Vi▪︎ tima shiste Ιëndë nar kotike në banesë/ Zbardhet dinamika, i riu kishte hyrë për të blerë dr. ogë por si nisi sherri mes tyre

Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 51-vjeçarit, Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj, mbrëmjen e djeshme.

Bazuar në hetime, vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00. Në banesën e viktimës, kishte hyrë 24-vjeçari Teilor Tivari, me qëllim blerjen e lëndëve narkotike.

Pas një konflikti për motive të dobëta, Tivari e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, në ngjarje është përfshirë edhe një person tjetër, një 27-vjeçar. Ky i fundit, e ka ndihmuar autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes, me një mjet taksi.

Pas kërkimeve që prej mbrëmjes së djeshme, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.

Njoftimi:

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes.

Në pranga dhe një shtetas që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, shtetasi M. B., alias V. B., 51 vjeç.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvilluan hetime të thelluara dhe një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025.

Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.

Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.

Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.

Siç u bë me dije edhe më herët, Marko Beqiri nuk është vrarë në shtëpinë e tij por në një apartament për të cilin duhet të kujdesej, në pronësi të kushërirës së tij, pasi kjo e fundit jetonte në emigrim dhe i kishte lënë çelësat 51 vjeçarit për t’a mirëmbajtur. Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit.

Në banesën e kushërirës, ai ftonte shokë e miq dhe konsumonin dhe dozë lëndë narkotike. Në këto kushte dyshohet se ka ndodhur edhe sherri me Tivarin që i mori atij jetën. Ndërkohë, është zbardhur edhe dëshmia e autorit, i cili është shprehur se me 51-vjeçarin njiheshin prej kohësh dhe ishin miq. Sa i përket ditës së ngjarjes, ai ka rrëfyer se ka shkur në banesën e Biqirit, pasi ky i fundit e kishte ftuar për një birrë, por pas bisedës ai ka tentuar ta përdhunonte dhe e ka qëlluar me thikë për t’u mbrojtur.

51-vjeçari i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, u gjet i pajetë nga nipi i tij mbrëmjen e djeshme në Durrës, pas tentativave të bashkëshortes së viktimës, e cila i kishte telefonuar disa herë të shoqin.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë “shkund” tokën

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Venezuelën në orën e para të mëngjesit të kësaj të enjte.

Sipas Shërbimi Gjeologjik të SHBA forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 6.2, ndërsa tërmeti u ndje edhe në Kolumbinë fqinje si dhe në ishujt e Karaibeve të Aruba, Curacao dhe Bonaire.

Venezuela është një nga vendet me aktivitet të lartë sizmik në botë, por lëkundjet e forta të sotme, kanë shkaktuar alarm në vendin e Amerikës Latine.

Shumë njerëz evakuuan ndërtesat e banimit dhe zyrat në zonën që ishte epiqendra e tërmetit.

Ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz.

Tronditen princ Leka dhe Blerta Celibashi, përdoruesit në rrjet iu bëjnë të papriturën (Foto)

Një situatë e papritur ka ndodhur në postimin e moderatores Arbana Osmani në Instagram.

Moderatorja njoftoi se të ftuarit e parë në emisionin e saj për këtë sezon do të jenë princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi.

Mirëpo kjo nuk është pritur aspak mirë nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Pikërisht në këtë njoftim të Arbanës, ata kanë “shpërthyer” me komente negative nga më të ndryshmet.

Kjo situatë vjen pasi dyshohet se princ Leka u nda nga ish-partnerja e tij, aktorja Elia Zaharia për shkak të tradhtisë me fotografen e tyre.

Megjithatë këto mbetën aludime dhe nuk u konfirmuan kurrë!

“Shtatzania ka qenë makthi më i madh i jetës time”/ Modelja shqiptare rrëfen momentin e vështirë: Është gabimi më…

Adrola Dushi ka ndarë me publikun përvojën e saj të dhimbshme gjatë një shtatzënie që, siç thotë ajo, i “shkaktoi makthin më të madh” të jetës.

E ftuar ne podcast, modelja tregon se përjetoi vuajtje të përditshme dhe ndjesi të menjëhershme mosgatishmërie për t’u marrë me fëmijën: “Ne momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës time. Makth.

