Greqia shpall “parqet detare” në detin Jon dhe Egje, reagon menjëherë Truqia

Agjencia turke e lajmeve Anadolu, duke cituar burime diplomatike, raporton se Ankaraja po “shqyrton masa parandaluese kundër hapave të mundshëm të njëanshëm”, pas njoftimeve të kyeministrit grek Qirjako Miçotaqis në lidhje me njoftimin për parqet detare.

Kryeministri grek ka njoftuar se vendi i tij ka përcaktuar disa zona si “parqe detare” zona të mbrojtura ekologjike detare, në Egje dhe Detin Jon, vetëm pak kohë pasi shpalli njëanshmërisht përcaktimin e zonës ekonomike detare.

Në botimin e saj, gazeta turke Daily Sabah raporton gjithashtu se Turqia po vlerëson me kujdes nëse Parqet Detare që Greqia pritet të shpallë në Detin Jon dhe Egje do të mbivendosen me zonat detare të diskutueshme.

I njëjti botim thotë se ndërsa “Ankaraja mbështet mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të deteve, ajo mbetet e vendosur në qëndrimin e saj se veprimet e njëanshme nën pretekstin e mbrojtjes ekologjike nuk duhet të lejohen të mbulojnë motive politike ose të ndryshojnë statusin e ndjeshëm në Egje”.

“Turqia thekson se normat ndërkombëtare mjedisore nuk duhet të përdoren për të minuar të drejtat e shteteve bregdetare ose për të prishur ekuilibrin e pushtetit në zonat e diskutueshme. Çdo përpjekje për të krijuar zona mbrojtëse që mund të ndikojnë në statusin e territoreve të diskutueshme konsiderohet e papranueshme”, vëren i njëjti botim.

Në të njëjtën kohë, gazeta turke nënvizon se autoritetet turke argumentojnë se përpjekjet për të mbrojtur mjedisin detar duhet të jenë transparente, të drejta dhe bashkëpunuese, veçanërisht në detet gjysmë të mbyllura si Egjeu, ku kufijtë detarë mbeten të paqartë.

Propaganda ruse targetoi samitin e Komunitetit Europian në Tiranë

Një faqe që përkthen dhe shpërndan automatikisht në shqip propagandë pro Kremlinit, publikoi në maj dhjetra artikujt “tallës” dhe “kërcënues” me target samitin e Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Tiranë.

“Kllounët shqiptarë Macron, Starmer, Merz dhe Zelensky i japin sinjale Trump”, shkruhet 16 maj në një nga titujt e faqes që identifikohet si Pravda, një portal që përkthen automatikisht në shqip artikuj nga një numër mediash ruse dhe profile Telegrami që shpërndajnë propagandë në favor të Moskës.

Artikulli në fjalë, që ka pak rreshta dhe një kolazh screenshotesh nga rrjeti X është përkthyer nga kanali në Telegram i Olga Skabeyeva, prezantuese televizive dhe komentatore ruse, e sanksionuar nga Bashkimi Europian dhe Departamenti i Shtetit në SHBA për shpërndarje të propagandës ruse mbi luftën në Ukrainë.

Citimi i Skabeyevës është vetëm një nga dhjetra artikujt me gjuhë të ngjashme dhe me gabime gramatikore po aq të ngjashme që u publikuan në shqip nga Pravda mes datave 15-18 maj, kryesisht rreth samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Tiranë në 16 maj. Artikujt janë kryesisht me burim median zyrtare të Moskës ose profile në Telegram dhe X të propagandistëve të Kremlinit.

Narrativa në artikuj është e njëjtë dhe kryesisht rreth luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendeve të Europës ndaj Rusisë. Në artikuj pjesëmarrësit në samit tallen, mesazhet e tyre hiperbolizohen dhe shpesh shoqërohen me kërcënime.

