhiqet nga gjoba dhe vendimi për të zgjidhur rastin me Polici.

Banorët që kontribuan në këtë vepër bamirësie për ndërtimin e shtëpisë në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodër janë të vendosur që ta ndjekin këtë çështje deri në fund edhe përmes protestave deri në ndërtimin e plotë të shtëpisë për familjen Alijahaj me tre fëmijët e mitur.

VIDEO

Monika Kryemadhi: Kush më ndau nga Iliri s’i ka bërë llogaritë mirë, por do ta shohin pas 11 Majit

Gjatë një interviste në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në Dritare TV, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për marrëdhëniet aktuale me Ilir Metën, pas ndarjes.

Deklarata e saj erdhi në një kohë kur Meta është kandidat në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Kryemadhi vijon të jetë aktive në terren për të mbështetur fushatën e tij dhe të koalicionit “Shqipëria Madhështore”.

Monika Kryemadhi, u shpreh se historia e saj emocionale me Ilir Metën ka mbaruar, por do vazhdoj ta mbështes.

“Unë dhe Ilir Meta nuk kemi pasuri për të ndarë, nuk jemi të pasur pasuria jonë më e madh janë fëmijët tonë. Dy gjëra konsideronim më të fortat ne të dy emri dhe familja.

Nuk ka mes meje dhe Metës divorc për “show” e as për shtirje. Unë e kisha të vështirë deri sa e ndava mendjen pastaj isha shumë e qartë, ai që e nisi divorcin ai le ta komandojë për mua çdo gjë ka marrë fund.

Nuk ka më kthim pas për mua dhe Ilir Metën, unë tani do të eci vetëm përpara. Sigurisht që kafe do të pi me Metën sepse ne do të martojmë fëmijët e shumë gjëra të tjera. Marrëdhëniet e mia me Ilir Metën janë ndërprerë. Ata që nisën këtë divorc nuk i kanë bërë llogaritë mirë, por do e shikojnë pas 11 majit.

Mua Ilir Meta më la për Kushtetutën, tani ai të martohet me Kushtetutën dhe me ata që dëgjoi. Pasuria më e madhe e tij është vota. Historia ime emocionale me Ilir Metën ka mbaruar. Nuk kam asgjë për të ndarë me të. Ilir Metës t’i rrojë partia”,– u shpreh Kryemadhi.

POROSIA nga Dubai? Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, publikohet FOTOJA e personit që dyshohet se ndihmoi autorin për tu arratisur!

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë. 

Eris Mehmetaj nga Tropoja u ndalua pas hetimit të Policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi.

Mehmeti ishte mik me Roan Brahimin, i cili u ekzekutua në maj 2024 në Greqi.

Nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Mehmetit iu sekuestrua edhe një celular që pritet të zbardhë të dhëna për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë. 

Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Mendohet se arsyeja përse 58-vjeçari të jetë vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë.

Praktikisht, dyshohet se viktima informonte grupin rival të një personi të vrarë për vendndodhjen e tij që më pas shkaktoi një viktimë dhe ndezi gjakrat në Vlorë. 

Si ndodhi ngjarja?

Renato Hoxhaj u gjet i pajetë mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij.

Ai u ekzekutua me katër plumba, dy në kokë dhe dy të tjerë në trup.

58-vjeçari punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë së tij, punë të cilën e kishte lënë para një viti.

Policia ka marrë në pyetje 5 persona, mes tyre edhe bashkëjetuesen e tij.

Ajo tha për mediat se 58-vjeçari nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshtur.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona, mes tyre bashkëjetuesen e tij Klodiana Rakipaj.

Ajo tha për mediat se viktima nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshur.

Rakipaj ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre./VoxNews

Zbulim i PAPRITUR shumë afër Tokës, reagojnë shkencëtarët!

Një re molekulare e padukshme, e cila mund të ndihmojë në kuptimin e mënyrës se si formohen yjet dhe planetët, është zbuluar papritur shumë afër Tokës. Reja e gazit, e quajtur Eos sipas perëndeshës së agimit në mitologjinë greke, është aq e madhe sa do të mbulonte një sipërfaqe sa 40 herë madhësia e hënës nëse do të ishte e dukshme me sy të lirë. Studiuesit raportojnë se ajo ka një masë rreth 3.400 herë më të madhe se ajo e diellit.

