Aleati i Sali Berishës largohet nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”: Nuk na ftojnë në takime!

Kryetari i Partisë Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni, ka vendosur të largohet nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e drejtuar nga Sali Berisha.

Me një letër dërguar kryetarit të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirijan Celibashit, Shtjefni shpjegon se koaliconi nuk ka funksionuar që prej ditës së parë të marrëveshjes.

Gjithashtu, thekson se në çdo takim që zhvillohen nëpër qytete, Partia Ora e Shqipëirsë nuk ka qenë e ftuar dhe për këtë arsye kanë vendosur të largohen.

Dokumenti i dërguar në KQZ:

I nderuar Z.Kryekomisioner! Ju njoftoj se Partia Ora e Shqiperise ne Kualicion me Alencen per Shqiperine Madheshtore nuk ka funksionuar qe diten kur eshte firmosur marreveshja!

Aleanca per Shqiperine madheshtore nuk ka future ne listen e hapur Kryetarin e partise, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqiperise ne hapjen e fushates elektorale, por Kryetari I partise mori pjese i pa ftuar ne takim.

Aleati i Sali Berishës largohet nga koalicioni “Aleanca për

Sot ne takim me partite e koalicionit nuk e fton Partine Ora e Shqiperise ne takimin e rradhes!

Ne keto kushte, kjo Aleance ka shkelur marreveshjen me Partine Ora e Shqiperise, prandaj kerkojme largimin nga ky Koalicion qe nuk respekton marreveshjen me aleatet e tij.

Shuhet At Alejandro Greco, kryepeshkopi arbëresh i shqiptarëve të Argjentinës

Me dhimbje të thellë, komuniteti arbëresh në Argjentinë dhe Amerikën Latine njofton humbjen e At Alejandro Greco, Kryepeshkopit të shqiptarëve në këto rajone, i cili ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme. Lajmi u shpërnda përmes faqes zyrtare në facebook të Kryepeshkopit ku u shpreh pikëllimi i thellë për këtë humbje të madhe që ka tronditur të gjithë besimtarët dhe shoqërinë arbëreshe.

At Alejandro Greco ka qenë një figurë e shquar dhe udhëheqëse e dashur për shqiptarët e diaspora, i cili ka kontribuar gjatë gjithë jetës së tij në forcimin e lidhjeve mes komunitetit arbëresh dhe Shqipërisë, si dhe në ruajtjen dhe kultivimin e traditave, gjuhës dhe besimeve fetare të shqiptarëve në Amerikën Latine. Angazhimi i tij i palodhur në shërbim të bashkësisë shpirtërore dhe kulturore ka lënë një gjurmë të thellë që do të mbahet mend për shumë breza.

Për të nderuar kujtimin e tij, do të mbahet një homazh në shtëpinë e ngushëllimit “Vicente Scilingo” (Forest 906), në Buenos Aires, Argjentinë, më 21 prill, nga ora 9:00 deri në 11:00. Më pas, do të zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e Chacarita.

At Greco ishte jo vetëm një udhëheqës shpirtëror, por gjithashtu një mbështetës i pasionuar i forcimit të identitetit kulturor të shqiptarëve në diasporë. Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh, por trashëgimia e tij do të vazhdojë të jetojë përmes veprave të tij dhe ndikimit të tij në komunitetin arbëresh.

Komuniteti arbëresh, shqiptarët e diasporës dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan, do ta kujtojnë gjithmonë At Alejandro Grecon për devotshmërinë dhe dedikimin e tij të pashoq për shqiptarët dhe misionin e tij fetar.

“Më fal mami dhe babi…”, LETRA e LAMTUMIRËS që 17-vjeçari nga Gjirokastra u kishte lënë në shtëpi para se të υr*s te υeten!

Një letër ku i kërkonte falje të gjithëve është lënë nga 17-vjeçari Vehip Peçi, para se ky i fundit të ndërmerrte aktin tragjik duke i dhënë fund jetës në dhomën e banesës së tij.