Një nga postimet e shpërndara nga Pravda ditën e samitit ishte edhe një koment nga një tjetër propagandist i sanksionuar rus, Vladimir Kornilov. “Basketbollisti Edi Rama poshtëroi Britanikun e pacipë duke hedhur poshtë publikisht idetë e tij të çmendura për akomodimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri”, thuhet në postimin e marrë nga llogaria në Telegram e Kornilov.

Për specialistë të komunikimit dhe njohës të dezinformimit, ky numër i madh artikujsh me formulime të ngjashme janë një praktikë e njohur e propagandës zyrtare të Kremlinit.

“Është kthyer tashmë në një taktikë dezinformimi, kur eventet ndërkombëtare me profil politik, ushtarak apo diplomatik, kthehen në lëndë të parë për prodhimin e lajmeve apo materialeve dezinformuese”, tha Viola Keta, gazetare dhe eksperte e verifikimit të fakteve.

Propagandë me përkthim automatik

Propaganda ruse targetoi samitin e Komunitetit Europian në Tiranë

Artikujt e publikuar nga “Pravda Shqipëri” gjatë ditëve të Samitit.

Pravda (e përkthyer në shqip “E vërteta”) në këtë rast nuk është gazeta e Partisë Komunistë të BRSS, por një version modern i propagandës ruse, që përdor përkthimin, postimin dhe shpërndarjen automatike të artikujve nga media dhe profile në rrjetet sociale që mbështesin qëndrimet zyrtare të Moskës.

Pravda nuk është një media nuk kuptimin e parë. Në fakt, bëhet fjalë për një rrjet portalesh të krijuar për të riprodhuar përmbajtje të përkthyer automatikisht nga burime pro-Kremlinit në gjuhë të ndryshme, me qëllim përhapjen e narrativave anti-perëndimore. Faqja është aktivizuar në vitin 2023, fillimisht në pak gjuhë kryesore. Rrjeti u zgjerua në vitin 2024 në 19 vende të Europës dhe përfshiu edhe Shqipërinë.

Përpos faqes online, rrjeti përdor Telegramin për të shpërndarë materialet e riprodhura në shqip. Megjithatë ndikimi në Shqipëri është i vogël. Faqja në Telegram ka vetëm 5 ndjekës, por vetëm aty gjenden mbi 200 video e mijëra foto e lidhje të jashtme me fokus ose luftën në Ukrainë, ose konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

Përhapja relativisht e ulët e faqes në shqip, vjen sipas ekspertëve, për shkak të qëndrimeve të qarta të Shqipërisë në favor të Perëndimit. Megjithatë, shqetësimet janë se mungesa e profesionalizmit në mediat lokale mund të krijojë probleme.

“Shqipëria është një vend me orientim të qartë perëndimor dhe me qëndrim të fortë pro-NATO dhe pro-BE”, thotë Erlis Çela, profesor i medias dhe komunikimit në universitetin “Beder” në Tiranë, duke vënë në dukje se ndikimi nga faqe si Pravda nuk është i madh. Por sipas tij, ka një sërë dobësish që mund të shfrytëzohen dhe t’i bëjnë të pranueshme fushata të tilla dezinformuese, përfshi problemet në sistemin mediatik shqiptar, nivelin e ulët të edukimit mediatik të audiencave shqipfolëse, si dhe praninë e mundshme të portaleve anonime që u vihen me dashje apo padashje në dispozicion këtyre agjendave.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Keta. “Prania e qindra mediave online, pjesa më e madhe jo transparente, pa staf të kualifikuar dhe politika të mirëqena editoriale, janë një minus dhe përbëjnë një armë në duart e aktorëve që përmes dezinformimit, kërkojnë të çojnë përpara axhenda destabilizuese”, tha ajo.

Rreziku i shpërndarjes së dezinformimit përmes teknikës së copy-paste u vu në dukje edhe në një raport të përbashkët nga BIRN dhe SCiDEV për vitin 2023, i cili identifikoi qindra raste të shpërndarjes së përmbajtjes dezinformuese pro-ruse në mediat shqiptare, që u riprodhuan në portale të ndryshme pa verifikim apo redaktim profesional.

