Kapiteni Gjimshiti lë kombëtaren/ Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin

Sipas rregullave, kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Lajm i keq për kombëtaren.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e djeshme me Serbinë (0-0) në “Air Albania”, kështu që në vend të tij duhet të luajë një qendërmbrojtës tjetër.

Për zëvendësimin e tij, Sylvinho ka lënë të kuptohet se alternativat nuk mungojnë dhe se nuk është i shqetësuar.

“Kemi pesë qendërmbrojtës, përfshirë edhe Adrian Bajramin, që po luan shumë mirë”, tha Sylvinho për mediat.

E pushuan nga puna pasi iu zbulua llogaria në ‘OnlyFans’, mësuesja e kopshtit padit babain e njërit prj fëmijëve: Ka paguar të më shihte

Elena Maraga, ish-mësuese kopshti në provincën e Trevisos (Itali), ka paditur babain e një prej ish-nxënësve të saj, i cili dyshohet se ka bërë publike aktivitetin e saj në platformën OnlyFans – veprim që çoi në largimin e saj nga puna.

Lajmi është konfirmuar nga gazetat italiane Il Gazzettino dhe Corriere del Veneto, të cilat raportojnë se burri në fjalë ka zbuluar profilin e saj në OnlyFans dhe më pas ka shpërndarë imazhet në një grup lokal futbolli, derisa bashkëshortja e tij ia raportoi situatën shkollës ku punonte Maraga.

“Nuk e kam reklamuar kurrë atë profil. Ishte ai baba që më gjeti dhe e përhapi përmbajtjen time pa pëlqimin tim”, është shprehur Maraga për Corriere del Veneto.

Përveç babait, Maraga ka paditur edhe tre përdorues të rrjeteve sociale që e kanë fyer dhe sulmuar publikisht online. “Dosja u dorëzua tre ditë më parë. Pres që lista e padive të zgjerohet,” tha Fabrizio Dumas, përfaqësues i organizatës Cub Treviso.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, Maraga ka reaguar ashpër ndaj hipokrizisë që, sipas saj, ka përshkuar gjithë këtë histori: “Këta njerëz më kanë gjykuar publikisht, më kanë ofenduar, por ndërkohë kanë paguar për të më parë. Më kanë trajtuar si një prostitutë, por kush është imoral në këtë histori? Unë, që jashtë orarit të punës bëj çfarë të dua me trupin tim, apo ata që konsumojnë dhe më gjykojnë në të njëjtën kohë?”.

Ajo shtoi se ndjen detyrimin të flasë hapur, jo vetëm për veten, por për shumë gra të tjera që, sipas saj, janë dënuar padrejtësisht për zgjedhjet e tyre personale: “Jam e lodhur nga padrejtësitë që kam vuajtur dhe që vazhdoj të vuaj. E bëj këtë edhe në emër të të gjitha atyre grave që janë ndjerë të ndëshkuara për gjëra që burrat i bëjnë pa asnjë pasojë.”

Rasti ka rikthyer në qendër të debatit në Itali çështjen e etikës profesionale, privatësisë dhe gjykimeve morale ndaj grave në platformat digjitale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

U arrestua për kultivim lëndësh narkotike, Enca: E ka krijuar zoti, kush jam unë mos ta respektoj

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e saj dy vite më parë, për kultivim të bimëve narkotike në banesën e saj në Lundër. Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, Enca tha se e kishte ndërmarrë veprimin nga kurioziteti dhe dashuria për bimët, por theksoi se më pas e kishte kuptuar gabimin.

“Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend,” deklaroi ajo.

Këngëtarja shtoi se nuk dëshiron ta relativizojë çështjen, por e konsideron të mbyllur nga ana e saj dhe se ka nxjerrë mësimet përkatëse.

Ndërkohë, e pyetur për konsumimin e kanabisit, Enca tha se është një temë delikate për t’u diskutuar në Shqipëri, por pranoi se e konsumon vetëm kur ndodhet në vende ku përdorimi është i ligjshëm, siç është rasti i SHBA-ve.

“Është pak temë sensitive për tu diskutuar në Shqipëri, unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë: zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj zotin të mos e pi atë,” u shpreh ajo me ironi.

