E dhimbshme, rrëfehet Greku: Si e hùmba këmbën e djathtë për dy ditë! (VIDEO)

Amir Berisha – Greku, personazh televiziv dhe aktor tronditi shumëkë së fundmi kur papritmas publikoi foto nga spitali me këmbën e amputuar.

Shumëçka ishte e paqartë s ai përket situatës së krijuar duke lënë një pjesë të ndjekësve të tij në mosbesim.

Por, ai theu heshtjen në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu.

KONTRIBO PËR GREKUN: 1501100000034847 – Raiffeisen Bank

Nga shtëpia ku po e vazhdon rikuperimin e tij, ai tregoi se ngjarja është pasojë e jetës së kaluar të tij por i kishte ardhur papritmas.

Greku zbuloi detajin prekës se si një gjë të tillë po ia mban të fshehtë vajzës 8 vjeçare e cila nuk e ka takuar ende pasiqë jeton në Tiranë me ish-partneren e tij.

Detajet e rrëfimit tejet të dhimbshëm të plota në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu

https://www.youtube.com/channel/UCDqwv6LvVhEAVXAkjohFoUQ

“Shqiptarët shesin ρ**dhë nëpër rrugë me makina gjermane, pa prodhùar asgjë, ndërsa vetë Gjermania…”

Ylli Manjani ka komentuar lajmin se Gjermania do të rishikojë financimin e shtetit social.

“Gjermanët punojnë e prodhojnë. Si ata pakkush.

Por kancelari Merz ngre alarmin se shteti social i sotëm në Gjermani është i pafinancueshëm nga ekonomia gjermane.

Nuk del më hesapi për të financuar pensionet e çdo gjermani mbi 67 vjeç.

Nuk mbahen më me asistencë ukrainas, afrikanë, aziatikë, ballkanas etj.

Sistemi shëndetësor në prag kolapsi. Kostot e të ardhurave të qytetarëve gjermanë janë jashtë kontrolli.

E thotë zyrtarisht Gjermania këtë gjë. Gjermania që prodhon Benzin, Audi, BMW, VW, OPEL dhe prapë nuk i del hesapi të mbajë njerëz pa punë.

Imagjinoni shtetin tonë social ku shitet veç pordhë nëpër rrugë me makina gjermane, pa prodhuar asgjë përveç groshëve me të cilat shtojmë pordhët.

Ah, po shesim shtrenjtë edhe detin… Aq shtrenjtë sa nuk ja vlen barra të lahemi as vetë…

Gjermania po flet për reformë radikale.

Ligji i ri i shkollave trondit prindërit dhe nxënësit, asnjë celular nùk do të lejohet në klasë

Koreja e Jugut ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e telefonave të mençur dhe pajisjeve të tjera inteligjente gjatë orëve të mësimit në të gjitha shkollat e vendit, duke filluar nga marsi i vitit 2026. Kjo iniciativë, e mbështetur nga të dyja partitë politike, synon të frenojë varësinë ndaj teknologjisë tek fëmijët dhe adoleshentët, pasi studimet e fundit kanë theksuar ndikimet negative që përdorimi i tepruar i telefonave ka në përqendrimin, të nxënit dhe zhvillimin emocional të nxënësve.

Ligji, ndonëse zbatohet vetëm gjatë orës së mësimit, u jep mësuesve të drejtën të ndalojnë përdorimin e telefonave edhe në ambiente të tjera të shkollës. Gjithashtu, ai i obligon institucionet arsimore të ofrojnë edukim mbi përdorimin e shëndetshëm dhe të kontrolluar të pajisjeve dixhitale. Parashikohen edhe disa përjashtime: nxënësit me aftësi të kufizuara ose me nevoja të veçanta arsimore do të lejohen të përdorin pajisje ndihmëse, si dhe në raste emergjente apo për qëllime edukative.

