Hiqeshin si policës përmes call center-ave, si u zbulua gripi kriminal nga SPAK! Ja si u mashtruan qytetarët

SPAK ka zbardhur skemën si mashtronte grupi kriminal, gjermanët përmes call ceneterave. Ata hiqeshin si policë me qëllim për të rikuperuar fondet e personave që kishin humbur në fushën e kripotomonedhave dhe forex duke u përfshirë edhe në mashtrime bankare.

“U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe në fushën e kriptomonedhave dhe forex.

Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova.

Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Ne 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas”, tha prokurori Eneid Nakuçi.

Hetimet mbi rastin në fjalë kishin nisur prej më shumë se 18 muajsh.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 31 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.1 lekë.

Euro, blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.9 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.6 lekë dhe shitet me 113 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.8 lekë, ndërsa në shitje me 62.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Parkoi automjetin në mënyrë të gabuar duke bllokuar rrugën dhe penguar kalimin e mjetit zjarrfikës, procedohet penalisht 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është proceduar penalisht, pasi parkoi automjetin në mënyrë të gabuar duke bllokuar rrugën dhe penguar kalimin e mjetit zjarrfikës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua së bashku me automjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, ku, pas veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, u procedua penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Himarë vendosën gjithashtu masë administrative 20 000 lekë, për shkelje të nenit 159 të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë

Himarë

Parkoi automjetin në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugën dhe penguar kalimin e mjetit zjarrfikës, procedohet penalisht 22-vjeçari.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, veçanërisht të mjeteve të emergjencës, ndërhynë menjëherë pas njoftimit për një automjet të parkuar gabim, në rrugën “25 Marsi”, në qytetin e Himarës.

Gjatë verifikimeve, u konstatua se një automjet tip “BMË” ishte parkuar në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugëkalimin dhe penguar kalimin e një mjeti zjarrfikës, që ndodhej në një situatë emergjente.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua së bashku me automjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, ku, pas veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, u procedua penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të ngjashëm që pengon lëvizjen e lirë, veçanërisht të mjeteve të emergjencës.

Po saldonte portën, bie nga lartësia dhe ndërron jetë!

Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Divjakë, teksa ishte duke punuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin e Sopës, ku 68-vjeçari ishte duke punuar për saldimin e portës në pronësi të një tjetër personi.

Por aksidentalisht, ai ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.

E dashura e tr@d htoi me mikun e tij më të mirë, basketbollisti dh▪︎non pa ndalur partneren (Video)

Pamje të rënda janë publikuar nga mediat e huaja, ku raportohet se kamerat e sigurisë së kompleksit të banesave në qytetin Natal të Brazilit, regjistruan skenën tronditëse me protagonist basketbollistin 29-vjeçar.

Igor Cabral ka gjetur një bisedë me një mik të tij në celularin e partneres së tij, Juliana Garcia dos Santos, dhe pasi e hodhi në pishinë, e futi në ashensor ku duket se kanë një bisedë intensive para shpërthimit.

Basketbollisti e hodhi gruan në dyshemenë e ashensorit me një grusht. Ai nuk është mjaftuar vetëm me një goditje pasi për të paktën 30 sekonda nuk është ndalur së godituri me grush partneren e tij duke e lënë të gjakosur.

Britmat e Julianës nxitën mobilizimin e fqinjëve të cilët thirrën policinë, e cila arrestoi atletin, i cili përballet me shumë vite burg.

Cabral është vendosur në paraburgim të përkohshëm për të parandaluar mundësinë e arratisjes dhe pritet të akuzohet për tentativë vrasjeje të grave, një nga krimet më të rënda në ligjin brazilian.

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte.

Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës.

Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi. Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.

“Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, u tha në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Përveç rastit në Prizren, në ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona në vendet e punës, katër prej të cilëve nga aksidentet.

Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më herët ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./REL

TRAGJIKE / Burrë e grua ishin nisur të shisnin peshk në Borsh, fuoristrada që i përplasi ishte me 200 km/h!

Burrë e grua humbën jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Borsh-Plazh.

Furgoni tip “Benz Vito”, me të cilin udhëtonin viktimat, u përplas “kokë më kokë” me një fuoristradë tip “Benz”.

Viktimat janë identifikuar si Kujtim Mehmeti, 60 vjeç dhe bashkëshortja e tij, emri i së cilës nuk është bërë ende publik.

