Afrohet vala e të nxehtit, gjendje ALARMI në këto 2 shtete

Spanja dhe Portugalia ditën e sotme u përgatitën për një valë të re të nxehti, që pritet të përfshijë gadishullin Iberik, me Lisbonën që paralajmëron për një rrezik shumë të lartë të zjarreve.

Temperaturat parashikohen të jenë midis 5 dhe 10 gradë Celsius mbi normat sezonale.

Agjencia e motit Aemet të Spanjës ka paralajmëruar se është “e mundshme që vala e të nxehtit të zgjasë shumë dhe të vazhdojë të paktën deri të dielën e ardhshme”.

Pjesë të Spanjës perëndimore dhe Andaluzisë në jug u përballën me temperatura të mundshme deri në 42 °C, ndërsa Portugalia zgjati një alarm për zjarre deri të enjten.

Ndërkohë, zjarrfikësit spanjollë po punojnë për të kontrolluar një zjarr që kishte shkatërruar tashmë rreth 570 hektarë (1,400 akra) pranë qytetit veriperëndimor të Vilardevos.

Me 250 raketa Kh-101 dhe sistemin Kinzhal, zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin e infrastrukturës mbrojtëse të Tokios.

Edhe pse skenari u paraqit si një përgjigje teorike ndaj vendosjes së raketave të ardhshme nga SHBA-ja dhe Japonia, sipas Defense Blog toni dhe përpunimi teknik i analizës ngritën shqetësime midis analistëve të sigurisë në rajon.

Sipas një analize të botuar në median pro-Kremlin, Voennaya Khronika (Kronika Ushtarake), Rusia e konsideron vendosjen e sistemeve japoneze të Tipit 12 dhe raketave amerikane MRC Typhon, të cilat kanë një rreze veprimi prej më shumë se dy mijë kilometrash, një kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin e saj lindor.

Analistët thonë se përgjigjja e tyre do të kërkonte një sulm kompleks dhe shumëplanësh duke përdorur armë precize të lëshuara nga ajri, deti dhe toka.

Faza e parë e propozuar do të përfshinte shkatërrimin e qendrave kryesore japoneze të mbrojtjes ajrore dhe raketore, veçanërisht sistemeve Patriot PAC-3 të vendosura në Hakodate, Iruma dhe Gifu.

Raporti pohon se secila prej këtyre vendndodhjeve do të kërkonte midis 25 dhe 45 raketa kruz, të tilla si sistemet Kh-101 ose Iskander. Ata gjithashtu përmendin një alternativë prej 10 deri në 12 raketash hipersonike Kinzhal për të anashkaluar plotësisht mundësinë e përgjimit.

Paralelisht, analistët rusë sugjerojnë shënjestrimin e radarëve japonezë të paralajmërimit të hershëm, duke përfshirë stacionet J/FPS-3UG në Tobetsu dhe Kyogamisaki, si dhe stacionin J/FPS-4 në malin Tokao.

“Qëllimi është të verbohet rrjeti i paralajmërimit të hershëm dhe mbrojtjes ajrore të Japonisë”, thuhet në raport. Sipas analizës, do të nevojiteshin afërsisht shtatë raketa Kh-101 për të neutralizuar në mënyrë efektive çdo post radari.

Faza e dytë e sulmit do të synonte bazat detare japoneze në Maizuru dhe Ominato, të cilat, sipas raportit, mund të çaktivizoheshin me 20 deri në 25 raketa kruiz Kalibr për çdo vendndodhje.

Analiza thekson se çaktivizimi i këtyre porteve do të zvogëlonte ndjeshëm aftësinë e forcave japoneze të vetëmbrojtjes.

Faza e tretë do të synonte industrinë detare, konkretisht kantieret detare të operuara nga Mitsubishi Heavy Industries në Nagasaki, Kobe, Shimonoseki dhe Yokohama.

Sipas raportit, vendet e përmendura janë thelbësore jo vetëm për Japoninë, por edhe për mirëmbajtjen e forcave detare amerikane të vendosura paraprakisht në rajon. Një sulm i suksesshëm, sipas analizës, do të dëmtonte rrjetin e sigurisë së SHBA-së dhe Japonisë.

