Realizoi golin e vetëm të sfidës dhe fitoi 7 duele me kundërshtarët, heroi Marash Kumbulla zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes”/ Ja nota dhe statistikat

Marash Kumbulla ishte heroi i Espanjolit në triumfin 1-0 ndaj Getafes, në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të La Ligës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 39-të, duke i siguruar 3 pikë tepër të rëndësishme skuadrës së tij.

Ky ishte goli i tretë në La Liga për Kumbullën, i cili u zgjodh edhe “Lojtari i Ndeshjes”, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Shqiptari u vlerësua me notën 8.1, teksa përveç golit, arriti të fitonte edhe 7 nga 9 duelet në total me kundërshtarët. Kumbulla u zëvendësua në minutën e 72-të të ndeshjes.

Festoi 27-vjetorin, Olsi Bylyku surprizohet nga e dashura në ditën e tij të lindjes! Me tortë në duar gazetarja…

Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe surprizën më të bukur patjetër që e ka marrë nga e dashura e tij, gazetarja Denada Lura.

Në mesin e shumë urimeve që ka postuar Olsi në Instagramin e tij për këtë 27-vjetor, shihet edhe një story, ku Denada me tortë në dorë përqafon aktorin pasi e ka surprizuar.

Kaq është dashur që ndjekësit ta admirojnë marrëdhënien e çiftit, i cili vetëm pak kohë më parë konfirmoi se ishin në krahët e njëri-tjetrit, edhe pse thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre ishin përhapur që nga ndarja e aktorit nga Egli Tako.

Kujtojmë që Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë në vëmendje të medias rozë së fundmi.

Një këngë e publikuar nga aktori i njohur bëri që rrjeti të shpërthejë akoma më shume duke pretenduar se projekti është një dedikim për Eglin, pasi teksti përshtatet me një periudhë dramatike që ajo po kalon.

Mirëpo vetë Olsi ka sqaruar njëherë e mirë situatën teksa ka dhënë një intervistë.

Ai është shprehur se gëzon respekt për ish-partneren e tij, mirëpo nuk ka nguruar të falënderojë edhe partneren e tij aktuale, Denada Lura e cila po përballon gjithë këtë zhurmë teksa shprehet:

Përtej opinion tim për ish-partneren time, përtej opinionit tim për situatën, në fakt ajo që më ka shqetësuar është që nuk ka pasur një koment për një partnere që unë kam në shtëpi dhe që i duron të gjitha këto gjërat. Që në fakt unë tek kjo intervista gjej rastin ta falenderoj për herë të parë. Se gjithmonë kemi ndaluar tek ajo historia ime që në fakt e kam pasur 19-vjeç dhe kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën absolute, dhe i uroj fitoren aty ku është,” u shpreh ai.

Përsa i përket Eglit, Olsi është shprehur se është shumë mirënjohës për periudhën 5-vjeçare që ata kanë kaluar së bashku duke shtuar se e vlerëson atë për vajzën që është.

Unë e vlerësoj shumë për gjithë fjalët që ka thënë për mua, se sigurisht kemi pasur një marrëdhënie 5-vjeçare. Një marrëdhënie si çdo marrëdhënie tjetër që ka pasur dhe respekt ka pasur debatin, ka pasur dhe kënaqësinë. Ka qenë periudhë shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës, kam bërë dhe dy projekte që janë shumë të suksesshme. I uroj suksese sepse është gocë me ego shumë të madhe dhe ambicie shumë të madhe,” tha Olsi Bylyku për Andale.

Deklarata e plotë:

Përtej opinion tim për ish-partneren time, përtej opinionit tim për situatën, në fakt ajo që më ka shqetësuar është që nuk ka pas një koment për një partnere që unë kam në shtëpi dhe që i duron të gjitha këto gjërat. Që në fakt unë tek kjo intervista gjej rastin ta falenderoj për herë të parë. Se gjithmonë kemi ndaluar tek ajo historia ime që në fakt e kam pasur 19-vjeç dhe kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën absolute, dhe i uroj fitoren aty ku është. Kemi ndaluar shumë tek unë tek ajo, si ka ndodh situate, a s’je ti faktori i ndryshimeve, debate, komente dhe kam thënë me veten time si nuk shkruajti njëri për ketë partnere që kam në shtëpi. Por edhe nëse nuk ma shkruan dikush, nuk ka problem se ja jap vetë gjithë atë mirënjohjen që kam për të dhe me thënë të drejtën ka qenë një nga gocat më të forta që unë kam njohur në jetën time. Për të vetmen gjë që jam pozitiv dhe mirënjohjes për partneren që kam në krah momentalisht është fakti i besimit që ka tek unë dhe që kurrsesi nuk është bërë palë e asnjë lloj gjëje me ngjarjet që kanë ndodhur me ish-partneren time, por ka qenë një besim për të krijuar atë gjënë që ne kemi tani dhe për ta çuar më tej atë.

