Edi Rama reagon sërish ndaj deputetit britanik: Mos i ktheni shqiptarët në kurban të propagandës pas Brexit-it

Kryeministri Edi Rama ka reagon sërish ndaj deputetit britanik, Nigel Farage, duke i kërkuar të mos i kthejë shqiptarët në kurban të propagandës pas Brexit-it.

REAGIMI I RAMES

Nigel, Nigel, Nigel… Nga “një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë”, pretendimi juaj tani është shndërruar në: “Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…” Vërtet?! Nuk e dini?

Dhe kjo vjen pasi thoni se i keni kontrolluar dy herë shifrat? Unë tashmë ju drejtova te të dhënat e vetë The Telegraph (me bujari, mund të shtoj) duke zgjedhur referencën tuaj, megjithëse një referencë vetëkontradiktore. Por dukeni të vendosur të vazhdoni në gabim.

Pra, më lejoni t’ju ndihmoj me sqarime të mëtejshme. Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph.

Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj, “analiza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare”. Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000. Në realitet, z. Nigel Farage

E di çfarë? Shifra është mbi 300,000, vëlla! Këta janë njerëz që mësojnë fëmijët tuaj, që ndërtojnë shtëpitë tuaja, që kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj. Ata nuk janë mish për dhëmbët e propagandës së shpëlarjes së trurit pas Brexit-it. Ata janë pjesë e strukturës së gjallë dhe që merr frymë e shoqërisë suaj.

Edhe pa kontrolluar moshën, gjininë apo statusin socioekonomik, raportet tuaja bien. As një në pesëdhjetë. Dhe sigurisht jo një në tre ose katër. Këto nuk janë statistika, janë taktika frikësimi të maskuara si të dhëna.

Pra, më lejoni t’ju pyes qartë: pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar, pa zvarritur në baltë një komunitet të tërë njerëzish të shkëlqyer dhe punëtorë që i shërbejnë atdheut tënd me dinjitet sikur të ishte i tyri? Britania është tashmë e madhe dhe jo më pak për shkak të diversitetit, qëndrueshmërisë dhe forcës së saj shumëkulturore. Një komb në stres politik post-traumatik nuk ka nevojë për kurbane.

Nuk ka nevojë për goditje të kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve. Shpresoj sinqerisht që vizita juaj e ardhshme në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve – në frymën e traditës së madhe liberale për të cilën vendi juaj ka qëndruar prej kohësh.Pres me padurim t’ju mirëpres në vendin tonë të bukur si mysafir nderi. Por, përpara se të arrini për të shijuar diellin e vërtetë dhe mikpritjen e sinqertë, a mund të biem dakord të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja pas së vërtetës? Le të caktojmë datën.

“Mezi pres ta festojmë hapjen e kapitulli të fundit”, Marta Kos “krenohet” para liderëve të Ballkanit me arritjet e Shqipërisë

Paraditen e kësaj të marte, në Shkup, është duke u zhvilluar takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, dedikuar Planit të Rritjes për rajonin. E pranishme në këtë tryezë ka qenë edhe komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos e cila ka folur lidhur me fatin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Duke theksuar që uniteti është i rëndësishëm dhe të gjithë së bashku duhet të kujdesen për njëri-tjetrin, Kos vuri “pikat” mbi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, ajo nuk la pa përmendur edhe Shqipërinë, e cila sipas komisioneres ka bërë progres të madh në rrugën drejt BE-së dhe se në vetëm gjashtë muajt e fundit ka hapur tre kapituj.

“Askush nuk do të kujdeset për të ardhmen tonë më shumë se ne. Duhet të përforcojmë konkurrencën tonë, të mbrojmë demokracinë dhe të marrim sigurinë në duart tonë. gjithashtu duhet të merren hapat e fundit në unifikimin e Evropës që do të thotë zgjerim, përforcim dhe bashkim në vlerat dhe parimet e përbashkëta. Kur jemi solidarë jemi më të fuqishëm, nëse punojmë siç duhet në procesin e bashkimit mund ta bashkojmë Evropën dhe Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor.

Ka konsensus për zgjerim në të ardhmen, keni rastin që duhet ta shfrytëzoni. Shqipëria ka hapur tre kapitur në 6 muajt e fundit. Nëse vazhdojmë kështu do të mund të hapim të gjithë kapitujt këtë vit dhe mezi pres ta festoj hapjen e kapitullit të fundit”, tha ajo.

Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, po zhvillohet në Shkup, Maqedoni, me një axhendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

I pranishëm në këtë takim është dhe kryeministri Edi Rama i cili u prit nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, kreu i qeverisë u shpreh optimist, duke thënë me plot bindje që vendi ynë është shumë më afër ëndrrës europiane.

“Vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit, ku nuk kemi qenë më afër realizimti të një aspirate shumë shekullore do thoja dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në kë të drejtim. Jemi shumë afër, nuk kemi qenë asnjë herë më afër dhe besoj shumë që ne do ti përmbushim detyrimet tona siç dhe kemi afatet me KE dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht”, tha Rama.

Dyshohet se ab ύzoi se k▪︎υα|isht me υα jzën 12-vjeçe, kush është 36-vjeçari i arrestuar

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Sheqishtë të Patosit, ku Policia ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur të moshës 12-vjeçare.

Shtetasi i arrestuar është, Zamir Meta, personi që shihni në foton e mësipërme.

Nëna e vajzës, 30 vjeç, ka deklaruar për mediat se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe kishte shkuar te fqinjët, pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga babai. Ajo shtoi se vajza kishte qenë e abuzuar sistematikisht që nga mosha 5-vjeçare dhe kishte shfaqur sjellje agresive, por nuk kishte treguar më parë për ngjarjen.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Detaje shokυ ese! Babai ρranon se ka ab▪︎z υar me υ. αjzën e tij të mi tυr: ‘Ndodhi vetëm një herë’. E vogla: Ka ndodhur që kur isha 5 vjeç

FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Patos të Fierit, ku një 36-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

Ngjarjen e ka denoncuar vetë 12-vjeçarja në polici ku në praninë e psikologes ka thënë se është përdhunuar nga i ati që kur ishte 5 vjeç. Pas arrestimit, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm një herë.

Lidhur me ngjarjen ka folur dhe nëna e të miturës, ku ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar në polici. Ajo ka treguar se aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e abuzimit seksual “Lilium”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

I humbur prej 21 ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit në Malësi të Madhe! Vendosin 50 mijë euro shpërblim

Prej 21 ditësh, shtetasi Lekë Ndreshaj, 78 vjeç, është zhdukur në rrethana misterioze në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe.

I moshuari kishte shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni mortore aty, është ndjerë keq, dhe që nga ai moment nuk ka më asnjë gjurmë të tij.

I biri ka vënë në dispozicion shumën prej 50 mijë eurosh për këdo që e gjen babanë e tij.

I moshuari kishte shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni mortore aty, është ndjerë keq, dhe që nga ai moment nuk ka më asnjë gjurmë të tij.

I biri ka vënë në dispozicion shumën prej 50 mijë eurosh për këdo që e gjen babanë e tij.

Ndërkohë, pas kërkimeve gjatë gjithë këtyre ditëve pa rezultat, familja i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit Rama për ndihmë.

Njoftimi i plotë i familjarëve:

Tiranë, 30 Qershor 2025, Drejtuar: Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Lënda: Kërkesë urgjente për ndihmë shtetërore dhe mobilizim për gjetjen e qytetarit Lekë Ndreshaj

I nderuar Z. Kryeministër, Unë, Gëzim Lekë Ndreshaj, banues në Bruksel dhe biri i z. Lekë Ndreshaj, i drejtohem me këtë thirrje publike dhe urgjente për ndihmën tuaj në gjetjen e babait tim, i cili është zhdukur që prej datës 9 qershor 2025 në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni mortore të dajës tim.

Që nga ajo ditë nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Kërkimet tona familjare dhe komunitare nuk kanë sjellë rezultat, ndërkohë që terreni i thepisur dhe mungesa e mjeteve teknike e bën të pamundur vazhdimin efektiv të kërkimeve pa ndihmën e shtetit.

Ju lutem me përulësi të mobilizoni: Forcat e Ushtrisë së Shqipërisë, Strukturat e Policisë së Shtetit, Administratën e Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe njësive vendore, Helikopterë dhe dronë të pajisur me kamera termike dhe teknologji të specializuar për kërkim-nxjerrje

Çdo orë që kalon është jetike. Familja jonë jeton në ankth dhe ka nevojë për ndërhyrjen tuaj të menjëhershme si kryetar i qeverisë dhe si përfaqësues i një shteti që nuk braktis qytetarët e vet në momente të tilla.

