Deputeti socialist Erion Braçe kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të shtetit, që përdorin edhe armët e shërbimit për ngjarje kriminale.
Ligjvënësi ka reaguar sot fuqishëm nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e aksidentit në Sarandë, ku vdiqën dy motrat Dhimaku dhe u plagos një vajzë e tretë, kurse autori i dyshuar dhe i arrestuar tashmë, Kevi Norra, rezulton se është një punonjës i Ministrisë së Brendshme, që ishte i dehur në timon, me shpejtësi dhe në parakalim të gabuar.
Braçe e cilëson një vrasje dhe jo një aksident rrugor, ndaj kërkon ndryshimin e ligjit për këto raste dhe ashpërsimin e tij.
Gjithashtu, teksa bën postimin prekës për dy motrat që humbën jetën në mënyrën më të pafajshme, ai ngre zërin për rritjen e fuqisë së ndëshkimit nga ligji për këto raste.
Braçe sjell në vëmendje edhe rastet kur punonjës të shtetit përfshihen në paligjshmëri, duke përdorur fuqinë e detyrës dhe armën e shërbimit, teksa kërkon që edhe për këto precedentë të mbahet përgjegjësi nga shkelësit, nëpërmjet ashpërsimit të ligjit.
Dy motrat Dhimaku, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç studionin të dyja për mjekësi, njëra në universitetin publik dhe tjetra në privat në Tiranë. Më e madhja, drejtonte makinën Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere. Rreth orës 20:15 të së dielës, në aksin Sarandë-Delvinë, një një ‘Audi’ i përplasi fort, duke i lënë pa jetë dy motrat, ndërsa shoqja e tyre, 24-vjeçarja, Antonela Zhupa, gjendet ne spital jashtë rrezikut për jetën. Në timon, rezultoi të ishte 24-vjeçari Kevin Norra, punonjës i MB, në gjendje të dehur, që u arrestua.
Postimi i Erion Braçes:
“Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit.
Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre, gjithkujt që i njohu e ndau jetën e shkurtër me to! Është e tmerrshme, nuk ka ngushëllim, fare!
Kam prej mëngjesit të djeshem që dëgjoj:
Aksident, aksident rrugor!
Jooooo! Nuk është aksident!
Të dehesh, të marrësh makinën, të dalësh me të në rrugë, të ecësh me shpejtësi përtej normës, të hysh në parakalim të gabuar dhe t’i shkosh tjetrit përballë në korsinë e tij, nuk është aksident, as aksident me pasojë vdekjen!
Është vrasjeeee me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e një të trete.
Kodi ynë Rrugor e Kodi ynë Penal nuk e njeh këtë nocion, ndërkohë në rrugë ndodh si vrasje me dshje madje!
Duhet të ndryshojmë dy ligjet sa më parë;
Dëgjoja dje arrestohet shoferi, ishte i dehur, ishte me shpejtësi, hyri në parakalim të gabuar;
Ja u arrestua, po pastaj? Do hetohet e gjykohet për aksident me pasojë vdekjen? Nuk është i tillë!
E dyta, dëgjova po dje se autori është punonjës i Ministrisë së Brendshme; Nuk e di në qëndron kjo apo jo.
Por një ligj i ri për përgjegjësitë përtej punës që bëjnë për punonjësit e shtetit duhet të hartohet sa më parë, tani! Doemos këta duhet të kenë përgjegjësi publike, më shumë se çdo qytetar i zakonshëm.
Dëgjoj shpesh, përdori armën e shërbimit e vrau gruan, sulmoi komshiun, kërcënoi një tjetër në lokal, ndërtoi pa leje, shkeli ligjin dhe në fund, ishte punonjës i shtetit.
Kjo nuk duhet të ndodhë më!
Me ligj çdo punonjësi shteti duhet t’i ngarkohet përgje
🚨 “Jo aksident, por vrasje!” Deputeti shpërthen pas ngjarjes tragjike: Kërkohen ndryshime urgjente në ligj
gjësi e t’i kufizohen akte që kanë në thelb paligjshmërinë duke përdorur fuqinë e të qenit në një zyrë shteti!”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.
Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Fondacioni Firdeus, ka marrë përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksident në Sarandë, i cili vuan nga leuçemia.
