Nuk mbαhet “ç ίfti” në mes të Tiranës, e bë. jnë brenda m αkίnës, ρara… (VIDEO)

Pamje janë regjistruar mbrëmjen e djeshme përballë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.

Dy persona shihen teksa kryejnë mar/rëdhënie s*e.ksuale në mes të rrugës, brenda makinës. 

Pamjet janë kapur nga një qytetare e rastësishme dhe janë dërguar në redaksinë e JOQ.

Një një moment vajza e ka kuptuar që po filmohet dhe ngre kokën, por qytetarja e fik filmimin.

Kujtojmë se zona përballë Ministrisë së Drejtësisë është vendi i preferuar i disa vajzave apo edhe tr.ansg.jinorëve që kërkojnë klientë.

 SHIKO VIDEON

TË ΒËNl D ASΗURl GJlTΗË NATËN DHE TË M0S… JA ÇFARË DUΗET TË Β ËNl

Për fat të keq, të bësh se.ks gjithë natën nuk është aq e thjeshtë.

Kjo pasi periudha qetësuese pas se.ksit e një mashkulli tipik mund të ftohë të gjitha qëllimet e nxehta. 

Megjithatë kemi lajme të mira. Me shembujt në vijim, jo vetëm që do të shkurtoni kohën e qetësimit pas aktit,

por do mësoni si ta ndizni partneren, gjatë kohës që bëheni gati për t’iu kthyer lojës së sek.sit të shfrenuar, Fillohet me… ushqim.

Rezultatet e një sek.si fantastik në një çift të uritur arrihen vetëm nëse keni ngrënë më parë.

Gjithashtu, ngopuni mes seancave, nëse keni planifikuar të bëni sek.s gjithë natën.

Kështu që mos kini frikë t’i suleni frigoriferit.

Ndërsa jeni te frigoriferi, shmangni patatet apo biftekun e mbetur: nuk ka asgjë sek.si që mund të bëni me atë lloj ushqimi dhe vetëm sa do të rëndoni veten.

Ajo që ju nevojitet për të mbajtur të ndezur atmosferën, janë ushqime, si: krem i rrahur, banane dhe puding.

Ndërsa e ushqeni, rrëshqisni gishtërinjtë tuaj drejt gojës së saj dhe lëreni t’ju shijojë. lmitimi i sek.sit oraI do ju kthejë mendimet drejt sek.sit dhe ushqimi do t’ju furnizojë sistemin.

Dhe mos harroni akullin – kaloni një kub mbi buzët, poshtë shpatullave dhe mes gjoksit të saj. Asgjë nuk do ta eksitojë atë më shumë se kaq.

Dhe mos u habisni, nëse raundi tjetër i sek.sit zhvillohet në kuzhinë. Sek.s gjatë gjithë natës: qëndroni ngjitur njëri-tjetrit.

Shumë distancë pas sek.sit bën që ajo të ndihet e mënjanuar emocionalisht, gjë që mund të shkatërrojë mundësitë tuaja për të bërë sek.s gjithë natën. Dush i ngrohtë dhe sek.s oraI.

E kush nuk ndihet i rigjallëruar pas një dushi? Përfitoni nga periudha qetësuese dhe shkoni të sapunoheni me partneren tuaj.

Pastërtia ju ofron të paktën një të mirë, të cilën ju mund të mos e kishit marrë në konsideratë më parë krijon më pak pengesa.

VIDEO/ Netanyahu: S’ka uri në Gaza, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportet për mungesë ushqimi në Gaza, duke thënë se nuk ka një problem të tillë dhe duke akuzuar Hamasin për vjedhjen e ndihmës humanitare.

“Nuk ka uri në Rripin e Gazës”, tha Netanyahu, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund bllokadës dhe raportet për një zi buke.

Sipas ERT, kryeministri izraelit foli për Gazën gjatë një eventi në Jerusalem. Kreu i Zyrës së Besimit në Shtëpinë e Bardhë ishte gjithashtu i pranishëm.

Netanyahu përsëriti pretendimin se Hamasi “vjedh ndihmën humanitare dhe më pas akuzon Izraelin se nuk e ofron atë”. Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara “të ndalojnë së justifikuari”, duke pretenduar se ka korridore të sigurta për shpërndarjen e ndihmës.