Për çdo informacion apo bashkëpunim, ju lutem na kontaktoni në: Email: Lekagezim100@gmail.com, Telefon: +32 456 19 27 20 Me shpresë, dhimbje dhe respekt të thellë, Gëzim Lekë Ndreshaj, Bruksel, Belgjikë

SPAK PROVA të REJA kundër ish-çiftit Meta-Kryemadhi/ Një tjetër kartë ‘NË SKENË’ me 240 mijë dollarë shpenzime!

Ndërkohë që ish-presidenti, Ilir Meta kërkon pafajësinë, një tjetër episod korrupsioni dyshohet nga prokuroria e SPAK.

Dyshohet se me një kartë të vënë në dispozicion nga një biznesmen shqiptaro amerikan Adrian Shatku, ish-çifti Meta ka shpenzuar 240 mijë dollarë.

Në hetimet e mëparshme ishte zbuluar një kartë tjetër “American Express” që gjithashtu përdorej dhe mbahej nga i njëjti biznesmen.

SPAK ka administruar disa letërporosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare.

Vazhdimisht Meta ka mohuar të ketë lidhje me këtë kartë bankare duke u distancuar nga veprimet e ish-bashkëshortes.

Jo më larg se dje, kreu i Partisë së Lirisë reagoi sërish nga burgu, ku zbulimin e kartës nga SPAK, e cilësoi si ngjarjen më shokuese të jetës së tij.

Olsi Bylyku dhe gazetaria i japin fund lidhjes? Ja çfarë ndodhi mes çiftit

Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund.

Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku nuk është më në një lidhje me gazetaren Denada Lura, sipas asaj që fansat kanë vënë re së fundmi.

Të dy kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një shenjë që shpesh në botën e të famshmëve paralajmëron përfundimin e një lidhjeje.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende një deklaratë publike, veprimi në Instagram ka mjaftuar për të ngritur dyshimet se romanca është mbyllur.

“Gjakun e lajm me gjak!”- SυΙmohet shtëpia e italianit që υ▪︎au me ar më 25-vjeçarin shqiptar që tentoi ta grabiste! 3 të dyshuar për ngjarjen, pistat e hetimit

Një grup shqiptarësh dyshohet se kanë sulmuar shtëpinë e italianit Aurelio Valiante, i cili disa ditë më parë vrau me armë zjarrin 25-vjeçarin shqiptar, Rivaldo Rusi, gjatë një tentative për grabitje të këtij të fundit me dy bashkatdhetar të tij.

Sipas mediave italiane, ata kanë pritur të bjerë nata, janë afruar me kujdes në banesë dhe kanë thyer një ballkon, jo për të vjedhur, por për të parë brenda dhe për të kuptuar nëse në atë shtëpi ndodhej ende Aurelio Valiante.

Më pas ata janë larguar në heshtje, duke lënë pas vetëm një gjurmë të qartë të pranisë së tyre, shenja dëmtimi.

Ngjarja ka ndodhur në Foria të Centola-s, në rrugën “Via Carpine”, natën pas zhvendosjes së Aurelio Valiante dhe familjes së tij në një vend të mbrojtur nga policia, pasi i druhet kërcënimit të shqiptarëve.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. Ky gjest mund të lidhet me atmosferën e urrejtjes që është ndezur në rrjetet sociale.

Për ditë me radhë, dhjetëra përdorues shqiptarë kanë shpërndarë mesazhe hakmarrjeje në TikTok, duke shkruar: “Gjakun e lajm me gjak”, duke iu referuar vrasjes së të riut shqiptar teksa tentoi të vidhte. Hakmarrja e paralajmëruar në rrjete sociale, mund të mos mbetet vetëm virtuale.

Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Vallo della Lucania-s vazhdojnë dhe tashmë janë tre të dyshuar. Aurelio Valiante, 58 vjeç, akuzohet për vrasjen me armë; vëllai i tij, M. Valiante, 50 vjeç, dyshohet se e ka ndihmuar në fshehjen e trupit në një kazan vere, i maskuar më pas me bimësi; si dhe Xhuijan Kurti, 27 vjeç, shqiptar me banim në Acerra, i konsideruar një nga bashkëpunëtorët e Rusi-t, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Cardarelli” të Napolit. Ndërkohë, personi i tretë i përfshirë në grabitje është ende në kërkim.

