Nga mbyllja e TikTok, te çështja “Beleri”, Berisha sulmon Ramën në konferencën e PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që u zhvillua në Valencia, Spanjë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha quajti kryeministrin Edi Rama ‘narkodiktator’, ndërsa foli për mbylljen e  TikTok, arrestimin e opozitarëve, çështjen ‘Beleri’ dhe atë ‘McGonigal’.

Fjala e plotë e Berishës:

Z. President Weber, zonja dhe zotërinj, së pari dëshiroj të falënderoj ju, z. President, dhe presidentët e EPP për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë me një rezolutë shumë të vlefshme në mbështetje të kauzave të saj të drejta. Por dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj gjithashtu presidentin e IDU, Stefan Harper, dhe presidentin e CDI, Andres Pastrana, për të njëjtën mbështetje që kanë treguar ndaj Partisë Demokratike dhe kauzave të saj.

Dua të falënderoj gjithashtu miqtë nga CDU, Elmar Brok, Peter Beyer, Doris Pack, miqtë nga Forza Italia në Itali, Battilocchio, Erika Mazzetti, etj., të cilët kanë qenë pranë nesh në disa ditë të vështira.

Zonja dhe zotërinj, Shqipëria sot është shteti i parë dhe i vetëm narkoshtet në Europë, ku gjithë pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm. Siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, përmes një industrie mafioze të blerjes së votës dhe një makinerie masive intimidimi, ai ka vënë nën kontroll të plotë vullnetin e qytetarëve dhe ka kthyer zgjedhjet në një fasadë.

Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe kryen plaçkitje, sillet në vend si një diktator i mirëfilltë. Ai kontrollon të gjithë ekonominë. Kontrollon të gjithë median. Në fund, ai bllokoi TikTok-un, duke e bërë vendin të duket njësoj me Kabulin dhe Teheranin.

Si Zayed i Tunizisë, në vit elektoral, ai zgjodhi të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës, vetëm sepse ishin kundërshtarë politikë – dhe pa asnjë, asnjë, asnjë provë kriminale. Ai u mori mandatin drejtuesve të opozitës. U mori mandatin kryetarëve të bashkive të opozitës, siç është rasti i Fredi Belerit, i cili sot është eurodeputet, sepse arsyeja e vetme ishte që Beleri nuk pranoi t’i jepte tokën që nuk i përket familjes Rama.

Zonja dhe zotërinj, përveç kësaj, diktatori tiranik, narkodiktatori, ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, që të punonte kundër opozitës shqiptare. I dha atij 225,000 dollarë, por ju siguroj që nuk ishte i vetmi që u ble kundër opozitës. Dokumente, mijëra dokumente nga vende partnere, provojnë sot se shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët në vendin tim.

E rëndë në Itali/ 27-vjeçarja shqiptare gjendet e ραjetë, ishte Ιidhur në një pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj, Itali, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjendur e pajetë në Montecilfone.

Sipas mediave italiane, mësohet se e reja shqiptare është gjetur e lidhur në një pemë pranë të ashtuquajturës “Ura e Sherifit”, përgjatë rrugës midis Larinos dhe Biferninës.

Ishte bashkëshorti i saj ai që e gjeti, një burrë 51 vjeç, që kishte nisur ta kërkonte nga frika se mos ndërmerrte ndonjë veprim ekstrem. Ishte ai që lajmëroi policinë.

Policia e ka marrë në pyetje 51-vjeçarin, por nuk ai për momentin nuk është nën hetim.

Gjithashtu, autoritetet italiane kanë urdhëruar autopsinë e trupit të saj, e cila do të kryhet më 2 maj dhe hetimet janë ende duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

27-vjeçarja ishte nënë e një fëmije dhe ishte e ndarë nga 51-vjeçari, ndërsa jetonte e vetme me djalin 7-vjeçar.

Ajo njihej në fshat për angazhimin e saj në punë në një qendër për emigrantët dhe për lidhjen e fortë me të birin, i cili përshkruhej nga të gjithë si qendra e jetës së saj.

Ndërkohë, autoritetet janë shprehur se vetëm autopsia do nxjerrë në dritë të vërtetën, ndërsa për momentin nuk ka asnjë person nën hetim.