Kreu i Fondacionit, Elvis Naçi, ka përcjellë lajmin se do të jetë “Firdeus”, ai që do të marrë përsipër kurimin e 10-vjeçarit, vëllait të dy motrave të ndjera.
“Shprehim ngushellime per humbjen e dy vajzave. Per vellain e vogel Fondacioni merr persiper kurimin e tij. Kjo ngjarje me humbje kaq te madhe na preku te gjitheve pasi motrat po shkonin tek vellai i tyre per vizite.
Nga mediat u njohem se vellai i tyre vuan nga leucemia dhe i derguam lajmin familjes se do te jemi ne krah te tyre per sherimin e djalit te vogel sa me shpejte qe te jete e mundur . Zoti ua lehtesofte kete dhimbje kaq te madhe”,-shkruan Elvisi në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Mëngjesin e kësaj të marte, është duke u kryer ceremonia e pritjes për viktimën Marjola Nakoleci, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, ditën e premte (22 gusht), në Volos të Greqisë.
Trupi i pajetë i 36-vjeçares u soll gjatë pasdites të së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.
Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares nënë e katër fëmijëve, tre prej të cilëve të mitur, dhe ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike, teksa kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave.
Ceremonia mortore pritet të kryhet rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Prezent janë familjarët e saj, përfshi edhe fëmijët që gjithashtu kanë shoqëruar trupin e nënës nga Greqia për në Korçë, për të qenë të pranishëm në ceremoninë mortore.
Paralelisht në Greqi po kryhen hetimet ndaj Pandeli Nakolecit, i cili del sot para Gjykatës së Volosit për masë sigurie.
Me një pyetje të thjeshtë, “a nuk mendove për ne?”, vajza e madhe e çiftit u përpoq të zbulonte nga i ati se cila ishte arsyeja që ai vrau nënën e saj. Autori i vrasjes, pas arrestimit të tij, pretendoi se “u ngatërrua” duke besuar se ajo po e tradhtonte.
Fëmijët e çiftit raportojnë se babai i tyre është patologjikisht xheloz dhe se nëna e tyre nuk fliste me burra të tjerë dhe as nuk kishte një lidhje jashtëmartesore.
18-vjeçarja ishte e pranishme në momentin e vrasjes së nënës së saj. Ajo e ka foton e saj në telefon dhe e shikon atë vazhdimisht, ndërsa bërtet nga tërbimi se tani është jetime pasi babai i saj “ka vdekur” për të. Fëmijët e tjerë të çiftit janë gjithashtu në një situatë tragjike, veçanërisht djali i tyre 13-vjeçar, i cili e kapi të atin nga fyti në mënyrë që ta ndalonte të kryente krimin.
Duke parë nënën e tyre duke vrapuar për të shpëtuar nga duart e babait, dy fëmijët e mëdhënj tentuan që ta parandalojnë krimin, por nuk ia dolën.
Çfarë pretendon autori i krimit për vrasjen në Volos?
Siç pohon ai, kur 36-vjeçarja mbeti shtatzënë pak kohë më parë, ajo i tha se fëmija nuk ishte i tiji dhe ai u shkatërrua shumë.
“Isha i tërbuar, humba mendjen, mendja ime u shua kur ajo më tha se fëmija që kishte nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashkët e tutje, filloi e keqja. Një palë e tretë na shkatërroi jetën. Kam keqardhje, mendoj për fëmijët e mi, çfarë do të bëhet me ta, do të doja ta ktheja kohën pas, doja t’i bëja keq vetes”, ka thënë ai.
Megjithatë, familja e 36-vjeçares përshkruan sjellje abuzive dhe se si 40-vjeçari e përdhunonte vazhdimisht në mënyrë që ajo të mbetej shtatzënë dhe të mos divorcohej prej tij.
Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar. Pavarësisht ndikimit të kundërt të Saturnit, shumë shpejtë projektet tuaja do të konkretizohen. Ka ardhur momenti për të përveshur mëngët dhe për të marrë rezultatet që aq shumë dëshironi.
Demi
Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku ju nuk do të jeni aspak në humor. Bëni mirë që të reflektoni me veten, pasi pjesa e dytë e javës do të jetë dukshëm më e mirë dhe do të rezervojë ndonjë surprizë në dashuri. Venusi pas pak ditësh do të jetë në shenjën tuaj.
