Kontroll i ‘hekurt’/ Plan kundër emigrantëve, Starmer njofton për dokumentet përkatëse që duhet të kenë

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të njoftojë së shpejti një plan të ri për vendosjen e një dokument identifikimi dixhital për të gjithë të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të forcuar kontrollin e emigracionit të paligjshëm dhe tregut të punës në ekonominë e zezë.

E ashtuquajtura “Kartë Britanike” do të funksionojë si dëshmi zyrtare e së drejtës për të jetuar dhe punuar në vend dhe do të jetë e lidhur me një bazë të dhënash qendrore, ku autoritetet do të mund të verifikojnë statusin e individëve. Dokumenti dixhital do të jetë i detyrueshëm për të gjithë ata që kërkojnë të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas burimeve nga qeveria.

Aktualisht, punëtorët duhet të paraqesin dokumente fizike identifikimi, por zyrtarët janë të shqetësuar për mundësinë e falsifikimeve dhe dobësitë që paraqet ky sistem.

Sipas planit të ri, agjencitë e zbatimit të ligjit do të kenë akses në informacionin mbi kontrollet e kryera, çka do të mundësojë identifikimin dhe ndjekjen më efikase të personave që punojnë ilegalisht.

Për të hyrë në fuqi, skema do t’i nënshtrohet fillimisht një konsultimi publik dhe miratimit të legjislacionit përkatës në Parlament. Sipas raportimeve, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood mbështet plotësisht iniciativën, ndërsa më herët Starmer ka qenë skeptik, për shkak të ndikimit të mundshëm në liritë civile – një shqetësim i zakonshëm në debatet për dokumente identiteti në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbështetje për këtë qasje kanë shprehur edhe figura të tjera nga Partia Laburiste. Deputetja Harriet Harman deklaroi në korrik për Sky News se vendosja e kartave të identitetit do ta bëjë “më të vështirë për njerëzit të punojnë ilegalisht”.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu ka theksuar se mungesa e një sistemi identifikimi në Britani ka funksionuar si nxitje për migracionin ilegal, duke e bërë vendin një destinacion tërheqës për kalimet e Kanalit nga migrantët që shpresojnë të punësohen në ekonominë informale.

Goditet rrjeti kriminal/ Prodhim dhe shitje e ‘barit jeshil’, gjykata angleze, dënon me burg 7 shqiptarë (Emrat)

Një rrjet i mirëorganizuar i shpërndarjes dhe prodhimit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, i udhëhequr nga shtetas shqiptarë, është goditur nga autoritetet britanike.

Shtatë persona janë dënuar me një total prej gati 40 vitesh burg, pas një hetimi të gjatë të kryer nga Policia e West Midlands dhe Njësia Rajonale për Krimin e Organizuar.

Hetimi, i cili nisi në maj të vitit 2022, zbuloi një strukturë kriminale që prodhonte dhe shpërndante kanabis në shkallë të gjerë në të gjithë Britaninë.

Emrat dhe dënimet e të dënuarve:

Erikson Kararaj, 34 vjeç, nga Birmingham – 8 vite burg

Arben Sinjari, 48 vjeç, nga Birmingham – 7 vite burg

Islam Toro, 31 vjeç, nga Tipton – 5 vite e 8 muaj burg

Klajdi Zyka, 28 vjeç, nga Darlaston – 5 vite burg

Qemal Sakaj, 29 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 6 muaj burg

Avdulla Delbashi, 31 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 4 muaj burg

Soni Gremshi, 37 vjeç, nga Birmingham – 3 vite e 4 muaj burg

Sipas hetimeve, Sinjari dhe Kararaj ishin drejtuesit kryesorë të rrjetit kriminal, ndërsa pjesa tjetër e grupit merrej me mirëmbajtjen e shtëpive të mbjella me kanabis dhe transportimin e sasive të mëdha në zona të ndryshme të vendit.

