Irani lëshon për herë të parë raketën Sajjil që tronditi Izraelin

Irani lëshon raketën Sajjil me rreze të mesme veprimi në luftime për herë të parë

Garda Revolucionare e Iranit tha sot se Irani kishte qëlluar raketën me rreze të mesme veprimi Sajjil-Tasnim në luftime për herë të parë.

Cilat janë karakteristikat e raketave iraniane që shpuan Mburojën e Hekurt?

Në vazhdimin e Operacionit “Premtimi i Vërtetë 3”, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) prishi ekuacionet e sigurisë së Izraelit dhe e zhyti Tel Avivin në habi dhe ankth me sulme raketore të sakta dhe të gjera thellë në territoret e pushtuara.

Sipas Pars Today, forcat ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), të shtunën në mbrëmje, kryen një fazë të re të Operacionit “Premtimi i Vërtetë 3” me emrin e koduar “O Ali Ibn Abi Talib”, dhe kryen një sulm të gjerë dhe të kombinuar ndaj objektivave strategjikë të Izraelit.

Ky operacion, i cili u hartua dhe u krye me pjesëmarrjen e njëkohshme të raketave balistike dhe dronëve sulmues, ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj agresionit dhe veprimeve subversive të regjimit izraelit kundër interesave të Republikës Islamike të Iranit, raporton Pars Today.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, raketat balistike “Emad”, “Qadr” dhe “Kheibarshekan” u përdorën në këtë operacion për të synuar pikat e ndjeshme në Haifa, Tel Aviv dhe rajonet veriore të territoreve të pushtuara.

Shënjestrimi i saktë i rafinerive, qendrave të furnizimit me energji dhe impiantit të furnizimit me karburant të Forcave Ajrore të regjimit sionist në këtë sulm tregon saktësinë dhe fuqinë e këtyre raketave për të depërtuar thellë në sistemet mbrojtëse të armikut.

Raketa balistike “Emad”, një nga armët më të sakta me rreze të gjatë veprimi të Iranit, luajti një rol kyç në këtë operacion. Kjo raketë, me një rreze veprimi prej afërsisht 2000 kilometrash dhe me aftësinë për t’u drejtuar deri në momentin e impaktit, është zhvilluar bazuar në raketën “Qadr” dhe është e pajisur me një kokë luftarake të shkëputshme që mund të kontrollohet nga krahët manovrues. Saktësia e lartë e raketës i lejoi asaj të godiste me sukses objektivat kyçe në Haifa.

Raketa “Qadr”, e cila është projektuar në tre modele të ndryshme me rreze veprimi midis 1350 dhe 1950 kilometrave, demonstroi edhe një herë aftësitë e saj operacionale. Duke përdorur sisteme të përparuara udhëzimi inercial dhe karburant të lëngshëm, raketat e kësaj familjeje luajtën një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e qendrave mbrojtëse të Izraelit dhe infrastrukturës logjistike.

Përveç këtyre, përdorimi i raketës së përparuar “Kheibarshekan”, e cila u zbulua për herë të parë në shkurt 2021, i dha një dimension të ri operacionit të mbrëmshëm. Kjo raketë, me kokën e saj luftarake trikonike të projektuar posaçërisht, ka manovrim të lartë gjatë rihyrjes në atmosferë dhe është projektuar posaçërisht për të anashkaluar sistemet e përparuara të mbrojtjes si “David’s Sling” dhe “Patriot”.

Dimensionet e tij më të vogla lejojnë që të mbahet dhe të qëllohet nga një sërë lançuesish, duke përfshirë platforma civile të kamufluara, gjë që rrit fuqinë e tij operacionale.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, të paktën një vendas u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë këtij operacioni. Imazhet e publikuara nga qytetet veriore në territoret e pushtuara tregojnë shpërthime masive, zjarre në objektet e naftës në Haifa dhe dëme të rënda në infrastrukturën ushtarake dhe ekonomike.

