Një histori e bukur dashurie është rrëfyer nga një vajzë e re, e cila ka treguar se si e ka marrë propozimin për fejesë.
Kjo është historia e treguar për faqen tonë dhe është një histori e veçantë pasi tregon thjeshtësinë se si një vazjë e re është përballur me propozimin e mashkullit që ka vendosur ti dhurojë dashuri.
“Dashuria vjen edhe kur nuk e pret fare! Nuk është e thënë që njeriun e zèmrès duhet patjetër ta njohësh me vite të tëra për ta dashur, mjafton një moment për ta dashuruar dikë”.
Dhe ajo që është më e bukur është fakti se çastet bëhen më të bukura dhe spontane kur i trajton me dashuri ndaj dhe vërtetohet ajo shprehja që thotë:“Nëse do të bësh një gjë me vlerë në jetë, bëje me dashuri”.
“Kështu të paktën më ka ndodhur mua”, thotë vajza.Ishte hera e parë që e provoja këtë ndjesi. Me djalin që do të fejohem së shpejti unë jam dashuruar sapo e kam parë.
Atë djalë do ma prezantonte tezja ime, një emigrant në Greqi që sipas tezes i kishte të gjitha terezitë, por i mungonte vetëm nusja.
Në fillim isha shumë ske.ptike sepse me çfarë kemi dëgjuar tek të tjerët këto punët e shkesirave nuk ecin mirë.Pr më tepër, është pak si e çuditshme se si ti mund të lidhesh dhe të kalosh jetën me një njeri që ta sjellin si “pako” gati.
Por pranova dhe si tani e kujtoj momentin që i pashë ato sy jeshil që buzëqeshnin në tavolinë, e ky që çohet me lëviz karrigen dhe me dhuron një trendafil.Thonë që meshkujt nuk qajne, apo meshkujt nuk janë romantik, por tashmë jam 100% e bindur se askush nuk duhet të flasë pa e provuar.
Vetëm në filma kisha parë takime të tilla. Që aty më rráhu zèmra fort dhe jam emocionuar pa masë.E ky takim ynë i parë u shoqërua me një respekt të paparë nga ana e tij ndaj meje.
Një edukatë e pashoqë që meshkujt që rriten në Shqipëri e dimë si janë e sillen me femrat.I thashë “PO” shumë shpejt dhe tani shkon çdo gjë mirë mes nesh.Edhe jam me fat që e kam njohur. Sepse meshkujt që trajtojnë një femër me edukatë në rrethin tim të paktën janë me pikatore.
Ndaj paçi fat tim ishalla të gjitha ju vajza e mos pranoni të merrni djem që nuk ju respektojnë.Personi shihet që në takimin e parë…”, shkruan ajo.
Kjo është historia e Xhulias, një vajzë 20 vjeçare nga Palermo e Italisë e cila si për çudi u dashurua me një zotëri më të madh, i cili nuk u tregua i drejtë.
Xhulia e kishte njohur zotërinë, kur ajo punonte në një fast food dhe ai ishte vetëm 40 vjeç, i martuar po jo me fëmijë,
Në fillim burri kishte shfaqur shenja interesi, duke u afruar dita ditës me bukuroshen simpatike, e cila gjente shumë të përbashkëta tek ai, edhe pse mosha i ndante me shumë gjëra.
Erdhi një moment që së bashku ata u lidhën shumë dhe ajo nuk bënte dot pa e parë përditë Klaudion, ndërsa atij i duhej të shpikte sa më shumë situata për të luajtur me dy porta.
Nga njëra anë i duhej të bënte bashkëshortin e devotshëm, edhe një burrë simpatik dhe të mrekullueshëm në fis, ndërsa nga ana tjetër duhet të luante “romantikun” në lidhjen e fshehtë me Xhulian.
Xhulia ra aq brenda në këtë dashuri sa një ditë i kërkoi Klaudios të bëhej bashkëshortja e tij, por ky i fundit i tha se kishte në dorë disa çështje për t’i zgjidhur dhe martesa nuk ishte gjëja më e mirë për momentin.
Një ditë, Xhulia mësoi se kishte mbetur me barrë me Klaudion dhe në këtë pikë vajza i kërkoi atij që të hedhin hapin e madh, pasi nuk kishin çfarë të prisnin më.
Por, lajmi i shtatzënisë ishte si një “trag jedi” për Klaudion, i cili në fillim i tha Xhulias se do të martohej me të, por vetëm me një kusht. Ai i tha se ajo duhet të ikte në Cuneo, në një vend të vogël larg Palermos, pasi ai kishte blerë një shtëpi në atë qytet.
