Hakmerret shpejt Ukraina, i bën gòditjen e fortë Rusisë

Forcat e inteligjencës ushtarake të Ukrainës kanë kryer një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke dëmtuar rëndë infrastrukturën strategjike të transportit dhe furnizimit të Kremlinit.

Sipas burimeve ukrainase, një mjet shpërthyes u vendos poshtë cisternave të karburantit në stacionin kryesor të Tverit, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe flakë masive që përfshinë të gjithë zonën. Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të theksuar të qarkullimit hekurudhor në këtë rajon të rëndësishëm.

Ky operacion konsiderohet si një tjetër goditje e fortë ndaj logjistikës ruse, duke penguar furnizimet dhe duke vënë në provë aftësinë e ushtrisë ruse për të mbështetur frontin.

Sulmi është pjesë e një strategjie më të gjerë të Ukrainës për të neutralizuar objektiva kyçe dhe për të shkatërruar burimet e furnizimit të Moskës. Që prej fillimit të pushtimit rus në shkurt 2022, lufta nuk është kufizuar vetëm në betejat e frontit, por edhe në përplasjet për kontrollin e infrastrukturës kritike.

Goditja ndaj stacionit të Tverit shihet si një hap i rëndësishëm në ndryshimin e dinamikës së konfliktit, duke rritur presionin mbi forcat ruse.

EMRI/ ZbuIohet kush fshihet pas rr▪︎ hjes LIVE të “Diamantit blu” në TikTok! (VIDEO shqetësuese)

Pamje shqetësuese janë bërë virale ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku tiktokeri i njohur si “Diamanti blu” është dhunuar fizikisht gjatë një transmetimi LIVE në TikTok.

Në video shihet se ai detyrohet të kërkojë falje disa herë ndaj një personi, i cili përmendet si Mandi i Nishtullës.

“Kërkoi falje Mandit të Nishtullës”, dëgjohet të thotë një prej personave që shfaqet në video, ndërsa më pas “Diamanti blu” përsërit: “Më fal Mandi”.

Pas kësaj, tiktokeri dhunohet me shpulla në fytyrë nga persona ende të paidentifikuar.

Shkaqet e këtij akti nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pamjet kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet.

FOTOJA e ‘truprojës’ së Sara Hoxhës shpërthen në internet: Mbi 6 miIion shikime. Influencuesja: Zmadhojeni për të parë…

Sara Hoxha postoi në Instagram një foto ku në trupin e saj kishte vendosur një iriq deti, duke shkruar: “E kam gjetur truprojen e Nemo-s”.

Mirëpo, imazhi i shkrepur nga lart nuk të jepte ndjesinë që ajo ishte iriq deti dhe kjo duket të ketë qenë arsyeja që kjo fotografi të bëhej virale.

Në më pak se tre ditë, ajo ka regjistruar 5.7 milionë shikime, e duke e ndarë këtë storyn e saj, Sara ka shkruar: “Mirëmëngjes. Çfarë po ndodh këtu? Dua ta dijë dhe unë”. Nuk i munguan përgjigjet: “Duket si qime barku në pamje të parë, kjo është arsyeja”, shkruhej në njërin prej tyre, teksa tjetri shtoi: “Kanë se menduar se është lesh kërthize“.

Për ta sqaruar dhe njëherë këtë fotografi Sara i ftoi ndjekësit ta rishikojnë me kujdes: “Zmadhojeni për të parë një iriq deti”, ndërsa në një story tjetër nxorri vetëm pamjen e iriqit duke e kthyer në deti.

Galeria fotografike (

2 / 2

)

VIDEO/ “Do t’i jap fund Islamit në Teksas, ndaj më ndihmoftë Zoti”, kandidatja repubIikane për Kongres në SHBA djeg Kuranin!

Kandidatja republikane për në Kongres nga Teksas, Valentina Gomez, ka shkaktuar zemërim në internet pasi publikoi një video në platformën “X” ku shihet duke i vënë flakën librit të shenjtë islamik, Kuranit.

Videoja, e cila shoqërohej me mbishkrimin “Do t’i jap fund Islamit në Teksas, ndaj më ndihmoftë Zoti”, u bë shpejt virale, duke marrë dënime nga grupet e avokimit mysliman, udhëheqësit politikë dhe përdoruesit në internet.

“Kjo nuk është politikë. Është nxitje”, shkroi podkasteri Brian Allen në X. “Kur xhamitë fillojnë të digjen, mos harroni: kjo ishte shkrepësja dhe Partia Republikane e Teksasit ia dha çakmakun.”

