“Merr fund” pasurimi i influencerave shqiptare, Drejtoria Tatimeve nis hetimet: Nuk kanë deklaruar 33 milionë € fitime nga rrjetet sociale!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vënë nën hetim 100 individë apo subjekte, të cilët dyshohet se nuk kanë deklaruar në shtet të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale, Facebook, TikTok, Instagram, Google e PayPal.

Sipas reagimit zyrtar, bëhet fjalë për vlerën monetare 33 milionë euro, para këto të padeklaruara në borderonë e shtetit.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara!

Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.”

Drejtoria e Tatimeve i drejtohet të gjithë individëve apo subjekteve në fjalë për të kryer sa më parë detyrimet për të shmangur nisjen e një hetimi më të thelluar si dhe masa të tjera penalizuese.

“Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.”

U shoqërua nga Linda Rama, kryeministri Edi Rama publikon foton familjare krah liderëve të NATO-së në pallatin mbretëror

Në prag të samitit të rëndësishëm të NATO-s po mbahet në Holandë, mbrëmë u organizua një darkë zyrtare nga Mbreti Willem-Alexander në pallatin Huis ten Bosch, në Hagë.

Liderë nga mbarë bota, përfshirë edhe ata të vendeve anëtare të Aleancës, janë bërë pjesë e kësaj pritjeje, që shënon hapjen simbolike të punimeve të samitit. Në mesin e të ftuarve ishin edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ndërkohë ditën e sotme kreu i qeverisë ka publikuar foton familjare në darkën e mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO.

edi rama nato

“📸FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s🌍🕊️”, shkroi Rama.

25 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.8 lekë dhe do shitet me 85.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.6 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.2 lekë dhe do shitet me 115.5 lekë.

Shqipëria ‘në fΙakë’/ ‘S hρërthen’ termometri, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Nëse menduat se vala e fundit e të nxehtit ishte ekstreme…, prisni të shihni çfarë po vjen nesër!

Sipas parashikimeve më të fundit nga Instituti i Gjeoshkencave, temperaturat pritet të arrijnë 40 gradë Celsius në disa zona të vendit, duke e kthyer ditën e nesërme në njërën nga më përvëlueset e verës.

Ekspertët paralajmërojnë për rrezik të shtuar për grupe të ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët dhe ata me probleme kardiovaskulare.

Mjekët këshillojnë të mos dilni jashtë në orët e pikut, të konsumoni shumë ujë dhe të shmangni qëndrimin në diell. Qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të jenë të kujdesshëm me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

“Raportoni çdo zjarr apo tym në numrat 128 ose 112. Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën“, thuhet në njoftim.

Greqia prej tre ditësh në ferrin e flakëve, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, mijëra të evakuuar

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha toke dhe pyje, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga forcat ajrore dhe ndihma nga Athina, Selaniku dhe ishulli i Lesbos, po luftojnë me flakët që përparojnë me shpejtësi në disa vatra. Të martën në mëngjes, mbi 440 zjarrfikës me 85 automjete dhe 13 mjete ajrore (helikopterë dhe avionë) po përballeshin me situatën dramatike.

Pamje apokaliptike tregojnë zjarrfikës duke luftuar kundër flakëve, ndërsa qielli është mbuluar nga re të dendura tymi të zi. Disa fshatra janë evakuuar që prej të dielës, kur zjarret shpërthyen pranë qytetit kryesor të ishullit.

Ministri i Mbrojtjes Civile dhe i Krizës Klimatike, Giannis Kefalogiannis, deklaroi se ekziston dyshimi për zjarrvënie të qëllimshme, duke përmendur se zjarret kanë shpërthyer në vende të ndryshme dhe të palidhura me njëra-tjetrën.

Ai njoftoi përforcime të policisë dhe patrulla ushtarake të shtuara në Hios.

“Kushdo që luan me jetët e qytetarëve dhe shkakton kaos me veprime të qëllimshme do të përballet me drejtësinë”, paralajmëroi ai.

