“Ju keni bashkëshorten serbe”, si iu përgjigj Gjimshiti pyetjes provokuese të gazetarit serb

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, tensionet dhe kurioziteti nuk mungojnë as në konferencat për shtyp.

Gjatë konferences së kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, një gazetar serb e ka zhvendosur vëmendjen nga futbolli te jeta personale e mbrojtësit.

Gazetari serb i ka drejtuar një pyetje rreth bashkëshortes së Gjimshitit, e cila është me origjinë serbe. Por kapiteni shqiptar nuk ka preferuar të japë komente për jetën private.

“Bashkëshortja nga Serbia? Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private. Jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit. Kështu e lëmë me futboll,” – u shpreh me qetësi, por qartësisht i vendosur. (TemA)

Elon Musk bën akuzën “B0MBË” ndaj Donald Trump: Ai është brenda dosjeve…

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij.

Përplasja filloi kur Musk kundërshtoi projektbuxhetin për të cilin tha se do e rriste borxhin amerikan me disa triliona dollarë. Por Trump iu përgjigj duke thënë se Musk kishte qefmbetje pasi projektligji do të heqë kreditë tatimore për automjetet elektrike me vlerë deri në 7,500 dollarë për automjet, të cilat Musk argumenton se janë thelbësore për nxitjen e përdorimit të automjeteve elektrike dhe mbështetjen e shitjeve të Teslës.

Së fundmi, Elon Musk duket se ka kaluar limitet duke sugjeruar se Trump është në dosjen “Epstein”, të pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein.

Dosja e Epstein, që përmban dokumente dhe emra të panjohur, dyshohet të personazheve të fashëm që janë shoqëruar me Epstein, u premtua se do të publikohej e gjitha nga administrata e re e Trump, diçka që nuk ndodhi.

ZYRTARE/ Firmoset marrëveshja, ja si do të quhet “Arena Kombëtare” për 5 vitet e ardhshme!

“Arena Kombëtare” transformohet përsëri në “Air Albania”.

Pak muaj pas përfundimit të marrëveshjes së parë mes palëve, FSHF dhe kompania në fjalë kanë nënshkruar për 5 vitet e ardhshme marrëveshjen e re, duke emërtuar kështu stadiumin kryeqytetas me emrin që ka mbartur që pas rindërtimit të tij në vitin 2019.

Marrëveshja u firmos në Shtëpinë e Futbollit nga Presidenti i FSHF-së, Duka dhe Administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik.

FOTO/ Iu gjet në valixhe KANAΒlS me vlerë 1.4 milionë EURO, arrestohet 21-vjeçarja

Një 21-vjeçare britanike është arrestuar dhe mbahet në burg prej tre javësh në Sri Lanka, pasi akuzohet për trafik droge.

Ajo u ndalua me sasi të madhe kanabisi sintetik me vlerë miliona euro, që u zbulua në bagazhet e saj.

Sipas raportimeve të gazetës The Independent, bëhet fjalë për Charlotte Maylee Lee, një ish-stjuardesë nga jugu i Londrës, e cila u arrestua më 12 maj në aeroportin Bandaranaike në Kolombo, pasi mbërriti me fluturim nga Bangkoku.

Ajo po mbahet në paraburgim nën dyshimin se transportonte 46 kilogramë kanabis në dy valixhe, një sasi me vlerë rreth 1.4 milionë euro.

Avokati i saj ka deklaruar për mediat se Lee mohon çdo dijeni për lëndët narkotike të gjetura në valixhet e saj. Ajo ndodhet në burgun e Negombo, një qytet në veri të kryeqytetit, dhe ende nuk i është ngritur zyrtarisht akuza, pasi hetimet e policisë vijojnë.

“Gjatë seancës së fundit gjyqësore, kam kërkuar që substancat e sekuestruara të analizohen nga departamenti shtetëror përkatës dhe raporti të dorëzohet në gjykatë,” deklaroi avokati i saj.

Nëse shpallet fajtore, 21-vjeçarja përballet me një dënim deri në 25 vite burg. Charlotte kishte udhëtuar në Tajlandë për pushime dhe më pas shkoi në Sri Lanka për të rinovuar vizën 30-ditore, me qëllim të rikthimit në Tajlandë.