Ai i tha se do të mbyllte një çështje shumë të rëndësishme financiare në Palermo dhe më pas do të bashkohej me familjen e tij të re dhe do të kurorëzonin dhe martesën.
Klaudio i kërkoi vetëm një nder Xhulia dhe këtë e bëri me një dinakëri të madhe. Ai i tha se kur të lindë fëmija, ai kërkonte prej saj t’i dërgonte një kartolinë ku të shkruhej “Erdhi Bebushi Boss” dhe ai i tha se sapo të merrte kartolinën do t’i dërgonte një shumë gjigande parash.
Vajza e brishte dhe e pafajshme e dëgjoi dhe shkoi në Cuneo, ku kohë më pas lindi edhe djalin të cilin e quajti Matteo.
Por, një ditë si për çudi dhe si të ishte e shkruar nga fati, ajo takoi një mikeshë të vjetër të cilës i foli për Klaudion dhe i tregoi edhe foton e tij.
Fati është i çuditshëm e dini?
Mikesha që e njihte fare mirë Klaudion i tha Xhulias se ky i fundit ka prej vitesh një grua dhe një familje dhe se ai nuk kishte ndërmend ta linte gruan, thjesht Xhulian e kishte “paketuar” sa më larg për të shmangur ska ndalet e mundshme.
Në këtë pikë Xhulia vendosi të marrë hak dhe iu kujtua kartolina që do të shkëmbente në favor të shumës gjigante financiare.
Ajo shkroi: “Bebushi lindi dhe si për çudi ka nevojë për shumë shumë shumë shumë BOSS-a, ndaj dhe mendohu mirë”.
Sapo mori në dorë kartolinën, Klaudio e kuptoi se Xhulia kishte marrë vesh gjithçka dhe kërkesa e saj tashmë ishte një shumë e madhe parash që ai duhet të dërgonte jo vetëm për momentin, por për të gjithë pjesën e jetës së tij.
Klaudio kujtoi se po bën një lojë me bukuroshen e cila kërkonte thjesht një jetë më të mirë dhe një familje, por ajo lojë djal lëzore iu kthye në një ma kth të përjetshëm.
Nëse jeni i martuar duhet ta dashuroni sa më shumë bashkëshorten tuaj dhe të mësoheni ta “mbani në pantallona”, pasi fati mund t’ju bëjë ndonjë shaka që do të mall konit veten pse keni lindur!
Një grua dyshon se bashkëshorti e trad/hëton e për këtë shkak është bërë një zbulin që gruaja ka bërë së fundmi.
Kjo është historia e saj e rrëfyer. “Mirëmbrëma të gjithëve. Jam një 36-vj/eçare dhe jam lexuese e rregullt e faqes tuaj.
Jam nga Shkodra dhe jam e martuar, por fëmijë nuk kam. Prej vitesh jetoj me burrin në Itali, këtu jemi stabilizuar mirë.
Burrin e dua dhe e respektoj shumë. Por ai mesa duket nuk më do dhe tani kam zbuluar se as nuk më respekton.
Burri punon me turne, sepse bën dy punë. Unë nuk punoj sepse kam një problem shëndetësor që akoma nuk më lejon të dal në punë.
Burrin e kam shumë të pashëm, por asnjëherë nuk kam dyshuar se ai më tradhëton.
Deri para një muaji, kohë kur më kanë lindur dyshime të forta se ai më tradhëton.
Ishte ora 23:00 një darkë, e bie dera e shtëpisë. Vjen kolegu i burrit tim dhe e kërkon sepse s’po i përgjigjej në telefon.
Kishin një urgjencë tek puna, e duke qenë se burri nuk i hapte telefonin, shoku i tij që punojnë bashkë kishte ardhur ta thërrasë tek shtëpia.
E forta është se mua burri më kishte thënë që në orën 22:00 se atë natë do të ishte turni i tretë. E imagjinoni tani si u ndjeva unë?
I thashë që dyshoj se më tradhëton e tha nuk është ashtu si mendoj unë. Nuk më jep më shumë shpjegime dhe kemi 1 muaj që zihemi. Çfarë duhet të bëj? Të kthehem tek prindërit në Shqipëri?
Kështu nuk duroj dot sepse ai po përpiqet ta kalojë si pa të keq, e pa asnjë sqarim…”, shkruan ajo.
Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse jeni beqarë, ka pak mundësi që të gjeni personin e duhur. Për sa iu përket shpenzimeve ka mundësi që të vendosni ekuilibër.
DEMI
Bëni vetëm pak kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në planin financiar duhet më shumë maturi. Studiojini mirë gjërat para se të merrni vendime. Bëni kujdes me shëndetin nga vapa.
