“Shkova te puna e saj për ta surprizuar, por…”, 38-vjeçari tregon se si u dh▪︎nυα nga ish-bashkëshortja

Një 38-vjeçar rrëfeu sot për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, raportin e tij toksik me ish-bashkëshorten e tij.

Ai tha se është dhunuar fizikisht nga ish-gruaja e tij, me të cilën është divorcuar.

Familja e tij tha për redaksinë se ish- gruaja ka dhunuar bashkëshortin dhe po i mban atij me forcë shtëpinë të cilën e ka trashëgimi nga babai dhe nuk është vetëm shtëpi në pronësi të tij, por edhe e motrave dhe vëllezërve të tij.

Burri shfaqet në një video duke u ofenduar rënde nga ish-gruaja dhe duke u dhunuar fizikisht, ku mes të tjerash video përmban edhe fjalor denigrues dhe poshtërues ndaj tij.

Gjatë fjalës së tij, ai ka folur se si është njohur me ish-bashkëshorten dhe se në fillim kishin një martesë të lumtur por më vonë kishin filluar edhe debatet.

38-vjeçari tregoi se dyshimet e tij në marrëdhënien midis tyre kishin filluar pasi një vizite në punë ku ish-bashkëshortja kishte shkuar me vonesë dhe ishte paraqitur nga dera e pasme.

Sipas tij, ajo mbante një distancë me familjarët e tij, përkundrazi ndodhte me 38-vjeçarin i cili kishte një marrëdhënie normale me prindërit e saj.

“Për momentin jam mirë dhe e kam marrë veten. Unë kam dyshuar edhe për një tradhti nga ana e saj sepse kam kuptuar edhe dy mashtrimet e saj. Aktualisht po jetoj me qira ndërsa ajo jeton me dy fëmijët tek prindërit e saj. Unë jam njohur me ish-bashkëshorten në vitin 2008 pasi isha kthyer nga Greqia. Ne kemi pasur një biznes, dhe ajo ishte edhe shoqja e motrës time. Unë e formalizova marrëdhënien me të pasi pak kohësh dhe më pas shkuam në Greqi ku jetuam prej 2 vitesh.

Më vonë pas një krize, u rikthyem dhe jetuam tek zona e Laprakës. Unë e kam vuajtur shumë 5 muajt e fundit. Para disa vitesh kishim një martesë të lumtur, por herë pas here kishim edhe debate si të gjithë çiftet. Unë kam pasur një marrëdhënie normale me familjarët e saj, përveç me motrat e saj pasi besoj se ato mund ta kenë fryrë kundër meje.

Ndërsa ajo mbante distancë në marrëdhënien me familjarët e mi. Kriza midis nesh vazhdoi, kur pasi ishte kthyer nga Gjermania, kisha disa kohë që nuk kisha punë. Një ditë shkova tek puna e saj dhe ajo nuk ndodhej aty, dhe dëshiroja t’i bëja një surprizë dhe t’i thoja se kisha gjetur një punë, por ajo nuk ndodhej aty dhe kishte hyrë nga dera mbrapa. Më vonë unë fillova të kisha disa dyshime”, tha ai

Gjatë bisedës në studio ai shtoi se aktualisht nuk ka një strehë ku të flejë, pasi policia e ka nxjerrë nga banesa e cila është trashëgimi nga babai i tij.

“Gjithashtu edhe kisha lexuar edhe disa biseda të shkëmbyera midis saj dhe një personi tjetër. Ditën e ngjarjes, e kam kërkuar unë divorcin pasi ajo shmangte dhënien e përgjigjes për dyshimet ndaj tradhtisë. Banesa ku ajo jeton me fëmijët është e imja pasi është trashëgimi nga babai im”, theksoi 38-vjeçari.

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë pasi ka ndërruar jetë Ejup Mehmeti. I njohur ndryshe edhe si “Kapiti”, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Mehmeti ka luajtur në vitet ’70 për Prishtinën, ndërsa pati karrierë edhe si trajner te kryeqytetasit. Te Prishtina u emërua teknik i skuadrës, pikërisht në vitin 2012. Në Kosovë ndërkohë është nderuar edhe me “Mirënjohje për Vepër Jetësore”.

Gjatë karrierës së tij kontribui po ashtu te Hamburgu në Gjermani si zëvendës trajner.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 18 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 84.2 lekë dhe shitet me 85.2 lekë.

Euro blihet me 97.5 lekë dhe shitet 98.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103 lekë, ndërsa në shitje me 104.3 lekë.

Paundi britanik blihet me 114 lekë dhe shitet me 115.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 61.8 lekë, ndërsa në shitje me 63 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj” – tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë për shekuj.”

Kjo deklaratë alarmante vjen në një moment kur lufta mes Iranit dhe Izraelit po përshkallëzohet me shpejtësi, duke përfshirë sulme ajrore të ndërsjella dhe retorikë të ashpër nga të dy palët.

Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, kishte lënë të kuptohej më herët se Izraeli ka ende “surpriza në mëngë”, duke iu referuar operacioneve të fshehta që mund të tejkalojnë edhe sulmin e vitit të kaluar mbi sistemet e komunikimit të Hezbollahut në Liban.

Në të njëjtën kohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar për një veprim të mundshëm ushtarak ndaj Iranit, duke i bërë thirrje popullsisë të largohet nga Teherani dhe duke sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë një armëpushim të përkohshëm, por fundin e plotë të konfliktit.

Ndërkohë, pasojat ekonomike të luftës po ndihen në tregjet globale. Çmimi i naftës ka kërcyer nga 65 në 74 dollarë për fuçi, duke rritur shqetësimet për inflacion në vende si Mbretëria e Bashkuar. Kompleksi kryesor i rafinimit të naftës i Izraelit, Bazan Group, është detyruar të ndërpresë të gjitha operacionet pas një goditjeje raketore nga Irani.

Kriza ka ndikuar edhe në tregun financiar: disa kompani amerikane, përfshirë strategjinë e kompanive si Trump Media, Twenty One dhe GameStop, kanë shtuar rezervat në Bitcoin si formë sigurie ndaj paqëndrueshmërisë globale. Vetëm një kompani software nga Virginia, ka blerë mbi 10,000 BTC me vlerë mbi 1 miliard dollarë.

“E humbëm Arditën…”, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen, deputeti demokrat jep lajmin e trishtë

Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në këtë rreth ka mbyllur sytë përgjithmonë, dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura.

Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita Kapo ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare.

Për të gjithë që e njihnin, Ardita ishte një grua e jashtëzakonshme, një mike e mirë, e cila asnjëherë nuk u ndal para sfidave që i dolën para, as atëhere kur motra dhe nëna e saj humbën jetën po nga e njëjta sëmundje.

“Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.

Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.

Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike.

Irani refuzon thirrjen e Trump, Khamenei: Nuk na imponohet dot askush! Çdo ndërhyrje ushtarake e SHBA ndaj nesh do të…

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij nuk do ta pranojë thirrjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një dorëzim pa kushte.

Khamenei tha se paqja ose lufta nuk mund t’i imponohen Republikës Islamike.

“Njerëzit inteligjentë që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do t’i flasin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese, sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet. Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane padyshim që do të shoqërohet me dëme të pariparueshme”, tha ai në një deklaratë.

Mijëra njerëz u larguan nga Teherani të mërkurën, pasi avionët luftarakë izraelitë bombarduan qytetin gjatë natës.

Erdogan për konfliktin në Lindjen e Mesme: Turqia po përgatitet për …

Presidenti turk, Tayyip Erdogan e përshkroi vetëmbrojtjen e Iranit kundër Izraelit si legjitime, duke pretenduar se Netanyahu e ka tejkaluar prej kohësh Hitlerin mizor në krimin e gjenocidin. Erdogan tha se Izraeli vazhdon politikën e tij të pushtimit dhe masakrës në Palestinë.

Sipas tij fotot dhe videot më të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore janë shumë të pafajshme krahasuar me imazhet që dalin nga Gaza sot. Ai tha se gjatë Holokaustit në Evropë, nuk kishte imazhe aq të tmerrshme dhe aq çnjerëzore sa ato që shohim në Gaza.

Duke iu referuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ai tha se shpreson që herët a vonë ai do të nxirret para një gjykate ndërkombëtare të pavarur, do të përballet me gjithçka që ka bërë dhe do të mbahet përgjegjës për krimet dhe masakrat që ka kryer në këtë botë, pa pritur për jetën e përtejme.

“E përsëris, heshtja përballë këtij agresioni, kësaj shpërfilljeje të rregullave, këtij terrorizmi shtetëror dhe grabitjeje, do të thotë që ju pranoni atë që po ndodh. Jo vetëm ata që mbështesin guximin e Izraelit, por edhe ata që heshtin, kanë gjakun e civilëve, foshnjave dhe fëmijëve të vrarë në duart dhe në flokët e tyre, dhe ky gjak nuk do të lahet kurrë”, tha presidenti turk.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Turqia po bën dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për të ndaluar këtë agresion çnjerëzor si në Gaza ashtu edhe në Siri, Liban, Jemen dhe Iran.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia po përgatitet për çdo lloj zhvillimi negativ, për çdo skenar.

“Ne nuk u kushtojmë vëmendje sfidave të atyre që deri dje vepronin vullnetarisht si avokatë të Izraelit dhe pa turp apo frenim e quanin Hamasin një organizatë terroriste. Ata që më kritikuan pa mëshirë për fjalimin tim në fillim të mandatit parlamentar, sepse tërhoqa vëmendjen ndaj agresionit në rritje të Izraelit, sot nuk kanë të drejtë të na japin këshilla dhe të vënë në dyshim ndjeshmërinë tonë, por, nëse u ka mbetur edhe pak vetërespekt, duhet të pranojnë gabimet e tyre dhe të kërkojnë falje”, shtoi Rexhep Tajip Erdogan.

