Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte! Ç’dihet për historinë e tij, si iu përpoq t’i shpëtonte rivalëve!

Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte! Ç’dihet për historinë e tij, si iu përpoq t’i shpëtonte rivalëve!

Lezha dhe Tirana janë tronditur orët e mbrëmjes së djeshme, nga dy atentate mafioze, ku si pasojë në të parin mbeti i vdekur Gjovalin Prendi, ndërsa në kryeqytet u plagosën katër të rinj, dy prej të cilëve 11 dhe 17 vjeç.

Gjovalin Prendi u vra me breshëri plumbash në biznesin e tij në Pllanë, ku prezentë ishin edhe familjarë. Pendi ishte babai i Roan Brahimit, ose Sidorel Prendit, i ekzekutuar po në një atentat një vit më parë në Athinë. Ndërkohë rreth 45 minuta pas atentatit në Lezhë, breshëri plumbash janë lëshuar ndaj një mjeti G Class, i cili po lëvizte në drejtim të Lundrës.

Nga ky atentat mbetën të plagosur shoferi i mjetit, Arenc Stafa 34 vjeç, Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Security”. Nga hetimet e para dhe dyshimet e autoriteteve policore, mendohet se katër të rinjtë që u plagosën, mund të mos kenë qenë shënjestra e autorëve, por të jenë ngatërruar. Ka dyshime se atentati në Tiranë të jetë planifikuar ndaj gruas së Roan Brahimit, e cila thuhet se jeton në të njëjtën zonë ku edhe të miturit dhe familjet e tyre jetojnë, si dhe se përdorte një mjet të së njëjtës markë, dhe targa e mjetit të saj ndryshonte vetëm për një shkronjë nga targa e mjetit që u qëllua.

Roan Brahimi mësohet se kishte dy bashkëshorte, një në Shqipëri, me të cilën ka fëmijë (mendohet se dy), dhe një grua në Greqi me të cilën ka një djalë të mitur. Në ditën kur Roan Brahimit i është bërë antenat në Athinë, ai ka qenë në makinë së bashku me gruan dhe djalin e tyre të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime. Ai ishte kthyer në Greqi për të festuar Pashët me gruan dhe djalin, ndërsa në Shqipëri e priste gruaja tjetër dhe fëmijët. Prej tre vitesh 32-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm Ylli Brahimit në Milot ku mbeti i vdekur Klisman Peçi e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara.

Por, kundërshtarët e gjetën majin e vitit të shkuar në një lagje në Athinë, dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Deri më tani pistat e hetimit për vrasjen e Roan Brahimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari ka pasur precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës dhe terrorizuan klientët teksa kërkonin pronarin. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Roan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.

Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022 si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi, por u vra Klisman Peçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes së tij, që ende mbetet mister.

Tashmë këtyre hetimeve do t’i shtohen edhe atentati ndaj të atit, si dhe nëse vërtetohet se edhe atentati në Tiranë, ishte nisur ndaj bashkëshortes që kishte në Shqipëri./ tch

ΡërΙeshje në υα rrezat e Durrësit, ρΙαgosen dy persona

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit dy ditë më parë.

Policia e qytetit njoftoi sot se pas një përleshjeje mes tre personave me lidhje familjare mes tyre, kanë mbetur të plagosur dhe po mjekohen në spital dy prej tyre, të cilët janë babë e bir.

Por ajo që bie në sy është se konflikti fizik dhe i përgjakshëm ka ndodhur në varrezat e qytetit të Durrësit.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Durës arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 37 vjeç, pasi dje (17 prill), në varrezat e qytetit, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasit R. Ç., 76 vjeç dhe O. Ç., 41 vjeç (babë e bir), familjarë të tij. Shtetasit e dëmtuar u dërguan në spital, për mjekim”, bëri me dije policia vendore.

Por për momentin nuk jepen detaje për dinamikën dhe shkaqet konkrete të këtij sherri, nëse konflikti ka ndodhur pas vizitës së varrit të ndonjë të afërmi apo për çështje që lidhen me ndonjë pronësi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Atentati në Lundër, dy vëllezërit e mitur në gjendje të rëndë, nisen drejt Italisë

Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, mbetet kritike.

Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar.

Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra të qëndrueshëm të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje.

Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin lidhet me familjen e Roan Brahimit.

Kush do ta fitojë BBV? Astrologet tregojnë emrin e konkurrentit që është më shumë i favorizuar nga yjet

Të shtunën, më 19 prill 2025, përmbyllet një prej edicioneve më të suksesshme të reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 4”.

Një rrugëtim emocional, i mbushur me momente të forta, përballje, dashuri, por edhe reflektim, ky edicion ka tërhequr vëmendjen e publikut si asnjëherë më parë.

Me një kast që kombinon artistë të njohur dhe personazhe të dashur për publikun shqiptar, BBVA 4 ka shënuar shifra rekord në ndjekje dhe përfshirje në rrjetet sociale.

Finalistët e këtij viti janë: Egli Tako (Virgjëreshë), Gjesti (Dem), Rozana Radi (Gaforre) dhe Laert Vasili (Peshqit).

Secili prej tyre sjell një energji të veçantë në shtëpi dhe një ndikim të ndryshëm mbi audiencën, por në këtë analizë do të shohim se çfarë thotë astrologjia për mundësitë e tyre drejt fitores.

Egli Tako – Virgjëreshë

Egli është një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni. Me një qasje të qetë, të përmbajtur dhe një etikë pune të admirueshme, ajo ka fituar zemrat e shumë teleshikuesve me mençurinë, durimin dhe aftësinë për të ruajtur ekuilibrin në situata të tensionuara. Si një Virgjëreshë tipike, ajo analizonte çdo situatë, duke i dhënë publikut ndjesinë e një lojtareje inteligjente dhe të kujdesshme.

Parashikimi astrologjik:

Ky muaj shënon një transit shumë të fortë të Mërkurit, planetit që sundon Virgjëreshën. Mërkuri është në një pozitë që favorizon komunikimin dhe qartësinë, çka do të thotë se Egli mund të shkëlqejë në finalen LIVE në ekranin e Top Channel dhe në YouTube, duke i bindur edhe më skeptikët. Gjithashtu, me Diellin që po lëviz në Dem (shenjë toke, në harmoni me Virgjëreshën), ajo ka një përkrahje natyrore për të qëndruar e qëndrueshme dhe e pëlqyeshme.

Shanse për fitore:

Shumë të larta. Nëse do të fitojë, do të jetë një fitore që vjen nga simpatia e qëndrueshme dhe respekti, jo thjesht nga dramat apo momentet impulsive.

Gjesti – Dem

Gjesti ka sjellë një energji të drejtpërdrejtë dhe shpesh impulsive, por gjithmonë të sinqertë. Si një Dem tipik, ai është mbështetur fort në qëndrimet e tij, shpesh pa bërë kompromis. E ka treguar veten si një konkurrent i palëkundur, që e njeh audiencën dhe e përdor karizmën për të ndikuar pozitivisht tek ndjekësit.

Parashikimi astrologjik:

Me Diellin që kalon aktualisht në Dem, Gjesti është në sezonin e tij, gjë që mund të jetë një avantazh i madh astrologjik. Energjia e Afërditës, e cila ndikon në simpatinë publike, është gjithashtu e theksuar gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, ai mund të përballet me sfida nga ana emocionale, duke qenë se Marsi është në një pozicion që nxit reagime impulsive.

Shanse për fitore:

Të konsiderueshme. Nëse emocionet menaxhohen mirë në natën finale, dhe ai mban qëndrimin e tij të qetë e të qëndrueshëm, ka potencial të madh për të fituar simpatinë popullore në çastin vendimtar.

Rozana Radi – Gaforre

Rozana ka qenë zemra e shtëpisë. Si një Gaforre e ndjeshme dhe e lidhur me rrënjët e saj, ajo ka sjellë një përzierje të fortë emocionesh, kujtimesh dhe reflektimesh. Publiku e njeh si një figurë të dashur të skenës muzikore shqiptare, por në BBVIP, ajo u shfaq edhe si një shpirt i ndjeshëm dhe i ndërtuar mbi vlera familjare.

Parashikimi astrologjik:

Hëna, planeti që e sundon Gaforren, ndikon shumë në mënyrën se si perceptohet emocionalisht një personazh nga publiku. Në natën e finales, Hëna do të jetë në një pozicion të favorshëm me Jupiterin, duke sjellë ndriçim emocional dhe empati nga publiku. Kjo do të përkthehet në një ndjeshmëri të shtuar ndaj figurës së saj.

