E la i dashuri në emision, ja si reagoi fermerja e Ferma VIP (Video)

Emocione të forta në “Ferma VIP”, Danela Shima, e cila që në hyrje kishte pohuar se zemra e saj i përkiste dikujt jashtë shtëpisë, u përball me një të vërtetë të hidhur.

Gjatë spektaklit, Luana lexoi një mesazh nga personi që Danela e konsideronte “të zemrës”. Por përmbajtja e tij tronditi jo vetëm Danelën, por edhe publikun:

“Nuk kemi qenë ndonjëherë në lidhje. Për mua nuk përbën asnjë problem se me kë afrohet Danela aty.”
E habitur dhe e zhgënjyer, Danela kërkoi të dinte identitetin e dërguesit, por Luana refuzoi ta zbulojë për shkak se bëhet fjalë për një person jo publik.

“Nga ana ime ka shumë dashuri. Nëse ai nuk më do, është problemi i tij. Ka qenë ai që ka insistuar të njihemi. Unë nuk e kërkova këtë gjë, ndodhi natyrshëm.”

Danela përfundoi reagimin e saj me një mesazh:

“Do vazhdoj më e fortë. S’pendohem për kohën që i kam dhënë, por mësova të mos i besoj kujtdo. Më vjen keq që ai humbi një vajzë si unë.”

VIDEO

‘U importua nga Holanda’/ Alarmi i RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer me “dioksid squfuri”!

Siguria e ushqimeve në Shqipëri duket se nuk ekziston! Në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar.

Njoftimi është bërë nga sistemi evropian RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin) më datë 10 prill.

Produkti me emrin “Palmsugar slices TD bg 200g” është i prodhuar në Tajlandë, ndërsa në Shqipëri është importuar nga Holanda. Por sërish nuk dihet se cila kompani e ka eksportuar në Shqipëri.

Sipas asaj që ka bërë me dije Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve në vendin tonë kanë hyrë 24 kg sheqer dhe e gjithë sasia është shitur.

“Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF“, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.

NJOFTIMI NGA RASFF:

“Jam e υ*rg jër…”/ Deklarata e Olës në Tapetin e Kuq shkakton të qeshura

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”.

Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar… Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”

Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë nuk duhet humbur.

Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, ish-banorja Ola u shpreh: Jam shumë e qetë dhe nga ana emocionale. Është shumë herët për t’u prononcuar

Ronaldo Sharka: Marëdhënie seksuale ke kryer?

Ola: Jo. Unë jam e virgjër…

ΡërΙ eshje me 4 të ρΙagosur në një burg në Itali, shqiptarët hapin me forcë portën e brendshme të rivalëve dhe…

Një përleshje mes të burgosurve të armatosur me shkopinj ka ndodhur brenda burgut Bassone në Como të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur pasdite e së premtes, kur një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve të tyre, tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.

Por, aksioni është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve.

Katër prej policëve, të cilët u plagosën, u trajtuan në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.

Për të rivendosur qetësinë, policia e burgut të Comos ka marrë përforcime nga Milano.

Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.

Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve.

Ndodh edhe një incident në finale: Vëllait të Madh i del situata nga kontrolli

Aktori Laert Vasili ka arritur të jetë një nga finalistët e Big Brother VIP Albania. Sonte, gjatë finales, Vëllai i Madh transmetoi një klip rrëfim për rrugëtimin e tij në shtëpi, pas të cilit Laerti u surprizua nga familjarët.

Por, gjatë këtij momenti emocional, ndodhi një incident teknik. Teksa Laerti takohej me të afërmit, banorët e tjerë ndodheshin në një nga dhomat e shtëpisë.

Për shkak të një gabimi, regjia lëshoi audion e mikrofonëve të tyre në transmetim direkt.

Në audio dëgjoheshin Gjesti dhe Rozana duke thënë: “Vëllai i Madh nuk është në monitor”.

Ky incident shton një tjetër moment të papritur në natën finale të spektaklit.

Tre herë më i madh se toka, mund të jetë i pasur me hidrogjen dhe ujë! Çfarë dimë për planetin e largët me 99.7% mundësi për jetë

Një zbulim i ri nga shkencëtarët britanikë ngjall shpresë për ekzistencën e jetës jashtë Tokës. Bëhet fjalë për planetin K2-18b, i cili ndodhet rreth 120 vite dritë larg dhe është tre herë më i madh se Toka.

K2-18b ndodhet në zonën e banueshme të yllit të tij, që do të thotë se mund të ketë temperaturë të përshtatshme për praninë e ujit të lëngshëm, një përbërës kyç për jetën. Sipas një studimi të publikuar në “The Astrophysical Journal Letters”, ky planet mund të jetë një botë “Hycean”, me një atmosferë të pasur me hidrogjen dhe sipërfaqe me ujë.

Duke përdorur teleskopin James Webb, studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit zbuluan gjurmë të substancave dimetil sulfidi (DMS) dhe dimetil disulfidi (DMDS), molekula që në Tokë prodhohen vetëm nga mikroorganizmat detarë. Kjo ka ngjallur entuziazëm në komunitetin shkencor si një nga sinjalet më të forta të mundshme për jetë jashtëtokësore.

