E ΒËRl me shokun e djaIit, aktorja e njohur ia thotë copë b. υrrit: Po e kam b. ërë dhe më…

Aktorja, Jada Pinkett Smith ka pranuar aferën me këngëtarin 27-vjeçar, August Alsina.

48-vjeçarja e ka bërë këtë pohim teksa ka qenë as më pak dhe as më shumë sesa në një emision online të të shoqit, Will Smith.


Alsina deklaroi pak ditë më parë, se ai kishte pasur një lidhje me Jadan, ndërsë më parë kishte marrë edhe konsensusin e bashkëshortit të saj, aktorit të njohur Will Smith.

Jada pranoi pikërisht në emisionin e të shoqit, se kishte pasur një lidhje me këngëtarin 4 vjet më parë, kur ai ishte 23-vjeç.

Ata u njohën prej të birit të dy aktorëve të njohur, që ishte mik me këngëtarin Alsina.

“Ne po kalonim një kohë të vështirë bashkë, ndërsa August kishte nevojë për ndihmë, unë doja ta ndihmoja atë, dhe më pas…”,

tha Jada para të shoqit, një rrëfim bombastik ky, në një emision që ka pasur rekord shikueshmërie.

Prej vitesh ka pasur spekulime se Jada dhe Will kanë një martesë të “hapur” dhe mund të shkojnë me persona të tjerë.

Tashmë rrëfimi i Jadas, është një konfirmim i asaj që thuhej prej vitesh, dhe aktorja ka zgjedhur ta bëjë publike në një mënyrë që askush nuk e priste. 

SHIKO VIDEON

G. rυaja nga Fieri: Βυrri kishte fr ikë të ma b. ëηte se i ngeΙte breηda dhe…!!

Kohë më parë, një vajzë nga Fieri tregoi pro blemin që kishte me bash këshortin. Ajo bëri me dije se i shoqi vuante nga një së mundje që njihet si “va.gina den tata”.Siç shpjegoi, vajza kishte shkuar deri në Itali për të kuptuar këtë pr oblem të të shoqit, pasi edhe fëmijën e tyre e kishin lindur me vësh tirësi.

Ajo përmend në letrën e parë, se nuk kënaqej thuajse asnjëherë nga partneri i saj, sa i takon marr.ëdhë nies se.ksuale.Vajza nga Fieri sqaroi se “va.gina dent ata” është një si ndromë që e kanë meshkujt që kanë pasur nënat e tyre aut oritare. Truri i burrit ka fobi të fusë pe nisin e tij në va.ginë, sepse i jep ndjenjë fr ike, sikur aty brenda mund t’i këp utet ose thjesht t’i ngelë brenda.

Pasi mësoi gjithë këtë, vajza dhe i shoqi vi juan të jetonin në Itali, ku ajo u njoh me një italian, i cili e shoq ëronte çdo mëngjes për të pirë kafen bashkë.Mirëpo, një ditë prej ditësh, i shoqi i gjen bashkë në bar dhe aty nisin gjithë peri pecitë.

Ai e dhu.non dhe ajo e de.noncon, por në mes të kësaj historie qën dron fëmija i tyre 6-vjeç.Ja çfarë tregon më tej vajza nga Fieri:Jam ajo vajza nga Fieri që kisha burrin sëmurë me atë si ndromën e va.ginës den tate.Ju tregoj si me ndryshoi jeta këto muaj. Kam arritur të bëj dokumentet italiane dhe jam shumë e lumtur. Ato ditë kur mora vesh përse burri im s’bënte më das huri me mua, fillova të dilja vetëm çdo mëngjes, të pija kafenë dhe m’u ngjit një italian.

Pinim kafen në të njëjtin lokal. Llafe, muhabet u bëmë si miq dhe e pinim kafenë bashkë. Pas një jave që pinim rregullisht kafenë, na vjen dhe na kap burri im bashkë, por ne ishim vetëm shokë. Burri im nuk më besoi e kapi këtë italianin dhe pl asi she rri në mes të lokalit. Unë u fu ta për ti ndarë, por aty më gju ajti dhe mua duke më sharë se isha k…Lajmëruan kar abinierët. Erdhën e mezi na ndanë.