Ai theksoi gjithashtu se që nga 13 qershori, kur filloi konflikti midis Izraelit dhe Iranit, ai është angazhuar duke folur dy herë me presidentët e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe të Iranit, Masud Peskov, si dhe me udhëheqës të rajonit, si dhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Drithë rυese! TV iranian publikon pamjet e dorës që përkëdhel ‘bom bën bërthamore’ dhe dërgon mesazhin: Ndoshta…

Televizioni shtetëror iranian ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shfaqet një dorë duke ledhatuar një pajisje që ngjan me një bombë bërthamore, e shoqëruar me mbishkrimin “ndoshta”.

Kjo ndodh në një kohë kur Izraeli po vazhdon sulmet ndaj objektivave iraniane dhe presidenti amerikan, Donald Trump, i ka drejtuar një mesazh të prerë udhëheqësve të Teheranit.

Izraeli ka deklaruar se këto sulme i ka ndërmarrë sipas tij për të parandaluar Iranin nga krijimi i një arme bërthamore.

VIDEO

“Mos sυΙmoni Iranin”- Rusia paralajmëron SHBA: Jemi milimetra larg ka tastrofës

Rusia i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos ndërmarrin asnjë ndërhyrje ushtarake ndaj Iranit, duke paralajmëruar se një sulm i tillë do të destabilizonte seriozisht Lindjen e Mesme. Zv.ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, në një prononcim për Interfax nga Forumi Ekonomik i Shën Petersburgut, deklaroi se futja e SHBA-ve në luftë do të destabilizonte rajonin.

“Ky do të ishte një hap që do ta destabilizonte rrënjësisht të gjithë situatën”, tha Ryabkov duke iu referuar ndërhyrjes amerikane.

Tensionet mes dy vendeve janë shtuar ndjeshëm pas sulmeve të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit, për të cilat Rusia ka shprehur shqetësime serioze.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha për Reuters: “Po goditen objektet bërthamore. Ku është i gjithë komuniteti botëror? Ku janë ambientalistët? Nuk e di nëse mendojnë se janë larg dhe se kjo valë nuk do t’i arrijë. Epo, le të lexojnë se çfarë ndodhi në Fukushima.”

Sipas saj, edhe Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka konstatuar dëme specifike. Ndërkohë, Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse, Sergei Naryshkin, vlerëson se situata është kritike.

Edhe pse Rusia ka nënshkruar një marrëveshje strategjike 20-vjeçare me Iranin në janar, ajo nuk ka detyrime ushtarake ndaj Teheranit. Nga ana tjetër, lidhjet me Izraelin janë përkeqësuar pas luftës në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës, një propozim që nuk është pranuar zyrtarisht nga palët. Mediat raportojnë se Putin ka folur me presidentin amerikan Donald Trump, i cili është shprehur “i hapur” ndaj ndërmjetësimit, por ka kërkuar “dorëzim pa kushte” nga Irani.

Në SHBA, një burim i afërt me diskutimet e brendshme thekson se ekipi i Trump po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me Izraelin për të goditur objektet bërthamore iraniane.

Sipas ish-këshilltarit të Kremlinit Sergei Markov, konflikti mund t’i sjellë përfitime Moskës, siç janë rritja e çmimit të naftës, shtimi i kërkesës kineze për naftën ruse dhe zhvendosja e fokusit ushtarak amerikan larg Ukrainës.

“Durimi ynë u sos”/ Trump KË RCËN0N liderin iranian: Paç fat!

Nuk dihet ende nëse SHBA do t’i bashkohet Izraelit në luftën kundër Iranit

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka komentuar jashtë Shtëpisë së Bardhë konfliktin mes Izraelit dhe Iranit ditën e sotme.

Teksa u pyet për udhëheqësin suprem të Iranit ajatollah Ali Khamenei, Trump u përgjigj duke thënë se i uron fat. Ai theksoi se durimi i SHBA-së “ka mbaruar tashmë”, ndërsa konfirmoi se ende synon të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

“Irani është në rrënoja. Paçin fat nëse nuk dorëzohen. Dumri ynë u sos tashmë”– tha Trump.

Vërejtjet e tij erdhën edhe ndërsa Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u zotua se Republika Islamike “nuk do të dorëzohej kurrë” dhe paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për “dëme të pariparueshme” nëse zgjedh të ndërhyjë.

Nuk dihet ende nëse SHBA do t’i bashkohet Izraelit në luftën kundër Iranit, sepse retorika e Trump është e pakuptueshme për të arritur qëllimin final.