Amerikanët e kanë vizatuar qartë rolin e Ramës në skandalin McGonigal/ Hoxha: Po të kishte pasaportë amerikane…

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka shpëtuar hetimit për skandalin McGonigal, vetëm sepse nuk është me pasaportë Amerikane. Hoxha i ftuar në një emision shpreh se amerikanët e kanë vizatuar të gjithë rolin e Edi Ramës.

Sipas tij duke qenë se Rama është shtetas i huaj, nuk e kanë vendosur nën hetim për çështjen tyre. Hoxha theksoi se Rama në këtë çështje nuk është vetëm përmenduar pasi sipas tij kryeministri ka kontakte dhe ishte prositës dhe përfitues.

“Amerikanët kanë hapur dy çështje njëkohësisht, çështjen Kolumbias dhe Nju Jorkut. Ajo që ra në sy, ishte fakti se Edi Rama ishte i fiksuar mirë në atë çështje. Pra, jo thjeshtë ishte përmendur, por kishte kontakte dhe influenca të qarta, porosi dhe përfitues. Se ishte dhe porositës dhe përfitues.

Pse po i bënte McGonigali këto? Sepse po përfitonte materialisht. Duke shpërdoruar detyrën e tij shumë të rëndësishme, ai po bënte para. Kush ishte tjetër i përfshirë në këtë çështje? Miliarderi rus Deripaska dhe kryeministri i një vendi aleat të SHBA-së. Dhe ai po përfitonte në të mirë të pushtetit të vet.

Çfarë ka tjetër aty. Janë fiksuar mirë takimet, McGonigal ka ardhë në Tiranë, kryeministri e ka pritur në zyrë dhe në ambiente private. Ku e ka pritur jashtë territorit të Shqipërisë. Në Shqipëri McGonigali nuk i ka deklaruar vizitat, kur Rama ka shkuar në SHBA është historia tjetër, ku janë bërë, pse janë bërë takimet dhe cili ishte qëllimi i këtyre takimeve.

Në fund në vendim dëshmohet qartë. McGonigal bëri një marrëveshje dhe nuk është hetuar më tej, sepse dhe ata ruajnë autoritetin e agjencive të tyre. Ata nuk lejuan që të shkatërrojnë imazhin e FBI, meqë aty ka qëlluar një mollë e krimbur që ishte McGonigali.

Për pjesën e personave të tjerë, të cilët përfitojnë nga rasti se nuk janë qytetarë amerikanë. Nëse Edi Rama do të kishte pasaportë Amerikane, ne do të kishim një tjetër histori në SHBA, sepse veprimet e McGonigalit janë hetuar për dëmin që ato kanë sjellë brenda Amerikës.

Po e përsëris dhe njëherë, nëse Rama do kishte një pasaportë amerikane ne do të kishim një tjetër situatë. Njëri prej personave ka pasaportë amerikane, por ai ka dëshmuar, është rrëfyer atje dhe e kanë mbajtur.

Sepse dëshmia e tij ka zbuluar se si është paguar McGonigali, nga kanë ardhur paratë etj.Rama nuk është hetuar në SHBA sepse nuk është qytetar amerikan, por ata e kanë vizatuar qartësisht se kush është roli i Ramës në këtë histori, ne e kemi parë fare qartë se është në dosje,” tha Hoxha.

Jeta që nuk nisi kurrë: Zbulohet historia e trishtë e familjes që hυmbi jetën në trag jedinë ajrore

Një nga historitë më prekëse që del në dritë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India është ajo e familjes Joshi, e cila ishte në prag të nisjes së një kapitulli të ri në jetë.

Dr. Pratik Joshi, mjek me përvojë, kishte jetuar në Londër për gjashtë vitet e fundit. Gjatë gjithë kësaj kohe, kishte punuar me përkushtim me synimin që një ditë të sillte edhe bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij të mitur nga India, për të ndërtuar së bashku një jetë të re në Britaninë e Madhe.

