Në epokën dixhitale, TikTok është bërë një nga platformat më të ndjekura nga shqiptarët. Por, përtej videove argëtuese dhe përmbajtjes kreative, një pjesë e kësaj bote virtuale është kthyer në një arenë ofendimesh, sharjesh, kërcënimesh dhe vulgariteti ekstrem – shpesh në sy të fëmijëve dhe me pasoja reale për familjet.
Shfaqje pa filtrin e moralit.
Nën emra si “Zymja”, “Dorina” apo “Kllouni”, burra dhe gra të rritur përplasen live përballë qindra ndjekësve, duke përdorur gjuhë rruge, ofendime personale dhe duke përfshirë edhe fëmijët e tyre në këtë “shfaqje”. E gjitha, në emër të famës dhe ndikimit në rrjet.
Kur fëmijët bëhen pjesë e luftës për klikime
Një nga rastet më shqetësuese është përfshirja e një djali 19-vjeçar, i cili nxitet nga e ëma që të përdorë gjuhë fyese kundër të panjohurve në transmetime të drejtpërdrejta. Në vend që të mbrohen, fëmijët ekspozohen dhe përdoren si armë për hakmarrje virtuale.
Përplasjet në rrjet kanë kaluar kufijtë virtualë, duke u kthyer në kërcënime reale, përndjekje dhe publikime fotosh familjare. Familjarë të tiktokerëve janë vënë në shënjestër, madje dhe vetë gazetarët që kanë raportuar fenomenin janë sulmuar verbalisht.
TikTok për bamirësi apo për show?
Edhe pse disa prej personazheve pretendojnë se përdorin TikTok-un për qëllime bamirësie, realiteti i transmetuar është i mbushur me urrejtje, racizëm, denigrim të tjetrit dhe gara për protagonizëm. Shoqëria po sheh me sy të lirë një formë të re degradimi, ku çdo kufi etik është i tejkaluar. Një betejë mes groteskut dhe indiferencës.
Në këtë rrëmujë virtuale, disa krijojnë aleanca, të tjerë ndërrojnë kampe. Miqësi që prishen, akuza që lëshohen, poezi që lexohen si hakmarrje dhe ndjekës që e përjetojnë gjithçka si telenovelë. Por pas gjithë këtij spektakli që mbledh klikime, mbetet pyetja thelbësore: a po humbasim përfundimisht etikën dhe njerëzoren përballë famës së shpejtë? Redaksia e emisionit “Piranjat” vazhdon të ndjekë dhe denoncojë këtë fenomen, jo për të promovuar emra, por për të ndërgjegjësuar publikun mbi një realitet që po prek thellë strukturën morale të shoqërisë shqiptare.
Pas thuajse dy muajsh bojkoti, këshilli bashkiak i Shkodrës, i është kthyer normalitetit. Këshilltaret e PSD, kanë bashkuar votat me socialistët, duke mbështetur projektvendimet e bashkisë të cilat kishin mbetur pezull për shkak të mungesës së tyre ne sallë.
Partia Socialdemokrate do të jetë në mbështetje të Partisë Socialiste. Këshilltarja Rrezarta Pode, konfirmoi mbështetjen edhe për zgjedhjet lokale të 2027.
Me votat e PS dhe PSD, Këshilli Bashkiak i Shkodrës, miratoi fondet për kinema republike si dhe menaxhimin e hapësirave për pushuesit në plazhin e Velipojës.
Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij, Lamborghini Revuelto, modeli më i ri dhe më i fuqishëm i prodhuesit italian të veturave luksoze.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku ka komentuar në fotogorafitë e tij me komentin “kushdo qe fol keq veq prej shpirtit t’plast e ki”.
Lamborghini Revuelto është një supermakinë hibride që kombinon një motor V12 me tre motorë elektrikë, duke prodhuar një fuqi totale prej 1,001 kuajfuqi. Ajo përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale mbi 350 km/h.
Çmimi i Lamborghini Revuelto fillon nga rreth 608,000 dollarë amerikanë (525 mijë euro). Megjithatë, për shkak të opsioneve të shumta të personalizimit dhe kërkesës së lartë, çmimi mund të arrijë ose të tejkalojë një milion dollarë në treg.
Don Xhoni shtë i njohur për pasionin e tij për makinat luksoze. Me këtë blerje, ai forcon pozicionin e tij si një nga koleksionistët më të spikatur të makinave në rajon.
