Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 18 Qershor 2025

Dashi

Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë. Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë. Kështu që ju pret një ditë nën ritmin e duhur.

Demi

Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni me çdo situatë dhe të gjeni siguri, edhe në lidhjet më të komplikuara. Sa i takon punës, bëni kujdes ndaj debateve që mund të lindin me ndonjë koleg.

Binjakët

Nuk kënaqeni asnjëherë me asgjë dhe prireni të jeni të pakënaqur. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë do të sjellë rezultate të mira. Kjo e mërkurë është ideale për të bërë sqarime të cilat i zvarrisni prej kohësh.

Gaforrja

Diçka nuk do të shkojë siç duhet dhe mund ta gjeni veten në një situatë të mbushur me tension. Gjithë ata që janë çift, do të kenë përmirësime të ndjeshme në dashuri, duke lënë pas krizat e kaluara. Megjithatë kjo ditë do të sjellë një ngarkesë të lehtë stresi.

Luani

Është një moment i veçantë, pasi nuk flini të qetë. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni në mes të një beteje, e cila duket sikur po bëhet kundër mullinjve të erës. Mund të inatoseni dhe të nxirrni idetë tuaja, por në vënien në praktikë do të hasni në shumë kundërshti. Vetëm fundi i vitit do të sjellë përmirësime të ndjeshme.

Virgjëresha

Shmangni sa më shumë pyetjet e tepërta dhe mos reflektoni mbi çdo gjë, pasi kjo gjë mund t’iu penalizojë. Mundohuni që të jetoni me qetësi çdo situatë. Këshillohet që ti shfrytëzoni sa më mirë këto ditë, pasi do të jenë përgjithësisht të favorshme.

Peshorja

Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.

Akrepi

Nëse në të kaluarën ka pasur mundime sa i takon shëndetit, tashmë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të gjejnë rrugën e duhur për të qenë më mirë. Horoskopi i Paolo Fox ju këshillon që të përgatiteni për disa ndryshime të bujshme. Këto ndryshime janë të favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit.

Shigjetari

Yjet flasin për dashuri të rigjetura, emocione dhe konfirmime. Megjithatë mund të përballeni me një ndryshim të bujshëm në punë, gjë që do ju bëjë të ndiheni keq. Kush ka pasur një ndryshim roli së fundmi dhe ka pasur dyjëzime, shumë shpejtë do të kuptojë se ka hedhur hapin e duhur.

Bricjapi

Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Zhvillime interesante parashikohen edhe në dashuri. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.

Ujori

Tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësim shëndetësor me të cilin mund të përballeni, shkruan noa.al. Mundohuni që ti jepni më shumë hapësirë, gjithçkaje që ju bën të ndiheni mirë dhe në gjallëri.

Peshqit

noa.alNëse keni dëshirë që të ndryshoni punë, ka ardhur momenti për ta bërë, pasi zhvillimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe sa i takon dashurisë, do të keni mundësi që të përfshiheni në një lidhje të re.

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë, në fund Serbia do fitojë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën, duke deklaruar se shteti të cilin ai e udhëheq do të jetë gjithmonë me serbët nga Kosova, duke theksuar se do të fitojë edhe në çështjen e Kosovës, pasi sipas tij gjërat janë duke ndryshuar në botë.

Gjatë paraqitjes në televizionin publik të Serbisë, Vuçiçit i është kërkuar të komentojë arrestimet dhe depërtimet e serbëve dhe vendimet e qeverisë së Kosovës, ai tha se kjo nuk do të ketë fund së shpejti dhe se Serbia do të fitojë në fund.

“Nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë, por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, theksoi presidenti serb.

Ai shtoi se nuk do të duhet shumë kohë që “uji të rrjedhë poshtë Savës dhe Danubit” që njerëzit ta vënë re.

Tron ditëse në Itali, 21-vjeçari υret me sëρatë nënën e tij pas debatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Racale, në provincën e Lecce në rajonin italian të Salentos, ku një grua 53-vjeçare është vrarë brenda në shtëpi nga i biri i saj 21-vjeçar.

