Në mesin e shtatzënisë së dytë, modeles shqiptare Ardiana Lekaj, iu desh të kalonte një përvojë të hidhur. Sipërmarrësja është përfshirë në një aksident në autostradë dhe këtë lajm të keq ajo ia komunikoi ndjekësve të saj në rrjetet sociale.
“Dikush më goditi nga pas në autostradë. Kam marrë një goditje të madhe”-tha ajo, duke përshkruar incidentin, ku u përfshinë tre makina. “Mezi arrita të frenoja, por njerëzit pas meje nuk mundën”-thotë ajo.
“Rrahjet e zemrës së foshnjës nuk ishin aq të mira në fillim, ndoshta për shkak të stresit dhe shokut. Kam pasur edhe shumë kontraksione duke qenë se jam në javën e 36-të”-thotë influencuesja.
Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 4 tani po zhvillojnë projekte të reja pas përfundimit të qëndrimit të tyre të gjatë në izolim.
Fituesi i edicionit të fundit, Gjesti, ka paralajmëruar një këngë të re përmes rrjeteve sociale, duke shkaktuar diskutime të nxehta mes fansave të muzikës. Ky lajm shënon një moment të rëndësishëm për artistin, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.
Përveç Gjesti-t, edhe Egli Tako, një tjetër ish-konkurrent i njohur, lajmëroi se është duke punuar për një projekt të ri, i cili thuhet se mund të përfshijë një bashkëpunim me Gjesti-n. Kjo lind pyetje për të ardhmen e muzikës shqiptare dhe nëse këta artistë do të arritin të krijojnë diçka unike së bashku.
Më shumë interes po tërheq Joz Marku, i cili kohët e fundit ka treguar se po punon gjithashtu për një këngë të re. Me një postim misterioz në Instagram, ai pyeti ndjekësit e tij “Gati?”, duke lënë hapur mundësinë për një rivalitet dhe performancë muzikore bindëse midis tij dhe Gjesti-t.
Kjo situatë midis Jozit dhe Gjestit nuk është e re; ata ishin në një përplasje të fortë gjatë kohës që ishin në shtëpinë e Big Brother. Një incident i njohur ka qenë kur Joz Marku e goditi Gjestin, duke i shkaktuar një reagim të madh nga publiko dhe mediat, të cilat e dënuan ashpër atë veprim.
Me ngjarjet e tilla, interesimi për karrierën e Joz Markut është rritur ndjeshëm. Ai ka fituar një numër të madh ndjekësish dhe admiruesish, duke u shndërruar në një figurë të njohur në muzikën shqiptare. Publiku tashmë mezi pret të dëgjojë se çfarë do të sjellë si projekt i ri.
Nuk është e qartë se si do të ndikojë ky “përplasje artistike” te fansat e dy artistëve, por një gjë është e sigurt: muzika shqiptare po përjeton një periudhë interesante me këta artistë në qendër të vëmendjes. Me shumë mundësi, ne do të kemi mundësinë të dëgjojmë këngën e re të Joz Markut shumë shpejt, dhe ajri është plot spekulacione mbi atë se çfarë do të sjellë kjo krijimtarinë muzikore.
Pavarësisht tensioneve të kaluar, artistët shpesh gjejnë mënyra për të shprehur pozitivitet nëpërmjet muzikës, dhe kjo mund të jetë një mundësi për të dy këngëtarët që të bashkohen në projekte të ardhshme. Dështimi për të nderuar rivalitetin dhe konkurrencën mund të çojë në një rezultat më të mirë për të gjithë përfshirësit, në fund të fundit, artet janë mbi ndarjen dhe kënaqësinë që ato sjellin.
Kjo situatë e ndërlikuar bën që çdo lëvizje e këtyre artistëve të monitorohet me kujdes, dhe fansat janë të etur për të shkruar historinë e re të muzikës shqiptare duke i mbështetur ata në rrugëtimin e tyre të ardhshëm në industrinë muzikore.
Çudirat në këtë fushatë elektorale nuk janë vetëm fjalimet absurde e një pjesë të kandidatëve për deputet, por edhe veprimet e tyre
Dhe akti më absurd i fundit na vjen nga qyteti i Elbasanit, më konkretisht nga nënkryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, Aulona Bylykbashi, e cila ka marrë besimin e Edi Ramës për të garuar për deputete në zgjedhjet e 11 majit.
E duket se këtë garë, Aulona Bylykbashi e ka marrë aq sa seriozisht sa “heq qafe” çfarëdo që i prish imazhin elektoral, e aq më tepër kur bëhet fjalë për pemë.
