Modelja Jori Delli ka zbuluar së fundmi mungesën prej disa kohësh në rrjetet sociale.
Përmes një reagimi në profilin e saj në Instagram, Jori tregoi se ka pasur një rast të rëndë familjar, pasi babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ndodhej në Vlorë.
Ajo a treguar se ai është sëmurur në Vlorë, ndërsa ka shprehur rezerva për trajtimin mjekësor atje.
“Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente”, shkruan ajo, ndërsa shton më tej se ai më pas është transferuar në Tiranë.
“E dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet”, thotë Jori.
Postimi i plotë:
Përshëndetje miq
Këto ditë kam munguar në rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë. Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt.
Fatmirësisht vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta çonte në kohë në spital. Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente.
Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet.
Në të kundërt, kam vetëm fjalë mirënjohje për spitalin QSUT në Tiranë: falënderoj me gjithë zemër stafin, infermierët dhe mjekët që u kujdesën për të dhe që me një operacion të suksesshëm i shpëtuan jetën.
Me shpresën që shteti shqiptar të vendosë të investojë jo vetëm në turizëm dhe infrastrukturë të re, por edhe – dhe mbi të gjitha – në shëndetësi, duke vënë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vend të parë”.
Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publike të dhëna të detajuara për skemën e patronazhimit në Rajonin Nr. 2 të Fierit, duke e cilësuar këtë një rrjet kriminal elektoral që shtrihet në çdo qelizë të narkoshtetit.
Vetëm për rajonin 2 janë evidentuar 430 punonjës të administratës publike që janë përdorur për qëllime politike, shumica e të cilëve janë anëtarë apo mbështetës të PS-së.
Patronazhistët nuk ishin militantë partie por nëpunës shtetërorë në institucione si posta, ujësjellësi, spitali rajonal, tatimet, OSHEE, Albpetrol, ISSH, shkollat, qendrat shëndetësore dhe burgjet. Secili prej tyre kishte të dhëna të plota personale dhe politike të mbledhura dhe të lidhura me qendrat e votimit. Berisha theksoi se ky sistem është ndërtuar nën drejtimin e Belinda Ballukut.
Në pjesën më të madhe ata mbështesin ose janë anëtarë të PS.
Ka institucione si IEVP Fier me 100% punonjës me bindje politike për PS. Apo Qendrat shëndetësore, apo spitali rajonal ku 80-90% mbështesin/votojnë PS
Secili prej patronazhistëve të punësuar nga shteti kishte për detyrë mbledhjen dhe raportimin e të dhënave personale të detajuara për punonjësit civilë brenda institucionit të tyre ose nën-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2-Fier).
Të dhënat e mbledhura përfshinin për çdo punonjës të drejtorisë / sektorit që drejtonin:
Emrat e plotë, numrat e ID-së, numrat e telefonit dhe pozicionet/afiliacionet institucionale Qendra e Votimit (QV) ku ishte i regjistruar secili punonjës Kontaktet personale dhe lidhjet familjare Përcaktimi politik ose përkatësia partiake (anëtar, mbështetës, etj.) Data e fillimit të punësimit (shumë prej tyre të punësuar rishtazi, punësime elektorale)
Posta – Nga 9 punonjës të rajonit nr 2, 6 janë anëtarësuar në PS
Ujësjellës Kanalizime Fier – Nga Ujësjellës Kanalizime Fier për 33 punonjës janë dhënë nr i ID, bindja politike, numri i telefonit, qendra e votimit dhe pozicioni në punë. 6 janë të anëtarësuar në PS
IEVP Fier – Në IEVP e Fierit 39 punonjësit janë pa përjashtim 100% të PS-së.
DPSHTR – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor
Në drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në varësi direkte të Belinda Ballukut janë 6 punonjës në rajonin 2 dhe 3.
Për secilin puninjës janë dhënë numri i celularit, data e emërimit në punë. Është shënuar qendra e votimit su dhe afilacioni politik, pra janë anëtarë apo jo të PS-së. Nga 6 të punësuar anëtarë të PS-së janë 3.
DRSSH – Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore
Nga 10 punonjës në rajonin nr 2. Nga 1 që është i anëtarësuar pothuajse të gjithë të tjerët votojnë për PS.
