Rasti i rrallë në Tiranë: I riu akuzon të dashυrën se e rr. ahυ në makinë

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet.

“Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune familjare, një shifër kjo alarmante që tregon një plagë të thellë sociale në rritje”.

Sipas të dhënave, incidentet përfshijnë dhunë midis bashkëshortëve, dhunë ndaj fëmijëve, por edhe ndaj prindërve, si dhe konflikte të dhunshme mes të rinjve në marrëdhënie sentimentale.

Disa nga rastet më të pazakonta përfshijnë të reja që kanë ushtruar dhunë ndaj partnerëve të tyre, duke sfiduar perceptimet tradicionale për rolet e dhunës në marrëdhëniet intime.

Një rast i tillë u denoncua nga një i ri që deklaronte se teksa kthehej në Tiranë, në automjet është dhunuar fizikisht nga e dashura. Kjo e fundit, tashmë e shpallur në kërkim nga uniformat blu.

“Në shumë raste, janë baballarët, por edhe nënat ata që kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të tyre, ndërsa në të tjera, çiftet bashkëshortore janë përfshirë në përleshje të ndërsjella, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit”.

Në këto kushte, lëshimi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm ishte për të dyja palët, si për gruan ashtu edhe për bashkëshortin e saj. Aktualisht, policia po ndjek çdo rast të denoncuar sipas procedurave ligjore, ndërsa disa prej tyre janë referuar në prokurori për ndjekje penale. /A2

“Më go ditën në kokë”/ Incidenti i frikshëm që i rrezikoi jetën aktorit shqiptar

Një incident në skenën e teatrit i kushtoi jetën aktorit të “Portokallisë”, Emir Hoxhaj, teksa luante një rol disa vite më parë.

I ftuar në emisionin “Hipokrati”, aktori kujtoi ngjarjen kur u plagos në kokë me një shpatë të vërtetë.

“Luaja në teatër, isha në skenë dhe ka ndodhur live, më është çarë koka. Kishim një skenë me shpata të vërteta, sepse regjisori kërkonte shpata me peshë reale, që të bënin atë zhurmën e vërtetë. Ishte një skenë lufte. Isha vërtetë me fat atë ditë, sepse kisha atë kapelen që ishte si kasketë ilire.

Ajo ishte për imazh, ishte tërësisht lëkurë. Por, duke qenë se më rrinte e madhe, I fusja një dy bluza poshtë që të më rrinte mirë. Mund të them se sto bluza mund të më kenë shpëtuar jetën. Dola nga skena, por shfaqjen më pas e vijova deri në fund dhe pastaj shkova në urgjencë. Doktori më thoshte duhet të rrish gjashtë orë sepse ke marrë dëmtim në kohë. Por, unë kisha një shfaqje tjetër”.

Artisti tregoi dy episode të tjera, që e kanë detyruar t’i drejtohet ambienteve të spitalit.

“Të dyja episodet kanë ndodhur në plazh. Njëherë kur kam çarë pak kokën dhe para disa vitesh më pickoi një merimangë. Spitalet në fakt më japin energji negative”, tha ai.

Nuk do ta njihni! Egli Tako bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

Egli Tako ka surprizuar ndjekësit me një transformim tërësisht ndryshe nga imazhi i saj i zakonshëm.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania është shfaqur me një stil krejtësisht të ri, duke lënë pas pamjen elegante dhe klasike për një imazh më të guximshëm dhe modern.

Në foton më të fundit, Egli është parë me flokë të gjatë, kaçurrela dhe të ngjyrosura në një nuancë të fortë të kuqe, të stiluar me gërsheta dhe aksesorë.

Ky ndryshim drastik i pamjes ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, me shumë ndjekës që mezi e kanë njohur në pamje të parë.

Galeria fotografike (

5 / 5

)

Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon EMRIN: Ja kush e çoi në burg Rigelsin!

Pas raportimeve për arrestimin e reperit të njohur Noizy, ka reaguar menjëherë, Stresi.