Shumë prindër dhe mësues e mbështesin ligjin, duke theksuar se telefonat shpesh shpërqendrojnë nxënësit dhe pengojnë zhvillimin e tyre social dhe akademik. Një sondazh i brendshëm në radhët e mësuesve tregon se rreth 70% kanë përjetuar ndërprerje të mësimit për shkak të përdorimit të telefonave në klasë.

Megjithatë, nuk mungojnë kritikat. Disa mësues dhe nxënës mendojnë se ndalimi nuk e zgjidh problemin në thelb, por merret vetëm me pasojat. Ata thonë se nxënësit janë nën presion të madh për rezultate në provimin e pranimit në universitet (Suneung), dhe telefonat shpesh janë mënyra e vetme për të ruajtur kontakte shoqërore përtej orëve të mësimit. Disa nxënës thonë se nuk kanë kohë për të rënë në varësi nga telefonat, pasi janë të zënë me mësime dhe kurse deri në mesnatë. Kritikët theksojnë nevojën për edukim dhe mbështetje psikologjike, jo vetëm për ndëshkim apo konfiskim.

Në thelb, ligji i ri pasqyron një përpjekje për të balancuar përfitimet e teknologjisë me nevojën për përqendrim në të nxënë, por gjithashtu ka hapur një debat më të gjerë në shoqërinë koreane për mënyrën si trajtohet arsimi, teknologjia dhe mirëqenia e të rinjve.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 28 Gusht 2025

Dashi

Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si e kishit menduar. As beqaret nuk do kenë fat edhe pse do mundohen me sa te mundin te gjejnë personin për te cilin t’iu rrahe zemra fort. Financat do fillojnë te përmirësohen fale një ndihme shume te madhe qe do iu japin disa te afërm.

Demi

Rutina do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo mund t’iu mërzitë pa mase dhe shpesh nuk do bini ne pesimizëm. Beqaret duhet ende te presin edhe pak kohe për te gjetur personin qe iu përshtatet. Mundësitë sot nuk do jene te mira. Ne planin financiar fati nuk do jete ne anën tuaj kështu qe mund te përballeni edhe me disa vështirësi. Kujdes!

Binjaket

Mundësitë për aventura do jene te shumta gjate kësaj dite. Përfitoni nëse jeni beqare, por kurrsesi nëse keni një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Nuk duhet te shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar vetëm për disa kënaqësi te momentit. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume maturi dhe kujdes ne mënyrë qe gjithçka te ece di duhet.

Gaforrja

Dite harmonike dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar prej kohesh. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë aspak dëshirë ta sakrifikojnë lirinë qe kane vetëm për te filluar një lidhje. Ne planin financiar me mire menaxhojini me kujdes ato para qe keni sesa te ndërmerrni rreziqe dhe te gaboni.

Luani

Marrëdhënia ne çift do konsolidohet gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte t’ia shprehni ndjenjat partnerit dhe do kaloni çaste harmonike me te. Venusi do jete i pozicionuar mire ne sektorin e dashurisë te beqareve. Shume ëndrra do bëhen me ne fund realitet. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni ne planin financiar. Vetëm kështu situata do mbetet e qëndrueshme.

Virgjeresha

Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht e ngrohte gjate kësaj dite. Tensioni do shuhet menjëherë dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do jene joshës dhe do bëjnë për vete cilindo qe do ja vene syrin. Edhe financat me ne fund do stabilizohen. Kjo për shkak te uljes se shpenzimeve dhe te ndihmës me te ardhura te familjareve.

Peshorja

Jeta ne çift do marre një kthese te gabuar sot. Asgjë nuk do ece mire dhe debatet do jene te pafundme. Kujdes! Beqaret duhet t’i shfrytëzojnë sa te mundnit mundësitë qe do iu jepen për takime sepse koha mund te ike dhe dite te tilla nuk mund te rikthehen serish. Gjendja financiare nuk do jete e keqe. Vazhdoni menaxhimin e te ardhurave ashtu si para disa kohesh.