Unë e vlerësoj shumë për gjithë fjalët që ka thënë për mua, se sigurisht kemi pasur një marrëdhënie 5-vjeçare. Një marrëdhënie si çdo marrëdhënie tjetër që ka pasur dhe respekt ka pasur debatin, ka pasur dhe kënaqësinë. Ka qenë periudhë shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës, kam bërë dhe dy projekte që janë shumë të suksesshme. I uroj suksese sepse është gocë me ego shumë të madhe dhe ambicie shumë të madhe

“Në Greqi ishim minus zero, jam rritur pa ushqime”- Rrëfimi i Uzunit: Në SHBA edhe që njerëzit ta njohin Shqipërinë për gjëra të mira

Myrto Uzuni u transferua në fillimin e këtij viti nga futbolli spanjoll në atë amerikan, duke firmosur me Ostin në MLS. Klubi pagoi klauzolën e tij prej 12,3 milionë dollarësh, duke e kthyer atë në blerjen rekord në historinë e tij. Një transferim në një kampionat të panjohur për Uzunin, ndërkohë që ishte një idhull i padiskutueshëm në radhët e Granadas në Spanjë.

“Te Granada unë fitova gjithçka. Lojtari më i mirë, numri 10, kapiten, golashënuesi më i mirë, unë fitova gjithçka. Emri im është aty. Unë theva rekorde me një klub 100-vjeçar, theva rekorde. Unë erdha këtu të vendos emrin tim në Ostin, më kuptoni?

Vendimi? Fola me familjen time. Isha me familjen pasi po festonim Vitin e Ri. Babai më tha “Shko, shko. Duhet të vendosësh emrin. Ti e ke vendosur emrin këtu, ke fituar gjithçka. Duhet të shkosh atje, të vendosësh emrin tënd. Gjëja më e rëndësishme është ajo çfarë do të lësh pas kur ta mbyllësh me futbollin””, shpjegoi Uzuni në një intervistë për faqen zyrtare të internetit të MLS.

Më pas, ai u ndal në rrugëtimin e tij të vështirë në jetë, me futbollin që ishte zgjidhja e vetme për të dhe familjen e tij.

“Unë nuk kam pasur kurrë një fëmijëri të mirë. Zgjidhja e vetme ishte futbolli. Historia ime nuk është aq e thjeshtë. Pasi ne nuk kishim asgjë. Ne ishim në zero. Dhe kur shkuam në Greqi ishim minus zero, pasi duhet të paguaje qiranë dhe kjo është e gjitha. Ndaj e vetmja zgjidhje në shtëpi isha unë.

Gjithçka për familjen? Padyshim, pasi familja ime ishte me mua kur nuk kisha asgjë. Ndaj ata janë të vetmit njerëz që më kanë parë të rritem pa ushqim dhe unë vendos emrin tim në çdo shtet ku kam qenë. Në Kroaci, në Hungari, në Spanjë. Kjo është arsyeja pse unë dëshiroj të vendos emrin tim këtu, pasi gjëja më e rëndësishme është kur ta mbarosh me futbollin, ajo që lë pas. Më e rëndësishmja është emri që ke vendosur kudo. Unë nuk dua që fëmijët e motrës time të rriten si unë pa ushqime, asgjë. Ndaj çdo gjë është fantastike tani”, tha Uzuni.

Por ai mbart mbi vete edhe nëj mision shumë të rëndësishëm, përtej aspektit personal. “Arsyeja pse unë dua të vendos emrin tim këtu në MLS është që të gjithë ta njohin Shqipërinë për gjëra të mira. Ndaj unë kam përgjegjësi edhe ndaj vendit tim që të jem këtu.

Trysni për vlerën rekord? Sigurisht, ka gjithmonë trysni. Padyshim, tani kam trysni më të lartë. Por unë e di, kjo është puna ime. Unë kam shumë vite që e bëj këtë, shënoj gola. Duhet pak kohë që të përshtatesh me një kampionat, me një vizion, por unë nuk kam dyshime te vetja. Jam besimplotë, unë besoj te vetja. Ndaj edhe golat do të vijnë”, ishin fjalët e Uzunit.

Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të ashpra të publikut.

Bllokimi erdhi menjëherë pas incidentit të bujshëm gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin në një moment të papritur, të transmetuar drejtpërdrejt në ekran. Ky veprim shkaktoi një valë kritikash dhe frustrimi nga publiku shqiptar, duke sjellë edhe pasoja në praninë e tij digjitale. Sidoqoftë, Jozi nuk vonoi shumë dhe pas rikthimit të profilit, publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihet pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Ai mban në kokë një plis të bardhë, i cili është stampuar me shqiponjën dykrenare – një simbol i fortë i identitetit kombëtar shqiptar.