Shanse për fitore:

Të larta. Nëse finalja luhet në bazë emocionesh dhe lidhjeje me publikun, Rozana mund të jetë konkurrentja më e fortë në këtë aspekt.

Laert Vasili – Peshqit

Laerti ka qenë një figurë kontraverse, por padyshim shumë e spikatur. Si një Peshk tipik, ai lundron mes emocioneve dhe idesë së përfaqësimit të diçkaje më të madhe se vetja. Me një shprehje të fortë artistike dhe filozofike, ai i ka ndarë ndjesitë e tij me publikun në mënyrë shumë autentike.

Parashikimi astrologjik:

Neptuni është ende në Peshqit, duke i dhënë një thellësi të veçantë shpirtërore dhe ndjeshmërie. Megjithatë, mungesa e një qëndrueshmërie tokësore e bën të vështirë për ta mbajtur vazhdimisht një linjë të pëlqyeshme për masën. Por për një publik që kërkon autenticitet dhe thellësi, ai është një magnet i fuqishëm.

Shanse për fitore:

Të mundshme. Nëse publiku e lexon si një njeri të ndershëm dhe të sinqertë, ai ka mundësi të larta për të qenë surpriza e finales.

Kush do ta fitojë Big Brother VIP Albania 4, sipas astrologjisë?

Duke parë kombinimin e energjive planetare, tranzitet aktuale dhe mënyrën se si këto shenja rezonojnë me publikun, favoritët kryesorë janë Egli Tako dhe Rozana Radi. Egli është në një harmoni të shkëlqyer me kohën astrologjike, ndërsa Rozana ka mbështetjen emocionale të publikut dhe përfiton nga një pozicion i fortë i Hënës. Megjithatë, gjithçka do të varet nga prezenca në natën finale, një moment ku edhe ndikimi i astrologjisë takohet me fuqinë e fjalës, emocioneve dhe asaj që ndjejnë zemrat e publikut.

Pas shuplakës që i dha Gjestit, Jozi i jep ‘goditjen’ dhe Loredanës? Ish banori prezanton partneren e tij të re

Para dy ditësh, ishte hakuar Instagrami me mijëra ndjekës i Jozefin Markut, ndërsa ditën e sotme është rikthyer përsëri në rrjetet sociale me të njëjtën llogari Instagrami.

Ndryshimi kësaj radhe është se Jozi ka vendosur ta bëjë llogarinë në Instagram private, duke ngjallur shumë kureshtje nga publiku se për çfarë arsye mund ta ketë shtyer drejt këtij veprimi.

Ndoshta kërkesa e produksionit, presioni nga publiku, apo ndonjë këshillë nga psikologët për të qëndruar sa më indiferent për ngjarjet e fundit.

Kjo nuk është e gjitha, pasi Jozi ka postuar edhe një foto ku shihet një vajzë misterioze, e shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe, duke ngjallur shumë dyshime, ku mund të merret edhe si një mesazh për Loredanën, e cila ka lënë të nënkuptohet se mund të ketë një ri-bashkim me të.

“S’qenke keq” “Zemër ky është veç 10% im” – Pasi bën s*. ks, sërish momentet “h. ot” mes Albës dhe Limit! Konkurrentja sfidon fermerin në…

Dy konkurrentët e Ferma VIP, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se nuk kanë të ndalur.

Pasi dyshja kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit para kamerave, ata janë shfaqur së fundmi duke kërcyer në mënyrë sensuale pranë njëri-tjetrit.

Pa e pasur problem për komentet e fermerëve dhe publikut jashtë, konkurrentët e kanë shijuar momentin në maksimum.

Mesa kuptohet nga video e publikuar, Alba ka sfiduar Limin në kërcim pasi i thotë: “Mirë, mirë, s’qënke keq në kërcim.”

“O zemër ky është vetëm 10% im”– ja ka kthyer fermeri, teksa i prek dhe të pasmet Albës.

Advertisements

View this post on Instagram

A POST SHARED BY FERMA VIP ALBANIA (@FERMAVIP.AL)

Kontrolli i SPAK në apartamentin mbi banesën e Veliajt, Lala: Përdorej dhe nga Gaz Paja, ja çfarë u gjet

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga kontrolli i SPAK në një apartament mbi banesën e Erion Veliajt.