Na morën të tre dhe na çuan në kaze rmë e na morën në pyetje. Donin të dinin nëse burri im ishte i dhu.nshëm. Unë i thash “si gjithë shqiptarët, as më shumë e as më pak”. Kur i thash kështu sollën te kjo dhoma si zyrë dhe italianin që po pija kafe. Duke folur se ç’kishte ndo dhur, më kërkuan që ta den oncoja burrin tim. Aty u fr ikësova. Po ta den oncoja, ku tu mby sja unë?! Por më vonë më qet ësuan dhe më premtuan që do më ndihmonin. Italianimë of roi shtëpinë e tij.

Në fa kt me burrin tim kishte kohë që nuk sht yhej më. Ishte i dhu.nshëm, të ofendonte… Na mbante vetëm djali 6 vje çar.Na çuan në spital ku na mjekuan dhe ku na dhanë dokumentet që kon firmonin dh.unën që patëm. Që atë natë u tra nsferova tek italiani, që në fakt e quajnë Andrea.

Pas dy ditësh, me makinën e kar abinierëve shkuam në kue sturë, dorëzuam certifikatën e mjekut, pasaportën dhe më dhanë një copë letër, si ric evutë, për të marrë dokumentat, për arsye huma nitare.Burrit tim i kishin vënë kusht o të kthehej në Shqipëri, ose ta fus nin në b.urg për dhu.në dhe pri shje rendi.

Këto dy muaj kam jetuar si princeshë me Andrean. Më res pekton shumë. Ma bën qejfin për gjithçka.Të hënën të rhoqa dokumentat. M’i kanë dhënë për dy vjet, deri në prill të 2020, por mund të ri novohen prapë. Dje Andrea më mori me vete.

Hën grëm drekë bashkë, pastaj më çoi në një aut oshkollë, ku pagoi direkt 750 euro për mua, që të filloj kursin e pat entës. Më premtoi që do më blejë dhe makinën.Jam shumë e lumtur! Çdo gjë shkoi shumë mirë. Tani që mora dokumentat, do shkoj në Shqipëri të bëj nda rjen dhe të marr djalin që të vazhdoj direkt shkollën këtu në Itali, në shtator”.

Ngjarje e rëndë në vend/ 5-vjeçarja suImohet nga ujku, tërhiqet zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Shtërpcës në Kosovë, në fshatin Brod, ku një vajzë 5-vjeçare është sulmuar nga ujku.

Vogëlushja ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur u sulmua nga kafsha, që e tërhoqi zvarrë 5-vjeçare për disa metra larg oborrit duke i shkaktuar lëndime në kraharor dhe në shpinë.

5-vjeçarja u dërgua nga familjarët në Klinikën Universitare në Prishtinë, për të marrë trajtimin mjekësor. Fëmija është vaksinuar sipas protokolleve dhe i janë kryer të gjitha trajtimet e nevojshme.

5-vjeçarja është aktualisht në gjendje të stabilizuar dhe do të qëndrojë disa ditë në spital për t’u mbajtur në monitorim.

Njoftimi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se më datë 27.08.2025, në Klinikën Emergjente të QKUK-së, është pranuar një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë.

Sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë. Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare.

Aktualisht, fëmija është pranuar dhe po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja vlerësohet stabile. Janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.

Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë.

Këmbimi valutor 28 gusht/ Me sa blihen e shiten doIIari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.9 lekë dhe do shitet me 97.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.9 lekë dhe do shitet me 113.3 lekë.