Ndërsa dy personat që ndodheshin në fuoristradë, shoferi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë plagosur dhe janë dërguar në spital ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se fuoristrada lëvizte në kraun e kundërt me shpejtësi tej normave të lejuara, rreth 200 km/h dhe nuk ka pasur asnjë tentativë frenimi në momentin e aksidentit.

Çifti i bashkëshortëve që humbën jetën kishin shkuar për të tregtuar peshk në Borsh. Të dy kishin vendosur rripat e sigurimit dhe ndodheshin në korsinë e tyre në momentin e aksidentit.

Hetimet vijojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

Çfarë është ‘Unaza e Zjarrit’, që konsiderohet zona sizmike më me rrezik në botë?

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë ka goditur gadishullin e Kamçatkës në Lindjen e Largët të Rusisë, duke ngritur alarm për cunami në pothuajse të gjitha vendet që ndodhen përgjatë brigjeve të Oqeanit Paqësor.

Lëkundjet janë pasuar edhe nga një shpërthim vullkanik, duke e rikthyer në qendër të vëmendjes një nga zonat më aktive dhe më të rrezikshme gjeologjike të planetit – të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit’.

‘Unaza e Zjarrit’ është një hark i gjatë prej rreth 40 mijë kilometrash që rrethon Oqeanin Paqësor dhe përfshin dhjetëra vende dhe rajone ishullore, përfshirë Japoninë, Kilin, SHBA-të, Indonezinë dhe Zelandën e Re.

Kjo zonë karakterizohet nga aktivitet intensiv sizmik dhe vullkanik për shkak të përplasjes së pllakave tektonike që takohen përgjatë saj.

90% e tërmeteve globale ndodhin përgjatë ‘Unazës së Zjarrit’.

81% e tërmeteve më të mëdha në histori kanë origjinën pikërisht aty.

Më shumë se 75% e vullkaneve aktive dhe joaktive të planetit ndodhen në këtë zonë.

Pse është kjo zonë kaq aktive?

Lëvizja e vazhdueshme e pllakave tektonike copa gjigante të kores së Tokës që ‘notojnë’ mbi mantelin krijon tension të madh nën sipërfaqe. Kur një pllakë oqeanike zhytet poshtë një pllake kontinentale, krijohen zona të quajtura ‘subduksioni’, ku:

Lirohet energji në formë tërmetesh.

Magma ngrihet në sipërfaqe duke shkaktuar shpërthime vullkanike.

Presioni shkakton shpërthime të dhunshme dhe ndonjëherë cunami.

Vendet më të rrezikuara në botë

Ndër zonat më të ekspozuara ndaj këtyre fenomeneve janë:

Tërmetet me magnitudë mbi 8 ballë në këto rajone nuk janë të rralla dhe shpesh shoqërohen me dëme të mëdha dhe pasoja tragjike për popullsinë.

Megjithëse shkenca ka avancuar ndjeshëm, parashikimi i tërmeteve mbetet një sfidë. Profesor Hongfeng Yang thekson se, ‘duhen mijëra vjet për të grumbulluar energji dhe vetëm disa sekonda për ta liruar atë.’

Pllakat tektonike lëvizin disa centimetra në vit, por gjatë një tërmeti, kjo lëvizje mund të arrijë deri në disa metra për sekonda, duke shkaktuar pasoja të jashtëzakonshme.

Aktiviteti vullkanik në ‘Unazën e Zjarrit’ lidhet ngushtë me ngritjen e magmës dhe presionin që krijohet nën sipërfaqe.

Kjo sjell shpërthime hiri dhe lavash, por edhe formimin e shtresave të reja të kores së Tokës – një proces i vazhdueshëm që ndryshon hartën gjeologjike të botës.

‘Unaza e Zjarrit’ nuk është thjesht një term shkencor. Ajo është një kujtesë e përhershme e forcës së natyrës, e cila brenda pak sekondash mund të ndryshojë fatin e miliona njerëzve në të gjithë globin.

BE, gjurmë gishtash në kufi/ Fund i vulave në pasaporta, nga tetori nis sistemi biometrik! Preket edhe Shqipëria

Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet e Unionit duke filluar nga data 12 tetor.

Ky sistem i avancuar, i njohur si EES – Entry/Exit System – do të regjistrojë të dhënat biometrike të udhëtarëve, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës. Sipas asaj që raporton “The Guardian”, sistemi do të:

Zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave

Regjistrojë datën dhe kohën e hyrjes dhe daljes

Kapë të dhëna biometrike si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës (vetëm njëra nga këto)

Llogarisë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar

Sinjalizojë shtetet anëtare në rastet e qëndrimeve të tejzgjatura

Këto rregulla do të prekin edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët aktualisht gëzojnë regjim pa viza për hyrje të shkurtër në zonën Shengen.