Ajo kishte lënë Britaninë drejt Tajlandës në fund të prillit.

Rasti ka ngjallur interes të shtuar në media, pasi është ngritur mundësia e një lidhjeje me rastin e Bella Callie, një 18-vjeçare e cila u zhduk teksa udhëtonte në Tajlandë dhe më pas u arrestua në Gjeorgji, nën akuzën për kontrabandim të dhjetëra qeseve me kanabis në vend.

Të dyja vajzat u arrestuan brenda një dite, pasi kishin fluturuar vetëm nga aeroporti Suvarnabhumi në Bangkok.

Callie përballet me një dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtore për trafik ndërkombëtar droge në Gjeorgji.

“Mos blini rroba banje te ZARA”, Efi Dhedhes rrëfen eksperiencën: E disata herë që i laj dhe vazhdojnë nxjerrin ngjyrë

Ish-banorja e “Big Brother VIP” dhe një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, Efi Dhedhes ka reaguar publikisht ndaj cilësisë së dobët të një pale rroba banje të blera në Zara.

 Në një video të postuar në Instagram, ajo tregon se rrobat e banjës vazhdojnë të nxjerrin ngjyrë, pavarësisht se janë larë disa herë.

“Mos blini rroba banje te Zara. Është e disata herë që i vesh dhe vazhdojnë të nxjerrin ngjyrë”, thotë Efi, duke treguar edhe peshqirin që është njollosur nga boja.

Reagimi i saj ka nxitur menjëherë reagime nga ndjekësit, disa prej të cilëve janë shprehur se kanë përjetuar përvoja të ngjashme me produktet e së njëjtës markë.

“Më në fund kam shtëpinë time të parë”, Françeska Murati blen apartament 700 mijë euro në Tiranë

Françeska Murati ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale Instagram një moment të rëndësishëm të jetës saj personale, blerja e një shtëpie.

Ajo ka publikuar pamje nga ambientet e brendshme të apartamentit, të shoqëruara me përshkrimin: “Më në fund kam shtëpinë time të parë.”

Bëhet fjalë për një apartament në një nga rezidencat më luksoze, pranë Liqenit Artificial të Tiranës. 

Sipas komenteve të ndjekësve dhe burimeve të ndryshme, çmimi mesatar i një apartamenti në këtë kompleks shkon rreth 700 mijë euro.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Ndjekës të shumtë e kanë uruar për arritjen e saj, ndërsa të tjerë dyshojnë se ku i ka gjetur aq para.

Në disa komente janë ngritur pikëpyetje mbi të ardhurat e saj, duke shkuar deri te dyshimet për pastrim parash.

VIDEO / Po përgatiteshin të qëllonin Kievin, Ukraina shkatërron dy sisteme “Iskander” brenda territorit rus

Për herë të parë gjatë luftës, Ukraina raportohet se ka arritur të shkatërrojë të paktën dy sisteme ruse të lëshimit të raketave balistike Iskander.

Goditja u krye pranë qytetit Klintsy në Bryansk të Rusisë, raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas informacioneve një prej sistemeve Iskander u shkatërrua plotësisht ndërsa dy të tjerë u dëmtuan rëndë. Goditja e tyre është e vështirë për shkak të lokalizimit. Ato lëshojnë raketa balistike nga brendësia e territorit rus.

“Falë zbulimit efektiv dhe përpjekjeve të koordinuara të Forcave të Armatosura dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, objektivat u goditën me sukses”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Agjencia shtoi se nuk pati viktima civile dhe vlerësimet e humbjeve ruse janë duke vazhduar.

Çfarë po ndodh me Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon? Këto detaje shtojnë dyshime për…

Moderatori i njohur Ledion Liço dhe partnerja e tij, producentja Sara Hoxha, janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Të suksesshëm në profesion dhe të rezervuar në jetën private, dyshja ka fituar gjithnjë vëmendje për harmoninë dhe bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në drejtimin e formatit më të ndjekur televiziv të momentit, Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, ndjekësit kanë vënë re një mungesë të çiftit në rrjetet sociale dhe në daljet publike.

Prej përfundimit të sezonit të fundit të “BBVIP”, Ledioni dhe Sara duket se janë tërhequr tërësisht nga vëmendja mediatike. Postimi i fundit i Ledionit në Instagram daton më 19 maj, ndërsa i Sarës më 21 maj.

