“Ajo mbahet mend për meshkujt…”/ Reagimi i ASHPËR i Fatmir Hysenbelliut ndaj Angela Martinit: Një grua e martùar dhe me…

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e forta që Angela Martini ka bërë së fundmi për të.

Moderatori i emisionit “Live From Tirana”, Ronaldo Sharka, ka kontaktuar me Hysenbelliun, i cili i është përgjigjur me një mesazh, ku hedh poshtë fjalët e modeles së njohur.

“Mirëmëngjes Ronaldo. Kjo situatë është për të qeshur por edhe për të ardhur keq, se si një grua e martuar dhe me një fëmijë, që jeton përtej oqeanit, flet për një gjë që as nuk e konsideroj lidhje. U largua nga Shqipëria pasi unë nuk kisha interes.

Në vitin 2025 të kthesh situatën sipas dëshirës është ‘uauu’. Nuk e di nëse është për të hedhur baltë për familjen.

Sa i përket reklamës, pasi ne morën markën, stafi i ri përdori reklamat ekzistuese, e njëra nga ato ka qenë edhe ajo. Tani e mora vesh se ka hapur gjyq, se më shumë lek, por e fituam ne.

Asnjë gazetari nuk i kam thënë të dalë apo mos të dalë ajo në mediat tona. Madje ka dalë dje, mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi.

Duhet të kërkojë falje të madhe.

Ajo mbahet mend nga meshkujt qe ka patur dhe asgjë tjetër në jetë”, shprehet Fatmir Hysenbelliu.

“Sabotim i qëllimshëm”/ Erdogan-it i heqin zërin sapo filloi të fIiste për Palestinën në OKB (VIDEO)

Mediat turke raportuan se presidenti Rexhep Tajip Erdogan u përball me probleme teknike gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, pikërisht në momentin kur ai po fliste për situatën në Palestinë dhe dhunën e vazhdueshme në Gaza nga Izraeli. Në ato çaste, audio u ndërpre, çka u cilësua nga disa media turke si një “sabotim i qëllimshëm”.

Megjithatë, Drejtoria e Komunikimit e Turqisë reagoi menjëherë, duke sqaruar se nuk ka pasur ndërprerje të fjalimit të presidentit Erdogan, por gjithçka ndodhi sipas rregullave teknike të Asamblesë. Në deklaratë u theksua se krerët e shteteve dhe qeverive kanë në dispozicion pesë minuta për të folur, ndërsa folësit e tjerë vetëm tre minuta.

Sipas drejtuesve të komunikimit, mikrofoni i Erdogan-it u fik automatikisht në përfundim të minutës së pestë, siç parashikohet nga protokolli teknik. Ata shtuan se gjatë fjalimit pati disa ndërprerje të shkurtra vetëm për shkak të duartrokitjeve të delegatëve, ndërsa presidenti e mbylli fjalën e tij menjëherë pas sinjalit të fundit.

Në të njëjtën mënyrë, sipas deklaratës, mikrofoni i presidentit të Indonezisë u fik automatikisht, duke treguar se rregulli u zbatua njësoj për të gjithë.

Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA për krÿeministrin…

Anëtari i Kryesisë së Organizatës Shqiptare në Michigan “Vatra” dhe aktivisti i diasporës shqiptare, Valentin Lumaj, ka deklaruar dje në një intervistë televizive se shmangia e kryeministrit Edi Rama nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York lidhet drejtpërdrejtë me hapjen e dosjes së ish-zyrtarit të lartë amerikan, Charles McGonigal.

Lumaj tha se Departamenti i Shtetit ka nisur një hetim administrativ të kësaj dosjeje, dhe sipas tij, procesi është pjesë e presionit të administratës Trump për të ndjekur organizatat jofitimprurëse që kanë financuar terrorizmin në SHBA. Aktivisti vuri në dukje se kjo ka lidhje edhe me investimet e George Soros dhe indikacione të reja që lidhen jo vetëm me marrëdhëniet e McGonigal me Rusinë dhe Shqipërinë, por edhe me dyshimet për korrupsion në lidhje me Kinën.