“Në astronomi, të shohësh të padukshmen zakonisht nënkupton të shikosh më thellë me teleskopë gjithnjë e më të ndjeshëm,”-tha bashkautori i studimit, Thomas Haworth, astrofizikan në Queen Mary University of London. “Por kjo re ishte në oborrin tonë kozmik, dhe thjesht na kishte shpëtuar nga sytë.” Reja Eos nuk u zbulua më herët sepse përmban shumë pak monoksid karboni, molekulën që zakonisht përdoret për të identifikuar re molekulare dhe për pasojë nuk emeton dritën karakteristike që teleskopët tanë e kapin lehtë. Çelësi i zbulimit ishte kërkimi i dritës ultravjollcë të lëshuar nga hidrogjeni në këtë re.

“Arsyeja pse ia dolëm ta kapnim këtë herë është sepse pamë me një ‘ngjyrë’ tjetër drite,”-shtoi Haworth. Zbulimi i Eos u bë duke analizuar të dhëna të reja nga spektrografi i dritës ultraviolet FIMS-SPEAR, një instrument në satelitin korean STSAT-1. Sipas Blakesley Burkhart, autore kryesore e studimit dhe pedagoge në Universitetin Rutgers, ky është “molekuli i parë i zbuluar ndonjëherë duke përdorur direkt emetimin ultravjollcë të hidrogjenit molekular.”

“Kjo re po ndriçon në errësirë,”-tha Burkhart. “Afërsia e saj me Tokën na jep një mundësi të rrallë për të studiuar nga afër se si pluhuri dhe gazi ndëryjor transformohen në yje dhe planetë.” Astronomët besonin se e kishin hartuar mirë hapësirën brenda një distance prej 1.600 vite drite nga Dielli. Megjithatë, Eos ndodhet 300 vite drite larg, më afër se çdo re tjetër molekulare e njohur deri tani. “Është e çuditshme të zbulosh diçka kaq të madhe kaq afër nesh që nuk e kishim parë më parë,”-tha Melissa McClure, asistente profesore në Universitetin e Leiden në Holandë.

Perla nga ish “pronarja” e madhe Monika Kryemadhi: Fëmijët janë kthyer në Shqipëri, po merren me biznes pronash. Por s’e kanë të lehtë se i paragjykojnë sikur po pastrojnë paratë tona

Monika Kryemadhi ka folur hapur për jetën e fëmijëve të saj dhe për biznesin që ata kanë nisur në fushën e pasurive të paluajtshme.

Në një intervistë në emisionin Quo Vadis, ajo zbulon se të tre jetojnë me të në Shqipëri dhe se kanë krijuar një startup që synon të institucionalizojë një platformë dixhitale për pronat, ku përdoruesit mund të shohin të gjithë historikun ligjor të pasurive.

Sipas Kryemadhit, platforma është ndërtuar në 15 gjuhë të botës dhe është menduar si një mundësi marketingu për tregje rajonale dhe ndërkombëtare.

Deputetja u ndal edhe tek vështirësitë që ata kanë përjetuar të cilët, siç thotë ajo, janë diskriminuar për shkak se janë fëmijët e Monikës dhe Ilir Metës.

Ajo thotë se çdo gjë që hapet, regjistrohet në emrin e tyre, mediat e nxjerrin si pastrim parash. Deputetja u shpreh se djalin e sheh më shumë të përfshirë në politikë.

Kryemadhi: Janë kthyer. Punojnë këtu.

Borakaj: Jetojnë me ty?

Kryemadhi: Jetojnë me mua. Kanë hapur një biznes të tyrin. Është shumë e vështirë sepse njerëzit këtu janë shumë diskriminues për shkak se janë fëmijët e Monikës dhe Ilir Metës.

Borakaj: Çfarë biznesi kanë?