Çifti ka vendosur të marrë një pauzë të mirëfilltë për të pushuar pas një sezoni të lodhshëm dhe intensiv. Thuhet se çifti ndodhet jashtë vendit për disa ditë relaksi, duke shijuar kohë cilësore me njëri-tjetrin dhe larg zhurmës së botës televizive.

Kjo “zhdukje” e përkohshme nuk është për t’u interpretuar si diçka e pazakontë për ta, pasi dyshja njihet për përzgjedhjen e kujdesshme në ekspozimin publik dhe për faktin se e ruajnë me fanatizëm privatësinë familjare.

Për ndjekësit e tyre të shumtë, mbetet vetëm të presin rikthimin e tyre në ekran apo rrjet – ndoshta me ide të reja e projekte të tjera ambicioze.

Si skenar filmash! Si i gjeti Erjon Alibej υ rasësit e familjes së tij, zbardhet dëshmia në GJKKO

Pas një vrasje mafioze struktura nga policia e shtetit dhe prokuroria përfshihen në hetime të gjata për të gjetur autorët, por në dëshminë e dhënë në gjykatën e pamatshme Erjon Alibej tregoi dhe anën tjetër se si ai një person në kërkim u vu pas vrasësve të vëllait dhe xhaxhait të tij në dhjetor të vitit 2018.

Hetimi dhe ndjekja e të dyshuarve nuk bëhej me makina luksoze me xhama të zinj siç zakonisht përfytyrohen, por të maskuar si shpërndarës picash.

Dëshmia në GJKKO:

Shkoj te berberi, aty pashë Franc Çopjan, liman Idrizin. Nuk u futa në berberhane. U mendova dhe vendosa të shkoj bashkë me një djalë që me shoqëronte ta kap. Kur vajta, gjeta një turk duke u dridhur më tha ‘personi sa të pa iku nga frika, më dha 20 euro’.

Aty kuptova që pas meje ishin Çopjat dhe vendosa të iki nga Roterdami se u zbulova. I kërkoj takim Suel Çeles dhe Kamber Mehas. I thashë të vijnë në shtëpinë time. Kamberi refuzoi se afër jetonin katunarët, që i thonë Çapjave. Më thanë takohemi te tregu. Nuk i thoja dot jo se dukej sikur kisha frikë.

Unë doja të dija kush ma vrau familjen. Shkova me Andi Zylyfin. Ka qenë errët. Te tregu ishte Marjo Çela, Kamer Meha me të birin. I thashë pse ke hedhur fishekzjarrë kur më vranë familjen. Ai ma mohoi. Ja tregova çfarë më kishin thënë për të Dorjan Duli dhe Genc Tafili. Kishin marrë përgjimet që policia e Elbasanit më kishte bërë mua dhe e dinin planet qe unë bëja për të vrarë

Coli më tha ishte me Altin Docin në burg dhe lidhi kontakte që më pas u takuan me Dorian Dulin. Janë takuar me Talon e të tjerë. Në atë takim është kërkuar vrasja ime. I kanë thënë Dorjan Dulit kërko sa të duash vetëm vrite Erjon Alibejn. Ardian Çollakun e kam pasur informator të besueshëm, ai ishte njeri i brendshëm i tyre. Njerëzit e mi i kam pajisur me telefona të enkriptuar. Nga Çollaku mësova kush është Dashnor Dumani dhe Nuredin Dumani. Më treguan për një grabitje që bënë në lagjen time në kala.

Kisha sistemin TIMS në dorë. Verifikova për gjithë Çopjat. Altin Ndocin, Dashnor Dumanin e të gjithë. Hyrjet e daljet në atë kohë të gjithë ishin në një ishull grek përveç Francit. Suel Çela mendonte që unë flija, po unë s’kam lënë gur pa lëvizur.