FSDKSH – Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Janë shënuar emrat e 5 punonjësve në rajonin nr 2 .Secili ka shënuar dhe qendrën e votimit.
FSHU – Furnizuesi i Shërbimit Universal (nen OSSHE) në varësi direkte të Belinda Ballukut
Janë 6 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë të dhënat personale dhe qendra e votimit. Nga 6 të punësuar 3 janë anëtarë të PS-së.
OSSH Fier – Në OSSH Fier nga 15 punonjës në rajonin 2, 7 janë anëtarë të PS-së. Për secilin nga emrat janë dhënë të dhënat personale, pozicioni i punës dhe qendra e votimit.
Në spitalin rajonal të Fierit – 50 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë emër, atësi, mbiemër pozicion pune dhe qendra e votimit. Për secilin është dhënë nëse është anëtar i PS-së si dhe për kë voton.
Nga 50 punonjës 31 janë anëtarë të PS-së,pra afro 62 %. Votojnë PS-në 33 punonjës (66 %).
Tension i lartë OSSH në varësi të Ballukut –3 punonjës në rajonin e dytë. Nga këta 2 janë anëtarë të PS-së, por votojnë të 3 PS.
Tatime Fier- Nga tatimet Fier janë ish vartësit e Ceno Klosit. 4 punonjës në rajonin 2, 2 janë anëtarë të PS-së, një është PD/PS.
Duke pasur parasysh drejtoritë që ata punojnë këta persona mund të jenë përdorur gjatë fushatës së Belindës dhe Cenos në mënyrë që të intimidojnë biznese/qytetarë e të kërkojnë votat për PS-në përkundrejt lehtësive apo gjobvënieve.
ARM – Agjencia Rajonale e Mjedisit, Fier. Dy punonjës të rajonit 2. Të dy me PS-në.
Nga Shërbimi i Provës –Një punonjës me PS-në.
ISSH – 1 punonjës në rajonin 2, votues i PS-së.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Fier – Dy punonjëse, të dyja anëtare të PS-së.
DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISE KOMBETARE TE PUNESIMIT DHE AFTESIVE (DRAKPA FIER) –Nga DRAKPA FIER 2 punonjës në Rajonin 2. Të dyja votues të PS-së.
NJVKSH – Njësia e Kujdesit Vendor të Kujdesit Shëndetësor, Fier
Nga 21 punonjës në rajonin 2. Për të gjithë jepen pozicionet e punës. Në kolonën e fundit kontrollohet sjellja. Nga 21 punonjës, 18 kanë sjellje të mirë, pa janë mbështetës të PS-së.
Nga qendrat shëndetësore janë evidentuar 126 punonjës në rajonin 2
Për secilin janë dhënë informacion i detajuar, emër, mbiemër, pozicion pune. Numri i kartës së identitetit, qendra e votimit
Sjellja – 80 % kanë sjellje të mirë (mbështesin PS-së).
Duke pasur parasysh sa të rëndësishme janë qendrat shëndetësore për cdo familje mjekët e familjes apo infermierët është kriminale politizimi dhe kontrolli dhe intimidimi i personelit të këtyre QSH për tu angazhuar në fushatë për PS-në.
ASHK – Agjencia shtetërore e Kadastës
Nga ASHK janë evidentuar 7 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacion i detajuar, emër, atësi, mbiemër pozicion pune, QV dhe numri i celularit.
Bindja politike – 5 nga 7 janë të PS-së.
Drejtoria e Ujit të Kullimit
Nga UKF janë evidentuar 16 punonjës në rajonin 2.
Për secilin punonjës janë dhënë informacion të detajuar, emër, atësi, mbiemër, pozicion pune, qendra e votimit. Bindja politike nuk është plotësuar.
Institucioni i Albpetrol
Nga ASHK janë evidentuar 23 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacion i detajuar, emër, atësi, mbiemër, numri i celularit, e QV.
Prej kohësh është përfolur për lidhjen shumëvjeçare mes moderatores së njohur shqiptare, Luana Vjollca, dhe biznesmenit kosovar Krenar Cocaj.
Marrëdhënia e tyre nuk u bë kurrë publike nga vetë ata, edhe pse aludimet kanë qenë të shumta.
