“Fe rri afrikan” mbërthen Shqipërinë/ Meteorologia Porja paralajmëron: Nga e mërkura pritet…

Valët e të nxehtit afrikan kanë përfshirë Shqipërinë ditët e fundit, duke çuar temperaturat deri në 41°C në disa zona, kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Moti përvëlues ka krijuar vështirësi në lëvizje dhe ka shtuar rrezikun për probleme shëndetësore tek të moshuarit dhe fëmijët.

Por sipas meteorologes Lajda Porja nga MeteoAlb, kjo situatë pritet të ndryshojë. Ajo deklaroi për Vila24 se duke filluar nga dita e mërkurë do të ketë një ulje graduale të temperaturave, falë depërtimit të masave ajrore më të freskëta nga veriperëndimi i Europës.

Edhe pse pritet freskim, temperaturat mbeten verore, ndërsa netët dhe mëngjeset do të ndihen më të freskëta duke sjellë lehtësim nga kjo vapë ekstreme që ka përfshirë vendin.

Ngjarja tron ditëse në familje/ Babai a▪︎υzoi me vajzën, familja e së miturës bën apel për ndihmë ekonomike…

Pas ngjarjes tronditëse në fshatin Sheqisht të Fierit, ku babai akuzohet për abuzim të rëndë seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare, familja është përballë një situate të rëndë sociale dhe ekonomike.

Sipas tij, pas arrestimit të të atit, fëmijët kanë mbetur të pastrehë e të pangrënë, ndërsa ndihma prej 200 mijë lekësh të reja nga bashkia dhe mbulimi i qerasë për një banesë që ende nuk është siguruar, nuk mjaftojnë për të përballuar nevojat bazë.

Xhemal Ruko, gjyshi i 7 fëmijëve dhe babai i Juelës, nënës së tyre ,shprehet i shokuar dhe i pafuqishëm përballë kësaj tragjedie. Ai apelon për ndihmë nga institucionet shtetërore, por edhe nga bizneset që kanë mundësi të kontribuojnë.

“Juela nuk ka mundësi të punojë, se më i vogli nga fëmijët është vetëm një vjeç. Jemi në një gjendje shumë të vështirë. Kërkojmë ndihmë nga kushdo që mundet.”, shprehet ai.

Ruko ka bërë të ditur se nuk ka ende asnjë kontakt me mbesën e abuzuar, e cila ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë. Ai pohon se nuk ka qenë në dijeni të situatës dhe, po të kishte ditur më parë, do të kishte vepruar ndryshe.

“Nuk e dija fare çfarë po ndodhte. Po ta dija, nuk do e lija kështu”, theksoi ai.

Ndërkohë, nëna e 7 fëmijëve endet rrugëve të Fierit me 6 fëmijët e tjerë, pa ushqim dhe pa strehë. Jashtë kamerave, Juela tregon se shërbimi social i bashkisë nuk e ka kontaktuar ende për të parë nga afër gjendjen e familjes.

Në ndihmë të kësaj familjeje kanë qenë gazetarët fierakë, të cilët kanë reaguar të parët duke ofruar pako ushqimore, ndërsa një biznes lokal i është bashkuar thirrjes për ndihmë

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.6 lekë.

Euro, blihet me 97.4 lekë dhe shitet 98.2 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 112.4 lekë dhe shitet me 113.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.6 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Tentoi të grabiste një banesë, që lΙohet me ρΙυ mba pas shpine 44-vjeçari! Kush është i ρΙagosuri me precedentë, ja si është gjendja e tij

Një 44-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm (7 Korrik) pasi tentoi të grabiste një banesë në fshatin Markat të Konispolit.

Raportohet se 44-vjeçari Saimir Haxhi është qëlluar me çifte në pjesën e pasme të trupit.

Sipas burimeve, dyshohet se ai kishte tentuar të grabiste në një shtëpi të zonës.

Saimir Haxhiu, person me precedentë penalë, u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua për ndihmë më të specializuar në spitalin e Vlorës.

E rëndë/ Foshnja ndërron jetë gjatë lindjes

Tragjedi në Gjakovë: Foshnja humb jetën gjatë lindjes, nis hetimi nga autoritetet

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është shënuar të shtunën, më 6 korrik 2025, në qytetin e Gjakovës, ku një foshnjë ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:30 në një institucion shëndetësor të këtij qyteti, duke lënë të pikëlluar familjen dhe komunitetin lokal.