Gjatë hetimeve, policia identifikoi 17 prona të shndërruara në shtëpi kanabisi, në qytete si Birmingham, Coventry, Leicester dhe Rotherham. Në total, u sekuestruan më shumë se 4,000 bimë kanabisi, të cilat kishin një vlerë potenciale prej miliona paundësh në tregun e zi.

Po ashtu, nga kontrollet janë sekuestruar dhjetëra mijëra paund para cash, kilogramë të tërë kanabisi të përpunuar, si dhe pajisje të specializuara për kultivimin e drogës.

Grupi kriminal kishte manipuluar rrjetin elektrik për të furnizuar ambientet e fshehta me energji – një praktikë që jo vetëm është e paligjshme, por edhe jashtëzakonisht e rrezikshme për banorët përreth.

Në shtëpinë e Arben Sinjarit, hetuesit gjetën mesazhe telefonike, shënime të shkruara me dorë dhe fletore që dokumentonin aktivitetin kriminal dhe sasitë e shitjeve.

Detektiv Sgt. Ryan Matthews deklaroi pas dënimeve: “Kjo ishte një hetim kompleks, që na çoi në shumë qytete të Britanisë dhe na ndihmoi të shkatërrojmë një rrjet të nivelit të lartë të furnizimit me drogë. Të gjithë këta burra zgjodhën të përfitonin përmes shitjes së drogës, dhe për këtë arsye tani ndodhen në burg.”

“Dëmi që droga dhe trafiku i saj i shkaktojnë komuniteteve nuk duhet nënvlerësuar. Ne mbetemi të përkushtuar për ta luftuar këtë fenomen dhe për të çuar para drejtësisë çdo individ të përfshirë.”

“Hëngri gjellën e prishur që gatoi vetë”/ Lala tregon çfarë i thanë avokatët e Veliajt pas shkarkimit: Do të…

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emisioin televiziv, foli për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

Lala tha se Veliaj u tradhtua nga të vetët në Këshillin Bashkiak, duke shtuar se “provoi gjellën që gatoi vetë”. Lala deklaroi se ka komunikuar me avokatët e Veliajt, por është ende e paqartë nëse ai do të ankimojë shkarkimin në Kushtetuese, megjithatë gjatë emisionit njëri prej avokatëve i ka shkruar gazetarëve, duke i deklaruar se mundësia ekziston që Veliaj të ankimojë vendimin në GJK.

“Pavarësisht se Veliaj e meritonte shkarkimin për dëmet ndaj Tiranës, inceneratori, vdekja e Ardit Gjoklaj, 5 maji, Unaza e me rradhë, për të cilat duhet të hetohet, mendoj se procedura ka problematika. Kam bindje se Presidenti i Republikës do të dekretojë datën e zgjedhjeve, duke parë se si ai ka vepruar, kur dekretoi një ministre virtuale. Nuk kam dyshim se zoti Begaj do ti bindet pushtetit.

Veliaj hëngri gjellën e prishur që gatoi vetë, duke qenë njeri që vetëm shkatërroi Tiranën dhe nuk u përball kurrë me median. E ka trajtuar median si plaçkë, provoi gjellën e prishur, ku ditën e fundit edhe të besuarit e tij e tradhtuan, i futën thikën pas shpine.

Avokatët e Veliajt, kam komunikuar, kanë qenë të papërgatitur për procedurën e shkarkimit dhe kanë thënë se nuk janë përfshire. Nuk kanë një përgjigje nëse Veliaj do ti drejtohet GJK.

Edhe nëse do ti drejtohet GJK, në Tiranë do të ketë zgjedhje, sepse praktika ka treguar, që qeveria ka bërë gjithmonë zgjedhjet dhe më pas nuk kthehet gjë pas. Avokatët nuk janë në gjendje të thonë nëse Veliaj do të ankimojë.

Por edhe nëse do ta vënë në lëvizje GJK, kam bindje se Bashkia e Tiranës do të shkojë drejt zgjedhjeve.