Pas shumë përpjekjesh, dokumentacionesh dhe pritjesh të gjata, ëndrra e tyre nisi të bëhej realitet. Vetëm dy ditë më parë, bashkëshortja e tij, Dr. Komi Vyas, gjithashtu profesioniste në fushën e mjekësisë, kishte dhënë dorëheqjen nga puna në Indi. Valixhet ishin bërë gati, përshëndetjet ishin dhënë, dhe e ardhmja dukej e ndritshme.

Në mëngjesin e djeshëm, familja pesëanëtarëshe hipi në fluturimin Air India 171 me destinacion Londrën. Para nisjes, ata realizuan një foto të përbashkët dhe ia dërguan të afërmve – një kujtim i gëzueshëm për fillimin e jetës së re.

Por ajo jetë nuk nisi kurrë. Aeroplani u rrëzua gjatë fluturimit, dhe asnjë prej pasagjerëve nuk mbijetoi.

Brenda pak çastesh, gjithçka u shua – ëndrrat, përpjekjet, dhe shpresat e një familjeje të tërë. Një ngjarje që përkujton në mënyrë të dhimbshme sa e brishtë është jeta dhe sa lehtë mund të ndryshojë rrjedha e saj pa paralajmërim.

Izraeli apo Irani? Kush ka ushtrinë më të fortë në rast të një lufte “kokë më kokë”

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një pikë të rrezikshme, pasi Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore të drejtpërdrejta ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Operacioni ushtarak, i konfirmuar nga vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, synon çmontimin e kapaciteteve bërthamore të Teheranit, të cilat Izraeli i konsideron si një kërcënim ekzistencial.

Nga ana tjetwr, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar hakmarrje të ashpër dhe kanë vënë ushtrinë dhe Gardën Revolucionare në gatishmëri të lartë. Mbi 100 dronë iranianë janë lëshuar drejt territorit izraelit.

Por cila është fuqia e dy vendeve në rast të një përplasjeje “kokë më kokë” me njëra-tjetrën dhe renditja e 2 ushtrive në rang global?

Euronews Albania iu sjell më poshtë potencialin ushtarak të të dy vendeve, qoftë sipas buxhetit, numrit të avionëve, tankeve, armëve bërthamore, etj.

Renditja globale dy ushtrive:

Izraeli në vendin e 17 Irani në vendin e 14

Koka bërthamore:

Izraeli 90 Irani 0

Drejtuesit:

Benjamin Netanyahu kryeministër i Izraelit Masoud Pezeshkian president i Iranit

Buxheti i mbrojtjes:

Izraeli 24.4 bilion $ Irani 9 bilion $

Popullsia:

Izraeli 9.04 milionë banorë Irani 87.59 milionë banorë

Personel aktiv ushtarak:

170 mijë Izraeli 610 mijë Irani

Rezervistë ushtarak:

465 mijë Izraeli 350 mijë Irani

Forcat paramilitare:

Izraeli 35 mijë Irani 220 mijë

Avionë në total:

612 Izraeli 551 Irani

Avionë luftarakë:

241 Izraeli 186 Irani

Avionë sulmi:

39 Izraeli 23 Irani

Avionë transporti:

12 Izraeli 86 Irani

Avionë trajnimi:

155 Izraeli 102 Irani

Avionë misionesh speciele:

23 Izraeli 10 Irani

Avionë bombardues:

14 Izraeli 7 Irani

Helikopterë:

146 Izraeli 129 Irani

Helikopterë sulmi:

48 Izraeli 13 Irani

Tanke:

1370 Izraeli 1996 Irani

Automjete luftarake të blinduara:

43,407 Izraeli 65,765 Irani

Automjete artilerie:

650 Izraeli 580 Irani

Artileri e lehtë:

300 Izraeli 2050 Irani

Rakethedhës:

150 Izraeli 775 Irani

Anije luftarake:

67 Izraeli 101 Irani

Aeroplanmbajtëse:

Izraeli 0 Irani 0

Anije mbajtëse helikopterësh:

Izraeli 0 Irani 0

Anije shkatërruese:

Izraeli 0 Irani 0

Fregata:

Izraeli 0 Irani 7

Korveta:

Izraeli 7 Irani 3

Anije patrulluese:

Izraeli 45 Irani 21

Anije minahedhëse:

Izraeli 0 Irani 1

Nëndetëse:

Izraeli 5 Irani 19

Buxheti vjetor i mbrojtjes:

Izraeli 547.76 Bilion $ Irani 1.78 Trilion $

TRAGJlKE në familjen shqiptare/ Tentoi të shpëtonte të birin nga mbytja, por s’dinte not, hυm bin je tën nëna dhe djaΙi

Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Lachine të Montrealit, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj 3-vjeçar humbën jetën pas mbytjes në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës.