Zjarret rrezikojnë gjithashtu plantacionet me pemët e mastikës, një prodhim i çmuar për ishullin. Sezoni turistik është në kulm, çka e bën situatën edhe më kritike.

“Arbri e ka mbyllur ciklin e vet”/Bledi Mane shpreh dëshirën për të qenë opinionist i BBV?!

Iftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje telefonike, ka qenë gazetari Bledi Mane. Ai ka folur më shumë mbi luftën Izrael-Iran, por dhe shumë lajme të tjera. Lidhur me showbizin, si i komenton ai ish-banorët e BBV pas daljes së tyre nga reality show dhe planet e tyre të karrierës?

A e mendon Bledi të rikthehet si pjesëmarrës në “Big Brother VIP 5”?

Besoj se do të më pëlqente në rolin e opinionistit. Ndoshta me Nedën do bëja një dyshe të lezetshme, sepse Arbri besoj e ka mbyllur ciklin e vet. Gjëra më të mëdha po e presin. Kështu që një sugjerim, Arbri duhet të mbyllë misionin edhe me “Big Brother”, edhe me organizatën humanitare. Duhet të japë kontributin tani në integrimin e Shqipërisë në BE dhe veçanërisht në politikë. Kështu që çdo njeri ka etapat e veta, ia sugjeroj Arbrit, ia jap këtë këshillë publikisht.

Do të doje të ishe krah Nedës apo një opnionisteje tjetër?

Mendoj se Nedën.

Të pëlqeu Neda këtë edicion?

Nga 4 deri tek 10, i vendos notën 7. Por me mua besoj se do arrijë tek nota 9.

Konfirmohet banorja e dytë e Big Brother VIP Albania 5! Ja kush do jetë gazetarja që do marrë pjesë

Menaxherja e artistëve dhe rekrutuesja e talenteve, Rea Shena ka qenë e ftuar në një lidhje telefonike me emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Ky i fundit e ka pyetur në lidhje me emrat që po qarkullojnë në rrjet që mund të jenë banorët e mundshëm të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Një nga emrat që po përflitet shumë, është dhe Kostana Morava. Si e komenton Rea? A i duhet “Big Brotherit” ky personazh?

Gjithmonë, “Big Brother-i” i duhet edhe personazhit, edhe anasjelltas. Unë mendoj se Kostana është personazh tipik për “Big Brother”, sepse nuk ka as frena, as barriera. Do të bënte gjithçka për show. Është personazhi tipik, i duhur, që mund të ngacmojë çdokënd aty, mund të krijojë lojëra, mund të krijojë aleanca, mund të krijojë armiqësi shumë të forta.

Mendoj se do të ishte shumë interesante për “Big Brother”. Sepse edhe brenda do të krijojë shumë situata, por dhe jashtë komenti do jetë jashtëzakonisht i lartë për të.

Arrestohet për spiunazh azerbajxhanasi në Sudë me 5000 foto nga baza e Natos! Dyshohet si agjent i Iranit

Organet greke të Shërbimit të Inteligjencës po vazhdojnë me intensitet hetimet ndaj një 26 vjeçari me pasaportë polake dhe origjinë nga Azerbajxhani i cili është arrestuar dy ditë më parë nën dyshimin për spiunazh, në një hotel të qytezës së Sudës në Kretë.

Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet, 26-vjeçari mbërriti në Greqi më 18 qershor me një leje qëndrimi polake dhe rezervoi një dhomë hoteli për një muaj duke paguar me para në dorë dhe duke kërkuar posaçërisht pamje nga Gjiri i Soudë-s ku ndodhet baza ushtarake e Natos. Gjatë qëndrimit atje , ai doli nga dhoma vetëm dy herë për të blerë gjëra të domosdoshme nga një mini-market.

Kjo ka ngjallur dyshime tek Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i cili ndodhet në gadishmëri për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, si dhe pas arrestimit të një tjetër azerbajxhanasi në Qipro. Disa orë pasi është mbikqyrur, agjentë grekë kanë hyrë në dhomën e tij për të kontrolluar dhe i kanë gjetur më shumë se 5,000 fotografi të bazës ushtarake.