Është vlerësuar se do të nevojiten midis 200 dhe 250 raketa Kh-101 për të zbatuar të gjithë planin, megjithëse përdorimi i sistemit Kinzhal në skenarë të caktuar mund të zvogëlojë numrin e kërkuar të raketave kruz, por me kompleksitet shtesë operacional.

Analistët thonë se përvoja e fituar në Ukrainë ka ndihmuar në përsosjen e koordinimit dhe teknikave të sulmeve ruse që synojnë shkatërrimin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore. Artikulli i Voennaya Khronika nuk specifikon një afat kohor për operacionin, por thekson gatishmërinë në rritje të Rusisë për të marrë në konsideratë operacione sulmuese kundër vendeve partnere të NATO-s në Azinë Lindore, shkruan Defense Blog.

Nuk heq dorë Konstandini që qëlloi bashkinë me gurë: ‘Jam gango! Nuk pendohem, Rama mos të bëjë më gabime’!

Kostandin Dramolli u proceduar penalisht ditën e sotme për shkak se goditi me gurë xhamat e Bashkisë Korçë. Pasi ka dalë nga Komisariati, Dramolli ka folur edhe për mediat, ku ka theksuar se këtë incident e ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Ai ka theksuar gjithashtu se ka shumë familjarë që nga katër tavolina nxjerrin bukën e gojës. I pyetur nëse është penduar për veprimet e tij, Dramolli tha se nuk pendohet dhe ky ishte një vendim i drejtë.

“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i vërtet që ka njeriu. Kjo është arsyeja përse e kam bërë. Këtu në vendin ku ndodhem unë është e rrënuar, janë lokalet, të shkatërruara. E dha urdhrin Edi Rama, mori Sotiraqin në telefon dhe e shkatërruan lagjen time. Çfarë lidhje ka kjo, të heqim karriget, heqim barishtet. Edhe tavolinat, është gabim. Nga ato 4 tavolina njerëzit ushqehen. Ka shumë familjarë që nga katër tavolina nxjerrin bukën e gojës. Ka sulmuar disa lokale në Korçë, nuk janë sjellje prej kryeministri. Duhet të shohë popullin, që ka nevojë. Duhet të ngrejë rrogat. Unë merrem me rep por e mbaj e postin e kryeministrit një ditë.

Nuk pendohem unë, ishte vendim i drejtë. Nuk duhet të flesh gjumë. Ndihem mirë. Edhe burg e bëj. Kam qenë i dënuar. Jam rritur në geto. Shoqëria ime është gango. Nuk ka rëndësi sa i madh është Rama, populli duhet te ngrejë zërin. Nëse ai vazhdon, do bëhet me e madhe. Kam edhe çunat unë, gjithë qytetin e kam me vete. Do e marrin vesh si duhet, edhe bashkia edhe zotit Edi Rama do t’i shkojë llafi. Edhe të mos bëjë më nga këto gabime, por ta shohë situatën siç duhet,” shprehet Dramolli për mediat.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 2 Gusht 2025

Dashi

Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse jeni ende vete bëjini sytë katër sidomos ne mesdite. Mund te ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Financat do jene shqetësuese kështu qe bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Demi

Do jeni me shume kërkues sesa duhet sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e keni dëshiruar. Mund te keni edhe ndonjë debat për tema delikate te se kaluarës. Beqaret do tregohen me te arsyeshëm se me pare dhe nuk do fillojnë histori dashurie pa i njohur mire personat. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura, mos u shqetësoni.

Binjaket

Sektori i dashurisë do influencohet pozitivisht nga yjet gjate kësaj dite. Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë problemet dhe vështirësitë dhe do ndiheni disi me mire. Beqaret nuk do kenë as sot mundësi te fillojnë një histori dashurie kështu qe do iu duhet te presin edhe pak. Ne planin financiar do ndiheni mire me aq te ardhura sa keni dhe nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar situatën.