Në një postim në Instagram, ai ka hedhur dritë mbi ngjarjen që ka çuar në këtë arrestim, duke zbuluar se bëhet fjalë për një incident të ndodhur verën e kaluar në një diskotekë, ku ishte përfshirë shtetasi zviceran, Medi Iseni

Stresi ka publikuar edhe imazhe të Mediut të dhunuar, duke shkruar se që nga përplasja me të, ai vetë nuk ka udhëtuar më drejt Zvicrës, nga frika se mos kishte ndonjë kallëzim ndaj tij.

Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon EMRIN: Ja kush e

Sipas tij, konflikti mes Noizyt dhe Medi Isenit ka përfunduar me dhunë fizike dhe ky i fundit ka bërë denoncim edhe në Zvicër, duke çuar në pasoja ligjore.

Kush janë Baki e Fatos Sinaj pjesë e vjedhjes me Bankersin, babë e bir zgrapën miliona euro, në skenë edhe një çerr, përlau 1.5 mln euro, pas fshihen politikanë dhe oligarkë

Pas Behar Çukajt të naftës, Leonidha dhe Artur Çobos, Idajet Ismailajt të Albstarit dhe hajdutëve kinezë, zbulohet një tjetër bashkëpunëtor i Bankers Petroleum, në vjedhjen e dhjetëra milionë eurove, përmes komtratave dhe faturave fiktive, me qëllim fryrjen e shpenzimeve, devijimin dhe kamuflimin e fitimeve, zhvatjen me rimbursimin e TVSH, pastrimin e parave etj. Në skenë del bzinesmeni Baki Sinaj, i cili ka përfituar miliona euro nga kompania mafioze me natyrë kriminale Bankers Petroleum.

Baki Sinaj është themelues dhe administrator i kompanisë Q. Sinaj, bashkë me të birin Fatos Sinaj, me objekt transportimin e materialeve të lëngshme e të ngurta, materialeve të ndërtimit, materialeve industriale dhe ushqimore etj., me zyra qëndrore në Zharëz të Fierit.

Kompania e Baki dhe Fatos Sinajt është një nga subjektet e kontraktuara nga Bankers për kryerjen e shërbimeve të transportit. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit dhe një raporti auditues, Bankers ka bashkëpunuar me firmën Q. Sinaj me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Q. Sinaj 2.4 milionë euro.

Ka dyshime të forta se një pjesë të parave që Baki dhe Fatos Sinaj përlanin nga Bankers i kapitalizonin në kompaninë e tyre. Dokumentet tregojnë se Baki dhe Fatos Sinaj kanë rritur kapitalin e kompanisë pas vitit 2011, ndërsa befas e kanë ulur ndjeshëm pas vitit 2019.

Në vitin 2020, Baki Sinaj ia ka dhuruar aksionet e tij të kompanisë nipit Qemal Sinaj, asokohe 20 vjeç. Aktualisht pronarë të kompanisë që rezulton pjesë zhvatjes së pasurisë nëntokësore të shqiptarëve janë Fatos dhe Qemal Sinaj, babë e bir. Baki Sinaj rezulton administrator.

Pjesë e të njëjtës skemë është edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, një nga ‘starët’ e pastrimit të parave, vjedhjes me tendera dhe ndërtimit në zona të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit 2011, kompania e Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.

Pjesë e vjedhjes rezulton edhe ‘mamuthi’ i naftës Behar Çukaj me kompaninë e tij me natyrë mafioze Bolv Oil, përfitues edhe i dhjetëra milionë euro para publike. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Bolv Oil mbi 10 milionë euro.

Paratë e paligjshme që ka përfituar nga skema zhvatëse e Bankers, Behar Çukaj rezulton se i ka pastruar në ndërtim, mbi prona të grabitura. ‘Tano Karidi’ i Bankersit është padyshim Leonidha Çobo, i një personazh i strukturuar në nivelet e bosëve të mafies.

