Pas përfundimit të edicionit të këtij viti të Festivalit Sunny Hill, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur të kalojë pushimet e saj verore në jugun piktoresk të Shqipërisë.
Pas një performance të zjarrtë në natën e parë të festivalit, që mblodhi artistë ndërkombëtarë dhe dashamirës të muzikës nga e gjithë bota, Dua ka ndarë me ndjekësit e saj një moment relaksi nga riviera shqiptare.
Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar, ku shfaqet një perëndim dielli mbi ujërat kristal të detit Jon. “Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, ka shkruar ajo në foto, duke reflektuar emocionin dhe lidhjen me vendin e origjinës.
Dua Lipa prej vitesh është një ambasadore e rivierës së Shqipërisë, por edhe Kosovës. Përmes muzikës së saj, intervistave në mediat ndërkombëtare dhe përkushtimit për promovimin e trashëgimisë kulturore, ajo ka ndihmuar në rritjen e imazhit të vendeve tona në skenën botërore.
Përveç se ka folur shqip në shumë emisione ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar me krenari identitetin e saj, Dua së fundmi mori nga Presidentja Vjosa Osmani edhe shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial, përveç asaj shqiptare dhe britanike që gëzon prej më herët.
Një ngjarje e rëndë me elementë dhune fizike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, në zonën e njohur si “Rruga Bardhyl”, ku personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe televizioni, Genard Hajdini, dhe babai i tij, Paqësori, janë sulmuar brutalisht nga një person ende i paidentifikuar publikisht. Të dy kanë përfunduar në Spitalin e Traumës me dëmtime të konsiderueshme.
Sipas dëshmisë së vetë Genardit, ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të datës 3 gusht, në ambientet e barit “Oslo”, një lokal mjaft i frekuentuar në zonën lindore të kryeqytetit. Fillimisht, personi në fjalë është konfliktuar me babain e Genardit, duke e kërcënuar dhe sulmuar fizikisht. Ky i fundit ka kontaktuar menjëherë të birin për ndihmë.
“Sapo më njoftoi babai, u nisa drejt lokalit ku ndodhej. Nuk arrita as të kuptoj mirë çfarë po ndodhte, sepse sapo u afrova, ai person më qëlloi direkt me grusht. Mora goditje në hundë, në sy, dhe më pas edhe në vesh. Gjaku nuk më ndalej,” – ka rrëfyer Genardi nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku ka qëndruar për disa orë për trajtim mjekësor.
Dhunuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, është denoncuar në Komisariatin e Policisë së Tiranës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe për identifikimin dhe ndalimin e autorit. Sipas burimeve policore, ekziston një kallëzim zyrtar dhe dëshmi nga viktimat, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë pranë lokalit ku ndodhi ngjarja.
Genard Hajdini, një emër i njohur për publikun shqiptar përmes angazhimit të tij në rrjete sociale si dhe në emisione të ndryshme televizive, njihet për stilin e tij unik, shpesh ironik dhe kritik. Për ndjekësit e tij, ky episod dhune ka shkaktuar habinë dhe indinjatën më të madhe, për shkak të nivelit të egërsisë me të cilin është sulmuar, si dhe faktit që objekt i dhunës ka qenë edhe i ati, Paqësori, një figurë e dashur dhe shpesh e pranishme në videot e tij.
“Nuk kemi ofenduar njeri, nuk kemi ngacmuar njeri, nuk kemi pasur asnjë konflikt më herët me këtë person,” – ka theksuar Genardi, duke lënë të kuptohet se sulmi ka qenë i paprovokuar dhe krejtësisht i pakuptueshëm.
Burime pranë mjekëve të Spitalit të Traumës konfirmojnë se të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë dëmtime në pjesë të fytyrës dhe trupit, për të cilat do t’u nevojitet kohë për rikuperim.
Ngjarja ka rindezur debatin mbi sigurinë në zonat urbane të kryeqytetit, sidomos në ambientet e lokaleve të natës, ku shpesh raportohen përplasje fizike dhe mungesë reagimi të shpejtë nga forcat e rendit. Rrjeti është vërshuar me mesazhe mbështetëse për Genardin dhe të atin, ku shumë ndjekës i kanë kërkuar drejtësisë që të veprojë sa më shpejt.
Policia e Tiranës është në ndjekje të autorit dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të mëtejshme për këtë incident, i cili ka tronditur opinionin publik, jo vetëm për shkak të personazhit në fjalë, por për mënyrën brutale dhe të paprovokuar me të cilën është ushtruar dhuna.
Baba Vanga, një parashikuese bullgare e ndjerë që ndërroi jetë më shumë se një çerek shekulli më parë, mbetet një trend aktiv në rrjetet sociale për shkak të parashikimeve të saj. Emri i saj u bë trend kohët e fundit për shkak të një parashikimi të lidhur me alienët që bëri për vitin 2025.