Mësohet se është ende në pritje autopsia mbi trupin e viktimës. Ekspertiza do të kryhet në morgun e spitalit “San Luca” të Vallo della Lucania-s dhe do të ketë një rëndësi thelbësore për zbardhjen e ngjarjes, veçanërisht për të përcaktuar nëse Rusi është qëlluar përballë apo nga pas, një element kyç që mund të ndikojë në vlerësimin ligjor të vetëmbrojtjes.

Në autopsi do të jetë i pranishëm edhe një mjek-konsulent i familjarëve të viktimës, të përfaqësuar nga avokati Fabio Della Corte.

I njohur si “Sanco”, zhduket pa gjurmë prej më shumë se dy javësh një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikajt! Ku u pa për herë të fundit Eraldo Muçi? Pistat e hetimit

Është zhdukur pa gjurmë prej më shumë se dy javësh në Memaliaj një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikajt, Eraldo Muçi.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila ka marrë kontakt me familjen shprehet se prindërit e 30-vjecarit kanë bërë kallëzim në polici dhe apelojnë që strukturat të hetojnë për të zbardhur të vërtetën për zhdukjen e p djalit të tyre të vetëm.

Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit. Burime policore thanë se për herë të fundit, i riu është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë rreth tij.

Familja ngre dyshime të forta se atij mund ti ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera.

30-vjecari i zhdukur pa gjurmë, njihej si një nga miqtë e besuar të Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanco.

Ky i fundit u ekzekutua në qershor të 2022 në një atentat mafioz në afërsi të rrethrrotullimit të TEG, ku automjeti i tij shpërtheu nga një sasi e madhe tritoli që ishte vendosur në të.

Pas kësaj ngjarje, mes grupit të tij dhe grupit kundërshtar të vëllezërve Edmond Papa e Kristo Qirici janë shënuar disa ngjarje të rënda kriminale, pas tij u vra Edmond Papa nga grupi kundërshtar.

Kushërinjtë e Sadikajt, Adriatik Kalemi e Zamir Kalemi iu mbijetuan të paktën dy atentateve mafioze në Greqi e Tiranë. Më pas u shënua ajo që njihet si masakra e Memaliajt, ku u vra Shyqyri Kalemi, babai i Adriatik e Zamir Kalemit dhe dy persona të tjerë, kamarieri dhe një klient i lokalit.

8-vjeçarja në gjendje kritike, familja kërkon ndihmën e shqiptarëve: Na ndihmoni ta dërgojmë në Itali

Familja e Elodi Rapit kërkon ndihmën e shqiptarëve, për të kontribuar me aq mundësi sa kanë, për t’i dhënë një shans vajzës së tyre 8-vjeçare që ti mbijetojë sëmundjes së rëndë. Nga 50 mijë euro që i duhen familjes, gjysmat janë mbledhur në kohë rekord.

Elodi ndodhet prej një muaj e shtruar në Spitalin Pediatrik të Tiranës dhe është diagnostifikuar më sëmundje Autoimmune inflamatore dhe Hepatit Autoimmun duke sjellë si pasojë Insuficence Hepatike të renduar.

Tezja e 8-vjeçares thotë se ajo ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit dhe e vetmja mundësi për kurimin e saj është në spitalin Gaslin në Genova të Italisë, por kostot janë shumë të larta dhe familja nuk mund t’i përballojë.

Për të dhuruar KLIKO KËTU.

“Elodi Rapi vogelushja jone 8 vjeçe prej 1 muaj ndodhet e shtruar ne Spitalin Pediatrik te Tiranes. Elodi eshte diagnostikuar me Semundje Autoimmune inflamatore dhe Hepatit Autoimmun duke sjelle si pasoje Insuficence Hepatike te renduar. Gjendja e saj eshte kritike dhe nevojitet trajtim i specializuar ne struktura spitalore jashte vendit.

Ekziston nje mundesi per kurimin e vogelushes ne Genova, Itali ne spitalin Gaslini por nevojitet ndihme financiare pasi kostot e kurimit jane shume te larta per tu perballuar nga familja jone. Une jam tezja e saj qe bej kete apel ndihme me shprese se Elodi do e perballoj kete sfide edhe me ndihmen tuaj”, shkruan tezja e 8-vjeçares.

Nga 50 mijë euro që i duhen familjes, janë mbledhur në kohë rekord 25 mijë euro dhe kërkohet ndihma e shqiptarëve dhe për 25 mijë të tjera.