Një tjetër përdorues i X shtoi: “Ajo do të bënte gjithçka për ndikim. Çdo gjë. Pse i lejohet këtij personi të nxisë urrejtje dhe vrasje?”

Një përdorues i X shkroi : “Largohu nga shteti im. Nuk kemi vend për intolerancë dhe njerëz të urryer që nuk besojnë në të drejtat themelore të njeriut, siç është AMANDANTEMENTI I PARË i cili lejon lirinë e fesë. Pse nuk i mëson bazat para se të kandidosh për një post zyrtar?

Kjo nuk është hera e parë që Gomez ka shkaktuar polemika.

Në maj të vitit 2025, ajo u ngjit me forcë në skenë në një aktivitet të angazhimit qytetar mysliman në Kapitolin e Shtetit të Teksasit, duke rrëmbyer mikrofonin dhe duke nisur një fjalim anti-islamik.

Pamjet e shpërndara në internet e tregonin atë duke deklaruar: “Islami nuk ka vend në Teksas. Më ndihmoni të shkoj në Kongres që të mund t’i japim fund islamizimit të Amerikës. Unë kam frikë vetëm nga Zoti.”

Ngjarja, e njohur si Dita e Kapitolit Mysliman të Teksasit, përfshinte lutje, seanca trajnimi dhe takime me ligjvënës.

Veprimet e saj morën kritika të ashpra nga grupet e të drejtave civile, përfshirë Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), i cili e denoncoi retorikën e saj si të rrezikshme dhe bëri thirrje për llogaridhënie, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lirisë fetare.

Episodi i djegies së Kuranit i shtohet një vargu veprimesh provokuese.

Në dhjetor 2024, Gomez publikoi një video fushate që përshkruante ekzekutimin e simuluar të një emigranti me kapuç, duke bërë thirrje për “ekzekutime publike” të migrantëve pa dokumente të akuzuar për krime të dhunshme.

Platformat e mediave sociale kufizuan pamjet për shkelje të rregullave mbi përmbajtjen e dhunshme.

Më herët këtë vit ajo filmoi veten duke djegur literaturë LGBTQ+, duke u zotuar se do të ndalonte materiale të tilla nëse zgjidhej, ndërsa në fjalimet e saj synonte edhe komunitetet transgjinore.

Kush është Valentina Gomez?

E lindur në Medellín të Kolumbisë, më 8 maj 1999, Gomez u zhvendos në SHBA me familjen e saj në vitin 2009, duke u vendosur në Jersey City të New Jersey-t.

Fillimisht ajo punoi si investitore në pasuri të paluajtshme përpara se të hynte në politikë. 

Në vitin 2024, ajo kandidoi pa sukses për sekretare të Shtetit të Misurit, duke u renditur e gjashta në zgjedhjet paraprake republikane me vetëm 7.4% të votave.

Pavarësisht dështimeve të përsëritura zgjedhore dhe ndalimeve të shumta të mediave sociale për shkelje të rregullave të platformës, Gomez ka vazhduar të ndërtojë profilin e saj në internet me përmbajtje nxitëse, duke e pozicionuar veten si një figurë e ekstremit të djathtë që nuk ka frikë nga polemikat.

SKANDAL/ Biznesmenit Behgjet Pacolli po i bëjnë presion për t’i marrë AEROPORTIN e VIorës me forcë! (Vizita e PAZAKONTË në zyrën e Ramës)

Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime ditët e fundit, teksa kryeministri thuhet se ka nisur konsultimet për qeverinë e re.

Por mes vizitave të shumta, në zyrën e shefit të qeverisë, pati dhe një vizitë disi të pazakontë.

Dy ditë më parë, mediat raportuan se në Kryeministri mbërriti me urgjencë edhe ish Presidenti i Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli.

Ndonëse vizita e Pacollit u raportua si e lidhur me konsultimet politike, baca nga Kosova kishte një tjetër hall. Pacollit po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës me forcë.

Kapitali kontaktoi kompaninë Vlora International Airport për këtë çështje, por kompania nuk pranoi të flasë.

Megjithatë Kapitali ka mundur të shtjerë në dorë dokumenta zyrtarë që faktojnë se koncesioni i aeroportit të Vlorës është nën sulm.

Në datën 21 gusht, asambleja e ortakëve të shoqërisë Mabco Construction, e cila zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, u mblodh me urgjencë në Lugano të Zvicrës.

