50 profesionistë dhe 12 orë operacion, ndahen me sukses binjaket siameze

Pesëdhjetë profesionistë, 12 orë në sallën e operacionit për një procedurë kirurgjikale të ndërlikuar dhe delikate të nevojshme për ndarjen e dy binjakeve të bashkuara, dy vajza të lindura në Burkina Faso në dhjetor 2024 dhe të bashkuara në rajonin torakal dhe abdominal.

Ngjarja ndodhi në Institutin Giannina Gaslini në Genoa. Vajzat, të cilat ndanin një mëlçi dhe një pjesë të perikardit, mbërritën në Itali më 20 maj falë shoqatës Una Voce per Padre Pio, si pjesë e programit humanitar shëndetësor të aktivizuar në bashkëpunim me Gaslini.

Rasti u ndoq në çdo fazë falë bashkëfinancimit të shoqatës Patrons of the Ëorld’s Children Spitals dhe Rajonit të Ligurias, si pjesë e legjislacionit kombëtar për kujdes shëndetësor shumë të specializuar për qytetarët e huaj në kushte të brishta.

“Gaslini mori përsipër vajzat duke filluar me transportin e tyre nga Malpensa në Genoa. Pas një faze të kujdesshme studimi multidisiplinar, simulimesh klinike dhe planifikimi logjistik, operacioni u zhvillua dhe zgjati mbi 12 orë. Më shumë se 50 profesionistë u përfshinë, mjekë, infermierë, teknikë dhe punonjës të shëndetit social nga Gaslini, së bashku me ekspertë të jashtëm në kirurgjinë e mëlçisë dhe kirurgjinë plastike rindërtuese, siç shpjegoi Raffaele Spiazzi, drejtor i shëndetësisë i Gaslini.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Babai i Elon Musk shkon në Moskë, pjesëmarrës në aktivitetin “pro-Kremlinit” krah oligarkëve dhe politikanëve rusë

Errol Musk, babai i miliarderit amerikan Elon Musk, ka mbërritur në Moskë për të marrë pjesë në Forumin e së Ardhmes 2050, një aktivitet pro-Kremlin i planifikuar për 9-10 qershor, raporton gazeta ruse Kommersant.

Raportimi vjen në mes të një konflikti publik të profilit të lartë midis Elon Musk, biznesmenit më të pasur në botë, dhe ish-aleatit të tij, Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Në maj, Musk njoftoi se do të jepte dorëheqjen si këshilltar i Trump dhe si kreu de facto i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

Që atëherë, ai është shfaqur si një kritik i madh i presidentit amerikan.

Eventi pro-Kremlin do të organizohet nga Instituti Tsargrad dhe do të drejtohet nga ideologu rus i ekstremit të djathtë Alexander Dugin.

“Mezi pres t’i takoj të gjithë. Për aq sa di unë, rusët janë ndër njerëzit më inteligjentë në planet. Do të ishte budallallëk të mos u kërkohej mendimi për të gjitha llojet e çështjeve”, citohet të ketë thënë Errol Musk nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Midis paneleve të forumit janë sesione të titulluara “Hapësira Ruse: Gara për Marsin” dhe “Beteja për Zemrat dhe Mendjet: Ideologjia e Rusisë Sovrane”.

Sipas Kommersant, folësit e planifikuar përfshijnë ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, oligarkun Konstantin Malofeev dhe prezantuesen e shquar të televizionit shtetëror Ekaterina Andreeva.

Errol Musk, një ish-biznesmen dhe politikan i Afrikës së Jugut, e ka lavdëruar publikisht presidentin rus Vladimir Putin, duke e quajtur atë “një udhëheqës të fortë” dhe duke thënë se “do të ishte budallallëk të mos e admiroje Putin-in” në një intervistë në prill me BBC Rusia.

Dmitry Novikov, nënkryetar i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të parlamentit rus, tha më 6 qershor se Moska është gati t’i japë azil politik Musk pas mosmarrëveshjes së tij publike me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj, Anaidi shpërthen ndaj Gjestit: Besprem…

Anaid Kaloti, biznesmen dhe fitues i “Big Brother 6”, ka reaguar ashpër kundër Gjestit me disa deklarata në Instagram.

