Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Flet Putin: Është shqetësuese, s’po bëj shaka, ka shumë…

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu shqetësimin e tij për mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore gjatë një fjalimi në një forum ndërkombëtar ekonomik në Shën Petersburg.

Ai deklaroi se rusët dhe ukrainasit janë një popull dhe se, në këtë kuptim, e gjithë Ukraina është “e jona”.

Në përgjigje të pyetjes nëse është i shqetësuar për një luftë globale, Putin tha thjesht: “Kam shqetësim”. Ai shtoi se Rusia nuk kërkon dorëzimin e Ukrainës, por kërkon njohjen e realiteteve që janë krijuar në terren.

Putin nuk përjashtoi mundësinë që Rusia të marrë kontrollin e qytetit ukrainas Sumy, duke theksuar se Rusia nuk e ka mohuar kurrë sovranitetin e Ukrainës, por kujtoi se në vitin 1991 Ukraina ishte një “shtet neutral”.

Presidenti rus akuzoi forcat ukrainase për krime kundër civilëve në rajonin rus të Kurskut dhe mbrojti nevojën për krijimin e një “zone sigurie” përgjatë kufijve. Ai paralajmëroi gjithashtu se përdorimi i një bombe të ndotur nga Ukraina kundër Rusisë “do të ishte gabimi i fundit” i Kievit.

Putin për konfliktin Iran-Izrael: Mund të gjendet zgjidhje diplomatike.

Në lidhje me tensionet midis Iranit dhe Izraelit, Putin u shpreh optimist për një zgjidhje diplomatike, duke theksuar se qasja ruse në konflikt është “më e mirë se ajo e presionit” e SHBA-së. Ai tha se Rusia kërkon zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për deklaratat e ashpra ndaj Ajatollah Khamenei, përfshirë edhe një aluzion ndaj presidentit amerikan Donald Trump, Putin kërkoi që këto komente të mbeten thjesht retorikë.

Çfarë ndodh nëse shpërthen një luftë bërthamore? Këto janë 5 vendet më të sigurta në Europë

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale.

Nëse do të shpërthente një konflikt bërthamor në shkallë të gjerë, shumë veta po pyesin veten se cilat vende në Evropë mund të ofrojnë strehën më të sigurt.

Një shpërthim termonuklear çliron energji shkatërruese brenda një rrezeje prej vetëm 1-2 miljesh nga pika e shpërthimit. Efektet e menjëhershme përfshijnë valë goditjeje intensive, zjarre të përhapura gjerësisht dhe ekspozim vdekjeprurës ndaj rrezatimit gama. Këto efekte fillestare do të shkatërronin gjithçka pranë zonës së impaktit.

Megjithatë, rreziku më i përhapur qëndron në mbetjet radioaktive të bartura nga era. Kjo re e padukshme mund të kontaminojë tokën, ujin dhe ajrin për qindra kilometra, duke i bërë të rrezikshme edhe zonat larg shpërthimeve.

Niveli i ekspozimit ndaj rrezatimit varet kryesisht nga gjeografia, drejtimet mbizotëruese të erës dhe qendrat e popullsisë. Për shembull, vendet poshtë bazave ushtarake ose instalimeve kryesore të NATO-s janë në rrezik më të madh.

Cilat vende evropiane përballen me rreziqet më të mëdha?

Vende si Gjermania janë veçanërisht të ndjeshme. E vendosur në qendër të Evropës dhe shtëpia e bazave të mëdha të NATO-s si Ramstein, retë e detit mund të përhapen në zona të dendura urbane, duke përfshirë Berlinin dhe Mynihun. Në mënyrë të ngjashme, Polonia, e cila kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë, përballet me rreziqe të konsiderueshme për shkak të afërsisë së saj me instalimet ushtarake lindore.

Italia Veriore është gjithashtu në rrezik; baza të tilla si Aviano dhe Xhandarmëria mund të tërheqin sulme, dhe në varësi të modeleve të erës, ndotja mund të përhapet në rajonet veriore me popullsi të dendur. Vendet baltike, pranë Rusisë, nuk janë të panjohura me ndikimet e mundshme, të cilat mund të përkeqësohen gjatë erërave lindore që mbizotërojnë në muajt më të ftohtë.

