Turqia ‘shkundet’ nga një tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur distriktin Simav të Kutahyas na Turqi.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një thellësi prej 8 kilometrash.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave nuk raportohet për të lënduar.

Sipas anëtarit të Komitetit Këshillimor të Tërmeteve t Dhomës së Gjeologëve, profesori Suleyman Pambal, tërmeti lidhet me një çarje aktive që ka shkaktuar tërmete më të mëdha në të kaluarën.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 85.4 lekë dhe shitet me 86.6 lekë.

Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.6 lekë.

Paundi britanik blihet me 115.4 lekë dhe shitet me 116.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 63.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Pritet një dallgë tifozësh kuqezi në Riga për Letoni-Shqipëri, policia bllokon “Sheshin e Lirisë” si provë për… Serbinë

Policia në Letoni ka vendosur që të kufizojë aksesin të një nga sheshet kryesore në qytetin e Rigas, ku këtë të martë luhet ndeshja mes Letonisë vendase dhe Shqipërisë. Kjo për shkak se pritet një numër relativisht i madh tifozësh shqiptarë në qytet për ndeshjen në fjalë.

Paraprakisht, bëhet e ditur se do të jenë të paktën 500 tifozë të pranishëm që kanë udhëtuar për ndeshjen, por ky numër mund të rritet ndjeshëm. Ndaj për të shmangur probleme që mund të lindin “Sheshi i Lirisë” do të jetë me akses të kufizuar gjatë orëve të kësaj dite.

Në fakt, në mediat vendase kjo interpretohet më shumë si një provë gjenerale, jo se priten trazira nga tifozët shqiptarë, pasi në këtë qytet do të luhen më vonë dy ndeshje që ata i cilësojnë me rrezikshmëri më të lartë sa u përket tifozëve, ato me Serbinë në shtator dhe Anglinë në tetor.

Drejtuesit e policisë në Riga treguan se nuk do të ketë aktivitete tifozësh në këtë shesh e sidomos pranë ”Monumentit të Lirisë”. Policia bëri të ditur se në rast nevojë, do të mbyllej plotësisht sheshi, për të shmangur ndonjë vandalizëm. Forcat e rendit ishin përballur me kritika pasi tifozët e Ajaksit kishin shkatërruar pjesë të sheshit me aktet e tyre pak kohë më parë.

Publikohet për herë të ρarë momenti i υ▪︎asjes së Martin Canit (Video)

Mesditën e 18 nëntorit të vitit të kaluar, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, një konfortim fizik mes disa të rinjve përfundoi në një tragjedi.

Vogëlushi 14-vjeçar, Martin Cani, u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshtari i tij Mario Përlleshaj, ndërkohë që mbylli sytë përgjithmonë në spital pasi fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë.

Në një kohë kur kalvari i vuajtjteve është duke vijuar për familjarët e Martinit në sallat e gjyqit, ku dhe po kërkojnë me zë të lartë drejtësi për birin e tyre, gazetari Eraldo Harilcaj ka publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori jetën Martinit, djaloshit me ëndrra të mëdha për t’u bërë një futbollist me zë dhe për të përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.

Përmes kësaj video, gazetari na ka kthyer disa muaj pas, pikërisht më 18 nëntor të vitit 2024, në orën 14:13 minuta.

Në këtë video të publikuar shihen dy të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Përlleshaj teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, miku i 14-vjeçarit i cili po ashtu mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Të rinjtë u futën në një rrugë e cila nuk është e monitoruar nga kamerat, ndërkohë që pas disa minuta ata shihen duke vrapuar.

Fillimisht janë shokët e tyre të cilët vrapojnë, ndërkohë që pas tyre është dhe Martini i cili mban me duar plagën në zemër. Siç evidentohet dhe në pamje, pas Martinit është duke vrapuar edhe Mario Përllashaj, teksa në duar mban thikën.