Sidoqoftë, shkencëtarët po tregohen të kujdesshëm dhe theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar përfundimisht praninë e këtyre molekulave.

Sipas ekspertëve, nëse ka jetë në K2-18b, ajo ka gjasë të jetë shumë e thjeshtë, e ngjashme me format mikrobiale që ekzistonin në Tokë miliarda vite më parë. Madje, duke qenë se planeti rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq, krijesat mund të kenë sy më të ndjeshëm ndaj dritës.

RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar me dyoksid squfuri

Një tjetër skandal është zbuluar që tregon se sa të pasigurtë jemi për ushqimet që konsumojmë.

Mësohet se në tregun tonë është shitur sheqer palme i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar.

Njoftimi është bërë i ditur nga sistemi evropian Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) me datë 10 prill. Produkti bëhet me dije se tregohet me emrin Palmsugar slices TD bg 200g.

Sipas njoftimit produkti është prodhuar në Tajlandë. Në Shqipëri ka ardhur pasi është importuar nga Holanda nga një kompani emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga AKU. E gjithë sasia e sheqerit prej 24 kg është shitur.

“Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.

RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar

Rusia kërcënon Gjermaninë: “Futemi në luftë” po dërguat raketat Taurus në Ukrainë!

Rusia kërcënoi për herë të parë Berlinin, duke deklaruar se nëse goditen objektiva ruse me raketat gjermane Taurus, Rusia do ta konsiderojë këtë si përfshirje të drejtpërdrejtë të Gjermanisë në luftë.

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse thotë: “Me dërgimin e raketave Taurus, për në, Gjermania bëhet palë në luftë.

Përdorimi i këtyre raketave nuk është i mundur pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga ushtarët e Bundeswehrit, dhe ne këtë e dimë”.

Njeriu që pritet të kthehet në kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz është shprehur vazhdimisht në favor të furnizimit me raketa Taurus në Ukrainë.

Një lëvizje e tillë sakaq kundërshtohet me forcë nga partnerja e tij e mundshme e koalicionit, SPD-ja.

Vetëm pak ditë më parë, Merz e përsëriti përkrahjen e tij për dërgimin e raketave Taurus, por në koordinim me partnerët europianë.

“Unë gjithmonë kam thënë se këtë do ta bëj një gjë të tillë vetëm në konsultim me partnerët e mi europianë. Ushtria ukrainase duhet të dalë nga situata defensive, sepse ajo gjithmonë vetëm reagon, ndërkohë që duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vetë një pjesë të zhvillimeve që po ndodhin”, u shpreh Merz.

Kancelari në largim Olaf Scholz i pati refuzuar vazhdimisht kërkesat e Kievit për dërgimin e raketave të fuqishme gjatë mandatit të tij në detyrë, me argumentin se një hap i tillë, do ta përfshinte Gjermaninë në luftë.

Ekz* kυtohet 42-vjeçari në Athinë, ate ntati gjatë kohës kur filmonte veten në makinë

Një 42-vjeçar është ekzekutuar nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit në Athin

Top Channel ka siguruar videon ekskluzive kur shtetasi egjiptian vritet me armë zjarri. Sipas policisë greke, viktima ishte duke parkuar automjetin e tij në rrugën Skipi në lagjen Kalithea në momentin që u sulmua me disa plumba. Dy prej plumbave prekën trupin e tij, duke i shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë i 42-vjeçarit u gjet gjatë këtë mëngjes nga banorët e lagjes.

Mësohet se viktima kishte precedeentë penale për trafik droge ndaj dhe pista më e mundshme është ajo e larjes së hesapeve mes bandave të trafikut të drogës.

Video Player

Solidariteti i kolegëve të punës: I dhurojnë ditët e tyre të pushimit për shqiptarin e sëmurë

Një shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali, është duke u përballur me një sëmundje të rëndë e quajtur skleroza laterale amiotrofike.

Si pasojë Gëzimi. prej kohësh po qëndron i shtruar në Qendrën Klinike NeMo në Trento duke u përballur me sëmundjen e rëndë, por edhe të rrallë.

Në këto ditë të vështira për Gëzimin, kanë qenë kolegët e tij, me të cilët prej vite me radhë ka punuar në fabrikën e drurit, të cilët kanë ndërmarrë një nismë të veçantë.

Ata kanë vendosur që t’i dhurojnë shqiptarit të gjitha ditët e tyre të pushimit, përfshirë edhe lejet e mbledhura nga orët shtesë të punës.

Nga krevati i spitalit, me mirënjohje të thellë Gëzimi nuk ka qëndruar pa falenderuar të gjithë kolegët e tij, të cilët nuk e lanë vetëm në këtë moment të vështirë.

Lidhur me këtë gjest ka reaguar edhe Shoqata Italiane e Sklerozës Laterale Amiotrofike, e cila përmes një reagimi u shprehu mirënjohje kolegëve të shqiptarit.

Presidentja e kësaj shoqate. Fulvia Massimelli, e nismën si një shembull të fortë solidariteti dhe përgjegjësie sociale, duke demonstruar se si konteksti i punës mund të bëhet një vend kujdesi dhe afërsie, si dhe produktiviteti.