Siç duket në krahasimin mes dy fotove të mëposhtme, nga i njëjti vend, kandidatja për deputet e Edi Ramës ka vendosur të presë pemën për shkakun “madhor” se i mbulonte postin gjigand të fushatës elektorale të vendosur në qendër të qytetit.
Nënkryetarja e Bashkisë ka urdhëruar që pema të krastitet deri në atë masë sa të mos cënojë asnjë cep të posterit të saj.
Në emisionin Log. në News 24 u publikua dhe sondazhi i dytë i Notosondaggi. Sipas sondazhit të natës së sotme, PS udhëheq me 45.5 përqind të votave, ndjekur nga PD me 36 përqind.
Antonio Note, drejtuesi i Notosondaggi, në lidhje Skype në News24 tha se rezultatet janë fotografi e çastit e këtij momenti. Ai shpjegoi se rezultatet më 11 maj për çdo parti mund të ndryshojnë maksimumi me 3-4 përqind dhe se është e vështirë të ndodhë një revolucion.
Antonio Note: Sondazhi është fotografi e situatës së momentit. Ndryshime mund të ndodhin, por nuk mund të kemi revolucion, pra rezultati nuk mund të ndryshojë dot drastikisht. Për dy javë, maksimumi rezultati ndryshon me 3 deri në 4 përqind. Unë kam ndjekur zgjedhje, ku nuk ka ndryshuar asgjë, por ka dhe zgjedhje, kur partitë kanë rikuperuar dhe 5 përqind.
Situata mes Egli Takos dhe trajnerit të saj të dikurshëm, Mario Olldashit, ka marrë një vëmendje të madhe mediatike, duke nxitur kureshtjen e publikut për të zbuluar të vërtetën pas lidhjes së tyre të përfolur.
Ajo që ka marrë vëmendje së fundmi është fakti që Gjesti ka fshirë çdo postim në Instgram, ndërsa Egli ka hequr çdo postim më Gjestin.
Mos çifti janë ndarë përfundmisht?!
E ftuar në emisionin “Post Big Brother VIP”, Egli dha sqarime për raportin me Marion:
“Mario ka qenë instruktori i kunatit tim, ky është i vetmi kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste BBV. Kam frekuentuar palestrën ku punonte Mario për një kohë, por më pas jam larguar.”
Por deklarata e saj u pasua menjëherë nga reagime në rrjet. Fotot e vjetra të saj me Marion në pishinë nisën sërish të qarkullojnë në portale të ndryshme, duke ndezur sërish diskutimet.
Në emision, Egli u përpoq të sqarojë se bëhej fjalë për një dalje shoqërore në grup, ndërsa mediat dhe ndjekësit e interpretuan si një lidhje të mundshme.
“Dashakeqët e kanë përdorur këtë situatë për të na shpallur çift,” u shpreh ajo.
Megjithatë, kjo bie në kontrast me reagimin e saj të dikurshëm, ku kishte deklaruar se Mario ishte një mik shumë i ngushtë dhe se ndjehej mirë në shoqërinë e tij — një ndryshim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku.
Laçi ra zyrtarisht nga Kategoria, pas barazimit 1-1 me Vllazninë. Klubi kurbinas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nuk është “kursyer” aspak, ku ka lëshuar akuza të forta.
Postimi:
Së pari, i kërkojmë ndjesë gjithë tifozerisë dhe qytetarëve të Laçit, si dhe gjithë dashamirësve të klubit tonë për këtë dështim. Ky ishte fati jonë. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pranë ekipit edhe në ditët më të vështira! Ne jemi të sigurt që nëse do zhvillohej një lojë e pastër do ishim pjesë e Superligës Shqiptare.
Do donim të kalonim dhe të preknim pak temën e këtij sezoni futbollistik: ESTRADA “SUPERIORE”
Pas 36 javëve kampionat tashmë janë dhënë verdiktet, por sa qëndrojnë vërtetë ato dhe çfarë fshihet pas kuintave?
Dinamo luan teatër të hapur me Korçën në Kupë dhe në Kampionat. Haptazi hap portën Korça për Kupë dhe Dinamo në Kampionat me pretekstet njëra me lojtarë të demtuar ndeshjen e parë dhe tjetra në të dytën, dhe të gjithë të nesërmen të shëruar e pas 3 ditësh të gatshëm për ndeshje. Gjithë Shqipëria është dëshmitare, përveçse atyre që nuk iu intereson ta dinë. Letra që vijnë në FSHF nga Sportradar dhe UEFA dhe që nuk publikohen. Në media pranohet hapur luhatja e koeficientëve menjëherë pas ndeshjes së Kupës. Prapë asnjë reagim… Ku është Prokuroria? Ku është transparenca me këto dokumenta? Pse askush nuk merret në pyetje apo pse askush nuk prenoncohet për diçka të tillë?
