Në një ceremoni përrallore, këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar, ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj, duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni përrallore pranë detit, në Jug të Shqipërisë.

Ajo është martuar me partnerin e saj, Etjen, me të cilin ndan një histori të gjatë dashurie.

Pamjet e ndara nga të ftuarit në rrjete sociale tregojnë një atmosferë romantike dhe elegante, ku çifti dukej më të dashuruar se kurrë, nën sfondin mahnitës të detit dhe qiellit të kaltër shqiptar. Luar mahniti me fustanin e saj të bardhë, i cili theksonte thjeshtësinë dhe hijeshinë e saj, ndërsa detajet e dasmës reflektonin ndjenjë dhe stil.

Ceremonia ishte intime, por e mbushur me emocione dhe dashuri – një ditë që me siguri do të mbetet e paharruar për çiftin dhe të gjithë të pranishmit.

Video Player

Vajzat futen me makinë kundravajtje në autostradën e Laçit (Video)

Një skandal është regjistruar ditën e djeshme, ku dy vajza janë futur me automjetin e tyre kundravajtje në autostradën e Laçit.

Ato kanë filmuar veten teksa udhëtojnë në drejtim të kundërt dhe i kanë postuar pamjet në rrjetet sociale, të cilat janë denoncuar më pas për JOQ.

Siç shihet edhe nga video, vajzat nuk duken aspak të trembura apo shqetësuara. Madje po këndojnë, gjë që nënkupton se futja kundravajtje nuk ka qenë gabimisht, por e qëllimshme.

Një manovër e tillë mund të kthehet në tragjedi, jo vetëm për jetën e tyre, por duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve të tjerë.

https://streamable.com/e/zca1ya?quality=highest

Gati kulla më e re në Tiranë! “Barcelona” do të jetë 192.8 metër e lartë

Kulla më e re në Tiranë do të emërtohet “Barcelona” e projektuar nga studio e njohur spanjolle Ricardo Bofill Taller.

Pas “Lana Riverse Residences”, për nga lartësia renditet kulla e emëruar “Barcelona Tower”, e cila do te jetë 192.8 metër e lartë, duke numëruar 50 kate mbi tokë dhe 6 të tjera nën tokë.

Kjo ndërtesë do të zërë vendin e Bankës Kombëtare Tregtare, ngjitur me Shtëpinë e Gjetheve.

Kjo kullë do të jetë ngjitur me Green Tower Forever tek Gjykata dhe do të jetë e projektuar e gjitha e beton në ngjyrë tulle.

LAJM I MADH për tifozët shqiptarë, FIFA jep “dritën jeshile” para duelit me Serbinë

Për sjelljet diskriminuese të dia tifozëve në sfidën me Andorrën në “Arenën Kombëtare” FIFA dënoi FSHF-në për mbylljen e 20% të stadiumit. Në sfidën e ardhshme kualifikuese nuk do të lejoheshin tifozët pas portave.

Por, tashmë duket se institucioni më i madh i futbollit ka dhënë “dritën jeshile” për shqiptarët. Prej javësh FSHF-ja ka zhvilluar negociata intensive me FIFA-n për lehtësimin e masave në “Arenën Kombëtare”.

Kështu mësohet se tribunat pas porte mund të përdoren sërish nga tifozët për sfidën ndaj Serbisë, duel ky që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, në orën 20:45. Padiksutim ky është një lajm shumë pozitiv për të gjithë ndjekësit e Kombëtares, të cilët kanë aplikuar për të qenë prezent në shkallët e stadiumit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjve.

Sipas marrëveshjes, tribunat që ishin parashikuar për mbyllje 20% do të mbushen me një përzierje të grupeve të komunitetit dhe organizatave kundër diskriminimit, si dhe tifozëve tradicionalë shqiptarë, duke siguruar një ambient ku mbështetja për Kombëtaren shoqërohet me mesazhe të forta kundër diskriminimit.

Tronditet Italia/ Vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë

Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të ashpra në të gjithë spektrin politik italian.