*KUJDES! PAMJE TË RËNDA

VIDEO

Kombëtarja kuqezi tronditet në prag të ndeshjes me Letoninë, Silvinjo humb një nga liderët

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.

Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.

Një 13-vjeçare nga Kosova dγshohet se është mes υi▪︎timaνe të sυΙmit në Austri

Një 13-vjeçare nga Kosova, dyshohet se është mes viktimave të sulmit vdekjeprurrës në një shkollë fillore në qytetin Graz të Austrisë, raportojnë mediat në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Të paktën 10 persona humbën jetën kur një person qëlloi me armë zjarri në një shkollë në Graz, konfirmoi policia austriake.

Mediat austriake kanë raportuar se 30 persona kanë mbetur të plagosur në të shtënat. I dyshuari për sulmin ishte ish-nxënës i shkollës, i cili raportohet se vrau veten pas sulmit.

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës

Sot është ndarë nga jeta Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve të 90-ta dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil.

Dr. Bukoshi vdiq pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore.

Ai ka jetuar dhe është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 10 Qershor 2025

Dashi

Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë, por në të njëjtën kohë po aq lehtë dekurajoheni. Mundohuni që të ecni përpara pa u penguar. Sa i takon ndjenjave, për shumë prej jush do të jenë në plan të dytë. Historitë që i kanë mbijetuar krizës gjatë muajit të fundit, do ia dalin më së miri.

Demi

Yjet do të jenë në anën tuaj, ndaj mundohuni që të përfitoni nga mundësitë me të cilat do të përballeni gjatë kësaj periudhe, pasi do ju ndihmojnë shumë më sferën profesionale, personale dhe sentimentale. Edhe dashuria do të shënojë përmirësime, qoftë për ata që janë në një lidhje, edhe për ata që janë vetëm, pasi takimet e reja janë mjaft të favorshme.

Binjakët

Ka shumë tension në ajër dhe nëse kjo gjë do të reflektohet në jetën në çift, nuk do të ishte aspak pozitive. Mundohuni që të krijoni një ishull paqeje me njeriun e zemrës, nëse nuk doni që të shkatërroni raportin tuaj.

Gaforrja

Kjo e martë sjell rikuperim të ndjeshëm si në dashuri edhe në sferën profesionale. Sa i takon punës, do të përballeni me një situatë shumë intensive e cila nuk do ju kënaqë plotësisht, por do të gjeni edhe një rrugë të mesme për të sistemuar gjërat. Në dashuri duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Luani

Duhet të përkushtoheni maksimalisht në punë, në mënyrë që të konsolidoni pozicionin tuaj profesional, duke rregulluar gjërat që janë ende pezull dhe duke sqaruar gjithë çfarë doni të arrini. Sa i takon dashurisë, do të jenë femrat ato që gjatë kësaj periudhe do iu kushtojnë vëmendjen maksimale.

Virgjëresha

Jeni mjaft të favorizuar nga ndikimi i yjeve dhe do keni mundësi që të çoni përpara gjithë projektet tuaja me besim të plotë. E vetmja gjë e cila mund t’iu bllokojë është një pasiguri e juaja. Lajme të mira priten, sa i takon dashurisë.

Peshorja

Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Mund të përballeni me probleme në familje, të cilat do të kërkojnë zgjidhje. Sa i takon ndjenjave, nuk do të ketë zhvillime të reja dhe as pasione të rrëmbyeshme.

Akrepi

Duket sikur gjatë këtyre ditëve ju jeni natyrë më intuitive në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. E nisni vjeshtën në mënyrë mjaft të favorshme dhe do të keni mundësi vërtetë pozitive për të ndryshuar jetën tuaj. Edhe sa i takon ndjenjave, gjërat do të shkojnë më mirë në raport me të kaluarën.

Shigjetari

Gjatë këtyre ditëve jeni përballur me situata stresuese sa i takon sferës profesionale. Në punë mund të përballeni me probleme ose debate me dikë. Me shumë mundësi do të ketë situata me të cilat nuk bini dakord, por që do të jeni të detyruar që ti pranoni.