Sipas mediave lokale, viktima është Teresa Sommario, e lindur në Gjermani dhe banore në Racale, ku jetonte me të birin, Filippo Manni.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një konflikti të ashpër mes tyre, kur Filippo Manni goditi në kokë nënën e tij me një sëpatë.

Pas ngjarjes, 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes dhe është parë duke u endur në qytet, ndërsa një kalimtar e vuri re dhe njoftoi policinë. Forcat e rendit arritën ta arrestojnë dhe ta marrin në pyetje në komisariat.

Trupi i viktimës u gjet nga djali tjetër i saj, i cili menjëherë dha alarmin. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë së Casaranos dhe njësia hetimore e Lecces.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga kjo tragjedi familjare.

SHBA përgatitet për çdo skenar në Lindjen e Mesme, avionët luftarakë në gadishmëri

Shtetet e Bashkuara po rrisin ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Tre zyrtarë amerikanë konfirmuan se Uashingtoni ka vendosur të dërgojë avionë të avancuar luftarakë në rajon, përfshirë F-16, F-22 dhe F-35.

Sipas burimeve, vendosja e këtyre mjeteve ajrore ka karakter mbrojtës dhe synon të përforcojë kapacitetet e SHBA për të reaguar ndaj kërcënimeve ajrore në rajon. Zyrtarët kujtuan se avionët në fjalë janë përdorur më parë për të neutralizuar raketa dhe drone.

Ky zhvillim vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të kërkojë zgjidhje diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Sho kυese! Futbollisti shqiptar i jep fυnd jetës pak çaste para ndeshjes, hidhet nga kati i 8-të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku një futbollist 28-vjeçar shqiptar është hedhur nga kati i tetë i një pallati duke gjetur vdekjen.

Shqiptari Marjo Bacaj, lojtar në Klubin e Futbollit Adelaide Eagles po pritej nga shokët e skuadrës për të shkuar në ndeshje, por lajmi i keq i tronditi të gjithë.

Shqiptari dyshohet se është hedhur nga çatia e Bar & Restorantit 2KW dhe përpjekjet e shpëtimit ishin të kota.

Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia nxituan menjëherë në vendngjarje, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për futbollistin.

Bacaj, i njohur edhe në Shqipëri për karrierën e tij si lojtar, la pas një grua dhe një djalë të vogël.

Adelaide e tronditur nga vdekja e futbollistit

Shokët e tij të ekipit u tronditën kur dëgjuan lajmin tragjik. Dje në mëngjes lojtari e kishte paralajmëruar ekipin e tij se nuk ndihej mirë, duke dërguar një mesazh në grupin ëhatsapp rreth orës 10:15, siç është rindërtuar nga DailyMail. Një sëmundje që nuk ngjalli dyshime dhe që nuk do ta kishte lejuar atë të dilte në fushë në pasdite.

Por në orën 16:00, Adelaide Eagles mësuan për vdekjen e tij: Bacaj ishte hedhur nga kati i tetë i një ndërtese në qendër të qytetit, duke u ngjitur në çatinë ku ndodhet një bar dhe një restorant. Futbollisti kishte shkuar atje vetëm dhe më pas ishte hedhur në boshllëk për shkak të tronditjes së përgjithshme.

Nuk ka të dyshuar për vdekjen e tij dhe autoritetet konfirmojnë se ishte vetëvrasje dhe jo aksident. I gjithë ekipi u mblodh në çatinë e ndërtesës për të vendosur mesazhe dhe kurora në kujtim të shqiptarit, një lojtar shumë i dashur dhe i respektuar që kishte jetuar në Adelaide për vite me radhë me familjen e tij.

Çmimet e karburantit “fluturojnë” pas tensioneve Izrael-Iran, nafta rritet në nivelin më të lartë që prej janarit

Çmimet e naftës shënuan një rritje të ndjeshme të martën, ndërsa tregu i energjisë mbetet në gatishmëri maksimale për shkak të mundësisë së ndërprerjeve në furnizim, si pasojë e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Rritja e çmimeve të kontratave të naftës që nisi javën e kaluar po ndikon tashmë edhe në çmimet e karburantit në pikat e karburantit, shkruan CNN. Mesatarja kombëtare për benzinen normale u rrit me 3 centë të martën, duke arritur në 3.17 dollarë për galon, sipas të dhënave të AAA-së.