Lumaj tha se çështja kineze është shumë e ndjeshme në realitetin amerikan dhe se kryeministri Rama, përmes Dorjan Duçkaj, mund të ketë krijuar lidhje me kompani kineze të McGonigal. Ai shtoi se ky është një moment kyç dhe mund të përbëjë rrezik për pozicionin e Ramës, duke theksuar se procesi do të ndiqet deri në fund nga autoritetet amerikane dhe se financimet e Sorosit janë nën vëzhgim nga presidenti Trump. Sipas Lumajt, Rama ndodhet aktualisht në një pozicion shumë të vështirë në marrëdhëniet me Departamentin e Shtetit amerikan.

Reagimi i plotë

“Une e mora vesh në rrjetet sociale për shmangien e ardhjes së zotit Rama në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York, dhe zëvendësimin në ardhjes së tij me presidentin Bajram Begaj. Une mendoj se kjo ka lidhje direkt me hapjen e dosjes së Charles McGonigal. Dihet se Departamenti i Shtetit ka filluar një hetim substancial, një hetim administrativ të kësaj dosjeje. Kjo dosje, e cila u mbyll nga administrata Biden me dashje pasi McGonigal kishte mbështetje në atë administratë, vjen edhe në rrymën edhe në presionin e administratës Trump për të ndjekur të gjitha organizatat jofitimprurëse që kanë financuar terrorizmin dhe akte terroriste në Amerikë. Kjo sigurisht ka lidhje edhe me George Soros, por une mendoj se ka lidhje me fakte të reja ose me indicie të reja që kanë dalë jo vetëm për lidhje të McGonigal me Rusinë dhe Shqipërinë, por edhe me lidhjet dhe korrupsionin e tij të dyshuar me Kinën. Çështja kineze është një çështje shumë e ndjeshme sot në realitetin amerikan, po diskutohet gjerë e gjatë, këtu ka lidhje vetë kryeministri Edi Rama i cili, nëpërmjet, mendohet Dorjan Duçkaj, ka krijuar lidhje me kompanitë kineze të Charles McGonigal. Ky është një moment kyç, ndoshta është momenti i rënies së zotit Rama, pas ‘shkëlqimit’ që mori me mbështetjen nga Soros, dhe vetë Soros është nën lupën e presidentit Trump për të gjitha ato financime që ka bërë për organizata terroriste. Lajmi i keq për Edi Ramën është se ky proces do të shkojë deri në fund; sa do të vazhdojë, muaj apo vite, kjo do shihet, por une mendoj se Rama është në një pozite shumë të keqe me DASH”, deklaroi dje Lumja në një media./Rigels Seliman

Shërbimi sekret amerikan zbulon një rrjet ilegal telekomunikacioni pranë selisë së OKB-së

Shërbimi Sekret i SHBA-së ka çmontuar një rrjet të gjerë me më shumë se 300 servera SIM në zonën treshtetërore të Nju Jorkut, të afta të çaktivizonin kullat e telefonisë celulare dhe të ndërprisnin shërbimet e emergjencës.

Pajisjet, të cilat përfshinin 100,000 karta SIM në vende të shumta, ishin të vendosura brenda 56 kilometrave nga takimi i Asamblesë së Përgjithshme Kombëtare të Kombeve të Bashkuara në New York City, tha Shërbimi Sekret.

Hetimi erdhi pas kërcënimeve të shumta me telefon kundër zyrtarëve qeveritarë, duke përfshirë kërcënime me bomba.

“Duke pasur parasysh kohën, vendndodhjen dhe potencialin për ndërprerje të konsiderueshme të telekomunikacionit në New York të shkaktuar nga këto pajisje, agjencia veproi shpejt për të prishur këtë rrjet,” tha agjencia e zbatimit të ligjit në një deklaratë.