Anaidi postoi si fillim një episod nga një performancë në një klub nate, ku Gjesti zbret dhe përqafon një vajzë me aftësi të kufizuara nga audienca. Poshtë saj, ai ka shkruar:

“’S’ka marketing të keq’, por mund të zgjidhet një marketing më i mirë sepse nuk shet më ‘gjynahu’… shet suksesi, entertainment, luksi, dashuria. Leksione pa pagesë për kreativë në mungesë.”

Ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj, Anaidi

Pas kësaj goditjeje të papritur – sepse Anaidi ka shprehur publikisht mbështetje të madhe ndaj Gjestit kur ai ishte brenda shtëpisë së “BBVA” – reagimet kanë vërshuar ndaj tij. Kështu, Anaidi zgjodhi të bëjë një sqarim të mëtejshëm, duke zbuluar disa detaje për raportin mes tij dhe Gjestit:

“Kam kontribuar më shumë se kushdo që ka Kingi afër për fitoren e tij (social media, Top, influencë online etj., etj., që s’jua them dot këtu). Këtë mund ta provojë stafi i ‘Kingit’. Deri te rrobat e finales që ka veshur Kingi dhe babai i Kingit dhe br*kët ia kam dërguar Kingit në shtëpi kur s’ka pasur të vishte e bërtiste nga kamerat: ‘Më sillni rroba se s’kam!’”

Më tej, Anaidi tregoi se për mbështetjen që ka treguar ndaj Gjestit, nuk ka marrë as edhe një falenderim deri më sot:

“I gjeta duke ngrënë duhan, i çova ku s’kishin për të hipur kurrë! Për sqarim, besprem s’jam unë. ‘S’kam për të ta harruar kurrë’ më tha Kingi kur doli! Asnjë telefonatë s’më ka bërë akoma për të më thënë ‘faleminderit vëlla se ke bërë maksimumin pa më njohur fare’.”

Për më tepër, Anaidi shtoi se të njëjtën mbështetje kishte siguruar edhe për menaxherin e Gjestit, të cilin tha se e kishte mbajtur pranë për 2 muaj qëndrimi në Tiranë:

“Menaxheri i Kingit ka qëndruar me mua 2 muaj në Tiranë, merreni pyeteni për ato dy muajt që ka qëndruar me Anaidin a e kam lënë të fusë ndonjëherë dorë në xhep. A e kam këshilluar ndonjëherë për keq, a i kam bërë ndonjë gjë mbrapa shpine!”

Ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj, Anaidi

Siç tha edhe vetë në deklaratën e tij, Anaidi ka treguar mbështetje të madhe publike ndaj Gjestit gjatë periudhës që ai ishte brenda shtëpisë së “Big Bother”. Gjesti, nga ana tjetër, nuk ka reaguar publikisht ende ndaj deklaratave të Anaidit, për të konfirmuar vërtetësinë e tyre, apo për t’i kundërshtuar ato.

“Kjo mazhorancë më hoqi motrën nga puna”, gazetarja Anila Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës: Na drejtuan armën në Elbasan

Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” ku tema e diskutimit ishte “Gazetarët përballë plumbave”, referuar vështirësive të gazetarëve gjatë raportimit të lajmeve dhe ‘lufta’ me të cilën ata përballen në përditshmërinë e tyre.

Gazetarja e Top Channel, e cila është pjesë e këtij profesioni mbi 26 vite, ka treguar se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme.

Ajo ka treguar edhe një episod ku bashkë me kameramanin, janë kërcënuar me armë zjarri.

“Çdo çështje ka dinamikën e vet… në ‘99 ishte shumë e vështirë sepse nuk kishte telefona, nuk vraponte informacioni siç shpërndahet tani. Ishin më të vështira për të siguruar informacion.

Kur raportoja për Gjykatën, po filmonim me operatorin Eurgert Hoxhaj në Elbasan. Shoferi na la larg nga vendi ku do filmonin në tregun agroushqimor, erdhën disa  njerëz që na treguan dhe armët dhe na thanë që të fshinim filmin, të dy e menaxhuam me qetësi, patjetër që u trembëm. E falënderoj operatorin se nuk më la vetëm.