Ky investim i fundit tregon jo vetëm suksesin e tij në industrinë muzikore, por edhe përkushtimin ndaj stilit dhe performancës në çdo aspekt të jetës së tij.
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se nga kryeqendra e Bregut të Fildishtë, farsa elektorale e 11 majit mori goditjen më të rëndë nga Internacionalja e Demokratëve të Qendrës së Djathtë.
vijon…
VIDEO- KONFERENCA E PLOTE E KRYEDEMOKRATIT SALI BERISHA
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, po tenton që t’i bëjë oponencë koleges së saj, ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Disa javë më parë, VoxNews publikoi procedurat e një tenderi që bëri Balluku, e cila shpenzonte 10 mijë euro që t’i lahej makina 12 herë në muaj. Denoncimi i redaksisë sonë u përdor për fushatë dhe zgjedhje, si shpenzim luksi, teksa zv.kryeministrja nuk është e vetmja që bën tendera të tillë.
Ogerta Manastirliu, e cila pasi e “ndriti” te Shëndetësia, ka shkuar për të bërë politikat e Arsimit dhe Sportit. Emri i saj ishte në listë të sigurt gjatë zgjedhjeve, teksa ishte një nga drejtueset formale politike, e cila vetëm sa shoqëronte kryeministrin në disa vizita të vona në selitë e PS-së.
Ndërkohë, pasi u “lodh” gjatë fushatës dhe zgjedhjeve, po mendon për komoditetin, duke synuar edhe rolin që tashmë ka marrë Balluku.
Faksimile: Tenderi i hapur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për larjen e makinave
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, pak ditë më parë është hapur një tender me objekt “shërbim larje për automjetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”.
Zarfet e ofertave do të hapen më datë 2 qershor 2025, teksa vlera e akorduar është sërish rreth 10 mijë euro. Në dokumente janë shkruar edhe të dhënat dhe specifikimet teknike të shërbimit.
Kërkohet që makina “Audi A8” me të cilën lëviz Manastirliu të lahet 30 herë në muaj. Ose çdo ditë, madje të shtunë dhe të dielë. Një abuzim i pastër, pasi ditët e punës janë vetëm 22, por ministrja e do makinën e larë edhe të shtunë e të dielë, duke e përdorur për qëllime private.
Por, jo vetëm kjo makinë, pasi edhe makina “Toyota RAV4” apo edhe “Volvo XC60” do të lahen 30 herë në ditë. Këto makina përdoren nga drejtuesit e ministrisë, zv.ministrat/et apo edhe vetë ministrja. Sërish 30 herë në muaj larje për këto makina, të shtunë dhe të dielë.
Ministria kërkon që edhe makinat “Hyndai Getz”, “Toyota Prius” dhe “Hyundai Santa Fe” të lahen 4 herë në muaj, 1 herë në javë. Gjithashtu, kërkohet që makinave t’u lahet tapiceria 7 herë në vit. Ministria e kërkon lavazhin 2.5 km larg ministrisë./Vox News
Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon, për të shtuar edhe fitimet e tyre. Në klubet më në zë të vendit, çdo natë ka të ftuar këngëtarë, çfarë e bën atmosferën për turistët edhe më elektrizuese. E për këtë arsye, fitimet e artistëve tanë, përgjatë këtij sezoni janë edhe më të larta.
Vlerat e tyre përgjatë verës shtohen, duke shtuar kështu paratë. Në treg vlera e artistëve prej shumë kohësh është thuajse e njëjta, duke pasur një klasifikim fiks mes personazheve që paguhen më shumë për koncertet e tyre live. Por këtë verë, duket se edhe ky treg ka pasur ndryshime të mëdha, duke rrëzuar nga froni disa artistë dhe duke rikthyer në listë disa të tjerë. Duket se edhe këtë verë, agjenda e tyre ka nisur të zihet vrullshëm. Ndonëse me disa luhatje në tarifa, artistët më në zë, vijojnë ende që të mbajnë ‘fronin’ si ndër më të paguarit.
Një emër që këtë verë ka ‘bërë namin’ është pikërisht Xhensila Myrtezaj. Artistja, e cila ka shumë vite që është pjesë e tregut muzikor, këtë sezon ka arritur kulmin. Këngëtarja ka mbajtur deri në 3 koncerte brenda një dite, duke qenë ndër emrat më të kërkuar të muzikës. Shkak për këtë janë bërë edhe këngët e reja që ajo ka sjellë në muajt e fundit. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe divorcin e këngëtares. Ajo dhe Bes Kallaku, i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, çfarë edhe shtoi interesin për Xhensilën edhe në tregun muzikor. Tashmë si single, duket se Xhensila është ndër vajzat më të kërkuara në koncerte. Tarifat e saj kanë arritur deri në 8 mijë euro këtë verë. Nëse i hedhim një sy pak viteve më parë, ajo kishte tarifa në 2 apo deri në 3 mijë euro, ndaj rritja për Xhensilën ka qenë e madhe.