E njëjta gjë ndodhi edhe me ndarjen e tyre, e cila nuk u konfirmua asnjëherë, por u kuptua përmes ndryshimeve në postimet dhe daljet publike.
Pak javë më parë, mediat rozë publikuan foto të Krenarit në Ibiza, ku ai u pa pranë modeles Endi Demneri.
Pamjet konfirmuan se biznesmeni ka nisur një lidhje të re me ish-Miss Universe Albania, e cila po bën bujë në rrjetet sociale.
Çifti i ri, Krenari dhe Endi, aktualisht po shijojnë pushimet luksoze në St. Tropez, një nga destinacionet më të preferuara të VIP-ave.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se në të njëjtin vend ndodhet edhe Luana Vjollca.
Moderatorja ka nisur prej ditës së djeshme të ndajë me ndjekësit foto dhe video ku shihet duke kaluar momente argëtuese me mikeshat e saj, në klube, restorante dhe plazhe luksoze.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar syrit të publikut, i cili ka nisur menjëherë të komentojë se Luana ka zgjedhur enkas po të njëjtin destinacion ku ndodhet ish-partneri i saj me të dashurën e re, duke e quajtur “përndjekëse”.
Madje, disa ndjekës kanë aluduar se postimet e saj janë një mënyrë për t’i treguar Krenarit dhe Endit se ajo është po aq mirë, edhe pas ndarjes.
Vetëm tri javë para se të vritej nga bashkëshorti i saj, Marjola Nakoleci kishte shpëtuar jetën e tij duke e ndaluar nga një tentativë vetëvarjeje.
Ky detaj është bërë i ditur nga motrat e viktimës, të cilat thonë se 36-vjeçarja prej kohësh ishte nën dhunë sistematike dhe presion të vazhdueshëm.
Trupi i pajetë i Marjola Nakolecit ka mbërritur në Korçë, ku sot do të zhvillohet ceremonia mortore.
Familjarët janë në gjendje të rënduar emocionale dhe kanë refuzuar kontaktet me median, ndërsa vajza e madhe e viktimës ka deklaruar se ka mohuar babain e saj dhe do të marrë hak për gjakun e nënës.
Sipas dëshmive të familjarëve, Pandeli Nakoleci ushtronte dhunë të vazhdueshme, e akuzonte gruan për tradhti dhe shpeshherë e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me qëllim për ta mbajtur të lidhur përmes një shtatzënie.
Vetëm një muaj më parë, gjinekologu i kishte vendosur Marjolës masa parandaluese shtatzënie.
36-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, sot do të përcillet për në banesën e fundit mes dhimbjes së familjes dhe komunitetit.
Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dy vajzat, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç, humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Sarandë. Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajza rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia.
Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë.
“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.
Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia. “2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.
“Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.
Në qytetin e vogël Porepunkah, rreth 300 kilometra në verilindje të MelbUrnit, është regjistruar një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku dy efektivë policie kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Oficerët ndodheshin në një pronë private për të zbatuar një urdhër arresti ndaj një personi të dyshuar për abuzim seksual, kur u zunë në befasi dhe u qëlluan. Sipas burimeve mediatike australiane, autori i sulmit u ka marrë armët viktimave pas ngjarjes.
Policia e Viktorias ka konfirmuar incidentin, duke bërë të ditur se nuk mund të japë detaje shtesë derisa situata të vihet plotësisht nën kontroll. Aktualisht, zona është e rrethuar nga forca të shumta të armatosura, përfshirë një automjet të blinduar dhe një helikopter. Për shkak të rrezikut, të gjitha objektet publike në rrethin e Alpine Shire janë mbyllur, ndërsa shkolla fillore e Porepunkah është izoluar që në orët e para të mëngjesit.
Australia, e njohur për ligjet e saj shumë të ashpra për armëmbajtjen që nga masakra e Port Arthur në vitin 1996, rrallëherë përballet me sulme të tilla ndaj policisë, gjë që ka shtuar tronditjen dhe reagimet e forta të opinionit publik.
Myslim Murrizi ka reaguar, pas zërave për djegien e mandateve nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.
“Po degjoj disa zera cicerues qe po artikulojne versionin e djegies se mandateve.
