“Përgatituni për luftë”/Starmer paralajmëron një epokë të re kërcënimesh për Perëndimin, konflikt i mundshëm me Rusinë?

Fjalët e tij vijnë në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, me rritjen e agresionit rus dhe frikën gjithnjë e më të madhe për një përplasje të mundshme me NATO-n.

Motoja e qeverisë britanike është bërë tashmë e qartë: “Gatishmëri për luftë”. Kështu e përshkroi edhe kryeministri Keir Starmer në një deklaratë të fortë nga Glasgow, ku vizitoi kompaninë e mbrojtjes BAE Systems, një ndër shtyllat e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Starmer paralajmëroi se kërcënimi që nisi me luftën në Ukrainë mund të përhapet në çdo moment edhe në një vend të aleancës atlantike – një frikë e artikuluar më herët edhe nga Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Carsten Breuer, dhe gjenerali amerikan David Petraeus.

Sulmet hibride të Rusisë tashmë po ndihen në Perëndim, nga sulmet kibernetike e deri te aktet e sabotimit, si shpërthimet me pako në Evropë verën e kaluar.

Raporti i mbrojtjes: Mbretëria nuk është e përgatitur për luftë

Këto deklarata erdhën në të njëjtën ditë me publikimin e Rishikimit të Shpenzimeve të Mbrojtjes, një raport i pavarur i hartuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s George Robertson, ish-këshilltarja e Donald Trump, Fiona Hill, dhe gjenerali britanik Sir Richard Barrons. Konkluzioni? Forcat e armatosura britanike nuk janë të gatshme për një përballje të mundshme ushtarake.

Nga 62 rekomandime të raportit, Starmer ka premtuar të nisë zbatimin e disa prej tyre menjëherë:

12 nëndetëse të reja sulmuese me energji bërthamore

15 miliardë paund për modernizimin e sistemit parandalues “Trident”

1.5 miliardë paund për prodhim të qëndrueshëm të municioneve

Prodhimi vendas i mbi 7,000 armëve dhe dronëve me rreze të gjatë

Krijimi i një komandë të re për sfidat kibernetike dhe elektromagnetike

Investime të mëdha në inteligjencën artificiale

Rritja e trupës aktive nga 73,000 në 76,000 ushtarë, si dhe zgjerimi i rezervistëve dhe përfshirja e veteranëve

Lufta nuk është më teori: paqja pas Luftës së Ftohtë ka përfunduar

Sipas raportit, bota tashmë ka hyrë në një epokë të re tensionesh dhe përplasjeje potenciale mes Perëndimit dhe fuqive bërthamore si Rusia dhe Kina. Skenarët përfshijnë sulme ndaj bazave ushtarake apo infrastrukturave kritike – duke e bërë të domosdoshme mobilizimin edhe të popullsisë civile, për mbrojtjen e vendit nga sabotime, sulme kibernetike apo ndërhyrje të tjera hibride.

“Shteti ka detyrimin të mbrojë qytetarët, por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre,” tha Starmer, duke sinjalizuar se në të ardhmen e afërt, rezervistët, vullnetarët dhe qytetarët e zakonshëm mund të thirren për përgatitje.

Marrëveshja, pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali! Ja kush përfiton

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

pensioniste

Marrëveshja e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024, u finalizua me dokumentin përkatës që iu dorëzua Kryeministrit Rama në mesin e muajit maj nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Marrëveshja garanton një sërë mundësish për ata që kanë punuar në të dyja vendet. Pjesë e saj janë ata që, për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale për pension janë përjashtuar deri tani nga pagesa e tij. Kjo do të mundësojë përfitime për rreth 20% të personave mbi moshën 67 vjeç, të cilët deri tani nuk janë trajtuar me pension, me mundësi për të marrë deri në 400 euro në muaj. Përfituesit do të kenë mundësinë të marrin pensione nga Shqipëria dhe Italia në varësi të viteve të punës që kanë kryer në secilin vend.

ÇFARË OFRON MARRËVESHJA

Marrëveshja ka bërë që zyrat përkatëse të shërbejnë si pikë kontaktesh të dyanshme, duke ofruar shërbime për qytetarët italianë dhe shqiptarë pa kosto shtesë. Nëse një qytetar që ka 13 vite punë në Itali, por ka vendosur të jetojë në Shqipëri, kërkesën për pension e bën në Shqipëri, në ISSH. Instituti i Sigurimeve Shoqërore merr kërkesën dhe ua transmeton kolegëve italianë. Ecejaket nuk do t’i bëjnë qytetarët, por i bëjnë institucionet respektive. E njëjta gjë edhe për një qytetar që jeton në Itali, bën kërkesë pranë autoriteteve italiane dhe autoritetet shqiptare do e konsiderojmë të njëjtë si të ishte bërë në Tiranë. Buxheti për realizimin e kësaj marrëveshjeje është parashikuar të nisë me 7,6 milionë euro për vitin e parë dhe të arrijë në 20,3 milionë euro në fund të periudhës së planifikimit.