Gaforrja

Do dashuroheni ashtu si e ndieni gjate kësaj dite dhe jeta do marre një tjetër drejtim. Do zbuloni edhe disa ane te tjera te karakterit te partnerin qe do iu pëlqejnë jashtë mase. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe nuk duhet te fillojnë asnjë histori dashurie pa qene te sigurte për personat qe do kenë pranë. Financat nuk do kenë as tronditjen me te vogël.

Luani

Juve qe jeni ne një lidhje do iu dalin serish ne sipërfaqe disa probleme qe keni pasur dikur me partnerin dhe atmosfera e ngrohte qe mbizotëronte do prishet menjëherë. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë një lidhje dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Me financat tregohuni te kujdesshëm qe te mos përballeni me surpriza te këqija me vone.

Virgjeresha

Kushtojini sa me shume kohe partnerit tuaj sot dhe do e shihni qe marrëdhënia ne çift do filloje te përmirësohet. Flisni me hapur për çdo gjë. Beqaret nuk do mundin dot t’iu qëndrojnë indiferente komplimenteve te disa personave dhe do bien pre e joshjes se tyre. Ne planin financiar gjendja do jene e mire, por jo aq sa për te kryer investime te tejskajshme.

Peshorja

Jeta ne çift nuk do ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do dini te ruani një komunikim te mire dhe te respektoni mendimet e tjetrit. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe nuk duhet absolutisht te hedhin hapa te pamenduara. Financat do jene te paqëndrueshme për pjesën me te madhe. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Akrepi

Nuk ka asnjë mundësi qe ju te mërziteni gjate kësaj dite. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do iu beje te ndiheni për mrekulli. Beqaret do mbështeten nga Dielli dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Gjithçka do ndryshoje për ta. Plutoni nga ana tjetër do mundohet t’iu ndihmoje te zgjidhni vështirësitë financiare.

Shigjetari

Marrëdhënia ne çift do përmirësohet tej mase gjate kësaj dite. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Emocionet do jene edhe me te fuqishme nga sa kishit Harmonia, alegoria dhe emocionet do e pushtojne diten e te dashuruarve. Ne pune shprehini mendimet tuaja edhe sikur shefat mos ua marrin parasysh.menduar. Beqaret mund t’ia lejojnë vetes edhe ndonjë deklarate dashurie. Financat do jene goxha problematike kështu qe do iu duhet shume mund për te ruajtur qëndrueshmërinë.

Bricjapi

Çiftet do marrin bekimin e yjeve gjate kësaj dite dhe do kalojnë momente te mrekullueshme pranë atij qe dashurojnë. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe ndiejnë. Kjo do jete me e mira për ta. Me shpenzimet tregohuni te matur sepse situata vërtet është e mire, por mund te përkeqësohet menjëherë.

Ujori

Çastet e lumtura nuk do mungojnë gjate kësaj dite për juve qe jeni ne një lidhje, por ne orët e para te mëngjesit do keni disa debate me partnerin. Beqareve mund t’iu ndryshoje tërësisht jeta duke filluar qe sot. personat qe do takojnë do jene te veçante. Ne planin financiar do iu shpërblehet gjithë mundi dhe sakrifica qe keni bere se fundmi.

Peshqit

ΟDite mjaft komplekse kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje si ishte planifikuar dhe momentet stresuese do jene te shumta. Beqaret do mundohen mjaft, por serish nuk do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Me financat nuk do keni vështirësi. Do jeni te organizuar dhe do dini mira sa te shpenzoni.

Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbyllur dhe të ngarkuar me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e jashtëzakonshme dashurie u zhvillua sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier.

Një i dënuar vendosi të kurorëzojë dashurinë e tij me martesë, duke sjellë dritë dhe emocione të forta në një ambient që zakonisht lidhet me pendesën, dënimin dhe izolimin.

Ceremonia e thjeshtë, por jashtëzakonisht domethënëse, u zhvillua në zemër të burgut dhe përfaqësoi më shumë se një akt formal. Ajo ishte një mesazh i fuqishëm për shpresën, besimin dhe mundësinë e një fillimi të ri, edhe në kushtet më të vështira.