Premtimi i Sali Berishës: S’ka asnjë çudi! Qeveria e ardhshme do t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura brenda 100 ditëve

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka premtuar shqiptarëve nga Dibra që do t’u kthejë, sipas tij, paratë e vjedhura.

Berisha u shpreh se paratë do të kthehen nga qeveria e ardhshme brenda 100 ditëve nga marrja e pushtetit.

“S’ka asnjë çudi, qeveria e ardhshme brenda 100 ditëve do tu kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura.

Miq, filozofia jonë, thelbi i këtij programi bazohet në parimin “paratë qytetarëve”. Sali Berisha s’ka shpikje, por zbaton parimin e hekurt për çdo qytetar. Kushdo që dyshon i them gjej një mësuese që nuk ju mbidyfishua rroga, gjej një mjek, një punonjës, gjej një pensionist.

Të kërkojë një me qiri, s’do e kërkojë kurrë”, tha Berisha.

Stresi ribashkohet me ish-bashkëshorten pas divorcit, Keisi rikthehet në Shqipëri! Lidhja problematike dhe ndarja e bujshme e ish-çiftit

Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re, që pritet të publikohet së shpejti. Në video, bie në sy prania e ish-së dashurës së tij, Kejsit, e cila duket se ka marrë rolin e vajzës kryesore në këtë projekt të ri muzikor që ngjan me një këngë dashurie.

keisi stresi

Për ndjekësit dhe fansat e çiftit dikur të dashur, kjo ishte një surprizë e madhe, duke qenë se Stresi e ka pranuar hapur në shumë intervista se Kejsi ka qenë vajza që ai ka dashur më shumë në jetë. Rishfaqja e saj në klip ka ndezur menjëherë reagime dhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre aktuale.

stresi keisi1

Nga ana tjetër, njerëzit në komente kanë mirëpritur ribashkimin e mundshëm mes tyre, i cili përflitej prej disa kohësh. Stresi dhe Kejsi kishin një histori të gjatë dashurie së bashku, e cila mori fund para disa vitesh. Megjithatë, Stresi nuk ka reshtur kurrë së thëni se e do atë dhe do dëshironte një ribashkim.

keisi kejsi (21)

Madje, gjatë qëndrimit të tij në “BBVK” ai tha se qëllimi i hyrjes në këtë format është ribashkimi me Kejsin. Po ashtu, kjo e fundit i dërgoi një video-mesazh.

keisi kejsi (4)

“Ked, këtë video po e bëj për ty pasi e kam parë që ke kërkuar një reagim prej meje. Pikë së pari, do të thosha që përsa i përket marrëdhënies sonë, gjithmonë kam dashur të qëndroj private dhe në këtë rast dua të njëjtën gjë. Kështu që, çfarë kemi ne për të diskutuar, mund ta flasim në privatësi kur të dalësh”, – thotë Kejsi.

keisi kejsi (20)

Mesa duket dyshja kanë folur pas daljes së Arkimedit dhe kanë lënë pas gabimet e të shkuarës. Mbase mund të jetë një rikthim, por mbase edhe një bashkëpunim. Reperi i njohur Stresi dhe ish-bashkëshortja e tij Kejsi, marrëdhënia e së cilëve po përflitet prej vitesh për ndarje dhe bashkime, duket se janë rikthyer përsëri në krah të njëri-tjetrit. Ka qenë një postim i reperit i cili ka ngritur dyshimet për këtë rikthim të dyshes.

stresi keisi

Teksa vetë Kejsi ka postuar një foton e saj dhe ka shkruar “së shpejti” duke bërë tag Stresin, ky i fundit e ka ripostuar në Instagramin e tij duke e shoqëruar me disa figura me zemra. Ndonëse ata të dy nuk kanë konfirmuar ndonjë ribashkim, kaq është dashur për fansat për të aluduar se çifti i kanë dhënë fund keqkuptimeve dhe i janë rikthyer romancës së tyre të shumë përfolur.

keisi kejsi (1)

Vlen të përmendet fakti se së fundmi qarkulloi në rrjet dhe një video ku dyshja u panë nëpër rrugët e Tiranës, nuk dihet ende nëse marrëdhënia mes tyre ka vijuar aty ku u la apo thjesht Kejsi dhe Stresi do të sjellin një projekt në bashkëpunim. Stresi dhe ish-partnerja e tij, Kejsi janë zyrtarisht të divorcuar. Reperi zbuloi se ishpartnerja e tij kishte bërë kërkesë në gjykatë për t’u ndarë dhe ai e ka zbuluar në momentin që i ka ardhur letra për t’u paraqitur në seancë.

keisi kejsi (22)

“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija se ç’ishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë…”, tha Stresi disa muaj më parë në një intervistë.

keisi kejsi (19)
keisi kejsi (18)
keisi kejsi (17)
keisi kejsi (16)
keisi kejsi (15)

“Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVA 4

Pak orë para finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, ish-banorja Briseida Xhelaj ka ngjallur debat në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, ajo ndau një foto nga hyrja e saj me partnerin Jori në shtëpinë e famshme, por ishte mbishkrimi ai që tërhoqi vëmendjen.