Deklaratat e tij erdhën disa ditë pasi Izraeli vendosi të heqë disa kufizime për hyrjen e ndihmës humanitare, pas presionit të fortë ndërkombëtar mbi mungesën e ndihmës dhe ushqimit në Gaza.

“Pamja që po paraqitet është se ne po zbatojmë një fushatë për të rritur urinë në Gaza. Çfarë gënjeshtre e hapur. Nuk ka politikë urie në Gaza dhe nuk ka uri në Gaza“, tha Netanyahu.

Qëndrimi i ri i kryeministrit izraelit vjen menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 63 persona kanë vdekur këtë muaj nga shkaqe të lidhura me kequshqyerjen në Gaza.

OBSH-ja dhe shumë organizata ndërkombëtare humanitare kanë theksuar se bllokada izraelite e ka intensifikuar në mënyrë dramatike krizën humanitare në enklavë.

Analizon telefonët smart/ Shërbimi serb përdor softuer vëzhgimi prej të paktën një dekade. Çfarë është UFED?

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një ofertë për rinovimin e licencës së një mjeti forenzik të kompanisë izraelite Cellebrite, që shfrytëzohet për të zhbllokuar dhe analizuar telefonat e mençur.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka pasur qasje në këtë dokument që daton nga shtatori i vitit 2015.

Ky është vetëm një nga disa dokumente të publikuara, që lidhen me blerjet e shërbimit serb të sigurisë, të cilat REL i ka gjetur në të ashtuquajturin “dark net” – pjesë e internetit që kërkon shfletues të veçantë për qasje dhe që shpesh përdoret për komunikim dhe shkëmbim të dhënash në mënyrë anonime.

Megjithëse deri më tani është raportuar se BIA përdor mjete për përgjim të komunikimeve mobile në vitet e fundit, hulumtimi i REL-it tregon se ky shërbim, me gjasë, ka pajisje të avancuara forenzike për pothuajse të gjitha llojet e pajisjeve – dhe këtë prej më shumë se një dekade.

Autenticiteti i dokumentit të vitit 2015 është konfirmuar nga një burim, identiteti i të cilit është i njohur për REL-in, por që ka insistuar të mbetet anonim.

Gazetarët e REL-it kanë kryer gjithashtu një verifikim të të dhënave përmes bazave publike – duke kontrolluar kompanitë, individët dhe elementë specifikë që shfaqen në dokumente, siç janë nënshkrimet dhe vulat.

Çfarë është kontestuese?
Analiza e dokumenteve të publikuara në “dark net” tregon se BIA, të paktën dy herë – në vitet 2015 dhe 2019 – ka ftuar fshehurazi kompani që t’i dorëzojnë oferta për rinovimin e licencave për mjete të ndryshme forenzike.

Në mesin e tyre është edhe pajisja e fuqishme për nxjerrjen e të dhënave nga telefonat mobil, UFED (Universal Forensic Extraction Device), e prodhuar nga kompania izraelite Cellebrite.

Çfarë është UFED?
UFED (Universal Forensic Extraction Device) është një pajisje që mundëson nxjerrjen e të dhënave edhe kur telefoni është i kyçur. Ajo ofron qasje në mesazhe të fshira, thirrje, fotografi dhe aplikacione të përdoruesit.

Kjo pajisje përdoret gjithashtu për të analizuar vendndodhjet dhe aktivitetet e përdoruesit të telefonit.

Megjithatë, ajo shoqërohet me shumë polemika, pasi është lidhur me shqetësime për privatësinë dhe mundësinë e keqpërdorimit – veçanërisht kur përdoret pa urdhër gjykate ose pa pëlqimin e pronarit të pajisjes.

Raporti i organizatës ndërkombëtare Amnesty International, i publikuar në dhjetor të vitit 2024, tregon se gjatë atij viti në Serbi, pajisja UFED është përdorur për zhbllokimin e dhunshëm të telefonave në të paktën shtatë raste.

Sipas raportit, ekzistojnë dëshmi të detajuara forenzike që tregojnë për përdorim të paligjshëm të këtij mjeti gjatë intervistave policore në Serbi dhe në Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA).

