Ngacmoi S▪︎KSUALlSHT pacienten para operacionit, procedim penal për mjekun në Tiranë!

Një mjek është proceduar penalisht, pas një kallëzimi të bërë nga një paciente, se nuk e ka trajtuar sipas rregullave të etikës profesionale.

Ngjarja ka ndodhur në një spital në Tiranë.

Mësohet se ngacmimi ka ndodhur gjatë kohës kur pacientja ishte paraqitur për një ndërhyrje mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në ngarkim të shtetasit A. Gj., 44 vjeç, me profesion mjek, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase se gjatë kohës që ishte paraqitur për një ndërhyrje mjekësore në spital, nuk është trajtuar sipas rregullave të etikës profesionale.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Rama i bën “QOKËN” Edona Bilalit, ish-deputetja emërohet zv.ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë!

Lëvizje të reja po zhvillohen në qeverinë e ‘Rama 4’, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu mësohet se si zëvendësministre e Shëndetësisë është emëruar Eugena Tomini, e cila e ka mbajtur dhe më përpara këtë detyrë.

E bujshme! UEFA gati të pezullojë Izraelin nga të gjitha kompeticionet, vendimi merret javën e ardhshme

Izraeli i pezulluar nga UEFA dhe jashtë kompeticioneve. Vendimi mund të mbërrijë brenda javës së ardhshme, duke marrë parasysh se, në dritën e situatës ndërkombëtare dhe të konfliktit, pjesa më e madhe e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv do të ishte pro përjashtimit të kombit hebre. Është Times që raporton këtë zë të bujshëm, një sinjal që – nëse do të konfirmohej nga faktet – mund të ndezë një efekt zinxhir në mes të sezonit sportiv duke filluar nga përjashtimi i klubeve në kupat kontinentale (Maccabi Tel Aviv është i drejtpërdrejtë i prekur).

Çfarë do të bëjë FIFA përballë një rezolute të tillë të UEFA-s

Qëndrimi i UEFA-s do ta vinte me shpatulla pas murit federatën ndërkombëtare dhe do të rriste mbi të presionin që në orët e fundit është bërë më i madh për shkak të kërkesës së paraqitur nga një komision konsulentësh të Kombeve të Bashkuara mbi bazën e një përcaktimi: ajo që po ndodh në Gaza konsiderohet gjenocid. Mes argumenteve me peshë ka një që ka qenë terren përplasjesh edhe kohët e fundit: nëse Rusia u përjashtua nga çdo disiplinë pas pushtimit të Ukrainës, pse nuk duhet të ndodhë e njëjta gjë me Izraelin?

Çfarë mund të ndodhë në grupin e Italisë për Botërorin 2026

Kur (dhe nëse) të vijë momenti, numri një aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, do të gjendet në një situatë të sikletshme: nga njëra anë komuniteti ndërkombëtar, nga ana tjetër mundësia e përjashtimit të Izraelit nga Botërori 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë (me gjithçka që lidhet me pasojat direkte dhe kanalin e drejtpërdrejtë me Presidentin amerikan, Donald Trump). Nëse kjo do të ndodhë, Grupi I i kualifikimeve për Kupën e Botës do të përmbysej: Izraeli është në vendin e tretë pas kryesueseve Norvegjia dhe Italia (që do të presë ndeshjen e kthimit me izraelitët më 14 tetor në Udine). Dhe gjithçka mund të rishikohet.

Mes arsyeve të pakënaqësisë ndryshimi i trajtimit me Rusinë

Ja pse ajo pakënaqësi që deri më tani është manifestuar përmes apelesh individuale (në disa raste, edhe protesta shumë të forta por gjithmonë në kuadrin e rregulloreve) tani mund të hapë rrugën për masa shumë të rënda në nivel sportiv, me pasoja të pashmangshme edhe në aspektin politik dhe tregtar. “As ne dhe as organizata të tjera nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj vuajtjeve humanitare dhe sulmeve disproporcionale ndaj të cilave popullsia civile e Gazës është e ekspozuar prej shumë kohësh”, është koncepti shumë i fortë i shprehur nga Lise Klaveness, presidente e federatës norvegjeze.