Akrepi

Mos hezitoni t’i deklaroni partnerit tuaj sot çdo gjë qe keni ne zemrës sepse vetëm kështu marrëdhënia me te do behet me e zjarrte dhe nuk do ketë konflikte. Beqaret do i marrin gjerat si t’i vijnë dhe do ia lënë gjithçka kohës. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak. Do keni mundësi te kryeni edhe ndonjë shpenzim te majme por mjaft te rëndësishëm.

Shigjetari

Dashuria për çiftet nuk do ece si duhet sot. Nuk do jeni aspak ne humor dhe do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do takojnë persona interesante kështu qe edhe sot do mbeten vetëm. Gjithsesi dita nuk do jete e mërzitshme .Ne planin financiar do jeni largpamës dhe do kryeni çdo shpenzim me shume maturi. Disa do kenë edhe përmirësime.

Bricjapi

Perspektivat për jetën ne çift janë te mira sot, sidomos për ata qe kane shume vite se bashku. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka e mrekullueshme qe askush nuk e kishte menduar. Edhe jeta sentimentale e beqareve do ketë ndryshime rrënjësore. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura. Do ndiheni te qete edhe ne këtë sektor.

Ujori

Lidhja ne çift do forcohet me tepër gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate dhe mosmarrëveshje do ndihen me te qete se me pare. Beqaret duhet te përgatiten për emocione te fuqishme. Gjithçka do ndryshoje për ta gjate kësaj dite. Nëse financat nuk janë ne gjendjen me te mire duhet shpejt te merrni masa strikte qe ta stabilizoni atë.

Peshqit

Sot, ju qe jeni beqare do realizoni një nga takimet me te bukura te jetës suaj. I gjithë horizonti do ndryshoje. Te dashuruarit duhet te bëjnë pak me tepër lëshime dhe ta tolerojnë atë qe kane ne krah. Vetëm kështu marrëdhënia e tyre do ece ne rrugën e duhur. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime saqë edhe ju do mbeteni me goje hapur.

Donald Trump kërkoi dënimin e tij, reagon George SOROS

Fondacionet për Shoqëri të Hapur, të themeluara nga George Soros dhe aktualisht të drejtuara nga djali i tij, Alex Soros, kanë reaguar pas akuzave të presidentit Donald Trump, duke i cilësuar pretendimet si të pabazuara dhe kërcënimet ndaj drejtuesve të tyre si të papranueshme.

Në deklaratën zyrtare thuhet:

“Fondacionet për Shoqëri të Hapur të themeluara nga George Soros dhe të kryesuara nga Alex Soros, nuk mbështesin dhe as nuk financojnë protesta të dhunshme. Akuzat që pretendojnë të kundërtën janë të pavërteta, dhe kërcënimet ndaj themeluesit dhe kryetarit tonë janë të papranueshme.”

Organizata rithekson përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut:

“Misioni ynë është të avancojmë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe parimet demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.”

Në vijim, Fondacionet për Shoqëri të Hapur theksojnë mbështetjen e tyre për të drejtat kushtetuese në SHBA, përfshirë lirinë e shprehjes dhe protestën paqësore:

“Ne qëndrojmë në mbrojtje të lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta e SHBA-së, përfshirë të drejtat për lirinë e shprehjes dhe protestën paqësore, që janë shtylla kryesore të çdo demokracie të gjallë.”

Sali Berisha: PD do ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme për t’i rezistuar kësaj narkodiktature duke u ripërtërirë…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zotua dje se PD do ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’i bërë ballë regjimit aktual, të cilin ai e cilësoi si “narkodiktaturë”.