Veliaj tani nuk është kryetar bashkie, por një person i vetëm, qytetari Veliaj përballë drejtësisë, kjo ndryshon dhe mund ta bëjë më vulnerabël”, tha Lala.

Diplomatët evropianë në Moskë paralajmërojnë Kremlinin: NATO është gati tani për të rrëzuar avionët luftarakë rusë

Diplomatët evropianë në Moskë e kanë paralajmëruar Kremlinin se NATO është gati të përgjigjet me të gjitha fuqitë e saj ndaj shkeljeve të mëtejshme të hapësirës ajrore të saj, përfshirë rrëzimin e avionëve rusë.

Bloomberg raporton këtë, duke cituar burime që përshkruan një takim të tensionuar në Moskë gjatë të cilit të dërguarit britanikë, francezë dhe gjermanë shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me depërtimin e tre MiG-31 rusë në Estoni, një shkelje që ata arritën në përfundimin se ishte një taktikë e qëllimshme e urdhëruar nga komandantët rusë.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ditën e sotme përsëriti se tani ka ardhur koha për veprim dhe nëse një avion luftarak rus shkel hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s, mund të goditet.

“Veliaj vishej si fe mër dhe u ofro.nte s▪︎▪︎s ambasadave”/ Kalaja: Mbaj përgjegjësi për deklaratat

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ikryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në A2 CNN, Kalaja u shpreh se Veliaj nuk ka pasur asnjë kontribut në politikë, por u katapultua aty me beteja dhe aksione fake. Ai shkoi dhe më tej duke thënë se në fillimet e tij, Veliaj vishej si femër së bashku me disa kolegë të tij në lëvizjen e asaj kohe Mjaft dhe iu ofronin shërbime seksuale ambasadave të huaja.

“Erion Veliaj të gjithë betejat i ka pasur fake, nuk ka bërë ndonjë betejë në jetën e tij. Çelësat e bashkisë ja dhanë në dorë. Ajo është bashkia e Ramës. Aksioni i tij politik është mashtrim i madh. Ka pasur shoqëri civile, ai që e shkatërroi ishte Veliaj. Mjafti është përdorur si cingie nga ambasadat. Ju e keni parë Erion Veliajn të veshur si femër. Kanë qenë Erion Veliaj, Arbi Mazniku, Endri Fuga, vëllai i Veliajt që visheshin si gra dhe i ofronin shërbime seksuale ambasadave në Tiranë.

Mjafton të futeni në Google dhe të kërkoni. Ato janë foto të famshme. Si vishesh me tanga. Ne nuk jemi mësuar me këto. Ai kështu u fut në politikë. Shihni ahengjet e shfrenuara. Donin të fusnin LGTB si axhendë. Rruga e vetme që ka është të flasë, ose është i kërcënuar. Ka vëllanë e kërcënuar, gruan po ashtu. Nëse do t’i bëjë një nder Shqipërisë është të dalë dhe të flasë”, u shpreh Kalaja

Karriera dhe jeta në Rusi, Mirlind Daku: Paguhem për golat, kemi të gjithë një ëndërr

Mirlind Daku po kalon një mo ment shumë të mirë në Rusi, aty ku me Rubin Kazanin është kthyer në protagonist absolut duke shënuar gola në mënyrë të vazhdueshme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një intervistë për “Telegrafi”, aty ku ka folur për karrierën e tij në Rusi si edhe për Kombëtaren, që në tetor ka një ndeshje shumë të rëndësishme.

FORMA- Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët. Nuk kemi atë presionin e madh të titullit, thjesht përqendrohemi të nxjerrim më të mirën në çdo ndeshje dhe pastaj ecim hap pas hapi.

OBJEKTIVI PERSONAL- Për mua nuk ka objektiv personal të caktuar, përveçse të jap gjithmonë maksimumin në fushë. Si sulmues, obligimi im është të shënoj gola dhe të jem aty kur ekipi ka më shumë nevojë për mua. Në fund, gjithçka që dua është t’i ndihmoj skuadrës të arrijë rezultatet që kërkon.