Trump “kopjon” Ramën, njofton futjen e ‘AI’ në shërbimet qeveritare dhe prokurimet publike

Agjencia e administratës Trump që menaxhon pasuritë e paluajtshme, prokurimin dhe shërbimet teknologjike të qeverisë po bashkëpunon me xAI (inteligjenca artificiale e njohur si Grok) të Elon Musk në një veprim që thotë se do të thjeshtojë rrjedhën e punës federale me kosto efektive.

Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme njoftoi të enjten në mëngjes se agjencitë federale tani do të kenë qasje në “Grok 4” dhe “Grok 4 Fast” si pjesë e një marrëveshjeje me xAI, e vlefshme deri në mars 2027, që Musk thotë se do ta bëjë qeverinë të nxisë inovacionin.

“xAI ka IA-në më të fuqishme të llogaritjes dhe modelet më të afta të IA-së në botë”, tha Musk, bashkëthemelues dhe CEO i xAI, në një deklaratë për Fox News Digital.

“Falë Presidentit Trump dhe administratës së tij, IA-ja kufitare e xAI-së tani është e hapur për çdo agjenci federale që fuqizon Qeverinë e SHBA-së të inovojë më shpejt dhe të përmbushë misionin e saj më efektivisht se kurrë më parë”, shtoi Musk.

“Ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë me Presidentin Trump dhe ekipin e tij për të vendosur me shpejtësi IA-në në të gjithë qeverinë për të mirën e vendit.”

Nisma duket se ngjason me atë të shpallur nga kryeministri Edi Rama, i cili pak ditë më parë u bë lajm në mediat ndërkombëtare për “emërimin” e Diellës, ministrja e parë me inteligjencë artificiale, e cila më herët “në CV-në” e saj ka punuar si asistente në e-Albania, portali qeveritar digjital.

Si jetonin ilirët në shekullin III para Krishtit? Zbulimi i ri në Amantia hedh dritë mbi organizimin në qytetin e lashtë

Muaji gusht dhe fillimi i shtatorit kanë sjellë zhvillime të rëndësishme në Parkun Arkeologjik të Amantias, ku janë zbuluar elementë të rinj dhe janë realizuar projekte restaurimi mbi monumentet ekzistuese.

Gjatë gërmimeve arkeologjike është zbuluar muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias, një strukturë e panjohur më parë për studiuesit. Sipas arkeologëve, ky mur mendohet të jetë ndërtuar në shekullin III para Krishtit dhe të jetë shkatërruar në shekullin VI pas Krishtit. Ky fortifikim i fuqishëm hedh dritë mbi organizimin urban dhe publik të qytetit ilir, duke shtuar një kapitull të ri në historinë e kësaj qendre antike.

Krahas gërmimeve, janë kryer edhe ndërhyrje restauruese dhe konservuese mbi varret monumentale dhe disa monumente të tjera të evidentuara vitet e fundit, të cilat rrezikoheshin nga agjentët klimatikë si ngricat dhe shirat.

Sipas specialistëve, këto punime janë të domosdoshme për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike, ndërsa zbulimet e reja pasurojnë peizazhin historik të Parkut të Amantias. Ato sjellin të dhëna të reja për jetën e qytetit ilir, duke garantuar njëkohësisht që këto vlera të prezantohen për vizitorët e sotëm dhe të ruhen për brezat e ardhshëm.

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar për këtë zbulim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se ky fortifikim i fuqishëm hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike.

“Ndërkohë, specialistët kanë realizuar edhe një ndërhyrje restauruese të domosdoshme për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, duke pasuruar kështu peizazhin arkeologjik të Parkut Antik”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid0pMqQBCteGi5BinfPbijY7vN4dMbGGTZ6YbaXGgwfApQCQXLoeaqoghb2Uko5NKQKl&show_text=true&width=500

“U morën celularët e vartësve”, Lala zbulon detajet: SPAK ka bisedat e kryebashkiakut Erion Isai me…

Dy ditë më parë, kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai, u mor i pandehur nga SPAK-u.

Gazetarja Klodiana Lala, zbuloi në një emision televiziv akuzat ndaj Isait, që lidhen me rrugën Korçë-Ersekë dhe një ujësjellës në Korçë dhe për këto prokuroria ka edhe bisedat e eprorit me vartësit.