Sherri tek PSD, ja autori me “Skorpions” të zi në dorë. Konflikti dyshohet për bastet sportive

Zbulohet foto ekskluzive të njeriut që hyri me armë në dorë në ambjentet e zyrës së PSD në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Gazetari i Ora News Elton Qyno, ka siguruar foton ku duket qartë personi i shpallur në kërkim Arjan Talhellari, i cili shfaqet me një automatik të zi në duar.

Autori mban të veshur një kapele dhe bluzë të bardhë, ndërsa në duar duket qartë që mban në duar një automatik “Skorpions” të zi.

Personi tashmë është shpallur në kërkim së bashku me djalin e tij, Lorenco Talhellari.

Shkak i konfliktit mësohet se është bërë Lorenco Talhellari me një person tjetër, ku si motiv sipas burimeve të policisë ishte sheri për bastet sportive.

Në ndihmë të djalit ka shkuar babai i tij, Arjani, i cili është shfaqur me një armë në dorë që në dukjet shihet si automatik “Skorpions”.

Arjan Talhellari nuk ka mundur të bëjë qitje, pasi në përpjekje për të realizuar një veprim të tillë ai i kanë rënë plumbat në tokë.

Më tej policia sqaron se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dy fishekë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasit Arjan Telhallari dhe djalin e tij, Lorenco Telhallari.

Mësohet se këta të fundit kanë shkuar në zyrat e PSD dhe janë konfliktuar me persona që ishin të pranishëm atje.

Dhυna në zyrat e PSD/ Sulmohet menaxheri i “333” dhe “CR7”

Në incidentin e sotëm të regjistruar në zyrat elektorale të Tom Doshit.

Dy shtetas dyshohet se kanë goditur Lendi Palajn i njohur gjithashtu si menaxheri fantazmë i lokaleve të përshtatura për baste ‘333’ dhe ‘CR7’, të cilat janë vënë në qendër të vëmendjes nga gazetarja Ola Xama.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes tyre lidhet me borxhe të pashlyera nga aktiviteti i basteve ilegale që, siç thuhet, administrohej nga Palaj. Dyshohet Lorenc Telhallari i kishte borxh para atij. Fillimisht, përplasja fizike ndodhi pranë zyrave të PSD-së, ku ndodhet edhe një nga pikat e lokaleve famëkeqe ‘333’.

Pas përplasjes, Palaj është futur në zyrën e PSD-së, një ambient ku raportohet se ka frekuentuar shpesh kohët e fundit, me gjasë për të dorëzuar të ardhurat nga aktivitetet e basteve të jashtëligjshme. Por konflikti nuk përfundoi aty: Telhallari, një nga agresorët, është rikthyer në vendngjarje bashkë me babain e tij Arjan Telhallari i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe kanë sulmuar brutalisht zyrën elektorale të Doshit.

Dyshohet se gjatë sulmit, autorët kanë qenë të armatosur, pasi policia gjeti në vendin e ngjarjes dy fishekë lufte. Fatmirësisht, arma nuk është përdorur pasi pasojat mund të kishin qenë fatale.

Del foto: Kjo është Kejsi Spahillari që υ rau të fejuarin! Ka ndërtuar jetë të re në… (Foto)

Në 14 qershor të vitit 2018, 18-vjeçari Antonio Karaifili u gjet i varur, në pyll, në Voskopojë. Ngjarja tronditi zonën. Fillimisht çështja u raportua si vetëvrasje. Por, familja e Antonios ka pasur gjithnjë dyshime.

Dyshimet silleshin rreth të fejuarës së Antonios, Kejsi Spahillari. Pas shtatë vitesh, falë prokurores Vasjana Postol dhe këmbënguljes së avokatit Arben Llangozi, është zbardhur e vërteta tronditëse. Kejsi Spahillari kishte krijuar një lidhje paralele me 65-vjeçarin Rexhep Vathin. Sipas hetimit, Antonio Karafili i ka kapur në flagrancë në raport intim Kejsi Spahillarin dhe Rexhep Vathin.

