U plagos me armë zjarri, humb jetën 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë, pasi është plagosur me armë zjarri në një poligon.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha “në Prishtinë.

“Menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës femër, L.S, 24 vjeçare. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen.

Forcohet euro/ Fundi i sezonit rrit vlerën e monedhës europiane

Monedha europiane i është rikthyer rimëkëmbjes duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar në dy muaj.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro e ka mbyllur javën në kufijtë e 98 lekëve duke fituar gati 1 pikë brenda 10 ditëve .Ky vlerësim i euros vjen në një moment kur efektet sezonale të verës po zbehen, pasi jemi në fund të pikut të sezonit turistik.

Gjatë muajve korrik–gusht, në vend u regjistrua hyrje masive e valutës europiane si nga turistët, emigrantët por edhe nga investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme duke ndikuar direkt në dobësimin e saj përballë lekut në kursin e këmbimit.

Kjo konfirmohet edhe nga vlera e lartë e transaksioneve në monedhën europiane të cilat vetëm në korrik arritën vlerën e 556.4 milionë eurove duke regjistruar nivelin më të lartë përgjatë këtij viti

Agjentët e këmbimit valutor parashikojnë se me përfundimin e sezonit turistik monedha europiane do të fitoj territor përballë lekut duke vijuar që të ketë një forcim por pavarësisht kësaj nuk parashikohet që të tejkaloj limitin e 100 lekëve.

Megjithatë, dobësimi i euros gjatë 2025-ës ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara.

Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur arriti të këmbehej me rreth 100 lekë dhe që nga ajo kohë ka humbur 2.85% të vlerës në raport me monedhën tonë.

Një forcim të lehtë ka regjistruar edhe monedha amerikane kundrejt lekut gjatë ditëve të fundit .Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar po këmbehet me rreth 84 lekë.

Këmbimi valutor 30 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97 lekë dhe do shitet me 98.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.5 lekë dhe do shitet me 112.8 lekë.

Kaos në kryeqytet/ Stuhia bën kërdinë në Tiranë, pemët përfundojnë mbi makina

Vendi ynë është përfshirë mesditën e sotme nga reshje të dendura shiu e stuhi, të cilat kanë shkaktar edhe dëme në kryeqytet. Siç shihet edhe nga pamjet, në rrugën e Kavajës në Tiranë, për shakak të erës së fortë pemët në anë të rrugës kanë rënë mbi një automjet.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në zonë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Kujtojmë se edhe Durrësi dhe Lezha janë goditur nga një stuhi e fortë. Rrebeshe shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë qytetin bregdetar. Më herët autoritetet kanë bërë thirrje që drejtues të automjeteve, si edhe qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në oraret problematike.

Stuhia kthen në ‘Venecia’ edhe Vlorën dhe Fierin. Rrugët zhytur në ujë pas reshjeve të dendura

Pas Tiranës dhe Durrësit, stuhia e fortë me erë dhe reshje intensive ka përfshirë edhe qytetet e Vlorës dhe Fierit, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në disa zona urbane.

Ashtu si në Durrës, edhe në këto dy qytete ka mjaftuar vetëm pak minuta reshje të dendura për të paralizuar qarkullimin në akset kryesore dhe rrugët e brendshme, të cilat janë përmbytur pothuajse tërësisht.

Qarkullimi i automjeteve është bërë i vështirë, ndërsa autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë sinjalistikën në zonat e prekura.

Stuhia, e paralajmëruar më herët nga shërbimet meteorologjike, pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, duke mbajtur të lartë rrezikun e përmbytjeve në disa qarqe të vendit.

20 të plagosur nga stuhia në Tiranë. Paraqiten të ‘Trauma’

Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu që përfshiu ditën e sotme Shqipërinë, veç dëmeve materiale dhe pemëve të rrëzuara, ka prekur drejtpërdrejt edhe qytetarët.

Deri më tani në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 pacientë, 10 prej të cilëve po vijojnë të marrin shërbim mjekësor atje.

Këta persona janë dëmtuar nga stuhia, duke u goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë kujtojmë se disa qytete u ‘zhytën’ totalisht nën ujë, nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan stuhinë e erës.

Institucionet e ndryshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën.

Horoskopi për dìtën e sotme, e Shtunë 30 Gusht 2025

Dashi 

Hëna do të ketë ndikim të kundërt tek të lindurit e kësaj shenje, të cilët duhet të veprojnë me diplomaci. Ka shumë mundësi që disa nga mënyrat tuaja të të menduarit dhe ndjenjat, të mos përputhen me ata që keni pranë.