Thuhet se përmes softuerit të kompanisë izraelite Cellebrite janë zhbllokuar telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve, duke u shkarkuar tërësisht përmbajtjet e tyre.

Në disa raste, sipas raportit, në telefonat e tyre është instaluar edhe një softuer spiunues, i panjohur më parë, me emrin NoviSpy, përmes të cilit janë monitoruar aktivitetet e mëvonshme në pajisje – duke përfshirë fotografi, mesazhe dhe kërkime në internet.

Edhe pse produktet e Cellebrite përdoren nga shërbime policore në mbarë botën, kompania izraelite njoftoi, dy muaj pas publikimit të raportit të Amnesty International-it, se kishte tërhequr disa licenca në Serbi – pa saktësuar cilat institucione ishin prekur.

Reagimi i BIA-s ndaj raportit për keqpërdorimin e pajisjes nga Cellebrite ishte i shkurtër: “senzacionalizëm banal”.

BIA nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të sqaruar se si dhe pse kishte blerë një softuer të kontestuar që para dhjetë vjetësh.

As kompania izraelite Cellebrite nuk iu përgjigj një sërë pyetjesh – duke përfshirë se kur BIA ka filluar të përdorë licencat e tyre, si i blen ato, dhe si i verifikon kompania klientët e saj për të shmangur keqpërdorimet e mundshme.

Në një përgjigje me shkrim të datës 24 korrik, Cellebrite theksoi vetëm se teknologjia e saj ndihmon në rreth 1.5 milion raste në vit, përfshirë – siç thuhet – disa nga hetimet më të rëndësishme të kohës sonë: nga mbrojtja e fëmijëve ndaj trafikimit dhe abuzimit, deri te arrestimi i vrasësve, zjarrvënësve, terroristëve dhe të tjerëve që përbëjnë rrezik për shoqërinë.

Çfarë tregojnë dokumentet e publikuara?
Dokumentet, që përmbajnë oferta për blerjen e disa llojeve të softuerëve forenzikë, janë dërguar me kërkesë të BIA-s nga kompania shtetërore e teknologjisë informative, Informatika AD, nga Beogradi.

Këto dokumente janë publikuar në “dark net” pas një sulmi kibernetik ndaj kësaj kompanie.

Informatika AD, në përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 24 korrik, ka vënë në dyshim autenticitetin e dokumenteve, por ka konfirmuar se ka qenë cak i një sulmi hakerësh.

“Informatika AD ka qenë objektiv i një grupi kriminal që ka tentuar të shantazhojë kompaninë, duke kërkuar shpërblim për të dhënat e vjedhura. Rasti është raportuar në Prokurorinë për Krimin e Organizuar”, thuhet në përgjigje.

Në përgjigje të pyetjeve të shumta lidhur me ofertat për licenca softuerike për nevojat e BIA-s dhe mënyrën e verifikimit të klientëve me të cilët bashkëpunojnë, kompania Informatika AD nga Beogradi ka deklaruar se veprimtaria e saj “mbrohet nga një numër dispozitash konfidencialiteti, përfshirë rregullat e brendshme, ato të klientëve, si dhe dispozitat e përgjithshme për sekretet zyrtare dhe mbrojtjen e të dhënave”.

Kompania gjithashtu pohon se “asnjëherë nuk ka pasur ndonjë aktivitet afarist me kompaninë izraelite Cellebrite”.

Megjithatë, Informatika AD nuk ka ofruar shpjegim për faktin se, nëse nuk ekziston një marrëdhënie afariste me këtë kompani, si është e mundur që në vitin 2015 i ka dërguar BIA-s një ofertë për licencën e mjetit softuerik UFED të kompanisë Cellebrite.

Çfarë dihet për kompaninë “Informatika AD”?
Informatika AD është kompania më e vjetër shtetërore e teknologjisë informative në Serbi, e cila, sipas përshkrimit në ueb-faqen e saj zyrtare, merret me “inxhiniering informatik, zhvillim të zgjidhjeve softuerike për biznese dhe industri, si dhe automatizim të proceseve afariste”.