Binjakët
Jeni duke përjetuar një periudhë të mbushur me tension. Qielli është i favorshëm për të zgjeruar familjen. Nëse jeni me kokë mënjanë me një person, ka ardhur momenti që të hidhni ju hapin e parë drejt pajtimit.
Gaforrja
Kjo e martë do të sjellë rikuperim me vete, ku do të arrini që të gjeni veten dhe të shmangni shpenzimet e tepërta. Fundi i muajit do të jetë shumë pozitiv dhe i mbushur me surpriza sa i takon punës dhe familjes.
Luani
Dita do të jetë e mbushur me ndryshime të bujshme. Situata astrologjike është e shkëlqyer sa i takon jetës sentimentale. Nëse keni diçka që ju mundon, është momenti për ta sqaruar.
Virgjëresha
Paolo Fox parashikon orë të mbushura me sukses, sa i takon sferës profesionale, ku do të arrini që të nxirrni disa projekte që mbani në sirtar dhe duke i prezantuar aty ku do të kenë mundësi që të gjejnë sukses. Kjo është një periudhë shumë e mirë sa i takon rritjes profesionale, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë vështirësi në dashuri.
Peshorja
E marta nuk do të jetë aspak e favorshme sa i takon dashurisë, për shkak se do të dalë në pah ndonjë tension me partnerin/en. Reflektoni mirë dhe përqendrohuni në punë, pasi fundi i muajit do të qartësojë çdo gjë lidhur me të ardhmen tuaj.
Akrepi
Ju presin të reja të rëndësishme sa i takon punës. Nëse po mendonit që të ndryshonit pozicion, kjo është java e duhur. Reflektoni dhe ndani mendime me familjarët tuaj, të cilët do të dinë që t’iu tregojnë rrugën më të mirë.
Shigjetari
Kjo periudhë është mjaft e favorshme për të gjithë ata që janë çift. Ndërsa ata që janë vetëm, duhet të dërgojnë atë mesazh që i mundon, duke lënë mënjanë ndrojtjen, pasi yjet janë në anën e tyre.
Bricjapi
Ju presin ditë të bukura, kryesisht në punë. Ndërsa në dashuri bëni durim dhe do të arrini që të bëni për vete njeriun që keni përzemër. Ky është momenti i duhur për të arsyetuar siç duhet.
Ujori
Paolo Fox parashikon për të lindurit e kësaj shenje një qiell intrigues, por kjo gjë do të sjellë edhe lodhje. Nëse keni menduar që të zhvilloni një projekt personal, me siguri jeni përballur me ndonjë vështirësi, ndaj duhet të përvishni mëngët dhe të përqendroheni maksimalisht, shkruan noa.al. Kjo gjë vlen edhe për dashurinë.
Peshqit
Do të përballeni me disa vështirësi gjatë kësaj të marte, por fatmirësisht çdo gjë do të zgjidhet me kalimin e ditëve. Situata astrologjike është mjaft premtuese, sidomos një dashuri e re e cila do të sjellë shumë energji pozitive. Edhe situata ekonomike do të shohë përmirësim.
Francesco Condoluci, këshilltar komunikimi në ministrinë italiane për reformat dhe drejtor i Notizie.it
Le ta sqarojmë: Shqipëria nuk ishte ideja ime. Ishte inteligjenca artificiale që e sugjeroi atë si një destinacion mesdhetar që përputhej në mënyrë të përkryer me parametrat që kisha dhënë dhe i kërkova ta verifikonte duke lundruar në internet për përshtypje dhe revieës: det kristalor, shërbime për familjet, hotele të pajisura mirë, transport i arritshëm, çmime konkurruese dhe vende me interes historik dhe kulturor.
Ideja ishte premtuese, por realiteti është një histori tjetër. Sapo zbret nga trageti, menjëherë e kupton se je në një Evropë tjetër. Radhë të pafundme, kontrolle të rrepta sigurie, një atmosferë e vjetër e Securitate-s rumune.
Pastaj, disa hapa jashtë, dhe impakti i parë i një teatri ballkanik: një burrë me uniformë – nuk është e qartë se kush është – të ndalon me dorën e tij. Ai murmurit në italisht: “Sigurim”. Zbulon se jo të gjitha policat e sigurimit e mbulojnë këtë vend. Asgjë e pazakontë deri më tani. Problemi është se si: një kabinë e rrënuar, dy djem me sandale, një burrë që afrohet me një tufë kartëmonedhash në dorë. “Pesëdhjetë e pesë euro” për policën e sigurimit, pa shpjegim. Një lloj takse hyrjeje e pashkruar. Mirë se vini në Shqipëri.