Sa i përket meshkujve këngëtarë, duket se Ledri ia ka marrë terrenin Noizy-t, ku ka jo vetëm çmimet më të larta, por edhe më shumë kërkesa për koncerte si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Artisti, prej vitesh vijon të mbajë fronin si personazhi më i paguar, jo vetëm në verë, por përgjatë gjithë sezonit. Që pas ndarjes së tij nga Sara Hoxha, duket se Ledri si mashkull beqar është edhe më i pëlqyer. Koncertet e Ledrit prej shumë vitesh vijojnë të jenë më të frekuentuarat, duke mbushur klubet. Tarifat e Ledrit vijojnë nga 5 mijë euro deri në 10 mijë euro, duke pasur edhe një sërë kërkesash veç çmimeve të larta. Kryesisht, kjo verë do ta gjejë Ledrin shumë të angazhuar edhe në diasporë, ku të shumta i ka koncertet në Europë, por edhe SHBA.
Një verë disi më të qetë ka qenë për Elvana Gjatën. Duket se me kalimin e viteve, këngëtarja e famshme është bërë më selektive në koncertet që zgjedh për të mbajtur. Nëse vite më parë, e shihnim kudo, tashmë Elvana pak koncerte mban përgjatë verës. Dikur, tarifat për Elvanën ishin ndër më të lartat, duke mbajtur fort fronin e mbretëreshës së netëve live. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar edhe për të. Përgjithësisht, koncertet që Elvana mban, janë jashtë Shqipërie, duke preferuar që të jetë në diasporë. Duke qenë koncerte në distancë të largët, Elvana merr deri në 8 mijë euro, për netët e saj live. Kujtojmë që vite më parë, artistja ishte thuajse kudo edhe në Shqipëri, me çmimet që arrinin deri në 8 mijë euro, për një koncert jo më shumë se 3 orë. Tashmë, karriera e Elvanës është orientuar vetëm në koncertet jashtë kufijve, duke preferuar që mos të këndojë më në Shqipëri.
Një emër shumë i kërkuar është edhe ai i Noizyt, që kërkohet shumë në netët live, por që duket se vetë këngëtari është bërë më selektiv në koncertet që bën përsipër. Ndonëse para disa vitesh ai ishte më i paguari, ku edhe mbante deri në 3 koncerte brenda natës, tashmë reperi preferon që të mbajë më pak koncerte dhe të jetë i fokusuar tek produksionet e reja që po sjellë. Tarifat e tij, kapin vlerat deri në 5 mijë euro, për një koncert që zgjat disa orë.
Një verë e ngjeshur edhe për Bardhin, ku veçse produksioneve të reja, kërkesat për koncertë për të janë shtuar ndjeshëm. Bardhi ka rritur tarifat këtë sezon, duke qenë edhe më selektiv në koncertet që zgjedhë për të shkuar. Shumicën e kohës, Bardhi zgjedh të performojë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shifrat për këngëtarin kanë shkuar nga 5 deri në 7 mijë euro.
Një tjetër emër që ka rritur tarifat e saj është edhe këngëtarja nga Kosova, Dhurata Dora. Ndonëse vite më parë, artistja merrte 2-3 mijë euro për një koncert, tashmë shifrat kapin vlera që shkojnë deri në 6 mijë euro për një natë.
Një verë e vakët duket se do të jetë për disa emra të njohur të skenës. Ndër to është edhe Enca. Këngëtarja, e cila u fut në treg me çmime të kripura, duket se është gjithnjë e më larg netëve live. Artistja, ka kohë që mungon me një hit të ri, duke preferuar që të distancohet dis-i nga muzika.