Ai theksoi se “Partia Demokratike do të ripërtërihet, do të riorganizohet dhe do të rezistojë me të gjithë forcën e saj kundër këtij narkoshteti të ndërtuar mbi krimin, korrupsionin dhe drogën”. Sipas tij, strukturat kriminale që kanë kapur shtetin, janë më të rrezikshme se çdo ideologji represive e së shkuarës. “PD do ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme për t’i rezistuar kësaj narkodiktature, këtij narkoshteti, duke i ripërtërirë, duke i riorganizuar. Por një gjë duhet t’u them ju dhe çdo shqiptari, se në qoftë se në diktaturën e parë, ideologjia marksiste leniniste ishte shpallur forcë lëvizëse dhe e vërteta është se me luftën e klasave, ajo diktonte, përcaktonte fuqishëm në shumë aspekte, përcaktonte jo vetëm në dhunën dhe opresionin, por jo më pak në indoktrinimin e njerëzve. Ju jeni të rinj, nuk i keni arritur, por kur ne kemi përmbysur shtatoren e Enver Hoxhës, me mijëra shqiptarë rrëmbyen armët kundër nesh dhe donim që shtatorja të vendosej aty ku ishte. Kjo ishte dëshmi e indoktrinimit të tyre, po ata ishin njerëzit më të varfër të kësaj toke. Njerëzit që absolutisht për shumë vite nuk kishin asgjë në tavolinën e tyre përveçse bukë e kripë, bukë dhe sherbet me sheqer. Indoktrinimi është një fenomen i njohur. Sot është droga. Sot nuk është më ideologjia marksiste leniniste.

Sot forca misterioze lëvizëse e kësaj shoqërie është droga. Ti thua Suel Çela, ky është bandit, ka vrarë, rri fshehur. Por ai ka 6 miliardë euro mbrapa me atë Çopjen. Dhe kjo është vetëm njëra shumë që mësuam rastësisht këto ditë nga regjistrimet. Doli që në vitin 2021, Çopja me këtë Çelën, këta kishin qarkulluar 28 tonelata kokainë në një vit. Tani a e imagjinoni ju këtë fluks të tmerrshëm krimi që vërshon në mbështetje të këtij pushteti dhe kundër interesave të qytetarëve? Emëron ministrat, emëron gjykatësit, emëron drejtorët e policisë, emëron deputetë, ekzekuton cilindo. Pra, forcë lëvizëse sot nuk është doktrina marksiste leniniste, por është droga, kryesisht kokainë”, deklaroi dje Berisha dje gjatë një konference për mediat nga selia e PD.

“Po ju grabisin”/ Deputeti i PS ngre ALARMIN: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka bërë një denoncim të fortë publik mbi ekzistencën e një skeme piramidale që, sipas tij, është përhapur me shpejtësi dhe po shtrihet edhe në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Braçe thotë se prej dy muajsh është në dijeni të kësaj skeme, të quajtur TXEX e cila funksionon online dhe përmes telefonave celularë. Ai thekson se është kontaktuar fillimisht nga një sipërmarrës vendas, i shqetësuar nga përhapja e fenomenit në komunitet.m Braçe bën thirrje të fortë për qytetarët që janë përfshirë në këtë skemë që të tërhiqen menjëherë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

“Dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe denonconi në policinë e shtetit. Dorëzoni atje telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjegjësit përmes rrjedhës së parave”, shkruan Erion Braçe.

Aksidenti që i mori jetën dy motrave në Sarandë, Erion Braçe: Ishte vrasje! Të ndryshojnë urgjent 2 ligje në …

Sipas tij, vetëm në Divjakë mund të jenë përfshirë mbi 1,000 persona, një shifër alarmante për një zonë me popullsi të vogël. Ai thekson se situata është “e tmerrshme” dhe se përhapja e mëtejshme në Lushnje është një kërcënim serioz.

“Do kemi flotën tonë të avionëve”/ Rama: Në fillim dy avionë zjarrfikës, e më pas…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt edhe Shqipëria do të ketë flotën e avionëve për t’u përballur me situatat e zjarreve.

Në ceremoninë për vlerësimin e forcave që morën pjesë në operacionet për shuarjen e zjarreve, Rama u shpreh se flota do të nisë me dy avionë zjarrfikës. Kryeministri shtoi se qeveria po përgatit një strategji të re për parandalimin dhe menaxhimin më efikas të situatave të zjarrit.