Rruga dhe vendi i papërfunduar
Jashtë portit të Vlorës, peizazhi është klasik i Jugut të harruar të Italisë: trafik kaotik, motorë të dëmtuar, Mercedes të vjetër (një në katër këtu është një markë gjermane, shpesh me motorë njëzetvjeçarë) të parkuar pranë shtëpive të papërfunduara. Kamionë të ngarkuar me shalqinj ecin ngadalë. Në ngjitje, lopët që kullosin zënë asfaltin me indiferencë.
Pastaj SH8 (autostrada Vlorë-Fier) hapet si një frymë: kodra të gjelbra, Gjiri i Vlorës nga lart, beton i shpërndarë rastësisht, fabrika dhe ferma të vogla.
Në skajet e rrugës, tabelat “misra” reklamojnë kallinj misrash të pjekur. Në SH100 (segmenti Peshkëpi-Poçem), udhëtimi ndryshon ritëm. Rruga ngjitet midis maleve të shkreta, shpimeve të vjetra të papunë për dekada, guroreve të braktisura: kufomave të një socializmi që la vetëm skrap.
Grumbuj mbeturinash përgjatë rrugës, ura të pasigurta në Poçem, fshatra të çorientuar ku koha duket se ndalet. Sytë mbushen me stacione benzine të braktisura me streha të ndryshkura, hekura të rrënuara, të rinj që zvarrisin shapka në asfalt, duke ngulur sytë te celularët e tyre. Një peizazh njëkohësisht i ndyrë dhe zemërthyes.
Saranda, një qytet me dy fytyra
Pas një udhëtimi tre-orësh me makinë nëpër asgjëkundi, Saranda duket si një periferi që u rrit shumë shpejt. Shtëpi dhe dyqane të mbushura me rrëmujë, tabela neoni, ekrane të ndritshme dhe trafik frenetik. Tabelat flasin një leksik italo-ballkanik që duket si një parodi e italishtes: “Mobileri,” “Gomister,” “Parukeri,” “Pasticeri,” “Pizzeri”.
Këtu, njerëzit ngasin motoçikleta pa helmeta, madje edhe tre persona, si në Itali disa dekada më parë. Shqiptarët ngasin në mënyrë kaotike: policë trafiku të zemëruar nevojiten në mes të rrugëve për të drejtuar një rrjedhë të pamundur.
Makina, motoçikleta me sustë të hequr, skuter që enden midis korsive imagjinare: trafiku është si ai i Napolit në orën e pikut. Por rrugët mbeten ato të një fshati peshkatarësh: të ngushta, të papritura, me ballkone plot me lule që shohin kaosin.
E megjithatë: e bukur, Saranda është e bukur. Argëtuese dhe e gjallë si një Ibiza fshatare. Një perlë e vogël bregdetare: ujëra bruz, tarraca baresh të mbushura me turistë dhe të rinj shqiptarë, biseda dhe gota që kërcasin nën diell dhe hënë.
Jeta e natës është e jashtëzakonshme: muzikë, drita, të qeshura, energji. Vajzat franceze kudo i shtojnë poezi fytyrave paksa të zymta të banorëve. Në mbrëmje, anijet që shkëlqejnë, duke fishkëllyer me muzikë vallëzimi, nisen ngadalë për të festuar në det deri vonë natën.
Për ata që kërkojnë më shumë rehati, tre ndalesa që duhet të vizitohen: Bar dhe Restorant Limani, më simpatiku në Sarandë, një gadishull i vogël betoni mbi ujë ku mund të shijoni akullore me detin pothuajse në këmbët tuaja; Taverna Laberia, e mbushur me njerëz për mishrat e pjekur në skarë; Restoranti Ballkon, i famshëm për midhjet dhe pamjen e plazhit qendror.
Aperitivët e perëndimit të diellit shijohen më së miri në Kalanë e Lekursit: Saranda poshtë, deti përpara, Korfuzi në horizont. Një atmosferë pothuajse joreale. Qyteti është i zhurmshëm, i etur për modernitet, vazhdimisht kontradiktor: një fshat ballkanik dhe një qytet bregdetar njëkohësisht, kaos dhe vitalitet të shkrirë në një dëshirë të vetme për zhvillim.