Të pranishmit panë jo vetëm një të burgosur, por një njeri që zgjodhi të ecë përpara me ndihmën e ndjenjës më njerëzore – dashurisë. Ai dhe bashkëshortja e tij u zotuan për një jetë të përbashkët, duke dhënë një shembull të rrallë se transformimi është i mundur kur ekziston vullneti dhe mbështetja emocionale.

Ky moment i veçantë nuk ishte vetëm një histori romantike, por një reflektim i fortë për gjithë shoqërinë: pas çdo dënimi qëndron një njeri që mund të ndryshojë, që ende ka ëndrra, ndjenja dhe të drejtën për të shpresuar.

Martesa e sotme në IEVP Fier është një thirrje për më shumë njerëzim në sistemin penitenciar, për më shumë hapësira rehabilitimi dhe për të kuptuar se edhe në vendet më të errëta, dashuria mund të ndezë dritën.

Sepse pas çdo burgu fshihet një histori që meriton të dëgjohet. Dhe sot, kjo histori foli me gjuhën më të pastër – gjuhën e dashurisë.

Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t’i përçmosh apo t’i përbuzësh ata apo simbolet jofrymore të shtetit, nëse guxon të thuash një fjalë të keqe kundër personave që kanë statusin ligjor “Dëshmor i atdheut”, rrezikon të dënohesh me deri katër vjet burg ndërsa nëse një sakrilegj i tillë kryhet nga “subjekti juridik”, mund të jepet në masë plotësuese, përveç gjobës, edhe “ndalimi për të kryer veprimtarinë” deri në pesë vjet, një nen ky që, me gjasa, mundet të përdoret për të goditur mediat dhe gazetarët për çdo gjë kritike që ato mund të thonë.

Neni 236 i dokumentit kontrovers të prezantuar nga qeveria shqiptare si një projetligj për ndryshimin tërësor të Kodit Penal të vendit, parashikon masat e dënimit për një vepër penale të titulluar “Përdhosja e Republikës dhe e simboleve të saj”. Por ndërsa neni përkatës në kodin aktual i referohet vetëm flamurit apo simboleve të vendosura në institucionet shtetërore, kodi i ri penal konsideron në të njëjtin status me flamurin presidentin, kuvendin, këshillin e ministrave, gjykatën kushtetuese ose sistemin gjyqësor, forcat e armatosura apo dëshmorët e atdheut. Dhe për më tepër, projekti i ri duket se jep masë ndëshkimi më të lartë për institucione të tilla se sa për “përdhosjen” e vetë flamurit.

“Përdhosja e Republikës, Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese ose sistemit gjyqësor, forcave të armatosura apo dëshmorëve të Atdheut, dënohet me burgim deri në tre vjet”, shkruhet në projektin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

“Për qëllim të këtij ligji me përdhosje do të kuptohet dhunimi i diçkaje të shenjtë, vetive të larta morale apo vlerave të nderuara botërisht, poshtërimi, bërja e padobishme, përçmimi, tallja, përlyerja, apo përbuzja e institucioneve të përmendura në këtë dispozitë,” shkruhet më tej në këtë nen.

Ndryshe nga propozimi i ri, kodi aktual penal në nenin 268 parashikon si “poshtërim” të republikës vetëm rastet e dëmtimit të flamurit ose të stemës kur këto janë të vendosura në institucionet shtetërore. Edhe në këtë rast, kodi aktual penal parashikon gjobë ose burgim deri në tre muaj, masa dënimi këto shumë më të ulëta se sa burgimi deri në tre vjet i parashikuar nga kodi i ri.

“Përdhosja” është një vepër penale e parashikuar në kapitullin e dytë të kodit të propozuar, i cili mban titullin “veprat penale kundër rendit kushtetues”. Ky kapitull dënon kryengritjet, atentatet ndaj udhëheqësve të shtetit, komplotet, partitë antikueshtetuese, tentativat për rrëzim me dhunë të rendit kushtetues, shkrimet, që gjykohen si “antikushtetuese” e të tjera. Mes këtyre krimeve serioze, duket se bën pjesë edhe “përçmimi”, “tallja” apo “përbuzja” e këtyre “institucioneve”.