Ata shtuan se serverat mund të kryenin kërcënime anonime telefonike dhe të çaktivizonin kullat e celularëve. Kishte potencialin të “mbyllte në thelb rrjetin celular në New York City”, sipas Matt McCool, agjentit special përgjegjës për zyrën në terren të Shërbimit Sekret në New York.

Pajisjet elektronike të fshehura ishin aq të fuqishme sa mund të kishin dërguar mesazhe të koduara dhe anonime te çdo qenie njerëzore në Shtetet e Bashkuara brenda 12 minutash, tha McCool.

USSS nuk specifikoi se kush ishte përgjegjës për rrjetin, por tha se “analiza e hershme tregon komunikime celulare midis aktorëve kërcënues të shtetit dhe individëve që janë të njohur për zbatimin e ligjit federal”.

Kroacia dhe Italia paralajmërojnë njohjen e shtetit palestinez

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, njoftoi se do të organizohet një mocion që do të vendosë për njohjen e shtetit të Palestinës.

Megjithatë, sipas Kryeministres Meloni, do të ketë dy kushte për njohjen e shtetit palestinez.

Duke folur me gazetarët në margjinat e OKB në Nju Jork, Meloni tha se dy kushtet janë lirimi i pengjeve dhe përjashtimi i Hamasit nga çdo proces qeverisës brenda shtetit.

Edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në një fjalim të mbajtur në New York gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Çështjes Palestineze, theksoi se Kroacia duhet të njohë shtetin palestinez, duke e konsideruar këtë si një të drejtë të pamohueshme dhe jo një shpërblim politik.

Ai u shpreh se mbështet këtë hap dhe se vendimi do të merret nga qeveria dhe parlamenti kroat.

Trump thirrje shteteve të NATO-s të rrëzojnë çdo avion rus që shkel hapësirën e tyre ajrore

Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s të rrëzojnë çdo avion rus që shkel hapësirën e tyre ajrore.

Trump i bëri këto komente gjatë një takimi dypalësh me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“A mendoni se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën e tyre ajrore?” pyeti një gazetar.

“Po, mendoj,” u përgjigj Trump.

Pak ditë më parë, dy avionë luftarakë rusë shkelën për rreth 12 minuta hapësirën ajrore të Estonisë, duke iu afruar kryeqytetit të Talinit. Pilotët rusë kishin fikur radiot e komunikimit dhe nuk kishin dhënë më herët informacione për fluturimin e tyre.

Trump: Rusia, si një tigër prej letre! Ukraina mund t’i fitojë sërish të gjitha territoret e saj

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Ukraina ka mundësi reale për të fituar luftën kundër Rusisë, duke e krahasuar këtë të fundit një “tigër prej letre”. Në një deklaratë në rrjetin social “Truth”, Trump tha se njohja e plotë e situatës ushtarake dhe ekonomike midis dy vendeve e ka bindur se me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, Ukraina mund të rikthejë të gjithë territorin e saj në kufijtë origjinalë.

“Pas njohjes dhe kuptimit të plotë të situatës ushtarake dhe ekonomike mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe pasi pashë vështirësitë ekonomike që po i shkaktohen Rusisë, mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në një pozitë për të luftuar dhe për të fituar rikthimin e gjithë Ukrainës në formën e saj origjinale. Me kohë, durim dhe mbështetje financiare nga Evropa dhe, në veçanti, nga NATO, kufijtë origjinalë prej nga nisi kjo luftë janë shumë të mundshëm. Pse jo? Rusia ka luftuar pa qëllim për tre vjet e gjysmë një luftë që një fuqi e vërtetë ushtarake do ta kishte fituar për më pak se një javë. Kjo nuk e nderon Rusinë. Përkundrazi, e bën të duket si një tigër prej letre”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se qytetarët rusë, sidomos në Moskë dhe qytetet e tjera të mëdha, po përballen me pasoja të rënda ekonomike dhe se kjo do të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të luftës. Sipas Trump, mungesat e karburantit, radhët e gjata dhe kolapsi ekonomik po e dëmtojnë rëndë Rusinë, ndërkohë që Ukraina, sipas tij, po forcohet dita-ditës.