Te perseritesh dy herë te njenjtin gabim fatal eshte me shum se idiotesi apo miopi politike, madje eshte nje veprim me dashje per te shkrirë PD dhe per te perjetesuar monizmin modern me emrin demek-kraci.
Nje parti politike kurre nuk duhet te udhehiqet nga emocionet histerike te disa pseudo militanteve “radikalë” por duhet te jete e qarte ne vizionin e asaj per ate qe ka si objektiv.
Militantet jane palca e çdo partie politike por kush mer vendime sipas thirrjeve emocionale te tyre eshte e destinuar te deshtojë.
A ju kujtohen thirrjet histerike te porositura te nje grushti militantesh “mercenarë” se as demokratë nuk mu duken ne shkurt 2019 kur ulerinin ne oborrin e PD ne kor digjni mandatet??
E çfar fitoi PD???
Ja ku jemi sot ne nje gjendje te mjerueshme dhe me nje çorganizim te “organizuar”.
Joooo ore jooo nuk duhet t’i digjni kurre mandatet.
Por nuk duhet t’i bashkoni votat me PS per menderen tuaj te levizshme e te qelbur siç bete ne korrik 2024 kur miratuat kete kod zgjedhor qelbanikesh dhe mashtruat se keni hapur listat me 2/3 dhe sot nga 50 deputetë qe jeni gjithsej, vetem 7 jane deputetë me vota.
Ju 43 te tjeret jeni parazitë politik dhe vegjetues te peshtire qe shitet demokratet ne korrik 2024 vetem per karriken tuaj te piste e te ndyre.
Joooo ore joooo nuk duhet t’i digjni mandatet por mos bashkoni votat me PS siç bete per amnistin e trafikanteve”, shkruan ai.
“Nuk duhet t’i digjni mandatet por duhet te digjni flakë Parlamentin duke bere opozitë jo selektive por me fakte dhe denoncime per çdo afere korruptive.
Nuk duhet t’i digjni mandatet joooo por duhet te uleni me bythë ne toke se kembe e kellqe nuk keni ju butak pa vota dhe te kerkoni rishikimin e reformes territoriale dhe urgjentisht te prishni kete kod zgjedhor qelbanikesh qe miratuat per te qenë ne ate parlament pa vota”, vijon Murrizi.
“Duhet te shkoni ne Parlament e te flisni per 15 miliardë euro vjedhje te Bankers, per mberurinat toksike te Kurumit, per konçensionin 130 milionë euro te Jani Karathanasit, per 110 milion euro konçension te Klod Allajbeut, per konçensionin dy herë me shum se vlera te rruges Thuman-Kashar, per traun e Kukesit, traun e rinasit, per Alabarin ne Durres dhe halabaket e politikes qe fshihen pas tyre, per investitoret strategjikë pa i ndare ne te PS e PD se grabitesit nuk kane bindje politike por veç grykesi.
Jooo ore jooo nuk duhet t’i digjni mandatet por nuk duhet t’i perdorni ato per te marre tendera, leje per kulla, konçensione dhe resorte turistike per veten apo familjaret tuaj.
Duhet te jeni ne Parlament per te mbrojtur 500 mijë votues opozitarë qe edhe pse pushteti tentoi t’i blejë e t’i mashtrojë apo frikesojë, votuan per kandidatet e listes se hapur te PD ne 12 qarqet se per ju 43 nuk votoi e kam bindjen qe nuk ju votojne as ata qe keni komshinj, kusherinj e krushqi.
Nuk duhet t’i digjni mandatet jooo, por nuk duhet t’i perdorni per te punesuar familjaret, bashkeshortë, bashkëjetues, femije, motra, vellezer, kuneter e baxhanakë neper vendet me te paguara ne administrate siç i keni deri me sot ne Banken e Shqiperis, ne KLSH, ne Bashki, si perfaqesues te Rames ne Europe, ne KESH, ne ERT, apo tek çdo drejtori ku pagat jane me te lartat.
E nese jeni ne Parlament per te gjitha keto dhe shumë e shumë te tjera qe nje opozitë jo selektive dhe jo e pazareve te pista ka per detyre te bejë, ju garantoj se mandatet tuaja vlejne shum dhe ne 2027 shkojme 600 mij vota dhe fitojme mbi 25 bashki dhe ne 2029 shkojme mbi 700 mijë vota dhe kthejme PD dhe demokratët ne pushtet.