Në kundërshtim me Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Dokumenti bazë që udhëheq hartimin e legjislacionit në kontinentin evropian tashmë prej shumë dekadash është Karta Evropiane e të Drejtave të Njeriut si dhe vendimet dhe arsyetimet që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka bërë kësaj karte.

Shqipëria, Kodi Penal i së cilës u miratua në vitin 1995, u detyrua, me hir apo me pahir, që të ndryshojë politikën e saj penale në përputhje me Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kështu, përgjatë tre dekadave të fundit, nga Kodi Penal i vitit 1995, i cili u hartua në thelb nga të njëjtët juristë që ishin edukuar në sistemin e padrejtësisë së regjimit totalitar komunist, u hoqën apo u ndryshuan shumë nene. Nenet e para që ikën ishin ato që parashikonin dënim me vdekje dhe që u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese menjëherë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998. Pastaj, në vitin 2001, u shfuqizua si vepër penale homoseksualiteti ndërsa në vitin 2012, vepra penale “Shpifja ndaj presidentit të Republikës”, e vetmja mbrojtje ekstra për kreun e shtetit kundret qytetarëve të tjerë, u shfuqizua si pjesë e pajtimit të politikës penale të vendit me nenin 10 të Kartës, Liria e Shprehjes.

Aktualisht, Bashkimi Evropian, në një numër dokumentesh, kërkon mes të tjerash, shfuqizimin nga Shqipëria të neneve aktuale të kodit penal që parashikojnë si kundravajtje penale “shpifjen” dhe “fyerjen”.

Përkundrejt të gjitha këtyre ndryshimeve, hartuesit e projektit për kod të ri penal duket sikur kanë punuar të izoluar nga bota dhe kanë hartuar një dokument pa shumë lidhje me kontekstin global. Në shumë drejtime duket sikur kodi penal synon të drejtojë Shqipërinë për nga e shkuara totalitare komuniste dhe jo për nga Bashkimi Evropian.

Politika tmerrësisht e ashpër penale është ajo që i ka rënë në sy disa prej kritikëve të projektit, si Prokurorit të Përgjithsëm Olsian Çela apo kryetari i Dhomës së Avokatëve Maksim Haxhia, i cili e konsideroi atë si “inkuizitor”. Por ashpërsimi i penaliteteve për shpifjen dhe fyerjen, për të cilat sakaq BE dhe OSBE kanë kërkuar shfuqizim, si dhe përshkallëzimi i dënimeve për këto kundravajtje penale kur personat e prekur janë zyrtarë të lartë është ana tjetër që sugjeron se sa jashtë realitetit kanë qenë hartuesit e këtij dokumenti të cilin qeveria e ka hedhur për konsultim publik.

Gjuha amorfe e përdorur në të gjithë dokumentin është një aspekt tjetër i vënë në dukje ndërsa klasifikimi i drejtuesve politikë të shtetit si më vete nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe barazimi i institucionit me politikanin, parashikimi si rrethanë rënduese të “shpifjes” apo “fyerjes” kur pala e prekur është politikan, janë disa çudira të cilat vështirë se do t’i mbijetojnë ballafaqimit të këtij kodi me kushtetutën dhe me kartën evropiane të të drejtave të njeriut, në rast se ai miratohet. Por ajo që do të ndodhë është që vendi do të shkojë dekada pas, ndërsa gjykatat do të duhet të rikthehen te shqyrtimi i gjërave elementare, për shembull, parimit që udhëhqësit politikë duhet të kenë shkallë më të lartë tolerance ndaj kritikave, talljeve apo fyerjeve se sa qytetarët e zakonshëm.

Mbi të gjitha, klasifikimi i talljes së “institucioneve” si vepër penale kundër rendit kushtetues dhe parashikimi i dënimit me 1 deri në 4 vjet burg kur kjo bëhet përmes medias, kjo ngjan sikur ka dalë nga gjuha amorfe e regjimeve totalitare.