Klientët e Informatika AD janë kryesisht institucione shtetërore, ndërmarrje të mëdha dhe sisteme industriale. Ndër klientët kryesorë që përmenden në faqen zyrtare janë Qeveria e Serbisë, Korporata Elektroenergjetike, Infostan dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Kompania ka partneritet me disa nga firmat më të mëdha të teknologjisë në botë, si Microsoft, Huawei dhe Oracle.

Çfarë ka blerë BIA?
Dokumentet e publikuara tregojnë se oferta e parë që përfshin edhe rinovimin e licencave për pajisjen UFED të kompanisë Cellebrite, është përgatitur nga Informatika AD më 22 shtator 2015.

Vlera totale e kontratës ishte rreth 6.6 milionë dinarë (afërsisht 55 mijë euro) dhe përfshinte licenca për disa mjete forenzike, si dhe licenca për zgjidhje të ndryshme softuerike për nevojat e BIA-s.

Në listën e produkteve përfshiheshin dy licenca për mjetin UFED të Cellebrite.

Sipas njërit prej dokumenteve të publikuara, përveç pajisjeve të kompanisë izraelite Cellebrite, Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA) në Serbi ka blerë edhe licenca të kompanisë suedeze Micro Systemation për mjetin XRY/XACT.

Ky mjet shërben për nxjerrjen e të dhënave nga pajisjet mobile, përfshirë mesazhet, kontaktet, aplikacionet, si dhe për krijimin e një kopjeje të plotë të memories së pajisjes (memory dump), duke përfshirë të dhëna të fshira, të fshehura apo të mbrojtura.

XRY/XACT ka funksione të ngjashme me mjetin UFED të Cellebrite.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë nuk kanë gjetur në dokumentet e publikuara ndonjë kontratë të nënshkruar midis BIA-s dhe Informatika AD, që do të vërtetonte se kësaj kompanie i është dhënë zyrtarisht kontrata e furnizimit.

Sipas dokumenteve, BIA i kryen blerjet e licencave softuerike përmes negociatave të drejtpërdrejta me disa shoqëri tregtare, ndër të cilat Informatika AD është vetëm një nga ofertuesit.

As BIA, as Informatika AD nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjet e REL-it se kush ka qenë i përfshirë konkretisht në këtë proces.

Gjashtë licenca të Cellebrite u kërkuan në vitin 2019
Nga dokumentet e ofertës së kompanisë Informatika AD del se Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA) ka vazhduar përdorimin e mjetit Cellebrite edhe në vitet e mëvonshme.

Në një ftesë për dorëzimin e ofertave, të cilën BIA ia kishte dërguar Informatika AD në fillim të korrikut 2019, thuhet:
“Hapja e ofertës dhe procesi i negocimit do të mbahet më 15 korrik 2019, në orën 12:00, në adresën e porositësit – Mbretëresha Ana pn”.

Blerja lidhet me një sërë mjetesh forenzike për nxjerrjen e të dhënave nga telefonat dhe ishte ndarë në dy pjesë: pjesa e parë përfshinte disa licenca forenzike, pjesa e dytë përfshinte gjashtë licenca për pajisjet UFED të kompanisë izraelite Cellebrite.

Rinovimi i licencave vjetore përfshinte gjithashtu edhe mjetin XRY/XACT të kompanisë suedeze Micro Systemation, si dhe softuerin FTK (Forensic Toolkit) të kompanisë AccessData. Po ashtu, në listë përfshiheshin mjetet Forensic Explorer, Magnet Axiom dhe X-Ways Forensics, që përdoren për analizën e kompjuterëve dhe disqeve të forta.

Edhe për këtë prokurim, gazetarët e Radios Evropa e Lirë nuk kanë gjetur ndonjë kontratë të nënshkruar, ndërsa në procesin e blerjes kanë marrë pjesë edhe pesë kompani të tjera nga Serbia.

Çfarë mund të bëjnë mjetet që blen BIA?
“Të gjitha këto mjete mbulojnë pothuajse të gjitha operacionet e forenzikës digjitale – për telefonat mobilë dhe tabletët, kompjuterët desktop e laptop, si dhe për pajisje ruajtjeje si disqet e forta dhe memoriet USB”, shpjegon Fillip Millosheviq nga organizata Share Foundation, e cila monitoron ndikimin e teknologjive të reja dhe gjendjen e të drejtave digjitale.