Teknikë e krijimit të mjegullës

Një seri e postimeve dhe ripostimeve në Pravda gjatë ditëve të samitit iu referua mundësisë së sanksioneve të reja ndaj Rusisë prej vendeve të tjera të Europës. Artikujt e tillë u shpërndanë kryesisht bashkë me kërcënimet përkatëse.

“Globalistët po përgatisin një goditje fatale për Rusinë. Por kush do të lëndohet vërtet?”, thuhet në një titull me burim tsargrad.tv, një televizon rus në pronësi të mogulit të medias dhe oligarkut Konstantin Malofeev, po ashtu i sanksionuar nga BE dhe SHBA-të.

Një artikull i ngjashëm këmbëngul se Europa do të rrënojë ekonominë e saj nëse këmbëngul në sanksionet ekonomike. Ndërsa një numër artikujsh u fokusuan të paraqesin presidentin francez, Emmanuel Macron, si një lider të dobët e qesharak.

Erlis Çela thotë se ndërsa kjo fushatë apo të tjera të ngjashme e kanë të vështirë të jenë ndikuese në Shqipëri, qëllimi i parë i tyre është krijimi i konfuzionit dhe nxitjen e mosbesimit.

“Në përgjithësi, gjykoj se efekti i fushatave të tilla lidhet me krijimin e një lloj mjegullnaje informative, që çon në rritjen e mosbesimit ndaj institucioneve europiane”, tha ai.

Edhe Keta thotë se narrativa të përsëritura dhe gjysmë të vërtetat, edhe pse nuk kanë ndikim të menjëhershëm, janë pjesë e strategjive të mirëmenduara të dezinformimit. “Çdo lajm i rremë apo çorientues, që mund të përfshijë disa të vërteta, por të servirura në kontekst të gabuar me ose pa dashje, nga cilido aktor, cenon dhe ndot informacionin, duke krijuar një terren toksik për audiencën”, tha ajo.

Keta thotë se qoftë edhe ngjallja e dyshimeve apo çorientimi i publikut i shkon në favor dezinformuesit. Sipas saj, kjo shpjegon pse një mori artikujsh të prodhura gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë ishin përsëritëse.

“Një nga elementët kyç të fushatave dezinformuese është prania konstante dhe e përsëritur e narrativave në format nga më të larmishmet: lajme, filma, meme, video/foto deepfake, karikatura, grafite. Ky lloj bombardimi i audiencës me çdo kusht dhe vazhdimisht me narrativat që i qasen axhendave të caktuara, ka gjasë që shumë shpejt të japë efektin e vet,” paralajmëroi ajo./ BIRN

Skandal në Athinë/ Shqiptari dhe dy të rinj sulmojnë punonjësin e pastrimit, ja arsyeja e pazakontë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Athinë ku një punonjës i pastrimit të qytetit është dhunuar barbarisht nga pre persona, një prej tyre shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasi tre të rinjtë ishin me makinë pas makinës që pastron koshat, dhe kanë tentuar që ta parakalojnë por nuk ia kanë dalë.

Më pas ata kanë zbritur nga makina dhe kanë dhunuar me grushte punonjësin e pastrimit.

Mediat greke kanë publikuar edhe PAMJET nga momenti i dhunimit.

Policia bën me dije se shqiptari është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ai është një 34-vjeçar, me disa precedentë në Greqi.

Të këρut shpirtin/ Tragjedia me 10 të υrarë në shkollë në Austri, kjo është Lea Bajrami që mbeti e υrarë

Një ngjarje tronditëse ka goditur qytetin e Grazit në Austri, ku një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një qendre për kujdesin e fëmijëve, duke lënë pas një bilanc të rëndë: 10 të vdekur, përfshirë edhe një vajzë nga Kosova, Lea Bajrami.

Lajmin për vdekjen tragjike të saj e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Bajrami dhe gjithë komunitetin:

“Më pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Lea nga Komuna jonë. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.”