Një përdorues i Instagramit, i cili pretendohet se është punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Meritës (MIM), ka shkruar një mesazh ku i uron vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë nga Afragola që ndërroi jetë në rrethana tragjike.

Ky mesazh u shpërnda dhe u denoncua nga partia Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi postimin si “të frikshëm dhe të papranueshëm”.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi ashpër, duke e cilësuar incidentin si një tregues të “një urrejtjeje ideologjike të errët, që i ka kaluar të gjitha kufijtë”.

Ajo shtoi: “Nuk është më thjesht një përplasje politike. Është një klimë dhune që synon edhe fëmijët për të goditur prindërit. Politika duhet të bashkohet për ta ndalur këtë.”

Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka urdhëruar kontrolle për të zbuluar identitetin e autorit të postimit dhe ka premtuar masa shembullore: “Asnjë tolerancë për dhunën,” tha ai.

Arianna Meloni, motra e Kryeministres dhe drejtuesja e sekretariatit të Fratelli d’Italia, reagoi me zemërim në rrjetet sociale: “Sa larg duhet të shkojmë? Dënimi duhet të jetë i fuqishëm dhe unanim. Motrës sime Giorgia dhe mbesës sime, përqafimi im më i ngrohtë.”

Reagime të forta kanë ardhur edhe nga figura të tjera politike: Galeazzo Bignami, president i deputetëve të FdI, kërkoi një “përgjigje shembullore”; Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, theksoi se “shprehja e urrejtjes ndaj një fëmije ofendon ndërgjegjen”; Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, kërkoi “vigjilencë dhe censurë nga të gjitha institucionet”.

Solidaritet me Melonin shprehën edhe përfaqësues të opozitës. Simona Malpezzi, senatore e Partisë Demokratike, tha: “Është e pabesueshme që dikush ngacmon një fëmijë për të sulmuar politikisht nënën e saj.” Ndërsa Pierferdinando Casini shtoi: “Solidariteti për vajzën e Kryeministres nuk duhet të jetë lajm – duhet të jetë një normë njerëzore.”

Michaela Biancofiore, senatore e grupit centrist në Senat, theksoi se “është frikacakëri të sulmosh një fëmijë dhe t’i urosh vdekjen me fjalë që nuk duhet të mendohen kurrë”.

Ngjarja ka ringjallur debatet mbi gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve për të mbrojtur jo vetëm zyrtarët e lartë, por edhe familjet e tyre nga sulme të tilla të ulëta dhe të rrezikshme.

Çpo ndodh? Shpat Kasapi dhe Kicja kalojnë natën së bashku, kapen ‘mat’ teksa kërcejnë (Video)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë me shpejtësi disa video ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi shfaqet në një club nate në shoqërinë Kices e cila njihet nga platforma “TikTok”.

Pamjet janë filmuar nga fansa të pranishëm në ambient, dhe duket se dyshja po kalon momente të bukura.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një dalje miqësore apo jo, por prania e tyre së bashku ka mjaftuar për të ndezur aludime në rrjet.

@big.brothervipalb#kice#shpatkasapi#fyp#foru#viral_video#viralvideos♬ Funny Song – Bruno Portinho Trilhas para filmes

GJKKO bëri ‘sikur e dënoi’, drejtoresha e Veliajt niset me pushime, nxjerr gjuhën nga Athina

Drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi duket se nuk është shqetësuar nga vendimi i GJKKO-së.

Deborah Keçi u dënua me 1 vit burg, e cila nga gjykimi i shkurtuar i është ulur dënimi në 8 muaj burgim. Gjithsesi, GJKKO ia ka pezulluar dënimin me burg, duke ia konvertuar në 16 muaj shërbim prove. Po ashtu, Dëborah Keçit i është dhënë edhe dënim plotësues me heqjen e të drejtës për 5 vite për të ushtruar funksione publike.