Demi

Kjo fundjavë do të sjellë zhvillime të rëndësishme. Janë ditë të cilat i prijnë një dhjetori të mbarë, gjatë të cilave do të çoni përpara projekte të rëndësishme për shtëpinë dhe lidhur me ndjenjat.

Binjakët

Pas disa ditëve mjaft të tensionuara, gjatë kësaj të shtune do të ndiheni disi të lehtësuar, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Edhe pritshmëritë në punë, do të jenë mjaft pozitive.

Gaforrja

Lini mënjanë çdo ngarkesë dhe vijojeni fundjavën sipas rutinës suaj, duke bërë ato gjëra që kanë vërtetë rëndësi. Edhe pse mund t’iu kushtojë, duhet ta bëni patjetër.

Luani

Kjo fundjavë do të jetë shumë e mirë, duke prirë një javë pozitive. Konfirmime të rëndësishme do të keni në dashuri, të cilat do ju prijnë takimeve të rëndësishme.

Virgjëresha

E shtuna është mjaft e rëndësishme sa i takon dashurisë. Lini mënjanë ndrojtjen dhe guxoni mbi gjithë çfarë doni. Njerëzit që keni pranë ju duan, ndaj duhet që t’ua ktheni.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim të rëndësishëm tek të lindurit e kësaj shenje, pas problemeve që keni pasur me pabesitë, dyshimet dhe pasuritë. Ka ardhur koha për marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe do ju duhet të zgjidhni të duhurit dhe ata që do të mbani larg.

Akrepi

Ju pret një fundjavë e rëndësishme, ose thuajse një pikë kthese. Mendimi për paratë dhe shtëpinë, do ju sjellë një lodhje të madhe, ndërkohë që tashmë do i shikoni gjërat me më shummë qetësi.

Shigjetari

Parashikohen kryqëzime të rëndësishme me të lindurit e shenjës së peshores, dashit dhe luanit. Megjithatë do të ndiheni edhe disi të rënduar për shkak të ndjenjës së fajit.

Bricjapi

Dita do të nisë me një ndjesi të re, ndonëse mund të ketë rënie. Megjithatë ekzistojnë rreziqe për gjithë ato çifte që pëlqejnë të bëjnë kaos.

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë mjaft e qetë. Parashikohen takime mjaft të favorshme me njerëzit e zemrës, si dhe disa aktivitete premtuese. Po ashtu parashikohet çuarja përpara e projekteve të reja.

Peshqit

Do të ndiheni të lirë dhe të mbushur me gëzim. Pasioni është mjaft i favorizuar, ndonëse do të ndiheni tejet të ndjeshëm. Bëni kujdes ndaj dikujt nga e kaluara që mund t’iu afrohet.

Dhjetra adoleshentë “influencerë” të arrestuar, Egjipti u sekuestron fitimet nga TikToku dhe i akuzon për ‘shkeIje të vlerave familjare’

Autoritetet egjiptiane kanë arrestuar adoleshentë përdorues të TikTok me miliona ndjekës, së bashku me dhjetëra të tjerë në javët e fundit me akuza që variojnë nga shkelja e vlerave familjare deri te pastrimi i parave.

Policia ka njoftuar dhjetëra arrestime dhe prokurorët thonë se po hetojnë të paktën 10 raste të fitimeve të dyshuara të paligjshme financiare. Ata kanë vendosur ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve dhe kanë konfiskuar pajisje.

Kritikët thonë se përshkallëzimi përputhet me një përpjekje më të gjerë nga shteti për të kontrolluar fjalën dhe për të kodifikuar sjelljen, në një vend ku mediat sociale kanë shërbyer prej kohësh si një nga alternativat e pakta ndaj mediave tradicionale të kontrolluara kryesisht nga shteti, raporton Reuters.

Shumë prej atyre që janë ndaluar ishin vetëm fëmijë të vegjël kur aktivistët përdorën Facebook-un për të mobilizuar protestat e vitit 2011 që rrëzuan presidentin e gjatë Hosni Mubarak.

Avokatët thonë se ligjet për pahijshmërinë janë të paqarta. Autoritetet mund të shqyrtojnë të gjithë katalogun e postimeve të TikTok-ut, dhe nëse gjejnë edhe një postim të vetëm që e konsiderojnë të pahijshëm, ata mund të shpallin të ardhurat e influencuesve të paligjshme dhe t’i akuzojnë ata për krime financiare mbi të ardhurat e tyre.