E njëjtë duket situata edhe për Cozman. Një emër që dikur ishte shumë i kërkuar në treg, reperi pati një periudhë tërheqje. Periudhë kjo që duket se zgjati mjaftueshëm, sa për ta bërë që reperi mos ta marrë më pozicionin që ai kishte në tregun muzikor. Sezonin e shkuar veror, ai dhe ish-partnerja e tij, Tuna, bënë një tentativë për t’u rikthyer fuqishëm në skenë. Disa vite pas ndarjes, të dy zgjodhën që të ishin së bashku disa net në skenë, duke elektrizuar publikun me idenë e një rikthimi. Por duket se as ky ‘truk’ nuk funksionoi, pasi ende Cozman nuk ka një agjendë, të ngjashme me atë që ka pasur vite më parë.
Nga ana tjetër edhe Tuna, nuk ka mundur më të mbajë emrin e saj në treg, të paktën jo atë që kishte vite më parë, kur ishte ndër artistet më të paguara në showbizz-in muzikor.
Një ilaç i ri imunoterapie kundër kancerit ka ndihmuar pacientët me kancer në kokë dhe qafë të jetojnë dyfish më gjatë pa u rikthyer sëmundja.
Studiuesit e përshkruajnë këtë si përparimin më të madh në trajtimin e këtij lloji të kancerit në 20 vitet e fundit. Mijëra pacientë në mbarë botën mund të përfitojnë nga kjo terapi, e cila potencialisht do të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj një sëmundjeje që deri më tani ka qenë tepër e vështirë për t’u trajtuar, shkruan BBC.
Laura Marston, 45 vjeç, nga Derbyshire në Angli, është një nga mbi 350 pacientët që morën pjesë në provën klinike. Pas diagnostikimit me kancer të avancuar në vitin 2019, mjekët i dhanë vetëm 30% shanse për të mbijetuar pesë vitet e ardhshme. Sot, gjashtë vjet më vonë, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdon punën me kohë të plotë.
“Jam e habitur që jam ende gjallë,” – thotë Laura. “Kjo terapi më ka rikthyer jetën.”
Laura iu nënshtrua trajtimit me ‘pembrolizumab’, një ilaç imunoterapie që iu dha para dhe pas operacionit. Qëllimi ishte të aktivizohej sistemi imunitar që të njohë dhe luftojë kancerin në rast se ai rikthehet.
Rezultate që ndryshojnë jetën
Krahasuar me trajtimin standard, pacientët që morën pembrolizumab para dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale jetuan, mesatarisht, pesë vjet pa rikthim të kancerit, krahasuar me vetëm 2.5 vjet tek grupi tjetër.
Gjithashtu, pas tre vitesh, rreziku për përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit u ul me 10%.
Profesor Kevin Harrington, udhëheqësi i studimit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se “ilaçi ndihmon trupin të zhvillojë një reagim të fuqishëm imunitar kundër tumoreve, dhe e mban atë reagim aktiv edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.”
“Ky trajtim mund të ndryshojë rrënjësisht trajtimin e pacientëve me kancer në kokë dhe qafë. Ai e zvogëlon ndjeshëm rrezikun e përhapjes së sëmundjes, që është faza më e rrezikshme për jetën e pacientëve,” – tha Harrington.
Ilaçi që ‘i trajnon’ qelizat e trupit
Sekreti i suksesit, sipas studiuesve, është dhënia e ilaçit para operacionit, në mënyrë që sistemi imunitar të “shohë” tumorin dhe të mësojë ta sulmojë në të ardhmen.
Laura, e cila humbi gjuhën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, por rifitoi aftësinë për të folur e ngrënë falë një ndërhyrjeje rindërtuese, thotë se imunoterapia ka qenë “fenomenale”. “Nuk besoja se do të isha këtu për të treguar historinë time,” shton ajo.
Të dhënat nga studimi
Studimi klinik Keynote përfshiu 192 spitale në 24 vende, dhe u drejtua nga Universiteti i Uashingtonit në ShBA. Ai u financua nga kompania farmaceutike MSD.
Rezultatet do të prezantohen në Kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane për Onkologjinë Klinike (ASCO).
Rreth 12,800 raste të reja me kancer në kokë dhe qafë diagnostikohen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar.
Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, është pyetur nëse ka një krisje me Ilir Metën pasi ky i fundit po mendon që në zgjedhjet lokale të hyjë me siglën e Partisë së Lirisë.
Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vet. Berisha tha se koalicioni me të ishte për zgjedhjet e 11 majit.
“Ilir Meta është një i burgosur politik. Për PD-ASHM ai është një i burgosur politik. Pastaj për zgjedhje të tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjen e vetë. Kjo aleancë ishte për këto zgjedhje”, tha Berisha.