Kreu i qeverisë foli gjithashtu për investime të reja në teknologji dhe infrastrukturë, duke përfshirë sisteme alarmi të hershëm dhe qendra të integruara të kontrollit, të cilat do të mundësojnë një reagim më të shpejtë dhe më të koordinuar me mjetet tokësore.

“Edhe ne do të kemi së shpejti flotën e avionëve tanë, e cila do të nisë të ndërtohet me dy avionë zjarrfikës, por ‘magjia’ është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë. Po përgatitemi për çfarë mund të bëjmë më shumë. Parandalim më të mençur, pastrim pyjesh, krijim korridoresh natyrore, futje në përdorim të më shumë dronëve në përdorim me kamera termike dhe futjen në përdorim të dronëve për mbjelljet e reja në sipërfaqet e djegura.

Teknologji dhe inteligjencë me sisteme alarmi të hershëm dhe një funksionim më i mirë falë edhe investimeve që duhet të bëjmë më tej i qendrave të integruara të kontrollit për të pasur një reagim më të shpejte me mjete tokësore”-, tha Rama.

E rëndë në Itali/ Kasapi nga Elbasani gjendet i shtypur nga treni dy ditë pas humbjes

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka ndodhur në Itali pak ditë më parë. Eshref Tufa, një 67-vjeçar shqiptar që vuante nga sëmundja e Alzheimerit, është gjetur i vdekur në shinat e trenit pranë Campegine, në rrugën Reggio-Sant’Ilario në Itali (Reggio Emilia).

Ai kishte humbur prej ditësh dhe për shkak të problemeve të tij shëndetësore, endej në një gjendje konfuzioni të thellë drejt shinave hekurudhore, ku dhe fatalisht u godit për vdekje nga një prej trenave të mallrave të linjës. Ai vdiq menjëherë. Policia hekurudhore u thirr në vendngjarje.
Pas identifikimit, lajmi i trishtueshëm iu dha familjes së tij, e cila e kishte kërkuar për dy ditë. Autoritetet thanë se përjashtojnë pistën e vetëvrasjes, për shkak të sëmundjes nga e cila vuante dhe besojnë se ngjarja është aksidentale, pasi ai mund të ketë qenë duke ecur mbi shina në mënyrë të pavetëdijshme.

Eshref ishte zhdukur papritur më 19 gusht, nga zona e tregut në Piazza della Vittoria në Reggio, ku ndodhej me gruan e tij. Vajza e tij Marsida nxitoi menjëherë në stacionin e policisë për ta raportuar të zhdukur. Menjëherë nisën kërkimet dhe u lëshua ​​një apel në mediat sociale dhe u shpërndanë fotografi.

Pati një shpresë një ditë më pas, kur kamerat e një lokali në Via Emilia, filmuan Tufën duke qëndruar jashtë tij dhe prej aty besohet se ai ka ndjekur rrugën e shinave të trenit, derisa u godit fatalisht.

Lajmi i vdekjes nuk është pritur mirë nga familjarët. Vajza e të ndjerit, e cila punonte në një supermarket ë zonës, sapo dëgjoi për vdekjen e të atit, kaloi në gjendje shoku dhe u desh ndihma mjekësore në urgjencën e Arcispedale Santa Maria Nuova.
“Shpresonim shumë ta gjenim”, thotë Qasim Gosa, bashkëshorti i Marsidës dhe dhëndri i viktimës, i pikëlluar. “Kur na treguan për pamjen në Cadè, nxituam atje, por ai ishte zhdukur tashmë. U përpoqëm ta kërkonim përgjatë Via Emilia, por nuk mundëm ta gjenim. Fatkeqësisht, askush nuk e njohu dhe as nuk e kuptoi se ishte i sëmurë.”