Ngjarja ndodhi gjatë paradites së sotme, kur autori, ende i paidentifikuar zyrtarisht, hyri në qendrën arsimore dhe nisi të qëllonte në mënyrë të papritur ndaj të pranishmëve. Viktimat përfshijnë edhe fëmijë të mitur, ndërsa sulmi ka shkaktuar panik të madh në qytet dhe në gjithë vendin.

Autoritetet austriake kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt të përgjakshëm. Mediat vendase raportojnë për një person të arrestuar, i cili po merret në pyetje nga policia.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe jo vetëm në Austri, por edhe në Kosovë, ku qytetarët dhe institucionet kanë shprehur solidaritet dhe dhimbje për humbjen e vajzës së re.

Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm në të gjitha shkollat dhe institucionet publike në Austri, teksa vendi është zhytur në zymtësi. Shumë figura politike dhe shoqërore po reagojnë me thirrje për reflektim dhe veprim kundër dhunës.

Kujtimi i Lea Bajramit, një vajzë e re me ëndrra të mëdha, do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

FOTO / Egli Tako ndez rrjetin me fόrmat trυ ρore

Ish-banorja e Big Brother Albania, Egli Tako, po shijon një periudhë të suksesshme në karrierën muzikore, duke u përfolur gjithnjë e më shumë.

Përveç zërit të saj të veçantë, Egli po tërheq vëmendje të madhe edhe për paraqitjet e saj gjithnjë elegante dhe provokuese.

Së fundmi, bukuroshja ka ndarë një fotografi nga dhoma e gjumit, ku shihet e kuruar deri në detajin më të vogël.

Në fokus të imazhit ishin linjat trupore, përkatësisht të pasmet, të cilat morën gjithë vëmendjen. Me këtë pozë, Egli dëshmoi edhe një herë se di si ta mbajë ndjekësin të lidhur pas profilit të saj.

Egli Tako

Armando Broja drejt Bundesligës, ja dy klubet gjermane që e kërkojnë me ngulm

Armando Broja pritet të kalojë një verë të nxehtë sa i takon të ardhmes, pasi sulmuesi i Kombëtares kërkon shkëputjen përfundimtare nga Chelsea.

23-vjeçari e ka parë veten në huazime dhe i kushtëzuar nga dëmtimet nuk ka treguar asgjë nga potenciali i tij në aventurat disa mujore me Fulham dhe Everton.

Gazetari i Sky DE në Gjermani, Florian Plettenberg bën me dije se për sulmuesin e Kombëtares ka interes të shtuar nga RB Leipzig dhe Wolfsburg.

Të dyja klubet e duan sulmuesin paçka se për të ka interes edhe nga Premier League apo edhe nga Serie A. Chelsea kërkon për sulmuesin 20 milionë euro.

Nëse ndodh transferimi në Bundesligë, Broja do kishte shansin të merrte minutazh më të lartë se sa në Premier League, aty ku edhe dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar negtivisht në rendimentin e bomberit kuqezi.

Mbetet e paqartë se kë fanellë do të djerësisë Armando në sezonin e ri, aty ka tregu i lojtaravë ka hyrë në fazën më të “nxehtë”.

Vajzat e mitυra dh ▪︎no hen në grυρ, njërën tentuan ta zhνishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para!

Dhuna tek adoleshentët sa vjen e po shtohet, i tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së hënës.

Dhunojnë, filmojnë e më pas shantazhojnë me përhapjen e filmimeve në rrjetet sociale, gjithçka për të përfituar para.

Dy nëna kanë denoncuar publikisht një ngjarje të rëndë dhune ndaj fëmijëve të tyre të mitur në zemër të Tiranës. Vajzat, të moshës 12 dhe 15 vjeç, janë dhunuar fizikisht nga një grup prej nëntë vajzash bashkëmoshatare, ndërsa policia, sipas prindërve, nuk ka marrë asnjë masë ndaj autorëve edhe pse identiteti i tyre është bërë i ditur.