Hetimet kanë treguar se Çobo ka vjedhur me fatura fiktive mbi 100 milionë euro, në bashkëpunim me hajdutët kinezë të Bankers. 100 milionë euro është një shifër e frikshme për realitetin shqiptar, por është modeste për ‘gropën zhvatëse’ të Bankerit, kompani e cila ka përfituar të paktën 5.5 miliardë euro.

Të lartpërmendurit janë vetëm maja e ajsbergut. Nuk mund të realizohet vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë pa implikimin e kokave të politikës dhe oligarkët. Nëse SPAK do të ketë vullnet të marrë në dorë këtë dosje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fijet e vjedhjes së 5.5 miliardë euro, të çojnë vetëm lart dhe në disa drejtime.

Prapaskena ka indicie të forta se paratë e vjedhura janë shndërruar në vila, resorte, biznese, kulla dhe luks për disa pushtetarë, ish pushtetarë të lartë dhe oligarkë. SPAK mjafton të hetojë një fakt. Vetëm në një rast, Bankers i ka kaluar 1.5 milionë euro shtetasit Denis Alimehmeti, ndërsa ky i fundit ia ka kaluar paratë çerrit Klard Flaga, i cili më pas i qarkullonte paratë me kompani fantazmë dhe në offshore, duke përfunduar në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.

Nga këqyrja e lëvizjeve financiare, rezultojnë pagesa nga kompanitë fantazmë të Klard Flagës drejt llogarive të djalit të Ridvan Bodes. Çerri Flaga, që i ngarkuan 1.5 milionë euro në kurriz, është vetëm një nga rastet. SPAK të mos merret me kanale, keca, arka peshku dhe brekë, por të fokusohet tek vjedhja më e madhe në histori. Vijon me emra befasues!

Bilanci

Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa. Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së.

Zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë është disa herë më e madhe, duke përfshirë kontrabandën e naftës, ndotjet dhe shkatërrimin e nëntokës së Shqipërisë përmes shpërthimeve me fuqi të madhe, të palejuara dhe me pasoja shkatërrimtare, me qëllim maksimalizimin e nxjerrjes së naftës. Eskpertët e konsiderojnë vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar.

Të gjitha të dhënat flasin për një organizatë kriminale. Krerët e organizatës nuk kanë vjedhur vetëm, por në bashkëpunim me ‘ustallarët’ shqiptarë dhe të huaj, gjithnjë në koordinim të heshtur me qeveritë./ Prapaskena

Çfarë u zbulua së FUNDMI pas shumë shekujsh në fund të detit…

Anija e famshme e humbur e Kapiten James Cook, HMS Endeavour, është rizbuluar në brigjet e Rhode Island, duke i dhënë fund një misteri detar që ka zgjatur për 250 vjet. Vendi i dyshuar i pushimit të fundit të anijes ikonike u detajua në një raport të kohëve të fundit nga Muzeu Kombëtar Detar Australian, i cili kishte qenë në kërkim të anijes së humbur që nga viti 1999. “Ky raport përfundimtar është kulmi i 25 viteve studimi të detajuar dhe të përpiktë arkeologjik mbi këtë anije të rëndësishme”-tha drejtori i muzeut Daryl Karp për dokumentin, të cilin ai e përshkroi si “deklaratën përfundimtare” mbi projektin. “Ai ka përfshirë hetime nënujore në SHBA dhe kërkime të gjera në institucione anembanë globit.”

Gjatë ekspeditës së parë të eksploruesit britanik, midis viteve 1768 dhe 1771, anija Endeavour rrethoi globin dhe u bë anija e parë evropiane që zbarkoi në Australinë lindore dhe që lundroi rreth Zelandës së Re. Anija legjendare ra në errësirë ​​menjëherë pas kësaj. Ajo u ripërdor si një anije transporti për trupat britanike. Endeavour iu shit më pas kompanisë së transportit detar Mather & Co, përpara se të ripajisej dhe të riemërohej Lord Sandwich në vitin 1775, kur u bë pjesë e flotës britanike gjatë Luftës Revolucionare.