Viktimat janë nga Kosova, komuna e Deçanit; Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj i mitur, Elon.

Oficerët e policisë u thirrën në vendngjarje rreth orës 21:35 për dy mbytje të mundshme në një shtëpi në Avenue-n e 20-të pranë Rrugës ProvostMe të mbërritur, ata i gjetën të dy viktimat pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve nga policia dhe ndihmësit mjekësorë, gruaja dhe fëmija u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Sipas provave hetimore të mbledhura në vendngjarje nga Policia e Montrealit (SPVM), duket se nuk ka element kriminal në këtë tragjedi.

“Ky ishte një incident aksidental”, konfirmoi oficerja Caroline Chevrefils, zëdhënëse e SPVM-së.

Zyra e mjekut ligjor është njoftuar për këto vdekje dhe një hetim është duke u zhvilluar nga mjeku ligjor Dr. Edgard Nassif.

“Pas përfundimit të hetimit të tij, mjeku ligjor do të përgatisë një raport që detajon identitetin e të ndjerit, datën dhe vendin e vdekjes, si dhe shkaqet dhe rrethanat e mundshme që lidhen me vdekjen”, tha Jake Lamotta Granato, një zëdhënës i zyrës së mjekut ligjor të Kebekut.

“Nëse konsiderohet e përshtatshme, ai mund të japë edhe rekomandime, të cilat janë masa parandaluese që synojnë mbrojtjen e jetës njerëzore dhe parandalimin e vdekjeve në rrethana të ngjashme”, shtoi ai.

Procesi hetimor i mjekut ligjor është konfidencial deri në publikimin e raportit të tij përfundimtar, i cili është publik.

Sipas burimeve për CTV News, dyshohet se djali ka rënë fillimisht në pishinë, ndërsa nëna është hedhur për ta shpëtuar, por ajo nuk dinte not. Sipas dëshmitarëve, nëna dhe djali i vogël ishin parë së fundmi duke marrë pjesë në një paradë festive.

“Jam i traumatizuar. Është e pabesueshme që ndodhin gjëra të tilla”, tha banori Mike Mymryk.

Carol dhe Derrick Majeur, fqinjë të familjes, u shprehën thellësisht të pikëlluar: “Si do të ndihesha po të ishte një nga nipërit e mi? Do të isha jashtëzakonisht i mërzitur. Mund të imagjinoj si ndihet familja tani”.

Kryetarja e Lachine, Maja Vodanovic, reagoi në rrjete sociale, duke e quajtur ngjarjen “makthin më të keq të mundshëm”. Sipas saj, gjithçka nisi nga një top që ra në pishinë, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që përfundoi me mbytjen e fëmijës dhe nënës së tij.

Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar me dhimbje të thellë për vdekjen tragjike të Elzina Morina, 34 vjeç, dhe djalit të saj të vogël, Elon Morina, vetëm 3 vjeç, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë në një pishinë në Montreal.“Kjo humbje ka tronditur thellësisht të gjithë komunitetin tonë. Vdekja e një nëne të re dhe e fëmijës së saj është një plagë e rëndë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që i kanë njohur”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Shqiptari rrezikoi jetën për t’i shpëtuar nga mbytja në lumë! Dy fëmijët NUK MBIJETOJNË, prindërit bëjnë gjestin prekës

Dy fëmijët 13 dhe 14 vjeç që ranë në lumin Arachthos në Arta të Greqisë, kanë humbur çdo shpresë për të mbijetuar, pasi mjekët konfirmuan se të miturit kanë hyrë në gjendje të vdekjes klinike. E vetmja gjë që i mban në jetë janë pajisjet mjekësore.