Vendet më pak të ekspozuara ndaj pasojave bërthamore

Jo e gjithë Evropa përballet me të njëjtin nivel rreziku. Vendet veriore, së bashku me vendet perëndimore si Portugalia dhe Spanja, ka të ngjarë të përjetojnë ndotje më pak të rëndë për shkak të distancës së tyre nga objektivat kryesorë. Modelet e erës rrallë mbajnë grimca radioaktive aq larg në perëndim.

Është interesante që Irlanda, me vendndodhjen e saj relativisht të izoluar dhe qëndrimin neutral, mund të jetë ndër më pak të prekurat. Vendet skandinave, përfshirë Suedinë dhe Norvegjinë, përfitojnë nga popullsia e tyre e rrallë dhe gjeografia veriore, e cila tenton t’i mbrojë ato nga flukset radioaktive lindore.

Kostoja njerëzore dhe mësimet e mbijetesës nga skenarët bërthamorë

Pasojat shëndetësore të një lufte bërthamore shkojnë shumë përtej shpërthimit fillestar. Ata që ndodhen pranë zonave të impaktit mund të vuajnë nga sindroma akute e rrezatimit, e cila manifestohet si të përziera të forta, të vjella dhe, në rastet më të rënda, vdekje brenda pak ditësh. Rreziqet afatgjata përfshijnë shkallë më të larta të kancerit dhe sëmundjeve të tiroides të shkaktuara nga kontaminimi radioaktiv që hyn në furnizimet me ushqim dhe ujë.

Gjatë krizave, disa masa paraprake mund të përmirësojnë ndjeshëm shanset e mbijetesës. Për shembull, strehimi në strehimore nëntokësore, konsumimi i tabletave të jodurit të kaliumit menjëherë pas ekspozimit dhe dezinfektimi i plotë i lëkurës dhe veshjeve i zvogëlojnë ndjeshëm rreziqet.

Asnjë vend evropian nuk është plotësisht imun. Retë radioaktive mund të udhëtojnë përtej kufijve brenda disa orësh, duke e bërë bashkëpunimin dhe planet e përbashkëta të emergjencës thelbësore. Ndërsa parandalimi mbetet mbrojtja jonë më e fortë, identifikimi i atyre që mund të përballojnë ndikimet më të rënda ndihmon në përqendrimin e burimeve aty ku do të nevojiten më shumë.

Shpërthime të fuqishme në Iran, Izraeli shënjestron tre qytete

Sulmet izraelite shkaktuan shpërthime në disa pjesë të provincës jugperëndimore iraniane të Khuzestanit të premten, sipas agjencisë së lajmeve Mehr të Iranit.

Mehr raportoi se tre qytete, Ahvaz, Mahshahr dhe Andimeshk, ishin shënjestër e sulmeve, megjithëse sulmi ndaj Mahshahr nuk e arriti qytetin, por shkaktoi një shpërthim në një zonë jashtë tij.

Sipas agjencisë, shtëpitë e banimit u dëmtuan në sulmin në Ahvaz.

Një hangar i zbrazët mund të ketë qenë shënjestra e sulmit, tha agjencia.

Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë (Video)

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Astirit.

News24 raporton se i ka shkuar në banesë ish-bashkëshortes, ku ajo jetonte aty së bashku me vajzën 15-vjeçare.

Ai aty ka gjetur dy persona të tjerë, të cilët frekuentoheshin me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Ai është konfliktuar fizikisht me ata, ku raportohet se kas goditur me grusht njërin prej tyre dhe më pas është larguar menjëherë, duke lënë makinën në vend.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Alarm në Iran, një nga qytetet më të mëdha të vendit goditet nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur sot afër qytetit Kom në Iran, një nga qytetet më të mëdha të vendit, i vendosur rreth 140 kilometra në jug të Teheranit.