BINJAKET
Vendosni pak rregull para se të arrini në katastrofë. Kujdes me çdo gjë që do thoni, sepse mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni vetë në dorë pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me paratë do të keni mjaft probleme.
GAFORRJA
Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni më të duruar, sepse po tentuat të krijoni një lidhje, do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.
LUANI
Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën.
VIRGJERESHA
Ka mundësi të keni një takim vendimtar, i cili mund t’iu sjellë lumturinë e kërkuar. Neptuni do t’iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme me paratë. Gjithsesi shmangni operacionet e mëdha dhe shpenzimet.
PESHORJA
Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos ngatërroheni, sepse mund ta pësoni keq. Kujdes me thashethemet. Keni përreth njerëz që nuk ju duan aspak.
AKREPI
Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini disa gabime. Tregohuni pak më liberalë në mendimet që keni. Do keni fat, por mundohuni të mos shkëputeni nga realiteti. Me paratë nuk do të keni probleme.
SHIGJETARI
Marrëdhënia juaj në çift do bazohet te sinqeriteti sot. Secili nga partnerët do respektojë tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të veçanta.
BRICJAPI
Shfrytëzojeni sot çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Intuita nuk do t’iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Mos iu besoni të gjithëve.
UJORI
Venusi premton një ditë të gëzuar. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni pas atë që do të vijë më vonë. Neptuni do t’iu sjellë shumë fat me financat. Gjithsesi mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe të mos bëni shumë shpenzime.
PESHQIT
Edhe pse nuk do të jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite, përsëri do mundoheni të ruani një klimë harmonike tek ata që ju rrethojnë. Beqarët nuk do mund t’i rezistojnë dot sharmit të personave që do takojnë.
Një kërcënim i ri po përhapet me shpejtësi në ujërat e Mesdheut: peshku “Lagocephalus sceleratus”, një specie jashtëzakonisht toksike dhe pushtuese, po zgjerohet drejt brigjeve të Italisë, Shqipërisë e Kroacisë.
Origjina e tij është nga Oqeani Indian, por ka hyrë në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit, përmes një fenomeni të njohur si “migrimi lessepsian”.
Kohët e fundit, ky peshk është parë në pjesën veriore të Detit Adriatik, në një përhapje më të gjerë se kurrë më parë. Ai tashmë përbën një rrezik serioz për ekosistemin detar dhe për shëndetin e njeriut.
Arsyet? Ky peshk përmban tetrodotoksinë – një neurotoksinë që është 100 herë më toksik se cianuri dhe për të cilën nuk ka antidot. Vetëm disa miligramë janë të mjaftueshme për të shkaktuar paralizë, ndalim të frymëmarrjes, madje dhe vdekje.
Në Europë, konsumimi i këtij peshku është rreptësisht i ndaluar. Në Japoni, një specie e ngjashme e njohur si “fugu” përgatitet vetëm nga kuzhinierë të trajnuar, por edhe atje rreziku mbetet i lartë.
Në rastin e peshkut të argjendtë, siç edhe ai njihet, përmbajtja e toksinës është aq e lartë sa përpunimi i sigurt është pothuajse i pamundur.
Përveç rrezikut për njerëzit, ky peshk po kërcënon edhe biodiversitetin e Mesdheut. Ai është një grabitqar agresiv që ushqehet me molusqe dhe peshq të vegjël, duke dëmtuar popullatat vendase. Me një ritëm të lartë riprodhimi dhe mungesë grabitqarësh natyralë, ai po përhapet pa kontroll. Peshkatarët gjithashtu po përballen me dëme në rrjeta dhe mjetet e tyre të peshkimit.
Në disa vende si Greqia, Turqia dhe Qiproja, autoritetet kanë nisur të shpërblejnë peshkatarët që kapin këtë specie. Edhe në Spanjë dhe Itali janë ndërmarrë masa: nga përfshirja në listat e specieve invazive deri te fushatat e informimit publik.
Shkencëtarët paralajmërojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së temperaturave në Mesdhe, kjo specie mund të jetë tashmë një pjesë e qëndrueshme e ekosistemit.
Presidenti amerikan Trump po shkakton një shitje të dollarit me politikën e tij të paparashikueshme tarifore – a po afrohet fundi i monedhës rezervë botërore? Kjo mund të ketë pasoja dramatike.
Kush është humbësi më i madh nga politika tarifore amerikane në tregjet financiare? Nëse pyet ekspertët e këmbimit valutor, përgjigja është e qartë: Dollari. Ndryshe nga bursat, të cilat kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të mirë të humbjeve të tyre, deri tani nuk ka shenja të një rikuperimi të ngjashëm të monedhës amerikane.