Kërcënimet më të rënda që i bëhen gazetarëve sot, lidhet me familjen. vazhdimisht shkruaja për policinë, dhe mesazhet i shkonin familjes time. Për shembull sapo erdhi kjo maxhorancë, një nga njerëzit që është hequr nga puna ishte motra ime. Për shumë gazetarë, forma e parë e presionit është kjo. Të krijosh destabilitet tek njerëzit e afërt”, tha Anila.

https://www.youtube.com/channel/UCyny-dfYPbE-CjAkzkZqF8A

FOTO/ Tifozët shqiptarë nxjerrin banderolen me Adem Jasharin, por në foto nuk është ai!

Mijëra tifozë nga Shqipëria e Kosova u mblodhën në Tiranë për të ndjekur ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit.

Dy të rinj nga Kosova kishin “marrë me vete” dhe heroin legjendar të luftës së UÇK-së, Adem Jashari, në një banderolë ku shkruhet “Ai është gjallë”

Gazetari Ardit Rada me anë të një statusi ne faceook, ka ironizuar banderolën duke ngritur pyetjen: “Mirë që qënka gjallë, po ai në foto kush është?!”.

Ky reagim i gazetarit vjen pasi sic duket dhe nga posteri fotoja nuk ka shume ngjashmeri me heroin legjendar të Kosovës, Adem Jashari.

Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë u mbyll në barazim 0-0 një rezultat që nuk ndëshkon të paktën asnjërën prej skuadrave që janë në garë për venidn e dytë, pozicion që e mbajnë kuqezinjtë pë rmomentin me 4 pikë pas 3 ndeshjesh.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fwww.rada.al%2Fposts%2Fpfbid02PMTnQgzwC8g4r5iBik7pJE7d1K8NFfrEhj6cWmL6iVxGw8w8RjjqBCybQ1CLkJW3l&show_text=true&width=500

FOTO/ Mediat serbe “dorëzohen” edhe përpara bukurisë së vajzave kuqezi!

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë u mbyll në barazim 0-0 një rezultat që nuk ndëshkon të paktën asnjërën prej skuadrave që janë në garë për vendin e dytë, pozicion që e mbajnë kuqezinjtë pë rmomentin me 4 pikë pas 3 ndeshjesh.

Mediat serbe përveç vrerit për një “atmosferë të rrezikshme”, me sa duket i ka bërë përshtypje shumë bukuria e vajzave shqiptare që ishin të pranishme në stadium mbëremjen e së shtunës.

Një pjesë e protaleve kanë vendosur të publikojnë pamjet e bukura të asaj mbërmjeje përpos vrerit që hodhën duke tentuar të tregonin një atmosferë të pavërtetë të rrezikshme.

U qëllua me gotë kartoni? Ja si u shtir lojtari serb, filmimet e nxjerrin zbuluar (VIDEO)

Serbia doli me një pikë nga Tirana në ndeshjen ndaj Shqipërisë, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Kamerat kanë kapur një moment gjatë ndeshjes, teksa lojtari serb Strahinja Erakovic bën sikur goditet nga tifozët, edhe pse shihet qartë që asnjë send nuk niset në drejtim të tij.

Sulmuesi kuqezi, Arbër Hoxha kuptoi gjithçka dhe i kërkoi Erakovicit që të ngrihet. “Ngrihu”, i tha Hoxha atij. Ndeshja Shqipëri-Serbi u zhvillua në “Arenën Kombëtare”.

Sfida në Tiranë, Federata serbe: FSHF na priti shumë mirë, tifozët një njollë e madhe, lojtarët u kërcënuan. Deklaratat e trajnerit? I keni përkthyer gabim

Federata serbe ka reaguar në lidhje me ndeshjen e së shtunës ku Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare”, për sfidën e tretë të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026 që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndërsa falënderojnë FSHF-në dhe Dukën për pritjen, thekojnë se sjellja e tifozëve shqiptarë ishte e shëmtuar

Deklarata e plotë:

Përpara të vërtetës së shëmtuar me të cilën u përballën lojtarët tanë në fushë, dëshirojmë të theksojmë faktin se e gjithë ekspedita e Federatës së Futbollit të Serbisë, që nga minuta e parë deri në minutën e fundit të qëndrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar, u pritën jashtëzakonisht mirë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe presidenti i saj, Armand Duka. Që nga pritja në aeroport deri në nisjen nga Tirana, ju treguat respekt për ne.