E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës time. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë.”

Ajo rrëfen gjithashtu se nuk dinte as të ndryshonte pelenat dhe se gjatë asaj periudhe “nuk i interesonte” të ishte shtatzënë.

Pjese nga deklarata e Adroles:

“Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës sime. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë. As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo. Nuk më interesonte të isha shtatzënë. Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente.”

Rusia nuk i ndal provokimet, avionët e NATO-s “ndeshen” me 5 sulmues të Moskës në BaltikQ

Rusia eshte bere shkak serish per reagim nga NATO, pasi avionet e saj kane fluturuar kunder rregullave ne hapesiren e aleances ne qiellin Baltik.

NATO njoftoi pak minuta me pare se diten e sotme, më 25 shtator, avionë luftarakë hungarezë Gripen u ngritën nga baza Šiauliai, Lituani, për të kapur një formacion prej pesë avionësh ushtarakë rusë.

Ata po fluturonin afër hapësirës ajrore të NATO-s, duke mos përmbushur rregulloret ndërkombëtare të sigurisë së fluturimit.

Avionët: Nje Sukhoi-30, Nje Sukhoi-35 dhe tre MiG-31 – u identifikuan në perëndim të bregdetit letonez para se të shoqëroheshin.

Pas misionit, avionet Gripen u kthyen të sigurt në bazë, ka njotar NATO.

Sipas saj, “Policia Ajrore” e NATO-s është një mision kolektiv 24/7 që mbron çdo centimetër të hapësirës ajrore të aleances.

Netanyahu frikë se mund të arrestohej në Europë, rruga sekrete që përshkoi për të shkuar në SHBA

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndjekur një itinerar fluturimi të pazakontë në udhëtimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara, duke shmangur hapësirat ajrore të disa vendeve europiane, për shkak të frikës se mund të arrestohej në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).

Netanyahu u nis nga Tel Avivi mbrëmjen e së mërkurës për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku pritet gjithashtu të zhvillojë një takim me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas të dhënave të publikuara nga platforma të monitorimit të fluturimeve, si FlightRadar24, avioni i kryeministrit izraelit zgjodhi një rrugë më të gjatë dhe të pazakontë, duke fluturuar përgjatë Detit Mesdhe dhe përmes Ngushticës së Gjibraltarit, duke shmangur tërësisht Francën dhe Spanjën dy shtete anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Fluturimi kaloi për një kohë të shkurtër mbi hapësirat ajrore të Greqisë dhe Italisë, ndërsa shmangia e vendeve të tjera europiane duket se lidhet me detyrimin ligjor të shteteve anëtare të ICC-së për të zbatuar urdhër-arrestet e lëshuara nga kjo gjykatë.

Zyra e Kryeministrit të Izraelit nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi këtë devijim, ndërsa burime diplomatike franceze kanë deklaruar për mediat se Franca kishte aprovuar kalimin e avionit në hapësirën e saj ajrore. “Në fund, ata vendosën të ndjekin një tjetër rrugë dhe nuk e dimë pse”, tha një diplomat francez.

Sipas Jerusalem Post, disa anëtarë të stafit dhe gazetarë nuk janë lejuar të udhëtojnë me Netanyahu për shkak të kufizimeve teknike dhe çështjeve të sigurisë.

Megjithatë, dyshohet se arsyeja e vërtetë ka qenë nevoja për të reduktuar peshën për të akomoduar sasinë shtesë të karburantit që kërkonte itinerari më i gjatë.

Në korrik, gjatë një udhëtimi të mëparshëm në SHBA, Netanyahu kishte fluturuar përmes Greqisë, Italisë dhe Francës, ndërsa këtë herë shmangia e këtyre vendeve vjen pas lëshimit të urdhër-arrestit nga ICC në nëntor të vitit të kaluar, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë, as Izraeli dhe as Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Provokimet në ajër, reagon Moska: Nëse rrëzohet një avion rus, do niste …

Pas provokimeve në ajër me avionët rusë që i afrohen kufijve të vendeve të NATO-s dhe mobilizimin e menjëhershëm të avionëve Perëndimorë, ka reaguar edhe Moska.

Ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar Perëndimin që rrëzimi i një avioni rus, do të ishte shpallje lufte.