Sistemi i ri, do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave dhe do të lejojë autoritetet kufitare të kontrollojnë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar për turistët dhe udhëtarët e biznesit.

Sistemi do të nisë së zbatuari gradualisht për gjashtë muaj dhe pritet të hyjë në funksionim të plotë në janar të vitit 2026.

Makineritë për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve tashmë janë vendosur në disa pika kalimi, përfshirë terminalin Eurostar në Londër dhe Portin e Doverit.

Komisioni Evropian thotë se ky sistem do të rrisë sigurinë kufitare dhe do të përshpejtojë procesin për udhëtarët e rregullt.

Censi i bujqësisë rikthehet pas 14 vitesh/ Ja si do të gjobiten fermerët që nuk deklarojnë tokat dhe bagëtitë!

Pas disa vitesh të shtyrjes së procesit, censi i bujqësisë për mbledhjen e të gjitha informacioneve për njësitë ekonomike bujqësore dhe blegtorale, do të realizohet.

Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë për konsultim publik Projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”, qëllimi i të cilit është krijimi i bazës ligjore të konsoliduar për kryerjen e tij, duke marrë në konsideratë standardet ndërkombëtare.

Kategori të ndryshme të dhënash do të mblidhen, duke nisur nga ato identifikuese dhe strukturore të njësive ekonomike bujqësore (NJEB):

përfshirë formën ligjore të pronësisë dhe përbërjen demografike (gjinia, mosha);

të dhëna mbi tokën dhe përdorimin e saj, përfshirë sipërfaqet e mbjella, pemtarinë, pyjet dhe kullotat;

të dhëna për blegtorinë, duke përfshirë numrin e krerëve sipas kategorive dhe bletarinë;

të dhëna mbi metodat e prodhimit dhe karakteristikat e punësimit të personave të përfshirë në aktivitetet bujqësore.

Të dhënat e mbledhura nga njësitë ekonomike bujqësore duhet të mbulojnë 98% të sipërfaqes së përdorur për qëllime bujqësore (me përjashtim të kopshtarisë) dhe 98% të njësive blegtorale brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Pyjet dhe kullotat në pronësi publike nuk përfshihen në fushën e zbatimit të këtij censi.

Gjithashtu, këto të dhëna do të përdoren për krijimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit Statistikor të Njësive Ekonomike Bujqësore, i cili administrohet vetëm nga INSTAT dhe nuk do të shërbejë për ndonjë regjistër tjetër administrativ.

Për realizimin e censit, MBZHR disponon personel të specializuar në fushën e bujqësisë, si dhe janë njohës të mirë të terrenit. Projektligji parashikon përfshirjen e kësaj armate kryesisht për të asistuar aktivitetet përgatitore dhe proceset e mbledhjes së të dhënave në terren.

Dhënia e informacionit do të jetë një detyrim, përndryshe qytetarët apo bizneset do të përballen me masa administrative.

Konkretisht, ligji parashikon se refuzimi për të dhënë informacionin ndaj punonjësve në terren ose dhënia e informacionit të rremë, do të dënohet me gjobë nga 30 mijë deri në 100 mijë lekë. Gjithashtu, dënime do të ketë edhe nëse nuk ruhet konfidencialiteti statistikor apo të dhënat mblidhen para datës së caktuar.

Shpenzimet për kryerjen e censit do të përballohen nga buxheti i shtetit, si dhe para të donatorëve që do të mbështesin financiarisht kryerjen e censit të bujqësisë. Vlera totale e buxhetit të parashikuar është 890.91 milionë lekë dhe do të jetë e ndarë në disa zëra kryesorë si më poshtë:

Mbledhja e parë e të dhënave për bujqësinë dhe blegtorinë është kryer në vitin 1998 në formën e një ankete mbi strukturën e ekonomive bujqësore. Më pas, në vitin 2012 është realizuar Censi i parë i Bujqësisë. Një tentativë u krye në vitin 2018, por mbledhja e të dhënave u realizua në formën e një ankete strukturore të bujqësisë.

Censi i dytë i bujqësisë ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022, por ky proces u shty për në 2024-ën, por as ky objektiv nuk u arrit. Afati i ri tashmë është 2026, nëse projektligji arrin të miratohet këtë vit në sesionin e ri të komisioneve parlamentare.