Donald Trump kërkoi burgosjen e George Soros, reagon Sali Berisha: Akt historik! Ka përdorur politikën monetar kundër demokracisë në Shqipëri

Berisha: Në një akt historik presidenti i SHBA, shpalli dje, akuzoi George Soros dhe djalin e tij ekstremist të majtë Alex Soros, si organizatë kriminale që kanë ushtruar veprimtari intenisve kundër rendit dhe sigurisë në SHBA. George Soros dhe i biri i tij janë sot mbështetje kryesore të ideologjisë marksiste leniniste dhe pas marksiste leniniste në SHBA dhe botë.

Unë ju rikujtoj se 8 vite më parë, kam shpallur George Soros një monstër të njerëzimit. I kam kërkuar senatit dhe kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarin e tyre jashtë SHBA. Të njëjtën kërkesë i kam paraqitur edhe PE. Për Shqipërinë e kam konsideruar atë një armik të egër të demokracisë shqiptare. Unë kam kërkuar edhe shpalljen e tij non grata. Gjatë këtyre viteve ai ka përdoro politikën e tij monetare kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të një organizate kriminale që kryesohet nga Rama.

Soros dhe i biri pas Nju Jorkut, kryeqytetin e dytë më të rëndësishëm në botë kanë pasur Tiranën. Në Tiranë ata me investimet e tyre të pakufijshme financiare, me lobimet e tyre kriminale arritën të transformojnë rendin demokratik dhe kushtetutën e vendit.

vijon

Alarm në Shqipëri/ Policia nis hetimet për TXEX, zbardh skemën piramidale që po boshatis xhepat e qytetarëve

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, e cila operon përmes platformave online dhe synon përfitime të paligjshme nga qytetarët.

Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, duke u kërkuar që të shmangin aplikimin apo përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme, por që nuk janë të verifikuara apo të licencuara.

Njoftimi:

Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.

Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.

Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.

I dënuar për υr asje dhe për pjesëmarrje në një grup kriminaΙ në Itali, sekuestrohen pasuritë e 45-vjeçarit me vlerë mbi 26 milionë euro

Sekuestrohen pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortesa”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Rama paralajmëron masa për varrezat e makinave: Do t’i zhdukim

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e një operacioni të gjerë për zhdukjen e të ashtuquajturave varreza të makinave të cilat, sipas tij, ekzistojnë në Shqipëri si struktura të ligjëruara pa ligj.

Gjatë një deklarate publike, Rama theksoi se vendi është ende në një fazë primitive në trajtimin e mbetjeve dhe se një ligj i ri për menaxhimin e tyre, i përafruar plotësisht me direktivat e BE-së, do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti.

“Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar. Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit e plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse , jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve ku përfshihen letra, qelqi, automjeti.

Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për zhdukjen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti”, deklaroi kryeministri Rama.

Arrestohet piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Mitrovica e Veriut, dyshohet se spiunuan për Serbinë

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Përveç policisë kroate, në hetimin ndaj tyre është përfshirë edhe Europoli. Dyshimet janë që piloti kroat i ka dhënë sekrete të dashurës së tij, e ajo ia ka përcjellë Listës Serbe.

Sipas burimeve të medias kroate “Index”, të dy të dyshuarit janë intervistuar të mërkurën dhe tash pritet vendimi ndaj tyre.

Sipas informacioneve, piloti kroat ishte i angazhuar edhe në KFOR në Kosovë dhe ai dyshohet se i ka dhënë të dashurës së tij serbe informacione konfidenciale për t’ia përcjellë më pas pjesëtarëve të Listës Serbe. Sipas “Index”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.

Mes të tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Zubin-Potoku ka qenë vend bllokadash, protestash e konflikti mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës, ashtu si edhe forcave ndërkombëtare, KFOR e EULEX.

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj  zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Arrestimi i tij në dhjetor 2022 pati nxitur tensione nga serbët e Kosovës në komunat veriore  – me barrikada të vendosura në Jarinje e Bërnjak që zgjatën për gati tri javë, me kërkesën e vetme: lirimin ose transferimin e Pantiqit nga burgu.