Perrallat me revolucion, me mosbindje, me permbysje dhe dengla te ketij lloji tregojani njeri tjetrit neper festa kur dridhni belin e kerceni si hipokritë ne valle kengen e Berishes qe deri ne 2029 nuk besoj se keni me nevojë te dridheni si k ne tub duke kercyer.
Vetem duke bere ate qe ju takon te beni si opozite, pa shtirje dhe pa hipokrizi e fallcitet mashtrues keni shlyer nje pjese minimale te borxhit dhe detyrimeve qe keni ndaj demokratëve.
Ndryshe mereni ate mandat dhe mos e digjni fare por lyeni me vaj ulliri dhe futeni aty ku te ndjeheni rehat kur te kerceni me dredhje e tundje beli si balerina politike te viteve 2021-2025 qe “vallezuat” preher me preher pas 8 janarit 2022 ku blinduat dyert e PD dhe dhunuat demokratët qe donin te hynin ne selin e tyre”, përfundon Murrizi.
Dy ditë pas aksidentit tragjik në Sarandë, ku ndërruan jetë dy motrat të familjes Dhimaku, sot mbahet ceremonia mortore. Familjarë, të afërm e miq i kanë dhënë lamtumirën e fundit motrave Elvisa dhe Rezina.
Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit, teksa dy motrat së bashku me një shoqen e tyre që udhëtonin me makinë, u përplas nga një tjetër automjet i drejtuar nga 24-vjeçari Kevi Norra, punonjës i Ministrisë së Brendshme.
Norra bëri një parakalim të gabuar dhe ishte me shpejtësi, duke u përplasur kokë më kokë me automjetin ku ndodheshin dy motrat së bashku me shoqen Antonela Zhupën. Motrat Dhimaku humbën jetën në vend, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur.
Sa i përket shoferit që shkaktoi aksidentin me vdekje, është arrestuar nga policia. Ai rezultoi se ishte dhe në gjendje të dehur.
Kryedemokrati Sali Berisha ka refuzuar që të jetë deputeti i cili do të drejtojë seancën hapëse të legjislaturës së re në shtator, pasi sipas rregullores, deputeti më i vjetër në moshë merr drejtimin e seancës së parë.
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ditën e sotme foli i prerë duke thënë se nuk do të marrë pjesë në hapjen e parlamentit të ri ndërsa e cilësoi një institucion jo legjitim dhe të kapur nga partia shtet.
Kreu i Partisë Demokratike, u shpreh se nuk mund t’i bëjë vendit të tij një antishërbim të tillë. Sakaq, Berisha nuk u ndal me akuzat ndaj qeverisë sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ndërsa shtoi se rekomandimi i Këshillit të Europës që kërkon ndarjen e partisë nga shteti në Shqipëri, është treguesi më i qartë se Kuvendi aktual është produkt i deformimit elektoral.
“Kaq mjafton kjo frazë për të treguar se ky është parlamenti i partisë-shtet. E si mund ta hap unë atë? Si mund t’ia lejoj vetes të ulem aty? Kurrë.
Një parlament jo legjitim nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund t’i bëj vendit tim një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, por ky nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare.”-tha Sali Berisha.
Edon Zhegrova ka marrë zyrtarisht pasaportën shqiptare, një zhvillim që mund të lehtësojë transferimin e tij të mundshëm drejt Juventusit.
Falë rregullores së re në Itali, që nga viti i kaluar, lojtarët me pasaportë shqiptare nuk konsiderohen më si lojtarë ekstrakomunitarë, gjë që i jep avantazh të madh klubit bardhezi për të finalizuar marrëveshjen.
Sulmuesi i talentuar po shkëlqen me Lille në Ligue 1 dhe është vënë në qendër të vëmendjes së disa klubeve të mëdha europiane, por Juventusi duket se është ekipi më i interesuar për ta sjellë në Torino.
Ky zhvillim e bën transferimin e mundshëm të Zhegrovës shumë më të realizueshëm në merkaton e janarit apo gjatë verës.