“Kur njerëzit që jetojnë në Moskë, dhe në të gjitha qytetet, qytetet e mëdha dhe distriktet në gjithë Rusinë, të kuptojnë se çfarë po ndodh realisht me këtë luftë, faktin që është pothuajse e pamundur për ta të marrin karburant përmes radhëve të gjata që po krijohen, dhe gjithçka tjetër që po ndodh në ekonominë e tyre të luftës, ku shumica e parave po shpenzohen për të luftuar kundër Ukrainës një vend me shpirt të madh, që po bëhet çdo ditë më i fortë atëherë Ukraina do të jetë në gjendje ta marrë sërish vendin e saj në formën origjinale dhe, kush e di, ndoshta edhe të shkojë më tej se kaq”, theksoi presidenti amerikan.

Trump përfundoi deklaratën duke nënvizuar vështirësitë e mëdha ekonomike që, sipas tij, po përjeton Rusia dhe tha se ky është momenti që Ukraina duhet të veprojë. “Putini dhe Rusia janë në vështirësi të mëdha ekonomike, dhe ky është momenti që Ukraina të veprojë. Në çdo rast, uroj të dy vendet të mirën. Ne do të vazhdojmë të furnizojmë armë për NATO-n, në mënyrë që NATO të bëjë çfarë të dojë me to. Fat të mbarë të gjithëve!”

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 24 Shtator 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Energjia juaj është rikthyer. Ka shkëndija të vogla në dashuri, veçanërisht nëse jeni beqar: mund të takoni dikë që ju ngjall interesin. Në punë, jeni luftarak, por shmangni marrjen e gjithçkaje drejtpërdrejt: diplomacia vjen e para. Kjo fundjavë është ideale për të sqaruar gjërat ose për të bërë plane familjare.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 24 shtator 2025), është një kohë për reflektim: keni nevojë për stabilitet dhe nuk ju pëlqejnë ndryshimet e papritura. Në dashuri, mund të ndiheni pak të lënë pas dore, por nuk duhet shumë për të rifituar qetësinë. Në punë, shpërblimet do të vijnë ngadalë por me siguri: besoni ritmin tuaj. Kini kujdes me shpenzimet shtesë.

BINJAKËT

Kjo është një javë e gjallë, me dëshirën për t’u rikthyer në lojë. Marrëdhëniet shoqërore janë pika juaj e fortë: njohjet e reja do të sjellin ide të shkëlqyera. Në dashuri, gjërat janë më të lehta, por kini kujdes të mos premtoni më shumë sesa mund të përmbushni. Mundësi interesante karriere ju presin.

GAFORRJA

Një qiell që sjell emocione të përziera. Familja juaj kërkon praninë tuaj, por ju ndjeni nevojën të mendoni për veten tuaj. Në dashuri, ka sqarime për t’u bërë: më mirë të flisni për to sesa të heshtni. Në punë, mos e nënvlerësoni intuitën tuaj: ajo mund të hapë shtigje të reja.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 24 shtator 2025), Dielli ju jep forcë dhe dukshmëri: një kohë kur mund të shkëlqeni. Në dashuri, jeni pasionantë, por edhe paksa kërkues: përpiquni të mos i vini në provë ata përreth jush. Në punë, njohja është e afërt, por duhet të qëndroni të qetë në negociata. Kjo është një kohë e shkëlqyer për udhëtime ose përvoja të reja.

VIRGJËRESHA

Je në një fazë riorganizimi: dëshiron qartësi dhe precizion në gjithçka. Në dashuri, mund të dukesh më i ftohtë se zakonisht, por kjo është thjesht një nevojë për siguri. Në punë, kushtoji vëmendje detajeve, sepse çdo gabim mund të jetë një barrë. Një fundjavë interesante për një projekt krijues.