Në tregun e kontratave të naftës në SHBA, çmimet u rritën me 2.9% duke arritur në 73.90 dollarë për fuçi, duke e çuar naftën drejt nivelit më të lartë që prej janarit të këtij viti. Dita e hënë shënoi një rënie prej 1.7%.

Sulmet e paprecedenta të Izraelit ndaj Iranit javën e kaluar shkaktuan një rritje prej 13% të çmimit të naftës, rritja më e madhe javore që nga tetori 2022.

Frika kryesore mbetet se Irani mund të përgjigjet duke goditur infrastrukturën e eksportit të energjisë në Lindjen e Mesme, zonë që mbart rreth gjysmën e rezervave të naftës në botë.

Tregtarët po ndjekin me kujdes ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore kyçe që lidh Gjirin Persik të pasur me naftë me oqeanet e botës.

Rëndësia e ngushticës së Hormuzit u theksua edhe nga përplasja e një tanker nafte pranë kësaj zone. Sipas Qendrës së Informacionit Detar Bashkëpunues, një forcë ndërkombëtare detare po heton incidentin, i cili dyshohet të jetë “i lidhur me navigacionin dhe jo me sigurinë detare.”

Forca detare paralajmëroi se niveli i kërcënimit detar është “i lartë” dhe vuri në dukje interferencat e larta elektronike në rajon.

Çmimet e karburantit kanë filluar të rriten gradualisht ditët e fundit, duke u rritur me 5 centë për galon krahasuar me javën e kaluar, sipas AAA-së. Disa shtete amerikane kanë pësuar rritje më të ndjeshme, si Delaware (+17 centë), Indiana (+15 centë) dhe Maryland (+14 centë).

Megjithatë, çmimet në pikat e karburantit mbeten më të ulëta se mesatarja e një viti më parë, që ishte 3.45 dollarë për galon, dhe shumë larg rekordit të lartë prej 5.02 dollarësh që u shënua në qershor 2022.

Irani paralajmëron qytetarët të ndalojnë përdorimin e WhatsApp dhe Telegram pas…

Regjimi iranian i ka paralajmëruar njerëzit të ndalojnë përdorimin e WhatsApp, Telegram dhe aplikacioneve të tjera “të bazuara në vendndodhje”, duke thënë se është një nga “metodat kryesore të Izraelit për të identifikuar dhe synuar individët”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit IRIB, duke cituar një raport sigurie sot.

“Pas vrasjeve të fundit të synuara”, nga Izraeli, “përfshirë vrasjen e shkencëtarëve, raportet tregojnë se regjimi (izraelit) përdor gjurmimin e telefonave celularë për të synuar njerëzit në Iran”, tha IRIB.

Raporti tha se përdorimi i këtyre aplikacioneve është “i rrezikshëm në këto rrethana”.

Raporti gjithashtu u urdhëroi njerëzve të fiknin telefonat e tyre celularë përpara se të ndryshonin vendndodhje. “Njerëzit duhet të përmbahen nga marrja e telefonave të tyre celularë në vende të ndjeshme”, shtoi IRIB.

Raporti i sigurisë gjithashtu këshilloi publikun, “veçanërisht punonjësit e organizatave të ndjeshme, të përdorin linja të sigurta telekomunikacioni dhe të shmangin përdorimin e softuerëve të pasigurt”, sipas IRIB.

‘Shkundet’ Policia e Shtetit/ Arrestohen 56 efektivë, 131 të dyshuar për shkelje

Arrestimi i 3 punonjësve të policisë Elbasan të cilët nuk parandaluan arratisjen e një personi të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nuk është rast i shkëputur.Shifrat e zbuluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tregojnë se brenda forcës që duhet të ruajë rendin, po shtohen zërat që llogariten në dosje penale. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, janë referuar për ndjekje penale 131 punonjës policie, një rritje me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë. Ndërkohë, 56 punonjës policie kanë rënë në pranga kryesisht për shpërdorimi i detyrës, korrupsion dhe veprimet arbitrare.