Euro në nivelin më të lartë në tre vitet e fundit
Njoftimi i tarifave të reja nga presidenti amerikan Donald Trump së fundmi shkaktoi një shitje masive të dollarit. Investitorët iu drejtuan euros, jenit dhe frangut zviceran. Ky është një zhvillim dramatik i pashembullt në historinë e bursës.
Kështu, në vetëm pak ditë, vlera e euros u rrit me plot gjashtë cent në krahasim me dollarin. Në pika të caktuara euro vlen mbi 1,14 dollarë, që është niveli më i lartë në tre vitet e fundit. Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e monedhës amerikane në krahasim me gjashtë monedhat tjera kryesore, ra në shifra dyshifrore për herë të parë që nga viti 2022. Deri tani nuk ka ndonjë kundërmasë serioze.
Më shumë ulje të normave për shkak të rrezikut të recesionit?
Pas kësaj qëndron frika e investitorëve nga pasojat e politikës doganore të paparashikueshme të Trumpit. Tregu tani vlerëson rreziqet e rritjes për ekonominë amerikane si më të mëdha se rreziqet inflacioniste. Ekspertët besojnë se rreziku që SHBA të hyjë në recesion për shkak të tarifave më të larta të importit është rritur në mënyrë dramatike.
Rezerva Federale e SHBA-së duket se po i përgjigjet këtij skenari duke ulur shpesh normat e interesit. Tregtarët presin tani katër ulje të normës së interesit, e cila mund të bie deri në 1.0 për qind, në 12 muajt e ardhshëm. Për krahasim: përpara “Ditës së Çlirimit”, siç tha Trump kur ngriti të gjitha tarifat, tregu priste vetëm tre ulje të normave të interesit nga Fed.
Trump ka shkatërruar besimin
Statusi i dollarit po rrënohet me shpejtësi. Tregu ka filluar të vërë në dyshim rolin e dollarit si monedhë rezervë botërore. Përjashtimet e shpallura së fundmi për telefonat celularë dhe laptopë si dhe makinat nuk e ndryshojnë këtë, pasi kompanitë ende nuk kanë siguri në planifikim. Për sa kohë mund të vlejnë përjashtimet “e përkohshme”? Gjithçka varet nga lëvizja e radhës e presidentit amerikan Trump.
Është e qartë se ka tani më një shkallë njohjeje me Trumpin, thotë Antje Praefcke, eksperte në çështjet e këmbimit valutor në Commerzbank. “Por dëmi është bërë, besimi është shkatërruar”.
Për sa kohë zgjat kjo pasiguri, siç shpjegoi ajo, për të gjithë të përfshirët në ngjarjet botërore dhe ekonomike, vështirë se mund të pritet një rikuperim i ndjeshëm i dollarit.
Pse Trump dëshiron të dobësojë dollarin?
Por ka të ngjarë që vetë Trumpi e shikon pozitivisht shitjen e monedhës amerikane, pasi dobësimi i dollarit si monedhë rezervë botërore është një nga qëllimet e deklaruara të politikës së tij tarifore. Logjika që qëndron pas kësaj: një monedhë vendase më e dobët redukton borxhin gjigant kombëtar dhe gjithashtu deficitin tregtar të SHBA-së.
Në të njëjtën kohë, zhvlerësimi aktual i dollarit është më shumë një efekt anësor “i planifikuar” i politikës doganore të SHBA nga Trump dhe këshilltarët e tij. Domethënë, qëllimi është që të detyrohen kreditorët amerikanë që në ditët dhe javët në vijim të bëjnë një zhvlerësim të koordinuar të dollarit dhe në këtë mënyrë t’i bëjnë eksportet amerikane më konkurruese. “Marrëveshja Mar-a-Lago” është fjala kyçe.
“Marrëveshje” për të zhvlerësuar dollarin?
Pas kësaj qëndron ideja e Stephen Miran, kryetarit të ri të Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të Presidentit të SHBA: Bazuar në “Marrëveshjet e Plazas” të vitit 1985, kreditorët e huaj duhet të konvertojnë obligacionet e tyre të qeverisë amerikane në obligacione me një afat jashtëzakonisht të gjatë 100-vjeçar dhe me interes të ulët ose pa interes.
Një tregti që asnjë vend nuk do ta pranonte me dëshirë – përveç nëse kërcënohet me tarifa të larta ose me heqjen e mbrojtjes ushtarake nga SHBA.
Trump dhe Miran po luajnë me zjarrin
Ekspertët janë të bindur: Mirani dhe Trump po luajnë me zjarrin. Kryeekonomisti i LBBW Moritz Kremer flet për “një ide jashtëzakonisht të rrezikshme”. Për të, nuk ka asnjë mënyrë më të sigurt për të minuar besimin në dollar.