“Është një kallëzim për rrugën Korçë-Ersekë, sepse kjo rrugë është shembur disa herë dhe ka patur probleme me rritjen e kostove.

Zoti Isai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe janë marrë të pandehur edhe 7 zyrtarë të tjerë dhe një përfaqësues i kompanisë që ka fituar tenderin. Njëra ka të bëjë me rrugën Korçë-Ersekë në favor të kompanisë fituese dhe tjetra ka të bëjë me ndërtimin e një ujësjellësi në zonën e Korçës. Zoti Isai është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza bashkë me personat e tjerë. Pjesa tjetër për shpërdorimin e detytës, falsifikimin e dokumenteve dhe të korrupsionit, janë veçuar dhe hetimi për këtë pjesë është duke vijuar.

Aty ka edhe komunikime. Në momentin që zoti Isai është marrë në pyetje dhe janë marrë celularët e vartësve dhe të anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, zonja që është vartëse komunikon se si plotësohen dokumentet dhe kur janë analizuar me procedurat tenderuese, sipas prokurorëve ka shkelje.”- tha Lala.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 26 Shtator 2025

Dashi

Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe gjithçka do e keni vete ne dore. Pranoni te bashkëpunoni me te dhe ndonjëherë hapni rruge. Beqaret nuk duhet te ecin me sy mbyllur dhe te pranojnë çdo ftese qe do iu behet sepse do pendohen rende. Për financat do kujdeseni me shume se me pare dhe nuk do keni aspak vështirësi.

Demi

Dielli do e ngrohe mjaft jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni te dy me humor te mire dhe gati për te provuar emocione te reja. Mund te bëni edhe çmenduri te vogla. Beqaret ka rrezik te bien ne krahët e një personi i cili nuk iu përshtatet aspak. Vështirësitë financiare do vazhdojnë te jene prezentë. Po shpenzuat edhe ne këto momente keni për te mbetur pa para.

Binjaket

Jeta ne çift do jete e kënaqshme sot. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe ne çdo çast do hapni rruge qe te behet me e mira për te dy. Beqaret nuk do e kenë mendjen fare tek krijimi i një lidhjeje sepse do kenë te tjera gjera me çfarë te merren. Gjendja financiare do filloje te përmirësohet edhe me shume nga sa ju mendonit.

Gaforrja

Do ketë disa probleme shume te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, por me maturi dhe përkujdes do arrini t’i zgjidhni sa me shpejt. Beqaret ka mundësi te gjejnë personin e duhur kur te shkojnë ne kinema apo ne një party te organizuar nga miqtë. Financat do jene te qëndrueshme për pjesën me te madhe. Do kryeni shpenzimet qe dëshironi.

Luani

Do i zgjidhni me ne fund te gjithë problemet qe keni pasur ne çift dhe do e shihni me një sy tjetër te ardhmen. Partneri do mundohet t’iu mahnite ne çdo çast. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës qe ne orët a para te mëngjesit dhe do emocionohen pa fund. Financat do jene ne një gjendje akoma me te mire se me pare dhe do keni mundësi te hiqni para mënjanë.

Virgjeresha

Me ne fund do i zgjidhni problemet qe keni pasur ne çift dhe do ndiheni me te qete. Ai qe keni ne krah do iu përgatisë edhe një surprize befasuese. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Dëshira juaj e madhe për te krijuar një familje do plotësohet. Ne planin financiar situata nuk do jete problematike. Duke ulur shpenzimet çdo gjë do vendoset ne ekuilibër.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do jete shume e qete gjate kësaj dite. Tensioni me ne fund do mbaroje dhe do mendoni më me pozitivizëm për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë mundësi as sot te gjejnë personin qe kane ëndërruar. Prisni edhe pak kohe. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te kthjellet dhe mos shpenzoni pa u menduar. Nuk është ende momenti i duhur.

Akrepi

Dashuria do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te përmirësohet pas një periudhe te vështirë. Beqaret do kenë mundësi te shumta për t’u njohur me persona te rinj, por nuk do dëshirojnë aspak te fillojnë lidhje sot. Situata financiare do jete pështjelluese dhe mjaft e vështirë. Tregohuni te matur me shpenzimet qe do kryeni.