Në raste të tjera operacione të SPAK që kanë ardhur nga zbërthimi I komunikimeve të enkriptuara kanë zbuluar përfshirje të punonjësve të policisë në krim duke bashkëpunuar me grupet kriminale. Në operacionin e fundit “ura” u identifikuan dhe u caktua masë sigurie për dy punonjës policie të përfshirë .

Më herët në mars të këtij viti në një tjetër operacion në bashkëpunim me spak u caktua masë sigurie për 4 efektive të dyshuar si përfshirë në grupe kriminale. Mes tyre shef krimesh në Himarë. I dyshuar për kultivim kanabisi, shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, I dyshuar për trafikimi të narkotikëve dhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, I dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Postimi i të inkriminuarve nga radhët e policisë ishte përfshirë edhe në raportin konfidencial në lidhje me sundimin e ligjit në Shqipëri hartuar nga Komisionit Europian. Sipas këtij raporti AMP ka intensifikuar veprimtarinë e saj. vitin që kaloi u pranuan mbi 1,700 ankesa nga qytetarët dhe mbi 3,300 denoncime. Ndërsa 463 punonjës policie u çuan për ndjekje penale, kryesisht për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

SHBA gati për lυftë?! Vendosen 4 bo mbardυes strategjikë në Oqeanin Indian, të aftë për të mbajtur edhe armë bërthamore

Katër bombardues strategjikë u vendosën në bazën ushtarake amerikano-britanike të Diego Garcia në Oqeanin Indian të hënën, sipas një analize të imazheve satelitore ndërsa përballja ushtarake midis Izraelit dhe Iranit hyri sot në ditën e saj të pestë.

Këto avionë B-52H Stratofortress, të aftë për të mbajtur armë bërthamore ose municione të tjera të drejtuara me precizion, u panë më 16 qershor në platformën jugore të kësaj baze strategjike në Arkipelagun Chagos.

Të aftë për të mbajtur rreth 32 ton armë, këta avionë me rreze të gjatë veprimi mbërritën në bazë rreth mesit të majit, sipas analizës së imazheve satelitore nga Planet Labs.

Baza e Diego Garcias, e cila u zgjerua pas Revolucionit Iranian të vitit 1979, luajti një rol të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara në luftërat që zhvilloi në Irak (1990-1991, 2003-2011) dhe në Afganistan në vitin 2001.

Agjencia France-Presse raportoi gjithashtu mbërritjen e një avioni transporti C-17 Globemaster III në bazë të hënën. Forcat Ajrore të SHBA-së thonë se ky model avioni mund të transportojë “shpejt” trupa, si dhe “të gjitha llojet e ngarkesave në bazat kryesore operative ose direkt në bazat e avancuara brenda zonave të vendosjes”.

Gjashtë avionë të tjerë të parë në pistë më 16 qershor me shumë gjasa ishin avionë ajrorë të furnizimit me karburant KC-135 Stratotanker, avionë të përdorur për të furnizuar me karburant avionë të tjerë në fluturim. Gjashtë avionë të ngjashëm shihen në fotot e 2 majit.

Edhe pse Donald Trump tha sot se dëshiron një “fund të vërtetë” të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, SHBA-të njoftuan gjithashtu dje, të hënën, se do të vendosin “burime shtesë” në rajonin që përfshin Lindjen e Mesme dhe do të forcojnë “mekanizmat e saj mbrojtës”.

Aeroplanmbajtësja amerikane Nimitz, e cila po kalonte tranzit në Detin e Kinës Jugore, u drejtua në perëndim drejt Lindjes së Mesme të hënën, sipas faqes së internetit Marine Traffic, e cila gjurmon pozicionet e anijeve në të gjithë botën në kohë reale.

Uashingtoni gjithashtu ridislokoi rreth 30 avionë amerikanë të furnizimit me karburant në bazat në Evropë.

Sυρerb▪︎mba GBU-57, ar ma sekrete Amerikane që mund të shkatërrojë bunkerët “bërthamorë” të Iranit

Cilat janë bombarduesit amerikanë B-2: ata mbajnë “superbombën” e përdorur për të shkatërruar bunkerët në thellësi të mëdha

Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin kundër vendeve armiqësore. Më pas u modifikua për të rritur fuqinë e saj shkatërruese me anë të inovacioneve.