Sueli nuk ishte personi direkt pas vrasjes se Endritit (vëllai Alibejt), por indirekt po. Ngrinte alibi, por ne se bënim veten kurrë për 50 kg drogë. Abedin Mama më thanë ka bërë një takim me Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj në një lokal te stadiumi Qemal Stafa. Kjo më bëri të dyshoj se në Elbasan hoqën dy drejtorë. Humba besimin te drejtësia. Mblodha informacione. Kur u arrestova ja tregova Leonard Palushit kush ishte pas vrasjes së vëllait. Në paraburgim takova prokurorin Ritvan Suka ja dhashë të gjitha atij i thashë bashko çështjet e familjes sime. Nuk doja të hyja në luftë se kisha familjen që i kishte sytë te unë.

Më kanë shkuar deri tek fëmija dhe vajza 2 vjeç dhe policia s’ka bërë asnjë veprim. I dha hapësirë kundërshtarëve të mi.

Motra mori një mesazh në FB, i thanë na vjen keq për vëllain, ta ka bërë Sandër Balla. Ky mesazh kishte qëllim të më turbullonte. I thashë motrës shko denoncoje. Mbas 7 muaj vrasin djalin e dajës tim, Andi Zylyfin, 25 vjeç. Rrinte shumë afër familjes sime. Isha në shtëpi atë natë pavarësisht se isha në kërkim. Kisha investuar vetëm në mbrojtje dhe të merrja informacione. Pasi u vranë vëllezërit Balla kuptova që Çopjat ma vranë familjen.

Më erdhën dy makina poshtë shtëpisë duke ulëritur e festuar. Në sy të policisë. Dilja në Elbasan me motor picash, kisha dy motorë picash të picerive me emër në Elbasan. Një Ford e gjej poshtë shpisë Regirs Runal. Dhe një makinë tjetër të Emiliano Ramazanit. Rikthej kamerat dhe shoh që benzi kishte dalë nga shtëpia e Kamamit. U vetëdorëzova në polici, dola me arrest shtëpie. Isha i fokusuar te Talo Çela. Hodha fjalë që jepja lekë edhe për informacion.

Ai dinte gjithçka. Arjan Spahiu më thotë do takojmë Nuredin Dumanin sapo kisha dalë nga paraburgimi. Nuredini më tha që ti jep lekë për informacione për Talo. I thashë dua të të dëgjoj, më thotë që ekzekutimi është bërë nga Besmir Haxhia, Altin Ndoci me benz 4 fenersh. Unë e dija që ishte dhe Dashnor Dumani.

I thashë është gjuajtur nga 2 anët. Ka qenë dhe një makinë tjetër, më tha ka qenë Dorjan Shkoza. I hapa telefonin një llogari në Sky dhe i tregova fotot e të gjithëve që kisha të dhënat që kisha grumbulluara.

Ai u çudit sa shumë unë kisha deri dhe shtëpinë e tij. I thashë i kam informacione, po këta janë me pagesë sepse hasmi im është në Dubai, Çopjat dhe Mikael Qosen. Unë dua Talon i thashë. Unë do punoj me Fesnik Qolin më tha e kam vëlla kemi pi gjak.

Më tha ta nisim nga Dorjan Shkoza ai kishte një servis dhe aty çmontonin makinat e atentateve. E kishte afër shtëpisë. Tha ta nis nga ai se Talo do e marrë vesh që e kam bërë unë dhe do vijë te unë. Me tha gjysmat e lekët 100 mijë euro donte për vrasje. Çunat i kam gati. Unë e kam regjistruar gjithë bisedën. Më shkruan Nuredini, pas ca kohësh më thotë vëlla iku i pari. I thashë kush? Më tha shiko lajmet. Shoh Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Emri i dytë s’më thoshte gjë.

Më tha Nuredini ‘he mo se nuk ishte kot dhe ai’. Nuredinit i dhashë lekët dhe armët që i mora nga një trafikant në Fresk me emër Hoxhaj se mbaj mend armët i mori Sandër Baho që ishte i plagosur dhe ja dha Arsen Precit, ai ishte vetëm shofer se dinte çfarë transportonte. I çoi deri në Durrës. Kur pyeta për makinën Nuredini përmendi Elio Bitrin, më tha e kishte siguruar te Çapjat në Elbasan. Makinën e dogjën te Bishti i Zhurit. Pastaj për një nipçe më vonë mora vesh që bëhej fjalë për Klevis Alla.

50 mijë eurot e tjera ja dhashë pas pak kohësh. Plus 100 të tjera për kapjen e Altin Doçit dhe Besmir Haxhisë.