Lala tha se apartamenti është përdorur edhe nga Gazmend Paja, ndërkohë që aktualisht është marrë me qira nga dy shtetas të huaj, por edhe pse ka një kontratë qiraje, hetuesit dyshojnë se ky apartament përdorej nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Gazetarja tregon se janë marrë ceulularë dhe mjete të tjera elektronike.

“SPAK ka marrë autorizim në gjykatë për të kontrolluar një ambient që ndodhet një kat më sipër banesës së zotit Veliaj.

Mbi banesën e Erion Veliajt, është përdorur nga aktori Gazment Paja. Aktualisht atë apartament e ka me qira një çift libanez. Apartamenti është me kontratë qiraje.

Ky apartament ka rezultuar gjatë përgjimeve, pretendojnë prokurorët, që de facto përdoret nga zoti Veliaj dhe Xoxa, pavarësisht faktit që ka kontratë qiraje për dy të huaj, sipas prokurorëve, nga përgjigmet, rezulton se është nën kontroll indirekt nga zoti Veliaj dhe zonja Xoxa. Kanë marrë autorizim në gjykatë dhe apartamenti është kontrolluar.

Janë marrë ceulularë, elektronikë, nuk ka rezultate se çfarë ka dalë nga këto prova. Ky është një ndër argumentet më të fortë, që prokuroria përdori në seancë dy ditë më parë. Veliaj dhe Abule dolën para gjykatës dhe duhet të njiheshin me veprimet hetimore. Ols Dado tha se janë kryer 114 veprime hetimore, ku më i rëndësishëm është kontrolli i këtij apartamenti dhe pjesa tjetër ka të bëjë me kqyrje celularësh, dokumetnash, ballafaqim të dhënash shkresore dhe pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Vr*sja e Gjovalin Prendit, reagon policia: Rrethanat ende të paqarta!
Nëse gjykata konstaton se nuk janë kryer veprime hetimore, mund të ndryshohet masa e sigurisë.

Prokuroria këmbëngul ta mbajë zotin Veliaj në burg, duke argumentuar që ditë pas dite po rezultojnë fakte të reja që duhet kohë dhe Veliaj duhet të jetë në burg për të mos helmuar provat. Avokatët kërkuan kohë për të parë një nga një, raportin e kontrollit të apartamentit, etj“, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Kush është drejtuesi i “G-Class”-it, shoferi i familjes së pronarit “Pelikan Security”

Personi në foto është Arenc Stafa, 34-vjeçari i cili drejtonte makinën tip “G-Class” që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës në Tiranë.

34-vjeçari, i cili ka mbetur i plagosur, ishte së bashku me 3 persona të tjerë, të cilët po ashtu janë plagosur rëndë, mes tyre edhe dy të mitur. Të plagosurir e tjerë: Kian Mullaj, 19-vjeç, Dior Demiraj, 11-vjeç dhe Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç.

Arenc Stafa rezulton të jetë shoferi i familjes së pronarit të “Pelikan Security”

Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake, pasi kanë identifikuar autorët, Stafa dhe të tjerët kanë tentuar largohen me makinën e tyre, teksa dyshohet se ka humbur ndjenjat dhe mjeti është përplasur.

Policia dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ribashkohet çifti? Kejsi shfaqet në videoklipin më të ri të Stresit: Sa t’kam dasht

Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re, që pritet të publikohet së shpejti. Në video, bie në sy prania e ish-të dashurës së tij, Kejsit, e cila duket se ka marrë rolin e vajzës kryesore në këtë projekt të ri muzikor që ngjan me një këngë dashurie.

Për ndjekësit dhe fansat e çiftit dikur të dashur, kjo ishte një surprizë e madhe, duke qenë se Stresi e ka pranuar hapur në shumë intervista se Kejsi ka qenë vajza që ai ka dashur më shumë në jetë. Rishfaqja e saj në klip ka ndezur menjëherë reagime dhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre aktuale.

A është ky një ribashkim simbolik, një mesazh i fshehur apo thjesht një bashkëpunim artistik? Kjo mbetet për t’u parë…

VIDEO