SONDAZHI i McLaughlin: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ja cila parti do të fitonte

Në “Top Story” është publikuar sonte sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.

Pyetja: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?

SONDAZHI i McLaughlin: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ja cila

PS – 48.9%

PD – 34.4%

Koalicioni Euroatlantik – 0.9%

PSD – 2.9%

Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%

Lëvizja Bashkë – 1.1%

Mundësia – 5%

Partitë e tjera – 0.4%

Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%

SONDAZHI i McLaughlin: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ja cila

Krahasimi me sondazhin e parë

sondazhi 1

RENEA zbarkon në Ksamil, Karamuço zbardh υrasjen e rojës në Vlorë: Ekze.ku timi me porosi nga Dubai. Ja arsyeja

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha sonte në Euronews Albania se një operacion sekret të FNSH dhe RENEA mbrëmjen e së martës është arrestuar njëri nga autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj dy ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Karamuço tregoi se policia e ka zbardhur plotësisht vrasjen që fillimisht u dyshua për çështje pronësie, nga ku ka rezultuar se bëhet fjalë për një vrasje mafioze të porositur nga Dubai nga grupe kriminale.

“Sot policia me një punë spektakolare e ka zbardhur plotësisht atë vrasje, nuk është vrasje për çështje pasurie, është një vrasje shumë e sofistikuar e porositur nga Dubai nga grupet kriminale, krimi i organizuar, grupe që kanë porositur 2 persona për të kryer atentatin. Njëri është i huaj, ka kaluar kufirin dhe po ndiqet nga autoritetet greke, tjetri është rrethuar në Ksamil dhe sapo është arrestuar. Deri tani dyshohet se nga ana e grupeve kriminaleve rivale i ndjeri është akuzuar shpesh si informator i grupit tjetër dhe është ekzekutuar me urdhër nga Emiratet e Bashkuara. Janë grupe transnacionale por që rrënjët i kanë në Vlorë”, tha Karamuço.

Qarqet më të “nxehta”! Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, kush do të fitonte në Durrës dhe Shkodër, surpriza Tom Doshi

Qarqet më të “nxehta”! Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, kush do të fitonte në Durrës dhe Shkodër, surpriza Tom Doshi

Top Channel ka publikuar sondazhin e dytë të realizuar nga kompania amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.

Qarqet më të “nxehta”! Nëse zgjedhjet do të

Pyetja: Sondazhi për Durrësin/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për kë parti do votonit?

Partia Socialiste – 50.0%

Partia Demokratike/ASHM – 36.0%

Koalicioni Euroatlantik – 1.7%

PSD – 0.1%

Shqipëria Bëhet – 4.0%

Lëvizja Bashkë – 0.7%

Partia Mundësia – 1.7%

E Djathta për Zhvillim – 0.2%

Të Pavendosur – 4.0%

Nuk do të votoj – 1.2%

Nuk e di/Refuzoj – 0.4%

Pyetja: Sondazhi për Shkodrën/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për kë parti do votonit?

Qarqet më të “nxehta”! Nëse zgjedhjet do të

Partia Socialiste – 36.1%

Partia Demokratike/ASHM – 43.1%

Koalicioni Euroatlantik – 1.6%

PSD – 11.1%

Shqipëria Bëhet – 2.5%

Lëvizja Bashkë – 0.3%

Partia Mundësia – 0.7%

Të tjerët – 0.1%

Të pavendosur – 3.3%

Nuk do të votoj – 0.6%

Nuk e di/Refuzoj – 0.7%

Sipas sondazhit, ndryshe nga Durrësi, ku dy PS dhe PD do të ndajnë mes njëra-tjetrës mandatet, në Shkodër është edhe efekti Tom Doshi që renditet parti e tretë dhe pritet të marrë mandate.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 30 Prill 2025

Dashi

Dashuria: Yjet njoftojnë pak trazira në jetën tuaj në çift, por juve ju takon t’i bëni gjërat në atë mënyra që të shkojnë në rrugën e duhur. Një ditë me takime për beqarët, ju do të jeni interesantë dhe intrigues dhe do të bëni shumë pushtime!