Bricjapi

Më në fund yjet do të jenë në anën tuaj! Sa i takon dashurisë do të ketë një rikuperim të ndjeshëm, ku çiftet në krizë do të kenë mundësi për tu sqaruar, ndërsa kush është vetëm mund të ketë njohje të reja premtuese. Mjaft të favorshme janë edhe udhëtimet dhe spostimet.

Ujori

Yjet janë në anën tuaj dhe nëse doni do mund të gjeni një mundësi të re nga pikëpamja profesionale ose personale. Në këtë periudhë do të keni më shumë mundësi në raport me më parë, ashtu sikundër do të shënohen edhe përmirësime ekonomike, shkruan noa.al. Sa i takon ndjenjave nuk do të ketë të reja të rëndësishme.

Peshqit

Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku do të keni mundësi që të ndiheni të papërshtatshëm, ndoshta për shkak të disa personave që iu kanë sulmuar. Mos u dekurajoni, por mundohuni që të nxirrni në pah krenarinë dhe të veproni, duke treguar karakterin dhe vlerat tuaja. Brenda pak ditësh do të shënoni fitore dhe përmirësime të ndjeshme.

“Nuk e njoh fare atë vajzën”, Armand Duka sqaron të vërtetën për deklaratën e ish-banores së Big Brother Vip

Shitja e tyre u bë me aplikim, në formën e një shorti. Ndërkohë që një deklaratë e bërë nga ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, ku thotë se biletën e ka siguruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, po bën xhiron në rrjet.

Pikërisht për këtë çështje, Newsport.al kontaktoi presidentin e FSHF-së Armand Duka. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit mohoi kategorikisht diçka të tillë, madje u shpreh se nuk e njeh personin në fjalë dhe prej 1 muaj nuk ka pasur kohë as për të përdorur telefonin personal, për shkak të angazhimeve me Kombëtaren.

Edhe pse ish-banorja e Big Brother Kosova, ka pretenduar se është shumë e njohur edhe në Shqipëri, situata flet vetë duke treguar se gjithçka është e amplifikuar për shkak të kërkesës së lartë për një biletë stadiumi.

Vlen të përmendet, se presidenti i FSHF-së Armand Duka është pranë Kombëtares shqiptare, në Riga të Letonisë.

Mediat italiane zbulojnë “misionin sekret” të Tares në Tiranë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Igli Tare ka qenë një nga emrat më të njohur në tribunën e stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ish-sulmuesi i Kombëtares nuk ishte vetëm në rolin e tifozit, por edhe me një mision të caktuar falë rolit që mbulon tashmë në radhët e Milanit.

Drejtori sportiv i kuqezinjve mësohet se ka monitoruar në veprim disa prej futbollistëve të të dy ekipeve gjatë kësaj ndeshje shumë të ndezur dhe të fortë. Mediat italiane në këto ditë kanë rreshtuar me radhë emrat e lojtarëve të të dy ekipeve që janë përfolur se mund të bëhen pjesë e Milanit.

Në radhët e Shqipërisë, përtej Adriatikut kanë përmendur emrat e Berat Gjimshitit dhe Armando Brojës si ata që mund të bëhen pjesë e kuqezinjve. Fokusi më i madh është te sulmuesi, pasi mbrojtësi duket i orientuar drejt pranimit të ofertës që i ka ardhur nga Katari.

Ndërkohë, në radhët e Serbisë janë monitoruar jo vetëm Pavloviç e Joviç që janë pjesë e Milanit aktualisht, por edhe lojtarë të tjerë që mund t’i bashkohen kuqezinjve.

Ata janë sulmuesit Mitroviç e Vlahoviç, të cilët janë mes alternativave të diskutuara këto ditë për të përforcuar repartin e avancuar, edhe pse në Itali i cilësojnë me kosto të lartë për arkat e klubit të Milanit.