DonaId Trump i jep leje Ukrainës: Sulmo Rusinë në tokën e saj

Amerika i jep dritën e gjelbër Ukrainës që të sulmojë Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimit. Këtë e konfirmoi i dërguari special i Shteteve të Bashkuara, Keith Kellogg, që sqaroi se presidenti, Donald Trump, ka dhënë autorizimin e tij, por pranoi se ka pasur raste kur Pentagoni ka frenuar Kievin në këtë drejtim.

“Duhet të përdoren kapacitetet për të goditur në thellësi. Nuk ka më pika të sigurta”, u shpreh Kellogg për Fox News. Nuk ka vonuar reagimi i Rusisë.

“Pyetja është se kush mund t’i lëshojë këto raketa, edhe pse do të vinin nga territori i regjimit të Kievit? Vetëm ukrainasit, apo do të duhet ta bëjnë forcat e armatosura amerikane? Kush i përcakton objektivët, amerikanët, apo ukrainasit?”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se fillimisht duhet të përcaktohen kërcënimet e mundshme, që më pas shteti i tij të zgjedhë kundërpërgjigjen.

“Nuk ka asnjë ilaç që mund ta ndryshojë situatën në vijën e frontit për regjimin e Kievit tani për tani. Nuk ka asnjë armë magjike. Qofshin Tomahaëk apo raketa të tjera, ato nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë dinamikën”, shtoi zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.

Peskov konfirmoi gjithashtu pezullimin e procesit të negociatave. Ukraina menjëherë ka kaluar tek veprat. Mediat raportojnë për sulme të shumta raketore dhe me dronë në territorin e Rusisë, me një prej tyre ndaj një stacioni elektrik në Belgorod.

FIFA vendos ZƳRTARISHT: Serbi-Shqipëri do të luhet me tifozë…

Është konfirmuar zyrtarisht se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor, do të luhet në stadiumin “Dubocica” në Leskovc. Autoritetet kanë vendosur që kjo sfidë të zhvillohet në praninë e një numri të kufizuar tifozësh, vetëm 6500 spektatorë do të lejohen në stadium.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të mbyllë një pjesë të stadiumit, pas incidenteve të shumta në ndeshjen e fundit të Serbisë kundër Anglisë.
Vendimi i Komitetit Disiplinor të FIFA-s renditi shkeljet e mëposhtme:
* pamundësia për të siguruar rendin dhe disiplinën brenda dhe përreth stadiumit,
* përdorimi i lazerëve dhe gjesteve, fjalëve dhe objekteve të papërshtatshme,
* ndërprerja gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare,
* sjellja diskriminuese e tifozëve individualë.

Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar edhe financiarisht. Stadiumi në Leskovc ka kapacitet prej 8136 vendesh, por për këtë takim do të lejohen vetëm 80 për qind e tyre. Në sfidën kundër Anglisë, e cila u luajt në Beograd përpara 40 mijë tifozëve, pati shkelje të shumta: Fyerje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, fishkëllima ndaj himnit anglez, si dhe incidente të dhunshme të grupeve kriminale të afërta me pushtetin aktual serb.

Në atë ndeshje, ku Serbia u mund 5-0, pati edhe fyerje ndaj trajnerit Dragan Stojkoviç. FIFA ka paralajmëruar federatën serbe për dënime shumë më të rënda në rast se përsëriten incidente në sfidën kundër Shqipërisë. Pikërisht për këtë arsye, është zgjedhur stadiumi i vogël në Leskovc, në vend të ndonjë stadiumi më të madh në Beograd, duke synuar kontroll më të madh mbi shitjen e biletave dhe shmangien e grupeve që kundërshtojnë pushtetin e Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu konfidencialisht Top Channel ka mësuar se ky vendim ka patur edhe sugjeruimin nga FIFA që biletat të shiten të kontrolluara për shtresa të ndryshme sociale të shoqërisë ku kryesisht mendohet të jenë të rinj e fëmijë.
Ndërkohë për të gjithë tifozët shqiptarë që nuk do të jenë të lejuar të udhëtojnë dhe të jenë në stadium për të mbështetur djemtë kuqezi, ka menduar si gjithmonë Digitalb i cili edhe këtë ndeshje do ta sjellë drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht për tifozët e kombëtares./TCH

Shembet shkolla/ Tre të υ▪︎ekur dhe 65 persona të bllokùar nën rrënoja

Të paktën tre nxënës kanë humbur jetën, dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe rreth 65 persona dyshohet se ndodhen ende nën rrënoja, pas shembjes së një godine shkollore në provincën Java Lindore të Indonezisë.

Tragjedia ka ndodhur në shkollën islamike me konvikt Al Khoziny, në qytetin Sidoarjo, në momentin kur nxënësit ndodheshin në sallën e lutjeve. Godina u rrëzua papritur, duke i zënë poshtë shumë prej tyre.

Autoritetet raportojnë se ekipet e shpëtimit, të mbështetura nga policia dhe ushtria, kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës. Deri tani janë nxjerrë tetë persona të gjallë, ndërsa të bllokuarve u është siguruar ujë dhe oksigjen edhe pas më shumë se 12 orësh nën rrënoja.