Izraelitët kanë pranuar se sulmet e fundit të Republikës Islamike të Iranit kanë qenë të pashembullta për sa i përket intensitetit, saktësisë dhe koordinimit, dhe se sistemet mbrojtëse të regjimit nuk kanë arritur t’i kundërshtojnë ato në mënyrë efektive.

Ndërkohë, sistemi mbrojtës i Iranit, i vendosur në gatishmëri të plotë, arriti të kapte dhe shkatërronte një numër të konsiderueshëm raketash lundrimi, dronësh sulmues dhe mikro-aeroplanësh në rajone të ndryshme të vendit, në përgjigje të kundërmasave të ushtrisë izraelite.

Sipas Shtabit të Mbrojtjes Ajrore Iraniane, vetëm në orët e para të konfliktit, u shkatërruan tre raketa lundrimi, 10 dronë dhe dhjetëra mikro-aeroplanë armiqësorë.

Sipas mesazheve të lëshuara nga zyrtarët ushtarakë iranianë, nëse agresioni i Izraelit vazhdon, dimensionet e operacioneve të ardhshme hakmarrëse do të jenë më të gjera dhe më të ashpra.

Operacioni “Premtimi i Vërtetë 3” konsiderohet një pikë kthese në strategjinë e parandalimit të Republikës Islamike të Iranit.

Sistemet e armëve të përdorura në këtë operacion jo vetëm që janë teknikisht të përparuara, por gjithashtu mbartin mesazhin në nivel strategjik se Irani ka aftësinë t’i imponojë një kosto të rëndë çdo armiku agresor, thuhet në median iraniane.

Nxori nga lumi të miturit por ata ndërruan jetë/ Shqiptari mban premtimin dhe bën tatuazh portretet e dy djemve

Shqiptari Ledian Goga u kthye në heroi pasi u hodh në lumin Arahthos për të shpëtuar dy djemtë e mitur, të moshës 12 dhe 14 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht të mërkurën e kaluar pasi pësuan vdekje klinike.

Pas ngjarjes ai ka mbajtur premtimin që dha, duke përjetësuar në trup këtë histori. I pikëlluar thellë, por i vendosur të mbajë të gjallë kujtimin e tyre, Lediani pak ditë pas tragjedisë ka bërë tatuazh portretet dhe emrat e Nisit dhe Spiros, dy fëmijëve që nuk arriti t’i shpëtonte dot, pavarësisht përpjekjeve.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në TikTok, ai tregon tatuazhin e përfunduar, ku ai vetë është paraqitur me krahë engjëlli, duke mbajtur në krahë dy djemtë, që gjithashtu kanë krahë engjëlli. Poshtë secilit fëmijë shkruhen emrat e tyre, Nisi dhe Spiros.

Lediani u bë simbol i kurajos dhe sakrificës në opinionin publik grek, dhe së fundmi është njoftuar se do të marrë nënshtetësinë greke. Ai tregoi se ministri i ka telefonuar personalisht për t’i uruar, për ta ftuar në zyrë dhe për t’i dhënë nënshtetësinë, por vetë ai thekson me përulësi se nuk e ndërmorri veprimin për këtë arsye.

“Më thanë që më dhanë nënshtetësinë greke. Më mori dje zoti ministër në telefon: ‘Të pres në zyrë, të të përqafoj, të pimë një kafe dhe të të jap nënshtetësinë’, më tha. Por unë nuk e bëra për nënshtetësinë. Jam në Greqi 20 vjet, me letra e pa letra. Erdha 17 vjeç, tani jam 41. Greqia është vendi im i dytë, e dua shumë. Nuk kam shkuar as në Itali, asgjë. Kam jetuar këtu gjithë jetën, vitet më të mira të jetës”, tha ai për mediat greke.

Ledian Geoga tha se në momentin që pa fëmijët në rrezik, nuk mendoi asgjë tjetër përveç se ta shpëtonte sa më shpejt djalin që ishte në ujë.