Endeavour u fundos më në fund pranë brigjeve të SHBA-së në vitin 1778. Mbetjet e fundosura qëndruan në fund të oqeanit për 2 shekuj e gjysmë derisa ekspertët zyrtarisht e krahasuan anijen me një anije të mbytur të quajtur RI 2394, e cila ndodhej në Newport Harbor, Rhode Island. Studiuesit ishin në gjendje të konfirmonin se ishte me të vërtetë anija e humbur e Cook duke krahasuar rrënojat me planet historike të anijes, duke zbuluar se vendosja e disa trarëve ishte një faktor vendimtar për vendndodhjen e direkëve të saj kryesorë dhe të përparmë në skicë.

Ndërkohë, matjet e anijes së rrënuar përputheshin me ato të marra gjatë një studimi të Endeavour në vitin 1768. “Madhësia e të gjitha skajeve prej druri është pothuajse identike me Endeavour, dhe po flas brenda milimetrave; jo inçëve, por milimetrave”-deklaroi arkeologu i Muzeut Kombëtar Detar Australian, Kieran Hosty. “Shalli i kërcellit është identik, absolutisht identik.” Ai shtoi, “Ky shall me kërcell është gjithashtu një veçori shumë unike, ne kemi shqyrtuar një mori planesh anijesh të shekullit të 18-të dhe nuk mund të gjejmë asgjë tjetër të ngjashme.”

Ky zbulim ishte në përputhje me raportet se Endeavour u riparua në vitin 1776. Pavarësisht të ashtuquajturës “shumë prova”, ANMM ka marrë disa reagime negative mbi zbulimin e supozuar. Kur muzeu publikoi gjetjet e tij paraprake në vitin 2022, partnerët e tij të kërkimit në Projektin e Arkeologjisë Detare të Rhode Island e hodhën poshtë pretendimin, duke deklaruar se po e ndiqnin projektin dhe se kërkimi ishte “i parakohshëm” dhe një “shkelje e kontratës”.

ANMM pranoi “analizën e shkëlqyer historike dhe regjistrimin e detajuar të artefakteve” të RIMAP në një deklaratë, duke shtuar se ndërsa organizata e tyre kërkimore “vazhdon të pranojë që RI 2394 mund të jetë Endeavour”, ata “nuk po përjashtojnë vende të tjera kandidate për anije të mbytura”. Megjithatë, arkeologu i ANMM-së, James Hunter, pohon se ka kritere të mjaftueshme për të konfirmuar identitetin e anijes. Ai theksoi se Endeavour u “mbyt qëllimisht”, që do të thotë se shanset për “gjetjen e artefakteve që do të siguronin një identifikim të menjëhershëm, siç është një zile, ishin shumë të pamundura”.

Edhe pse anija u fundos qëllimisht, zbulimi i saj mbetet një arritje e jashtëzakonshme për arkeologjinë detare. Studiuesit tani përballen me sfidën e ruajtjes së asaj që ka mbetur nga kjo anije historike, një detyrë që do të kërkojë studime të vazhdueshme dhe përpjekje për ruajtje. Ndërsa ata vazhdojnë punën e tyre, identifikimi i Endeavour është një kujtesë prekëse e rëndësisë së qëndrueshme të anijes dhe mistereve që ende presin të zbulohen nën sipërfaqen e oqeanit.

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

Është dëgjuar shumë për çiftet, ndarjet dhe pushimet verore. Duket se mes këtyre tre elementeve ekziston një hallkë e përbashkët lidhëse.

Sepse është verë dhe ne marrim vendime më lehtë në momentet e shkujdesjes? Sepse në muajt e verës kemi një emocion dhe dëshirë për të eksperimentuar më shumë në marrëdhëniet dhe romancën tonë dhe për të takuar njerëz të rinj?

Përqindjet e ndarjeve në çift, gjatë pushimeve

Të gjitha këto mund të luajnë një rol, por një anketë specifike nga VacationRenter ka përgjigjet. Sipas të dhënave, një përqindje prej 17% e çifteve përfunduan një udhëtim herët për shkak të ndonjë grindjeje.