Të dy, për të ruajtur sekretin, vranë Antonio Karafilin, dhe më pas inskenuan vetëvarjen e tij në një pishë. Dyshimet lindën nga fakti që Kejsi Spahillari kishte lajmëruar të afërmit e Antonios për ngjarjen, duke u treguar fiks vendin ku varej trupi i pajetë. Së dyti, në trupin e viktimës nuk kishte asnjë shenjë rrëshire apo nga lëkura e pishësh gjatë ngjitjes. Pra, nuk kishte gjurmë ngjitje në pishë. Nga ana tjetër, janë gjetur gjurmë ADN-je të Vathit në çarçafët e të akuzuarës.

24-vjeçarja ndodhet në Kanada ku ka krijuar familje, ndërsa Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Ndërsa Rexhep Vathi i ka dhënë fund jetës në gusht të vitit 2024.

Bisedat mes Kejsit dhe Rexhep Vathi pas krimit:

Rexhep Vathi, i cili u konsiderua si dëshmitar okular është shprehur në atë kohë se mbrëmjen kur 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur në një pemë në pyll, kishte parë dhe dëgjuar 4 persona që bërtisnin.

Por Rexhep Vathi, në atë kohë 65-vjeç, në bisedat e zbardhura ku flet me Kejsin dëgjohet ta porosisë duke i thënë të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregonte se çfarë kishte parë atë natë në pyll.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?

Kejsi Spahillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?

Kejsi Spahillari: Po, që në fillim.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?

Kejsi Spahillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…

Kejsi Spahillari: Seriozisht?

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…

Kejsi Spahillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…

Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!

Kejsi Spahillari: Kuptoj, po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?

Kejsi Spahillari: Ehë..

Dëshmitari Rexhep Vathi: Se kam dhe një tip unë, megjithë mend jam verior, po nuk shkoj degë më degë. Kejsi, llafet janë shumë, shumë, shumë keq, ama mos harro, shteti e merr avash-avash, kushdo, që të të thërrasë, civil apo ushtarak, nuk di gjë… Unë kam pas frikë të shkoj në pyll, kam dashur të ulërij, kanë qenë ca jabanxhi aty, më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon. Këto llafe i thua, se masanej me na thirr ne, me më thirr mua, unë flas ndryshe, flas gjëra, që ti mos të cënohesh fare, po për t’u ruajtur, duhet të ruhesh shumë ! E shpërndajmë për sot?

Kejsi Spahillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kejsi, okej?

Kejsi Spahillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kaq di me të thënë! Mirupafshim!

Kejsi Spahillari: Pafshim!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ruaj veten!

Reagimi i avokatit Arben Llangozi:

Pas 7 vitesh betejë të gjatë, lodhëse dhe shpeshherë të pashpresë, më në fund mund të them me zë të plotë: drejtësia u vu në vend për rastin tragjik të shtetasit Antonio Karaifili.

Një ngjarje që u përpoq të fshihej nën petkun e një “vetëvrasjeje”, por që në thelb ishte një vrasje e maskuar, e mbuluar dhe e shtrembëruar nga struktura të caktuara të sistemit të drejtësisë dhe mjekësisë ligjore në Korçë dhe mjeksia qëndrore Tiranë të cilët krijuan prova të rreme.

Antonio Karaifili u gjet i varur në një pemë. Një skenar i servirur si vetëvrasje, por që nga fillimi mbante erën e manipulimit, të fabrikimit dhe të shkeljes flagrante të së vërtetës. Që në ditët e para, u kuptua se diçka nuk shkonte. Aktet e ekspertimit mjeko-ligjor nuk përputheshin me realitetin.

Për të mbuluar vrasjen janë kryer mbi 10 ekspertime të manipuluara dhe mjekësia ligjore, në vend që të shërbente si garant i shkencës dhe së vërtetës, u bë vegël në dorën e atyre që kërkonin heshtjen.

Në vend që të hetohej si një vrasje, Prokuroria e Korçës u përpoq ta mbyllte çështjen si vetëvrasje. Kërkoi tre herë pushimin e hetimeve, por drejtësia kishte ende zë. Tre herë gjyqtari Arben Lera refuzoi pushimin, duke e kthyer çështjen për hetim dhe duke kërkuar të vërtetën, jo komoditetin e një dosjeje të mbyllur.