Përveç pensioneve të zakonshme, emigrantët që kanë kontribuar në të dyja vendet do të mund të përfitojnë edhe pensione invaliditeti, pensione familjare, pagesa të papunësisë dhe ndihmë për shërbime shëndetësore dhe për lindjet. Kategoritë që do të përfitojnë përfshijnë ata që kanë mbushur moshën e daljes në pension, por që janë përjashtuar deri tani për shkak të mosplotësimit të kushteve për vitet e kontributeve. Nga viti 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar rreth 28 marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore mes të cilave; me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë. Sakaq, në fuqi pritet të hyjnë edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Në proces ende janë marrëveshjet me Poloninë e Serbinë, ndërsa me Francën procesi është drejt arritjes së një dakordësie për fillimin e negociatave. Vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli dhe Letonia kanë dhënë dakordësinë për fillimin e negociatave. Procesi më i gjatë dhe më i vështirë për palën shqiptare është ai me Greqinë.

SI NJIHET E DREJTA PËR PENSION

SIPAS LEGJISLACIONIT TË NJËRIT SHTET (NENI 12):
Një punonjës që plotëson kushtet e pensionit në një shtet, pa nevojën e bashkimit të periudhave të sigurimit nga shteti tjetër, merr pensionin e llogaritur vetëm mbi bazën e kontributeve të paguara në atë shtet.

SIPAS LEGJISLACIONIT TË TË DY SHTETEVE ME BASHKIMIN E PERIUDHAVE KONTRIBUTIVE (NENI 13):
Në mungesë të plotësimit të kontributeve minimale, periudhat e kontributeve të grumbulluara në të dy shtetet bashkohen për qëllime të së drejtës për pension. Shuma e përfitimit përcaktohet më pas sipas metodës proporcionale. Eksportimi i përfitimeve: Pensionet e paguara nga njëri prej dy shteteve, mund të transferohen pa penalitete, edhe në rast se përfituesi zhvendoset në një vend të tretë.

PËRFITIMET E PENSIONIT MINIMAL (NENI 16):
Përfitimi i pensionit minimal njihet vetëm nëse pensionisti banon në vendin që ofron përfitimin. Është përgjegjësi ekskluzive e shtetit të rezidencës.

KONTRIBUTET E SIGURIMEVE SHOQËRORE:
Për punëtorët e dërguar përkohësisht me punë (Neni 6): parashikohet ruajtja e së drejtës për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore në vendin e origjinës deri në 24 muaj. Për punonjësit e vetëpunësuar (neni 6, paragrafi 2): ekziston mundësia e ruajtjes së të drejtës sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore të vendit të origjinës për transferime të përkohshme më pak se 24 muaj. Për personelin udhëtues të transportit ajror, rrugor dhe hekurudhor si edhe anëtarët e ekuipazhit të anijeve detare (Neni 6, paragrafët 3 dhe 4): zbatohet legjislacionit i vendit në të cilin ka selinë kompania ose, për detarët, i shtetit të flamurit që mban anija.

NJOHJA E PERIUDHAVE TË MËPARSHME TË KONTRIBUTEVE:
Periudhat e sigurimit të grumbulluara para hyrjes në fuqi të marrëveshjes njihen për qëllime të bashkimit të periudhave kontributive. Megjithatë, ato nuk iu japin të drejtë për përfitime për periudhat e mëparshme.

Screenshot_3

“Prindërit donin që të ishim perfekt”/ Akuzohet për kultivim kanabisi në Australi, reagon sërish Elvis Pupa: Nuk ju kam borxh asgjë

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, është akuzuar pas disa ditësh nga autoritetet australiane për kultivim të kanabisit.

Ai ka zgjedhur që të reagojë sërish në rrjetet sociale me anë të një videomesazhi.

“Të gjithë synojnë të jenë perfekt. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80… obobo… Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara. Por atëhere lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë’.

Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi. Perfeksionizimi ishte i tipit që një fjalë ta thoje gabim, prindërit nuk të flisnin me gojë një javë, madje nuk të shihnin me sy. Kalonin afër teje… Gjithmonë thoja: ‘Si ka mundësi që nuk më shkelin. Kalojnë kaq perfekt anash sikur unë nuk ekzistoj’.

E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth. Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë: ‘Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm’, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta. Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas.

Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”, u shpreh Pupa në videomesazhin e tij.

Vr▪︎t et 23-vjeçarja shtatzënë në Rumani/ Ishi 49-vjeçar e ekz ▪︎kυtoi në sy të vajzës së saj

Teodora Markou, vetëm 23 vjeç, u qëllua për vdekje para syve të vajzës së saj në Rumani nga ish-partneri i saj 49-vjeçar, Robert Lupu. Sipas mediave të huaja, Markou, e cila ishte e njohur në Rumani për pjesëmarrjen në një “reality show” (Love Island), ishte 26 javë shtatzënë kur u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj.

Vritet 23-vjeçarja shtatzënë në Rumani/ Ishi

AUTORI I VRASJES

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur autori 49-vjeçar i është afruar viktimës së tij dhe e qëllon katër herë në gjoks dhe bark.

MOMENTI KUR LARGOHET NGA VENDI I KRIMIT:

Dëshmitarët okularë treguan se Lupun e kishte ndjekur ish-të dashurën e tij ndërsa ajo ishte në një festë për fëmijë me fëmijën e saj. Sipas mediave rumune, viktima 23-vjeçare kishte një urdhër-mbrojtje ndaj autorit që nga viti 2021, por kjo nuk e ndaloi të kryente vrasjen. Pas vrasjes, 49-vjeçari me profesion shofer taksie u largua me qetësi nga vendi i ngjarjes. Madje, kamerat e kanë kapur duke u larguar qetësisht nga vendi i krimit. Ai u gjet pak kohë më vonë në një kompleks banesash, por qëlloi veten kur u rrethua nga Policia.

Markou kishte folur për marrëdhënien e saj me vrasësin e ardhshëm, duke zbuluar se e kishte takuar kur ajo ishte 14 vjeç dhe ai 40. Ajo tregoi se ata ishin ndarë kur mësoi se marrëdhënia e Luput me ish-gruan e tij nuk kishte mbaruar./ZËRI

Tragjedia në Budva! Hoqi jelekun dhe rripin e sigurimit të parashutës, dalin pamjet shokuese të momenteve të fundit të jetës së 19-vjeçares

Momenti që çoi në vdekjen tragjike të 19-vjeçares serbe Tijana Radonic, kur ajo ia hoqi rripin e parashutës dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash në Mal të Zi, u kap nga një kamera sigurie.

Në pamje shihet 19-vjeçarja, që duket sikur po kalon momente paniku, që fillimisht ka hequr jelekun që e mbante të lidhur me parashutën dhe më pas ka dalë nga rripat e sigurimit të vendosur rreth këmbëve të saj, duke bërë që të binte nga lartësia.

Pushuesit e tmerruar të plazhit treguan se dëgjuan Tijanën të bërtiste sekonda para se të binte: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!”

Media lokale Republika raportoi se të tjerë e dëgjuan duke bërtitur “ndihmë”.

Incidenti tragjik ndodhi ndërsa 19-vjeçarja po xhironte një reklamë për një agjenci turistike lokale.

Në video, 19-vjeçaren shihet me bikini në parashutë mbi Rivierën e Budvës.

Dëshmitarët thanë për mediat lokale se ajo dukej e lumtur dhe e relaksuar ndërsa po e lidhnin me rripin e sigurimit dhe po e udhëzonin se si të ulej.

Megjithatë, Republika raportoi se ajo mund të ketë pësuar një “sulm paniku”.

https://twitter.com/i/status/1929653084021490003

V. rasja e Pjetër Kazës, zbulohet mesazhi që lanë autorët në derën e υiktimës

Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë një panoramë të sagës së vrasjeve mes familjes Kaza dhe Gjoni.

Pjesë e panelit , ajo u shpreh se fakti që Pjetër Kaza u vra në derën e shtëpisë së tij tregon që kjo ngjarje lidhet me pistën e hakmarrjes, ku 57-vjeçari është viktima e pestë.

”Vrasja në Lezhë është një tregues që kanë dështuar disa kode qoftë sociale, kanunore dhe hetimit. Zanafillën e ka në vitin 1994 dhe sot flasim për një person që ka qenë i pafajshëm, më 7 janar 1994 Ndue Kaza vëllai i viktimës së Pjetrit, ka qenë një person i arsimuar, por për shkak të kushteve ai u vesh si polic, bëri një kurs siç ka qenë në atë vite por arsimimin e kishte si mësues matematike. Në një nga kontrollet u ndesh me dy persona të armatosur dhe ata e qëlluan.

