Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8 lekë.

Euro blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 103.9 lekë.

Paundi britanik blihet me 110 lekë dhe shitet me 111.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 58.8 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

E burgosura 33 vjecare υ▪︎es në spital, çfarë thuhet në njoftimin e policisë

Pacientja me mjekim të detyruar, Afërdita Leke Hajdarkola, e datëlindjes 03.07.1992, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB), më 15.10.2020.

Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension.

Rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Autoritetet përkatëse janë vënë menjëherë në dijeni dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore.

Belgjika njeh shtetin palestinez, kryeministri belg: Ne mbështesim të drejtën ndërkombëtare

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Kryeministri belg deklaroi në OKB se kjo është në mbështetje të të drejtës ndërkombëtare dhe vetëvendosjes.

Belgjika është rreshtuar zyrtarisht krah vendeve që njohin shtetin palestinez, duke mbështetur përpjekjet për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez. Lajmi u bë i ditur të hënën nga kryeministri belg Bart de Vives, gjatë një konference të mbajtur në Nju Jork, e thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite për të promovuar zgjidhjen me dy shtete.

“Përmes kësaj iniciative, ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën ndërkombëtare, në veçanti të drejtën e popujve për vetëvendosje”, deklaroi De Vives.

Ai shtoi se zgjidhja me dy shtete “nuk ka vdekur”, por ndodhet në një moment delikat.

Dje ishte Franca ajo që bëri lëvizjen historike, duke njohur zyrtarisht shtetin palestinez. Presidenti Emmanuel Macron, në të njëjtën konferencë në OKB, deklaroi se kjo është “zgjidhja e vetme që do t’i lejojë Izraelit të jetojë në paqe”, ndërsa e quajti këtë njohje “një humbje për Hamasin”.

“Duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur vetë mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete, me Izraelin dhe Palestinën që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, tha Macron.

Ai shtoi se operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza po shkaktojnë një krizë të thellë humanitare:

“Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur, plagosur, po vdesin nga uria dhe janë të traumatizuar psikologjikisht”, tha presidenti francez.

Sipas të dhënave nga OKB-ja, tashmë 155 vende nga 193 anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez.

Në konferencën e Nju Jorkut, që u bashkëorganizua nga presidenti francez Macron dhe princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman, pritet që edhe vende të tjera ta ndjekin këtë hap, përfshirë:
• Luksemburgun
• Andorrën
• San Marinon
• Maltën

Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në nivele të larta, me komunitetin ndërkombëtar që përpiqet të ringjallë zgjidhjen diplomatike të konfliktit.

V▪︎e kja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, mbërrin nga Italia ekspertiza e 3-vjeçarit

Ka mbërritur ekspertiza nga Italia për Brian Spahiun, 3-vjeçarin që vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

Ekspertët italianë raportohet se kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së të miturit.

Por, akti i ekspertimit është voluminoz dhe po analizohet nga prokurorja e çështjes.

Sipas burimeve, organi i akuzës është drejt fundit të hetimeve për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiut.

Vijon…

Vijon saga e Angela Martinit me Fatmir Hysenbelliu: Thirrje vajzave te denoncojnë nëse janë lënduar nga ky burrë!

Përplasja publike mes modeles Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliut duket se nuk njeh pushim.

Pas reagimit të Fatmirit në rrjetet sociale, Angela publikoi mesazhe nga disa vajza që ndajnë eksperienca të ngjashme me të.

Modelja iu ka bërë edhe një thirrje njerëzve që janë manipuluar, abuzuar, lënduar e shantazhuar nga Fatmiri që të mos rrinë në heshtje, por të reagojnë duke i shkruar asaj, që ta ekspozojnë.

Vijon saga e Angela Martinit me Fatmir Hysenbelliu: Thirrje vajzave te

Ishte mbështetës i luftës së Izraelit në Gaza, Dua Lipa shkarkon menaxherin

Dua Lipa ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas një polemike që përfshiu grupin kontrovers irlandez “Kneecap”.