Puna: Në punë, merrni situatat me qetësi dhe luani gjithçka me inteligjencë. Vetëm atëherë do të keni sukses në qëllimin tuaj.

Demi

Dashuria: Kjo ditë do të jetë plot me lajme dhe yjet janë të gatshëm t’ju japin mbështetje në dashuri. Situata pozitive në fushën sentimentale. Beqarët do të duhet të lëvizin me mençuri, por ata do të kenë yjet e vetëkënaqur dhe të përgatitur mirë për të dëgjuar dëshirat e tyre.

Puna: Mos u dorëzoni, veçanërisht nëse një angazhim profesional duhet të jetë më kompleks se zakonisht.

Binjakët

Dashuria: Dita është nën kontroll, sot të gjitha raportet do të jenë kryesisht pozitive, dhe disa do të jenë gjithashtu të shkëlqyera. Koha e mrekullueshme për të falur dashuri falë Hënës në shenjë. Beqarët do të duhet të përfshihen në njohje të reja në qoftë se ata duan të gjejnë dashurinë.

Puna: Një ditë e komplikuar në punë sot, megjithatë ju do të vazhdoni t’i jepni vetes kurajo për të arritur qëllimet tuaja.

Gaforrja

Dashuria: Pas një periudhe pozitive, pak pakënaqësi kthehet, kryesisht për shkak të lodhjes dhe stresit. Jini të durueshëm dhe tregoni pasionet tuaja për të tërhequr vëmendjen. Beqarët  do të duhet të përpiqen për të parë gjërat nga një këndvështrim tjetër!

Puna: Deri tani ju keni qenë të palodhur, por puna është grumbulluar dhe ju nuk mund ta hiqni atë. Merrni një pushim!

Luani

Dashuria: Ditë e shkëlqyer në të cilën mund të përqendroheni në përpjekje për të zgjidhur ndonjë problem, veçanërisht në një nivel sentimental. Beqarët do të jenë të vëmendshëm dhe të hapur me njohjet e reja që kanë ngjallur interesin, por edhe pasionin.

Puna: Në punë, periudha premton të jetë pozitive, por kujdesuni për detajet e ndonjë biznesi që keni lënë të hapur.

Virgjëresha

Dashuria: Periudha nuk është aspak e vështirë dhe ju do të jeni shumë të mirë për të gjetur zgjidhje fituese në dashuri, falë Hënës që shpall zgjidhje të reja edhe për ata që janë në krizë. Dita për të jetuar në harmoni për beqarët, ndoshta me njerëzit më të shtrenjtë.

Puna: Në punë çdo gjë do të shkojë pa probleme, shmangni çdo diskutim në mënyrë që të mos humbisni prioritetet e projekteve tuaja.

Peshorja

Dashuria: Një ditë pozitive për dashurinë, përfitoni nga impulset më instinktive dhe do të shihni se ato do të zbulojnë gjithë pasionin që keni! Beqarët mund të bëjnë njohje të reja, ju mund të zbuloni dhe të mësoni kufij të rinj të kënaqësisë!

Puna: Venusi sugjeron shtigje të reja për të ndjekur dhe strategji të reja për të vënë në vend, kështu që përpiquni të dëgjoni intuitën tuaj.

Akrepi

Dashuria: Sot ju nuk doni të bëni asgjë në veçanti, jeni dembel dhe nuk jeni të prirur për të kënaqur madje edhe nevojat e partnerit tuaj. Ji më i dobishëm nëse nuk dëshiron të tingëllosh i vrazhdë! Beqarët do të duhet të bëjnë një lëvizje dhe të kthehen në lojë për të bërë njohje të reja.

Puna: Nëse ju mendoni se duhet të ndaleni, përpiquni të bëni më pak angazhime dhe të lini punën e panevojshme te të tjerët.

Shigjetari

Dashuria: Nuk do jeni në gjendjen tuaj më të mirë sot, dhe sfera sentimentare do të ndikohet gjithashtu, por edhe miqësia do të japë disa surpriza të këqija. Për të zbutur gjendjen, bëni mirë të përshtateni me rrethanat. Beqarët do të jenë në gjendje të marrin vendime.

Puna: Dita diskrete, jini të kujdesshëm me investimet dhe mbi të gjitha shmangni lehtësinë e panevojshme.