Sipas Millosheviqit, mjete të caktuara si Forensic Explorer mund të rikuperojnë të dhëna të fshira më herët dhe të nxjerrin histori të kërkimeve në internet, si dhe korrespondencë përmes emailit.

Ai thekson se mjete si Magnet Axiom dhe AccessData Tools janë të afta të përpunojnë sasi të mëdha të dhënash nga burime të ndryshme.

“Ato mund të krijojnë linja kohore, të bëjnë ndërlidhje ndërmjet të dhënave të telefonit dhe për shembull llogarisë Google, të rindërtojnë aktivitetet e të dyshuarve dhe t’i vizualizojnë ato në mënyra të ndryshme”, shton Millosheviq.

Blerje “rreptësisht konfidenciale”
Në dokumentet e prokurimit, këto blerje janë të klasifikuara si “rreptësisht konfidenciale”.

Ligji për BIA-n i jep këtij institucioni kompetenca që të vendosë vetë për mënyrën e zhvillimit të prokurimeve që kanë rëndësi për punën operacionale dhe sigurinë kombëtare – përfshirë të drejtën për t’i klasifikuar si të fshehta.

Për këtë arsye, publiku në Serbi prej vitesh nuk ka qasje në informacionin se çfarë blen BIA dhe në çfarë mënyre.

“Njemi të informuar se prokurimi nuk zhvillohet sipas procedurës së paraparë me Ligjin për Prokurimin Publik, por sipas akteve nënligjore të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të Agjencisë për Siguri dhe Informim”, thuhet në tekstin e ofertës së Informatika AD, të datës 22 shtator 2015, të nënshkruar nga një përfaqësues i kompanisë.

I njëjti punonjës, emri i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it, ka nënshkruar gjithashtu një formular të veçantë ku angazhohet që të mos e bëjë të ditur identitetin e përdoruesit final – pra BIA-n – për asnjë palë tjetër në zinxhirin e furnizimit, dhe se do të kërkojë paraprakisht miratim nga BIA për çdo informacion që mund të kërkohet për përdoruesin përfundimtar.

“Një trend global i rrezikshëm”
Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë konfirmon sërish se “mjetet e fuqishme të mbikëqyrjes po blihen dhe përdoren në mënyrë tërësisht të fshehtë, pa transparencë dhe pa përgjegjësi – një trend global që jo vetëm që është i papranueshëm, por edhe i rrezikshëm dhe i dëmshëm”, thotë Alosha Ajanoviq Andelliq nga organizata EDRi (European Digital Rights).

EDRi është një rrjet evropian i organizatave që mbrojnë të drejtat digjitale të qytetarëve, si privatësia, liria e shprehjes dhe qasja në informacion. Sipas Ajanoviq Andelliq, të dhënat e reja e bëjnë situatën edhe më shqetësuese.

“Cellebrite është pjesë e një ekosistemi të softuerëve spiunues dhe si i tillë duhet të trajtohet. Kur përdoret kundër aktivistëve, gazetarëve, kundërshtarëve politikë apo migrantëve, ai shndërrohet në një mjet represioni politik”, thotë ai.

Ajanoviq Andelliq thekson se përdorimi i tillë nuk është vetëm i diskutueshëm, por përbën një shkelje të qartë të të drejtave themelore të njeriut – dhe si i tillë duhet të ndalohet./REL

Shkarkohet nga detyra prokurorja e Tiranës, Eranda Laze! Motra e Ermonela Felajt me pasuri të pajustifikuara dhe udhëtime me persona të përfshirë në krime

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokuroren e Tiranës, Eranda Laze. 

Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 811, datë 08.11.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Eranda Laze. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 29.07.2025, në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Për një ngastër toke dhuruar bashkëshortit, trupi gjykues i KPA vlerëson se Laze nuk shpjegoi bindshëm marrëdhënien e bashkëshortit me dhuruesit.

Të pamjaftueshme për masë janë gjetur dhe udhëtimet me persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, megjithëse u konstatua se tregojnë për pakujdesi.

Laze nuk arriti të provojë ligjshmërinë e burimeve për dy apartamente banimi në Tiranë, të blera për vlerën 81,284 Euro dhe të një automjeti.