Kryemadhi: Ata ndërtuan një start-up sa i përket Real Estate, për të institucionalizuar një faqe të vendosjes së gjithë pronave në site, ku duhet të shikosh gjithë historinë e pronave. Është në 15 gjuhë të botës dhe mund të shërbejë edhe për marketing, jo vetëm në rajon, por edhe në vende të tjera.

Më pas ndodhën edhe këto ngjarjet familjare, dy 25-vjeçarë me babanë në burg, prindërit të divorcuar, një shtëpi të sekuestruar, një gjyshe që është prapë nën hetim. Pra, një familje që emocionalisht nuk e përballon dot. Çdo gjë që hapet dhe regjistrohet në emrin e tyre, mediat nxjerrin pastrim parash.

Borakaj: Kush i ngjan më shumë Monikës?

Kryemadhi: Era. Bora është si Iliri, racionale dhe shumë e përgjegjshme.

Borakaj: Kë shikon në politikë nga të tre?

Kryemadhi: Besarin. Edhe pse ka qenë më i tërhequri, Besari bën analizën e gjërave në mënyrë shumë të ftohtë.

HlSTORlA tro/nditëse në famiIjen shqiptare/ G. rυaja trαd. htonte b.υrrin, të D ASΗUTlT i jepte edhe ναjzën 14-ν jeçare

Një ngj/arje e rë/ndë mësohet të ketë ndodhur në një familje shqiptare në Drenas të Kosovës.

Një 14-vjeçare dyshohet se është dhu/nuar nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe nëna e saj, e dashura e burrit.

Për këtë arsye, kanë përfunduar të dy në pr/anga.

Burime brenda Pro/kurorisë së Kosovës kanë bërë të ditur se gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje

jashtëma/rtesore me burrin që i dhu/noi vajzën, me dijeninë e saj.


Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia,

ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka k/ryer marrëdhënie se/ksuale edhe me 14-vjeçaren.

Mediat kosovare mësojnë se babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe burri i gruas së dyshuar ka të me/ta men/dore.

Po ashtu, gruaja e dyshuar ka edhe fëmijë të tjerë me burrin me të cilin është e martuar.

Teksa gruaja dhe i dashuri i saj janë në par/aburgim, vajza gjendet në str/ehimore.

Burimet brenda Pro/kurorisë së Shtetit bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia që shteti t’i marrë nën përkujdesje edhe fëmijët e tjerë.

Motrat binjake në “g arë” për të mbetur sht.àt zënë me të njëjtin b. υrrë

Anna dhe Lucy DeCinque njihen si “binjaket më identike në botë” sepse duken dhe sillen shumë njësoj, madje ndajnë edhe një të fejuar që duan ta kenë babain e fëmijëve të tyre.

Binjaket më identike në botë shijuan një mbrëmje takimi me të dashurin e tyre të përbashkët këtë muaj.

Anna dhe Lucy DeCinque dolën në një restorant elegant me të fejuarin e tyre të përbashkët Ben Byrne.

Motrat 37-vjeçare, nga Perth në Australi, kishin veshur fustane blu për të shënuar këtë rast të veçantë.

Look-un e tyre e kishin kompletuar me bizhuteri ari, duke përfshirë një palë vathë të ndezur.

Binjaket postuan foton nga darka në Instagram me mbishkrimin: “Gjërat e mira vijnë në tre”.

Më shumë se 1,400 fansa e pëlqyen postimin, me shumë të tjerë që vërshuan me komente mbi veshjet.

Një fans shkroi: “Ju djema dukeni shumë të lezetshëm.”

Dhe një tjetër shtoi: “Partneri juaj është shumë me fat”.

Anna dhe Lucy, të cilët thonë se “ndajnë gjithçka së bashku” dhe “nuk mund të ndahen kurrë”, janë të dyja të fejuara me Ben Byrne.

Postimi vjen pasi dyshja zbuluan në prill të dyja po përpiqen të kenë një fëmijë në të njëjtën kohë me partnerin e tyre të përbashkët.

Motrat, të cilat bëjnë dush dhe madje përdorin tualetin së bashku, kanë qenë me burrin e tyre për 11 vjet.

Të tre flenë së bashku në të njëjtin shtrat të madh çdo natë, dhe motrat po përpiqen në mënyrë aktive të mbeten shtatzënë.