Bricjapi

Dashuria: Një ditë e rëndësishme, por ju duhet të jeni në gjendje të përfitoni nga momenti duke u përpjekur të vendosni gjërat që ju interesojnë më së shumti në lojë. Të tilla si të dashurit tuaj! Beqarët do të duhet të lejojnë që ndjenjat e tyre të vendosin për ta, pa sygjerime nga të tjerët.

Puna: Kini kujdes nga disa vështirësi që mund të ndodhin, mund të keni vështirësi të dilni nga ato.

Ujori

Dashuria: Do jetë një ditë e qetë në shumë fusha të jetës suaj. Periudha në tërësi është e mirë, madje në dashuri ju do përjeroni moment të bukura. Sot beqarët do të kenë shumë mundësi për të gjetur një shpirt binjak dhe për të krijuar një kuptim të përsosur!

Puna: Vendosni në punë vullnetin tuaj të mirë, përndryshe nuk do të keni rezultate.

Peshqit

Dashuria: Horoskopi i sotëm shpall një ditë të shënuar me një fillim të shkëlqyeshëm. Merrni këtë periudhë të bukur dashurie si një shije të momenteve të ardhshme. Zemrat e vetmuara do të kenë disa keqardhje, por më mirë t’i përkushtoheni situatave të reja dhe të pazakonta.

Puna: Sot ju keni një avantazh të madh, atë të njohjes paraprakisht të gjërave që ju presin në ambjentin e punës.

Berisha takon Mitsotakis në Kongresin e PPE, konfirmohet marrëdhënia e qëndrueshme mes PD e të djathtës evropiane

Kreu i PD, Sali Berisha është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në punimet e  Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) që po zhvillohet në Valencia, Spanjë.

Momenti është shoqëruar me një atmosferë të ngrohtë dhe respekti të ndërsjellë, ku Mitsotakis dëgjohet teksa i uron Berishës “urimet më të mira”.

Ky gjest vjen në një moment vendimtar për opozitën shqiptare, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit, ku Partia Demokratike, synon të rikthejë frymën e shpresës dhe të përfaqësimit të qytetarëve në pushtetin vendor.

Takimi mes dy liderëve konfirmon marrëdhëniet e qëndrueshme mes PD-së dhe së djathtës europiane, ku Berisha mbetet një figurë e respektuar. Pjesëmarrja e tij në kongres shihet si një hap për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të PD-së.

(BalkanWeb)

Marta Kos: Shqipëria, shteti i 29-të i BE në vitin 2029

Komisonerja e zgjerimit Marta Kos deklaroi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Shqipëria do të jetë shteti i 29-të anëtar i Bashkimit Evropian, pas Malit të Zi brenda vitit 2029.

“Do të ishte dështim për ne nëse brenda këtij mandati të Komisionit aktual Europian nuk do të arrinim që të mos anëtarësonim asnjë shtet të ri në BE. Jam e sigurt që ne mund të anëtarësojmë Malin e Zi, shtet me të cilin të gjitha kapitujt i kemi hapur dhe ka nisur mbyllja e tyre, procesi që mund të mbyllet në fund të vitit 2026. Nga pikëpamja teknike ne mund të mbyllim negociatat me Shqipërinë në fund të vitit 2027. Më tej u mbetet shteteve anëtare nëse këto dy shtete do të anëtarësohen në familjen tonë europiane”, tha Marta Kos.

–Ju përmendët Malin e Zi dhe Shqipërinë, a do të jenë ato përkatësisht shteti i 28-të dhe 29-të i BE përpara se ju të lini zyrën në vitin 2029?

Marta Kos: Po.

Sipas Kos, në muajin qershor, pritet që të merren një sërë vendimesh për zgjerimin e BE-së.

Në shtator 2024, BE vendosi të fillojë negociatat me Shqipërinë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shkupi mbeti i përfshirë në mosmarrëveshje dypalëshe me Sofjen, mbi të drejtat e pakicave bullgare.

Berisha nga Valencia: Koha e Ramës ka përfunduar. Zëri i opozitës tani dëgjohet në kancelaritë e BE dhe në Uashington

“Koha e Edi Ramës ka përfunduar”. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Valencia, ku po merr pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Popullore Europiane (PPE).