Në këto rrethana tragjike, prindërit kanë marrë vendimin e dhimbshëm, por fisnik: të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre për të shpëtuar jetë të tjera. Dy të miturit u nxorën nga lumi pa ndjenja nga shqiptari Ledian Goga, i cili u hodh në ujë pa hezitim dhe arriti t’i nxjerrë.

Pas një reanimacioni intensiv, ata u dërguan në një spital në Patra, por dëmtimet në tru dhe mungesa e oksigjenit për më shumë se një orë rezultuan fatale.

Në vendin ku ndodhi tragjedia, miqtë e tyre kanë vendosur lule dhe mesazhe prekëse, duke i quajtur “heronj që do të kujtohen përgjithmonë”.

Hapet Xhamia e Plumbit në Shkodër! E renditur si një nga më të bukurat në botë

Pas dekadash të tëra sfidash nga koha dhe përmbytjet, Xhamia e Plumbit, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri, ka hapur sërish dyert për besimtarët dhe turistët.

Që prej 8 majit, kjo xhami e renditur si një ndër 50 më të bukurat në botë ka marrë një pamje krejt tjetër pas përfundimit të rikonstruksionit.

“Shumë e bukur. Nuk kam parë asnjëherë një xhami dhe është hera e parë që futem në një objekt të tillë fetar. Ishim tek kalaja, erdhëm këtu. Ne i përkasim një besimi tjetër, por isha kurioz për ta parë dhe është me të vërtetë e bukur.”

“Është shumë impresionuese si xhami dhe arkitektura është shumë e veçantë. U futëm brenda, tek vendi ku zhvillohen ritet, ishte hera e parë edhe për mua, dhe më la shumë të emocionuar.”

Mehdi Myftia me familjen e tij janë organizatorë të faljes së parë dhe rihapjes së kësaj xhamie në vitet ’90. Ata kanë më shumë se 30 vite që përkujdesen për këtë objekt.

Për imamin e xhamisë, ky monument kulture tani ka marrë vëmendjen e duhur.

Xhamia u rikonstruktua falë një investimi të qeverisë turke, ku në fokus ishte shpëtimi i saj nga përmbytjet.

Njerëzit po mbjellin marihuanë dhe policia nuk po reagon, çfarë po ndodh?

Në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook, ka shpërthyer një valë reagimesh plot humor dhe habi pas publikimit të disa fotove të bëra në një qytet të Bullgarisë. Në mes të qytetit, në një zonë publike që i ngjan një sheshi të vogël apo një lulishteje urbane, dikush ka mbjellë bimë marihuane. Pamjet tregojnë qartë se bimët janë rritur në mënyrë të lirë, rrethuar me një gardh të zakonshëm dekorativ, si të ishte thjesht ndonjë bimë zbukuruese apo lule e zakonshme e qytetit. Kalimtarët ndalojnë, shikojnë, qeshin dhe bëjnë foto.

Autoritetet lokale dhe policia duket se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të larguar bimët ose për të hetuar se kush i ka mbjellë. Ndërkaq, një pilulë e re synon të luftojë varësinë ndaj marihuanës pasi konsumi i kanabisit vazhdon të rritet në të gjithë SHBA. Një ilaç eksperimental, i quajtur AEF-0117, është dëshmuar efektiv në një provë të vogël.

Ai tregoi rezultate pozitive në reduktimin e ndikimit të varësisë së THC përbërësi kryesor psikoaktiv në kanabis në tru. Aktualisht, nuk ka asnjë ilaç të aprovuar nga FDA në treg për të trajtuar çrregullimin e përdorimit të kanabisit. Gjetjet janë shumë inkurajuese, tha për NBC News Meg Haney, autori kryesor i studimit dhe drejtor i laboratorit të kërkimit të kanabisit në Universitetin e Kolumbisë.

‘Kërcënim global’, IDF publikon hartën që tregon se deri ku arrijnë raketat e Iranit, rrezja e veprimit ‘prek’ edhe Shqipërinë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka publikuar një hartë që tregon rrezen e veprimit të raketave që disponon aktualisht Irani. Në qendër të hartës ndodhet Irani, ndërsa përreth tij shfaqen disa rrethe që tregojnë distancat që raketat iraniane mund të përshkojnë: nga 300 km deri në 2,000 km.