Eranda Laze është motra e deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Çudia e Kodit të ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Drafti i Kodit të ri Penal ka ngjallur reagime të shumta kritikuese.

Sot atë e kundërshtoi me shumë argumente Prokurori i Përgjithshëm Olsi Çela, i cili theksoi se ajo që kemi më shumë problem janë praktikat e procedurës penale sesa me vetë Kodin penal.

Çela theksoi gjithashtu se fryma e draftit të kodit të ri penal ka një tendencë represive që rrit potencialin e kriminalizimit të individit në shoqëri, duke zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme.

Në draftin e Kodit të Ri Penal fjala ‘burg’ haset në shumë nene.

Dhe si shembull për këtë është dhe neni 424 për kontrollin teknik të mjeteve.

Në nenin e draftit të Kodit të Ri Penal thuhet se moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike apo në kundërshtim me ligjin do të konsiderohet kundërvajtje penale që dënohet me gjobë deri në dy vite burg./VoxNews

Çudia e Kodit të ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e

Thesaret e humbura të botës: 7 mistere që ende presin të zbulohen

Gjatë shekujve, dhjetëra thesare me vlerë të paçmueshme janë zhdukur pa lënë gjurmë. Nga veprat e artit deri te objektet me rëndësi kombëtare, këto pasuri të humbura kanë ngjallur kuriozitetin e historianëve, koleksionistëve dhe aventurierëve.

Disa janë vjedhur, të tjera janë zhdukur gjatë luftërave ose janë thjesht zhdukur pa asnjë shpjegim.

Dhoma e Qelibarit

Thesaret e humbura të botës: 7 mistere që ende presin të

Dhoma e Qelibarit u ndërtua në Pallatin e Katerinës në shekullin e 18-të, pranë Shën Petersburgut, Rusi. Dhoma përmbante mozaikë, pasqyra dhe ar, së bashku me panele të ndërtuara nga rreth 450 kg qelibar. Gjatë pushtimit nazist në vitin 1941, panelet dhe veprat e artit të dhomës u çmontuan dhe u çuan në Gjermani. Ato nuk janë parë që atëherë.

Diamanti Fiorentin

Thesaret e humbura të botës: 7 mistere që ende presin të

Diamanti i verdhë fiorentin 137 karatësh ka të ngjarë të ketë ardhur nga India dhe të ketë mbërritur në Evropë në fund të shekullit të 15-të. Pas rënies së Perandorisë Austriake pas Luftës së Parë Botërore, guri u çua në mërgim me Perandorin Charles I të Austrisë. Guri u vodh pas vitit 1918 dhe ndoshta u pre në diamante më të vegjël.

Poezitë e humbura të Safos

Thesaret e humbura të botës: 7 mistere që ende presin të

Poetja greke Safo, e cila jetoi në shekullin e 7-të p.e.s., ishte shumë e vlerësuar nga grekët e lashtë. E konsideruar si një nga poetet më të mira të kohës së saj, për fat të keq, pak nga poezitë e saj kanë mbijetuar.

Piktura e humbur e Rafaelit

Thesaret e humbura të botës: 7 mistere që ende presin të

Gjatë fillimit të shekullit të 16-të, piktori italian Raphael pikturoi “Portretin e një të riu” mbresëlënës, i cili besohet gjerësisht se është një autoportret. Piktura ishte në pronësi të Muzeut Czartoryski në Krakovë të Polonisë, por gjatë Luftës së Dytë Botërore nazistët e vodhën atë. Shumë historianë e konsiderojnë atë si pikturën më të rëndësishme të humbur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Trofeu Jules Rimet

Thesaret e humbura të botës: 7 mistere që ende presin të

Kupa Jules Rimet ishte trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA nga viti 1930 deri në vitin 1970. Në vitin 1970, Brazili e fitoi garën për herë të tretë dhe, sipas rregullave të FIFA-s, skuadra e parë që fitonte tre herë do të fitonte zotërimin e përhershëm të trofeut. Prandaj, ai u dërgua në Brazil. Në vitin 1983, u vodh në Rio de Zhaneiro dhe nuk është parë më që atëherë.