Në momentin e kontrollit policor, 26-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe menjëherë kërkoi avokat duke folur vetëm në rusisht dhe turqisht dhe duke thënë se është turist.Në dhomë u gjetën dhe u sekuestruan një laptop, një telefon celular, një kartë banke polake, një aparat fotografik dhe një USB, me fotografi , kryesisht të anijeve luftarake që hynin dhe dilnin nga Gjiri i Soudë-s.

Sipas të njëjtit informacion, 26-vjeçari nga Azerbajxhani kishte të instaluar në laptop një program të veçantë për enkriptim, ndërsa fotot i dërgonte një marrësi të panjohur.Thuhet se ai ka profilin e një agjenti të trajnuar mirë, me përvojë në rastet e spiunazhit. Dyshohet se kjo është një praktikë e zakonshme e iranianëve – po shqyrtohet nëse ata fshihen pas kësaj historie- të cilët, për shkak të numrit të madh të azerbajxhanasve në vendin e tyre, i konvertojnë dhe i rekrutojnë ata, në mënyrë që agjentët e tyre të mos zbulohen

Baza ushtarake e NATO-s në Souda është një nga instalacionet më të rëndësishme të NATO-s dhe SHBA-ve në Mesdheun Lindor. Ajo përbën bazën kyçe për operacionet detare dhe ajrore në Mesdhe dhe Lindjen e Afërt pasi është pika më e madhe e furnizimit me karburant dhe ujë për anijet luftarake në rajon.Përdoret si port dhe bazë ankorimi për anijet e NATO-s, Flotën e 6 amerikane dhe forcat detare greke.Ka pistë për avionë luftarakë dhe avionë të transportit dhe shërben si pikë furnizimi, riparimi dhe logjistike për flotën e NATO-s.

“Kër▪︎ënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në, për sa kohë…

Në një intervistë për medien arabe Al-Araby al-Jadeed, Araghchi tha se Teherani ka marrë mesazhe nga Uashingtoni dhe se i ka kthyer përgjigje përmes ndërmjetësve dhe kanaleve jo të drejtpërdrejta.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani nuk do të rikthehet në bisedime me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që “agresioni” ndaj vendit të tij vazhdon.

“Përderisa agresioni kundër Iranit vazhdon, nuk do të ketë negociata të drejtpërdrejta,” deklaroi Araghchi, raporton CNN.

5 mijë koka bërthamore, 13 mijë avionë, 1.3 mln ushtarë: Pse Amerika është një makineri lufte e frikshme?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm një superfuqi globale në hartën ekonomike dhe politike. Ato janë fuqia ushtarake më e përparuar në planet… një fuqi e bazuar jo vetëm në superioritetin numerik, por edhe në dominimin teknologjik, praninë globale dhe aftësinë për të projektuar pushtetin në çdo pikë të botës brenda pak orësh.

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara përbëhen nga Ushtria Amerikane, Marina Amerikane, Forcat Ajrore Amerikane, Korpusi i Marinës Amerikane, Roja Bregdetare Amerikane dhe komponenti më i ri, Forca Hapësinore Amerikane. Së bashku, ato formojnë makinerinë ushtarake më të madhe dhe më të përparuar teknologjikisht të krijuar ndonjëherë.

Numerikisht, SHBA-të kanë afërsisht 1.3 milion personel ushtarak aktiv dhe mbi 800,000 rezervistë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare, ndërsa kanë edhe rrjetin më të madh ushtarak të bazave në vendet e huaja, me një prani në më shumë se 70 vende.

Forca e SHBA-së nuk qëndron vetëm te numrat. Ajo që e bën unike është superioriteti i saj teknologjik.

Për shembull:

F-35 Lightning II: avioni luftarak më i përparuar i gjeneratës së pestë në botë, me aftësi të fshehta, rrjetëzim të përparuar dhe epërsi ajrore.