Sipas kësaj harte, raketat me rreze të gjatë veprimi deri në 2 000 kilometra, përfshijnë një pjesë të madhe të Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore, si dhe territore të Afrikës dhe Evropës Juglindore. Brenda rrezes përfshihet edhe Shqipëria dhe shkon deri në cepin juglindor të Italisë.

Ky ilustrim sipas IDF tregon kapacitetin e Iranit për të goditur shumë larg kufijve të tij.

“Irani është një kërcënim global. Izraeli nuk është qëllimi përfundimtar, është vetëm fillimi. Ne nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të vepronim.”, ka shkruar IDF krahas postimit.

Zyrtari izraelit: Ishim ne që i manipuluam komandantët iranianë të mblidheshin në takim para sulmit

Një zyrtar izraelit i sigurisë i tha televizionit amerikan “Fox News” se Izraeli arriti t’i mashtronte komandantët e lartë të forcave ajrore të Iranit që të mblidheshin për një takim përpara se të niste sulmin.

“Ne kryem aktivitete specifike për të na ndihmuar të mësonim më shumë rreth tyre dhe më pas përdorëm atë informacion për të ndikuar në sjelljen e tyre”, tha zyrtari. “Ne e dinim se kjo do t’i çonte ata në takim – por më e rëndësishmja, ne dinim si t’i mbanim atje.”

Zyrtari shtoi se sulmet ishin më të suksesshme nga sa kishte parashikuar Izraeli. Sipas burimit, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketat balistike që ishin të destinuara për t’u përdorur kundër Izraelit u shënjestruan paraprakisht.

Raportohet se një pjesë e sistemeve anti-raketore të mbrojtjes ajrore të Iranit u qëlluan paraprakisht përpara sulmit me dronë kamikazë të prodhuar brenda Iranit dhe të lëshuar po nga agjentë izraelitë brenda territorit të Iranit.

Frikë dhe ankth! Bota “mban frymën”, Irani ngre flamurin e kuq të hakmarrjes pas sulmeve të Izraelit

Ankth, frikë dhe tensione, kështu përshkruhet aktualisht situata në Lindjen e Mesme, pas sulmit të mëngjesit të sotëm që Izraeli i bëri Iranit.

Mediat e huaja raportojnë se pak minuta pasi udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi një “ndëshkim të ashpër” për Izraelin, flamuri i kuq i hakmarrjes u ngrit mbi Xhaminë Jamkaran në Qom.

Al Jazeera shkruan se qindra protestues u mblodhën pranë Xhamisë Jamkaran në qytetin Qom në Iran për të kërkuar “ndëshkim” kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit.

Protestuesit valëvitnin flamuj iranianë dhe brohoritën thirrje anti-izraelite, duke u mbledhur në një nga qytetet më të shenjta të vendit, 140 km në jug të kryeqytetit iranian.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte Izraeli ka bombarduar Iranin. Vetë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë për shtyp konfirmoi se sulmet izraelite kishin goditur objektivat bërthamore në Iran dhe se operacioni do të vazhdojë për disa ditë.

“Vetëm pak kohë më parë, Izraeli nisi Operacionin “Luani në Ngritje”, një operacion ushtarak i synuar për të eliminuar kërcënimin iranian ndaj Izraelit”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv për sulmin në të cilin morën pjesë më shumë se 200 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite.

Ndërkohë nga ana tjetër udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha se Izraeli do të përballet me “egërsinë” e vendit të tij dhe se do të ndëshkohen ashpër pas sulmeve të mëngjesit të kësaj të premte.

Khamenei konfirmoi se disa komandantë dhe shkencëtarë u vranë në sulme dhe paralajmëroi se Izraeli ka “përgatitur një fat të hidhur për veten”, duke nënkuptuar kështu një hakmarrje të ashpër në orët në vijim.

Pas këtij paralajmërimi Tel Aviv ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të kundërsulmeve nga Irani. Banorëve u është thënë të “qëndrojnë në zonat e mbrojtura” dhe “t’u binden udhëzimeve” të autoriteteve.