“E mendova si të ishte fëmija im. Desha ta nxirrja sa më shpejt që të mundja. Faleminderit të gjithëve, më ka marrë në telefon gjithë Greqia, ministra, njerëz të panjohur. Kush ka parë numrin tim, më ka telefonuar”, tha ai.

Dy djemtë e mitur, njëri prej tyre shqiptar, fatkeqësisht nuk arritën të shpëtojnë dhe pësuan vdekje klinike. Prindërit e tyre më pas vendosën të dhurojnë organet e djemve për personat që kishin nevojë dhe rrezikonin jetën.

Kriza në Lindjen e Mesme, Dendias thërret mbledhje urgjente me Forcat e Armatosura/ Çfarë po ndodh në Athinë?

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dhendias, thirri të mërkurën pasdite një mbledhje urgjente në Këshillin e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm për të vlerësuar situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe për të përgatitur një plan të përditësuar për mbrojtjen antibalistike të vendit.

Në takim morën pjesë drejtuesit më të lartë të ushtrisë greke, duke përfshirë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantët e Forcave të Armatosura.

Mbledhja zgjati më shumë se një orë dhe sipas burimeve ushtarake, u vlerësua se përditësimi i planit të mbrojtjes ajrore është i domosdoshëm për t’u përballur me çdo rrezik potencial që mund të vijë si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit.

Burime të sigurta sqaruan se Greqia po përgatitet për çdo eventualitet, veçanërisht nëse Shtetet e Bashkuara përfshihen drejtpërdrejt në përplasjen ushtarake mes Izraelit dhe Iranit.

Nga ana tjetër, kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi gjatë një konference për Financial Times se Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion ushtarak në këtë konflikt. Ai theksoi se historia e Lindjes së Mesme ka treguar se ndërhyrjet ushtarake shpesh nuk kanë prodhuar zgjidhje afatgjata.

“Jemi të shqetësuar për mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit. Ne besojmë se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore, por zgjidhja duhet të vijë përmes diplomacisë. BE nuk ka ndikim real në këtë çështje, vetëm Shtetet e Bashkuara mund të luajnë rol vendimtar. Shpresoj që të mos përfshihemi në një përshkallëzim që do të kishte pasoja negative ekonomike, si rritja e inflacionit apo luhatjet e tregjeve të energjisë,” tha Mitsotakis.

Athina mbetet e shqetësuar edhe për ndikimin që mund të ketë konflikti në tregtinë ndërkombëtare dhe transportin detar, sektorë kyç për ekonominë greke.

Macron i shqetësuar: Sulmet izraelite po zhvendosen te objekte që s’kanë lidhje me programin bërthamor të Iranit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur shqetësime se sulmet izraelite po “po synojnë gjithnjë e më shumë vende që nuk lidhen me programet bërthamore dhe balistike të Iranit”, duke çuar në “një numër në rritje të viktimave civile”.

Lajmi vjenvetëm pak minuta para se policia e Iranit të njoftonte se ndërtesat e komandës qendrore ishin goditur nga një sulm izraelit.

Macron gjithashtu i kërkoi ministrit të tij të jashtëm të bashkëpunojë me vendet e tjera evropiane për të negociuar një zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit, raporton Associated Press, duke cituar një deklaratë që zyra e presidentit lëshoi pas një ‘takimi krize’ në Paris.

Paralajmërimi i FORTË, Irani sapo nis drejt Izraelit raketën …

Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt Izraelit.

Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në një deklaratë të sotme.

“Vala e dymbëdhjetë e Premtimit të Vërtetë ka filluar me lëshimin e raketave super të rënda dhe me rreze të gjatë veprimi, Sejjil-2”, thuhet në deklaratë.

CNN nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, ndërkohë që në orët në vijim priten të tjera detaje mbi këto sulme.

Kujtojmë se retorika e Presidentit amerikan Donald Trump është ashpërsuar më tej ditën e sotme, teksa i ka kërkuar kupolës drejtuese të Iranit që të dorëzohen pa kushte.