Zyrtarët lokalë paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi janë konstatuar trupa të pajetë nën mbetjet e godinës. Ndërkohë, familjarë të nxënësve të prekur kanë qëndruar pranë spitalit dhe zonës së fatkeqësisë, në ankth për lajme mbi fatin e fëmijëve të tyre.

Hetimet për shkaqet e shembjes kanë nisur. Sipas zyrtarit të emergjencave, Abast, ndërtesa ishte një strukturë e vjetër dykatëshe, mbi të cilën po ndërtoheshin dy kate shtesë pa leje ndërtimi.
“Duket se themelet e ndërtesës së vjetër nuk mund të përballonin peshën e shtesave prej betoni, ndaj godina u shemb gjatë procesit të derdhjes”, ka deklaruar Abast.

Klopp: Nuk dua të punoj më si trajner, në 25 vite kam qenë vetëm në dy dasma, njëra ishte e imja

Jurgen Klopp u largua nga drejtimi i Liverpool para 15 muajsh dhe nga ajo kohë nuk ka punuar më si trajner.

Pas një kohe të gjatë në stol, tekniku gjerman ka zgjedhur të pushojë dhe duket se kjo periudhë i ka pëlqyer.

Në një intervistë të dhënë për “The Athletic”, Klopp u shpreh se nuk i mungon trajningu, ndërsa theksoi se tani po bën ato që nuk i bënte dot në 25 vite.

“Nuk dua të punoj më si trajner. Kjo është ajo që mendoj tani, por nuk i dihet. Tani jam 58 vjeç. Nëse rikthehem në stol në moshën 65-vjeçare, mund të më përmendet se kisha thënë që nuk do të rikthehem.

Kjo është ajo që mendoj tani. Nuk më mungon asgjë. Në 25 vitet e fundit, kam qenë në dasmë vetëm dy herë. Në dasmën time dhe një dasmë tjetër dy muaj më parë.

Në 25 vitet e fundit kam qenë në kinema vetëm katër herë dhe kjo ka ndodhur në tetë javët e fundit. Është mirë që po i bëj këto tani. Kam shkuar në vende të ndryshme si trajner dhe nuk kam parë asnjë prej tyre. Vetëm hotel, stadium dhe fusha e stërvitjes. Asgjë tjetër”, u shpreh Klopp.

“U kërcënuam pak nga Rusia”, Trump për deklaratat e Medvedev: Një budalla! Dërgova një nëndetëse bërthamore pranë Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur “budalla” Dimitry Medvedev, i cili në korrik të këtij viti kishte lëshuar disa deklarata kërcënuese për luftë.

Gjatë takimit me gjeneralët amerikanë, Trump tha se dërgoi pranë Rusisë një nëndetëse bërthamore, të pajisur me një prej armëve më vdekjeprurrëse. Trump tha se nuk mund të lejojë askënd të bëjë kërcënime “bërthamore” ndaj SHBA-së.

“Kohët e fundit u kërcënuam pak nga Rusia, dhe dërgova një nëndetëse bërthamore, arma më vdekjeprurëse e prodhuar ndonjëherë. E njoftova këtë bazuar në përmendjen e tij [Medvedev] të fjalës “bërthamore”. Dhe ishte një person vërtet budalla që punonte për të [Putin] dhe përmendi fjalën “bërthamore”.

Lëviza një ose dy nëndetëse, nuk do të flas për të dyja, në bregdetin e Rusisë vetëm për të qenë të kujdesshëm, sepse nuk mund t’i lejojmë njerëzit ta përdorin atë fjalë”, deklaroi Trump.

“Vdekja sociale”, 750 mijë të moshuar në Francë nuk i shohin kurrë fëmijët, nipërit apo mbesat

Vetmia ekstreme midis të moshuarve është rritur me 150% në tetë vjet në Francë, ku 750,000 të moshuar janë aktualisht në një gjendje “vdekjeje sociale”, pasi ata nuk takojnë kurrë ose pothuajse kurrë njerëz të tjerë, njoftoi shoqata Les Petits Frères des Pauvres (Vëllezërit e Vegjël të të Varfërve), duke dhënë alarmin.

Këta njerëz, të cilët përbëjnë 4% të 18 milion njerëzve mbi 60 vjeç që jetojnë në Francë, nuk kanë kontakt me familjen, miqtë, fqinjët ose shoqatat, sipas një studimi nga instituti CSA i kryer në prill në emër të shoqatës. Që nga viti 2017, ky studim ka matur izolimin e tyre çdo katër vjet duke marrë parasysh këto katër rrathë të marrëdhënieve shoqërore.

Numri i të moshuarve, të cilët janë në gjendje “vdekjeje sociale”, është rritur me 42% krahasuar me barometrin e mëparshëm në vitin 2021, vitin e COVID-it. Në vitin 2017, ishte 300,000.