MERKATOJA- Është e vërtetë që ka pasur shumë oferta nga klube të ndryshme, por vendosa të vazhdoj me Rubinin. Ata kanë treguar besim tek unë që në ditën e parë kur erdha dhe nuk desha t’ua kthej shpinën. Normalisht, pati edhe diskutime rreth kushteve, për çmimin dhe marrëveshjen, por nuk arritëm të gjejmë gjuhën e përbashkët me disa klube. Megjithatë, e gjitha ishte shumë korrekte dhe pjesë e futbollit. Vendimi im ishte të qëndroj këtu.

KAMPIONATI RUS- Rusia është e ndryshme nga shumë shtete të tjera të Evropës, por këtu ndjehem jashtëzakonisht mirë. Në klub më duan aq shumë sa që më duket sikur jam tek Llapi ose Ballkani, pra ndihem si në shtëpi. Këtë e kam falë edhe presidentit, trajnerit dhe gjithë lojtarëve që më kanë mbështetur prej ditës së parë. Edhe tifozët e qytetit më kanë pritur në mënyrën më të mirë dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë i respektuar.

BOTËRORI- Tani na presin ndeshje shumë të rëndësishme me Kombëtaren. Jemi ende në garë për të shkuar në Botëror dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv. Është një ëndërr dhe një dëshirë e secilit prej nesh dhe do të japim gjithçka që të bëhet realitet.

Goditi murin e qelisë me duart e mbështjella me çarçaf dhe hapi një të çarë, detaje nga tentativa e arratisjes së Bledar Selmanajt! Përmes tubave të kullimit arriti në tarracën e burgut, por…

Bledar Selmanaj, i cili ditën e djeshme tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, raportohet se ka goditur murin e qelisë dhe hapi një të çarë.

Sipas burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) i akuzuari për vrasje pasi mbështjellë duart me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një çarë të mjaftueshme për të dalë.

Pasi ka arritur të dalë nga qelia, ai ka shfrytëzuar tubat e kullimit për të ngjitur tarracën e burgut.

Gjatë tentativës për arratisje, Bledar Selmanaj kishte një litar me të cilin planifikonte të zbriste dhe të vazhdonte lëvizjen për t’u larguar nga qelia.

Por, tentativa e tij u frenua nga stafi i sigurisë, i cili arriti ta kapte duke e dërguar në izolim.

Kush është Bledar Selmanaj?

Selmanaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka një të kaluar si hajdut serial, kryesisht në argjendari dhe banesa në Tiranë.

Ndërkohë ai arrestua në zonën e ish-Bllokut për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, me të cilin ishin miq.

Ai qëlloi për vdekje të riun në Vlorë, ndërsa në oborrin e banesës së tij, në qytetin bregdetar, iu gjet e groposur arma e krimit, si dhe veshjet që kishte përdorur ditën e ngjarjes.

Bledar Selmanaj akuzohet se ekzekutoi shokun e tij brenda makinës, duke e qëlluar me plumb në kokë, ndërsa dy ditë pas krimit shkruante në faqen e tij të “Facebook” se ishte biznesmen.

Rrëfimi nga burgu i Bledar Selmanaj

Përmes një interviste telefonike të dhënë nga burgu më 28 Janar 2022 për emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, 43-veçari rrëfeu gjithë kronologjinë e ngjarjes, duke filluar që nga lidhja e miqësisë së tyre në burgun e Fierit.

Selmanaj, refuzon të jetë ai autori i krimit dhe shprehet se Xhuljanon e vrau një shok i tij me precedentë penalë, të cilin e takoi në Vlorë.

Sipas tij arsyeja që ata shkuan në Vlorë, është pasi Xhuljano i kërkoi ta shoqëronte për të takuar personin i cili më pas e ekzekutoi.