“Irani do υr iste Trump”, Karamuço plas ‘bombën’, tregon ate ntatin: Ja obsesioni i presidentit amerikan

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në një emision televiziv tha se Irani ka dashur të vrasë Donad Trump përpara se ai të bëhej president, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kreu të gardës revolucionare iraniane.

Sipas Karamuços ky është një obsesion personal politik i Trump në raport me Iranin.

“Një agjent i ngarkuar i gardës revolucionare islamike të Iranit u arrestua në akuzën e një atentati të organizuar ndaj Trump dhe është rrëfyer se ka qenë si hakmarrje për vrasjen e Sulejmanit dhe ata donin ta vrisnin para se ai të bëhej president. Këtu kemi të bëjmë me një obsesion politik të vetë presidentit Trump. Izraelitët e kanë një problem tjetër jo të lidhur me pasurimin e uraniumit, por me financimin e vazhdueshëm të hezbollahëve dhe Hamasi që bënte Irani. Ngërçi ka ngelur te centrali Fordow, kjo bombë është 13,6 tonë, 6 copë janë në një ishull në oqeanin indian, kanë mbërritur shumë afër Lindjes së Mesme, pritet një avion që të bëjë bombardimi”, tha Karamuço.

Bes Kallaku fshin këtë tatuazh që simbolizonte lidhjen e tij me Xhensilën (Foto)

Pas viteve të një martese publike dhe shpeshherë të komentuar, aktori Bes Kallaku ka bërë një hap simbolik për të mbyllur përfundimisht një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së tij: dashurinë me Xhensila Myrtezajn.

Në një foto të publikuar së fundmi, vërehet se Besi ka mbuluar tatuazhin që dikur mbante me krenari në trupin e tij – shkronjat “B – Xh”, që simbolizonin lidhjen e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Tani, shkronja “Xh” është mbuluar me ngjyrë të zezë, një zgjedhje që duket të jetë më shumë se thjesht estetike – është një mesazh i qartë për fundin e një marrëdhënieje që dikur fliste me tatuazhe, këngë dhe premtime publike.

Kujtojmë se ndarja mes Besit dhe Xhensilës u bë publike pak muaj më parë, pas shumë thashethemeve dhe spekulimeve në media. Edhe pse të dy janë treguar të rezervuar për arsyet e ndarjes, veprime të tilla simbolike flasin më shumë se fjalët.

Aktori i njohur Burak Ozçivit vjen për pushime në Shqipëri

Ylli i njohur i serialeve turke, Burak Özçivit, ka mbërritur në Shqipëri për disa ditë relaksi.

Aktori, i njohur për rolet e tij në seriale të suksesshme është parë duke pushuar në Vlorë, një nga perlat e bregdetit shqiptar.Burak është fotografuar në një nga restorantet e qytetit.

Veshur në mënyrë sportive dhe me buzëqeshjen karakteristike, ai ka pozuar me stafin dhe fansat e pranishëm.Ky është një tjetër tregues se turizmi shqiptar po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e figurave të njohura ndërkombëtare.

Nëse nuk paguani taksën vjetore të makinës mund të humbni pronësinë, ja 8 masat ndëshkuese për debitorët

Qindra mijëra qytetarë, të cilët nuk kanë paguar taksat vjetore për makinat që kanë në pronësi, rrezikojnë një seri ndëshkimesh nëse nuk i shlyejnë shpejt detyrimet e prapambetura.

Në rang vendi rezultojnë 256,741 mjete debitorë, që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit. Prej tyre, 100 mijë e 453 mjete debitorë apo 39% e tyre janë në qarkun e Tiranës, e ndjekur nga Durrësi me 35,153 mjete debitore dhe Shkodra me 17,881 mjete me detyrime vjetore të pashlyera. Në raport me totalin, 84% e debitorëve janë individë dhe 16% e tyre nga bizneset.