Meqë Kosova nuk ka helikopterë, Ministria e Brendshme kërkoi ndihmën e KFOR-it për transferimin e Pantiqit nga baza policore afër Jarinjës në një burg tjetër. Pas gati 19 ditësh, gjykata pati vendosur ta çonte në arrest shtëpiak. Dejan Pantiq është dënuar me dy vjet burgim për huliganizëm, por masa e tij e sigurisë është dorëzania prej 30.000 eurosh.

Sipas medias kroate, serbja e dyshuar ka punuar për një kompani të huaj në Serbi dhe në gazetari njihej si reportere nga Mitrovica.

Ata janë arrestuar më 25 korrik këtë vit. Piloti kroat është dërguar në paraburgim, kurse ndaj të dyshuarës ishte marrë vendimi për dëbim nga Kroacia dhe ishte vendosur në qendrën për të huaj në Trilje. “Index” raportoi se hetuesit kanë gjetur komunikime në telefonat e tyre përmes të cilave konkluduan se ishin pjesë të aktiviteteve të spiunazhit.

KOHA ka çuar pyetje në adresën e KFOR-it, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme, pas orës 17:00. Sapo të ketë përgjigje artikulli do të përditësohet.

Mashtrimi më i zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e artit që spiunoi SHBA-të

Nga Matt Wilson, BBC

Një pajisje përgjimi e fshehur brenda një vepre arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për shtatë vjet dhe nuk është shembulli i vetëm kur arti është manipuluar për qëllime të fshehta.

80 vjet më parë, gjatë javëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, një grup skautësh rusë i dhuruan ambasadorit amerikan në Moskë një vulë të madhe të SHBA-ve, të gdhendur me dorë, në rezidencën e tij zyrtare, Spaso House. Dhurata simbolizonte bashkëpunimin mes Rusisë dhe SHBA-ve gjatë luftës dhe ambasadori amerikan W. Averell Harriman e vari me krenari në shtëpinë e tij deri në vitin 1952.

Por, pa dijeninë e ambasadorit dhe ekipit të tij të sigurisë, vula përmbante një pajisje të fshehtë përgjimi, e quajtur më vonë “The Thing” nga ekipet teknike të sigurisë amerikane. Ajo përgjonte bisedat diplomatike, plotësisht e padiktuar për shtatë vjet. Duke përdorur një vepër arti të dukshme për të depërtuar tek armiku dhe për të fituar avantazh strategjik, sovjetikët kishin realizuar manovrën më të zgjuar që nga Kali i Trojës. Por kjo është një histori e vërtetë, edhe pse tingëllon si një trillim spiunazhi.

Teknikët amerikanë kuptuan se vula e madhe e gdhendur ishte një “vesh” i padukshëm, që përgjonte bisedat e ambasadorit prapa skenës.

Si funksiononte “The Thing”? John Little, një 79-vjeçar specialist në kundër-përgjim, ka qenë prej kohësh i magjepsur nga pajisja dhe madje ka ndërtuar një kopje të saj. Një dokumentar mbi punën e tij të jashtëzakonshme u publikua këtë vit dhe, pas shfaqjes së parë me sallë të mbushur në maj, pritet të shfaqet më 27 shtator në Muzeun Kombëtar të Informatikës, në Bletchley Park, Buckinghamshire.

Mashtrimi më i zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e

John Little

Ai e përshkruan teknologjinë e “The Thing” me terma muzikorë, e përbërë nga tuba si të një organoje dhe një membranë “si lëkura e daulles, që dridhet nga zëri i njeriut”. Por ajo ishte e përmbledhur në një objekt shumë të vogël që dukej si një gjilpërë kapelash dhe me avantazhin që kalonte pa u vënë re nga kontrollet e kundër-përgjimit, sepse “nuk kishte elektronikë, nuk kishte bateri dhe nuk nxehej”.