Sipas “The Mail on Sunday”, Levy ishte nënshkruesi i parë i një letre dërguar themeluesit të festivalit Glastonbury, Michael Eavis, dhe vajzës së tij Emily, ku kërkohej që grupi të mos lejohej të performonte, duke argumentuar se ata nxisnin antisemitizmin dhe mbështesnin organizata si Hezbollah.

Letra, e cila ishte e shënuar “private dhe konfidenciale”, u botua në media, duke shkaktuar reagime në industrinë e muzikës.

Një burim pranë këngëtares tha për gazetën britanike: “Dua u sigurua që, përmes stafit të saj, David Levy të mos merrej më me projektet e saj muzikore. Ajo është hapur pro-Palestinës dhe kjo nuk përputhet me qëndrimin e Davidit. Ajo e sheh atë si mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të keq të palestinezëve”.

Lipa mbetet pjesë e së njëjtës agjenci, William Morris Endeavor, por tashmë përfaqësohet nga një agjent tjetër brenda kompanisë.

30-vjeçarja shqiptare, e fejuar me aktorin Callum Turner, është shprehur prej kohësh në mbështetje të kauzës palestineze.

Në maj 2024, ajo e cilësoi në Instagram ofensivën izraelite në Gaza si “gjenocid” dhe iu bashkua artistëve që denonconin “përfshirjen e Britanisë në këtë konflikt”.

Megjithatë, ajo ka dënuar gjithashtu veprimet e Hamasit, duke theksuar: “Më vjen keq për çdo jetë izraelite të humbur dhe për atë që ndodhi më 7 tetor”.

Njihuni me mbretin më të pasur në botë

Është e vështirë të gjesh një figurë më të çuditshme e më ekstravagante sesa mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur zyrtarisht si Rama X.

Koleksioni i tij personal përfshin 17 mijë prona, 38 avionë privatë, mbi 300 makina luksoze dhe plot 52 anije të arta ceremoniale. Një pasuri që duket e pabesueshme, por që për monarkun është pjesë e përditshmërisë.

Rama X u ngjit në fron në vitin 2016, pas vdekjes së babait të tij, mbretit legjendar Bhumibol Adulyadej.

Me kurorën trashëgoi edhe një pasuri prej rreth 43 miliardë dollarësh, çka e bëri menjëherë mbretin më të pasur të globit.

Por, ai ka ditur të investojë me kujdes, duke i shtuar trashëgimisë së tij edhe fitime të reja.

17 mijë pronat e tij vetëm në Bangkok gjenerojnë të ardhura të mëdha nga qiratë, ndërsa projektet luksoze të ndërtimit në zona kyçe të kryeqytetit i kanë shumëfishuar fitimet. Rama X zotëron gjithashtu aksione në kompani strategjike të energjisë dhe telekomunikacionit, duke ndërtuar një perandori ekonomike që shkon përtej trashëgimisë familjare.

I lindur si djali i vetëm i mbretit Bhumibol dhe i mbretëreshës Sirikit, Vajiralongkorn u përgatit që herët për rolin e tij. Ka studiuar në akademi ushtarake në Australi dhe Britaninë e Madhe, ndërsa është trajnuar edhe si pilot avionësh e helikopterësh. Në rini mori pjesë në misione ushtarake brenda vendit, duke kombinuar aspektin ushtarak me luksin e pakufishëm.

Rama X mbetet një figurë kontradiktore: një mbret mes traditës së shenjtë të Tajlandës dhe ekstravagancës së pafund, simbol i një vendi të ndarë mes devotshmërisë dhe shkëlqimit të tepërt.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 23 Shtator 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Kjo është një javë energjie dhe vrulli: më në fund ndjeni sikur gjërat po marrin drejtimin që dëshironi. Në punë, mund të ndjeni sikur duhet të nxitoni përpara të tjerëve, por forca juaj qëndron në këmbënguljen tuaj: ata përreth jush do ta vënë re angazhimin tuaj. Në dashuri, një takim mund t’ju ndriçojë ditën, por duhet të qëndroni të qetë: mos u nxitoni për të zgjidhur gjithçka menjëherë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 23 shtator 2025), Hëna sjell një ndjesi të bukur paqeje të brendshme: më në fund mund të merrni pak frymë dhe të sqaroni atë që ju rëndonte. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të sqaruar çështjet financiare ose familjare. Në dashuri, do të gjeni ëmbëlsi dhe stabilitet, por nëse diçka ju shqetëson, flisni hapur: mos e mbani të fshehur.