Deklaratat e saj vijnë pas një periudhe ku është rikthyer aktivisht në skenë, duke promovuar projekte të reja muzikore.

Pamjet që po bëhen virale në mediat ballkanike: Tifozi i Shqipërisë puth live gazetarin serb, ja si reagoi ai

Kombëtarja shqiptare ka luajtur mbrëmjen e djeshme një nga sfidat më të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit, kundër Kombëtares serbe. Kuqezinjtë luajtën një lojë të bukur, por nuk arritën të merrnin më shumë se një rezultat 0-0.

Për shkak të rëndësisë së takimit dhe situatës së “nxehtë” mes dy kombëtarëve, Tirana ka qenë mbrëmjen e djeshme qendra e shumë mediave ballkanike, të cilat kishin dërguar reporterët e vetë për mbulimin e një ngjarje të rëndësishme sportive.

Megjithatë, pavarësisht situatës dhe “frikës” për incidente, gjithçka në fushë dhe jashtë saj shkoi shumë mirë.

Vëmendjen e mediave ballkanike e ka marrë pikërisht një episod jashtë stadiumit kombëtar, kur një tifoz i kombëtares shqiptare i afrohet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë gazetarit serb dhe e puth në faqe.

Reporteri i ndërkombëtares Al Jazeera për Ballkanin, Milan Boskovic e ka pritur shumë mirë këtë reagim spontan.

Ai i bën me shenjë moderatorit në studio dhe vazhdon të qesh e të kthejë sytë nga tifozi, që me gjasë mund ta ketë takuar pasi mbylli raportimin nga Tirana. Një mesazh i bukur i tifozit shqiptar, se ne jemi ndryshe, ne jemi për të luajtur futboll e jo për dhunë. (Momenti ne fundit te videos)

‘Pse më ke ngacmuar gr υαn?’ Mësohet motivi i ρΙagosjes me ar më në Allias

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në kryeqytet, konkretisht në Allias. Një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Alliasit në kryeqytet rreth orës 07:50. Shtetasi Korado Teodori, 38 vjeç, plagosi në këmbë me armë zjarri fqinjën e tij, Sandrino Baci, 31 vjeç.

Bëhet e ditur se i plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin dhe më herët nuk kanë pasur konflikte. Nga hetimet paraprake dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar bashkëshorten autorit. Sandrino Baci sapo ishte kthyer nga Italia, ndërkohë arma me të cilën është qëlluar ishte pistoletë, e cila ende nuk është gjetur, teksa autori është arratisur menjëherë pas ngjarjes.

Autori Korado Teodori, ka vëzhguar për disa minuta Sandrino Bacin në banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi Baci ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit. Pas disa minutash, Teodori e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës dy herë Bacin dhe më pas është larguar.

Igli Tare ndodhej në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi, te Milani kërkojnë transferimin e portierit të… padëshiruar

Igli Tare ndodhej dje në stadiumin “Air Albania”, për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ky takim ishte i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

Drejtori sportivi i Milanit po monitoron disa lojtarë ku pjesë e tyre janë edhe Gjimshiti e Vlahoviç, siç raportohet në Itali. Kështu Tare nuk ishte në stadium vetëm për të parë ndeshjen mes dy rivalëve të Grupit K.

Në anën tjetër, Tare këtë të enjte ka takuar agjentët e Svilar. Portieri serb është i padëshiruar aktualisht te përfaqësuesja serbe, pasi edhe ftesa ka munguar. Vetë trajneri Stojkoviç deklaroi se portieri i Romës i ishte shmangur më parë angazhimit me kombëtaren.

Milani e ka seriozisht me Svilar. Për këtë pritet të mësohet oferta ndaj klubit tjetër të Seria A. 25-vjeçari ka kontratë edhe për dy vite me Romën./panoramasport.com.al

Ultranacionalisti Djokovic tërbon serbët, i lë në baltë pas ndeshjes me Shqipërinë: Bravo për…

Shqipëria dhe Serbia e mbyllën me barazim 0-0 në “Air Albania”. Një ndeshje ku gjithçka u zhvillua në normalitet, dhe nuk mungoi “fair-play”.