“Çdo rrëzim i një avioni rus nga NATO në hapësirën e saj ajrore do të shkaktonte një luftë”, ka thënë ai.

Ky reagim erdhi pasi avionë ushtarakë të NATO-s dhe SHBA u mobilizuan menjëherë pasi avionë rusë fluturuan pranë kufirit të Danimarkës si dhe pranë Alaskës.

Dy ditë më parë, edhe Presidenti Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të rrëzojnë avionët rusë të cilët hyjnë në hapësirën ajrore.

Dënohet me 10 vite burg, shqiptari në Angli/ Udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe përplasi për vdekje motoristin

21-vjeçari shqiptar, Erald Kamberi, është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Kurorës në St Albans, pasi shkaktoi një aksident fatal muajin e kaluar në qytetin Ware, në Hertfordshire të Anglisë.

Kamberi, i cili nuk kishte një adresë banimi të qëndrueshme dhe nuk posedonte patentë apo sigurim, pranoi fajësinë për:

Shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit;

Drejtim mjeti pa siguracion.

Sipas policisë të Hetfordshire, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 1 gusht 2025, në rrugën London Road, pranë kryqëzimit me Amwell End dhe Station Road. Kamberi, duke drejtuar një Vauxhall Astra të bardhë, u përplas me një moped Honda WW që drejtohej nga Phillip “Phil” Bruce, 34 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Pas aksidentit, Kamberi u largua nga skena, por u arrestua vetëm një ditë më pas, më 2 gusht, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë lokale. Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi e përshkroi mënyrën e drejtimit të Kamberit si “të çmendur”, duke theksuar se ai lëvizte me shpejtësi ekstreme, në krahun e gabuar të rrugës, pa patentë dhe pa siguracion, në përpjekje për t’iu shmangur policisë.

Përveç dënimit me burg, Kamberi u ndalua nga drejtimi i automjeteve për 15 vjet, me kusht që pas përfundimit të dënimit të kalojë një test të zgjeruar për rikthim në timon. Ai do të duhet të vuajë të paktën dy të tretat e dënimit, përpara se të shqyrtohet deportimi i tij nga Mbretëria e Bashkuar.

Detektivi Ben Heath, nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Rënda, tha: “Asgjë nuk mund të kthejë pas atë që ndodhi apo të shërojë dhimbjen që Kamberi ka shkaktuar. Ai la pas një boshllëk të thellë në jetën e familjes Bruce. Phil ishte një djalë i dashur, vëlla, nip, i fejuar, mik dhe pjesë e rëndësishme e komunitetit. Do të na mungojë shumë.”

Ai shtoi se largimi i Kamberit nga vendi i ngjarjes tregon “mungesë totale ndërgjegjeje dhe përgjegjësie”.

Gjykata vlerësoi edhe qëndrimin dinjitoz të familjes së viktimës, gjatë gjithë procesit gjyqësor. Si procedurë standarde, rasti është referuar për hetim të pavarur pranë Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), për të shqyrtuar veprimet e autoriteteve përpara aksidentit fatal.

Çfarë po ndodh? Pentagoni i jep urdhër të gjithë gjeneralëve amerikanë të mblidhen menjëherë në SHBA

Pentagoni do të thërrasë javën e ardhshme një takim të udhëheqësve më të lartë ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota.

Zyrtarë të shumtë të Departamentit të Luftës konfirmuan për Fox News se komandantëve të lartë ushtarakë u ishte kërkuar të fluturonin për në Virxhinia për një takim javën e ardhshme, megjithëse tema e diskutimit është e paqartë.

Pentagoni konfirmoi takimin, por nuk ofroi detaje.

“Sekretari i Luftës do t’u drejtohet udhëheqësve të tij të lartë ushtarakë në fillim të javës së ardhshme”, tha zëdhënësi kryesor Sean Parnell në një deklaratë.

Një takim i kësaj madhësie dhe fushëveprimi është shumë i pazakontë dhe zakonisht do të zhvillohej në një telekonferencë të sigurt video, rreth 800 gjeneralë dhe admiralë janë të shpërndarë në të gjithë SHBA-në dhe botën.