Dhe jo vetëm kaq. Rreth 1 në 5 çifte pranuan se u ndanë si rezultat i pushimeve të tyre së bashku. Domethënë, nëse nuk do të kishin shkuar, mund të qëndronin bashkë.
Më në fund dhe më tronditëse për mendimin tim, çiftet që organizuan një ‘arratisje’ romantike kishin gati 8 herë më shumë gjasa të ndaheshin gjatë udhëtimit sesa ata që zgjodhën të bënin një pushim më spontan.

Mësimet dhe morali i këtij artikulli do t’i mësoni vetë. Megjithatë, për të mos ju trembur, kjo nuk do të thotë se do të stresoheni në rast se vendosni të shkoni për pushime me partnerin. Përkundrazi, pushimet e përbashkëta, e lëre më pushimet verore, janë një “provë” për marrëdhëniet. Koha e përbashkët, gjumi dhe aktivitetet do të shfaqen më mirë nëse jeni të pajtueshëm, nëse jeni dakord ose nëse, në fund të fundit, nuk e mërzitni njëri-tjetrin.

DASH mohon vizitën në Tiranë të Sekretarit të Shtetit, përgënjeshtrohet ambasadori Bushati pas selfies për festën e…

Një përgënjeshtrim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka nxjerrë zbuluar ambasadorin shqiptar në SHBA, Ervin Bushati, pas deklaratës së tij publike gjatë festimeve të 4 Korrikut, ku tha se Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte pranuar ftesën për të vizituar Tiranën “së shpejti”. Me një selfie entuziaste në fundjavë, Bushati tentoi të prodhonte një imazh të rremë diplomatik në kohë të trazuara për qeverinë Rama. Por DASH e ka bërë të qartë: nuk ekziston asnjë plan udhëtimi i Rubio-s drejt Shqipërisë. Gazetari Robert Papa, i cili kontaktoi direkt me zyrtarët e DASH-it, publikoi deklaratën zyrtare ku thuhej shkoqur se “Sekretari Rubio nuk ka asnjë vizitë të planifikuar për në Tiranë”. Sipas Papës vizita nuk figuron në axhendën diplomatike të Rubio-s për të paktën një vit. “Rubio nuk shkon në Shqipëri, nuk do të vizitojë Tiranën, nuk ka asnjë plan udhëtimi. Zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit. “Nuk kemi asnjë plan udhëtimi të zotit Rubio”.

Nuk kam ndonjë gjë personale me ambasadorin e Shqipërisë, i cili rrjedh nga një familje me kulturë, por natyrisht që ka ndodhur dhe me të tjerë. Rama e përdor këtë në një kohë kur Rubio nuk ka njohur zgjedhjet, në një kohë kur Rubio ka 100 e ca probleme, sepse një gjyqtar federal ka pezulluar përkohësisht ristrukturimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku ai kërkon të shkrijë 300 byro, zyra dhe të largojë rreth 20% të diplomatëve. Del ajo ftesa për një vizitë në Shqipëri. Nuk funksionon kështu. Departamenti i Shtetit ka axhendën e vet. Rubio mund të shkojë në Ballkan. Rubio mund të shkojë dhe në Serbi, mund të shkojë në Kroaci, mund të zbresë dhe në Tiranë.

Po në axhendën e tij, të paktën për një vit, kjo nuk ndodh, është zyrtare. Përse bini pre e një propagande idiotësh? Më ndjen keq, por dhe më vjen dhe mirë, se tregon një realitet. Jua kam thënë, Trump ka marrë një ftesë nga Rama dikur në sallonet e NATO-s, ku tha që e ftova për Shqipërinë dhe ju e dini se sa herë ka ardhur Trumpi në Shqipëri prej Ramës, me dhjetëra besoj. Ramiz Alia ka ftuar Presidentin Bush kur James Baker vinte në Tiranë dhe Bushi nuk erdhi. Amerikanët kanë pasur interesa ndaj Shqipërisë, edhe kanë. Për çastin, politika e jashtme amerikane ndryshon. Nuk është si ajo e mëparshmja. E kam thënë që Trump është xheksonian. Pra, më mirë me armiqtë, më keq me miqtë.