Sipas Berishës, opozita shqiptare edhe pse është në një sulm frontal ka tashmë një zë të fuqishëm në kancelaritë më të rëndësishme të Europës dhe SHBA-së.

“Ajo kohë ka përfunduar. Tani zëri i opozitës ushton fuqishëm në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës, por në fakt dhe në Shtetet e Bashkuara. Të themi të vërtetën. Në kuptimin e asaj se sot opozita interesat dhe kauzat e saj, kanë për avokat, avokatin më të fuqishëm aktual të SHBA dhe kjo ka tmerruar Edi Ramën dhe vasalët, do të thosha, megafonët e tij, të cilët nuk dinë çfarë flasin për një kontratë, që synon jo vetëm mbështetjen e kauzave të sotme, por dhe të atyre të qeverisjes së PD dhe opozitës”.

Sipas Berishës. fjalimi i tij para mbi 2000 zyrtarëve të lartë të qendrës së djathtë europiane shërbeu si një paraqitje e drejtpërdrejtë e realitetit të “narkoshtetit” shqiptar. Ai theksoi se mesazhet e tij u mbështetën nga liderë politikë europianë, përfshirë edhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike dhe forcat opozitare janë të gatshme të marrin drejtimin e vendit pas zgjedhjeve të 11 majit dhe të plotësojë kushtet për integrimin në BE.

“Opozita në qeveri pas 11 majit, do të jetë lokomotivë kryesore e integrimit të vendit për në BE. Dhashë garanci të plota se Partia Demokratike dhe forcat opozitare kanë qëllim kryesor të zëvendësojnë, narkoshtetin me shtetin e të drejtës, ekonominë e drogës me ekonominë e lirë të tregut dhe funksionale dhe të plotësojnë të gjitha kushtet, kriteret sociale të domosdoshme që Shqipëria të progresojë drejt BE-së”.

Ai theksoi rikthimin e plotë të PD-së në komunikim me PPE dhe me aleatë ndërkombëtarë, duke përmendur mbështetjen që partia ka marrë edhe nga qendra Ndërkombëtare Demokrate.

Sipas tij, kjo mbështetje ka “tmerruar Edi Ramën dhe megafonët e tij”, ndërsa opozita është në një “sulm të plotë, total, frontal” për të mbrojtur votën e lirë dhe për të larguar regjimin aktual.

Berisha e cilësoi pjesëmarrjen në kongres si një moment kthese për opozitën, duke e quajtur “autopsi publike të narkoshtetit të Edi Ramës” dhe një hap të madh drejt rikthimit të PD-së në pushtet dhe në skenën ndërkombëtare.

Elseid Hysaj humb gjyqin me presidentin e Napolit, ja gjoba e majme që duhet të paguajë

Elseid Hysaj ka humbur gjyqin me Napolin në Gjykatën e Kasacionit. Përfaqësuesit e presidentit De Laurentis fituan ndaj lojtarit të Kombëtares shqiptare, i cili duhet të paguajë 40 mijë euro si dhe shpenzimet e gjyqit.

Kjo histori mes Hysaj dhe Napolit, daton që nga viti 2019. Në atë kohë lindi një revoltë në skuadrën e Ançelotit, që pas barazimit 1 me 1 në nëntorin e vitit 2019, refuzuan të rikthehen në kampin stërvitor.

Klubi i Napolit sanksionoi lojtarët që po protestonin në mënyrën e tyre. Në nëntorin e vitit 2021, vetëm Hysaj vendosi ta ndjekë çështjen më tej.

Gjoba 40 mijë euro është më e ulët se 65 mijë euro që Napoli kishte kërkuar. Një shifër kjo e barabartë me 25% të pagës së Hysaj.

Emigranti ilegal vjedh çantën firmato me karta bankare dhe dokumente të Sekretares së Sigurisë Kombëtare në SHBA

Një emigrant ilegal akuzohet se ka vjedhur çantën “Gucci” të Kristi Noem, dhe se përdori kartën e saj American Express për të shpenzuar 205 dollarë për ushqim dhe alkool përpara se ta zinte gjumi në një tavolinë restoranti.