Sipas dëshmisë së njërës prej nënave, tre vajzat , dy të sajat dhe një shoqe e tyre po kalonin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kur u sulmuan pa paralajmërim. “I thirrën, i ofenduan, më pas i kapën dhe i goditën pa mëshirë. Njërën prej vajzave e shtrinë në tokë, tentuan ta zhveshin dhe të filmonin gjithçka”, tregon e tronditur nëna. Videoja e ngjarjes është shpërndarë në rrjetet sociale dhe përmes saj janë identifikuar autoret, të cilat, sipas denoncuesve, banojnë në zonën e Yzberishtit.

Prindërit tregojnë se ngjarja është shumë më e rëndë sesa një konflikt adoleshentesh. Sipas tyre, vajzat dhunuese kishin dalë me qëllim për të dhunuar dikë, ta filmonin dhe më pas të përfitonin para duke shantazhuar. Kështu sipas prindërve janë shprehur dhunueset në dëshminë e tyre dhënë në polici. Madje dhunueset i kanë gjetur vetë prindërit evajzave të dhunuara e më pas i kanë denoncuar në polici. “Vajzat tona nuk i njihnin fare. Ishin thjesht në vendin e gabuar, në momentin e gabuar”, shprehen ato.

Pas denoncimit në polici, prindërit thonë se janë përballur me një mur heshtjeje dhe neglizhence. “Shkuam në Komisariatin Nr. 1, ku na tha oficeri i policisë gjyqësore se nuk kanë çfarë të bëjnë. Se nuk mund të ndërhyjnë në konflikte mes të miturve dhe se vetëm kur ndodh një vrasje mund të veprojnë. Madje fajësoi familjet për mënyrën si rriten fëmijët”, tregojnë denoncueset.

Ndërkohë, situata për viktimat është kthyer në një makth të përditshëm. Vajzat nuk guxojnë më të shkojnë në shkollë dhe jetojnë në frikë të vazhdueshme, pasi dhunueset jo vetëm që janë të lirshme, por edhe i kërcënojnë përmes rrjeteve sociale se do hakmerren për denoncimin.

Prindërit bëjnë apel për drejtësi dhe mbrojtje, duke kujtuar se raste të tilla kanë përfunduar edhe në tragjedi. “Mos të presim që të ndodhë më e keqja. Nuk dua që fëmija im të bëhet viktimë e radhës për t’u kujtuar se duhet vepruar më herët”, thotë një prej tyre, duke përmendur rastin e një 15-vjeçari që humbi jetën pas një konflikti të ngjashëm.

S’ka më shpresë për Erion Veliajn, Apeli i GJKKO e lë në burg, Tirana dhe 3 bashki të tjera drejt zgjedhjeve…

S’ka më shpresë për Erion Veliajn, Apeli i GJKKO e lë në burg, Tirana dhe 3 bashki të tjera drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja çfarë po ndodh brenda PS
Rigels Seliman

Erion Veliaj nuk do ta rifitojë më lirinë, të paktën jo së shpejti. Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) vendosi dje të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke zhbërë çdo përpjekje të avokatëve të tij për lirimin me garanci pasurore. Veliaj nuk ishte në sallë, por në vend të tij foli heshtja që rëndon mbi Partinë Socialiste. Që nga 10 shkurti, Tirana është pa kryetar. Një boshllëk institucional që po kthehet në krizë politike. Por me kalimin e tre muajve nga mungesa e tij në detyrë, ligji hap rrugën për shkarkimin e tij zyrtar. Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet, ku ka zërë se ai mund të mblidhet sot, ose në ditët në vijim për të çuar përpara këtë vendim të rëndë.

Mirëpo ndërsa Veliaj endet në labirintin e drejtësisë, PS duket se po përgatitet për një tjetër goditje: zgjedhjet e parakohshme në 4 bashki. Tirana është e para, ku ministrat Ogerta Manistriliu dhe Blendi Gonxhja janë emra që lakohen për të kandiduar në zgjedhjet e parakohshme lokale, por edhe Tepelena, Berati dhe Mati janë pas saj. Ish-kryebashkiakët Tërmet Peçi, Ervin Demo dhe Agron Malaj tashmë janë deputetë, ca do të thotë se për këto njësi duhet të votohet.