BINJAKËT

Kjo është një javë e gjallë, me një dëshirë të fortë për të bërë dhe eksperimentuar. Ide të reja lindin pothuajse rastësisht, dhe dikush mund t’ju surprizojë me një propozim interesant. Në aspektin emocional, komunikimi është çelësi: një mesazh, një telefonatë, një sqarim mund të ringjallë një lidhje.

GAFORRJA

Kjo është një kohë për reflektim dhe vlerësim: duhet të kuptosh se çfarë të duhet vërtet për t’u ndjerë mirë. Disa tensione në punë ose në familjen tënde mund të rishfaqen, por kjo është koha e duhur për të vendosur kufij dhe për të mbrojtur hapësirën tënde. Në dashuri, ëmbëlsi dhe nostalgji: një kthim i mundshëm nga e kaluara.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 23 shtator 2025), qielli më në fund po qartësohet: pas javësh pune të palodhur, pak qetësi e merituar na pret. Në punë, bashkëpunimet e reja po rezultojnë të dobishme dhe të frytshme. Dashuria është rikthyer në qendër të vëmendjes: takimet favorizohen, por edhe çiftet afatgjatë do të rizbulojnë pasionin dhe lidhjen.

VIRGJËRESHA

Kjo javë kërkon durim: disa pengesa mund të ngadalësojnë planet tuaja, por asgjë që shqisa juaj praktike nuk mund ta kapërcejë. Në punë, kushtojini vëmendje detajeve: edhe një gabim i vogël mund të shkaktojë ndërlikime. Në dashuri, nevojitet qartësi: nëse diçka nuk ndihet mirë, është koha të flasim për të.

PESHORJA

Atmosfera po ndryshon dhe po sjell një frymë pozitive. Keni më shumë forcë për t’u përballur me situatat që ju kanë rënduar javët e fundit. Puna po shkon mirë, veçanërisht nëse keni një projekt të ri në mendje. Në dashuri, kjo javë premton takime interesante dhe një dëshirë të fortë për t’u rikthyer në lojë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 23 shtator 2025), ju presin thellësi dhe emocione të forta: ky qiell ju shtyn të shprehni mendimin tuaj dhe të vendosni gjithçka në tavolinë. Kjo është një kohë e shkëlqyer për sqarime të rëndësishme. Strategjia është e nevojshme në punë: mos e zbuloni veten shumë shpejt. Në dashuri, ju pret pasion i madh, por kini kujdes të mos jeni shumë xhelozë ose posesiv.

SHIGJETARI

Kjo javë është plot lëvizje dhe gjëra të reja: udhëtime, lëvizje dhe lidhje me njerëz të largët. Është një kohë e shkëlqyer për të planifikuar të ardhmen dhe për të zgjeruar horizontet tuaja. Në dashuri, ekziston një dëshirë për aventurë: beqarët janë të favorizuar, por çiftet gjithashtu mund të rizbulojnë entuziazmin e tyre.

BRICJAPI

Kjo është një fazë intensive, me shumë përgjegjësi: por ju jeni mësuar t’i menaxhoni ato. Megjithatë, kini kujdes të mos e teproni me punën, përndryshe rrezikoni të lini pas dore jetën tuaj personale. Në dashuri, është koha t’u kushtoni kohë atyre që doni: gjestet e vogla mund të bëjnë diferencën.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 23 shtator 2025), ju pret një periudhë e ndritshme dhe krijuese: shumë ide dhe dëshirë për ndryshim. Në punë, mund të jepni më të mirën tuaj, veçanërisht nëse keni nevojë të inovoni ose të propozoni zgjidhje alternative. Në dashuri, kthehet lehtësia: takimet favorizohen, madje edhe ato të papritura.

PESHQIT

Është një javë emocionale, por konstruktive: jeni në gjendje t’i transformoni emocionet në forcë. Puna krijuese dhe projektet që kërkojnë intuitë janë të mira. Në dashuri, mund të ketë disa kthesa të papritura: lëreni zemrën tuaj t’ju ​​udhëheqë, por mos e humbni realitetin nga sytë.