“Në të gjitha krizat financiare, aksionet e qeverisë amerikane kanë qenë një strehë e sigurt. Kjo marrëveshje Mar-a-Lago do ta minonte këtë port,” paralajmëron Kraemer. “Rezultati do të ishte një krizë financiare e përmasave globale.”
Rifinancimi i SHBA në rrezik
Në fakt, heqja e dollarit si monedhë rezervë botërore do të kishte pasoja dramatike edhe për vetë Shtetet e Bashkuara. Kërkesa për dollar nuk do të ishte më e madhe ndërsa kërkesa për obligacionet e qeverisë amerikane do të binte ndjeshëm. Të ardhurat do të rriteshin në përputhje me rrethanat.
Prandaj, rifinancimi i thjeshtë si më parë i borxhit të qeverisë amerikane në tregjet financiare do të ishte në prag të pezullimit. Qeveria amerikane nuk do të jetë më në gjendje të marrë hua shuma të pakufizuara parash – edhe pse ka nevojë urgjente, sepse SHBA është, në terma absolutë, vendi me borxhet më të mëdha në botë, me gati 37 trilionë dollarë.
Rënia e dollarit do të prekte drejtpërdrejt edhe kompanitë dhe konsumatorët amerikanë, e rrjedhimisht edhe votuesit e Trumpit. Atyre do t’u duhej të pranonin humbje të mëdha dhe kështu të përballen me pasojat e politikave ekonomike konfuze të presidentit të tyre. Ekonomistët e Goldman Sachs supozojnë se edhe uljet e normave të taksave nuk do të ishin në gjendje ta kompensonin këtë.
Këshilltari i Trump i habitur nga rënia e bursës
A kanë menduar Miran dhe Trump për këtë? Në fakt, koncepti ekonomiko-politik i qeverisë amerikane deri më tani ka rezultuar tepër dritëshkurtër dhe i pamenduar mirë në shumë segmente. Shumë nga pritshmëritë e Miran nuk janë realizuar.
Për shembull, këshilltari i Trump parashikoi në një dokument të shkruar në nëntor 2024 se nuk do të kishte pothuajse asnjë turbullirë në tregjet e aksioneve pas shpalljes së tarifave amerikane. Realiteti, siç e dimë të gjithë, ishte tërësisht ndryshe./DW
Edhe kur Donald Trump bën diçka mirë, ai e tepron, e nis artikullin The Economist.
Sondazhet e fundit tregojnë se vlerësimi për Presidentin Donald Trump po bie, pasi gjithnjë e më shumë amerikanët nuk po e miratojnë mënyrën se si ai po e trajton detyrën e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kur u kthye si President ai u shfaq me shifra pozitive.
Megjithatë, vlerësimet për mbështetjen e tij janë ulur ndjeshëm javët e fundit, veçanërisht pas njoftimit për tarifat gjithëpërfshirëse. Trump u tërhoq më pas nga tarifat duke njoftuar një pauzë 90-ditore për shumicën e tyre.
Rënia në sondazhe mund të pengojë ndikimin politik të Trump në një klimë tashmë shumë të polarizuar dhe potencialisht të dëmtojë shanset e republikanëve në zgjedhjet e 2026-ës.
Në një sondazh i ri i publikuar nga “YouGov” dhe “The Economist” zbuloi se mbështetja për Trump është 42% ndërsa mosmiratimi për të është rritur në 52% me një hendek prej 10%. Sondazhi është kryer nga 13 deri më 15 prill duke pyetur 1512 persona. Marzhi i gabimit ishte 3.4%.
Një javë më parë, vlerësimi për Trump ishte 43% dhe mosmiratimi ishte 51% me një hendek prej 8%. Sondazhi ishte kryer nga 5 prilli deri më 8 prill mes 1741 personave me një marzh gabimi prej 3.1%.
Një sondazh i mëparshëm i “YouGov/The Economist”, të kryer nga 30 mars deri më 1 prill, vlerësimi i miratimit të presidentit ishte 46% krahasuar me një vlerësim mosmiratimi prej 49%. Hendeku ishte 3%.
Një javë më parë, në një sondazh të kryer nga 22 deri më 25 mars, vlerësimi i miratimit të Trump ishte 48% me një vlerësim mosmiratimi prej 46%. Kjo ishte hera e fundit që vlerësimi i mbështetjes së presidentit amerikan ishte pozitiv në YouGov/The Economist.
“Pothuajse çdo president përjeton një rënie të shpejtë të popullaritetit menjëherë pas marrjes së detyrës” – tha për Newsweek D. Stephen Voss, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Kentakit.