MASAT

Për mbledhjen e detyrimeve nga pagesat e vonuara të taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe të luksit DPSHTRR thotë se ka vijuar me planin e masave që nga njoftimet shkresore me frekuencë mujore nga Drejtoritë Rajonale përgjegjëse; njoftime digjitale përmes “a-Albania” mbi përfundimin e afatit të vlefshmërisë së taksës së mjetit, identifikim në terren përmes sistemit të monitorimit e deri te ndalimi i ofrimit të shërbimit për mjetet, të cilat rezultojnë debitore. Lista e plotë e debitorëve u është dërguar Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve. Për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti. Të dhënat e debitorëve u janë dërguar edhe bashkive, të cilat janë arkëtuese 25% të taksave vjetore të mjeteve.

PENALITETET

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të gjithë pronarët e mjeteve që u janë shmangur pagesave të taksave, do të kenë penalitete në vijim duke mos marrë një seri shërbimesh thelbësore duke filluar që nga ndryshimi i pronësisë; ndryshimi i targave (në rast dëmtimi apo humbje); kontrolli fizik (përfshirë certifikimin e xhamave të errësuar); lejet e qarkullimit kombëtare dhe ndërkombëtare; kontrollin teknik të detyrueshëm, si dhe të bëjnë çregjistrimin e mjetit. Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) kap vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më qershor 2025. Apeli i drejtorisë pas këtij njoftimi për individët dhe bizneset debitore është pagesa e detyrimeve në kohë, me qëllim për të marrë shërbim. “DPSHTRR u bën thirrje të gjithë debitorëve të paguajnë detyrimet e tyre në kohë, jo vetëm për të shmangur kamatëvonesat, por edhe për të siguruar aksesin e vazhdueshëm në shërbimet e nevojshme të transportit.

Mospagimi i taksës mund të sjellë jo vetëm kosto shtesë, por edhe pengesa të mëdha në përdorimin e ligjshëm të mjetit”. Nuk janë pak, por mbi 256 mijë mjete që rezultojnë me debi nga individë që kanë emigruar ose nuk e kanë në përdorim makinën, por nuk kanë bërë çregjistrimin e tyre, qoftë edhe përkohësisht. Sakaq, të tjerë janë në pritje edhe të faljes së gjobave, një precedent i përpara disa viteve në fakt. Në 2017 qeveria miratoi ligjin nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes / shuarjes së detyrimeve tatimore”, ku përfituan pronarët e makinave dhe biznesi që kishte detyrime të papaguara në Dogana e Tatime. DPSHTRR tha së zbatim të ligjit të mëparshëm kanë përfituar pronarët e 93,522 mjeteve./

Pas divorcit nga Besi, Ana Kallaku rrëfehet për marrëdhënien me ish-kunatën e saj, Xhensila Myrtezaj! Moderatorja: Nuk kam..

Moderatorja e njohur Ana Kallaku ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ish-partneren e vëllait të saj, Bes Kallaku. Edhe pse çifti është ndarë, duket se raportet mes dy vajzave nuk janë prishur.

Gjatë një interviste, Ana tregoi se vijon të mbajë kontakt me Xhensilën dhe se të dyja e ndjekin ende njëra-tjetrën në rrjetet sociale, një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

“Vujmë nga disa komplekse marrëdhëniesh, kur pyet për marrëdhënien me vjehrrën, me kunatën, me kunatin, duket sikur çalon diçka në këto gjëra. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga këto lloj problemesh, nga këto lloj kompleksesh”, u shpreh Ana në ‘Studio A’.

Ajo theksoi se çdo marrëdhënie është në dorën tonë dhe se ka preferuar gjithmonë të ndërtojë raporte të mira me njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës së saj:

“Unë kam dashur gjithmonë që marrëdhëniet me njerëzit e mi t’i kem të mira dhe e kam bërë këtë gjë më këdo që kam pasur në jetën time.”