Ne jemi miq të Amerikës si popull, se si qeveri, nuk e di. Nuk e di a e di ambasadori i Ramës që kryeministri ka dy herë që nuk shkon te festa e Amerikës, 4 korrikut. Nuk pashë që Rama të shkruante ndonjë status të uronte pavarësinë e këtij shteti të madh. Rastësi? Rama kujton se Amerika është vetëm e Soros, e LGBT-ve, e antifamiljes, e antikombit, e antitraditave. Amerika është më e madhe, sidomos kjo Amerikë nën Presidentin Trump, po i jep rëndësi familjes, atdheut, kombit. Amerika mbi të gjitha. Trumpi nuk i ka harruar ata që e kanë sharë, që e kanë përbuzur, duke filluar nga JD Vance që i ka thënë dhe Hitler, nga Little Marco dikur apo dhe nga i madhi ynë global që tha fundi i qytetërimit. Trump nuk harron. Më vjen keq, Rubio nuk vjen në Tiranë”, tha Robert Papa.

Qoka

Deklarata e DASH që mohon vizitën e Sekretarit Marco Rubio në Tiranë është më shumë se një përgënjeshtrim diplomatik. Është një shuplakë e hapur ndaj një regjimi që ka ndërtuar iluzione për lidhje të privilegjuara me SHBA-në, ndërkohë që realiteti në Uashington është krejt tjetër. Në një Amerikë ku Soros shihet si simbol i destabilitetit global dhe anti-vlerave tradicionale, një kryeministër që e ka përqafuar publikisht këtë bosht, është automatikisht i padëshiruar. Rubio nuk planifikon “qoka” për Edi Ramën.

Nuk ka vizita. Nuk ka takime. Nuk ka përqafime diplomatike. Ka heshtje, injorim dhe refuzim. E gjitha kjo ndodh sepse qeveria shqiptare nuk përfaqëson më një partner të besueshëm në sytë e administratës Trump. Jo për shkak të popullit shqiptar, por për shkak të një individi që zgjodhi të jetë shërbëtor i interesave të Soros-it, në vend që të jetë përfaqësues i vlerave kombëtare. Ndaj, përtej çdo fotografie festive apo deklarate boshe në Tiranë, realiteti është ky: dera e Amerikës është mbyllur për Edi Ramën. Dhe çelësi nuk është më në duart e Sorosit.

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto)

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për bashkëpunim artistik dhe afërsi miqësore, por fotot e publikuara nga “Lokimagazine” disa ditë më parë treguan të kundërtën.

Në foto, Ledri dhe Xhensila u shfaqën shumë të afërt fizikisht, me duart e Ledrit të vendosura mbi trupin e Xhensilës, duke shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje romantike. Kjo mjaftoi që rrjeti ta merrte si një “konfirmim të heshtur” të një romance mes tyre.

Ndërkohë, Ledri Vula ka publikuar në InstaStory projektin e ri muzikor të Xhensilës, duke e shoqëruar me komentin: “Hala ma nxet u bo vera”, një shprehje provokuese që shumë ndjekës e lexuan si një tjetër shenjë e afrimitetit të tyre. Pak minuta më pas, reperi postoi edhe një foto me muskujt në fokus. Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi natyrën e raportit, por sjelljet e fundit në rrjet duket se po flasin vetë.

Luksi në rrjetet sociale fundos pushtetarët, SPAK po i ndjek përmes TikTok-ut dhe Instagramit, ja si po zbulohen…