Shigjetari

Sot ata qe janë ne një lidhje do përkëdhelen mjaft nga Venusi. Do e keni gjithçka me te qarte për te ardhmen dhe ne mbrëmje do kaloni momente te zjarrta. Nëse zemra juaj është ende e vetmuar, një koleg pune do iu propozoje dhe do iu shprehe dashurinë e tij. Mendohuni mire para se te jepni një përgjigje. financat do jene paska delikate për shkak te shpenzimeve tuaja te mëdha.

Bricjapi

Si ju ashtu edhe partneri, do keni te njëjtin mendim për gjithçka sot dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njeri tjetrin. Disa mund te mendojnë edhe për një bashkëjetesë se shpejti. Beqaret qe akne kohe qe presin një takim interesant, sot do e kenë këtë mundësi. Shfrytëzojeni! Ne planin financiar do tregoheni te kujdesshëm me menaxhimin e buxhetit.

Ujori

Për ata qe janë ne një lidhje do ketë shume te papritura sot. Asgjë nuk do eci si e kishit menduar, kështu qe bëni kujdes. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjilpërën ne kashte sepse do lodhen dhe nuk do ia dalin. Gjendja e financave do jete e stabilizuar për ata qe janë treguar te organizuar dhe te matur me shpenzimet dhe alarmuese për te pamaturit.

Peshqit

Do ndiheni mjaft mire sot pranë atij qe dashuroni dhe do kërkoni te mos shkëputeni për asnjë çast prej tij. Ne mbrëmje mund te merrni një surprize te madhe. Beqaret do fillojnë histori dashurie sekrete, por mjaft emocionuese. Ne planin financiar Marsi do iu nxite te tregoheni te kursyer dhe te mbani një gjendje te qëndrueshme.

Me foshnjën me vete, deputetja gjermane fjalim historik në Bundestag

Deputetja gjermane Hanna Steinmuller ka hyrë në histori pasi mbajti një fjalim në foltoren e Bundestagut duke mbajtur në krah foshnjën e saj.

Politikania e partisë së Të Gjelbërve e ka marrë edhe më herët fëmijën në vendin e punës, duke ngjallur reagime të shumta – disa me lëvdata dhe të tjerë me kritika.

“Për herë të parë sot, një anëtare e parlamentit doli në foltoren e Bundestagut me foshnjen e saj”, shkruan DW në një postim në Instagram, duke shpërndarë edhe një video ku shihet fëmija i qetë në krahët e nënës.

“Balancimi i jetës familjare me atë profesionale duhet të bëhet i dukshëm edhe në politikë. Është koha të ndryshojmë strukturat në mënyrë që prindërimi të jetë i mundshëm për të gjithë”, u shpreh Steinmuller.

Tragjedi/ Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lidoriki të Greqisë ku një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën papritur pasi u infektua me një virus.

Mediat e huaja raportojnë se i mituri u dërgua pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të Lidorikit.

“Jemi të gjithë të tronditur. Nuk mund ta besojmë dëmin që ka ndodhur. Humbëm një engjëll të vogël”, u shprehen banorë e zonës.

Mësohet se fëmija vuante prej disa ditësh nga një ftohje e lehtë, një gjendje e ngjashme me atë që kishte kaluar më parë edhe vëllai i tij më i vogël.

Rasti tashmë është marrë në shqyrtim nga Zyra e Mjekut Ligjor Rajonal të Doridës, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Shërbimin Mjeko-Ligjor të Greqisë Qendrore, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Avioni rus pranë Alaskës, SHBA ngre me urgjencë avionët F-16

Një avion ushtarak rus që fluturonte pranë Alaskës, në hapësirë ajrore ndërkombëtare, alarmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë u ngritën në fluturim 4 avionë luftarakë F-16, si dhe një avion mbikëqyrës amerikan për të monitoruar situatën.

Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut bëri me dije se avioni rus nuk hyri në hapësirën ajrore amerikane apo kanadeze, duke qëndruar brenda hapësirës ndërkombëtare.

Vendet anëtare të NATO-s janë në gatishmëri, pas disa incidenteve të javës së kaluar ku avionë dhe dronë rusë kaluan në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s në Evropë.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksuan se rasti i sotëm nuk shihet si kërcënim, pasi aktiviteti rus në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore ndodh rregullisht.