Mistikja parashikoi se “alienët” do të vizitojnë Tokën në vitin 2025. Parashikimi ka krijuar një bujë në rrjetet sociale dhe disa përdorues besojnë se profecia po bëhet realitet me zbulimin e një objekti misterioz, 3I/ATLAS, i cili po shkon drejt Tokës. Sipas raportimeve, Vanga paralajmëroi: “Njerëzimi do të bëjë kontakt me jetën jashtëtokësore, duke çuar ndoshta në një krizë globale ose apokalips.”
Objekti misterioz, 3I/ATLAS vlerësohet të jetë afërsisht sa madhësia e një qyteti të madh si Manhattan. Shkencëtarët zbuluan 3I/ATLAS duke përdorur një teleskop në Kili, dhe shpejtësia dhe trajektorja e tij kanë ngjallur interes në origjinën e tij dhe kërcënimin e mundshëm për Tokën. A është një anije kozmike aliene? Disa shkencëtarë, përfshirë profesorin e Harvardit Avi Loeb, kanë pohuar se 3I/ATLAS mund të jetë një anije kozmike aliene për shkak të karakteristikave të tij të pazakonta.
Ndërkohë, të tjerë thonë se mund të jetë një asteroid ose kometë. Agjencia hapësinore NASA tha se 3I/ATLAS do të arrijë pikën e tij më të afërt me Diellin rreth 30 tetorit 2025, në një distancë prej rreth 210 milionë kilometrash. Do të mbetet brenda orbitës së Marsit. Sipas raportimeve, 3I/ATLAS pritet t’i afrohet Tokës në nëntor 2025, por NASA tha se nuk përbën kërcënim për Tokën dhe do të mbetet larg.
Kur na ndajnë edhe një muaj nga nisja e Parlamentit, kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se aksionin i opozitës do të jetë i fokusuar tek mobilizimi i qytetarëve për votën e lirë.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se opozita dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të votojnë kurrë si njerëz të lirë për sa kohë Edi Rama është në pushtet.
Sipas tij, largimi i kryeministrit aktual është kushti themelor për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm dhe të lirë.
Sipas tij, qëndresa e përgjithshme qytetare është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë dhe për të rikthyer demokracinë në vend.
“Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme. Ndaj dhe PD do bëjë cdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë. Ata janë përfaqësues të shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve dhe kemi të bëjëm me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja nga kjo situatë”, tha Berisha.
Një mister i madh ka përfshirë zhdukjen e biznesmenit të njohur turk, Halit Yukay, i cili rezulton i humbur prej katër ditësh, që nga mbrëmja e së shtunës, kur ishte nisur me jahtin e tij luksoz “Graywolf” nga qyteti turk Yalova drejt ishullit grek Mykonos.
Jahti i 43-vjeçarit, themelues dhe pronar i kompanisë së njohur turke “Mazu Yachts”, u gjet i shkatërruar në ujërat pranë ishullit Prokonisos, në detin e Marmarasë, të martën në mesditë nga Roja Bregdetare turke.
LEXO EDHE: FOTO/ U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur! Mjeti i tij lundrues gjendet i dëmtuar dhe gjysmë i mbytur
Familja e Yukay kishte ngritur alarmin për zhdukjen e tij pasi nuk kishte asnjë kontakt që nga nisja. Autoritetet turke janë informuar zyrtarisht për rastin të hënën në orën 23:40, ndërsa një anije tregtare raportoi të martën, rreth orës 14:30, për mbetje të një mjeti lundrues në det, që më vonë rezultoi të ishte jahti “Grayëolf”.
Që nga momenti i konfirmimit të ngjarjes, në operacionin e kërkimit janë përfshirë helikopterë, anije të rojes bregdetare dhe ekipe zhytësish, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e biznesmenit të zhdukur.
Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, njihej si një prej emrave më të spikatur në industrinë e jahteve në Turqi. Ai themeloi “Mazu Yachts” në vitin 2011, pas një karriere të gjatë në industrinë detare. Kompania e tij është e njohur për ndërtimin e jahteve luksoze me dizajn modern dhe teknologji të avancuar.
Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili.
Ai ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër…
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Si ndihesh kur të pyesin më shumë për “Big Brother VIP” dhe për Gjestin, dhe jo aq shumë sa për artin?
Laerti: Siç i ndjeva kur ti ke 35 vjet që merresh me art dhe të vjen mamaja të thotë ‘Sagapao Laerti’ dhe ti del në qytet e të gjithë të thonë ‘Sagapao Laerti’. Dhe ty të kanë ikur rolet, ke luajtur Tartufin, ke bërë Kadarenë, janë shuar të gjitha. Kështu që varet se çfarë ka ndikim në popull.
Ronaldo: Ndihesh keq për këtë gjë?