Një operacion i padukshëm, por i fuqishëm po zhvillohet në heshtje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila tashmë ka kthyer rrjetet sociale në një armë të re për të goditur pasuritë e fshehura të zyrtarëve dhe njerëzve të lidhur me krimin e organizuar. Në pamje të parë, duket si një “story” i thjeshtë, por për hetuesit financiarë është një provë potenciale që mund të çojë në sekuestrime miliona eurosh. Postimet në TikTok, Instagram, blogje apo videot në YouTube janë kthyer në miniera informacioni. SPAK, përmes një udhëzimi zyrtar, ka ngritur një sistem të tërë survejimi digjital që monitoron stilin e jetesës, miqtë, pasuritë, udhëtimet dhe çdo element luksi të afishuar online nga të dyshuarit dhe rrethi i tyre i afërt. Në vitin e fundit janë sekuestruar 65 milionë euro pasuri të paligjshme, ndërsa 36.7 milionë euro janë konfiskuar përfundimisht nga shteti. Automjete të shtrenjta, prona luksoze, investime në ndërtim, kriptovaluta dhe flori janë disa nga asetet e kapura nga hetuesit që ndjekin gjurmët aty ku dikur askush nuk kërkonte, sikundër janë rrjetet sociale.

Hetimi financiar zhvillohet paralelisht me hetimin penal, ndërsa familjarët tashmë kanë barrën e provës për të justifikuar çdo pasuri. Ligji anti-mafia nuk lë hapësira për të fshehur asnjë gjurmë të parasë së pistë. Pushtetarët e korruptuar janë duke u fundosur nga arroganca dhe narcizizmi i ekspozimit online. Pra në këtë realitet të ri, SPAK nuk po troket më nëpër dyer, por po hyn nga ekrani dhe po godet fort, ku një “like” mund të kushtojë më shumë se çdo provë në gjyq, çka paralajmëron se është fillimi i fundit të një perandorie të ndërtuar me para të pista. Thën troc kjo skemë e palëkura nga Prokruoria e Posaçme për të goditur pushtetarët e përfshirë në afera, tregon qartë se në Shqipërinë e re, nuk je më i fuqishëm nga ajo që fsheh, por i rrezikuar nga ajo që poston.

Detajet

Konkretisht ka qenë “Top Channel”, i cili ka zbuluar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po vëzhgon online stilin e jetesës së të dyshuarve që ka nën hetim, por edhe të rrethit më të ngushtë të tyre. Ky “Big Brother” po aplikohet sipas këtij udhëzimi që TCH e disponon, ku hetuesit financiarë orientohen dhe si ti zbulojnë pasuritë e pajustifikuara të personave nën hetim për krim të organizuar dhe korrupsion. Dhe si një nga metodat e gjurmimit të pasurive janë jo vetëm data bazat shtetërore, por edhe burimet e hapura. Konkretisht këqyrja e vëzhgimi i llogarive sociale, postimet në blogje, komentet në formime, galeritë e fotografive në internet, videot e postuara në YouTube. Këto burime, përmendet në udhëzimin, përdoren veçanërisht për të përcaktuar rrethin e miqve dhe interesave që është subjekt i analizës, stilin e jetesës së tij, vendet e argëtimit dhe rekreacionit, pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe automjetet që përdoren në të vërtetë.

Zyrtarisht pranohet se vetëm vitin e kaluar SPAK sekuestroi 65 milionë eurove asete e llogari të krimit nga të cilat 36.7 milionë euro i kanë kaluar nën pronësi shtetit me vendime që është vulosur konfiskimi i tyre. Çështjet e sekuestrove preventive shqyrtohen në Gjykatën e Posaçme në Tiranë me dyer të mbyllura. Zyrtarisht në udhëzim pranohet se njëherazi me hetimin penal ndaj shtetasve, kryhet paralelisht edhe hetim financiar ose pasuror. Që do të thotë se kushdo që përfshihet nën hetimet e SPAK i nënshtrohet profilit financiar, i cili ndërtohet nga prokurori duke analizuar pasuritë e tij dhe stili i jetesës. Por avokatët pretendojnë se ligji anti-mafia që finalizohet me kërkesat për sekuestro preventive, i ka futur në vështirësi familjarët e personave nën hetim të cilët kanë barrën e provës. SPAK thotë se krimi vazhdon ti investojë paratë e pista në apartamente, ndërtim, ullishta, njësi tregtare, automjete luksoze, ora të shtrenjta, flori, por edhe kriptovalutë.