Më pas vëllai i tij kreu vrasjen e personave që i kishin vrarë vëllain. Ngjarja u përsërit në 2004 kur Kanuni vrau edhe jashtë territorit në Belgjikë ku u vra vëllai tjetër i Pjetrit dhe nipi i viktimës së vitit 1994, dy viktima me dy viktima, do ishte mbyllur me një vrasje. Por Pjetër Kaza u vra në derën e banesës, autorët mund të kishin shumë hapësira për eliminimin se ai ishte kthyer nga puna, por ky ishte një mesazh që ata kanë dashur të përcjellin, policia i ka orientuar hetimet drejt kësaj piste, se ai nuk kishte konflikte të tjera.

Nga komunikimet që kam pasur me familjen Kaza, nga familja Gjini ka pasur tentativa për pajtim, se në ’94-ën u vra nga një pakujdesi dhe ata nuk qëlluan ndaj familjes Kaza por ndaj uniformës së policisë, se ishin ndjerë të kërcënuar”, tha Bezat.

E trishtë, υritet aktori i njohur para shtëpisë së tij

Aktori Jonathan Joss, i cili njihet për role të rëndësishme në “King of the Hill” dhe “Parks and Recreation”, ka vdekur.

Ai u vra të dielën nga të shtënat me armë në San Antonio para shtëpisë.

Policia nuk zbuloi detaje rreth asaj që çoi në të shtëna, por deklaroi se e kanë arrestuar të dyshuarin.

Ikona e aktrimit ishte 59 vjeç.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 4 Qershor 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Po vjen një moment vendimtar në jetën tuaj, i cili kërkon vëmendje dhe reflektim. Nëse përballeni me një zgjedhje të rëndësishme, qoftë profesionale apo personale, mos harroni se afati i fundit për të marrë një vendim është caktuar për 10 qershor. Vendimet e marra gjatë kësaj periudhe do të kenë një ndikim të rëndësishëm në të ardhmen.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 4 qershor 2025), nuk mungon tensioni i përditshëm, por është e rëndësishme të përpiqeni të çliroheni nga stresi dhe të hapeni ndaj mundësive të reja. Sot Hëna do të shpërblejë intuitat tuaja, duke favorizuar vetëanalizën dhe qartësinë e ndjenjave. Është koha ideale për të kuptuar se çfarë dëshironi vërtet dhe për të rregulluar marrëdhëniet që janë ftohur në muajt e fundit.

BINJAKËT

Duket se ka shumë gjëra për të bërë. Qielli nuk është kundër jush, por Hëna sot flet për lodhje, ndoshta për shkak të përgjegjësive të tepërta. Këshillohet që t’i trajtoni përgjegjësitë me qetësi, pa pritur shumë nga vetja.

GAFORRJA

Qershori do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm. E kuptoj që maji ka lënë një shije të hidhur në disa raste, veçanërisht në sferën emocionale dhe relacionale. Megjithatë, Jupiteri do t’ju mbrojë nga ata që ju dëshirojnë të keqen, duke ofruar mundësi të reja për të përmirësuar situatën tuaj.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 4 qershor 2025), Venusi, pas pak orësh, nuk do të jetë më në opozitë, duke e bërë qershorin muajin ideal për dashuri, negociata dhe gjëra të reja. Nëse jeni ende beqarë, kjo është një kohë e favorshme për takime të reja. Qielli rrit sharmin tuaj natyror dhe forcon energjinë tuaj të brendshme, duke e bërë më të lehtë marrjen e komplimenteve ose njohjeve.

VIRGJËRESHA

Tensionet e përditshme po ndihen, por Hëna favorizon vetëanalizën dhe qartësinë në ndjenja. Është koha ideale për të kuptuar se çfarë dëshironi vërtet dhe për të rregulluar marrëdhëniet që janë ftohur.

PESHORJA

Ditë energjike: përdoreni këtë vitalitet për të konsoliduar marrëdhëniet dhe për të realizuar projekte të rëndësishme. Jupiteri ju fton të merrni vendime deri më 10 qershor, veçanërisht në vendin e punës.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 4 qershor 2025), një ditë reflektimi. Mund të ketë momente pasigurie për t’u përballur me vendosmëri. Jupiteri ju mbron, duke ofruar mundësi të reja për të përmirësuar situatën tuaj.