Fatkeqësisht, skena nga tribunat që bota e futbollit nuk do të donte t’i shihte, skena që UEFA i ka luftuar prej vitesh përmes organeve dhe rregulloreve të saj, kanë hedhur një njollë të madhe në lidhje me sjelljet e tifozëve. Shoqata e Futbollit e Serbisë dënon fuqimisht shpërthimet politike të urrejtjes përmes formave të ndryshme të provokimeve dhe thirrjeve ndaj organizatave terroriste.

Kur fjalët nuk mjaftonin, lojtarët tanë të futbollit u kërcënuan edhe fizikisht. Monedha, gota dhe shishe fluturuan nga tribunat, gjyqtari italian ndërpreu ndeshjen në disa raste dhe spiker-i zyrtar bëri gjithashtu njoftimin e tij, por të gjitha pa rezultate.

Kjo situatë filloi me fishkëllimat dhe vazhduan me brohoritje që jo vetëm që shkelin frymën e sportivitetit dhe atmosferën e lojës, por gjithashtu kërcënojnë drejtpërdrejt parimet e respektit dhe tolerancës ndërkombëtare që futbolli supozohet të promovojë.

Duke falënderuar Federatën e Futbollit të Shqipërisë për mikpritjen e ngrohtë gjatë qëndrimit tonë në Tiranë, dënojmë gjithçka që mund të dëgjohej dhe shihej nga tribunat e Stadiumit Kombëtar.

Së fundmi, do të donim të trajtonim tekstet që u japin një kontekst negativ deklaratave nga konferenca për shtyp e trajnerit Dragan Stojkovi?, të cilat bien ndesh me atë që u tha.

“Si trajner i ekipit kombëtar serb, fokusi im gjatë ndeshjes ishte ekskluzivisht në fushë, te lojtarët, taktikat dhe rezultati. E vlerësova atmosferën në stadium në kontekstin e atmosferës sportive, tribunave të plota dhe mbështetjes për ekipin kombëtar, gjë që është gjithmonë e mirëpritur për futbollin si lojë.”

Megjithatë, është normale që në atë moment nuk i regjistrova plotësisht të gjitha mesazhet skandaloze dhe ofenduese që erdhën nga tribunat, të cilat më vonë u regjistruan dhe u komentuan në media. Dua të dënoj qartë dhe pa mëdyshje çdo brohoritje që fyen popullin serb dhe ekipin kombëtar serb, apo këdo tjetër. Fenomene të tilla nuk kanë vend në fushat sportive.

Është absurde që dikush të akuzojë Dragan Stojkoviqin për “mbështetje të ekstremistëve” dhe “lavdërim të urrejtjes ndaj popullit tonë”. Unë e kam dëshmuar patriotizmin dhe ndjenjën time të përkatësisë ndaj popullit tim shumë herë, si gjatë karrierës sime si lojtar ashtu edhe si trajner, tha trajneri i ekipit tonë kombëtar.

Shqipëri-Serbi/ Modelja befason: Biletën e ndeshjes ma siguroi Armando Duka, i bëra një…

Probleme të shumta u regjistruan me shpërndarjen e biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku u la jashtë tifogrupi “Tifozat Kuqezi”, duke u justifikuar me faktin se biletat do të shpërndaheshin me shorte, për ta patur mundësinë çdo kush që të merrte.

Në shkallët e stadiumit kamera filmoi shumë vajza të showbizit shqiptar si Erjola Doçi, Rike Roçi, Luana e Marina Vjollca, Juliana (Xhuli) Nura, po ashtu edhe Ermal Mamaqi me Amin, Arbër Hajdari, prokurorët e SPAK, drejtorët e drejtorive, drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, ministret e Edi Ramës, që zor të besohet se shorteu kishte përcaktuar si fitues të gjitha këta “VIP-a”, por biletat duket se janë përdorur thjesht si qoka.