SKANDAL/ Biznesmenit Behgjet Pacolli po i bëjnë presion për

Në rendin e ditës të mbledhjes jashtë radhe kishte vetëm një pikë totalisht të pazakontë dhe shumë të çuditshme.

“Sot me date 21.08.2025, shoqeria Mabco Constructions SA ortake ne shoqerine “Vlora International Airport -VIA” sh.p.k vendosi kufizimin e çdo transferimi pronesie (te kaluar, te tashem apo te ardhshem) te kuotave te zoteruara nga Mabco ne kapitalin themeltar te VIA, deri ne nje vendimmanje te dyte, dhe te regjistrimit te tyre ne Qendren Kombetare te Biznesit,” thuhet në vendim.

Vendimi i pazakontë i Mabcos

Pra shoqëria ka marrë vendim që të mos lejojë asnjë shitje aksionesh në aeroportin e Vlorës.

Kjo është njësoj sikur një qytetar të marrë vendim për të ndaluar shitjen e shtëpisë së tij, kur në fakt i vetmi që mund ta shesë shtëpinë është po vet qytetari.

Çfarë e shtyn një kompani të marrë një vendim të tillë?

Në fakt, kjo është mbrojtja që Pacolli po i bën vetes nga Zvicra për presionet që po i bëhen në Tiranë për t’i marrë aeroportin. Ose dalja nga një marrëveshje potenciale jopublike.

Dhe mënyra se si është formuluar vendimi flet për shitje aksionesh apo marrëveshje në të kaluarën.

Kjo hedh dyshime të tjera.

Skandal ndërkombëtar

Skandali i rëndë tashmë është ndërkombëtarizuar. Kapitali ka mësuar se kompania ka vënë në dijeni zyrtarisht të paktën dy ambasada në Tiranë se po tentojnë t’i rrëmbejnë biznesin.

Kjo ishte me sa duket se arsyeja se pse Edi Rama e priti me urgjencë Behgjet Pacollin në zyrën e tij në kryeministri.

Në fakt, pritja e Pacollit në ambientet e kryeministrisë është po ashtu e pazakontë. Edi Rama preferon që skandale kaq të mëdha t’i zgjidhë në privat, larg syve të publikut.

Por këtë herë Edi Rama nuk e zhvilloi takimin privatisht në një nga vilat e tij të shumta qeveritare, por zgjodhi që pritjen ta bëjë në Kryeministri publikisht.

Dhe dikush që është mjeshtri më i madh i llogarive në këtë vend nuk bën asgjë pa një arsye.

Mos e ka bërë Behgjeti me kokën e tij

Pritja publike e Pacollit në kryeministri është në fakt edhe një mesazh, përmes të cilit Edi Rama po distancon formalisht veten nga skandali që po shpërthen.

Kjo rrezikon dikë tjetër; zëvendësen e tij në qeveri, Belinda Balluku.

Zonja Balluku është titullarja e autoritetit kontraktor për koncesionin e aeroportit të Vlorës. Ajo bashkë me Edi Ramën, janë dy njerëzit e vetëm në Shqipëri që kanë fuqi për t’i rrëmbyer biznesin Behgjet Pacollit.

Por siç koha e ka treguar tashmë në më shumë se një rast, kur intrigat korruptive të qeverisë shpërthejnë në publik, bëhet gjithmonë një kurban dhe kurbani nuk është asnjëherë Edi Rama.

A do të jetë skandali i Aeroportit të Vlorës tërmeti që do të lëkundë pozitat e ministres më të fuqishme të qeverisë. Kjo mbetet për t’u parë, por tani Belinda Balluku është seriozisht në rrezik.

Gjithsesi skandali i Aeroportit të Vlorës sapo ka shpërthyer.

Gjatë ditëve në vijim me shumë gjasa do të publikohen të tjera detaje.

Por e gjitha kjo dëshmon një të vërtetë tragjike.

Shqipëria është shndërruar në një vend ku rrëmbehen si njerëzit ashtu dhe bizneset, ditën për diell.

Kjo është karakteristika kryesore e një shteti të pastër mafioz./Kapital

Ku është zhdukur G-Bani? Dalin FOTO dhe VIDEO nga brenda bùrgut të Fushë-Krujës

Këngëtari i njohur dhe ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Ishte vetë G Bani që ka publikuar video dhe foto nga ky ‘koncert’, teksa shfaqet në krahë të përfaqësuesve të institucionit, si dhe mikeshës së tij që e njohur në shtëpinë e BBV, Valbona Mhilli.

“Falenderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që deporton në burg të Shqipërisë për të performuar!”. Fjalët e drejtorit të Institutit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fushë Krujë dhe pritja dinjitoze nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Kujdesit Social në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, punonjësit e Sigurisë dhe Rendit, administrata e IVEP por mbi të gjitha nga vetë të burgosurit, më ka lënë me mbresat më të mira sot.

Me gjithë se “shkoi shumë bukur” emocionet në të tilla raste janë të përziera sepse kur “prifti” të “mbyllë meshën” në fund, me mesazhin e shejtë “shpërndahuni në paqe”, disa shkojnë në shtëpi e shumë mbesin në qeli. Jam i sigurtë sa kaq se u kam dhënë disa minuta “arratisje” nga e përditshmja e realitetit të zymtë të burgut.”, shkruan ai krahas këtij postimi.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

VIDEO/ “Diamanti BIu” u dh*nua LIVE në TikTok, reagon Kozaku: Mirë ia kanë bërë…

Një ngjarje e pazakontë ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku sipas pamjeve, personazhi i njohur në TikTok, i njohur si “Diamanti Blu“, është dhunuar.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë përdorimi i fjalëve fyese ndaj familjarëve të një personi tjetër, çka më pas ka sjellë përplasje edhe jashtë rrjetit.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në TikTok dhe Instagram.

Një ndër reagimet më të komentuara ishte ai i Kozakut, i cili tha se “mirë ia kanë bërë” duke iu referuar sharjeve që, sipas tij, janë të pajustifikueshme sidomos kur drejtohen ndaj fëmijëve.

Kujtojmë që edhe Kozaku vetë është përfshirë më herët në një incident të ngjashëm gjatë një transmetimi “live”, pasi kishte përdorur fjalë fyese ndaj të tjerëve.

Këngëtari shqiptar sfidë me shëndetin, ish-banori i Big Brother Vip pëson paraIizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore.

Ka qenë vetë ish-banori i Big Brother Albania Vip 4 që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ai shkruan se ‘Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë’.

“Sot dua të ndaj me ju një lajm jo fort të mirë… Shkëputja ime nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësi… Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur kështu edhe kordat zanore. Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë. Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua”, shkruan Kelly.

E rrallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokaIIi, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është kapur një peshkaqen me ngjyrë portokalli të ndezur, i pari i këtij lloji i dokumentuar ndonjëherë, raporton BBC.

Shkencëtarët kanë publikuar fotot në revistën Marine Biology, duke shpjeguar se ngjyra e pazakontë vjen nga një gjendje e rrallë e quajtur “xanthism”.

Kjo ndodh kur pigmentet më të errëta në lëkurë mungojnë, duke i lejuar nuancave të verdha ose portokalli të shfaqen më qartë. Sipas ekspertëve, kjo gjendje është jashtëzakonisht e rrallë te peshqit, përfshirë edhe peshkaqenët.

Ajo që e bën këtë zbulim edhe më unik është fakti që peshku kishte gjithashtu sy të bardhë, një shenjë e mundshme e albinizmit.

Ky është një tjetër çrregullim gjenetik që ndikon në prodhimin e melaninës, pigmentit përgjegjës për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve tek kafshët dhe njerëzit.

Ky zbulim i veçantë hap mundësi të reja për studimin e kushteve gjenetike tek krijesat detare dhe tregon se sa pak dimë ende për biodiversitetin e oqeaneve.

“Paskan bërë aeropIan”/ Statuja e Jezusit në malet e Tropojës ndez debat: Cilësia e punimit shumë e dobët

Statuja e Jezusit, i vendosur në malet piktoreske të Nikaj Mërturit në Tropojë ka ndezur polemika.

Fotot e publikuara në internet u bënë virale dhe shkaktuan reagime. Debati u zhvendos te ngjashmëria e statujës me Krishtin në Rio de Janeiro në Brazil. Ajo çka është bërë më virale është punimi i fytyrës së statujës, ku mesa duket ka cilësi të dobët. Kjo ka shkaktuar replika dhe polemika të shumta në rrjetet sociale.

“Po këta paskan vendosur aeroplan, nuk është more Jezusi ky”, shkruan një komentues.

Një tjetër shkruan “Çdo gjë është në rregull veç skulpturës vetë ajo është realizuar shumë dobët. Kryesoja është bërë keq. Të tjerat janë ok’”.

“Sa qenka shëndoshur Krishti, e paskan mbajtur mirë në Nikaj-Mërtur”, shkruan një tjetër qytetar.

Video Player