Armando Broja është një nga lojtarët më të përfolur të kombëtares shqiptare, i cili shpesh herë ka “ngritur peshë” zemrat e tifozëve me golat në fushën e blertë. Kartonin e tij e zotëron ende një klub i madh si Chelsea, por ky sezon mund të quhet një dështim për të, kjo edhe për shkak të dëmtimeve, ku huazimin tek Everton, jo vetëm që e mbylli pa asnjl gol, por edhe pa asnjë gjuajtje në kuadrat.
Megjithatë jeta personale përtej futbollit, duke se po i shkon “vaj”. Pasi është ndarë nga influencerja britanike, Jade Alyssa Wills, Broja nuk ka vonuar për të rigjetur dashurinë, e cila i kishte munguar gjatë kohës që ishte “single”.
Aktualisht ai është në një romancë me një vajzë shqiptare me origjinë nga Përmeti të quajtur “Sindi” dhe këtë gjë e konfimroi edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Broja tha se deri më tani nuk i ka dedikuar asnjë gol asaj, por shpreson që këtë gjë ta bëjë në të ardhmen.
Armando Broja: Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani.
Alketa Vejsiu: Vajza jote që ke tani, është shqiptare?
Armando Broja: Shqiptare.
Alketa Vejsiu: Shumë mirë! Nga e kemi atë vajzë?
Armando Broja: Nga Përmeti.
Futbollisti shtoi se një ndër planet e tij të së ardhmes, përveç karrierës, është martesa dhe krijimi i një familjeje të bukur e të shëndetshme.
Armando Broja: Jam i vogël, jam 23 vjeç. Ka kohë dhe për mua për t’u martuar. Plani për mua është që të martohem dhe të bëj një familje të bukur.
Flor Mumajesi është padyshim një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të dashur për publikun shqiptar, por prej kohësh është “zhdukur” nga skena dhe kontakti i tij me publikun qoftë edhe në rrjetet sociale, është thuajse zero.
Shpesh është folur për momentin e vështirë që këngëtari po kalon me probleme të shëndetit mendor, duke preferuar që të distancohet kështu nga jeta sociale. Por duket se këto ditë tashmë po mbërrijnë në fund dhe kantautori i dashur është gati për rikthim në skenën muzikore.
Ka qenë Klajdi Haruni, që përmes një InstaStory ka postuar një video të regjistruar nga Flori, pasi dëgjohet zëri i tij, ndërkohë në studio për të kompozuar shihet që është prezent, këngëtarja Kejsi Tola, Klajdi Haruni dhe Bruno.
Me këtë video zbulohet dhe raporti mes Brunos dhe Florit, dyshe e cila u përfol se patën një ‘krisje’ në raportin mes tyre, por duket se gjërat janë rregulluar. Në video shihet teksa Flori tregon sesi është atmosfera kur artistët arrijnë në studio dhe hedhin xhupa e çanta ndërsa bëhen bashkë për muzikën. Miqtë e afërt, kanë zbuluar se tashmë Flori është duke punuar për disa produksione të reja muzikore, që do të jenë këngë për artistë të tjerë.
Rreth 1 vit më parë është përfolur edhe për një koncert recital që artisti do të mbante, por ndonëse gjithçka duket gati nga ana e materialeve, vetë Flori nuk ka rënë ende dakord për t’u ngjitur sërish në skenë.
Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por tashmë, rikthimi i tij në Tiranë është zbuluar pikërisht nga miqtë, duke paralajmëruar kështu edhe një rikthim të tij në muzikë.
Prej disa kohësh Flori po shihet edhe në Tiranë, ku rikthimi në muzikë mendohet se është në planet e tij. Kujtojmë që u bë kohë e gjatë që nga projekti i fundit që këngëtari ka lançuar. Mirëpo fansat dhe ndjekësit e tij nuk e kanë harruar asnjë moment, shpesh kanë kërkuar nga Flori projekte të reja.
Ajo çfarë u vu re në Instagramin e këngëtarit ishte fotoja e profilit, një pusullë e bardhë ku shkruante: “Pak Flor”, kjo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit dhe jo vetëm se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit. Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në Instagramin e tij. Pak kohë më parë, ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Fotoja e re përbën një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”.
Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe. Njerëzit e afërt të Florit, bëjnë me dije se Flori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital. Por kur kanë kaluar rreth 1 vit nga ideimi i projektit për një koncert recital, duket se për të ende nuk është koha që të ngjitet në skenë. Por tashmë krijimtaria e tij, duket se do të rinisë, të paktën për artistët e tjerë.