Këtë gjë e ka nxjerrë zbuluar vetë një prej protagonisteve, ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Juliana (Xhuli) Nura, e cila teksa u pyet mbrëmjen e djeshme në një emision në Kosovë, ajo nuk nguroi që të jepte një përgjigje të sinqertë se biletën e kishte siguruar pas një telefonate.

FSHF është shndërruar prej vitesh në një biznes privat i Armando Dukës, i cili po ashtu edhe kombëtaren shqiptare e trajton si të tillë.

BISEDA

Bylbyl Sokoli: Si e keni siguru biletën?

Xhuli Nura: Nuk e di a mundem me e thon publikisht, por Armando Dukës i bona një telefonatë i thash një biletë të lutem

Bylbyl Sokoli: Sepse dihet publikisht, mënyra se si janë ble biletat, kanë qenë më short

Xhuli Nura: Unë nuk e kam marrë me short, por kontaktet e mia që i kam në Shqipëri.

Bylbyl Sokoli: Edhe Gëzimin pyeteni a ka mundur të sigurojë biletë apo s’ka mundur

Gëzimi nga tifogrupi “Tifazat Kuqezi”: Jo Gëzimi s’ka ça me fol, edhe vetë e tha që i ka telefon Armando Dukës dhe e ka marrë, tash pa dash me të nënçmu as ty as një shqiptar, prej A deri në ZH. Është shumë zhgënjyese edhe për mua edhe për ata tifozë që janë si unë edhe tifogrupi jonë që 21 vjet shkojmë dhe e përkrahim kombëtaren edhe dënohemi edhe jemi jashtë, edhe ti me një telefon e siguron biletën. Është shumë e rëndë dhe shumë e keqe, më mirë mos e kisha dëgjuar.

Xhuli Nura: Unë nuk jam nga ata që gënjejnë si disa, jo me online, jo me email. Është gjznaf që Plisat dhe Kuqezinjtë nuk kanë qenë aty./Boldnews

Ronaldo zyrtarizon të ardhmen e tij, ja ku do të luajë ylli portugez sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo ka shkruar një tjetër faqe të artë në karrierën e tij duke fituar për herë të dytë Ligën e Kombeve të UEFA-s, këtë herë pas një finaleje dramatike kundër Spanjës, e fituar nga Portugalia me penallti.

Ylli portugez, i cili shënoi një tjetër gol në këtë sukses, ka arritur në kuotën e 938 golave në karrierë dhe ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të ndalet këtu.

Në përfundim të finales në Mynih, Ronaldo sqaroi çdo paqartësi për të ardhmen e tij. I pyetur nëse do të vazhdojë te Al-Nassr, ai u përgjigj prerazi: “Po”, duke shtuar: “Praktikisht, asgjë nuk ndryshon”.

Megjithëse është në moshën 40-vjeçare, “fenomeni portugez” synon të arrijë 1000 gola në karrierë dhe të vazhdojë të luftojë për trofe si protagonist. Ai theksoi se për momentin pensionimi nuk është në axhendën e tij: “Ju tashmë e dini sa vjeç jam, padyshim që jam më afër fundit sesa fillimit, por duhet të shijoj çdo moment. Nëse nuk dëmtohem rëndë, do të vazhdoj”.

CR7 kishte dhënë sinjale për të ardhmen disa ditë më parë, duke deklaruar se nuk do të marrë pjesë në versionin e ri të Kupës së Botës për Klube, pavarësisht interesimit dhe ofertave të shumta.

Gjatë finales ai pësoi një dëmtim në minutën e 88-të, por kjo nuk e pengoi të ndihmonte ekipin drejt suksesit.

“E ndjeva dëmtimin që nga ngrohja, më kishte shqetësuar për një kohë. Por për Portugalinë, edhe nëse do të thyeja një këmbë, do ta bëja. Duhej të luaja dhe i dhashë gjithçka”, deklaroi Ronaldo pas ndeshjes.

Një tjetër titull për koleksionin e një prej legjendave më të mëdha të historisë së futbollit, që vazhdon të frymëzojë breza të tërë tifozësh në mbarë botën.