Vetëm pas tre ditësh, Deborah ka shpërndarë një postim në Instagram ku duket se dënimi nuk ka ndikuar aspak në jetën e saj private dhe është nisur me pushime në Athinë. Ajo shfaqet në një koncert, në shoqërinë e disa personave dhe duket se po e ‘shijon në maksimum’. Pra dënimi nga gjykata Gjykata e Posaçme nuk e ‘ka bezdisur’ aspak Keçin.

Ngjarja në Podgoricë/ Ndërron jetë në spital 23-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)

I riu që u plagos nga të shtënat me armë zjarri në Podgoricë, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur më dy ditë më parë pranë kodrës së Goricës në Podgoricë. Viktima Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë autori i vrasjes, 23-vjeçari me inicialet E.B dhe u vu në pranga në Podgoricë midis urave Blazov dhe Viseci, pak orës pas krimit.

Çfarë po “kurdiset”/ Altin Dumani merr prokurorët e SPAK e “zbarkon” në Gjirokastër

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me në krye kryeprokurorin Altin Dumani, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës.

Gazetari Engjëll Serjani ekskluzivisht për newsbomb.al ka bërë me dije se një grup prokurorësh dhe një pjesë e stafit administrativ të SPAK, janë akomoduar prej mbrëmjes së djeshme në Gjirokastër dhe se kanë rezervuar për qëndrim dy ditor.

Të paqarta vijojë të mbeten arsyet e mbërritjes së këtij grupi prokurorësh në kryeqendrën e jugut, ndërsa gazetari Serjani raporton se nën masa të rrepta sigurie, ata kanë darkuar së bashku në një nga hotelet e zonës historike të pazarit karakteristik.

Gjithashtu mësohet se sot po në të njëjtin vend do të mbahet dhe një mbledhje trajnuese ku me siguri kryeprokurori Dumani do të përcjellë porositë e rastit.

HOROSKOPI i muajit QERSHOR: Puna, financat, dashuria dhe shëndeti për të gjitha shenjat e zodiakut

Dashi

Puna: Në fillim të muajit, do të ketë një bisedë serioze me shefin tuaj në lidhje me përgjegjësitë e reja. Iniciativa juaj sjell përparim.

Financat: Gjysma e parë e muajit sjell shpenzime më të larta, ndoshta të lidhura me shtëpinë. Fundi i muajit sjell stabilizim.

Dashuria: Do të merrni një mesazh nga ish-i dashuri juaj, pyetja është nëse do ta hapni përsëri derën apo do ta mbyllni përgjithmonë.

Shëndeti: Tensioni në shpatulla dhe qafë, futni shtrirje të përditshme.

Demi

Puna: Ndryshimi i prioriteteve në një projekt do të kërkojë që ju të përshtateni shpejt. Tregoni fleksibilitet.

Financat: Injeksione të papritura parash, një bonus i vogël ose shlyerje e borxhit të vjetër janë të mundshme.

Dashuria: Demat e lirë fillojnë të komunikojnë me një person nga puna në një mënyrë intensive dhe interesante.

Shëndeti: Probleme me gjumin, fikni ekranet të paktën një orë para gjumit.

Binjakët

Puna: Një udhëtim pune sjell njohje dhe mundësi të reja, hapuni për bashkëpunim.

Financat: Hyrje përmes angazhimit shtesë në gjysmën e dytë të muajit, menaxhoni tepricën tuaj me mençuri.

Dashuria: Një bisedë vendimtare rreth të ardhmes së marrëdhënies sjell qartësi dhe një dinamikë të re.

Shëndeti: Ndjeshmëri ndaj ndryshimeve të motit, dëgjoni trupin tuaj.

Gaforrja

Puna: Do të punoni nën një xham zmadhues, do të jeni të saktë dhe do të përqendroheni në detaje.

Financat: Shpenzimet që lidhen me familjen ose shtëpinë mund t’ju çekuilibrojnë përkohësisht.

Dashuria: Hëna është e mbushur me butësi, por edhe me shpërthime të mundshme xhelozie.

Shëndeti: Probleme me tretjen të shkaktuara nga stresi, konsumoni më shumë lëngje dhe një dietë të lehtë.