“Nuk jam martuar kurrë dhe nuk kam pasur fëmijë. Isha shumë e përfshirë me prindërit e mi, dhe kur ata vdiqën, isha shumë e vetmuar”, thotë 83-vjeçarja Michelle S., një ish-menaxhere trajnimi në një kompani shumëkombëshe e cila pranon se ka gjetur ngushëllim në alkool.

Ndërveprimet e saj shoqërore kufizohen në një bisedë të rastit me një mik në fshat, një shëtitje një herë në muaj me disa fqinjë.

Daniel L., 77 vjeç, u zhyt në vetmi pas vdekjes së gruas së tij në vitin 2021. “As unë dhe as motra ime nuk kemi fëmijë. Miqtë e mi kanë probleme shëndetësore, i kam humbur”, thotë ky ish-kimist në sektorin agro-ushqimor.

Plakja e popullsisë shpjegon këtë shpërthim, si dhe ndërprerjen e lidhjeve shoqërore gjatë krizës së COVID-it: më të prekshmit nuk i kanë rikuperuar kurrë zakonet e tyre të mëparshme, sipas Vëllezërve të Vegjël të të Varfërve.

Pothuajse 1.5 milion të moshuar nuk i shohin kurrë ose pothuajse kurrë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre, krahasuar me 470,000 në vitin 2017, sipas barometrit. Këtyre u shtohen 3.2 milion njerëz që nuk kanë as fëmijë dhe as nipër e mbesa.

Shkalla e vetëvrasjeve midis 85-94 vjeçarëve ishte 35.2 për 100,000 në vitin 2022, dy herë më e lartë se në popullatën e përgjithshme.

Mungesa e familjes së ngushtë, pamundësia për të përdorur internetin, të ardhurat e ulëta, humbja e autonomisë janë faktorë rreziku që çojnë në “vdekje sociale”, thotë shoqata.

Kjo panoramë e trishtë që vjen nga Franca ngjason me atë në Shqipëri, ku jeta rurale apo ajo e provincave po shkon drejt një vdekjeje sociale, ku veçojnë pleqtë e vetmuar. Ana më e dhimbshme është vdekja e tyre në vetmi, edhe pse me fëmijë.

Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës skandaloze të Shqipes: Gjëra të ulëta që s’kanë lidhje me realitetin

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku ka reaguar ndaj një deklarate skandaloze të bërë në një emision dhe që më pas u përhap me shpejtësi në mediat sociale.

Bëhet fjalë për deklaratën e një personazhi televiziv, Shqipe Hysenaj, e cila tha se këngëtarja e famshme “kishte mbetur në atë gjendje për shkak se i merrte burrat shoqeve”.

Në një deklaratë në Facebook-un e saj zyrtar, Simaku nuk e përmend personazhin e ekraneve shqiptare me emër, por përgjigjet duke thënë se këto shpifje i kujtojnë periudhën e hidhur të diktaturës, ku edhe në atë kohë si sot flitej për të, më tepër nga mllefi dhe zilia.

Reagimi i plotë:

Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.

Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.

Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.

Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të nisë zbatimi i sistemit të hyrje/daljes (EES) në kufijtë e Bashkimit Evropian, me qëllim të përshpejtimit të kontrolleve kufitare.

Ky sistem është biometrik dhe regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së dhe mbledh shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë, duke eliminuar vulat në pasaportë.

Ky sistem ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por është shtyrë në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin.

Autoritetet evropiane kanë bërë të ditur se ky sistem do të zbatohet gradualisht në kufijtë e jashtëm të 29 shteteve evropiane për gjashtë muaj. Ky zbatim gradual do t’u japë autoriteteve, pasagjerëve dhe industrisë së transportit më shumë kohë për t’u përshtatur me procedurat e reja, kanë thënë autoritetet evropiane.

Sistemi është krijuar në nëntor të vitit 2017. Ai pritet të vlejë për gati 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen e shtetasve të tyre në BE, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen.

Pasaportat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike; në çipa ruhen gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia, dhe janë plotësisht të harmonizuara me kushtet që ka kërkuar Bashkimi Evropian, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë regjimin pa viza.

Zbatimi i këtij sistemi ka rritur frikën se do të ketë radhë dhe pritje të gjata për njerëzit që udhëtojnë për në Evropë me trena, tragete dhe aeroplanë./REL

“Tërmet” në QEVERI, jep doreheqjen krejt papritur njeriu i besueshem i Ramës

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë Edi Ramës.

E njohur si një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit, Bizhga ka qenë pjesë e ngushtë e ekipit të tij që nga periudha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Megjithëse ka mbajtur një profil të ulët publik, ajo është konsideruar si një prej figurave kyçe në strukturën drejtuese të Kryeministrisë. Mësohet se arsyeja e dorëheqjes lidhet me probleme shëndetësore që kanë ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga funksionet ekzekutive.

Surpriza e lëvizjes vjen nga përzgjedhja e pasardhëses së saj, e cila do të jetë sërish një grua. Burime për BalkanWeb dhe News24 konfirmojnë se bëhet fjalë për Vilma Premtin, e cila deri pak ditë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re si shefe e kabinetit të kryeministrit në ditët në vijim.