Sipas informatave zyrtare të konfirmuara nga Policia e Kosovës, menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë relevante hetimore, të cilat kanë nisur menjëherë procedurat për ndriçimin e rastit. Po ashtu, është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore, i cili po mbikëqyr zhvillimin e hetimeve.

Në këtë fazë, rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet janë duke analizuar të gjitha rrethanat dhe veprimet mjekësore të ndërmarra para dhe gjatë lindjes, për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë apo shkelje të protokolleve mjekësore.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku pritet të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe shqetësim të madh në opinionin publik, ndërsa familjarët e foshnjës janë në gjendje të rënduar emocionale.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë durim dhe të presin përfundimin e hetimeve zyrtare, për të mos nxjerrë përfundime të parakohshme lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Hetimet janë në vijim, dhe çdo informacion shtesë pritet të bëhet publik nga organet kompetente në ditët në vijim.

“K▪︎ ime të rënda dhe të dh▪︎nshme”, detaje nga arrestimi i Noizy-t në Zvicër

Reperi Noizy është arrestuar në Zvicër pasi kishte zbritur në aeroportin e Cyrihut me qëllimin për të performuar në një klub të njohur nate.

Mediat zvicerane shkruajnë se arrestimi i tij u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme.

Gjithashtu raportohet se klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga interneti.

Reperi u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor për përfshirje në një sherr në një diskotekë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht ndërsa në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje.

Sot Gert Bogdani do festonte ditëlindjen, postimi PREKËS i Edlira Çepanit

Edlira Çepani ka emocionuar ndjekësit në “Instagram” me një postim prekës kushtuar bashkëshortit të saj të ndjerë, Gert Bogdani, i cili do të festonte ditëlindjes sot, më 7 korrik.

Ajo ndau një kujtim nga 7 korriku i vitit 2024, duke shprehur dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen.

“Bota bëhet një vend më i mirë sa herë që buzëqesh ti. Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë”, shkruante Edlira, në postimin e saj një vit më parë.

Ndërkohë kësaj fotoje, Çepani i shton edhe një mesazh emocional, duke falënderuar Gertin që erdhi në këtë botë dhe e bëri më të bukur jetën e saj dhe të të tjerëve.

Edlira u bën thirrje ndjekësve të festojnë jetën dhe njerëzit e dashur për sa kohë i kanë pranë.

“Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë! Sepse një ditë do të mbeten vetëm kujtimet e gjithë këtyre gjërave”.

“Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”/ Rama i bërtet qytetares në mes të qytetit të Vlorës (Video)

Një situatë e tensionuar ka ndodhur sot gjatë një vizite të paparalajmëruar të Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës. Gjatë një ecjeje në ambientet publike pranë Bashkisë së qytetit, Rama u përball me një qytetare që po e ndiqte nga pas, çka e bëri atë të reagojë me tone të ashpra.

“Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”, shprehet Rama.

https://www.youtube.com/channel/UChR-A__NS_C5kHDWj3PeAhw

Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK: S’më intereson më Ilir Meta, udhëtova në SHBA për ditëlindjen e vajzës

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ajo dha një deklaratë për mediat, ku sqaroi disa prej çështjeve që lidhen me udhëtimet dhe hetimet ndaj saj.

Kryemadhi konfirmoi se kohët e fundit ka qenë në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Las Vegas dhe Los Anxheles, së bashku me kushërinjtë e saj, mes tyre këngëtarja Bebe Rexha dhe Adrian Shatku. Ajo theksoi se udhëtimi ishte për të festuar 10-vjetorin e vajzës së saj dhe ishte shoqëruar edhe nga disa mikesha.

Në lidhje me akuzat për shpenzime marramendëse në SHBA, përfshirë pretendimin për mbi 200 mijë dollarë të shpenzuara për veshje, Kryemadhi i hodhi poshtë këto si “thashetheme të shpërndara nga Tedi Blushi”, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, të cilin e akuzoi se “merr direktiva nga SPAK”.

E pyetur për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit, Kryemadhi tha se nuk ka më asnjë interes për atë që ai mendon, thotë apo bën. Sipas saj, Meta informohet vetëm për ato çështje që i interesojnë rrethit të tij të ngushtë.

“Jam shumë e qetë në ndërgjegjen time për gjërat që kam bërë, bëj dhe do të bëj. Nëse kam bërë ndonjë gabim, hajde ta diskutojmë”, deklaroi Kryemadhi.