Gjyqtari Arben Lera, me kurajo dhe integritet, u bë mburojë e së drejtës. Në një sistem që shpesh i nënshtrohet presioneve dhe interesave të errëta, ai zgjodhi të bëjë gjënë e duhur. Në fund, ai urdhëroi Prokurorinë që të vijonte hetimet për vrasje, duke dhënë një mesazh të qartë: drejtësia nuk është pazari i askujt.

Ndërkohë, brenda Prokurorisë së Korçës, për 7 vite me radhë, kjo çështje kaloi në dorën e rreth 7 prokurorëve, të cilët ose u dorëzuan, ose zgjodhën të heshtin. Por më në fund, në skenë doli një zë i ri, një zë i ndershëm, prokurorja Vasjana Postoli. E re në detyrë, por e pajisur me kurajo, profesionalizëm dhe ndershmëri, znj. Postoli mori përsipër barrën e rëndë të zbardhjes së kësaj ngjarjeje. Dhe ja doli. Ajo e çoi hetimin deri në fund, duke zbardhur të vërtetën që ishte përpjekur të fshihej me çdo kusht.

Kjo çështje është një shembull i gjallë se si korrupsioni dhe heshtja institucionale mund të pengojnë drejtësinë, por nuk munden ta ndalin përgjithmonë. Është gjithashtu një dëshmi e fuqisë së këmbënguljes dhe përkushtimit, sepse unë si avokat, nuk kam reshtur së ndjekuri këtë çështje për 7 vite me radhë. Kam luftuar çdo pengesë, kam refuzuar të dorëzohem, dhe kam qëndruar përkrah familjes së viktimës deri në fund.

Një rol vendimtar në këtë betejë ka pasur edhe emisioni investigativ STOP dhe televizioni Ora News, të cilët dhanë zërin e tyre kur shumë media heshtën. Ata shërbyen si fenerë drite në një rrugë të errët, duke e mbajtur këtë ngjarje gjallë në opinionin publik dhe duke i dhënë shpresë një familjeje të shkatërruar nga padrejtësia.

Sot, them se Antonio Karaifili nuk u vetëvra. Ai u vra. Dhe tani kjo është provuar.Drejtësia vonon, por nuk harron.

Ky është një mesazh për çdo qytetar që është përballur me padrejtësi. Mos hiqni dorë. E vërteta ka fuqi. Dhe kur bashkohen njerëz të ndershëm — gjyqtarë, prokurorë, avokatë, media dhe qytetarë — asnjë krim nuk mund të mbetet i fshehur.

Unë do të vazhdoj të jem zëri i atyre që nuk kanë zë, për sa kohë do të kem forcë.

Gjesti fshiu nga Instagrami të gjitha fotot me të, shikoni “hakmarrjen” e Eglit (Foto)

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, tashmë ka njoftuar fansat se po vjen me një këngë të re.

Ai fshiu të gjitha postimet në Instagram, duke publikuar një fotografi të re, me anë të së cilës njoftoi edhe projektin.

Mes të gjitha deklaratave e fotove që po qarkullojnë në rrjet, marrëdhënia me Gjestin nuk duket më aq e mirë.

Ndërsa edhe Egli u përgjigj menjëherë duke hequr fotot me Gjestin.

Nëna shpërndan shkrimin për Sokol Olldashin: Lideri i munguar që nuk u lejua nga mafia të merrte drejtimin e PD

Gjendja në të cilën ndodhet Partia Demokratike i bën demokratët që herë pas herë të kthejnë kokën pas, te ai që e quajnë lideri i munguar, Sokol Olldashi. Politikani i djathtë që nuk jeton më, por që kishte një projekt të madh politikë për PD dhe Shqipërinë.

Së fundmi, është ish i përndrjekuri politik Kujtim Cekani ai që ka bërë një koment për Sokol Olldashin, duke ju referuar atij si njeriu që do të sillte në pushtet Partinë Demokratike, por nuk u la nga “klika mafioze” të merrte drejtimin e saj.

“Sokol Olldashi kishte nje projekt te madh politik. Projektin per drejtimin e Partise Demokratike, dhe natyrisht projektin e madh te fitores dhe te drejtimit te Shqiperise. Gje qe nuk ndodhi sepse klika mafioze nuk lejoi qe nje njeri i zoti dhe qe kishte lidhje me shtresen e te përndjekurve politike te merrte drejtimin e PD”, shkruan ai.