I riu nga Gjirokastra, me nota të shkëlqyera në mësime, një ditë më parë u gjet i varur nga familjarët.

Ndonëse ata e dërguan me urgjencë drejt spitalit rajonal të Gjirokastër, ai nuk arriti të mbijetonte dhe mjekët konfirmuan se 17-vjeçari kishte ndërruar jetë para se të mbërrite te bluzat e bardha.

Prej kohësh ai ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike dhe shqetësimin mësohet se ia kishte treguar edhe miqve të tij.

17-vjeçari kishte paralajmëruar aktin tragjik dhe ia kishte rrëfyer mendimet që i qarkullonin në kokë miqve të tij më të afërt, por këta të fundit asnjëherë nuk e kishin menduar se shoku i tyre do të ishte i aftë të ndërmerrte këtë akt ekstrem.

Ndërkohë, që në dhomën e 17-vjeçarit grupi i hetuesve ka gjetur disa shënimet të tija ku dhe i kërkonte falje prindërve, mësuesve, psikologes që e ka trajtuar, madje dhe miqve të tij, për shqetësimet që mendonte se i kishte shkaktuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme 20 prill, ku rreth mesditës familjarët e gjetën të varur 17-vjeçarin. Ai jetonte në një shtëpi të vogël në fshatin Valare së bashku me të ëmën,  dhe dy motrat, pasi babai shkonte në emigracion për t’iu siguruar atyre të ardhura.

Familja Peçi kishin jetuar një periudhë të shkurtër në qytetin e Sarandës, para se të zhvendoseshin në fshatin Valare. Thuhet se i mituri edhe kur ishte në Sarandë, gjatë kohës që vazhdonte shkollën 9-vjeçare, bullizohej vazhdimisht nga bashkëmoshatarët e tij.

Ky fakt ishte kthyer në shqetësim për vetë të miturin, por edhe familjarët e tij, të cilët më pas u detyruan që të ktheheshin sërish në Gjirokastër.

Gjithashtu, ai vazhdonte studimet në shkollën “Siri Shapllo” në Gjirokastër dhe mësohet se ishte një nxënës me nota të larta.

Kujtojmë se gjimnazi në të cilin adoleshenti shkonte nuk është një emër i panjohur. Pasi jo më larg se dy muaj më parë, një nxënëse e të njëjtës shkolle, 17-vjeçarja Irsa Muçollari vrau veten pasi kishte rënë pre e bullizimit.

Nuk dihet nëse edhe Vehip Peçi bullizohej në ambientet e këtij institucioni apo jo. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Grupi i Brilant Martinaj dh υnoi Roan Brahimin”/ Gazetari zbulon si nisi përρΙasja mes grupeve kri. minale

Më 17 prill, në Lezhë u ekzekutua në një atentat mafioz Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi. Një orë pas atentatit që tronditi Lezhën, katër të rinj u plagosën në Lundër. Mes të plagosurve janë edhe dy vëllezër të mitur.

Policia ka dyshime se katër personat janë plagosur gabimisht, pasi dyshohet se shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit.

Ky i fundit u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe djalit të tij. Roan Brahimi njihej edhe si armiku i përbetuar i Ervis Martinaj, fati i të cilit është mister prej gushtit të vitit 2022.

Gazetari Esido Barkaj, ka shpjeguar se si ka nisur hasmëria mes dy grupeve rivale. Roan Brahimi, i kishte një shumë parash borxh kushëririt të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj (i ekzekutuar më 17 korrik 2022). Grupi i Brilantit më pas e ka kapur dhe dhunuar Roan Brahimin, ndërsa ky i fundit mesa duket nuk ia fali.