Presidenti i Republikës do të shpallë datën e zgjedhjeve menjëherë pas shkarkimit të Veliajt, dhe sipas Kodit Zgjedhor, ato duhet të mbahen brenda 60 ditëve, ndërkohë që e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me tre bashkitë e tjera, gjithmonë nëse mazhoranca socialiste qeverisëse vë në lëvizje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). PPra kjo panoramë tregon se Partia Socialiste do të përballet me një sfidë të shumëfishtë, ku jo vetëm do të synojë ruajë bastionet, por edhe të menaxhojë imazhin e goditur rëndë.

Prapaskenat

Ndërkohë sa i takon ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai nga një fitues serial në zgjedhje, sot është simbol i krizës. Nga posterat me buzëqeshje dhe pemë të mbjella, në qeli me dyer të mbyllura dhe dosje hetimore që rëndojnë çdo ditë. Por nga ana tjetër, burime brenda PS flasin për tension të brendshëm. Disa kërkojnë ndarjen e shpejtë nga figura që po e fundos partinë, të tjerë druajnë se kjo mund të përshpejtojë përçarjen.

Madje ka prej tyre që e lidhin këtë krizë me një fazë të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku goditjet politike nuk do të ndalen më në prag, por do të shkojnë deri në fund. Megjithatë çfarëdo që të ndodhë, një gjë është e qartë: ora politike e Erion Veliajt ka ndaluar. Ndërsa ajo e zgjedhjeve të parakohshme në katër bashki (Tiranë, Mat, Tepelenë dhe Berat) ka nisur të tik-takojë me ritmin e një tronditjeje të thellë. Sidoqoftë referuar kësaj situate, theksojmë se në Partinë Socialiste s’ka më vend për iluzione. Pasi nëse nuk lëviz shpejt, Tirana, simboli i fitores, mund të kthehet në simbolin e humbjes. Dhe ajo humbje, do të tingëllojë shumë më fort sesa fitorja e 2023-it. Sepse një zinxhir i thyer nga Veliaj, po fundos qetësinë e një partie të tërë.

Situatat e Veliajt

Ndërkaq kujtojmë se ditën e djeshme Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës, i cili kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Por gjyqtari Engert Pëllumbi rrëzoi kërkesën, ndërsa la në fuqi edhe masën e arrestit shtëpiak për biznesmenin Elman Abule, i cili ishte vetë në sallë.

Përmes avokatëve të tij, Veliaj ankimoi vendimmarrjen e 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të pranojë informacionin periodik të SPAK, bashkë me vazhdimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt. Veliaj ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese. Kryebashkiaku është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit. Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 episode dhe pastrim parash.

Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe që prej asaj kohe ka kërkuar disa herë lirimin nga paraburgimi, pa sukses. Nga ana tjetër Ajola Xoxa është paraqitur ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në vijim të masës detyrim paraqitje. Bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim të parave e fshehje të pasurisë dhe po hetohet nën masën detyrim paraqitje.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, ndjenja të forta mes Erandit dhe Elinarës

Marrëdhënia mes Erandit dhe Elinarës mund të konsiderohet si një “Përrallë në Fermë” këto 3 muaj, për shkak të afrimitetit, “ndjenjave” shoqërore mes tyre, apo të kuptuarit me sy me njëri-tjetrin. Por a ka ndjenja mes tyre?

Erandi dhe Elinara e mohuan faktin se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri, por secili në mënyrën e vet la të nënkuptohej që “kurrë mos thuaj kurrë”.Pjesë nga biseda:Elinara: Nuk jam këtu ju.Andrea: Është bërë Erandi për ujë në prime.

Albano: Fakti që në plevicë ishin të gjithë pozitivë, kjo është gjëja më e bukur.