Tifozët serb janë tërbuar ndërkohë, pas postimit të Novak Djokoviç. Ky i fundit postoi një video në rrjetet sociale ku tregohej respekti në fushën e lojës.

“Respekti dhe loja e ndershme janë gjithmonë të mundshme! Bravo të dyja ekipeve për sjelljen e tyre”, shkruan Djokoviç.

Kjo sjellje nga ultranacionalisti serb nuk është pritur mirë nga tifozët. Kjo pasi më parë tenisti njihej për mesazhet e tij kundër Kosovës.

Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron në një prononcim për Monitor se kush e përfiton zbritjen e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve prej 100 mijë lekë, dokumentacioni i nevojshëm që duhet të ruhet për justifikimin e tyre dhe afati për marrjen e kompensimit në rastet e tepricës kreditore.

Cilat janë kërkesat ligjore për përfitimin e shpenzimeve prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve?

Në ligjin nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar neni 22 “Zbritjet nga baza tatimore”, pika 2, përcaktohet se, tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë.

Kërkesa për zbritje nga baza tatimore në lidhje me shpenzimet për arsim bëhet nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave.

Çfarë lloj faturash përfshin dokumentacioni justifikues për arsimin e fëmijëve? A do të ishte i nevojshëm zgjerimi i kategorive të shpenzimeve të njohura (p.sh. kurset jashtëshkollore, kostoja e librave apo pajisjeve teknologjike për mësim)?

Në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, janë përcaktuar si natyrë shpenzimesh që përfitojnë zbritjet për arsim, kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Për sa i përket zgjerimit të fushës së këtyre shpenzimeve, mund të kihet parasysh në të ardhmen.

A ekziston një mënyrë e standardizuar për të dorëzuar ose ngarkuar faturat në platformën DIVA me qëllim zbritjen e shpenzimeve për arsim?

Tatimpaguesi individ deklarues i DIVA-s duhet vetëm të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore dhe dokumentacionin vërtetues të të dhënave që ka deklaruar duhet ta disponojë për ta vënë në dispozicion të administratës tatimore, në rast kërkese nga administrata.

Sa kohë duhet të mbahen faturat e ruajtura nga individët, në rast kontrolli nga administrata tatimore?

Dokumenti që do të ruhet dhe që justifikon deklarimin në Deklaratën Individuale vjetore përcaktohet në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe është kontrata me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Periudha e ruajtjes së dokumentacionit është përcaktuar në ligjin 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 48 “Mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve të të dhënave tatimore”, pika 2. Afati është të paktën 5 vjet duke filluar nga fundi i vitit tatimor të cilit i përkasin dokumentet.

A ka rrezik për penalizime nëse individi nuk disponon dokumentacionin justifikues?

Në rast se individi deklarues nuk disponon dokumentacion që justifikon zbritjen për arsimin dhe në rast kontrolli, deklarimi do të konsiderohet i gabuar, atëherë individi deklarues do të penalizohet në referim të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

A mund të sqarohet përfitimi me një shembull praktik, për një familje me 2 fëmijë të moshës nën 18 vjeç me të ardhura nën 1,2 milionë lekë në vit dhe mbi 1,2 milionë lekë në vit?

Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë, pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

(840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur).

Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj nga data e dorëzimit te Deklaratës Individuale të të Ardhurave Personale.

A ndodh përllogaritja automatike e zbritjes në sistem, apo është përgjegjësi e individit të llogarisë shumën e zbritshme?

Vetë individi deklarues do të vendosë shumën e zbritjes në rubrikën përkatëse të DIVA-s, pasi është përgjegjësi e tij.

Individi duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në nenin 22 për të përfituar zbritjen tatimore, si në rastin e kompensimit për fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ashtu edhe në rastin e shpenzimeve për arsim.

“Me Brojën është gjithmonë i njëjti problem”, Silvinjo pas barazimit: Manajn e caktova unë për penalltinë, Adrian Bajrami po më çmend

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka qenë i kënaqur për mënyrën se si ka luajtur skuadra, por jo edhe aq shumë për rezultatin pasi mendon se ekipi duhej të fitonte këtë sfidë ndaj Serbisë.