Aeroplanmbajtëset e klasit Gerald R. Ford: Anijet luftarake më të përparuara të ndërtuara ndonjëherë, me katapulta elektromagnetike, automatizim dhe radarë të përparuar.

Nëndetëse të klasit Virginia dhe Ohio: Platforma të teknologjisë së fundit për parandalim strategjik dhe operacione precize.

Sistemet satelitore dhe të luftës kibernetike: SHBA-të kanë një pozicion udhëheqës në fushën e hapësirës kibernetike, me njësi të specializuara që mbështesin dominimin elektronik dhe të informacionit.

Shtetet e Bashkuara zotërojnë afërsisht 5,000 koka bërthamore, nga të cilat afërsisht 1,600 janë menjëherë funksionale. Triada strategjike bërthamore e raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), nëndetëseve me raketa balistike (SSBN) dhe bombarduesve strategjikë siguron një aftësi “sulmi të dytë” dhe vepron si një shtyllë e parandalimit global.

Shpejtësia e reagimit të SHBA-së është jashtëzakonisht e lartë. Ata kanë 11 transportues aeroplanësh, ndërsa Kina ka 3 dhe Rusia vetëm 1. Ata mund të operojnë njëkohësisht në dy ose më shumë teatro operacionesh, ndërsa flota e tyre e madhe e avionëve të transportit dhe furnizimit me karburant ofron fleksibilitet të pakrahasueshëm operacional.

Forcat e Armatosura të SHBA-së në numra:

Fuqia Ajrore

SHBA zotëron mbi 13,300 avionë ushtarakë, duke përfshirë rreth 2,200 avionë luftarakë të avancuar si F-15, F-16, F-22 dhe F-35. Flota e bombarduesve përfshin 150 njësi të tipit B-1B, B-2 dhe B-52.

Helikopterët janë një pjesë kyçe e mobilitetit dhe mbështetjes ajrore, me një total prej 5,400, përfshirë 970 helikopterë sulmi Apache. Avionët për furnizim me karburant (KC-135, KC-46) janë rreth 550, ndërsa 1,050 avionë transporti strategjik (C-17, C-130, C-5) garantojnë aftësinë për projeksion global të forcave.

Forca Tokësore Ushtarake

Armatimi tokësor amerikan përfshin 6,000 tanke M1 Abrams, ku rreth 2,500 janë aktivë. Po ashtu, mbi 41,000 automjete të blinduara si Bradley, Stryker, Humvee dhe të tjera janë në dispozicion të trupave.

Artileria përbëhet nga 1,400 njësi, përfshirë mjetet vetëlëvizëse dhe të tërhequra, ndërsa kapaciteti raketor është i përfaqësuar nga mbi 1,000 sisteme HIMARS dhe MLRS.

Fuqia Detare

Marina amerikane ka gjithsej 490 anije luftarake, përfshirë 11 aeroplanmbajtëse të klasës Gerald R. Ford dhe Nimitz, që përbëjnë simbolin e dominimit detar. Flota përfshin gjithashtu 68 nëndetëse bërthamore (SSN dhe SSBN), 90 shkatërrues dhe kryqëzues, si dhe 33 anije luftarake amfibe për operacione detare-tokësore.

Në tërësi, 20 fregata moderne dhe 100 anije mbështetëse përforcojnë kapacitetin logjistik dhe operacional të marinës.

Arsenali bërthamor

SHBA zotëron 5,044 koka bërthamore në total, nga të cilat 1,600 janë operacionale. Kapacitetet strategjike përfshijnë 400 raketa balistike ndërkontinentale Minuteman III (ICBM), 14 nëndetëse bërthamore me raketa Trident II, si dhe 60 deri në 70 bombardues strategjikë të gatshëm për misione bërthamore.

Fuqia Punëtore Ushtarake

Personeli aktiv i Forcave të Armatosura të SHBA-së përbëhet nga 1.33 milion trupa, ndërsa 800,000 janë pjesë e rezervës dhe Gardës Kombëtare. Në total, mbi 2.13 milion forca mund të mobilizohen në rast konflikti të gjerë.