Njihυni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, bαnorët marrin dhe pension te majmë nga Greqia(Video)

Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension nga Greqia?

Në fshatin Derviçan të Gjirokastër, të gjithë tabelat orientuese janë të shkruara në Greqisht,pavarësisht se ky vend është pjesë e Shqipërisë. Përveç kësaj banorët e kësaj zone, flasin edhe greqisht dhe kjo gjuhë sipas tyre flitet që prej kohës së komunizmit.

Gjithashtu ata theksojnë se janë të njohur si minoritet grek dhe i kanë të gjithë të drejtat si në Greqi.

“Si të jetë, si kudo. Shtëpitë i kemi me gurë edhe mbulesën që në atë kohë kështu vazhdojmë. Greqishtja është gjuhë amtare. Jemi të njohur si minoritet grek, i kemi të gjithë të drejtat.

Shumë banorë në këtë fshat kanë edhe emra grek, ndërkohë që marrin edhe pension nga shteti i Greqisë.

“Ka ca njerëz që marrin pension, kanë punuar në Greqi dhe marrin, unë quhem Kristo.”

Një problem tjetër në fshat është se po braktiset dita ditës, pasi banorët kanë ikur nga fshati duke u shpërngulur në qytete por edhe në emigrim.

“S’ke gjë këtu, është çdo gjë e mbaruar, kanë ikur njerëzit”

Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti.

Në fakt është penalltia e parë që ai pret në një ndeshje të kombëtares shqiptare.

Para goditjes së 11-metërshit, Strakosha u konsultua me trajnerin e portierëve të kombëtares, Ilir Bozhiqi.

“E pyetja çfarë mendimi kishte, ma tha dhe pastaj mora vendim dhe vetë”, tha Strakosha.

Ai zbuloi edhe çfarë i kishte thënë Bozhiqi.

“Të qëndroj në vend”, zbuloi Strakosha.

Sipas portierit kuqezi, Shqipëria u zgjua shumë vonë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.

“U zgjuam vonë në pjesën e dytë. Duhet të jesh i përqendruar. Nuk e përgatitëm mirë nga ana mendore ne si lojtarë”, tha Strakosha.

Grida Duma feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën sot moderatorja

Ish deputetja e PD, Grida Duma, sot feston 48 vjetorin e lindjes. Grida është një nga ato figura që ka një prezencë shumë të fuqishme mediatike, sidomos përmes mesazheve dhe diskutimeve në panele mediatike, ku zë një peshë shumë të madhe dhe opinionet e saj godasin.

Duket se mosha nuk është një pengesë për Gridën, por vetëm një numër dhe bukuria e saj sa vjen dhe bëhet më dominante.

Përpos të gjithë karrierës së saj, si deputete dhe moderatore tani në Top Channel, duket se Gridës nuk po i humbet sensi i kundërshtimit, dhe me kalimin e shumë situatave të vështira në studio.

Ajo mban akoma një “hije” nga posti i saj në parlament , dhe duket se këtë po e implikon shumë mirë edhe në emisionin e saj.

Pas ditëve shumë të nxehta, kur priten rrebeshet në Shqipëri? Lajda Porja PARALAJMËRON: Në orët…

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit dhe temperaturave për stinën e verës.

Metereologia e njohur u shpreh se muaji qershor është më i nxehti ndër vite dhe se jemi përpara një vere me temperatura ekstreme.

E pyetur nëse do të ketë ‘vetëm temperatura të larta dhe diell apo do të ketë dhe rrebeshe shiu?”, Porja u shpreh se do të ketë rrebeshe që do zgjasin pak minuta dhe më pas rikthehen orët me diell.

“Zona e juglindjes që unë e kisha të shënuar me ngjyrën pink dhe portokalli, patjetër rrezikojnë, janë rrebeshe ose reshje konvektive. E gjithë ajo pjesa që është kafe do të thotë që janë zona shumë të thata. Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe qarku i Korçës parashikohet të ketë rrebeshe në formë konveksioni. Që do të thotë është rrebesh që zgjat për disa minuta, po marr maksimumin 50 minuta dhe më pas ka sërish diell dhe temperatura të larta.

Megjithatë fenomenet më ekstreme do t’i presë Spanja, do ketë kryesisht Italia dhe disa zona në qendër të Europës, për shkak edhe të temperaturave mjaft të larta që kanë nisur prej disa ditëve”, tha metereologia.