“Presidentët rrallë i përmbushin shpresat e të gjithë njerëzve që ndihmuan në zgjedhjen e tyre edhe sepse ata nuk mund të japin gjithçka për të gjithë votuesit” – tha Voss.
“Donald Trump po i kënaq mbështetësit që donin që ai t’i shkundte gjërat në mënyrë dramatike, ndërkohë që ndalet te votuesit që mendonin se mandati i tij i dytë do të ishte më shumë si mandati i tij i parë”.
Voss shtoi se presidentët zakonisht përjetojnë një “periudhë muaji të mjaltit” pas zgjedhjeve.
“Ata marrin një muaj mjalti, një periudhë vlerësimesh relativisht të larta, por periudha e muajit të mjaltit të një presidenti priret të jetë mjaft e shkurtër,” tha Voss.
Sherri, tradhtitë, intuitat brilante (dhe nazizmi): Historia e Dasslers, vëllezërit rivalë që ndryshuan përgjithmonë sportin dhe pushtuan botën nga një qytet i vogël bavarez.
Massimiliano Jattoni Dall’Asén*
“Puma” njoftoi pak ditë më parë emërimin e Arthur Hoeld si CEO i grupit duke filluar nga 1 korriku 2025. Hoeld ka qenë më parë shef i shitjeve në “Adidas”. Kushdo që e njeh rivalitetin historik të këtyre dy markave sportive e ka kuptuar ironinë therëse që qëndron pas kësaj rokade rolesh. Ky është kapitulli i radhës (sigurisht jo i fundit) i një prej sherreve familjare më të famshme në botën e biznesit. Është beteja mes një Dasslers kundër një Dasslers tjetër apo Adidas kundër Puma.
Një sherr prej shumë brezash që “ka ndryshuar biznesin e sportit përgjithmonë”, siç rrëfen gazetarja Barbara Smit në librin e saj të fundit “Sfida e Shekullit”. Historia e vëllezërve armiq që themeluan Adidas dhe Puma, një libër i botuar në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe që ka parë dritën e botimit së fundmi edhe në Itali. Sipas Smit, rivaliteti i mbushur me urrejtje midis vëllezërve Rudolf (1898-1974) dhe Adolf Dassler (1900-1978) “formësoi biznesin modern të sportit, por duke mos munguar korrupsioni dhe tensionet“.
Fillimet
Kjo histori plot kthesa (dhe goditje nën brez) fillon në vitet 1920, në një Gjermani që po përgatitej të binte në duart e tmerrit nazist. Në fakt nazizmi ishte një nxitje për vëllezërit Dassler dhe kompaninë e tyre të parë të këpucëve, “Gebrüder Dassler Schuhfabrik”. Jemi në Herzogenaurach, një qytet i vogël në Bavari (ndodhet rreth 20 kilometra larg Nurembergut) me një traditë të gjatë këpucarësh.
Edhe Christoph Dassler, babai i protagonistëve të kësaj historie, edhe pse vinte nga një familje sipërmarrësish tekstili dhe bojaxhish, e përqafoi këtë profesion. Gruaja e tij Algirdas, nga ana tjetër, drejtonte një dyqan pastrimi kimik në pjesën e pasme të shtëpisë. Adolf, i njohur si Adi, sipas prindërve duhej të bëhej bukëpjekës, por djali preferonte sportin dhe të mësonte bazat e zanatit nga babai i tij.
Lufta e Parë Botërore i pushton të gjithë. Rudolfi, i njohur si Rudi, dhe Adi largohen për t’iu bashkuar ushtrisë dhe pas kthimit e gjejnë biznesin e nënës së tyre të mbyllur për shkak të krizës ekonomike që erdhi bashkë me konfliktin. Adi, i cili tashmë është një këpucar vizionar, futet në laborator dhe fillon të prodhojë këpucë sportive të afta të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në performancën atletike të atyre që i veshin.
Ai e hapi kompaninë bashkë me vëllain e tij, i cili kishte një talent të madh për të bërë tregti, duke u bërë shitësi kryesor i kompanisë. Dassler-ët janë të zotë. Ata e dinë se çfarë po bëjnë, por e gjithë kjo nuk mjafton për hapin e madh. Duhej lidhja e duhur, theksi i Hitlerit për sportin dhe mbi të gjitha, mundësia e madhe që iu paraqit kompanisë së tyre të vogël “Gebrüder Dassler Schuhfabrik” në Lojërat Olimpike të Berlinit të vitit 1936.