Inxhinieria e një instrumenti të tillë ishte gjithashtu jashtëzakonisht e saktë, “një kryqëzim mes një ore zvicerane dhe një mikrometri”. Historiani H. Keith Melton ka pohuar se, në kohën e saj, “The Thing” e ngriti shkencën e përgjimit audio në një nivel që më parë mendohej i pamundur.

Por suksesi i tij si pajisje përgjimi nuk erdhi vetëm nga origjinaliteti teknik. Ai ishte efektiv sepse shfrytëzoi qëndrimet kulturore ndaj objekteve të bukura. Ne priremi t’u besojmë veprave të artit dhe sendeve dekorative si simbole pasive të statusit, shijes ose interesit kulturor. Inteligjenca ruse e shndërroi këtë supozim në armë me Vulën e Madhe prej druri panje të gdhendur.

Dhe nuk është shembulli i vetëm nga historia e artit që është manipuluar për spiunazh, mashtrim dhe strategji ushtarake. Përveçse pikturoi Mona Lizën, Leonardo da Vinçi gjithashtu projektoi tanke dhe armë rrethimi dhe Peter Paul Rubens veproi si spiun gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare. Artistë nga kombe të ndryshme gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore hartuan operacione kamuflazhi dhe mashtrimi, dhe Anthony Blunt, një historian arti britanik (dhe Kujdestar i Koleksionit Mbretëror të Artit), ishte spiun sovjetik gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillim të Luftës së Ftohtë.

Mashtrimi më i zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e

Léon Theremin

Në rastin e çuditshëm të “The Thing”, edhe historia muzikore është e rëndësishme. Shpikësi i saj i zgjuar, rusi Lev Sergeyevich Termen, i njohur më shumë si Léon Theremin, ishte dhe një muzikant i talentuar. Ai krijoi instrumentin e parë elektronik në botë, të njohur, sipas krijuesit të tij, si Theremin. Ai mund të luhet pa prekur asgjë, lëvizjet e dorës në ajër rreth antenave të tij kontrollojnë notat. Tingulli i tij magjepsës u bë sinonim me kolonat zanore të filmave fantastiko-shkencorë amerikanë në vitet 1950, ndoshta më së shumti në The Day the Earth Stood Still (1951), i cili, me shumë ironi, shpesh përmendet si një alegori për paranojën e Luftës së Ftohtë.

Pas zbulimit të saj, “The Thing” u mbajt sekret shtetëror nga inteligjenca amerikane. Por në maj 1960, në kulmin e garës bërthamore, një avion spiun amerikan U-2 u rrëzua mbi Rusinë. Në trazirat diplomatike që pasuan, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve e ekspozuan publikisht Vulën e Madhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të provuar se spiunazhi i Luftës së Ftohtë nuk ishte njëanshëm. Sipas John Little, infiltrimi i një rezidence ambasadoriale ishte një shkelje aq e turpshme e sigurisë “saqë u desh rrëzimi i një avioni spiun për ta sjellë ‘The Thing’ në publik”. Por mjeshtëria e vërtetë teknike e saj nuk iu zbulua kurrë publikut të gjerë.

Pas dyerve të mbyllura, pajisja u studiua në detaje nga kundër-inteligjenca britanike, e cila i vuri emrin e koduar SATYR. Detajet e saj mbetën sekret shtetëror deri sa ish-oficeri i sigurisë Peter Wright i zbuloi në kujtimet e tij Spycatcher në vitin 1987.

“The Thing” ka magjepsur historianët për shkak të sofistikimit të saj teknik për kohën dhe mënyrës se si ndikoi në lojën e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë. Por ajo zbulon gjithashtu një histori të çuditshme dhe më të errët të kulturës së lartë, që zhvillohej jashtë shkëlqimit të sallave të operës dhe galerive të artit, ku muzikantë klasikë shpiknin pajisje përgjimi dhe vepra arti të gdhendura me dorë, që shërbenin si instrumente për mbledhjen e inteligjencës ushtarake.

Galeria fotografike (

1 / 2

)