PESHORJA

Ti dëshiron ekuilibër, por je i ndarë midis zemrës dhe mendjes. Emocionet e forta kthehen në dashuri, edhe nëse ka disa pasiguri. Në punë, ka mundësi për rritje, por nevojitet më shumë vendosmëri: mos i shtyni gjërat. Një kohë e mirë për të krijuar partneritete të reja.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 24 shtator 2025), ju do të përjetoni një fazë intensive: ndiheni gati të ndryshoni situatat që nuk po funksionojnë. Ka pasion në dashuri, por edhe pak xhelozi. Në punë, keni një forcë të sapogjetur, ideale për projekte ambicioze. Kini kujdes të mos e teproni me energjinë tuaj fizike: duhet të rikuperoheni.

SHIGJETARI

Kjo është një periudhë dinamike: ju dëshironi liri, udhëtime dhe aventura të reja. Në dashuri, jeni kuriozë dhe mendjehapur, por mund të dukeni paksa të paqëndrueshëm. Zhvillime emocionuese po vijnë në punë, ndoshta në fusha që nuk i kishit marrë në konsideratë. Kjo është një javë ideale për të studiuar ose për të filluar diçka të re.

BRICJAPI

Ju dëshironi siguri dhe themele të forta. Në dashuri, nuk ju pëlqejnë marrëdhëniet sipërfaqësore dhe tani jeni gati të forconi lidhjet e rëndësishme. Në punë, këmbëngulja shpërblehet: projektet e lindura gjatë kësaj periudhe do të kenë themele të qëndrueshme. Mos e neglizhoni shëndetin tuaj: ekuilibri është çelësi.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 24 shtator 2025), ju dëshironi ndryshime dhe risi: nuk e duroni dot rutinën. Në dashuri, mund të ndiheni pak të shqetësuar, por nuk duhet shumë për të rindezur flakën. Në punë, po lëvizni drejt zgjidhjeve origjinale: nuk ju mungojnë idetë. Një kohë e mirë për miqësi dhe lidhje.

PESHQIT

Je shumë emocional: i përjeton gjërat thellë, por rrezikon të ndihesh i prekshëm. Në dashuri, je romantik, madje tepër: ki kujdes nga iluzionet. Në punë, mund të kesh dyshime, por ndiq intuitën tënde: shpesh është busulla jote më e mirë. Një fundjavë relaksuese është e nevojshme.

“Blini një apartament dhe prona”/ Paralajmërimi i Ramës: Pas anëtarësimit në BE, çmimet do …

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çmimet e pronave në Shqipëri do të dyfishohet, pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” Rama i ftoi që të investojnë dhe të blejnë toka e apartamente në Shqipëri, pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë.

Ndërkohë, Rama pati dhe një thirrje për ndërkombëtarët, të cilëve u tha se duhet të inkurajojnë pensionistët nga vendet e tyre që të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri.

“Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë. Na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Vetë investuesit mund të bëjnë më shumë në këtë fushë. Ju mund të na ndihmoni që të ndihmojmë vetë strukturat qeveritare dhe ato vendore që të jenë edhe personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri. Mendoj që do të ndodhë kjo gjë.

Edhe sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

“Të degjeneroj…”/ Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Do t’më nxjerrësh mashtrues

Kanë vijuar sërish tensionet, gati në konfrontim fizik mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibejn, edhe pse gjyqi u shty për të martën e ardhshme.

Teksa palët po dilnin nga salla, Nuredin Dumani vijoi me ofendime ndaj Erion Alibaj e madje duke tentuar të konfrontohet me të fizikisht.

“Të degjeneroj … o të … do me më nxjerr m’u mashtrues…”, citohet të ketë thënë Dumani gjatë tentativës për t’u konfrontuar me Alibejn.

Edhe Alibej iu kthye me disa fjalë që nuk u dëgjuan, por ka qenë ndërhyrja e oficerëve të mbrojtjes së dëshmitarëve që shmangu konfrontimin fizik mes bashkëpunëtorëve të drejtësisë.