Esido Barkaj: Në Lezhë mbeti i vrarë babi i Roan Brahimit. Roan Brahimi ishte një eksponent i lidhur me botën e krimit, shpesh ka sjellë edhe përplasje mes grupeve të ashpra të zonës. Bandat kriminale që operonin në zonën e Lezhës, Laçit ishin banda të frikshme. Ka pasur përplasje të ashpra me grupin kriminal të Ervis Martinaj. Zanafilla nis para disa vitesh. Dyshohet se Roan Brahimi kishte një shumë borxh ngaj Brilant Martinaj. Ai u kap nga grupi i Brilantitt, u dhunua dhe poshtërua nga disa veprime të pahijshme. Kjo mesa duket nuk është pranuar nga Roan Brahimi.

Në lidhje me atentatin e trefishtë në Fushë Krujë ku mbeti i vrarë edhe Brilant Martinaj dyshohet se fshihej Roan Brahimi për shkak të përplasjeve të ashpra që kanë pasur. Vijon më pas saga kriminale. Është vrasja e Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Bejtja dyshohet se ishte pjesë e grupit të Martinajt dhe dyshohet se pas ekzekutimit të tij fshihet Roan Brahimi. Sa i takon atentatit në Tiranë, për policinë një pistë e fortë mbetet ajo e ngatërimit të shënjestrës. Në zonën e Lundrës jeton edhe e veja e Roan Brahimit. Të katër personat e plagosur nuk kanë të shkuar kriminale dhe nuk kanë pasur probleme të tjera. Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera.

Roan Brahimi njihet si armiku i përbetuar i Ervis Martinjat? A është gjallë Ervis Martinaj?

Esido Barkaj: Është e vështirë të thuhet në momentin që nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Një ultimatum që u vendos nga Rama për Rrumbullakun ishte që të zbardhej e vërteta për Martinajn brenda 100 ditësh. Nuk morëm asnjëherë një përgjigje. Unë dyshoj se policia e ka një indicie për fatin e Martinaj nëse ai është gjallë apo i vdekur. Kjo nuk mund të diskutohet publikisht nga unë apo kolegët e mi në momentin që nuk kemi një version zyrtar. Është një mister, i cili nuk mendoj se do zgjasë shumë. Mund të kemi një pergjigje në lidhje me fatin e tij shumë shpejt.

“Më kujtohet kur isha Iakυ riq…”- Batuta mes Ramës dhe Majkos! Deputeti i PS: Ky i ka mundur kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne

Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

I pranishëm ishte edhe Pandeli Majko, i cili kujtoi kohët e vjetra me Edi Ramën. Por ndërsa po fliste Majko, Rama tha: “Mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorën ata…”

Pandeli Majko: Kemi një çështje të hapur, që është të qenit pranë jush. Ne e dimë që një pjesë e juaja këtu ndihën më të vetmuar, megjithëse ka rrjete sociale, ndjeni më të shqetësuar përsa i përket ku do shkoj me shkollën, si do filloj një punë,. Kjo fushatë është fushatë e dfetajebe njerëzore. Jo e mitingjeve. Unë nuk do e them fjalën buf…Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante

Edi Rama: Mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorën ata…

Pandeli Majko: E tha vetë! Kështu që kur bënim debat me kolegët e PD i thashë ky ju ka mundur edhe kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne.

E rëndë në Francë, ekze kυtohet me ar më 19-vjeçari shqiptar

Francë mbrëmjen e së dielës, ku një i ri shqiptar vetëm 19 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në rrugë, në zonën e stacionit të trenit SNCF, konkretisht në Avenue Charras. Sipas mediave franceze, autori ka qëlluar ndaj viktimës nga një makinë në lëvizje dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ai u shpall i vdekur nga mjekët e urgjencës pak para orës 20:30. Burime policore thanë për mediat lokale se i riu shqiptar nuk ishte i njohur më parë për autoritetet dhe nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë. Për hetimin e ngjarjes është angazhuar Divizioni për Kriminalitet të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS), që ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Identieti i viktimës nuk është bërë me dije nga mediat franceze.