“Edhe pse fituesja doli në 29 Dhjetor… unë e di kush e ka të blerë çmimin”, shkroi Briseida, duke sugjeruar se fituesi është i paracaktuar.

Briseida dhe Jori ishin pjesë e “shtëpisë së 7 xhuxhëve”, një format paralel – por nuk arritën të bëheshin konkurrentë zyrtarë në garën kryesore.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta online, ndërsa publiku pret të zbulojë nëse parashikimi do të dalë i vërtetë. Finalistët e mbetur janë Rozana Radi, Gesti, Egli dhe Laerti.

Jul Deda e bën publike, ja kush e fiton “Big Brother VIP Albania 4”

Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, aktori i njohur Jul Deda ka bërë publike zgjedhjen e tij për fituesen ideale të këtij edicioni.

Përmes një InstaStory, ai ka ndarë një foto të Rozana Radit, duke i dedikuar disa fjalë të forta mbështetjeje:

“Rozana Radi, gruaja që dominoi këtë Big Brother. E meriton fitoren, jo thjesht sepse është një grua, por sepse është femra më e fortë në katër edicionet VIP të këtij formati,” – shkruan ai.

Kujtojmë se Jul Deda ka qenë “armiku” më i madh i çiftit Gjesti – Egli, duke i kritikuar shpesh në rrjetet sociale.

“Në këtë moshë, s’më duhet pushteti dhe nuk kam ambicie për para”- Berisha nga Dibra: Vij këtu si shërbëtori juaj! Ja misioni që kam, do e përmbush me nder dhe faqe të bardhë

Sali Berisha, ka deklaruar nga Dibra, se “në këtë moshë, s’më duhet pushteti dhe nuk kam ambicie për para”.

Ai theksoi se misioni i tij është të ndryshojë jetën e shqiptarëve, duke theksuar se do e përmbushë me faqe të bardhë dhe nder.

Berisha shtoi se “unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të realizoj çdo premtim”.

Sali Berisha: Kam nder të madh që përfaqësoj 25 forca të partive politike. Vij tek ju me sensin e shërbëtorit tuaj, me bindjen dhe vendosmërinë, me misionin për të bërë gjithçka që kjo situatë të përmbyset që Shqipëria dhe Dibra të kthehen në vendin e ëndrrës shqiptare.

Të bëhen të jetueshme dhe të mos braktisen si toka të shkreta nga bijtë, bijat, burrat dhe gratë e tyre. Në këtë moshë, nuk më duhet pushtet, skam ambicie për para dhe për luks, por kam një ambicie dhe mision të bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj, për të përmbushur me nder dhe faqe të bardhë para jush këtë mision unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të realizoj çdo premtim. Ju jap fjalë që ky program do të jetë realitet për ju.

21-vjeçari sυΙmohet për υdekje me th* kë pranë shtëpisë së tij

Një 21-vjeçar me origjinë egjiptiane është vrarë me thikë gjatë natës në qytetin italian Abbiategrasso, pranë Milanos. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur një banor i zonës, duke u kthyer në shtëpi, pa trupin e pajetë të të riut në një kompleksi banesash publike dhe thirri menjëherë për ndihmë.

Ai u gjet i plagosur rëndë në rrugën Bruno Fusè dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital. Mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan plagë të shumta me thikë në gjoks dhe krah, dhe viktima ndodhej pa ndjenja. Ai u transportua menjëherë në spital, ku fatkeqësisht pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. I riu, banor i zonës, jetonte shumë afër vendit ku u gjet i plagosur. Sipas autoriteteve, vendngjarja nuk mbulohet nga kamera sigurie, çka e vështirëson rindërtimin e plotë të dinamikës së krimit.

Një tjetër ngjarje e dyshimtë ndodhi rreth 40 minuta pas gjetjes së trupit: një 56-vjeçar denoncoi në polici se ishte sulmuar dhe rrahur nga disa persona të panjohur në të njëjtën rrugë, të cilët sipas tij, kanë tentuar t’i grabisin makinën. Autoritetet po hetojnë nëse ky episod ka lidhje me vrasjen e të riut. Hetimet vazhdojnë intensivisht, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga dhuna dhe pasiguria në zemër të qytetit