Është e qartë se deri 15-20 vjet më parë, gjërat ishin ndryshe këtu: fundi i komunizmit, kriza financiare e vitit 1997 dhe anarkia që pasoi kishin lënë pas një rrëmujë shkatërruese që vetëm turizmi, duke shpërthyer si një flluskë lumturie, mund ta mbulonte, por kurrë plotësisht.
Pranë hoteleve luksoze, ka shtëpi të vjetra, të papërfunduara, mbeturina, rrënim, makina të grumbulluara dhe një mungesë të plotë rregulloresh. Shërbime të dyshimta, shpesh menaxhim i paligjshëm – punonjës të paligjshëm parkimi, pak terminale POS, edhe më pak fatura – që duken nën sipërfaqen e normalitetit.
Trafikimi është gjithashtu i dukshëm nga shumë lidhje këtu me Italinë e klaneve, kryesisht ‘Ndrangheta’-s. Në pjesën më të re, qendra është një sërë baresh, restorantesh dhe tezgash me ushqim rruge që punojnë gjithë natën: është e habitshme që në katin përdhes nuk sheh kurrë dyer shtëpie, vetëm bare dhe dyqane. Një shenjë se gjithçka është ndërtuar vitet e fundit vetëm për turizëm.
Ksamili, perla e Rivierës Shqiptare, surprizon me ujëra të ngjashme me Karaibet në nuanca të blusë dhe të gjelbër që duken si një kartolinë. Por shërbimet mbeten të ngjashme me Jugun e Thellë të Italisë: rërë e hedhur mbi tokë për të krijuar plazhe të rreme elegante, pa asnjë organizim.
Po çmimet? Jo pikërisht në nivelin më të ulët: shumë larg klisheve të Shqipërisë me kosto të ulët. Më të ngjashme me ato të Italisë së vitit 2022 para inflacionit, përpara krizës energjitike dhe luftës në Ukrainë.
Midis Detit dhe Kufirit
Nga Saranda në veri, me varkë përgjatë bregdetit, zbuloni plazhe të vogla e të izoluara si Krorezi, me taverna dhe çadra që nxjerrin muzikë dhe alkool, ose Gremina, një mur i bardhë guri që zhytet në një det të pastër si qelqi. Në jug, nëse vazhdoni drejt Greqisë, rruga bëhet një sqep asfalti, duke vizatuar male, që papritmas zbresin dhe ngrihen.
Pas një kthese, pamja humbet: male të shkreta, liqene, shkurre mesdhetare. Gjithmonë aty, Korfuzi shfaqet si sfond, dinak dhe i palëvizshëm. Herë pas here, shfaqen periferi të vogla rurale, shtëpi të shpërndara, të pabanuara kurrë vërtet.
Përgjatë rrugës, burra, gra, mushka dhe fermerë; furgonë Mercedes të ngarkuar me trupa të mbushur si sardele ecin me vështirësi në kodër. Toka flet për bujqësi qartazi mbijetese, fusha të pjekura nga dielli dhe një ekonomi që nuk ka asgjë për të treguar, por thjesht kalon me vështirësi.
Në kufirin me Greqinë, udhëtimi ndalet përsëri. Kontrolle të dyfishta, radhë të pafundme makinash me motorët ndezur, kamioneta kërcënuese të Frontex, kontrolle të rastësishme në bagazh. Orë pritjeje që na kujtojnë ne “gjeneratën Shengen” se sa përpjekje duhet për të hequr dorë nga liria jonë e lëvizjes. Dhe sa e rëndësishme është ta mbrojmë atë, gjithmonë, pa e marrë kurrë si të mirëqenë.
Një mit që duhet shpërbërë
Shkurt, Shqipëria është, në fund të fundit, një mit që duhet shpërbërë. E bukur, po, por jo absolutisht mahnitëse. Nuk ka asgjë vërtet unike që justifikon një udhëtim këtu.