Sipas të dhënave paraprake dhe njoftimeve nga autoritetet lokale, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 16 kilometra larg zonës së Sorkenit, në provincën Semnan.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale. Autoritetet iraniane po ndjekin nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë për shkak të mundësisë së pasgoditjeve.

Gafa diplomatike e Beogradit/ Kajro mbështeti pavarësinë para 12 vitesh, kryeministri serb falënderon Egjiptin për mosnjohjen e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Đuro Macut ka nisur dje vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës, duke u ndalur në Egjipt, por vizita është karakterizuar nga një gafë diplomatike e tij.

Macut shprehu mirënjohjen e tij ndaj Egjiptit për “qëndrimin e këtij vendi mbi çështjen e Kosovës dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

Megjithatë Egjipti e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013, ndërsa, nga ana tjetër, zyrtarë serbë kanë pretenduar prej vitesh se është një njohje “joaktive” ose “e ngrirë”.

Deklarata e tij ka bërë bujë në Serbi me figura të opozitës që e kanë cilësuar si një “gjë të jashtëzakonshme faktin që kreu i qeverisë nuk ka dijeni mbi faktet bazike”.

Denoncimi: “Gurorja e Ilir Metës” në Skrapar mas akron Malin e Tomorrit

Emisioni Fiks Fare dokumentoi me pamje shfrytëzimin barbar të Malit të Tomorrit. Disa firma operojnë në zonën e Skraparit, teksa marrin mermer prej shumë vitesh.

Ndërkohë, pavarësisht se në letrat e pushtetit lokal zona del pyll dhe kullotë, fizikisht e gjithë zona është shkatërruar.

Fiks Fare udhëtoi në fshatin Mëlovë, në Skrapar, te guroret e mermerit. Lejet e para për shfrytëzimin e mermerit kanë filluar pas viteve 2000, ku deri më sot janë dhënë mbi 10 leje. Pjesa më e madhe e tyre janë dhënë në anën lindore të Malit të Tomorrit.

Ndërkohë, vetë Mali i Tomorrit është shpallur Park Kombëtar, në vitin 2012. Territori i guroreve, brenda Malit të Shenjtë, pranë fshatit Mëlovë dhe në Qafën e Dëvrisë, u lanë jashtë parkut. Sipas Zonave të Mbrojtura, Mali i Tomorrit është një mal i veçantë e mbresëlënës. Ai nuk është vetëm mali më i veçantë në Shqipëri, por është cilësuar edhe si më enigmatiku, si pasojë e shumë gojëdhënave që ekzistojnë për të.

Megjithatë, pamja në terren është krejt e kundërta me ato çka shkruajnë institucionet. Mali po shfrytëzohet barbarisht prej më shumë se 20 vitesh. Në qindra hektarë janë bërë karriera të mëdha guroreje mermeri. Fiksi filmoi guroren e mermerit më të madhe në zonë. Kamionët e tonazhit të rëndë transportonin mbetjet e mermerit. Këto mbetje hidheshin në një shpat mali, nga ana e Luginës së Tomorricës.

Ndërkohë, nga ana më jugore e Malit të Tomorrit, janë guroret e tjera. Punojnë me të njëjtën metodë; shfrytëzim dhe masakrim i të gjithë zonës. Gurët hidhen vend e pavend, në pjesë të pyllëzuara. Fiksi filmoi disa automjete të tonazhit të rëndë duke hedhur mbetje sërish në një greminë, ndërkohë që e gjithë rruga për në disa fshatra të Skraparit është e mbushur me gurë.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare ankohen disa familje, ndër të tjera edhe z. Bardhyl Kalemi, i cili thotë se është një nga disa pronarët e një sipërfaqe prej 740 hektarësh të ndodhur në fshatin Mëlovë, Skrapar. Sipas tij, familjet janë njohur pronare në vitin 2015 me vendim të Gjykatës së Beratit, i pa apeluar. Pas këtij vendimi, prona është regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërkohë, vetëm pas regjistrimit, Agjencia e Trajtimit të Pronave u bën kallëzim penal familjeve dhe punonjësve të Kadastrës për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Në vitin

2018, me një vendim të ndërmjetëm dhe sigurim padie, Prokuroria e Beratit vendosi
sekuestro preventive. Çështja penale shkoi në Gjykatën e Beratit, e cila vendosi të shpallë
të pafajshëm të gjithë të akuzuarit. Madje, në pikën 2 të vendimit, urdhëron Kadastrën që
të heqë sekuestron preventive.