Motivet e këtij ekzekutimi të rëndë nuk janë ende të qarta, por vendndodhja pranë një pike të njohur shpërndarjeje të lëndëve narkotike ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me prapaskena kriminale. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa autoritetet janë nën presion për të zbardhur sa më shpejt këtë vrasje që ndodhi në mes të rrugës, në një zonë të frekuentuar dhe në orare kur qarkullimi është ende i lartë./Ouest-france.fr

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 21 prill 2025, dollari amerikan, blihet me 86.4 lekë dhe shitet me 87.8 lekë.

Euro, blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99.2 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 105.2 lekë, ndërsa në shitje me 106.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 114.4 lekë dhe shitet me 115.6 lekë

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 62.1 lekë, ndërsa në shitje me 64.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 21 Prill 2025

DASHI
Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te gjitha keto do iu ndihmojne te merrni vendime te rendesishme. Beqaret duhet ta kerkojne ne cdo vend personin ideal. Do ta gjeni. Kujdes nga influenca negative e Marsit ne planin financiar. Shmangni me cdo kusht shpenzimet e tejskajshme.

DEMI
Mos qendroni per asnje moment vetem sot sepse jo vetem qe do merziteni dhe do bini ne pesimizem, por mund te lindin edhe mosmarreveshje me partnerin. Beqaret do te perjetojne ndjenja te thella per dike qe e kane njohur rishtazi. Shprehuni sa me shume. Qe te mos perballeni me surpriza te pakendshme ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur.

BINJAKET
Do keni deshire te dilni e te argetoheni sot. Partneri do ua plotesoje qejfin, por tregohuni te vemendshem sepse ai mund t’i hedhe syte edhe diku tjeter. Mund te lindin edhe skena xhelozie. Beqaret nuk do deshirojne te krijojne nje lidhje. Shfrytezojeni sa me shume lirine tuaj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rendesishme dhe do i rregulloni problemet qe keni pasur kohet e fundit.

GAFORRJA
Edhe sot lidhja juaj me partnerin nuk do jete e qendrueshme. Komunikimi do te zbehet dhe here pas here do e vini ne dyshim te ardhmen se bashku. Ambienti i beqareve do te favorizoje takimet. tregohuni me ta hapur dhe shprehni gjithmone ate qe mendoni per dike. Sinqeriteti do te vleresohet shume. Kujdes me financat. Duke dashur ta stabilizoni buxhetin mund te beni gabime te pafalshme.

LUANI
Jeta juaj ne cift do jete shume e lehte per t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshes dhe partneri nuk do rezistoje t’iu qendroje larg per asnje moment. Mund te beni plane edhe per ndonje udhetim se bashku. Beqaret eshte me mire te qendrojne edhe sot vetem sepse ne dashuri nuk do kene fat. As me financat nuk do i keni punet mire. Mos e teproni me shpenzimet.

VIRGJERESHA
Beni kujdes gjate kesaj dite mos bini ne rrjeten e dikujt tjeter. Personi do jete mjaft simpatik dhe terheqes dhe mund t’ua prishe mendjen. Mos harroni se keni dike ne krah i cili iu dashuron marrezisht. Beqaret do kene nje jete sentimentale te mbushur me emocione. Pergatituni per momente te mrekullueshme. Planetet do jene te favorshem per financat. Buxheti do te permiresohet.

PESHORJA
Marredhenia me partnerin do jete e mire. Do i kushtoni shume rendesi atij dhe do ia plotesoni te gjitha deshirat. Beqaret do joshin pa pushim dhe do arrijne ta bejne per vete ate qe deshirojne. Do kaloni momente te mrekullueshme dhe emocionet do jene te medha. Fati do iu buzeqeshe ne sektorin e financave. Do mund te beni transaksionet e nevojshme dhe te hiqni disa lek menjane.