Thesari Rumun

Thesaret e humbura të botës: 7 mistere që ende presin të

Thesari Rumun është një koleksion objektesh me vlerë dhe rezervave të arit të qeverisë rumune, të dërguara në Rusi për ruajtje gjatë Luftës së Parë Botërore. Por këto u konfiskuan pas Revolucionit të Tetorit dhe vetëm disa nga objektet, dhe asnjë nga rezervat e arit, janë kthyer.

Honjo Masamune

Thesaret e humbura të botës: 7 mistere që ende presin të

Honjo Masamune ishte një shpatë samuraji, e krijuar nga mjeshtri i shpatave Goro Masamune midis viteve 1288 dhe 1328 të erës sonë. Shpata u transmetua gjatë shekujve, por humbi gjatë pushtimit amerikan të Japonisë në vitin 1945.

Galeria fotografike (

1 / 7

)

“Fëmijët në Gaza po vuajnë nga uria”, Trump: Unë dhe Melania jemi shumë të prekur, ajo mendon se situata është e tmerrshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump janë prekur thellësisht nga imazhet e urisë dhe të urisë që vijnë nga Gaza.

“Ajo mendon se është e tmerrshme”, tha Trump për zonjën e parë. “Dhe ajo sheh të njëjtat fotografi që shihni ju, që shohim të gjithë ne. Dhe mendoj se të gjithë, përveç nëse janë shumë zemërftohtë – ose më keq se kaq, të çmendur – nuk ka asgjë që mund të thuash përveçse është e tmerrshme kur sheh fëmijët.”

“Dhe ata janë fëmijë, e dini, pavarësisht nëse flasin për urinë apo jo, ata janë fëmijë që vuajnë nga uria”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One ndërsa udhëtonte nga Skocia për në Uashington, DC.

Komentet e Trump vijnë vetëm një ditë pasi ai njoftoi planet që Shtetet e Bashkuara të krijojnë “qendra ushqimore” në Gaza dhe pasi kundërshtoi publikisht pretendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk ka uri në enklavë.

“Ata fëmijë duken shumë të uritur”, tha Trump të martën.

Muaji gusht nis me mot të kthjellët, nuk do ta besoni, ja sa do arrijnë temperaturat në fundjavë

Reshjet e shiut që shoqëruan paraditen e kësaj të marte do të spostohen në drejtim të zonave malore, ku sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të vijojnë edhe gjatë së mërkurës.

“Masat ajrore të paqëndrueshme, që përfshinë vendin tonë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, gradualisht do të spostohen duke u pozicionuar përgjatë relieveve malore ditën e sotme, ku do të pasohen nga reshje shiu deri në orët e vona të mbrëmjes.

Ditën e nesërme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat do të jenë kryesisht të përqendruara përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

E njëjta situatë meteorologjike duket se do të mbetet edhe për ditën e fundit të muajit korrik, kur moti pritet të nisë i kthjellët, por zhvillimet e mesditës do të jenë prezente kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Vranësirat aty do të pasohen nga reshje shiu, por me intensitet të ulët,” tregon sinoptikania Besa Sherollari.

Në fundjavë moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të pësojnë rritje deri në 37 gradë

“S’kemi bërë harxhime të mëdha”, Kryemadhi në SPAK me syze sa një rrogë minimale, nuk do ta besoni sa kushtojnë

Një dalje që nuk kaloi pa u vënë re, Monika Kryemadhi e ftuar në dyert e SPAK-ut, u shfaq sot sërish përballë kamerave.

Me buzëqeshje të lehtë në fytyrë e me një palë syze dielli që sipas syrit të mprehtë të popullit shqiptar, kapin çmimin 690 euro.

SPAK vijon hetimet për një sërë çështjesh që përfshijnë shpenzimet dhe pasurinë e saj dhe të bashkëshortit, Ilir Meta.

Qytetari shkruan:

“Pershendetje JOQ, Monika Kryemadhja del nga SPAK dhe me syze 690€ thot: “skemi bere harxhime te medha, na akuzojne pa te drejte”

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, opinioni publik mbetet në pritje jo vetëm për rezultatet e SPAK, por edhe për daljet e Kryemadhit që si duket, nuk kursen aksesorët luksozë.