Por, çfarë po ndodh në terren me pronën?!

Sipas z. Bardhyl Kalemi, prona vijon të shfrytëzohet nga firma “Stone Works” dhe me
administrator një shtetas grek. Pronar me letra rezulton një firmë po greke “Pavlidis S.A.
Marble – Granite”.

Ndërkohë, z. Kalemi thotë se administratorë shqiptare të firmës kanë qenë shtetasit Muharrem Berisha dhe Nexhip Xhaja. “Kam mësuar se gurorja është e Ilir Metës. Të gjithë në Skrapar e dinë që është e tija. Ai ka vendosur fillimisht administrator z. Muharrem Berisha, që ka qenë trajner i peshëngritjes. Atje janë njohur dhe ai e ka dërguar te gurorja” thotë Bardhyl Kalemi. Sipas tij, 3 familjet po bëjnë nga 20 vite që luftojnë me këto emra, por deri më sot s’ia kanë dalë t’a marrin.

“Firma na thotë se ka kontratë me Bashkinë e Skraparit. Pyesim bashkinë dhe na përgjigjen se s’kemi kontratë, se prona është e jona” shton Bardhyli.

Pas kësaj përgjigje, fiksi shkoi te Drejtoria Pyjore e Bashkisë së Skraparit, ku drejtori thotë se nuk e ka fare si fond. Sipas tij, prona është e familjarëve dhe ata duhet të vendosin më pas, pasi kanë certifikata pronësie.

Grupi i emisionit investigativ u interesua edhe te Bashkia e Skraparit, ku gazetarët takojnë juristen dhe kryetarin e bashkisë Adriatik Mema. Juristja thotë se bashkia s’ka bërë kontratë me firmën dhe se është e paqartë se si funksionon. Sipas saj, lejet jepen nga ministritë përkatëse, ndërkohë që pushteti lokal veçse heq zonën nga Fondi Pyjor dhe Kullosor. Sipas saj, zona dhe territori i guroreve ende nuk është hequr nga fondi pyjor e
kullosor!

Në bisedë me juristen, vjen edhe kryetari i Bashkisë, z. Mema, i cili është i dyzuar nëse firma duhet të operojë në atë zonë apo jo. Sipas tij, është marrë vendim për ta hequr nga fondi pyjor nga Këshilli Bashkiak dhe më pas i kalon ministrisë dhe më pas qeverisë apo të hiqet me ligj. “Diçka e tillë nuk ka ndodhur. Me ligj s’duhet të operojnë” shton mëma. Fiksi e pyet se zona ka pronarë, ndërkohë që juristja thotë se leja është dhënë në prill
2015, ndërkohë që certifikata e familjeve ka dalë në qershor 2015.

Fiksi shkoi edhe te kantieri i firmës “Stone Works” në Mëlovë, por punonjësit thanë se “s’kanë shef dhe përgjegjës”. Gazetarët mësuan në bashki se një përgjegjës është z. Nexhip Xhaja, duke e telefonuar për t’i marrë intervistë, por ai ndodhej në Tiranë dhe s’mundej të takonte grupin e Fiks Fare.

Gurorja në malin e Tomorit

Lufta Izrael-Iran / Udhëheqësi i Hezbollahut: Do të veprojmë kur ta shohim të arsyeshme

Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se organizata do të “veprojë siç e sheh të arsyeshme” në përgjigje të luftës së vazhdueshme midis mbështetësit të saj kryesor, Iranit, dhe Izraelit.

Naim Qassem theksoi se Hezbollahu nuk mund të jetë “neutral” në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, duke iu përgjigjur në thelb paralajmërimit të të dërguarit special të SHBA-së për Sirinë, Thomas Barak, i cili më herët sot tha se do të ishte “shumë keq” që lëvizja të përfshihej në konfliktin rajonal.