Neni aktual Propozimi
Neni 268
Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj

(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

Dëmtimi i qëllimshëm i flamurit ose i stemës së Republikës, të ekspozuara në institucionet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Poshtërimi botërisht i flamurit ose i himnit kombëtar, gjatë zhvillimit të një veprimtarie të organizuar nga autoritetet shtetërore, përbën

kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 235
Përdhosja e Republikës dhe simboleve të saj

1. Përdhosja e Himnit Kombëtar, flamurit apo stemës së Republikës të ekspozuara në institucionet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj ose, jo më pak se sa dy dënime plotësuese kur çmohet se arrihet qëllimi i dënimit penal nëpërmjet tyre.

2. Përdhosja e Republikës, Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese ose sistemit gjyqësor, forcave të armatosura apo dëshmorëve të Atdheut, dënohet me burgim deri në tre vjet.

3. Përdhosja publikisht e Kombit Shqiptar, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

4. Nëse përdhosja sipas paragrafëve më sipër, kryhet gjatë një feste publike ose ceremonie zyrtare, dënohet me burgim deri në katër vjet.

5. Për qëllim të këtij ligji me përdhosje do të kuptohet dhunimi i diçkaje të shenjtë, vetive të larta morale apo vlerave të nderuara botërisht, poshtërimi, bërja e padobishme, përçmimi, tallja, përlyerja, apo përbuzja e institucioneve të përmendura në këtë dispozitë.

Ofendoi qytetarët e Kosovës – G-Bani “non grata” në Drenas, i anulohet koncerti

Një deklaratë e bujshme e këngëtarit G Bani në Tik-Tok, ku ndër të tjera tha se “po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga organizatorët e festivalit “Muaji i mërgatës” në Drenas, të cilët vendosën ta anulojnë performancën e tij të planifikuar për mbrëmjen e nesërme.

Në një njoftim zyrtar, organizatorët e quajtën gjuhën e përdorur nga artisti si “të papranueshme, fyese dhe pa etikë”, duke theksuar se festivali nuk mund të tolerojë sjellje të tilla në asnjë formë.

Isufi para 1 viti i arrestoi nipin! Bedinaj montoi ngjarjen e kamarierit për hakmarrje?

Detaje të reja qarkullojnë lidhur me incidentin e dhunshëm që ndodhi në një hotel në Vlorë, ku u përfshi polici Ardian Isufi. Sipas denoncimeve publike, Isufi ka pësuar një goditje të rëndë në kokë me një levë hekuri, ndërsa dyshohet se personi i parë që e goditi atë ishte një gazetar lokal. Ky gazetar, i cili është i përfshirë në hetime nga Prokuroria për lidhje me një grup kriminal dhe menaxhon disa biznese në qytet, ka qenë në qendër të spekulimeve lidhur me ngjarjen.

Dhuna ndaj Isufit ndodhi pas arrestimit të nipit të pronarit të hotelit, Vasil Bedinaj, nga ana e tij. Ngjarja është manipuluar me qëllim për të krijuar një imazh të keq për Policinë dhe për të fituar mbështetje publike, duke përhapur një version të rremë të ngjarjes që sugjeron se polici ka qenë pjesë e dhunës. Edhe pse disa pamje të shkurtuara janë shpërndarë, ato nuk e tregojnë të vërtetën dhe nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar fajësinë, sipas disa burimeve.

Për këtë arsye, ka pasur thirrje për një hetim të plotë dhe të paanshëm për të zbardhur të vërtetën dhe për të siguruar që ata që janë përgjegjës të mbajnë pasoja ligjore. Autoritetet të merren me këtë situatë me seriozitet, pasi çdo formë dhune ndaj punonjësve të policisë mund të krijojë pasoja të rrezikshme për sigurinë dhe rendin në shoqëri. Këto akuza janë ngritur nga Erges Eskiu, anëtar i Departamentit të Shëndetësisë në PD.