Mariam Ayman, një 19-vjeçare që ka 9.4 milionë ndjekës duke postuar video që kur ishte nxënëse shkolle nën emrin Suzy El Ordonia, është burgosur që nga 2 gushti. Ajo përballet me akuza për shpërndarje përmbajtjeje të pahijshme dhe pastrim parash prej 300,000 dollarë.

Ministria e Brendshme tha se ajo u arrestua pasi autoritetet morën ankesa për postimet e saj. Në videon e saj të fundit, të postuar një ditë para arrestimit të saj, ajo dukej e vetëdijshme se po përballej me një kërcënim.

“Egjiptianët nuk arrestohen vetëm sepse shfaqen në TikTok”, tha ajo.

Ajo pranoi se në videot e mëparshme mund të ketë “shqetësuar, mallkuar ose thënë një shaka të keqe”, por tha se kjo kishte për qëllim të shprehte frustrimin dhe “jo të mësonte brezin e ri të ndiqte shembullin”.

Avokati i saj, Marawan al-Gindy, nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt për rastin e saj, por tha se në përgjithësi ligjet e pahijshme po zbatoheshin në mënyrë arbitrare.

E rëndë/ I zbuloi Iidhjen me gardianen, i burgosuri ekzekuton oficerin e burgut si shenjë ‘hakmarrjeje’

Një ish-oficer burgu, u vra në një sulm të planifikuar jashtë një palestre në Skelmersdale, Lancashire, nga i burgosuri Elias Morgan, 35 vjeç, pas zbulimit të lidhjes së tij sekrete me një roje femër të burgut.

Scott kishte gjetur një telefon të paligjshëm në qelinë e Morgan që përmbante prova për aferën dhe, pasi refuzoi të merrte ryshfet për ta “zhdukur” atë, u përball me kërcënime të fuqishme për jetën e tij dhe të familjes.

Më 8 shkurt të vitit të kaluar, Morgan e ndoqi Scott jashtë palestrës dhe hapi zjarr me gjashtë plumba, duke e goditur disa herë në trup dhe një herë në kokë, përpara se të arratisej me një biçikletë elektrike drejt një furgoni që e priste aty pranë.

Pas gjyqit në Gjykatën e Kurorës në Preston, Morgan u shpall fajtor për vrasje, ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar, Anthony Cleary, u shpall i pafajshëm për vrasje dhe vrasje të paqëllimshme.

Zyra e prokurorisë theksoi guximin dhe përkushtimin e Scott, i cili mbrojti ligjin dhe publikun përballë kërcënimeve dhe ryshfetit, duke i shpëtuar qytetarët nga veprimet e paligjshme të Morgan, ndërsa familja e tij, përfshirë tre fëmijët e vegjël, mbetet në zi pas humbjes tragjike.

SHOKON gazetarja shqiptare: Burrat e martuar fiImojnë gratë në momente intime dhe i publikojnë në rrjete sociale (Video)

Ditën e djeshme, Italia u trondit pas publikimit të disa imazheve intime të edituara të grave të ndryshme, mes të cilave edhe kryeministria Giorgia Meloni.

Për këtë çështje, gazetarja Alba Kepi ka folur gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Breaking” në Top News. Ajo theksoi se zhvillimi i teknologjisë dhe i inteligjencës artificiale është një nga faktorët kryesorë që lejojnë krijimin e këtyre imazheve, të cilat shpesh shfaqin probleme serioze.

Për më tepër, Kepi njoftoi se ekzistojnë grupe të veçanta në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme ku burra fotografojnë gratë e tyre dhe i publikojnë këto pamje, duke lejuar qasje edhe për të tjerët.

“Para zbardhjes së portalit në fjalë ku u publikuan edhe pamjet ku ishte prezente Meloni, ka pasur një tjetër grup në Facebook ku ishin 33 anëtarë, ku vetë partnerët që fotografonin gratë e tyre edhe në marrëdhënie intime, i publikonin në këtë grup Facebook dhe më pas lejonin anëtarët e tjerë të komentonin mbi to. Këto raste janë nga partnerë aktualë, jo vetëm ish-partnerë, dhe denoncimi madje ka ardhur nga një grua që kishte zbuluar se partneri e kishte fotografuar në marrëdhënie intime dhe e kishte publikuar. Ajo çka po ndodh me rrjetet sociale dhe teknologjinë që po ofron tregon se jo vetëm ligjet nuk janë në rrjedhën e duhur, por edhe shoqëria po degradohet në mënyrë të pakontrolluar.”, përfundoi gazetarja.