Intuita
Intuita është e Adit. Veshja e atleteve të tij nga atletët më të mirë, ata që gjenerojnë më shumë eksitimin në publik, do të nënkuptonte marrjen e publicitetit më të madh të mundshëm. Adi punon shumë për të siguruar që këmbët e sportistëve të përshtaten në këpucët e tij. Dhe ai ia del mbanë. Por ai bëri edhe më shumë. Gjatë Lojërave Olimpike ai arriti të siguronte që ato t’i vishte edhe armiku i Hitlerit, Jesse Owens, sprinteri dhe kërcyesi afro-amerikan, i cili fitoi 3 nga 4 medaljet e tij të arta duke veshur këpucët e prodhuara nga Adi Dassler.
Lufta e Dytë Botërore
Lufta e Dytë Botërore shënoi një tjetër pikë kthese në jetën e vëllezërve Dassler, por gjatë kësaj periudhe marrëdhënia tashmë e tensionuar mes të dyve u përkeqësua. Adi dhe Rudi jetonin nën të njëjtën çati me prindërit e tyre, por nuk shkonin mirë që kur Adi u martua me Käthe Martz në vitin 1934, e cila nuk e duronte dot familjen e të shoqit. Rudi e konsideronte atë si shkaktaren e vetme të vërtetë të mosmarrëveshjeve me vëllain e tij.
Gruaja e tij ndërhynte gjithmonë në çështje që lidheshin me kompaninë. Në fakt, Rudi nuk pranonte që vëllai i tij i vogël ishte bërë kryetar de facto i familjes Dassler. Për më tepër, kur u rekrutua përsëri në vitin 1943, ai besonte se nuk do të gjente ndihmë te vëllai i tij, ndihmë që i kishte dhënë një vit më parë, duke ushtruar presion mbi të njohurit e tij në partinë naziste, që të shmangte ushtrinë dhe të qëndronte në fabrikë. Inati i Rudit bëhet urrejtje e hapur kur, pas rënies së Hitlerit, vëllezërit dalin në gjyq nga aleatët për shkak të aderimit të tyre në partinë naziste. Rudi akuzohet se i përket SS dhe është i bindur se për këtë e kishte spiunuar vëllai i tij.
Lindja e Adidas dhe Puma
Pasi akuzat u rrëzuan, dy Dasslerët e ndanë fabrikën Gebrüder Dassler Schuhfabrik në 1947. Rudi themeloi një kompani konkurruese këpucësh që e quajti “Puma”. Punonjësit më të lidhur me prodhimin mbetën me Adin, i cili themeloi Adidas (një emër që vjen nga bashkimi i Adi me tre shkronjat e para të mbiemrit të tij). Ai regjistroi markën tregtare me tre shirita, tipari që kishte filluar të përdorte që nga Olimpiada si një zbukurim anësor në këpucët e tij, të theksuara nga një ngjyrë tjetër.
Nga ky moment, rivaliteti mes dy vëllezërve kthehet në një rivalitet korporativ që e ndan qytetin e Herzogenaurach në dy fraksione dhe i jep emrin “qyteti i qafës së përthyer”, për shkak të zakonit të përhapur në popullatë për të parë këpucët që mbante bashkëbiseduesi përpara se të fillonin një bisedë. Vëllezërit Dassler pushuan së foluri me njëri-tjetrin dhe nuk do ta bëjnë më kurrë këtë. Ata nuk do ta shihnin më njëri-tjetrin deri në vdekjen e Rudit më 27 tetor 1974. Adi e ndoqi 4 vjet më vonë, më 6 shtator 1978. Të dy sot janë varrosur në varrezat e Herzogenaurach, por në dy parcela të ndryshme, sa më larg nga njëra – tjetra, sipas amanetit të Adi Dassler.
Fabrika e pare e vëllezërve Dassler
Trashëgimia
Kur Adi dhe Rudi vdiqën, ata ua lanë perandoritë e tyre, djemve të tyre të pasuar edhe me një trashëgimi urrejtjeje. Kushërinjtë Dassler nuk kanë qenë kurrë në marrëdhënie të mira, pavarësisht nga një lloj pakti jo-sulmues i nënshkruar në fillim të viteve 1970, kur konkurrenca amerikane nga markat si Reebok dhe Nike i detyroi ata të bënin “paqe”. Marrëveshja në atë kohë ishte që të mos përpiqeshin të nënshkruanin me futbollistin më të madh të kohës, Pelé. Mirëpo, qetësinë e prishi Puma pasi Armini, djali i Rudi kontaktoi futbollistin dhe i ofroi sponsorizim, duke indinjuar kreun e Adidas-it, kushëririn e tij Horst.