Mungesa e detajeve rreth takimit i ka bërë disa të kenë frikë nga ndonjë ngjarje e afërt. Sekretari i Luftës Pete Hegseth ka thënë më parë se dëshiron të shkurtojë 20% të gjeneralëve dhe admiralëve të lartë.

Urdhri, i raportuar për herë të parë nga The Washington Post, zbatohet për oficerët e lartë me gradën e gjeneral brigade ose më lart ose ekuivalentin e tyre të Marinës dhe këshilltarët e tyre të lartë të rekrutuar.

Në maj, Hegseth lëshoi ??një direktivë për të shkurtuar rreth 100 gjeneralë dhe admiralë, së bashku me një shkurtim “minimum” prej 20% për oficerët me katër yje. Ai urdhëroi një reduktim shtesë prej 10% të oficerëve të përgjithshëm dhe të flamurit në të gjithë ushtrinë.

Sekretari i quajti reduktimet pjesë të politikës së tij “më pak gjeneralë, më shumë ushtarë”.

Sipas Hegseth, aktualisht ka 44 oficerë me katër yje dhe të flamurit në të gjithë ushtrinë, duke krijuar një raport prej një gjenerali për 1,400 trupa, krahasuar me raportin gjatë Luftës së Dytë Botërore prej një gjenerali për 6,000 trupa.

Kjo vjen ndërsa zyrtarët e administratës janë duke u përgatitur për një strategji të re të mbrojtjes kombëtare që e bën mbrojtjen e atdheut një përparësi kryesore, ku strategjia prej kohësh kishte pasur një fokus në orientimin drejt Indo-Paqësorit.

Kjo strategji pritet të udhëheqë një rishikim të pozicionit të forcave globale që mund të shohë ndryshime të mëdha në pozicionimin e trupave amerikane në baza në të gjithë globin.

Ngjarje tronditëse/Tre vajza tortυrohen dhe ekzekυtohen LIVE në Tiktok

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Argjentinën dhe opinionin publik ndërkombëtar, pasi tre vajza të reja janë vrarë në mënyrë brutale nga një grup kriminal i trafikut të drogës. Vajzat u rrëmbyen, u torturuan dhe u përdhunuan një pjesë e këtyre mizorive u transmetua drejtpërdrejt në rrjetin social TikTok.

Ngjarja është cilësuar nga autoritetet si një “akt hakmarrjeje” i mirëplanifikuar nga një bandë narkotrafikantësh, e cila besohet se i mashtroi vajzat duke i ftuar në një “event”, për t’i çuar më pas drejt ekzekutimit të tyre me metoda çnjerëzore.

Viktimat janë identifikuar si:

Lara Gutierrez, 15 vjeç më e reja mes tyre

Brenda del Castillo, 20 vjeç

Morena Verdi, 21 vjeç

Sipas burimeve nga mediat lokale, dy prej viktimave dyshohet se kishin lidhje të mëparshme me grupin dhe ishin akuzuar për vjedhjen e 4 kilogramëve kokainë veprim që mendohet se çoi në këtë hakmarrje brutale.

Detaje makabre nga vendi i krimit:

Lara Gutierrez kishte humbur të gjithë gishtat e dorës së majtë përpara se të ekzekutohej.
Brenda del Castillo kishte plagë të rënda në kokë dhe barku i ishte çarë.

Morena Verdi ishte asfiksuar me një qese plastike në kokë.

Trupat e vajzave u gjetën të groposur në një kopsht, pesë ditë pas zhdukjes së tyre. Hetimet zbuluan se vendi i krimit ishte një shtëpi e përdorur nga grupi kriminal si bazë operacionale.

Ministri i Sigurisë së Buenos Aires, Javier Alonso, deklaroi se:

“Vajzat u panë për herë të fundit duke hipur në një automjet me dëshirë, duke menduar se po shkonin në një event. Në fakt, ato ranë në kurthin e një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës, e cila kishte planifikuar me detaje eliminimin e tyre.”

Sipas autoriteteve argjentinase, udhëheqësi i bandës që urdhëroi vrasjen është një shtetas peruan, i cili dyshohet se ka braktisur vendin. Deri tani, katër persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në mbarë vendin dhe përtej kufijve, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të identifikuar dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë në rrjetin kriminal pas krimit makabër.