Luana: Fermerët thonë që ka një kimi.Erandi: Është një shkallë shumë e lartë e shoqërisë, një dëshirë e jashtëzakonshme për të ndarë me njëri-tjetrin gjëra të bukura.Albano: Si do e titulloje.Erandi: Titull nuk e di …Luana: Hera e parë që ngel pa fjalë.Elinara: Jam pa fjalë, çfarë të them unë tani.Erandi: Ne paskemi bërë shumë gjëra.Albano dhe fermerët: Puthe, puthe, puthe …Elinara: Nuk marr vesh nga këto gjëra.

Fermerët: Puthe, puthe, puthe …Erandi: Ti ke puth Albanon, ça të puth unë. Ti je puth me Andrean. Është kënaqësi shumë e madhe ta kesh Elinarën afër, ta njohësh. Ne nuk jemi as adoleshentë.Luana: Dashuria të bën adoleshent.Erandi: Por dashuria nuk është kaq e kollajshme. Njësoj kemi dashuri për të gjithë, por varet ku prek ai moment.

Një mashkull që rritet me ferma të bukura, nuk mund t’i bëjë bisht të bukurës, me një femër kaq elegante, kaq të bukur. Me një femër model, për staturën që ka, për eksperiencën. Nuk besoj të kishte mashkull këtu. “Never say never” i thonë, por gjithçka ka një logjikë. Për këto gjëra flasim sa të duash, më vjen mirë që kam gjetur një mikeshë kaq të mrië.Luana: Elinara është shprehur se nuk mund të ndodhë, se Erandi ka një gjë jashtë.

A është ko arsyeja?Erandi: Po patjetër, ka diçka. Në respekt të të gjithë të shkuarës time. Unë kam dy vajza, kam dhe një ish-grua të cilën e kam po aq mikeshë, dhe në respekt të gjithçkaje ne jemi përballë kamerave. Edhe Elinara ka dy vajza të mrekullueshme, këtu dëshira është të kalojmë bukur.Luana: Në lidhje me pengesën?Elinara: Unë mendoj se ka diçka të tillë, por nuk flas me siguri. Unë do të thoja Luana që ne që jemi djegur në të shkuarën për të vendosur.

Sidomos në rastin tim që ka vite që jam vetëm. Nëse do të ndodhë le të ndodhë në të ardhmen, nuk di çfarë të them.Albano: T’ia vëmë titullin, “Vallja e yjeve”.Kastro: Ka dhe një poemë tjetër që është “Shpërthim pranveror”.Zhaku: Ka dhe një poemë tjetër që thotë “Qiqra në hell”./VizionPlus

Gjesti dhe Egli takohen në Prishtinë?! Zbuloni çfarë tha Juliana

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Juliana Nura. Ditët e fundit ka bërë bujë në media lajmi se Juli i ka gjetur biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi nëpërmjet Armand Dukës, ndërkohë që ky i fundit ka thënë se nuk e njeh. Si qëndron e vërteta? Zbuloni më shumë në këtë link.

Pjesë nga intervista:

Kush ishte ylli i mbrëmjes në stadium nga vajzat e njohur të showbizit që ishin aty?

Unë i njoh të gjitha dhe janë të gjitha shumë goca të mira. Por unë e kam thënë dhe më herët në intervista, jo vetëm pse e kam shoqe, por mua më pëlqen shumë Marina Vjollca, është shumë e bukur. Kishte plot vajza të bukura, jo vetëm të showbizit, por dhe vajza të thjeshta, që kam bërë foto me to, kam bërë muhabet dhe ishin shumë të mira. Ne jemi të bekuar me bukurinë tonë, më e mira në gjithë Evropën. Shqiptaret janë më të bukurat, unë kështu mendoj.

Çfarë bëhet me Gjestin në Prishtinë, a takohet ai me Eglin?

Unë me Gjestin kam muhabet, është një djalë shumë i mirë dhe jam shumë e lumtur që fitoi “Big Brother VIP Albania 4” sepse e ka merituar. Kur ta takoj tani për kafe, do ta çoj një foto.

Unë nuk merrem me jetën e askujt, vetëm timen. /TAR/