Pjesë nga intervista:

Njohja me Bullarin…

Kam qenë shok e kaluar shokut me të, kam qenë mik. Ne takoheshim në vende të ndryshme. Jemi takuar disa herë, jemi njohur në burgun e Fierit. Jemi arratisur tre herë nga Greqia e njëherë nga Italia dhe burgun e kam kryer në Shqipëri, ku kam njohur dhe Xhuljan Bullarin. Ai ka dalë para meje nga burgu, unë më vonë. Ditën e ngjarjes, jemi takuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kemi pirë kafe dhe më tha që do të nisej për në Vlorë se kishte takim me një mikun e vet. Edhe unë e kam për të ikur në Vlorë dhe kemi shkuar bashkë. Gjatë gjithë rrugës, ai shoku e telefononte. Unë e njihja, por nuk kisha muhabet me të. Kanë bërë takimin, kam qenë dhe unë aty. Unë i prisja jashtë, ata po bisedonin brenda për punët e tyre, dhe di që ishin shumë të qeshur. E pashë që isha i tepërt dhe u largova.

Me çfarë makine keni udhëtuar drejt Vlorës?

Kemi udhëtuar me një Fiat të një kushërirës së Xhulajës, pasi mua më kishin sulmuar dhe makina ime ishte gjithë plumba. Më kanë goditur me breshëri automatiku në Lushnjë dhe makina më la te Drejtoria e Policisë së Tiranës, aty dha shpirt, nuk ndizej më.

Kur u qëllua makina jote?

Në fshatin Vajkan, mes Fierit dhe Lushnjës, po atë ditë, kur po vija nga Vlora në Tiranë. Nuk e di kush më ka qëlluar, ndoshta për makinën që përdorja unë, pasi unë nuk kam pasur probleme me njeri.

Kush e vrau Xhuljano Bullarin?

Me Xhuljanon bëmë bisedë se si u godita unë me breshëri automatiku. Nuk pash shqetësime te ai, veç ishte i shqetësuar për atë që më kishte ndodhur mua. Më tha se kishte një dasmë në Krujë. Tha se do të kthehej në Tiranë, pasi do çonte nënën në dasmë. Më pas ai u takua me një person tjetër. Unë u largova nga ata. Personi tjetër e priste diku tjetër. Kam qëndruar rreth 20 orë që aty. U takova me Xhuljanon, i dhashë dorën dhe atij çunit tjetër dhe i thash; po iki. Më pas u largova për në shtëpi. Telefonova një mikun tim dhe ika me makinën e tij për Tiranë. Të nesërmen e mora vesh që Xhuljano ishte ekzekutuar. Të nesërmen e mora vesh. Nga News24 e mora vesh. Isha në Tiranë.

Kam bërë kërkimet e mia se pse ishte ekzekutuar dhe kush e kishte vrarë. Kërkova personin që u takua me ta. ai person jetonte në Tiranë. Unë kam qenë në kërkim. Në atë banesë ku kisha unë banesën, nuk rrija aty. Atje mund të shkojë kushdo. S’kam vajtur në atë shtëpi. Çoja të tjerë për të ushqyer zogjtë. Arma e krimit është gjetur në 24 gusht. Unë kam arrestuar në ish-bllok në Tiranë.

Nuk isha arrestuar akoma. Të gjithë e dinin se ajo banesë ishte e imja. Mendoj se ky person që dyshoj unë e ka fshehur ky person. Atë ditë që u arrestova u pyeta dhe për armën që ishte gjetur në oborrin e banesës time. Do ishte mirë që unë të dorëzohesha. Por doja që të mblidhja informacion se kush ishte ekzekutori i tij. Mendoja se sulmi me armë ndaj meje kishte lidhje me ekzekutimin e Xhuljanos. Në 2020-2021 ishim njohur me Xhuljanon në burgun e Fierit. Ai ishte në burg për klandestinë. Personi që e ka takuar Xhuljanon, është me precedent të rëndë penale. Ata kishin qenë bashkë në të njëjtin sektor, ndaj njiheshin.