Lajm i trishtë për mjeksinë/ Ndahet papritur nga jeta mjeku anestezist i QSUT

Lajmi trishtë ka ardhur pak më parë nga fusha e mjekësisë. Mjeku anestezist-reanimator, Fatmir Prifti i cili shërbente në spitalin onkologjik, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmi i hidhur për ikjen e tij parakohe është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësire, Albana Koçiu.

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Koçiu i ka shprehur ngushëllime bashkëshortes së mjekut, Rubenës, familjarëve të tij, si dhe kolegëve, të cilët sot humbën një njeri e një profesionist si doktor Fatmiri, i cili nuk kurseu asnjëherë as kohën, as energjinë për të ndihmuar çdo pacient që i trokiti në derë.

“Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit, mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në QSUT. Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij. Ngushëllime Rubenës, familjes, të afërmve dhe kolegëve”, shkruan Koçiu në Facebook.

11 qershor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 11 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.9 lekë dhe shitet me 86.2 lekë.

Euro, blihet me 97.5 lekë dhe shitet 98.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.4 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë.

Paundi britanik, blihet me 115 lekë dhe shitet me 116.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 62 lekë, ndërsa në shitje me 63.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

“Punojmë 12 orë në ditë, edhe me 1 sulmues mund të fitosh 4 me 0”, Silvinjo: Ju tregoj çfarë na penalizoi ndaj Letonisë

Trajneri Silvinjo, u shfaq tepër i zhgënjyer, pas barazimit 1 me 1 që kuqezinjtë arritën në transfertë ndaj Letonisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, tekniku brazilian deklaroi:

“I zhgënjyer për rezultatin, por edhe për mënyrën si u prezantuam në pjesën e parë. Në 10-15 minutat e para zere se nuk ishim fare në fushë. Kur ke një objektiv madhor, duhet të synosh fitoren. Qasja se si u futëm në fushë, mendoj se na penalizoi. Në pjesën e parë ishim shumë të ngadaltë.

Gabimi në këtë rast ka qenë qasja si u futëm në fushë. Nuk arritëm të depërtojmë përpara. Nuk mendoj se problemi është te formacioni. Në futboll mund të luash me 1 sulmues dhe të fitosh 4-0. Objektivi jonë është për të shkuar në Botëror. Duhet të sakrifikonim shumë, njësoj siç bëmë në Europian.

Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët. Kualifikimi për në Europian na kushtoi gjak, për në Botëror është edhe më e vështirë. Zgjedhjet për lojtarët i bëj unë. Mbaj unë përgjegjësi. Jam i zhgënjyer me pjesën e parë, me të 11 lojtarët. Ne jemi një skuadër në rritje.

Ky është një futboll modern. Nuk ka asnjë person të paprekshëm. Nuk ka një lojtar që e ka formacionin e garantuar. Sot kemi më tepër hapësirë. Për një trajner është më e lehtë të zgjedhë. I takon trajnerit të zgjedhë.

Shqiptarët e paguajnë shtrenjtë Kombëtaren? Ne punojmë 10-12 orë në ditë. Jemi skuadër në rritje, që ka nevojë për më tepër kohë”, u shpreh Silvinjo.

“Krenare që isha vajza jote!” E bija i jep lamtumirën Leka Bungos: Sot, i them mirupafshim atij që desha më shumë në dynja! U prehsh në paqe engjëlli im

Këtë të mërkurë qershori, arti shqiptar humbi një figurë i cili përgjatë gjithë jetës së tij punoi fort dhe la shenja që koha zor se do t’i venitë.

Por, mbi të gjitha, këtë të ditë të nxehte vere, një bijë humbi babain e saj, dashurinë më të madhe të jetës, dhe “mbretin” e saj, ashtu si dhe Alba mes rreshtave që nuk do donte t’i shkruante ndonjëherë i referohet Leka Bungos.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alba i ka dhënë lamtumirën njeriut që ka dashur më së shumti në këtë jetë, njeriut që nuk u lodh asnjëherë për të qenë aty për të voglën e tij dhe atij që i besoi gjithmonë.

“Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret”, shkruan ajo, teksa më tej bën me dije se sëmundja e tmerrshme, e ndau Leka Bungon nga gjiri i ngrohtë i familjes.

Ndonëse regjisori luftoi me të gjithë forcën e tij, në fund, nuk arriti që ta mposhte këtë sëmundje, e cila ashtu sikurse dhe e bija e thotë, është më e rënda e shekullit.

“Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret. Luftove me semundjen me te rende te shekullit dhe humbe! U prehsh ne paqe dhe faleminderit qe ishe babai im.

Krenare gjithmone pafundesisht per ty, mirenjohese perulesisht per cdo gje qe me mesove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria me e madhe ne dynja. Njerezit e medhenj jetojne ashtu sic jetove ti! E deshe dhe e respektove jeten ashtu sic vetem ti dije. Lamtumire deri sa te takohemi sic vetem ne te dy dinim. Ah sa te dua i vogli im! U prehsh ne paqe bashke me engjejt , engjelli im”, shkruan Alba Bungo, krah fotos me të atin.

Kujtojmë se regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo, mbylli sytë përgjithmonë këtë të mërkurë, 11 qershor.

Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh me sëmundjen e tmerrshme, regjisori nuk arriti që të fitonte këtë betejë, ashtu sikurse shumë betejat e fituara përgjatë gjithë jetës së tij.

I njohur për kontributin e tij të pasur në kinematografi, teatër dhe edukim, Bungo ishte një figurë që me qetësinë dhe mençurinë që e karakterizonte, solli në skenë dhe ekran historitë e jetës shqiptare.

Gjatë jetës së tij, Leka Bungo ka qenë gjithmonë një zë i matur, kritik dhe i përkushtuar. Nga karrigia e regjisorit, tek auditorët e universiteteve, ai arriti që të shkruante me gërma të mëdha emrin e tij.

“Nuk ishte problem fizik, por mental”, Asllani: S’e di pse nuk vijnë golat, duhet të…

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, foli pas barazimit 1 me 1 që Shqipëria regjistroi në transfertë ndaj Letonisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Donim të fitonim, e dimë çfarë ëndrre kemi. Kemi bërë një pjesë të parë të dobët, kemi bërë shumë gabime. Në pjesën e dytë ishte shumë vonë, u mbyllën shumë mirë.

Unë nuk flas për ndryshime. Të gjitha skuadrat janë të lodhura, është një gjë nga ana mentale jo fizike. S’kemi folur, jemi shumë të mërzitur. Jemi në vend të dytë, Serbia ka dy ndeshje më pak. Duhet të fitojmë ndeshjet në shtator. Sulmuesët, ne punojmë, nuk e di pse nuk vijnë golat. Duhet të punojmë më fortë, sepse na duhen golat, na duhen fitoret.

Këtu në Kombëtare, kam bërë një rol tjetër. Ma ka kërkuar trajneri që të shkoja afër Shehut, kishin sulmues të fortë nga ana fizike. Në pjesën e dytë e lamë Laçin më lartë, për të fituar ta fitonim ndeshjen, por nuk shkoi”, u shpreh Asllani.

E rëndë/ Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbγtet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në plazhin Karon të Phuketit, në Tailandë, ku një grua shqiptare humbi jetën pas mbytjes në det, vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në ishullin turistik së bashku me bashkëshortin e saj.

Policia lokale në stacionin e Karonit njoftoi se viktima është identifikuar si Daniela Idrizi, 41 vjeçe. Ajo u shpall zyrtarisht e vdekur në Spitalin Chalong rreth orës 18:00 të së martës. Sipas dëshmisë së bashkëshortit të saj, Mohamed Alsaba, 43 vjeç nga Egjipti, çifti kishte mbërritur në Phuket po atë ditë rreth orës 14:00 dhe po qëndronin në një hotel në zonën e Tambon Karon. Ata kishin planifikuar një qëndrim tre-ditor në ishullin tajlandez.

Rreth orës 16:00, çifti kishte shkuar në plazhin Karon për të pushuar, kur 41-vjeçarja shqiptare vendosi të hynte në det për të notuar. Sipas bashkëshortit, pas rreth 10 minutash, ajo filloi të hasë vështirësi në ujë dhe u mbyt para se të mund të ndihmohej nga të tjerët.

Rojet bregdetare ndërhynë dhe e nxorën nga uji pa ndjenja. Ajo u transportua menjëherë në Spitalin Chalong, ku personeli mjekësor bëri përpjekje për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht pa sukses. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i së ndjerës pritet t’i nënshtrohet autopsisë. Ambasada në Bangkok është njoftuar dhe po ndjek procedurat përkatëse për riatdhesimin e trupit dhe mbështetjen e familjes së viktimës.