Avionët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, Tusk: Nuk do të hezitojmë të sulmojmë

Polonia nuk do të hezitojë të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore dhe paraqesin kërcënim, por do të miratojë një qasje më të kujdesshme ndaj incidenteve që nuk janë të qarta, tha kryeministri polak Donald Tusk në një konferencë për shtyp të premten.

Estonia tha se tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore të premten, duke shtuar besimin në Aleancën Atlantike se Moska po teston gatishmërinë dhe vendosmërinë e saj. Disa aleatë të NATO-s kanë sugjeruar një përgjigje të fortë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për të diskutuar incidentin. Moska tha të hënën se pretendimet e Estonisë ishin të rreme dhe synonin përshkallëzimin e tensioneve. Natën e 10-11 shtatorit, 20 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

Varshava raportoi gjithashtu të premten se dy avionë luftarakë rusë kishin shkelur zonën e sigurisë së platformës së naftës Petrobaltic në Detin Baltik.

“Ne do të marrim vendimin për të rrëzuar objektet fluturuese që shkelin territorin tonë dhe fluturojnë mbi Poloni nuk ka diskutim për këtë”, paralajmëroi sot Donald Tusk.

“Kur kemi të bëjmë me situata që nuk janë plotësisht të qarta, siç është fluturimi i avionëve luftarakë rusë mbi platformën Petrobaltic, por pa shkelje, sepse nuk janë ujërat tona territoriale, duhet të mendohet dy herë para se të ndërmerren veprime që mund të krijojnë një fazë akute në konflikt”, tha Tusk.

Kryeministri polak theksoi gjithashtu se Polonia duhet të jetë e sigurt se nuk do të jetë vetëm nëse fillon një përshkallëzim.

“Gjithashtu duhet të jem absolutisht i sigurt se të gjithë aleatët do ta trajtojnë atë në të njëjtën mënyrë siç e trajtojmë ne”, përfundoi ai.

“Veliaj toleron mazhorancën”, gazetari nxjerr prapaskenat: Berishës duhej t’i hiqej mandati, por nuk donte…

Gazetari Ardit Rada deklaroi në një emision televiziv se Erion Veliaj po e toleron shumë mazhorancën dhe nuk ka dashur asnjëherë të shkojë në përplasje, duke sjellë në vëmendje emërimin e kryetarit në detyrë, apo refuzimit për të apeluar vendimin e gjykatës.

“Sjellja e pushtetit lokal përballë ekzekutivit duhet të ndryshojë. Vijnë zgjedhjet parlamentare dhe 4 kryebashkiakë japin dorëheqjen. Unë mendoj se Erion Veliaj e ka toleruar mazhorancën dhe nuk ka dashur të shkojë drejt përplasjeve. Kini parasysh emërimin e zonjës Ristani dhe Veliaj emëroi një tjetër e më pas u tërhoq. Është Veliaj ai që nuk po apelon asnjë vendim”, tha Rada.

Në lidhje me debatin se a duhej të shkarkohej më herët kryebashkiaku i Tiranës, Rada u shpreh se rasti i tij ishte shumë i ngjashëm me atë të Berishës kur ndodhej në arrest shtëpie, por mungoi vullneti i mazhorancës për ta marrë këtë hap.

“Ky është një precedent i ri në Shqipëri. Ju morët një krahasim me Berishën dhe Belerin. Rasti i Berishës është më flagrant. Ai nuk shkoi 1 vit në Kuvend dhe nuk u mor asnjë vendim për t’i hequr mandatin. Ne shohim që në rastin e Veliajt kërkohej vullneti i kryeministrit që të shkohej në këtë akt. Kështu duhet të ishte dhe për Berishën, por mazhoranca nuk e bëri. Ky është një mesazh i motivuar politikisht për Veliajn. PS e lodhur me qëndrimin kaq gjatë të Veliajt në paraburgim. Nuk e dimë nëse ka pasur një negociatë nga PS që ai të dorëhiqej”, u shpreh gazetari Rada.