Eshrefi ishte në pension pas një jete si kasap në Shqipëri, në qytetin e Elbasanit. Ai kishte mbërritur në Itali disa vite më parë, duke vuajtur tashmë nga sëmundja e Alzheimerit. Vajza e tij Marsida dhe vëllai i saj – i cili, ashtu si bashkëshorti i saj, kishte qenë në Itali që nga viti 1998, pasi kishte marrë gjithashtu shtetësinë italiane – e sollën këtu për t’u kujdesur për të dhe për ta mbajtur pranë.

“Familja po priste një certifikatë paaftësie për të aplikuar për një strukturë të posaçme për pacientët me Alzheimer. Fatkeqësisht, menaxhimi i saj nuk ishte i lehtë. Megjithatë, nuk kemi pse të ankohemi; për fat të keq, kjo është thjesht një tragjedi e madhe”, thotë dhëndri i viktimës për median italiane.
Nuk ishte hera e parë që Eshref ishte larguar.

“Një muaj më parë, ndodhi e njëjta gjë; ai ishte larguar nga shtëpia (nga Via Cimarosa, në zonën e Acquedotto-s, red.). Por pastaj e gjetëm pak më vonë në Burger King pranë autostradës, ku na telefonuan, duke kuptuar se nuk ishte mirë. Fatkeqësisht këtë herë gjërat shkuan ndryshe”, përfundon Gosa.

U ankua për emigrantët shqiptarë/ Kërcënon deputeti britanik: Kur të jem në pushtet, do dëboj 600 mijë azilkërkues

Nëse, e gjithmonë nëse, vjen në pushtet në Britani pas afro 4 vjetësh, me partinë e tij “Reforma”, ai që njihet ndryshe si Babai i Brexit, Nigel Farage, thotë se do të arrestojë dhe deportojë rreth 600 mijë azilantë në vendet nga kanë ardhur.

Nigel Farage sheh mundësi përfitimi politik dhe sondazhi më i fundit i “The Times” tregon se 71 përqind të të anketuarve mendojnë se Starmer nuk po e zgjidh drejt krizën e emigracionit, dhe nga këta 56 përqind janë votues laburist.

Kjo krizë ka bërë ndër të tjera që partia Reforma e Farage të jetë 22 pikë para laburistëve në pushtet në sondazhe. Laburistët thonë se politikat alla-trampiane të Farage për emigracionin janë politika të shkruara “në një paketë cigaresh”.

Megjithatë, Farage nuk jep asnjë shpjegim sesi do të bindë këto vende që të pranojnë mbrapsht azilkërkuesit në vende si Afganistani i Talebanëve, Eritrea apo Irani, dhe sa do kushtojnë këto fluturime të shtrenjta dhe në vende të largëta.

Mediat britanike i kthehn ofertës së Britanisë ndaj Shqipërisë për të strehua emigrantët, ofertë e refuzuar publikisht nga kryeministri Edi Rama.

“Shqipëria disa herë ka deklaruar të mos shndërrohet në kosh të emigrantëve të ardhur nga vendet më të pasura të Perëndimit, edhe sikur Londra t’i ofronte po aq ose më shumë se sa Ruandës”– thuhet në media.

Politikanët britanikë, për aq kohë sa nuk kuptojnë shkaqet e vërteta pse Britania është shndërruar në “El Dorado” të emigrantëve, nuk mund të veprojnë. Britania, e cila po ngrohet më shumë nga ngrohja globale, çka shton kalimet me gomone, ka kalime të vështira për t’u frenuar me mjetet dhe politikat shpesh naive të momentit. Këto kalime kanë mbetur vetëm të frenohen me anije lufte, në mes të detit, çka do të ishte e paimagjinueshme mes Francës dhe Britanisë, vende të NATO-s.

Deri në gjetjen e terapisë, Nigel Farage do mbetet aspirant pushteti në një Britani e cila humbi reputacionin e dikurshëm, herë prej gjysmë të vërtetave e më shumë prej gënjeshtrave e spekulimeve të dëmshme të kampionit të Brexitit, taktika populiste këto që kanë treguar se funksionojnë edhe në vende me demokraci të konsoliduara.