SHIGJETARI

Mundësi të shumta në frontin e punës: mund të bëni përparim të madh, veçanërisht nëse keni projekte të reja në proces. Angazhohuni dhe shfrytëzoni sa më shumë mundësitë. Faza e vetëanalizës së thellë: këto reflektime do t’ju bëjnë të shikoni të ardhmen me një frymë proaktive. Qëndroni larg pesimizmit dhe agjitacionit. Qershori do të kërkojë siguri; ata që kanë bërë propozime të arsyeshme do të marrin përgjigje pozitive.

BRICJAPI

Kjo është një javë plot sfida: do t’ju duhet të përballeni me disa vështirësi, por me vendosmëri do të jeni në gjendje t’i kapërceni ato. Ruani qetësinë dhe përballuni me situatat me kthjelltësi.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 4 qershor 2025), Hëna do t’ju japë energji pozitive, veçanërisht në sferën e marrëdhënieve. Në dashuri, qershori mund të ofrojë mundësi të shkëlqyera, veçanërisht për ata që janë ndjerë të vetmuar. Kujdesuni për veten.

PESHQIT

Tensionet e fundit familjare mund të kenë lënë gjurmë. Tani ndiheni gati për të trajtuar çështje vendimtare në lidhje me të ardhmen. Jupiteri ju ndihmon të merrni vendime të rëndësishme, veçanërisht në frontin financiar.

Berisha ngre alarmin në Asamblenë e PPE: Shqipëria, narko-shteti i vetëm në Europë! Ka kartelet më të fuqishme

Ish-kryeministri i Shqipërisë, dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur alarmin – gjatë fjalës së tij në asamblenë e PPE-së – duke thënë se vendi ynë është “narko-shteti” i vetëm në Europë.

Berisha kërkoi dërgimin e një misioni fakt-mbledhës në Shqipëri, teksa tha se kartelet shqiptare janë më të fuqishmet në Europë pasi kanë në dorë portet e vendit dhe janë të lidhura me prokurorë, policë dhe ministra.

Fjala e Berishës në asamblenë politike të PPE:

Shqipëria është në një situatë të vështirë! Kemi mijëra dokumente që faktojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës, duhet një mision fakt-mbledhës nga PPE

Faleminderit, Zoti Sekretar i Përgjithshëm, i nderuar Z. President.

Së pari, dua të falënderoj PPE-në dhe Presidencën e PPE-së për konferencën që organizuan në Mal të Zi dhe për rezolutën që miratuan në Valencia, në të cilën paraqitën të gjithë situatën në vendin tim në prag të zgjedhjeve, një situatë që tregoi se vota ishte e vdekur para se të hynte në kutinë e votimit.

Në fakt, në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë.

Qeveria, gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjet dhe me parimet ndërkombëtare, u dhuroi çdo pensionisti, që përfaqëson 48% të votuesve, nga 100 euro. Dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa.

Ajo mobilizoi dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të kthyer në një lloj “policie politike” të quajtur patronazhistë. Patronazhistë të armatosur me të dhëna personale të marra nga sistemet digjitale të qeverisë dhe bankave, të cilat u përdorën për të joshur apo kërcënuar qytetarët në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, siç e dini, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë. Zoti Kryeministër i Shqipërisë dha 138 licenca për kultivim droge. Nëse ligji lejon kultivimin për qëllime mjekësore në vetëm 200 hektarë, këtë herë ai dha 29,000 hektarë – një shifër që përkthehet në më shumë se 100 milionë rrënjë kanabis. Një rrënjë ka vlerë nga 500 deri në 1,000 euro. Kjo ishte, pak a shumë, atmosfera në të cilën u zhvilluan këto zgjedhje.

Zonja Sekretare e Përgjithshme, ju theksuat përfshirjen e shtetit. Në të vërtetë, nuk ishte vetëm shtet, ishte një narko-shtet. Shqipëria është i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë.

Ne ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Në zyrën e tij, ai mban një person të quajtur Ergys Agasi, që vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit.

Nuk është një situatë e lehtë, por është një situatë që duhet dhe mund ta luftojmë.

Ndihma që kërkoj ende nga PPE-ja dhe partitë motra është dërgimi i një misioni verifikues në vendin tim, një mision fakt-mbledhës, që do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet tuaja. Sepse Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh.

Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm. Ne kemi në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet, cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelët në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador.

Besoj se së bashku mund të ndihmojmë kombin tonë, por edhe rajonin dhe vetë Bashkimin Europian.

Edhe një herë, ju falënderoj për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.

Faleminderit!