Nuk mjafton me kaq… Teatri vijon sot përballë Tiranës. Thashetheme lart e poshtë gjatë javës ku shprehet hapur që Tirana është ekip me traditë dhe do t’i lëmë ndeshjen. Dhe ja që ndodhi … Dinamos i dëmtohen 6 lojtarët kryesorë në një kohë që Dinamos i duhej vendi i dytë për formulën e Final Four!
Pra një mesazh qenka i qartë:
Teatër i pastër nga fillimi deri në fund të këtij kampionati dhe tallje me mundin e djersën e atyre që luajnë pastër.
Qarku i Shkodrës duket një garë e hapur mes koalicioneve politike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas sondazhit të News24 në bashkëpunim me institutin italian të kërkimeve, Notosondazhi të sondazhistit të njohur, Antonio Noto, PD dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të dilnin forcë e parë në këtë qark.
Pyetjes: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin. Ju cilën parti do të votonit?
45% janë përgjigjur se do të votonin për koalicioni PD-ASHM (varion 43%-47%). Sa i takon mandateve në Kuvend, PD do të fitonte 5 ose 6 deputetë në Qarkun e Shkodrës. Në krahasim me 2021, PD rritet në Qarkun e Shkodrës me 1.2%.
34.58% (32.5-36.5) do të votonin Partinë Socialiste e cila do të fitonte në Kuvend mes 3-4 deputetë në Qarkun e Shkodrës. Në krahasim me 2021, PS do të rritej në Qarkun e Shkodrës me 6%.
PSD e Tom Doshit do të votohej nga 16% e shkodranëve, votë e cila do të përkthehej deri në 2 mandate në Kuvend, po aq sa mori në zgjedhjet parlamentare të 4 viteve më parë.
Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet, partia Mundësia dhe koalicioni Euroatlantik do të votoheshin vetëm nga 1%.
Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, në fjalimin e tij të parë pas fitores, ka mbajtur një qëndrim të fortë kundrejt Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se “Amerika dëshiron tokën tonë, burimet tona, vendin tonë – por kjo nuk do të ndodhë kurrë”.
Duke folur përpara mbështetësve të entuziazmuar, Carney theksoi se përulësia – një nga tri vlerat që ai ka shpallur si bazë të qeverisjes së tij – nënkupton bashkëpunim me të gjitha partitë politike, provincat dhe popullsitë indigjene. Ai u shpreh se synon të bashkojë punëtorët, biznesin dhe shoqërinë civile, ndërsa paralajmëroi se qeveria duhet të përgatitet për skenarët më të vështirë.
Në një deklaratë që ngriti në këmbë sallën, Carney akuzoi SHBA për përpjekje që “ta shkatërrojë Kanadanë, në mënyrë që të na zotërojnë”. Ai theksoi se marrëdhënia tradicionale e integrimit me SHBA-në ka përfunduar dhe e cilësoi këtë si një “tragjedi historike”.
“Kemi kapërcyer tronditjen e tradhtisë amerikane. Tani, më shumë se kurrë, duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin,” u shpreh Carney, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kyçe në historinë kanadeze.
Ai konfirmoi se do të takohet me presidentin Trump në ditët në vijim për të diskutuar të ardhmen e dy kombeve sovrane dhe të pavarura, ndërsa shtoi se qeveria liberale do të thellojë partneritetet me vendet e Evropës dhe aleatë të tjerë globalë.
“Nëse SHBA nuk dëshiron më të udhëheqë botën, Kanadaja do ta bëjë,” tha ai mes brohoritjeve të audiencës.
Carney pranoi se sfidat që e presin vendin janë të mëdha dhe se ndryshimi i thellë mund të jetë shqetësues, por u shpreh i bindur në fuqinë dhe unitetin e kombit. “Kanadaja nuk është thjesht një vend, është një federatë. Nuk jemi gjithmonë të përsosur, por përpiqemi të jemi të drejtë.”
Ai përmbylli fjalimin me një mesazh shprese dhe ambicie, duke deklaruar se Kanadaja do të bëhet një superfuqi energjetike dhe do të krijojë vende të forta pune: “Kjo është Kanadaja. Ne vendosim çfarë ndodh këtu.”