“Unë si gjithmonë marr çdo përgjegjësi, është shumë i rëndësishëm për ne. Ka shumë ndeshje me kombëtaren dhe e respektoj, një nga ata që luajnë me zemër, e bëra gjuajtës të penalltisë, gaboi dhe ndodh. Por ka bërë paraqitje shumë të bukur, jam krenar për të gjithë, kanë bërë një ndeshje psikologjike në shtëpi, pastaj tifozët, publiku. Na kanë mbështetur shumë, jam krenar. Për fat të keq jam i zhgënjyer pak nga rezultati, por skuadra ishte shumë mirë.

Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, u munduam të shfrytëzonim një kundër një sulmuesit me mbrojtësit. Për Brojën është i njëjti problem, që është gjithmonë i dëmtuar, sa kohë ka që nuk luan 90 minuta? Është e vështirë, për ne dhe atë. Mbërriti momenti që nuk vazhdonte më, si për të tjerë, si Hoxha që ishte i vdekur. Manaj ka bërë një ndeshje të pabesueshme, edhe pse ka humbur dy ditë për grip. Provuam Brojën, në pjesën e parë bëri mirë, gaboi diçka të vogël, se duhet të marrë topin në hapësirë, por ishte i lodhur. Në pjesën e dytë pas 15 minutash bëri një shkëputje, por nuk kishte më oksigjen. Zgjedhje e vështirë, por nuk është mësuar të bëjë 90 minuta.

Jam krenar për lojtarët, për të gjithë. Kemi bërë mirë, ndryshime të rëndësishme në mesfushë, në krahë, pastaj lojtarët që hyjnë na japin energji, se nuk është e lehtë të bësh ndeshje në këtë nivel. 3-4 lojtarë ishin shumë të lodhur, për fat të keq rezultati na zhgënjen, por ishte një ndeshje shumë e bukur.

Ky është moment shumë i mirë i Kombëtares. Me gjithë respektin, një vit më parë ishin 14-15-16 lojtarë, sot kemi 22-23. Mund të zgjedh mes Brojës në të djathtë me forcë, por kisha në pankinë Uzunin dhe Asanin që ka bërë që me të gjithë bashkë me Bajramin për ta na çuar në Europian. Kemi bërë Europianin falë tyre. Por ajo që dua të them është e bukur se trajneri kundërshtar thotë kush luan: Uzuni, Asani apo Broja? Hoxha, Muçi apo Bajrami. Për ne është shumë e rëndësishme për strategjinë e lojës, është moment i bukur.

Mungesa e Gjimshititi? Nesër duket të shohim gjithçka. Tani kemi 5 qendërmbrojtës bashkë me Adrian Bajramin që po çmend, po luan shumë mirë. Ai do shkojë pas ndeshjes në SHBA për të luajtur me Benfikën në Botëror. Kemi lojtarë dhe është e mirë për zgjedhje, do të bëjmë stërvitjen do të shohim, Sot kemi shpenzuar shumë energji”, tha Silvinjo për TV Klan pas ndeshjes.

Asllani: Do doja ta shënoja unë penalltinë por..!

Mesfushori Kristjan Asllani u shpreh se Kombëtares i mungojnë golat pasi kualitetin e ka. Ndër të tjera foli edhe për penalltinë e humbur të Manaj.

“Na mungoi gola, treguam kualitet sonte, luajtëm shumë mirë, sidomos me tifozët tonë, jemi të lumtur, por na mungoi goli, e donim të gjithë fitoren, por tani mendojmë për ndeshjen tjetër. Ne e prisnim të gjithë këtë ndeshjen, kjo skuadër ka shumë kualitet, na mungojnë vetëm golat, shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të vijnë golat. Besoj se Manaj ska nevojë për suport, ka eksperiencë ka luajtur me Kombëtaren dhe skuadrën e tij, penalltia mund të ndodh që të humbet, vëmendja dhe koka është te ndeshja tjetër. Nuk e kam ndjesinë për ta gjuajtur unë penalltinë, por do doja ta shënoja unë. Sot e kishte Manaj, nuk shkoi goli por nuk ka problem”, tha Asllani për “Super Sport”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.