Në ditët e fundit të marsit, gjashtë avionë amerikanë B-2 zbarkuan në Diego Garcia, një atol në Oqeanin Indian që ndahet me britanikët. Mbërritja u lidh menjëherë me mundësinë e veprimeve në Jemen, kundër Huthëve dhe ndoshta, në të ardhmen, kundër Iranit. Sepse “Spirit”, siç njihet në zhargon, ishte i vetmi avion që mund të mbante GBU 57, superbombën 14-tonëshe të projektuar për të shkatërruar bunkerë në thellësi të mëdha. Domethënë, një objektiv i ngjashëm me centralin bërthamor iranian të Fordow, të ndërtuar brenda një mali.

Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin kundër vendeve armiqësore, nga Koreja e Veriut deri te Republika Islamike. Më pas u modifikua për të rritur fuqinë e saj shkatërruese me inovacione që nuk u zbuluan kurrë plotësisht për arsye sigurie. GBU duhet të depërtojë në “guaskën” mbrojtëse dhe më pas të shpërthejë në mënyrë që të amplifikojë efektet brenda objektivit. Duket se përditësimet e fundit kanë zgjeruar aftësitë e saj edhe nëse nuk kemi të dhëna të sakta mbi thellësinë dhe pozicionin e asaj që fshihet në bunker.

Një artikull i New York Times shkruan se ushtrime të shumta të kryera nga Pentagoni kanë konfirmuar se disa “kalime” të B-2 janë të nevojshme: një “lançim” i parë, i ndjekur me shpejtësi nga të tjerë. Si një çekiç që ngul një gozhdë. Edhe më shumë nëse duhet të shpojë mbrojtjet rreth centrifugave Fordow, të vendosura – sipas disa ekspertëve – 90-100 metra nën tokë.

Izraeli ka bombarduesit e vet të bunkerëve dhe ka demonstruar përdorimin e tyre shkatërrues në eliminimin e udhëheqësve kryesorë të Hezbollahut libanez. Edhe në atë rast, forcat ajrore përdorën taktikën e goditjes, me një numër të madh bombash (60-80), të hedhura njëra pas tjetrës në një sërë ndërtesash në zonën jugore të Bejrutit.

Është gjithashtu e mundshme që të ketë përdorur të njëjtën metodë për të prerë kokën e udhëheqësve ushtarakë iranianë në fazën e parë të ofensivës duke i vendosur ata në një qendër komande.

Por këto armë nuk janë të mjaftueshme për të sulmuar një pjesë të tuneleve ku Irani ka fshehur raketa ose objekte kërkimore shkencore. Prandaj, lind nevoja për të pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara me GBU 57 për të provuar të godasë në mënyrë efektive Fordow.

Për objektivat e tjera, arsenali i saj është i mjaftueshëm: Burime të IAEA-s kanë zbuluar se sulmet ndaj Natanz, një pikë tjetër kyçe, do të kishin shkaktuar dëme serioze në centrifugat për pasurimin e uraniumit, duke përfshirë ato të vendosura në pjesën nëntokësore.

Teknikët përsërisin se “mali” Fordow është themelor në zhvillimin e programit, por, në të njëjtën kohë, ata përsërisin se çdo sulm vetëm sa mund t’i ngadalësojë përpjekjet e Teheranit.

Por le të fillojmë nga fillimi, nga B2-të. Avionët qëndruan në Diego Garcia për rreth një muaj dhe më pas u kthyen në Shtetet e Bashkuara të zëvendësuar nga B52-të, një tjetër mjet strategjik që megjithatë nuk mund ta mbajë superbombën.

Gjithashtu në pistë ishin luftëtarë F15, shoqërimi i nevojshëm për bombarduesit.

Nuk është e qartë se çfarë e përcaktoi kthimin e një avioni që nuk është vetëm një mjet i rëndësishëm, por edhe “sinjal” i mundshëm i aspekteve operacionale. Në fakt, sapo u fol për një pjesëmarrje të mundshme amerikane në “fushatën” në Iran, “Spirit” dhe bomba e tij u thirrën menjëherë.