AKREPI
Jeta juaj sentimentale nuk do jete shume e qete per shkak te turbullirave planetare. Do keni aq shume kerkesa saqe ai qe keni ne krah nuk do dije cfare te beje me pare. Nga darka gjerat mund te ndryshojne nese ndryshoni sjellje. Per beqaret nuk do kete asnje te re. Te ardhurat financiare do te rriten. Do merrni iniciativa, do jeni te vendosur dhe do limitoni rreziqet. Ju lumte!

SHIGJETARI
Kjo dite nuk do jete shume e favorshme per ata qe jane ne cift. Komunikimi do jete i veshtire dhe merzitja do te shtohet. Me shume sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmoje beqaret te joshin dhe te krijojne nje lidhje me nje person inteligjent dhe qe do i beje te ndihen mire. Keshillohuni me dike per financat dhe do gjeni nje burim tjeter per te rritur te ardhurat. Ju mundeni!

BRICJAPI
Nese jeni ne nje lidhje, jeta juaj nuk do jete dhe aq e qete. Ne fakt ndjeshmeria e tepert dhe etja per ngrohtesi do e nderlikojne marredhenien me partnerin tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nese jeni beqare nuk duhet te nxitoheni per asgje ne menyre qe mos zhgenjeheni nga dashuria. Do jeni shume te zotet me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses nje prove me rrezik.

UJORI
Nese keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo dite do jete mjaft e favorshme per te bere hapat e pare dhe per te vene cdo gje ne rregull. Do gjeni fjalet e duhura dhe cdo gje do rregullohet. Beqaret do jene te perkedhelurit e planeteve. Nje takim vendimtar do iu sjelle lumturine. Ne sektorin financiar do ndermerrni rreziqe por do ia dilni mbane me sukses. Besoni me teper tek fati!

PESHQIT
Nese nuk fiksoheni shume pas defekteve dhe te metave te partnerit tuaj, kjo dite do jete shume e kendshme per t’u jetuar. Mundohuni sa te mundni! Ambienti yjor do e shtoje deshiren e beqareve per te rimuar dashurine me perjetesine. Planetet do bejne gjithcka per ta realizuar kete. Edhe ne planin financiar do keni fat, por duhet me patjeter te shmangni marrjen e rreziqeve te medha.

“Balluku nuk erdhi në takimin e paralajmëruar”/ Banorët e Hotolishtit në protestë për aksin Elbasan-Qafë Thanë: Do bojkotojmë zgjedhjet!

Prej tetë muajsh pa përgjigje, banorët e Hotolishtit kanë bllokuar sot segmentin rrugor që kalon nëpër fshat, në shenjë proteste ndaj mungesës së transparencës për projektin e aksit Elbasan–Qafë Thanë.

Banorët kërkojnë sqarim të menjëhershëm për rrugën që, sipas tyre, në variantin aktual parashikon shembjen e rreth 30 shtëpive.

Ata propozojnë ndërtimin e një tuneli, që do të kishte ndikim minimal në jetën e komunitetit dhe mjedisin përreth.

Protestuesit janë të shqetësuar edhe për kompensimin e ofruar nga shteti, duke e cilësuar si të pamjaftueshëm për të rindërtuar banesat e tyre.

Një tjetër pikë kritike është kompensimi i tokave, për të cilat çmimi aktual prej 174 lekësh për metër katror është, sipas tyre, i papranueshëm.

Zemërimi i banorëve është përqendruar edhe ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ata shprehen të zhgënjyer që Balluku nuk iu përgjigj thirrjes për takim këtë të martë, ndonëse një vizitë e saj ishte paralajmëruar më herët.

“Veprimi i ministres Balluku për të mos ardhur dhe për të sqaruar këta banorë është një absurditet shumë i madh”, u shpreh një banor i zonës. Protestuesit paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve të 11 majit, nëse nuk merret një vendim i drejtë dhe transparent për projektin.