Ngjarje e frikshme në Greqi, policia gjen një fetυs brenda shishes së qelqit! Autori: Gjyshi im…

Oficerët e policisë nga Departamenti i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore u përballën me një pamje tronditëse gjatë një kontrolli në një apartament në Atikë, ku zbuluan dhjetëra objekte antike dhe një fetus njerëzor brenda një shisheje qelqi transparente.

Hetimi filloi pas një ankese nga Ministria e Kulturës, sipas së cilës pronari po refuzonte t’ia dorëzonte shtetit antikitetet që kishte në zotërim. Një kontroll në shtëpi u krye në apartamentin e ekonomistit në pension në Atikë, me urdhër të një prokurori.

Policia gjeti dhjetëra objekte që bien nën ligjin e antikiteteve, duke përfshirë vazo të lashta, libra dhe piktura, të cilat sipas autoriteteve janë pjesë e trashëgimisë kulturore të Cikladeve. Megjithatë, gjetja që shkaktoi tronditje ishte një fetus njerëzor, i vendosur në një shishe qelqi.

“Gjyshi im e kishte në zotërim dhe unë e mbaja”, thuhet se i tha i arrestuari policisë, duke pretenduar se të gjitha objektet i kishin ardhur nëpërmjet të afërmve dhe se ai vetë nuk ishte përfshirë aktivisht në mbledhjen e tyre.

Fetusi pritet të dërgohet në shërbimin mjeko-ligjor për të dhënë përgjigje në lidhje me origjinën e tij, ndërsa objektet e lashta do të transferohen në muzeun e Naxosit.

Pensionisti pritet të dërgohet sot në Evelpidon, pasi autoritetet kanë ngritur një padi kundër tij për shkelje të legjislacionit për antikitetet. Pyetja që mbetet për t’u përgjigjur është se si dhe pse fetusi u gjet në posedimin e tij.

“Mamaja ime që prej 62-shit ka ardhur në Tiranë dhe e ka të justifikuar pasurinë”- Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Do thërrasë si dëshmitarë Ramën, Vali Bizhgën dhe Milena Hariton

Monika Kryemadhi ishte sot e pranishme në seancën paraprake në GJKKO lidhur me dosjen e hetuar nga SPAK ku akuzohet ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta për korrupsion pasiv.

Seanca e sotme u shty për në datën 9 tetor, kur do vendoset nëse kalon për gjykim apo kthehet sërish për hetime të plotësuara në SPAK. Pas seancës, Kryemadhi foli me gazetarët, teksa thekson se nuk ka asnjë person ende të thirrur për korrupsion aktiv, teksa ajo dhe Meta hetohen për korrupsion pasiv.

“Monika Kryemadhi Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv. Nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur ka korrupsion pasiv si nuk ka korrupsion aktiv. A janë pyetur biznesmenët. E dyta, kam pasur dëshmi, mos bërja e hetimit në thelb e plotësuar lë shumë shpërdorim nga SPAK në marrëdhënie me hetimin. Sipas Dumanit, Fatime i fillon jeta në 2001 në Tiranë. Nuk do thotë që tironsit që kanë jetuar në Tirana para 2001 i fillon jeta në Tiranë kur ka ardhur Dumani në Tiranë. Procesi me mijëra faqe lë shumë për të dëshiruara. SPAK dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë.”

Më tej hodhi akuza për intimidimin e procesit ndaj saj, teksa justifikon pasuritë e së ëmës së saj Fatime Kryemadhi.

“Ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikanë, prokurori, biznesmeni nga një institucion si ky këtu që kërcënon intimidon linçon një qytetar që nuk pranon të thotë atë që ka dëshirë të thotë prokurori në dosje. Kush nga dëshmitarët që ka dhe një dëshmitar që e kanë futur 3 muaj në burg për ta kërcënuar për të arritur te çështja CEZ/ DIA, në shkurt 2026 bëjmë 8 vjet hetime. Gjithë ky presion i madh. Dumani ku u bë prokuror, pse nuk bëjnë ditën kur u emërua ky sa kg u kap në portin e Durrësit. Kur erdhi vendimi nga Antimafia italiane u mbajt 3 muaj në zyrat e SPAK, u bënë zgjedhjet u përdorën për të nxjerrë rezultatet që i dimë.

Pasi u përdorën gjithë grupet kriminale, pas u njoftuan dhe më pas i hipën avionit dhe u larguan të lumtur në drejtime të paditura. Gjyqi im është politik. Ditën që denoncova inceneratorin e Tiranës, paguhen akoma paratë e inceneratorëve gjyqtarëve që mbajnë në burg njerëz të pafajshëm. Përsëri bëj thirrje edhe opozitës, edhe mediave, edhe qytetarëve. Kur përfshihen njerëz që kanë frustrime nga e kaluara e tyre, kanë pika të dobëta që bandat kriminale e përdorin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sa kg janë kapur në portin e Durrësit kur Dumani u emërua kryeprokuror i SPAK. E dimë se ndërhyrja e Kim në KLP për Dumani ishte se ky do ishte heroi i fëmijëve tanë kundër bandave. Ky proces gjyqësor kërkon durim strategjik. Është një çështje do kërkojë edhe përballje të drejtpërdrejtë. Do ketë kostot e veta.”

Sakaq, shtoi se në seancat e radhës do ftojë si dëshmitarë kryeministrin Edi Rama, shefen kabinetit Vali Bizhgën dhe ish-ministren Milena Harito.

“Patjetër, kryeministrin Edi Rama, shefen e kabineti Vali Bizhga, ish ministren Milena Harito. Janë dy letërporosi që janë dërguar në Angli dhe Amerikë. Jam skandalizuar nga mënyra se si këto dy institucione i janë përgjigjur SPAK. A ka vendim për sekuestrimin e celularit të Kryemadhit, i çon. Mamaja ime ka ardhur në Tiranë që në 62-shin që i ka të ardhura dhe dokumente të justifikuara. Britania e Madhe i thotë a mund të dimë cili është krimi i zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi.”

“Një grua, kandidate e PD për kryetare bashkie në Tiranë?”, gazetari zbulon emrin: Flitet për zonjën..

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në një emision televizivka zbuluar emrin e përfolur për kandidate në garën për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Sipas tij përflitet për Edlira Çepanin, bashkëshortja e deputetit të ndjerë Gert Bogdani. Hitaj tha se një duel zonjash nga PD e PS.

Hitaj tha se kjo do të sillte një fushatë të qetë, qytetare.

‘Flitet për zonjën Edlira Çepani, një zonjë dinjitoze, e keni apo jo”, tha Hitaj.

Por, sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka tha se ndryshe nga PS që funksionon si bunker, në kampin blu ende nuk ka emra.

“Ti ke një dëshirë, dikush tjetër ka një dëshirë. Në PD nuk funksionon si tek bunkeri i Rilindjes. Në një forcë demokratike ka diskutime, propozime, vendimarrje. Më pas ne do të dalim jashtë partisë. Përtej PD, do të diskutojmë dhe me aleatët, do t’i shtrijmë dorën cdo njeriu që ndihet opozitar dhe të na bashkohet”, tha Noka.

Sipas tij, nuk ka rëndësi emri pasi përbën skup, por kjo ka shkaktuar reagim nga moderatori Endri Xhafo në studio bashkë me analistët duke e quajtur të domosdoshme emrin ose identikitin e kandidatit.

“Duhet të dilni me një qasje, zgjedhjet mund të jenë në nëntor”, tha Lita.

“Erion Veliaj është arrestuar që në shkurt, ndaj ju duhet të ishit përgatitur për të gjetur kandidatin për zgjedhjet”, tha Xhafo.