Luani

Puna: Do të merrni një ofertë të rëndësishme, çelësi është vetëbesimi, por edhe puna në grup.

Financat: Muaj i qëndrueshëm, por kini kujdes me shpenzimet më të mëdha në fund të qershorit.

Dashuria: Një dashuri e vjetër po rikthehet, a do ta lejosh të kthehet në jetën tënde?

Shëndeti: Aktiviteti fizik sjell lehtësim fizik dhe mendor.

Virgjëresha

Puna: Vlerësimi mujor sjell një mundësi për t’u dalluar përmes numrave konkretë.

Financat: Konfuzion i mundshëm administrativ, kontrolloni llogaritë tuaja dhe shmangni blerjet impulsive.

Dashuria: Pa një bisedë të sinqertë, partneri juaj mund të ndihet i distancuar.

Shëndeti: Stomak i ndjeshëm, shmangni mëngjeset stresuese dhe anashkalimin e vakteve.

Peshorja

Puna: Mundësia për lidership sjell si sfida, por edhe një mundësi të shkëlqyer për rritje personale.

Financat: Hyrje parash nga një burim shtesë, por fundi i muajit sjell një shpenzim të papritur.

Dashuria: Një marrëdhënie e re mund të fillojë në internet ose me një person nga një qytet ose vend tjetër.

Shëndeti: Lodhje fizike, më shumë pushim dhe më pak kryerje e shumë detyrave njëkohësisht.

Akrepi

Puna: Ndryshimet nga lart sjellin pasiguri, por edhe mundësinë për të pozicionuar veten me mençuri.

Financat: Shpenzimet më të mëdha që lidhen me transportin ose teknologjinë, jini racionale.

Dashuria: Partneri juaj pret hapje, mos i mbani gjërat për vete.

Shëndeti: Tensioni mendor, është e rëndësishme të çliroheni fizikisht dhe të shmangni mbylljen në vetvete.

Shigjetari

Puna: Ndryshimi i ekipeve ose hapësirave mund t’ju nxjerrë nga ritmi në fillim, por sjell motivim të ri.

Financat: Shpenzime të papritura për shkak të udhëtimit, por edhe mundësia e fitimeve shtesë.

Dashuria: Një person i ri në jetën tuaj ndan botëkuptimin tuaj, klikimi është i fortë.

Shëndeti: Përdoreni energjinë tuaj të tepërt për aktivitete që ju bëjnë vërtet të lumtur.

Bricjapi

Puna: Negociatat po shkojnë mirë për ju, do të merrni atë që keni kërkuar, por jini të qartë në komunikimin tuaj.

Financat: Periudhë e qëndrueshme, por mos merrni rreziqe me investime të mëdha pa këshilla shtesë.

Dashuria: Partneri/partnerja juaj sugjeron një zhvendosje së bashku, një apartament, martesë, punë në bujqësi…

Shëndeti: Dhimbje shpine dhe kyçesh, keni nevojë për më shumë lëvizje.

Ujori

Puna: Rregullat e reja në vendin e punës sfidojnë kreativitetin dhe përshtatshmërinë tuaj.

Financat: Një kontroll më i mirë mbi shpenzimet ju lejon të planifikoni investime më të mëdha në fund të verës.

Dashuria: Shfaqet një ish-partner, është një provë apo një përpjekje e dytë?

Shëndeti: Lodhje mendore, keni nevojë për më shumë heshtje dhe hapësirë ??për veten tuaj.

Peshqit

Puna: Muaji sjell mundësinë për të ndryshuar punë ose për t’u bashkuar me një ekip të ri, është koha për të bërë një hap përpara.

Financat: Stabilizim dhe mundësi për të ardhura shtesë përmes punës me kohë të pjesshme.

Dashuria: Afërsia dhe mbështetja dominojnë marrëdhënien, do të ndiheni të dashur dhe të sigurt.

Shëndeti: Luhatjet e humorit, natyra dhe uji janë terapia juaj.