Deti, plazhet dhe peizazhet janë evokuese, por jo më shumë se bregdeti i Kalabrisë – me më pak shërbime dhe sigurisht më pak cilësi. Gjithçka duket e mbërthyer në Italinë e viteve 1990: zhvillim i improvizuar dhe i paarsyeshëm (Planet Master në Shqipëri nuk janë pikërisht një përparësi), një industri turizmi që lulëzon nga entuziazmi dhe ndërtimet e paligjshme, një bukuri e papërpunuar që nuk është e mjaftueshme për të bërë kërcimin.
Kjo tokë është e gjitha këtu: dete të përsosura dhe përbindësha ekologjikë betoni të papërfunduar vetëm pak hapa larg plazhit, një vend i pezulluar midis së vjetrës dhe së resë, improvizimit dhe modernitetit, nostalgjisë dhe një garë për të ardhmen.
I ndyrë dhe prekës, kaotik dhe magjepsës, i papërfunduar por i gjallë. Jugu i Italisë që dëshiron të bëhet Veri me çdo kusht. Por edhe nëse kokën e ka në Evropë, bytha mbetet gjithmonë në Tunizi.
Një 17-vjeçare holandeze, Lisa, u vra ndërsa po kthehej me biçikletë në shtëpi nga një dalje me shoqet e saj. Rrugës ndërsa po kthehej ajo kuptoi që po ndiqej nga një djalë i dyshimtë dhe në përpjekje duke telefonuar një numër emergjent ajo u sulmua nga azilkërkuesi.
Trupi i saj u gjet i pajetë në një hendek buzë rrugës Holterbergweg, pranë stadiumit Johan Cruijff Arena dhe vendit të koncerteve Ziggo Dome. Viktima kishte plagë thikë në trup dhe mbante një bluzë gri me kapuç, pantallona gri dhe atlete të zeza. Një çantë dore e kuqe, e varur në timonin e biçikletës, u bë simbol i tragjedisë dhe u përmend edhe në një poezi virale nga aktorja holandeze Nienke Gravemade.
I dyshuari është një azilkërkues 22-vjeçar, i arrestuar më parë për përdhunim dhe sulme ndaj grave. Ai u arrestua më 21 gusht dhe pritet të dalë sot para gjykatës.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh në Holandë. Rreth 500 persona marshuan në Roterdam për të protestuar kundër dhunës ndaj grave, ndërsa në një ndeshje futbolli të Ajax, tifozët mbajtën një minutë heshtje dhe pankarta me emrin e Lisës.
Policia po kërkon dëshmitarët e sulmit dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Familja e Lisës deklaroi: “Zemrat tona janë të thyera. Shpresojmë të vajtojmë Lisën në paqe dhe privatësi. Faleminderit për mbështetjen nga familja, miqtë dhe komuniteti.”
Hetimet vazhdojnë dhe Prokuroria Publike mund të publikojë detaje të mëtejshme në ditët në vijim.
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku 22 dhe 20 vjeç. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato kishin marrë lejë tek prindërit për të pirë një kafe në Sarandë, duke marrë me vete edhe shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila mbeti e plagosur.
Madje ato donin të merrnin edhe vëllain e tyre të vogël 10 vjeç, i cili është i sëmurë, por që babai i kishte thënë se “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “kam parë një ëndërr të keqe”.
Drama e familjes rëndohet, pasi djali 10-vjeçar vuan nga leucemia. Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin Kopaçez.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Nedim Bajrami është jashtë planeve të Rejnxhërs. Klubi skocez nuk e ka përfshirë në listë për dy ndeshjet e fundit zyrtare. Tashmë kanë filluar spekulimet për të ardhmen, ndërsa konkretisht Sevilja dhe Udineze raportohet se kanë shfaqur interes.
Zërat e dërgojnë në Spanjë ku më saktë është Sevilja, që e kërkon në huazim me opsion blerjen në fudin e sezonit. Në anën tjetër nuk mund të mungonte një klub nga Seria A ku Bajrami i ka treguar aftësitë më parë. Dhe ai klub deri tani tregohet të jetë Udineze.
Kontrata e Bajramit përfundon në vitin 2028. Rejnxhës e bleu verën e kaluar për shifrën e 3.6 milionë eurove. Dhe skocezët nuk duket se do heqin dorë pa i arkëtuar sërish shpenzimet e bëra.
26-vjeçari ka luajtur në Zvicër dhe Itali, para transferimit në Skoci. Do të ishte interesante për të një aventurë në La Liga apo rikthim në Seria A.