Sipas Kujtim Cekanit, Sokol Olldashi ka qenë një ndër njerëzit më të vendosur e guximtarë, shpirtmirë e i dashur. Mbi të gjitha, thekson ai, Sokoli ishte një njeri i madh dhe si i tillë ai mkishte bërë shumë për Shqipërinë.

“Ne krye te Ministrise se Brendshme u perballë me bandat me te egra kriminale dhe i asgjesoi ato. Asnjehere me pare shqiptaret nuk u ndjene me te sigurte se ne kohen kur Sokol Olldashi ishte ne krye te rendit. Shihni rruget dhe autostradat sot! Ujesjellesit dhe kanalizimet! Shumica mbajne firmen e tij”, shkruan Cekani.

Këtë shkrim e ka shpërndarë dhe nëna e Sokol Olldashit, zonja Kozeta Mamaqi e cila është aktive në rrjetet sociale me shënimet për të birin, mesazhet e shumta dhe kujtimet që miqtë e Sokolit ndaj herë pas herë në nderim të njeriut që ai ishte dhe politikanit që përfaqësonte.

Hetimi i SPAK ndaj lobimit 6 mln dollarë të PD/ Lala paralajmëron: Nëse është donacion i huaj, Noka përfundon në pranga

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka folur për verifikimin që SPAK ka nisur lidhur me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me një vlerë 6 milionë dollarë për dy vite. Lala tha se SPAK po verifikon disa aspekte për të kuptuar nëse ka dyshime për vepër penale, ndërkohë që shtoi se nëse paratë do të konsiderohen si donacion i huaj, Flamur Noka, firmëtar i kontratës, përfundon në pranga.

“SPAK ditën e djeshme ka deklauar zyrtarisht, që ka nisur verifikimet për kontratën e PD me një kompani lobuese në SHBA.

Duhet theksuar, ligjërisht, kontratat për lobim janë të ligjshme. Në rastin konkret janë dy problematika. Bëhet fjalë për kontratë me afat 24 mujor. Prokurorët do të shohin, se cilat janë të ardhurat e përdorura për të paguar kompaninë lobuese. Është deklaruar se bëhet fjalë për një fondacion, MAGA, të financuar nga shqiptarë të Amerikës, por nuk është hetuar ende nga prokuroria. Duhet që prokuroria amerikane, të hetojë për shkeljet e ligjit atje. Por mënyra e financimit është pika e parë që do të hetohet nga prokurorët këtu.

Pika e dytë, objekti i kontratës. Ligji për partitë politike dhe ligji për fushatën zgjedhore, ndalon financimet nga jashtë dhe lobimin për arsye elektorale. Përmbajtja është rindërtimi i marrëdhënieve mes administratës së SHBA dhe PD. Por, kontrata mund të ketë shtojca ose anekse që mund të japin panoramë tjetër. Me fjalë të thjeshta, kontratat lobuese janë të ligjshme. Këto kontrata sipas ligjeve në SHBA, deklarohen atje. Por interes për prokurorinë shqiptare, bën burimi i parave. Kush është personi ndërmjetës dhe garant? Deklarohet Nuredin Seçi, çfarë përfaqëson dhe pse është garant. Është si kredimarrje, me garantor. Seçi ka hyrë garantor nëse nuk paguhen paratë.

Nuk është një hetim i zakonshëm. Prokurorët do të thërrasin zotin Noka, për të dhënë shpjegime. Nëse konstatojnë indicie për shkelje penale, mund ti kërkohet kontrata zotit Noka. Nëse nuk sigurohet, kërkohet përmes letërporosisë SHBA-ve. Nuk mendoj se do të ketë histori hetimi penal me rezultate të shpejta, sepse duhet marrë kontrata dhe të shiheni donatorët, shqiptaro-amerikanët që kanë hedhur para, interesi i tyre, a kanë të ardhura të ligjshme e me rradhë.

A duhet ta deklaronte PD këtë kontratë?

Duke qenë kontratë shërbimi, PD është brenda afateve ligjore për ta deklaruar, pra nuk ka dyshim të arsyeshëm që PD e ka fshehur kontratën. SPAK po kryen verifikime. Nëse do të ishte donacion i huaj, zoti Noka do të ishte me pranga. Procesi i verifikimit po vijon. Dy momente po hetohen.