Laerti: Unë të ndihem keq? Fare. Nuk ndihem keq. Është pjesë e jetës sime. Është vendim që e mora unë, nuk më futën me zor. /TAR/
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ato minimale në 14 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.
Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara. Të paktën për momentin.
Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore.
Deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do të njoftohen vendet që mund t’i shtohen listës.
Subjekt i kësaj mase janë aplikantët për viza turistike dhe biznesi. Projekti parashikon 3 nivele garancish: 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë dollarë, dhe do të jenë punonjësit e ambasadave që do të përcaktojnë se cilën shumë duhet të vendosin si garanci aplikantët, duke u bazuar në kriteret e rrezikshmërisë së shkeljes së vizave, një prej të cilëve është historiku i udhëtimeve.
Sipas një raporti për vitin 2023 të Departamentit për Sigurinë e Brendshme, 42% e rreth 11 milionë të huajve që jetojnë në SHBA, kanë hyrë në SHBA me vizë të rregullt me afat dhe nuk u larguan më. Përqindjen më të lartë të shtetasve që shkelën afatin e vizave gjatë 2023-shit e ka Çadi me 50%, Laosi me 35% dhe Haiti me 31%.
Shifra e shtetasve shqiptarë që shkelën afatin gjatë 2023-shit është rreth 2.3%. Malaui dhe Zambia, ku aplikohet fillimisht projekti pilot, kanë nivele po ashtu të ulëta: 10% – 14%. Ndërsa vendet me numrin më të madh të shtetasve që shkelin afatin e vizave janë Meksika, Kolumbia, Haiti, etj.
Qeveria e Italisë dha miratimin përfundimtar të mërkurën për ndërtimin e asaj që do të jetë ura më e gjatë në botë me një hapësirë të vetme, që lidh Siçilinë me gadishullin, pavarësisht shqetësimeve mjedisore, financiare dhe të tjera që e kanë vonuar atë për dekada.
Struktura prej 3.7 kilometrash, që pritet të thyejë rekordin që aktualisht mbahet nga Ura e Çanakalasë e Turqisë përmes Dardaneleve, ka qenë në diskutim që të paktën nga fundi i viteve 1960 si një mjet për të zhvilluar jugun më të varfër të Italisë.
Qeveria e krahut të djathtë e kryeministres Giorgia Meloni e bëri atë një përparësi dhe ka ndarë 13.5 miliardë euro gjatë 10 viteve të ardhshme për ta ndërtuar atë dhe objektet përreth.
Komiteti Ndërministror për Planifikim Ekonomik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (CIPESS) i dha dritën jeshile projektit gjatë një takimi në Romë, duke hapur rrugën për fillimin e punimeve të ndërtimit.
“Nuk është një detyrë e lehtë, por ne e konsiderojmë atë një investim në të tashmen dhe të ardhmen e Italisë, dhe na pëlqejnë sfidat e vështira kur ato kanë kuptim”, tha Meloni në takim, tha zyra e saj.
Ura për në Siçili, e cila ka një popullsi prej 4.7 milionë banorësh, duhet të jetë gati në vitin 2032, tha Kompania e Ngushticës së Mesinës.
Pesë ushtarë u qëlluan dhe u plagosën të mërkurën në bazën ushtarake Fort Stewart në juglindje të Xhorxhias, SHBA, përpara se autori i sulmit të arrestohej.
Një zëdhënës tha se disa pjesë të bazës ishin mbyllur më herët të mërkurën pasi një person i armatosur u raportua në postën e madhe të ushtrisë.
“Pesë ushtarë u qëlluan sot në një incident me të shtëna aktive në zonën e Ekipit Luftarak të Brigadës së 2-të të Blinduar. Të gjithë ushtarët u trajtuan në vend dhe u transferuan në Spitalin Komunitar të Ushtrisë Winn për trajtim të mëtejshëm. Nuk ka kërcënim aktiv për komunitetin”, tha baza në një postim në Facebook.
Organizatori i sulmit ishte arrestuar dhe ishte dërguar në paraburgim, tha ushtria herët pasditen e së mërkurës.
“Instalimi u mbyll në orën 11:04 të mëngjesit dhe forcat e rendit janë në vendngjarje në atë kohë”, thuhej në një postim të mëparshëm në Facebook. “Janë raportuar viktima dhe situata është duke vazhduar.”
I vendosur rreth 40 milje në jugperëndim të Savannah, Fort Stewart është posta më e madhe e ushtrisë në lindje të lumit Misisipi. Është shtëpia e mijëra ushtarëve të caktuar në Divizionin e Tretë të Këmbësorisë të ushtrisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
“Për shkak të statusit të bllokimit, të gjitha portat në Fort Stewart janë aktualisht të mbyllura”, tha baza në mediat sociale.
Portali i lajmeve WTOC TV me seli në Savannah raportoi herët të mërkurën pasdite se katër persona ishin dërguar në spital dhe se policia ishte në dijeni të identitetit të një të dyshuari.