Historia e pabesueshme e burrit që jetoi për 22 vite si murgeshë me emrin “motra Margarita”
Një nga historitë më të pazakonta që ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare është ajo e Frank Tavares, një burrë nga Republika Dominikane, i cili jetoi për plot 22 vite si murgeshë në dy manastire të ndryshme, duke mbajtur emrin “motra Margarita” – pa u zbuluar asnjëherë nga askush për identitetin e tij të vërtetë.
Si filloi historia e pazakontë
Historia e tij nis kur ishte vetëm katër vjeç. Familja e tij u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik, në të cilin humbën jetën prindërit e tij. Duke qenë se gjyshërit ishin të varfër dhe të paaftë për ta rritur, Frank u dërgua në një manastir të dominikanëve, ku nisi të rritej nën kujdesin e murgeshave.
Ai kujton se në fëmijëri organet e tij gjenitale ishin aq të vogla, saqë edhe vetë e kishte të vështirë t’i identifikonte. Ky fakt, bashkë me rrethanat e jetesës në manastir, bëri që ai të rritej si vajzë, të vishte rroba femrash, të ndiqte rregullat dhe rutinën e murgeshave dhe të përfshihej plotësisht në jetën komunitare.
Vetëm në moshën shtatëvjeçare ai kuptoi se ishte mashkull, por vendosi të mos e tregojë, nga frika se mund ta dëbonin. Me kalimin e viteve, ndonëse ishte i vetëdijshëm për identitetin e tij të vërtetë, vazhdoi ta fshehë, madje duke u përpjekur të imitojë çdo aspekt të jetës së murgeshave.
“Nuk bëja kurrë dush apo nuk zhvishem pranë tyre,” kujton ai. “Bëja dush shpejt, vishja të brendshme tip bokser, shtiresha sikur kisha ciklin menstrual dhe vishja fustane shumë të gjëra.”
Adoleshenca dhe tërheqja ndaj grave
Në adoleshencë, Frank filloi të ndiente tërheqje për disa prej murgeshave të reja në manastir. Kur la një prej tyre shtatzënë, u detyrua të transferohej në një manastir tjetër, por edhe atje historia u përsërit. Aty ai u dashurua me Silvian, gruan që e quajti “dashurinë e jetës”. Edhe ajo mbeti shtatzënë dhe i kërkoi atij të largohej nga manastiri dhe të ndërtonin një familje bashkë, por ai nuk e pranoi, pasi ndiente një barrë të madhe faji për gënjeshtrën ndaj murgeshave që e kishin trajtuar mirë.
Në fund, e vërteta doli në shesh kur një nga mësuesit e manastirit gjeti një letër që “motra Margarita” i kishte shkruar Silvias, ku zbulohej gjinia e tij e vërtetë.
Zbulimi dhe jeta pas manastirit
Në vitin 1979, pasi u zbulua, Frank nuk pati tjetër zgjedhje veçse të largohej nga manastiri dhe të fillonte një jetë të re si burrë, pas 22 vitesh të kaluara duke u shtirur si murgeshë. Gjatë kohës që qëndroi në manastir, kishte mësuar artin e rrobaqepësisë, ndaj pas largimit, filloi të punonte si rrobaqepës – profesion që vazhdon ta ushtrojë edhe sot, në moshën 73-vjeçare.
Historia e tij e pazakontë është transmetuar në disa programe televizive dhe ka qenë subjekt i të paktën dy librave, duke bërë jehonë të madhe për përmasat e saj të jashtëzakonshme njerëzore, psikologjike dhe shoqërore. /noa.al
Në Qarkun e Elbasanit, PS ruan avantazhin në raport me demokratët. Të dhënat e sondazhit të News24 dhe Notosondaggi të Antonio Noto të realizuara në këtë qark tregojnë se 51% e votuesve do të votonin PS-në. Në Kuvendin e ri, socialistët do të siguronin 8 mandate.
Koalicioni opozitar, PD-ASHM do të merrte 30% të votave, ndërsa e përkthyer në ulëse në Kuvend, demokratët do të kishin 6 deputetë nga ky qark.
Partia Mundësia e Agron Shehajt do të pozicionohej forcë e tretë politike me 6% të votave, ç’ka tregon se mund të marrë 1 deputet në Qarkun e Elbasanit.
Më pas renditen koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë me nga 4.5% të votave, por pa arritur të futen në formulën e ndarjes së mandateve.
Votat e tjera do të ndaheshin mes koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës 1.5%, Djathtas për Zhvillim 0.5% dhe PSD gjithashtu 0.5%.
Edhe në këtë qark, një numër jo i vogël votash prej 7.35%, të mjaftueshme për një mandat deputeti, do të shkonin për një tjetër forcë politike, të ndryshme nga ato që marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.