Ryshfetet
Pika thelbësore e librit shumë të këndshëm të Barbara Smit është se grindja midis degëve Puma dhe Adidas të familjes Dassler fsheh nga pas edhe ryshfete dhe sponsorizime miliona dollarëshe, të cilat kanë formësuar sportin modern, profesional dhe amator. Që nga Olimpiada e parë e pasluftës, Dassler-ët kanë dërguar zarfe me para për atletët në një kohë kur lëvizja olimpike përpiqej t’i rezistonte komercializimit. Smit, e cila ka shkruar për Financial Times dhe Economist, citon një sprinter amerikan i cili garoi në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 1964.
“Ishte si në një film të James Bond-it apo një thriller. Në Tokio, një oficer shkonte në banjë dhe linte një çantë poshtë derës, dhe unë hyja menjëherë pas tij. Aty merrje nga 700 deri në 10 mijë dollarë”. Atletët, të hidhëruar që nuk paguheshin për përpjekjet e tyre olimpike, por nuk thonë jo për të luajtur me Puma kundër Adidas, duke kërkuar gjithnjë e më shumë para nga rivali me kalimin e kohës.
Horst Dassler
Në realitet, sipas Smit, ishte një tjetër grindje familjare që nxiti korrupsionin e lëvizjes olimpike, ajo mes Adit dhe djalit të tij Horst. Pasardhësi u dërgua në Alsace për të krijuar një divizion të Adidas që do të shitej vetëm në Francë. Por Horst, një njeri jashtëzakonisht ambicioz, nuk ishte i kënaqur thjesht të priste radhën dhe e shndërron cepin e tij të kompanisë në një lloj perandorie sekrete që vepron kundër vullnetit të shprehur të prindërve të tij. Horst themelon një kompani në hije për të fshehur disa linja prodhimi prej tyre.
Ai miqësohet me të gjithë zyrtarët e rëndësishëm në botën e sportit, përfshirë ata që janë përgjegjës për Olimpiadën. Megjithatë ai di si t’u shërbejë dhe, mbi të gjitha, si t’i korruptojë. Ai e kuptoi shpejt se zotërimi i të drejtave për ngjarjet sportive mund të ishte një biznes shumëmilionësh. Kur ai vdiq në vitin 1987, vetëm 51 vjeç, zbulimi i sekreteve të tij për pak sa nuk falimentoi Adidas.
Konkurrenca e Nike
Ka dhe një re tjetër të errët që varet mbi këtë histori. Një re që doli nga një kompani e vogël këpucësh vrapimi në Oregon, e themeluar nga Phil Knight, një njeri aq ambicioz sa Horst Dassler. Ajo kompani, e quajtur fillimisht Blue Ribbon Sports, sot njihet si Nike. Shumë më tepër se Adidas apo Puma, Nike ka ndihmuar në transformimin e atleteve në këpucë që i veshin të gjithë, jo vetëm atletët. Ajo e kuptoi marketingun shumë më mirë se rivalët e saj evropianë dhe përfundimisht i parakaloi ata. Kur bëhet fjalë për transformimin e sporteve, pak momente janë më të rëndësishme se vendimi i Nike për të nënshkruar me Michael Jordan, duke i paguar atij miliona për të veshur këpucët e saj dhe për të lançuar një markë me emrin e tij që një ditë do të kushtonte më shumë se 100 dollarë për një palë. Asgjë, shpjegon Smit, nuk ka ndryshuar në biznesin e sportit. Por kjo është një histori tjetër dhe një libër tjetër.
Dy shqiptarë janë dënuar me 9 vite burg secili në Angli, nën akuzën e përdhunimit të një anglezeje. Mësohet se dy të rinjtë shqiptarë, 22-vjeçari Redjon Cenaj dhe 20-vjeçari Mariglen Ferataj janë zbuluar nga kamerat e sigurisë.
Sa i përket ngjarjes, kallëzimi u bë nga vetë viktima në tetor të 2023, e cila kishte rënë pre e një sulmi seksual në Leicester. Sipas asaj që ka dëshmuar viktima, ajo ka qenë në një lokal nate me miqtë e saj, ku është njohur me një djalë. Fillimisht ajo ka dalë jashtë me Cenaj, e më pas i është bashkuar edhe Ferataj, ku më pas të tre ata me një taksi kanë shkuar në banesën e viktimës, ku është përdhunuar.
Provat mjekësore dhe kamerat e sigurisë vërtetuan akuzat ndaj dy shqiptarëve, ndërsa po ashtu edhe deklarata e taksistit ka konfirmuar se viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte, teksa më pas një test droge zbuloi se ajo ishte pozitive.
Arrestimi i dy të rinjve shqiptarë ka ardhur vetëm dy ditë pas ngjarjes, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar akuzat. Ferataj pohoi se viktima e dinte çfarë po bënte, ndërsa nga ana tjetër Cenaj mohoi të kishte pasur aktivitet seksual.