49-vjeçari Mario Bustamante Leiva, dyshohet se shënjestroi tre persona të ndryshëm midis 12 dhe 20 prillit, gjatë kohës që ai akuzohet për vjedhjen e çantës firmato të Sekretares së Sigurisë Kombëtare, e cila thuhet se kushtoi rreth 4,400 dollarë.

Dokumentet e akuzës të paraqitura në gjykatën federale të hënën thonë se Noem, e cila përmendet vetëm si “një individ nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara”, kishte qenë duke darkuar në restorantin Capital Burger kur ndodhi incidenti.

Çanta e Noem përmbante 3,000 dollarë “cash”, një portofol Louis Vuitton, kartën e saj të aksesit të DHS, çelësat e apartamentit, pasaportën, çekët bosh dhe sende të tjera personale.

Pasi mori çantën, Bustamante Leiva mori autobusin për në një restorant italian aty pranë, ku bëri pesë blerje duke përdorur disa nga kartat American Express të Noem, sipas dokumenteve.

Pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara dhe analizuara Shërbimi Sekret zbuluan se ai kishte qëndruar në restorant deri rreth mesnatës, pastaj ishte larguar dhe kishte rënë në gjumë në një tavolinë jashtë, ku qëndroi deri afërsisht në orën 7:30 të mëngjesit të nesërmen.

Policia dhe agjentët federalë arrestuan Bustamante Leivën të shtunën dhe ai u akuzua për vjedhje identiteti të rënduar, grabitje dhe mashtrim.

Emigranti ilegal vjedh çantën firmato me karta bankare dhe dokumente

Kristi Noem

Deklarata e agjentit nuk e përmend Noem, por informacioni në të dhënat e gjykatës përputhet me detajet e vjedhjes së saj. Autoritetet thanë se nuk kishte prova që Noem ishte shënjestruar për shkak të statusit të saj të profilit të lartë.

“Nuk ka asnjë tregues se ishte për shkak të kësaj. Sinqerisht, ishte një çantë e bukur,” tha për NBC News Ed Martin, prokurori i përkohshëm i SHBA-së për Distriktin e Kolumbias.

Hetuesit thanë se e identifikuan Bustamante Leivën si të dyshuar për vjedhjet pasi ai përdori një kartë dhurate të vjedhur për të bërë një blerje në një motel. Kur iu tregua një foto e Noem, ai u tha hetuesve se nuk e dinte kush ishte ajo, sipas deklaratës.

Hetuesit thanë se gjetën çantën dhe portofolin e Noem nga dhoma e tij e motelit.

Në një deklaratë të përgatitur, Noem iu referua të dyshuarit si “një kriminel karriere që ka qenë ilegalisht në vendin tonë për vite me radhë”.

Pas grabitjes në restorantin në Uashington, D.C., të dielën e Pashkëve, kanë lindur pyetje se si ishte e mundur kjo, duke pasur parasysh se ajo ka një ekip sigurie. Dy anëtarë të saj të veshur civilë ishin në barin e restorantit midis tavolinës së familjes dhe derës së përparme.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, i tha NBC News: “Për sigurinë e agjentëve dhe oficerëve tanë, ne nuk jemi në gjendje të konfirmojmë ose komentojmë në këtë kohë. Nëse ngrihen akuza penale, Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të ofrojë informacion publik në përputhje me procedurat e përcaktuara.”

Arbër Hajdari zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas mbarimit të BBV dhe pse

Në një intervistë të parë pas mbarimit të “BBV” në “Ftesë në 5”  Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në këtë edicion dhe miqësive të fituara.

Mes batutash Arbri ka treguar se fill pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve.

Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish- banorët e BBV që prej edicionit të parë të tij.

I ngacmuar nga Bieta se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri veçoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.

Më tej Arbri pranoi se në këtë edicion patjetër ka fituar edhe miqësi, sidomos ajo me drejtuesin e spektaklit, Ledion Liço dhe producenten, Sara Hoxha.

“Sara profesioniste, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel e ka treguar se është njishi i spektaklit. Ka treguar që meriton t’i heqësh kapelen”, tha Arbri.