Hezbollahu u dobësua ndjeshëm nga konflikti i armatosur me Izraelin vitin e kaluar, gjatë të cilit udhëheqja e saj u shkatërrua, mijëra luftëtarë të saj u vranë, ndërsa fortesat e saj në Libanin jugor dhe periferitë e Bejrutit pësuan dëme të mëdha.

Arratisja e ëmbël e Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit në Itali, publikohen FOTOT

Sara Hoxha dhe Erik Fullani duket se e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

Kjo fundjavë shënon edhe ditëlindjen e blogeres së njohur, e cila ka vendosur që bashkë me disa nga miqte saj të ngushtë të presë ndërrimin e viteve të lindjes në Siçili.

Duket se pjesë e këtij grupi të ngushtë është edhe Fullani. Pas publikimit të fotove të tyre në një plazh në jug të vendit, duket se dyshja kanë vendosur të mos fshihen më, shkruan Vip Magazine.

Ditën e djeshme Fullani nga postuar foto nga i njëjti lokacion ku ka bërë check in Sara dhe disa miqtë e saj, mes të cilëve Arbër Çepani dhe make up artisti Arbër Bytyqi të cilët po ashtu janë pjesë e kësaj fundjave festive.

Sara dhe Eriku janë prindër të një vajze dhe një djali nga marrëdhëniet e tyre të mëparshme.

Kartë e re bankare?! Përgjigjet Ilir Meta: Mbaj përgjegjësi vetëm për veten time, as për Monikën dhe as për fëmijët e mi

Ilir Meta reagon pasi SPAK zbuloi një tjetër episod të dyshuar korrupsioni.

Reagimi i plotë i Ilir Metës

Në respekt të qytetarëve, të cilëve u kam shërbyer edhe si President i Republikës, edhe si Kryeministër edhe si Kryetar i Kuvendit, edhe në funksione të tjera ekzekutive dhe parlamentare, distancohem me neveri nga dizinformacionet e shpërndara dhe të rrjedhura në media me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, për gjoja episode të reja të çiftit Meta-Kryemadhi.

Unë e mirëkuptoj pasionin e tyre për të mbajtur me pahir në opinion një çift, që nuk ekziston më as juridikisht prej një viti.

Madje pasioni i Altin Dumanit është “kaq i zjarrtë” për të mbajtur gjallë këtë çift në publik dhe në shërbim të hetimeve të tij prej 6 vitesh me urdhër të Charles McGonigalit dhe Edi Ramës, që nga dhjetori 2019, aq sa edhe në akuzën si i pandehur që m’u komunikua më 27 maj, statusin tim e kishin ende i martuar, kur ndërkohë që ky status nuk ekziston juridikisht prej 1 viti.

Akoma më të turpshme janë lajmet që qenka zbuluar një kartë e paligjshme që implikon Ilir Metën.

Asnjë akt i paligjshëm as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër.

Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat  e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës.

Ilir Meta mban përgjegjësi vetëm për Ilir Metën dhe për askënd tjetër.  Ilir Meta nuk mban përgjegjësi as për fëmijët e tij, që i ka në moshë madhore dhe i ka këshilluar që gjithmonë të jenë shembull i respektimit të ligjit dhe aq më tepër nuk mund të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë e tij, pasi siç e dini një prej tyre ishte edhe mik me Charles McGonigalin, iniciatorin me kërkesë të Edi Ramës për nisjen e hetimeve ndaj Ilir Metës edhe për çështjen CEZ-DIA edhe për çështjen Bami.

Por prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve.

Meqë jemi te lobimet dhe Kryesia e Partisë së Lirisë e ka shumë të qartë, për opinionin publik kam një pyetje: Po letërporosia për Charles McGongial, që ka 4 vite i dënuar, është dërguar apo po vonon ngaqë e kanë nisur “me not”?

E falenderoj me mirënjohje, avokatin tim, Z. Kujtim Cakrani për mbrojtjen e shkëlqyer dhe parimore!