Për aspektin politik nuk jap argumenta, nuk marr përsipër të bëj analizë. Për procedurën ligjore, dy janë momente, cilët janë njerëzit që kanë bërë donacione dhe a lejohet kjo. Nëse ka elementë të veprës penale, regjistrohet procedim penal. Mund të ketë edhe vepër penale por jo në kompetencë të SPAK. SPAK ka procedurë të çelur mbi bazën e të dhënave të bëra publike në media. Çfarë do të japë hetimi, mbetet këtu”, tha Lala.

Makina ρërplas për υdekje 4 të miturit pranë shkollës! Disa persona të ρlagosur

Katër fëmijë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas pranë një shkolle të hënën pasdite në Illinois, SHBA.

Ngjarja ka ndodhur në Springfield, ku sipas autoriteteve lokale, një automjet që goditi për vdekje tre persona, duke u përplasur me një ndërtesë shkolle dhe më pas goditi një person tjetër. Viktimat ishin midis moshës 4 dhe 18 vjeç, tha Policia Shtetërore, teksadisa persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Shoferi, i cili nuk u lëndua, ishte i vetëm në automjet dhe u dërgua në spital për vlerësim. Policia Shtetërore e Illinois nuk ka thënë nëse shoferi është arrestuar apo është marrë në paraburgim

“Femijët ‘dragua’ ekzistojnë”/ Habit studiuesja: Skëndërbeu, një prej tyre

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Danela Shima bëri një deklaratë të fortë, ku tha se kishte pasur një vëlla “dragua” me flatra dhe fuqi të mbinatyrshme.

Për Pranvera Xhafa, studiuese e shkencave okulte, ky nuk është një rast i izoluar, por një shenjë e lidhjes mes botës sonë dhe një dimensioni tjetër. Ajo shpjegoi se të tilla qenie, si “fëmijët dragua”, janë mishërime shpirtërore që përkohësisht marrin formë fizike në dimensionin tonë, por që nuk janë të përhershëm.

“Janë një lloj mishërimi nga një dimension tjetër, në dimensionin tonë kohor. Janë ekzistenciale në një kohë tjetër. Krahët i përkasin një dimensioni tjetër dhe në kohën tonë zhduken. I përkasin më shumë shpirtit sesa trupit. Në jemi në fillimin e një mbarimi të kësaj epoke. Kohë përshpejtohet dhe nëse koha mbaron, nis një cikël tjetër.
Edhe Skëndërbeu ka qenë një i tillë. Lëvizjet e tij para në kohë, në një dimension tjetër kohorë e bënin që të kishtë një strategji më efikase për luftën, që nuk ishte e varur nga numri. Ai kishte mundësi që të shkëputej dhe të shihte se ç’do ndodh nesër” tha ajo.

Sipas saj, këto aftësi janë bërë gjithnjë e më të rralla për shkak të një “evolucioni regresiv” të njeriut në aspektin metafizik. “Sa më shumë të shkojmë pas në kohë, aq më shumë raste të tilla gjejmë. Në kohën e Arbrit dhe edhe gjatë komunizmit, ka pasur individë me aftësi jashtë normales,” shtoi Xhafa, duke theksuar rëndësinë e shëndetit shpirtëror dhe fizik në ngjizjen e fëmijëve të tillë.

Një tjetër detaj që Danela tregoi ishte se gjatë ceremonisë mortore, arkivoli i vëllait të saj u ndërrua 3 herë, pasi trupi i tij zgjatej. Pranvera Xhafa dha një shpejgim për këtë.

“Shpirti nga ky dimension kohor, ne jemi në një epokë oksigjeni që na kufizojnë në nivelin fizik. Kur një trup vjen nga një dimension tjetër, është i zmadhuar. Nëse dalim jashtë kësaj kohe mund të ketë më shumë hidrogjen që bën që trupat rriten më shumë”, tha ajo në Vizion Plus.

Një nga deklaratat më të diskutueshme të saj ishte ajo se “nëse një person i tretë sheh një fëmijë dragua, ai vdes”. Okultistja thotë se kjo ndodh për shkak të shkëputjes së energjisë shpirtërore nga përballja. “Misioni i tyre është i tillë, që të jetë sekret”.