“Thuhet që personi i parë që ka goditur me levë policin është një gazetar lokal. Bëhet fjalë për një gazetar që ka disa biznese në Vlorë, menaxhon molin e skafeve në Vlorë dhe hetohet nga Prokuroria si pjesë e një grupi kriminal. Dhe nuk është çështje hakmarrje kjo për Aronin e shkretë. Ngjarja ka ndodhur 30-40 minuta me vonesë, pas goditjes së Aronit të shkretë. Dhe nuk e ka goditur polici. Por çfarë kanë bërë? Për të fituar mbështetje popullore, për të kthyer gjithë opinionin publik kundër policit në mënyrë që t’i shmangen drejtësisë kanë hedhur një sekuencë të shkurtër ku shihet një person që dhunon Aronin. Por që nuk është polici. Këta banditë për të shmangur përgjegjësitë penale kanë manipuluar opinionin publik. Dhe kanë masakruar në mënyrë shtazarake policin e shkretë sepse para një viti ky polic ka arrestuar thonë një nipin e Vasilit. Pra është shumë e rrezikshme në këtë moment dhe kërkoj të hetohet ngjarja deri në fund, të zbardhet e plotë. Sepse kur banditët ngrenë dorë mbi Policinë e Shtetit dhe Policia e Shtetit braktiset dhe nga kryeministri i vendit atëherë bëhet akoma më e rrezikshme situata sepse kur ia bëjnë një polici dhe nuk ndëshkohen, imagjinoni çfarë i bëjnë një personi të thjeshtë,”-thotë në videon e publikuar, Erges Eskiu, anëtar i Departamentit të Shëndetësisë të PD.

Misteri i foshnjës që u gjet e υ▪︎ekur në det/ Vogëlushja u braktis nga nëna e saj,gruaja mori 2 fëmijët e tjerë dhe…

Është zgjidhur misteri i foshnjës së gjetur të vdekur në det në Paleo Faliro të Greqisë. Ditën e sotme është arrestuar nëna e saj algjeriane, e cila braktisi fëmijën e saj dhe u largua pasi kishte frikë sepse ndodhet ilegalisht në vend.

Ajo ka deklaruar se vajza e vogël u rrëzua në banjo, por kishte frikë të shkonte në spital sepse nuk kishte leje qëndrimi. Sipas saj, kur shkuan në det ajo mendoi se foshnja po flinte. Gruaja deklaroi se kur e kuptoi që fëmija kishte pësuar lëndime, pati frikë ta çonte në spital, kështu që e la gjallë në det dhe iku me dy fëmijët e tjerë.

Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, vajza e vogël vdiq nga mbytja dhe kishte goditje të shumta në fytyrë, si ballë, sy, buzë dhe hundë, si dhe lëndime të dukshme në pjesë të ndryshme të trupit.

Ishin kamerat e sigurisë në zonë që çuan në zbulimin e identitetit të nënës Pamjet tregojnë gruan me dy fëmijët, si edhe një foshnjë në karrocë, e cila mbante veshur rroba të ngjashme me ato që kishte veshur vajza e vogël e vdekur. Sipas informacioneve babai i fëmijëve ndodhet në Siri.

Tërmet ‘shkatërrues’/ Shembet boshti i minierës së bakrit, një i vdekur dhe pesë të bllokuar (Video)

Të paktën një punëtor vdiq dhe pesë kolegë të tij mbetën të bllokuar të enjten kur një bosht u shemb për shkak të një tërmeti në minierën më të madhe nëntokësore të bakrit në botë në El Teniente, Kili, tha kompania shtetërore që e drejton atë.

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë goditi Rancagua, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti i vendit, Santiago, të enjten pasdite, duke shkaktuar shembjen e një boshti dhe duke nxitur evakuimin e minatorëve nga objekti, tha kompania shtetërore CODELCO, prodhuesi më i madh i bakrit në botë, e cila drejton minierën.

Një punëtor humbi jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën, shtoi kompania, duke sqaruar se asnjë prej të lënduarve nuk është në gjendje kërcënuese për jetën. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë pesë punëtorë të bllokuar, shtoi ai.

“Ne jemi tashmë në kontakt me disa prej tyre”, tha presidenti i CODELCO, Maximo Pacheco, për stacionin radiofonik Cooperativa.